Tag: reforma

  • Reforma e re e taksës së pronës, eksperti shpjegon rritjen e kostove dhe ngadalësimin e shitjeve

    Reforma e re e taksës së pronës, eksperti shpjegon rritjen e kostove dhe ngadalësimin e shitjeve

    Shqipëria ka nisur zyrtarisht zbatimin e reformës së re të taksës dhe pasurisë së paluajtshme, një nismë që synon krijimin e një sistemi modern dhe transparent të taksimit të pronës, të bazuar në vlerën reale të tregut. Reforma pritet të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e të ardhurave dhe ta afrojë vendin me standardet e Bashkimit Evropian.
    I ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH1, vlerësuesi i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu, theksoi se ndryshimet e reja kanë sjellë ndikime të menjëhershme në tregun e pasurive të paluajtshme.
    “Një pronë e pa rivlerësuar është një pronë që taksohet 15% ndërsa prona e rivlerësuar është 5% sigurisht që ka diferencë. Ne kemi pasur një treg shumë dinamik vitet e fundit që mund të themi se zona dhe prona të caktuara janë dyfishuar që vlera e dyfishuar goxha e lartë. Sot e kemi të pamundur të gjejmë një pronë për një klient që ka kredi. Qëkur u shpall se do të bëhej rivlerësimi kemi pasur një stopim të shitjeve. Ky quhet tatim dhe i takon shitësit sepse ai është pronari i pronës por sot të gjitha këto kosto i shkojnë blerësit”, u shpreh Demirxhiu.
    Eksperti theksoi gjithashtu se, ndonëse tatimi i takon shitësit si pronar i pasurisë, aktualisht kostot po i kalojnë blerësit.
    Reforma pritet të sjellë efekte të mëtejshme në tregun imobiliar në muajt në vazhdim, ndërsa aktorët e tregut presin qartësim më të madh të procedurave dhe ndikimit real të skemës së re.

  • “Reforma me defekte të jashtëzakonshme”/ Avokati: Ka ardhur koha për audit ndaj drejtësisë

    “Reforma me defekte të jashtëzakonshme”/ Avokati: Ka ardhur koha për audit ndaj drejtësisë

    Avokati Edmond Petraj në emisionin “Real Story” në ABC News tha se ka ardhur koha për audit ndaj drejtësisë. 
    Gjatë intervistës, Petraj u shpreh se në këto gjashtë vite reforma në drejtësi ka treguar defekte të jashtëzakonshme. 
    “Është tjetër gjë ndikimi, nëse ka indicie, por kryej veprim konkret dhe jo ta përgjosh sepse e rrëzon institucionin. Një gjyqtar i GjK zgjidhet më kollaj se një gjyqtar i shkallës së parë. GjK më parë kishte gjyqtarë karriere, kanë qenë profesionistë…Problemi është se ka ardhur koha për update, si pasojë e kësaj situate. Këto 6 vite reforma në drejtësi ka dhënë defekte të jashtëzakonshme. Po frenohet ekzekutivi me lloj-lloj kallëzimi penal, dhe kjo është gabim sepse duhet të ketë një pafiltër. Duhet bërë një institucion auditi. KLGJ nuk merret me gjë tjetër se ndan benzinën, gazin, faturat e korrentit. Por jo me shqetësimet që kanë qytetarët. Ndërsa për ILD , po shqyrtohen ankime në ILD të prej shumë vitesh më parë”, tha ai. 
     
     

  • Reforma më e rëndësishme fiskale/ Tarifa do të bazohet në vlerën reale që ka prona në treg

    Reforma më e rëndësishme fiskale/ Tarifa do të bazohet në vlerën reale që ka prona në treg

