Tag: reforma

  • Nga 1 janari 2026 nis reforma në pensione, Ekonomi: Prioritet është mirëqenia e qytetarëve

    Nga 1 janari 2026 nis reforma në pensione, Ekonomi: Prioritet është mirëqenia e qytetarëve

    Kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Milva Ekonomi, ka deklaruar se reforma në pensione do të nisë zyrtarisht më 1 janar 2026.
    Gjatë një interviste për ‘Ora News’, ajo theksoi se projektbuxheti i këtij viti dhe reformat që priten kanë në qendër qytetarin.
    “Ne kemi marrë në konsideratë rritjen ekonomike, konsolidimin fiskal, mirëqënien më të mirë për qytetarët dhe integrimin europian, që ka qenë filli udhëheqës gjatë gjithë procesit të planifikimit,” u shpreh Ekonomi.
    Sipas saj, ndarja e buxhetit është reflektim i peshës që ka secili sektor në zhvillimin ekonomik të vendit.
    “Disa sektorë marrin më shumë sepse kanë peshë më të madhe në ekonomi. Ndërsa disa të tjerë marrin më pak, pasi ndikimi i tyre është më i vogël,” shtoi ajo, duke theksuar se qëllimi final mbetet përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve në të gjithë sektorët, si në skemën e pensioneve, ashtu edhe në tregun e punës.
    Ekonomi bëri të ditur se reforma që do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026 do të ketë dy elementë kryesorë:
    Rritje mujore të pensioneve dhe Indeksim vjetor automatik.
    “Çdo pension do të ketë rritje,” konfirmoi ajo.
    Reforma synon të ofrojë një skemë më të qëndrueshme dhe më të drejtë për përfituesit, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

  • “Kushtetuesja e ktheu në detyrë”, Artan Hoxha: E papritur, shkarkimi i Veliajt ishte vendim personal i Ramës

    “Kushtetuesja e ktheu në detyrë”, Artan Hoxha: E papritur, shkarkimi i Veliajt ishte vendim personal i Ramës

    Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vendimi për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, që u hodh sot poshtë nga Gjykata Kushtetuese, ishte një vendim personal i kryeministrit Edi Rama.
    “Vendimi i GJK, na tregoi se vendimi për shkarkimin e Veliajt ishte një veprim personal politik i Ramës.
    E thanë këshilltarët e shkretë, me shpirt jemi me Erionin. Ne e pamë në kohë rekord, e votoi këshilli bashkiak, ja çoi prefektit, në kohë rekord ky ja coi qeverisë dhe më pas qeveria presidentit”, tha ai.
    Hoxha solli në vëmendje edhe pjesë nga fjala e Veliajt në seancës e së premtes në Kushtetuese ku Veliaj bëri mbrojtjen e tij para trupës gjykuese.
    “Krahasimi që bëri Veliaj me kryetarin e marrë peng të Medelinit, tha jam njëlloj si ai që e morën peng, nuk kam si shkoj në detyrë.
    Hoxha deklaroi se sipas tij reforma në drejtësi ka dështuar, duke renditur mungesën e prokurorë dhe gjyqtarëve në sistem, si dhe grumbullin e dosjeve që presin të shqyrtohen. Reforma nuk janë 20 prokurorët e SPAK por 40 për qind e prokurorëve dhe gjyqtarëve që mungojnë, reforma ka dështuar”, tha ai.

  • Reforma Territoriale në Shqipëri, mësimet që vijnë nga Europa

    Reforma Territoriale në Shqipëri, mësimet që vijnë nga Europa

    Dr. Valbona Karakaçi* Në vitin 2014, Shqipëria ndërmori një nga reformat më të mëdha në historinë e saj administrative: ndarjen e re territoriale që uli numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 373 në vetëm 61 bashki.Reforma, e miratuar nga Kuvendi dhe e udhëhequr nga Komisioni Shtetëror për Reformën Territoriale, synonte të rriste efikasitetin e administratës dhe të forconte kapacitetet inst…

  • Reforma në Drejtësi, Bido: Kuvendi, peng i mentalitetit! Sulmohet gjyqtarja sepse opozita nuk i pëlqen vendimet e saj

