Tag: reflektimi

  • “E rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet”, letra e dorëheqjes së Dredhës: Akt reflektimi dhe përgjegjësie, rrethanat më shtynë…

    “E rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet”, letra e dorëheqjes së Dredhës: Akt reflektimi dhe përgjegjësie, rrethanat më shtynë…

    Në një letër të gjatë, Ermal Dredha ka renditur arsyet se përse vendosi të dorëhiqet nga detyra si Kryetar i Bashkisë së Vlorës.

    Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që janë shfaqur gjatë rrugës, shkruan Dredha, ‘kam besuar gjithmonë se transparenca dhe puna e ndershme janë baza mbi të cilat ndërtohet një shërbim i mirëfilltë ndaj komunitetit’.
    Ai thotë se dorëheqja vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie. “Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi më i drejtë në këtë moment. Ky vendim nuk nënkupton largim nga përgjegjësia publike, por është një akt i vetëdijshëm për të krijuar hapësirë për ide dhe ritme të reja zhvillimi për bashkinë tonë”.
    Reagimi i plotë i Ermal Dredhës: 
    Të nderuar qytetarë të Vlorës, Me mirënjohje dhe përulësi, për gjithçka ndamë bashkë përgjatë këtij rrugëtimi, bashkë me falenderimet e pafundme për çdo mbështetje, po ndaj me ju letrën time të dorëheqjes!
    Shpresoj në mirëkuptimin tuaj, me bindjen që Vlora ka plotë mundësi për kontribute të vyera! Si djalë i këtij qyteti kaq të dashur, do të shërbej në çdo formë, njësoj siç kam bërë çdo ditë të karrierës sime diplomatike sepse e vetmja gjë që mbetet e pandryshuar është që Vlora do të jetë gjithnjë e para në zemrën time!
    I nderuar z. Kryeministër, Sot, me përgjegjësinë më të lartë morale dhe institucionale, kam vendosur të paraqes dorëheqjen time nga detyra si Kryetar i Bashkisë së Vlorës.Ky është një nga ato momente ku fjala nuk del lehtë, jo sepse mungon bindja, por sepse pesha e asaj që dua të them është e madhe dhe shumë e ndjeshme për mua si njeri, si shërbyes publik dhe si bir i këtij komuniteti që e dua me gjithë zemër.
    Pavarësisht sfidave dhe vështirësive që janë shfaqur gjatë rrugës, kam besuar gjithmonë se transparenca dhe puna e ndershme janë baza mbi të cilat ndërtohet një shërbim i mirëfilltë ndaj komunitetit.Kam jetuar çdo ditë të këtij detyrimi me përkushtim të plotë dhe zell. Kam bërë më të mirën që kam ditur e mundur, ndoshta jo gjithmonë mjaftueshëm, por gjithmonë me ndershmëri. Kam qenë pranë njerëzve në ditë të mira dhe në ditë të vështira, dhe i kam ndjerë hallet dhe shpresat e tyre si të ishin familja ime.Megjithatë, besoj se në një moment të caktuar është e rëndësishme të dish të largohesh me dinjitet, për t’i hapur rrugë energjive dhe ideve të reja.
    Dorëheqja ime vjen si një akt reflektimi dhe përgjegjësie. Rrethanat aktuale, familjare dhe personale, apo dhe ato politike e administrative, më shtyjnë të besoj se dorëheqja ime është veprimi mëi drejtë në këtë moment. Ky vendim nuk nënkupton largim nga përgjegjësia publike, por është një akt i vetëdijshëm për të krijuar hapësirë për ide dhe ritme të reja zhvillimi për bashkinë tonë.Z. Kryeministër,
    Ju falënderoj për bashkëpunimin institucional! Ky vendim nuk ndryshon as respektin dhe as përgjegjësinë që ndjej ndaj vendit tim dhe ndaj qytetarëve tanë. Ju falënderoj për çdo mbështetje që më keni dhënë dhe për çdo shpresë që kemi ndarë së bashku. Unë mbetem i përkushtuar ndaj komunitetit tim dhe do të vazhdoj të kontribuoj në forma të tjera për të mirën e përbashkët.Me respekt të thellë, Ermal Dredha