    Në Shqipëri po hyn në fazën e fundit një nga reformat më të rëndësishme fiskale të dekadës, ajo e taksës së re të pasurisë së paluajtshme. Projekti “ProTax Albania” për herë të pare do të mundësojë një taksim mbi vlerën reale të tregut dhe jo mbi çmimet e vjetra, një sistem që ka prodhuar padrejtësi dhe të ardhura minimale për bashkitë.
    Të gjitha pagesat do të shkojnë drejtpërdrejt në bashki. Qëllimi është i qartë, të rriten të ardhurat vendore, të ketë më shumë investime lokale dhe më shumë shërbime për qytetarët, nga ndriçimi publik te rrugët dhe hapësirat e gjelbra.
    “Për të rritur të ardhurat e pushtetit vendor, taksa e pasurisë është instrumenti kryesor. Parashikohet një rritje e konsiderueshme e të ardhurave lokale, të cilat do të administrohen nga bashkitë për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët”, tha ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo.
    Reforma synon të zëvendësojë një sistem të vjetruar që nuk përputhej më me realitetin e tregut. Për vite me radhë, të ardhurat nga taksa e pronës në Shqipëri zinin vetëm 0.3% të PBB-së, tre herë më pak se vendet fqinje. Ministria e Financave përllogarit që deri në vitin 2030 të ardhurat të zënë 1% të PBB-së duke ju afruar direktivave të Bashkimit Europian
    “Qëllimi është garantimi i një taksimi të drejtë të pronës dhe forcimi i bashkive në mbledhjen e taksave. Kemi krijuar sistemin unik dhe një kadastër funksionale. Që taksa mbi pronën të jetë instrumenti më kontribues për bashkitë, duhet parë jo vetëm si burim financimi, por si investime publike dhe mirëqenie për qytetarët. Në 2026 parashikohet të mblidhen 10 mld lekë ose 100 milionë euro vetëm nga kjo taksë”, tha ministri i Financave Petrit Malaj,
    2026 dhe 2027 do të jenë vite tranzitore. Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të përballen menjëherë me tarifën e plotë. Bashkitë do të kenë kohë të integrohen në sistemin e ri të kadastrës, ndërsa vlerësimi i tregut do të bëhet me faza.
    Në 2028, reforma parashikohet të zbatohet plotësisht në të gjitha bashkitë.

  • ‘Të rishikohet reforma në drejtësi’, debati në Kongresin Amerikan: Rënie e pluralizmit në Shqipëri

    ‘Të rishikohet reforma në drejtësi’, debati në Kongresin Amerikan: Rënie e pluralizmit në Shqipëri

    Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara u bënë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor, për të promovuar balancë në rajon dhe për të parandaluar një konflikt në të ardhmen.
    Në nisje të seancës mbrëmjen e së martës, kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën agresionin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”.
    Sipas tij, marrëdhëniet e pazgjidhura të Serbisë me Kosovën janë një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale, çka më tej i mundëson Rusisë të minojë Bashkimin Evropian dhe aftësinë e NATO-s për t’i fuqizuar vendet e Ballkanit. Kongresmeni u ndal veçanërisht edhe te Shqipëria, duke theksuar se duhet rishikuar reforma në drejtësi.
    “Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatim, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë që numri i rasteve të prapambetura gjyqësore në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 raste në fillim të reformës në rreth 200 000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor”, tha ai.
    Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, u ndal gjithashtu te Shqipëria, duke vlerësuar progresin drejt anëtarësimit, por duke shprehur shqetësim për vonesat në gjyqësor, ndërhyrjet në zgjedhje dhe atë që e cilësoi si rënie të pluralizmit politik.
    “SHBA-të duhet të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë me Tiranën, një aleat besnik i NATO-s dhe partner i SHBA-së. Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje në lidhje me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin gjyqësor, arrestimet dhe ndjekjen penale të udhëheqësve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik”, u shpreh ai.
    Teksa pohoi se asnjë aktor i vetëm, vendas apo ndërkombëtar, nuk është plotësisht përgjegjës për tensionet dhe dobësitë e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, Joseph tha se “një parakusht për stabilitet mbetet i paplotësuar: Serbia duhet të pranojë rendin perëndimor për rajonin”. Ai theksoi se ka ardhur koha që SHBA të jetë më e vendosur në orientimin e Beogradit drejt një zgjedhjeje përfundimtare strategjike, duke shtuar se rruga euroatlantike është zgjedhja e vetme racionale për Serbinë, e cila, sipas tij, nuk duhet të bëhet Bjellorusia e Ballkanit.