    Reforma në Drejtësi, Bido: Kuvendi, peng i mentalitetit! Sulmohet gjyqtarja sepse opozita nuk i pëlqen vendimet e saj

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se Reforma në Drejtësi po funksionon, pasi sipas tij ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucionet. Bido tha se Kuvendi është peng i mentalitetit, pasi sipas tij sulmohet nga seanca një gjyqtare, duke iu referuar gjyqtares të GJKKO-së Irena Gjoka, pasi vendimet e kësaj të fundit, nuk iu pëlqejnë.
    “Reforma funksionon edhe pse ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucioneve. Reforma ka sjellë frikë të ligjit tek drejtuesit e organizatave, tek elita ekonomike e këtij vendi. Ka frikë edhe nga kallëzimet penale që keni bërë edhe ju. Pra Reforma në Drejtësi ka sjellë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Mirëpo nuk ka reformë në botë që me një të rënë të lapsit, mund t’i shpalli luftë mentalitetit dhe ne kemi një problem të rëndë të mentalitet të shpalosur edhe në këtë Parlament. Dëgjuam sot, hajdutë, kriminelë, politikanë pra që duan të bëjnë edhe gjykatësin. Ata të cilët sulmojnë punë e drejtësisë, thua që punonjësit e drejtësisë duhet të ia lënë në dorë politikanit që të bëjë punë  e drejtësisë. Dëgjuam që të sulmohet një gjyqtare me emër dhe mbiemër se nuk i pëlqejnë vendimet e saj pakicës parlamentare. Nuk e di nëse nuk i pëlqen fjala ‘e dënuar’, apo ‘Greqisë’.
    E dimë sesi rrodhi një vendim që drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj, nga persona që cenojnë integritetin territorial të këtij vendi. Dëgjuam që të përdoret akti më i rëndë që ka ndodhur në këtë vend, vrasja e një gjyqtari për politikë. Pra në këtë Kuvend, nuk po zhvillohet një debat për problemet reale që ka drejtësia në këtë vend, sepse e kthejmë në çështje individuale dhe të interesave. Kur më pëlqen mua drejtësia është e mirë, dhe kur nuk më pëlqen mua, është e keqe”, deklaroi dje Bido.

  • “Arritja historike” e Italisë, miratohet Reforma në Drejtësi e Melonit

    “Arritja historike” e Italisë, miratohet Reforma në Drejtësi e Melonit

    Senati i Italisë miratoi një reformë të thellë të sistemit gjyqësor, duke avancuar një nga ndryshimet kushtetuese më të rëndësishme të propozuara nga kryeministrja Giorgia Meloni.