    Top Channel

  • Kremtimi i Ditës së Shën Marisë, Spiropali: Ditë reflektimi për marrëdhënien mes hyjnores dhe njerëzores

    Kremtimi i Ditës së Shën Marisë, Spiropali: Ditë reflektimi për marrëdhënien mes hyjnores dhe njerëzores

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka një[ mesazh për kremtimin e Ditës së Shën Marisë. Në mesazhin e saj, Spiropali thotë se është një ditë reflektimi për marrëdhënien mes hyjnores dhe njerëzores. ”15 gushti shënon kremtimin e Fjetjen e Hyjlindëses, Festën e të Ngjiturit të Zojës në Qiell, ditën më të rëndësishme kushtuar Shenjtes Mari. Në Shqipëri ka një devotshmëri të veçantë lutjeje për Shën Marinë, pavarësisht besimit fetar. Në këtë ditë feste e reflektimi për marrëdhënien mes hyjnores dhe njerëzores, lutje nga ne për të gjithë Ju, nën bekimin e Zojës”,-shkruan Spiropali.

  • Pak reflektim si zgjidhje për drejtuesit e mbingarkuar

    Pak reflektim si zgjidhje për drejtuesit e mbingarkuar

    Çfarë do të ndodhte nëse drejtuesit e korporatave do të ndaleshin për një moment, jo vetëm për të reflektuar mbi objektivat që duhet të përmbushin, por edhe mbi atë se kush duan të jenë si liderë?Mund të duket paksa i tepërt, por një studim i fundit nga McKinsey tregon se reflektimi mund të ndihmojë në përballimin e një problemi gjithnjë e më të pranishëm në botën e menaxhimit: lodhja e thellë nga drejtimi i pandërprerë dhe presionet e vazhdueshme.Reflektimi ose analiza personale është një mënyrë efektive për të zhvilluar aftësi thelbësore njerëzore si empatia, bujaria, ndjeshmëria dhe përshtatshmëria, cilësi që ndihmojnë në shmangien e lodhjes emocionale dhe ruajtjen e ekuilibrit mendor. Ai nxit guximin, mbështet një mendësi të qëndrueshme drejtimi dhe forcon performancën afatgjatë.McKinsey thekson se organizatat që investojnë në kapitalin njerëzor kanë 1.5 herë më shumë gjasa të ruajnë standarde të larta. “Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si drejtuesit përballen me të papriturat dhe si arrijnë të përfshijnë në këtë proces njerëzit që udhëheqin,” thotë Dana Maor, partnere e lartë në McKinsey dhe një nga autorët që mbështet këtë kërkim.Libri, me titull “The Journey of Leadership: How CEOs Learn to Lead from the Inside Out”, përqendrohet në zhvillimin personal dhe profesional të drejtuesve përballë sfidave moderne të lidershipit. Përmes rrëfimeve konkrete dhe strategjive të zbatuara, autorët, të gjithë partnerë në McKinsey, promovojnë një model udhëheqjeje të orientuar nga njeriu, ku përulësia, vetëdija dhe mësimi i vazhdueshëm janë themeli i suksesit në një mjedis të ndryshueshëm. Ata theksojnë rëndësinë e veprime të vogla të përditshme që forcojnë qëllimin dhe ndihmojnë drejtuesit të ruajnë qartësinë dhe motivimin.Ndërsa presioni mbi drejtuesit rritet nga dita në ditë, qoftë përmes vendimeve të vështira apo pasojave të objektivave të papërmbushura, lodhja e lidershipit është kthyer në një dukuri të zakonshme. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në SHBA dhanë dorëheqjen 2,221 CEO, një rritje me 16%, ndërsa qëndrueshmëria mesatare në drejtimin e kompanive Fortune ra nga gjashtë në pesë vjet.Në këtë sfond, gjithnjë e më shumë ekspertë e cilësojnë lidershipin e përqendruar te njeriu si një domosdoshmëri, veçanërisht në kohë të pasigurta. Ata sugjerojnë që vetë-reflektimi duhet të jetë hapi i parë: drejtuesit të kërkojnë reagime të sinqerta nga bashkëpunëtorë të besuar dhe të bëjnë pyetje thelbësore për veten:Si po e menaxhoj kohën?Çfarë më motivon?Si mund të rris performancën?Si mund të frymëzoj ekipin dhe të sjell ndikim pozitiv?McKinsey thekson gjithashtu se shumica e drejtuesve të sotëm nuk janë të përgatitur për sfidat që i presin në krye të organizatës. Sipas tyre, 83% e drejtuesve në mbarë botën ndihen të papërgatitur për rolet më të larta, pasi strategjia dhe inteligjenca nuk mjaftojnë më.Aftësitë njerëzore, si ndjeshmëria, komunikimi i hapur, përulësia dhe ndërtimi i besimit, janë thelbësore për t’u lidhur me ekipet dhe për të nxitur një kulturë bashkëpunimi dhe mësimi. Gatishmëria e një drejtuesi për të treguar ndjeshmëri apo për të pranuar gabime, krijon besim dhe kontribuon në ndërtimin e një mjedisi të shëndetshëm organizativ.Udhëheqësit duhet të ndërtojnë një ekuilibër mes cilësive që shpesh perceptohen si të kundërta si guximi dhe përulësia, vetëbesimi dhe fleksibiliteti. Ata që arrijnë këtë ekuilibër kuptojnë se bujaria dhe ndjeshmëria krijojnë një klimë pune ku të gjithë ndihen të vlerësuar dhe të motivuar.Për më tepër, liderët kuptojnë se kujdesi për të tjerët fillon me kujdesin për veten. Përfitimet janë të qarta: drejtuesit janë më të aftë të frymëzojnë ekipet, të sigurojnë mirëqenie dhe të arrijnë rezultate më të mira. Puna e brendshme për të zhvilluar aftësitë njerëzore i ndihmon drejtuesit të ndërtojnë organizata më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme, ku njerëzit dhe rezultatet ecin paralelisht. / INC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kinemaja pas pandemisë: Nga spektakli te reflektimi i thellë