  • Ambasadori i Suedisë: Reforma e taksës së pronës e çon Shqipërinë më pranë BE-së

    Ambasadori i Suedisë: Reforma e taksës së pronës e çon Shqipërinë më pranë BE-së

    Ambasadori i Suedisë në Shqipëri, Niklas Ström, deklaroi sot se, Shqipëria ka arritur një moment të rëndësishëm në procesin e reformimit të taksës së pronës, duke ngritur një bazë të fortë për funksionimin e një sistemi modern, të drejtë dhe të qëndrueshëm.
    Në fjalën e tij gjatë lançimit të reformës së taksës së pasurisë së paluajtshme, ai theksoi se Suedia është krenare që ka shoqëruar Shqipërinë në këtë udhëtim transformues që prej vitit 2015.
    Ström nënvizoi se arritja e vetëqeverisjes vendore dhe autonomisë fiskale është një kërkesë e qartë nga Bashkimi Europian, ndërsa reforma e taksës së pronës e bazuar në vlerën e tregut është një hap thelbësor për të garantuar të ardhura të qëndrueshme për njësitë e qeverisjes vendore.
    “BE dhe partnerët ndërkombëtarë, si Banka Botërore dhe FMN, na kanë këshilluar se një implementim i duhur i sistemit të taksës së pronës me vlerën e tregut është baza për të ardhura të qëndrueshme dhe për autonomi të vërtetë fiskale”, u shpreh ambasadori.
    Ai theksoi se objektivi kryesor nuk është vetëm rritja e të ardhurave, por ndërtimi i një takse të drejtë, transparente dhe të zbatueshme në mënyrë të qëndrueshme.
    Sipas tij, këto cilësi e bëjnë taksën legjitime në sytë e publikut dhe rrisin besimin e qytetarëve te institucionet, duke e çuar Shqipërinë më pranë standardeve të BE-së.
    Ström vuri në dukje se reforma ka sjellë ndryshime të thella në platformat teknologjike, rolet institucionale, mënyrën e punës së administratës dhe në ngritjen e kapaciteteve njerëzore.
    Ai përmendi se progresi i Shqipërisë është ndikuar nga tërmeti, pandemia dhe luhatjet globale ekonomike, por pavarësisht këtyre sfidave, partneriteti me vendet mbështetëse ka arritur t’i tejkalojë vështirësitë.
    “Të gjitha ndryshimet e ndërmarra kanë sjellë krijimin e reformës së taksës së pasurisë. Sot, Shqipëria ka një bazë të fortë për një sistem modern të taksës së pronës: rregullat e duhura janë hartuar, kadastra fiskale është pothuajse e plotësuar, sistemi IT është përshtatur sipas kornizës ligjore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pronës është përgatitur të mbështesë të gjitha njësitë në nivel kombëtar”, deklaroi ai.
    Lançimi i reformës së taksës dhe pasurisë së paluajtshme në Shqipëri është një nismë e rëndësishme, që po krijon një sistem modern të taksës së pronës në vendin tonë, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme, dhe do të forcojë rolin e bashkive në mbledhjen e kësaj takse të rëndësishme, reformë që e sjell Shqipërinë më afër Bashkimit Europian.

  • Kongresmeni amerikan: Të rishikohet reforma nëse po ofron drejtësi të paanshme!

    Kongresmeni amerikan: Të rishikohet reforma nëse po ofron drejtësi të paanshme!