    Vendimi erdhi pavarësisht kundërshtimeve të forta nga trupa gjyqësore dhe opozita e qendrës së majtë. Megjithatë, sfida kryesore pritet në muajt e ardhshëm.
    Reforma duhet të kalojë në një referendum kombëtar që do të mbahet në pranverën e ardhshme për t’u bërë ligj. Sondazhet e fundit tregojnë se opinioni publik në Itali është i ndarë mbi këtë nismë, e cila ka ndezur debat politik për dekada.
    Votimi në Senat u zhvillua në një klimë tensioni mes koalicionit të Melonit dhe gjyqësorit, pas vendimit të Gjykatës së Auditorëve të Shtetit që refuzoi të miratojë planin e qeverisë për ndërtimin e urës që lidh Siçilinë me kontinentin. Meloni akuzoi gjykatën për “lojëra politike”, ndërsa gjyqtarët e hodhën poshtë këtë pretendim.
    “Po hedhim një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më efikas, më të balancuar dhe më afër qytetarëve”, deklaroi Meloni pas votimit, duke e cilësuar reformën si “një arritje historike”.
    Nëse miratohet në referendum, reforma do të ndryshojë rrënjësisht strukturën e sistemit gjyqësor italian, duke ndarë përfundimisht karrierat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
    Qeveria argumenton se ky hap do të shmangë konfliktet e interesit dhe ndikimin politik në vendimet gjyqësore.Aktualisht, magjistratët hyjnë në sistem përmes një provimi të vetëm dhe mund të kalojnë nga një rol në tjetrin gjatë karrierës. Me sistemin e ri, kandidatët do të duhet të zgjedhin që në fillim nëse duan të bëhen gjyqtarë apo prokurorë, pa mundësi ndërrimi më pas.
    Këshilli që merret me emërimet dhe çështjet disiplinore do të ndahet në dy organe të veçanta vetëqeverisëse, anëtarët e të cilëve do të përzgjidhen me short në vend të zgjedhjeve, për të kufizuar ndikimin e grupeve të interesit.
    Nga ana tjetër, gjyqtarët dhe opozita e majtë e akuzojnë qeverinë se po përpiqet të marrë kontroll mbi prokurorët dhe hetimet.
    Popullariteti i Giorgia Melonit mbetet më i lartë se në fillim të mandatit, çka mund t’i japë avantazh në referendum. Por analistët paralajmërojnë se referendumet në Itali shpesh shndërrohen në votë proteste ndaj qeverisë.
    Sistemi i drejtësisë italian mbetet ndër më të ngadalshmit në Evropë. Të dhënat e BE-së tregojnë se zgjidhja e çështjeve civile dhe tregtare kërkon mesatarisht 1,000 ditë, rreth 200 ditë më shumë se mesatarja e vendeve të tjera anëtare.
    Megjithatë, normat e përfundimit mbi 100% tregojnë një përmirësim të ndjeshëm në uljen e prapambetjeve.
    Reforma të ngjashme janë tentuar edhe më pare, qeveritë e qendrës së majtë janë përqendruar te efikasiteti i gjykatave, ndërsa e djathta, nën ndikimin e ish-kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi, ka synuar kufizimin e pushtetit të prokurorisë.

    Top Channel

  • Mazniku tregon kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale

    Mazniku tregon kur pritet të përfundojë Reforma Territoriale

    Mazhoranca synon që deri në muajin korrik të vitit 2026, çështja e Reformës Territoriale të jetë e zgjidhur. Kështu u shpreh këtë të enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Arbjan Mazniku, deputeti socialist dhe ish-ministri i shtetit për Pushtetin Vendor.
    “Synojmë që deri në korrikun e 2026 të zgjidhim reformën”, tha Mazniku sipas të cilit qëllimi është që zgjedhjet lokale të vitit 2027 të zhvillohen me skemën e re administrative.
    Mazniku tha se edhe sipas praktikave europiane qëllimi është që reforma të mbyllet një vit para zgjedhjeve për të kapur vitin 2027 ose përndryshe do të pritet të implementohet për zgjedhjet e 2031.
    Gjithsesi, sipas tij, Shqipëria duhet të jetë gati, pasi shprehu bindjen se në vitin 2029 do të ratifikohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
    Për Maznikun, nga ky moment vendi hyn në programet buxhetore të BE-së dhe duhet të jemi gati me struktura të afta që të përfitojnë prej tyre për të zhvilluar ekonominë.

  • “Reforma në Drejtësi po sjell frikë”, Ardit Bido: Sot sulmohet gjyqtarja që nuk u pëlqen politikanëve

    “Reforma në Drejtësi po sjell frikë”, Ardit Bido: Sot sulmohet gjyqtarja që nuk u pëlqen politikanëve