    Kinemaja pas pandemisë: Nga spektakli te reflektimi i thellë

    Në epokën paspandemike globale, audienca po lë pas të efektet magjike të super-produksioneve për t’u zhytur në dramat intime që flasin për jetët tona të brendshme. Ky ndryshim është më shumë se një modë kalimtare: ai është ringjallja e kinemasë si një mjet reflektimi, ku heshtja dhe ritmi i ngadaltë ngrenë në piedestal historitë njerëzore.

    1. Nga Marvel te reflektimi 

    Superheronjtë një dështim emocional: Ndërsa filmi blockbuster vijon të ofrojë spektakël pa kufij, ai shpesh lë boshllëkun e thellë të ndjesive.

    Ritëm i ngadaltë, rezonancë afatgjatë: Filmat post-pandemikë zgjedhin dialogun e ngarkuar me kuptime, heshtjen dramatike dhe skenat që ftojnë mirëkuptim dhe vetëdije.

    2. Intimiteti si aset

    Portrete familjare dhe psikologjike: Rrëfime që eksplorojnë brishtësinë, lidhjet dhe njohjen e vetes.

    Heshtja si gjuhë vizuale: Çdo pauzë bëhet fjalë, çdo pamje flet për atë që nuk thua dot me zë.

    3. Publiku kërkon kinemanë si pasqyrë

    Pas viteve të izolimit, ne duam të shohim në ekran veten dhe të tjerët në lajtmotivin e përditshëm.

    Ne dëshirojmë çaste që pasqyrojnë shqetësimet tona: humbjen, shpresën, ringritjen emocionale.

    4. Çfarë sjell ky rikthim?

    Kinema si reflektim: Një brez i ri krijuesish që preferojnë rrëfimin introspektiv.

    Investim afatgjatë në histori: Filma që të mbeten në mendje dhe zemër, jo vetëm në listën e të ardhurave.