    Pjesëmarrës në diskutimet në Komitetin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara i kanë bërë thirrje administratës së presidentit Donald Trump të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor.
    Duke hapur seancën dëgjimore të martën vonë, kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi se Ballkani Perëndimor, përveç Ukrainës që është nën pushtimin rus, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”.
    “Jeta e përditshme në Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga një popullsi në rënie dhe në plakje. Ashtu si në shumë pjesë të tjera të Evropës, po ndodh një eksod i atyre që janë të kualifikuar dhe të arsimuar. Emigracioni i paligjshëm është i përhapur, ndërsa shkalla e papunësisë dhe varfërisë po rritet ndjeshëm. Këta faktorë po ndikojnë negativisht në sundimin e ligjit, duke nxitur krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin.
    Gjatë atyre viteve, unë kam qenë i përfshirë nga afër në operacionin “Allied Force” të NATO-s në vitin 1999. Kam përvojë të drejtpërdrejtë në ndihmën për të siguruar paqe dhe stabilitet në këtë rajon të rëndësishëm. Megjithatë, pas kaq shumë vitesh, Ballkani Perëndimor mbetet ende një vatër e tensioneve.
    Pa një ndryshim strategjie, udhëheqja amerikane duhet të ketë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e konflikteve të reja që do të ndikojnë negativisht në ekuilibrin e fuqisë në Evropë. Unë përgëzoj administratën Trump për riangazhimin në këtë rajon që shpesh është lënë pas dore,” tha Self.
    Kongresmeni i rëndësishëm u ndal po ashtu edhe tek çështja e Shqipërisë, duke theksuar se duhet rishikuar reforma në drejtësi për të parë nëse po ofron drejtësi të paanshme.
    “Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një sistem gjyqësor të pavarur dhe të besueshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas dhjetë viteve zbatim, është e arsyeshme të rishikohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç ishte parashikuar dhe nëse po ofron drejtësi të paanshme për qytetarët shqiptarë. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që ngërçi kombëtar i çështjeve gjyqësore është rritur nga rreth 16,000 çështje në fillim të reformës, në rreth 200,000 sot, duke lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vite për të marrë një vendim përfundimtar. Këto vonesa minojnë sundimin e ligjit, besimin e publikut dhe procesin e rregullt ligjor,” tha Self.

  • “200 mijë çështje të bllokuara”, kongresmeni amerikan: Reforma në drejtësi po dështon t’u japë shqiptarëve drejtësi të paanshme

    “200 mijë çështje të bllokuara”, kongresmeni amerikan: Reforma në drejtësi po dështon t’u japë shqiptarëve drejtësi të paanshme