    Deputeti i PS-së Ardit Bido gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka deklaruar se Reforma në Drejtësi po funksionon, pasi sipas tij ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucionet.
    Bido tha se Kuvendi është peng i mentalitetit, pasi sipas tij sulmohet nga seanca një gjyqtare, duke iu referuar gjyqtares të GJKKO-së Irena Gjoka, pasi vendimet e kësaj të fundit, nuk iu pëlqejnë.
    “Reforma funksionon edhe pse ka sjellë frikë tek drejtuesit e institucioneve. Reforma ka sjellë frikë të ligjit tek drejtuesit e organizatave, tek elita ekonomike e këtij vendi. Ka frikë edhe nga kallëzimet penale që keni bërë edhe ju. Pra Reforma në Drejtësi ka sjellë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Mirëpo nuk ka reformë në botë që me një të rënë të lapsit, mund t’i shpalli luftë mentalitetit dhe ne kemi një problem të rëndë të mentalitet të shpalosur edhe në këtë Parlament. Dëgjuam sot, hajdutë, kriminelë, politikanë pra që duan të bëjnë edhe gjykatësin. Ata të cilët sulmojnë punë e drejtësisë, thua që punpnjësit e drejtësisë duhet të ia lënë në dorë politikanit që të bëjë punë e drejtësisë. Dëgjuam që të sulmohet një gjyqtare me emër dhe mbiemër se nuk i pëlqejnë vendimet e saj pakicës parlamentare. Nuk e di nëse nuk i pëlqen fjala ‘e dënuar’, apo ‘greqisë’. E dimë sesi rrodhi një vendim që drejtësia ende nuk e ka thënë fjalën e saj, nga persoan që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi. Dëgjuam që të përdoret akti më i rëndë që ka ndodhur në këtë vend, vrasja e nëj gjyqtari për politikë.
    Pra në këtë Kuvend, nuk po zhvillohet një debat për problemet reale që ka drejtësia në këtë vend, sepse e kthejmë në cështje individuale dhe të interesave. Kur më pëlqen mua drejtësia është e mirë, dhe kur nuk më pëlqen mua, është e keqe”, tha Bido.

  • Balla – “Reforma në Drejtësi po rekomandohet në Moldavi”

    Balla – “Reforma në Drejtësi po rekomandohet në Moldavi”

    Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se Reforma në Drejtësi në Shqipëri, po rekomandohet në Moldavi.
    Balla tha se rezultatet e SPAK në 6 vite, ka rezultate më të mira sesa Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në 15 vite.
    “Dëgjova se u tha se Reforma në Drejtësi, meqenëse ka dështuar, nuk iu është rekomanduar, nuk është e vërtetë zonja topalli.
    Përkundrazi, informohuni. Reforma në drejtësi në Shqipëri vijon të rekomandohet. Vendi i fundit që ka sjellë ekspertët këtu, pas Kosovës, në këtë moment që flasim, janë përfaqësues të Moldavisë në Shqipëri, të cilëve KE iu ka kërkuar, në fazat e formës që atyre iu është kërkuar, vettingu në njërën krah dhe SPAK kanë pasur një vizitë zyrtare ka takuar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme atje, u tha se në lindëm si shembull i suksesit të Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri. Pa dashur pa të hy në atë që tha kolegu Xhafaj, besoj se shifrat ua hodhën poshtë atë që ju u munduat të thoni tre ditë më parë. Unë nuk e di se ku e gjeni frymëzimin të thoni që Prokuroria e Krimeve të Rënda, në 15 vite kishte rezultate më të mira sesa SPAK në 6 vjet. Shifrat janë kokëforta dhe flaim për numër të lartë të proceduarve dhe rezultat më konkrete. Prandaj, ju të nderuar të PD-së, sepse të paktë në këtë diskursion sa i përket pjesës së opozitës, se ka edhe një copëz nga opozita që mendon ndryshe nga ju për ecurinë e Reformës në Drejtësi”, tha ai.
    Po ashtu Balla tha se Reforma në Drejtësi ka thyer shumë mite në Shqipëri, pasi sipas tij, nuk ka politikan mbi ligjin dhe nuk ka të paprekshëm.
    ‘Reforma në Drejtësi ka thyer shumë mite në Shqipëri, ku njëra prej tyre është se nuk ka politikan mbi ligjin dhe nuk ka të paprekshëm dhe ky ka qenë fakt. Po ta mbani mend, një prej rekomandimeve që na e thoshte progresraporti çdo vit, nga 2008 deri në 2012. kishte një fjali, një frazë që thoshte, kërkohet që Shqipëria të ketë një listë të politikanëve të lartë, të cilët procedohen penalisht dhe drejtësia të vendosi, mbi fatinë tyre. Ku mendohej se kur ishin ju në krye të qeverisjes së vendit, që të kishte ministra, deputetë, ish-kryeministra që sot janë para drejtësisë. Kjo as nuk imangjinohej. Madje as nuk pranonin që të shkonin para prokurorit, kur ai të thirrtë. Sa kanë kaluar nga koha kur në 2011, kryeministri urdhëronte policinë që të mos zbatonte urdhërat e prokurorisë. ‘I bëj thirrje policisë që të mos zbatojë urdhërat për arrestimin e drejtuesve të Gardës të Republikës, të cilët me urdhër të Sali Berishës, kishin qëllur mbi popullin opozitar dhe mbi protestuesit dhe kishin lënë të vdekur 4 bijë nënash që sot janë heroj të Shqipërisë, Prandaj duhet të flisni mbi fakte që kanë ndodhur dhe fakte që kanë ndodhur. Duhet të vinte qershori i vitit 2013, kur shqiptarët i besuan qeverinë PS, dhe në 22 korrik 2016, 140 deputetë në këtë sallë, kanë votuar këtë Kushtetutë ku është ngritur drejtësia e re. Më mire djepi bosh, sesa shejtani brenda zonja Jozefinë dhe ‘shejtanët e drejtësisë’ shumica e tyre janë larguar”, tha Balla.
    Po ashtu Balla i beri thirrje KLP-së dhe KLGJ-së, duhet që të fokusohen tek rekomandimet e Kuvendit. Sipas tij, rekomandimet e Kuvendit, nuk janë adresuar nga dy institucionet e drejtësisë.
    ‘Po duhet të merren të dhënat e fundit, gjimnazistëve minoritarë në Shqipëri t’i fusim në Universitet. Se bëjmë dot. Do të kemi kohë ta diskutojmë këtë gjë, po kur shtyhesh nga mania dhe ja fut noj herë kot. Për të shkuar tek çështja që jemi mbledhur, unë besoj se KP dhe KLGJ duhet të fokusohen tek rekomandimet dhe rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë. Ndonjëherë konstatoj me keqardhje se na përsëritën vit pas vit, të cilat nuk janë adresuar. Mos harroni që detyrat që lë Kuvendit, zonja dhe zotërinj të KLP-së dhe KLGJ-së, rekomandimet e Kuvendit, i cili është institucioni më i lartë në këtë vend, duhet të thoni edhe pse nuk janë adresuar çështjet që Kuvendi iu lë detyra. Nuk e zgjedhim ne kryetarët e gjykatave. Ka qenë një kohë kur vinte dekreti për anëtar të Gjykatës së Lartë dhe futej në sirtar dhe nuk dilte më”, tha ai.