    SHBA ka ngritur shqetësime për reformën në drejtësi. Kongresmeni amerikan, Keith Self, ka folur për reformën në drejtësi, duke u shprehur pas dhjetë vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon “siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar”.
    “Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar.
    Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë fakti që numri i rasteve të prapambetura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 raste në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë sundimin e ligjit, besimin publik dhe procesin e rregullt ligjor.”, tha Self,
    Gjithashtu në fjalën e tij, ai ka theksuar se duhet të jetë shqetësuese për të gjithë, fakti që numri i çështjeve të pazgjidhura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar.
    “Marrëveshja e OHRIT e vitit 2023 midis Serbisë dhe Kosovës, që synonte të ulte tensionet e menjëhershme dhe të ringjallte marrëveshjet e kaluara, ka ngecur. Kriza zgjedhore në Kosovë e ka përkeqësuar këtë situatë si rezultat i dështimit të republikës për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të 25 shkurtit, duke shkaktuar përgatitjen aktuale të Kosovës për zgjedhje të tjera të parakohshme më 28 dhjetor. Pas zgjedhjeve, nëse Kosova formon një qeveri, shpresoj sinqerisht që Serbia më në fund do ta njohë sovranitetin e Kosovës. Situata që po përkeqësohet me shpejtësi në Bosnje ka çuar në një rritje eksponenciale të përdorimit të fuqive të obligacioneve ligjërisht të dyshimta nga përfaqësuesi i lartë.
    Ky autoritet i pakontrolluar, i cili i mundëson përfaqësuesit të lartë të miratojë ose të imponojë legjislacion dhe të shkarkojë zyrtarët nga detyra, ishte i fjetur nga viti 2014 deri në vitin 2021, por vitet e fundit përdorimi i tyre është rritur ndjeshëm. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri.
    Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë që numri i çështjeve të pazgjidhura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë sundimin e ligjit, besimin e publikut dhe procesin e rregullt ligjor.
    FJALA E PLOTË
    Qëllimi i kësaj seance dëgjimore është të promovojë ekuilibrin në Ballkan. Shpresoj që ndoshta anëtarët në të dyja anët e rreshtit të mund të bien dakord për qëllimin e përbashkët të shërbimit ndaj interesave të SHBA-së, ndërsa kërkojmë të promovojmë ekuilibrin në këtë rajon, prosperitetin për qytetarët e tij dhe parandalimin e konflikteve të ardhshme. Duke përjashtuar agresionin rus kundër Ukrainës, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë.
    Edhe pse konflikti i hapur është qetësuar që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990, shekuj të tërë ndarjesh etnike, ndryshimesh kufijsh dhe mosbesimi politik vazhdojnë ta ndjekin këtë lagje, ndërsa kriza të ndryshme politike kërcënojnë rendin post-jugosllav. Si shembull, marrëdhënia e pazgjidhur e Serbisë me Kosovën është një nga nxitësit kryesorë të paqëndrueshmërisë rajonale që ka krijuar një vijë strategjike përçarjeje që i mundëson Rusisë aftësinë për të minuar aftësinë e BE-së dhe NATO-s për të fuqizuar vendet e Ballkanit. Marrëveshja e OHRIT e
    vitit 2023 midis Serbisë dhe Kosovës, që synonte të ulte tensionet e menjëhershme dhe të ringjallte marrëveshjet e kaluara, ka ngecur. Kriza zgjedhore në Kosovë e ka përkeqësuar këtë situatë si rezultat i dështimit të republikës për të formuar një qeveri pas zgjedhjeve të 25 shkurtit, duke shkaktuar përgatitjen aktuale të Kosovës për zgjedhje të tjera të parakohshme më 28 dhjetor. Pas zgjedhjeve, nëse Kosova formon një qeveri, shpresoj sinqerisht që Serbia më në fund do ta njohë sovranitetin e Kosovës. Situata që po përkeqësohet me shpejtësi në Bosnje ka çuar në një rritje eksponenciale të përdorimit të fuqive të obligacioneve ligjërisht të dyshimta nga përfaqësuesi i lartë. Ky autoritet i pakontrolluar, i cili i mundëson përfaqësuesit të lartë të miratojë ose të imponojë legjislacion dhe të shkarkojë zyrtarët nga detyra, ishte i fjetur nga viti 2014 deri në vitin 2021, por vitet e fundit përdorimi i tyre është rritur ndjeshëm. Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur dhe të jashtëzakonshëm në Shqipëri.
    Megjithatë, pas dhjetë vitesh zbatimi, është e përshtatshme të rishqyrtohet nëse reforma në drejtësi po funksionon siç është menduar dhe po ofron drejtësi të paanshme për popullin shqiptar. Duhet të jetë shqetësuese për të gjithë që numri i çështjeve të pazgjidhura në nivel kombëtar është zgjeruar nga afërsisht 16,000 çështje në fillim të reformës në rreth 200,000 sot, duke i lënë qytetarët të presin 8 deri në 15 vjet për të marrë një vendim përfundimtar. Vonesa të tilla dëmtojnë sundimin e ligjit, besimin e publikut dhe procesin e rregullt ligjor.
    Jeta e përditshme në Ballkanin Perëndimor karakterizohet nga një popullsi në rënie dhe në plakje. Ashtu si shumë pjesë të tjera të Evropës, ka një eksod të atyre që janë të kualifikuar dhe të arsimuar. Imigracioni i paligjshëm është i përhapur, papunësia dhe shkalla e varfërisë po rriten në mënyrë dramatike. Këta faktorë po ndikojnë negativisht në sundimin e ligjit, duke nxitur krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin. Ndoshta sfida më e vazhdueshme dhe urgjente vazhdon të jetë përçarjet etno-fetare të rajonit në Bosnjë. Disa vëzhgues besojnë se sistemi politik i marrëveshjes së paqes së Dejtonit po përkeqëson përçarjet etnike, në krahasim me rolin e tyre të synuar për të mbushur hendekun.
    Nga ana tjetër, Kosova fqinje ka vendosur mbrojtje specifike për pakicat që tejkalojnë ato të homologëve të saj të BE-së. Kosova i frikësohet ndikimit serb në shoqatën e komunave me shumicë serbe, të ashtuquajturën ASM, dhe nuk i ka zbatuar plotësisht politikat e ASM. Vetëm përtej kufirit në Serbinë jugore, raportet e përhapura të pasivizimit të luginës së Preshevës janë të dokumentuara mirë nga burime të shumta, duke pretenduar se po bëhet një përpjekje e përbashkët për të hequr qafe luginën e shqiptarëve etnikë. Në të vërtetë, kundërshtarët e Amerikës po shfrytëzojnë në mënyrë aktive dobësitë si pasivizimi, ndërsa angazhohen në luftë hibride, domethënë, duke shtuar paqëndrueshmërinë e rajonit. Partia Komuniste Kineze ka ushtruar ndikimin e saj duke kryer stërvitje ushtarake dhe duke dërguar armë në Serbi.
    Përveç kësaj, PKK vazhdon të arrijë marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin si pjesë e një përpjekjeje specifike për të kultivuar aparatin e saj keqdashës dhe për të shfrytëzuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor. Aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë të njohur si drejtësia e atdheut kanë nisur vazhdimisht sulme kibernetike ndaj Shqipërisë për strehimin e disidentëve të regjimit. Në fakt, një sulm verën e kaluar paralizoi përkohësisht shërbimet komunale të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.
    Dua gjithashtu të bëj një moment të shkurtër për të uruar popullin e Shqipërisë për Ditën e Pavarësisë së tyre të fundit dhe për të riafirmuar partneritetin tonë të fortë, të ankoruar në vlerat e përbashkëta dhe aleancën tonë në NATO. Rusia po ndikon gjithashtu në tensionet në rritje përmes Republikës Srpska të Bosnjës dhe Serbisë. Milorad Dodik, i cili është i ndaluar të kandidojë për poste publike të RS, vazhdon të përdorë kapitalin e tij politik për të kontrolluar entitetin serb të Bosnjës dhe për të luajtur me taktikat e rënda të Rusisë, si kërcënimi i shkëputjes nga Bosnja. Ndërkohë që Serbia, pavarësisht se furnizon në mënyrë indirekte armë Ukrainën, ka gjithashtu lidhje mbrojtëse me Rusinë dhe promovon propagandën ruse dhe kineze, thuhet se ka pritur operativë rusë që stërvitnin grupe paraushtarake në Serbinë lindore për të prishur zgjedhjet e Moldavisë në vitet 2024 dhe 2025. Megjithëse shpjegohet pjesërisht nga lidhjet e perceptuara kulturore, përafrimi i Serbisë me Rusinë nuk mund të ndahet nga varësia e saj energjetike, me shumicën e gazit të furnizuar nga Rusia.
    Çdo përpjekje për të frenuar ndikimin politik të Moskës duhet të adresojë varësinë e Serbisë nga Nist dhe Gazprom. Në rast të një konflikti të ripërtërirë, aleatët e NATO-s, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, do të ishin drejtpërdrejt në shënjestër, duke shkaktuar potencialisht autoritetin e Artikullit V. Përmes përpjekjeve të sinkronizuara të mbrojtjes, vendet e NATO-s në Ballkan duhet të punojnë së bashku për të ndërtuar pengesa ushtarake dhe politike.
    Kosova do të ishte veçanërisht e ekspozuar pa anëtarësimin në NATO, i cili mbetet i bllokuar nga refuzimi i Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë për të njohur Pavarësinë e saj. Pavarësisht këtyre sfidave, mbeten mundësi për të përmirësuar stabilitetin, paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Lindor dhe Perëndimor. Tetë nga 25 vitet e mia në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara i kalova duke shërbyer në Evropë. Pesë nga ato vite në selinë strategjike të NATO-s dhe komandën SHBA-Evropë. Gjatë asaj kohe, isha i përfshirë ngushtë në operacionin e NATO-s “forca aleate” në vitin 1999. Kam përvojë të drejtpërdrejtë duke ndihmuar në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon të rëndësishëm. Megjithatë, të gjitha ato vite më vonë, Ballkani Perëndimor mbetet një kuti baruti.
    Pa një ndryshim në strategji, lidershipi amerikan duhet të ketë një ndikim të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e konfliktit të ripërtërirë që do të ndikonte negativisht në ekuilibrin e fuqisë në Evropë. E përgëzoj administratën Trump për riangazhimin e saj në këtë rajon shpesh të anashkaluar. Ky Nënkomision tani ka mundësinë të ofrojë mbikëqyrje kuptimplote dhe të shqyrtojë se si Kongresi mund të ndihmojë në promovimin e stabilitetit, paqes dhe prosperitetit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

  • Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS

    Reforma territoriale/ Pas bojkotit fillestar, PD ulet në komision përballë PS

    Pas bojkotimit të mbledhjes konstituive të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, demokratët këtë të enjte zunë vendet e tyre në tryezën e përbashkët parlamentare me socialistët. Ulja në tryezë nuk ndryshoi qasjen e opozitës, pasi përfaqësuesit e Partisë Demokratike kritikuan edhe reformën e vitit 2015, që sipas tyre ka qenë dështim, ndaj janë detyruar që të mblidhen për të ribërë reformën.
    Por për socialistët reforma ka dhënë sukses, ndonëse tashmë duhen ridemensionuar për marshin e ri që i duhet Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
    “Pra themi troç, ta themi saktë fare. Domethënë ne po bëjmë një reformë mbi reformë. Do dëgjojmë po të njëjtat fjalë, kam frikë, modernizim, ndarje territoriale efikase, shërbim ndaj qytetarit, që në qoftë se ne ecim po në të njëjtat modalitete, në të njëjtat rrugë siç kemi ecur reforma e parë, s’po bëjmë gjë tjetër veçse po bëjmë reformën e reformës të dështuar që normal do ketë një rezultat sikurse kjo reformë që sot është e dështuar dhe kam frikë pastaj se pas 10 vitesh Mund të bëjmë reformën e reformës që reformoi reformën e dështuar”, tha Luçiano Boçi, bashkëkryetar i Territoriales.
    “Gjëja që duhet të bëjë një komision si ky në mendimin tim dhe ju i referuat kësaj gjë në fjalën tuaj është që ne të bazohemi te faktet dhe te shifrat dhe të bazohemi në mënyrë sistematike te eksperienca e qytetarëve në terren. ë sigurisht bën shumë sens që njerëzit kenë opinione politike krejt normale, por të dhënat, të gjitha të dhënat dhe absolutisht të gjitha të dhënat tregojnë në mënyrë sistematike që reforma e 2014-s ka përmirësuar në mënyrë masive ë të gjithë ë mënyrën e funksionimit të pushtetit vendor në vend”, tha bashkëkryetari tjetër, Arbian Mazniku.
    Qasje të ndryshme palët kanë edhe për çështjen se sa bashki do duhet të jenë. Demokratët i qëndrojnë mendimit se duhen më shumë, por për socialistët ky diskutim duhet të jetë i fundit.
    “Sigurisht janë të zhveshur nga çdo lloj autonomie apo pavarësi e menaxhimit të territoreve dhe ajo që kërkohet në thelbin e kësaj reforme që është thirrja që ka sunduar ligjërimin politik në raport me pushtetin vendor është një ndarje e re territoriale. Bashki më shumë, shërbime më shumë. Kjo është kërkesa reale që ne e ndeshim. E kemi ndeshur edhe përgjatë fushatave elektorale. Diskutimi i ë politik për fat të keq është çfarë jo rrallë herë na çon në një ulli të gabuar”, tha Boçi.
    “Diskutimi që na duhen më shumë bashki që të marrim, të fitojmë ne më shumë bashki është diskutimi i cili e kthen diskutimin nga një çështje e ofrimit të shërbimeve të qytetarëve në një çështje elektorale dhe unë mendoj që në thelb duke qenë dakord me ju ta lejmë këtë si pikë të fundit”, tha Mazniku.
    Demokratët dhe socialistët bashkuan votat sa i takon kalendarit të punimeve dhe morën vendimin për të caktuar ekspertët që do të ndihmojnë punën e tyre në komision.