  • “Reforma në drejtësi, eksperimenti më i dështuar në histori!”/ Topalli shpërthen në Kuvend!

    Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, nga foltorja e Kuvendit teksa bëri një skanim të reformës në drejtësi deklaroi se qytetarët kanë humbur besimin te drejtësia. Ajo tha se dhe qeveria e ka pranuar ‘dështimin’.
    Ajo tha se reforma në drejtësi është eksperimenti më i dështuar.
    “Ndodh dhe ka që edhe reformat dështojnë. Kur reformat dështojnë në drejtësi, sigurisht që kjo është shumë e rrezikshme se dështimi i çdo reforme i çdo rreziku.Kur pushteti refuzon dështimin e reformës atëherë ne kemi përballje me një alarm të madh që quhet shtet.
    Pas 10 viteve ne përballemi me një situatë, që nuk ka lidhje çfarë lexohet në letra. As me ato raportet sa po dëgjuam.
     
     
    Pas 10 viteve ne kemi përjetuar 5 vite pa Gjykatë Kushtetuese, por kemi jetuar me një sistem shtet arbitrar. Në këto vite kemi jetuar me mungesën e gjykatës së lartë. Do të thotë se ne kemi pasur një shtet në koma. Përgjatë periudhe ne përballemi, në gjykata dhe prokurori që mbi 33% ka vakanca dhe janë të paplota.
    Nëse në një zyrë gjykate mungon gjykatësi, aty ligji vdes, nëse në një zyrë mungon prokurori aty krimi jeton. Nëse në një vendim gjyqësor ne duhet që ta marrim pas 16 vitesh, kjo ka të bëjë koha dhe ndikimi i tij në vënie e drejtësisë.”, tha Topalli.