  • ‘Për dekada jemi trajtuar si luftë për t’u marrë’, Rama: Jemi quajtur si të paqëndrueshëm, rajoni ynë po ecën nga rreziku në mundësi

    ‘Për dekada jemi trajtuar si luftë për t’u marrë’, Rama: Jemi quajtur si të paqëndrueshëm, rajoni ynë po ecën nga rreziku në mundësi

    Kryeministri Edi Rama tha se Ballkani Perëndimor dikur është parë si një luftë për t’u marrë, ndërsa tanimë, shihet shumë ndryshe, si një treg, gjeografi dhe harmonizim politik me BE. Për këtë, tha kryeministri, e tregojnë më së miri reformat e bëra nga vendet e rajonit, të cilat prekin financat publike, klimën e biznesit etj. 
    “Agjenda e reformave, 618 hapa drejt Europës. Rajoni nuk ka provuar reforma në këtë shkallë, të miratuara në kuadër të Planit të Rritjes. 414 mln euro tashmë të lëvruara, 251 reforma të tjera në vazhdim e sipër. 83% e të gjithë hapave që janë zbatuar. Reformat prekin financat publike, klimën e biznesit etj. Nuk i mbyllim hendekun e konvergjencës me fjalime apo takime, por i  mbyllim me reforma që janë të mërzitshme në letër, të lodhshme në realitet, por absolutisht transformuese në realitet. 6 infrastruktura, ndërtimi i arteries së Evropës në Korrdirotin 8, BP që lidh Shqipërinë me RMV, kritike edhe për sigurinë në Evropë dhe është shndërruar në një korridor sigurie të NATO-s. Nuk është thjesht një vijë në hartë, por një kabull që lidhet me zinxhirin vleror të Evropës. Kur Evropa rivendos zinxhirët e furnizimit, BP nuk duhet të jetë spektator por destinacion dhe këtë po bëjmë. Horizonti i ri i investimit, për dekada rajoni është trajtuar në rastin më të keq si luftë për t’u marrë, apo në më të mirin, problem për t’u menaxhuar. Ndërsa tani investuesit shohin diçka ndryshe, një treg dhe forcë pune, gjeografi dhe harmonizim politik me BE. Investimet më të fundit thonë gjithçka”, theksoi ai. 
    Sipas Ramës, rajoni po ecën nga rreziku në mundësi. 
    “BP po ecën nga rreziku në mundësi. Për vite të tëra, jemi quajtur të paqëndrueshëm, të ndërliokuar por faktet tregojnë të kundërtën, po tregojmë me reforma dhe investime se nuk jemi pika e dobët e Evropës, por mundësia e Evropës. Një treg i ri, krah pune i kualifikuar, vendndodhje strategjike, rajon që kërkon të rritet meEvropën dhe jo në kurriz të saj. Po lëvizim nga skajet e hartës, në qendër të historisë tonë evropiane në hir të ekonomisë. ”, shtoi Rama. 
     

  • FMN: Shqipëria me rritje të fortë ekonomike, po avancon reforma të guximshme për të siguruar anëtarësimin në BE..

    FMN: Shqipëria me rritje të fortë ekonomike, po avancon reforma të guximshme për të siguruar anëtarësimin në BE..

    Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar deklaratën përfundimtare pas misionit të Nenit IV në Shqipëri, zhvilluar në Tiranë nga 4–14 nëntor 2025. 
    Sipas FMN-së, Shqipëria vazhdon të ketë një nga ritmet më të larta të rritjes ekonomike në Evropë, inflacion të ulët dhe borxh publik në rënie, ndërsa reformat për anëtarësimin në BE po avancojnë. 
    “Shqipëria gëzon një nga normat më të larta të rritjes në Evropë, inflacion të ulët, borxh public në rënie dhe rezerva të forta valutore. Duke u mbështetur mbi këto themele, Shqipëria ndodhet në një pikë kthese, me qeverinë që po avancon reforma të guximshme për të siguruar anëtarësimin në BE deri në vitin 2030”, thuhet në raport. 
    FMN vlerëson se ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5% në vitin 2025, e mbështetur kryesisht nga konsumi dhe sektori i turizmit, ndërsa inflacioni parashikohet të arrijë objektivin prej 3% në gjysmën e dytë të 2026. 
    Ndër të tjera, FMN thekson se “Si shumë vende të tjera evropiane, Shqipëria përballet me presione shpenzimesh publike të cilat, nëse nuk adresohen tani, mund të rrezikojnë qëndrueshmërinë fiskale në afat të mesëm.”