Një ligj që lejonte vetëvrasjen e asistuar është rrëzuar në referendum në Slloveni. Me një pjesëmarrje prej 41%, më shumë se 53% e votuesve thanë jo për lejimin e pacientëve në gjendje të plotë mendore që të ndërpresin jetën me ndihmën e mjekëve, nëse vuajnë nga sëmundje të pashërueshme ose dhimbje të padurueshme.
Ligji u kundërshtua në referendum nga partitë konservatore dhe aktivistë, si dhe nga Kisha Katolike.
“Faleminderit të gjithëve që votuan kundër helmimit të pensionistëve dhe pacientëve me aftësi të kufizuara. Kjo është një fitore e madhe për të sëmurët dhe pensionistët; ata mund të relaksohen dhe të festojnë Krishtlindjet në paqe”, thotë Ales Primc, iniciatori i referendumit.
Një referendum i mëparshëm jo-detyrues kishte thënë po për vetëvrasjen e asistuar në Slloveni, por referendumi aktual rrëzoi ligjin specifik – gjë që nënkryetarja e parlamentit e lidhi me një fushatë mashtruese.
“Rrethet konservatore, Primc dhe Kisha Katolike ia dolën të mashtrojnë opinionin publik me gënjeshtra, duke i bërë njerëzit të besojnë se ky ligj është një kërcënim i madh për jetën njerëzore”, shprehet Natasa Sukic, nënkryetare e Parlamentit të Sllovenisë.
Rrëzimi lidhet vetëm me ligjin e propozuar, dhe mbështetësit shprehin shpresën që vetëvrasja e asistuar mund të legalizohet në një formë tjetër në të ardhmen.
Tag: referendum
-

Eutanazia, Sllovenia refuzon ligjin me referendum, mbi 53% e votuesve thonë jo
-

“Arritja historike” e Italisë, miratohet Reforma në Drejtësi e Melonit
Senati i Italisë miratoi një reformë të thellë të sistemit gjyqësor, duke avancuar një nga ndryshimet kushtetuese më të rëndësishme të propozuara nga kryeministrja Giorgia Meloni.
Vendimi erdhi pavarësisht kundërshtimeve të forta nga trupa gjyqësore dhe opozita e qendrës së majtë. Megjithatë, sfida kryesore pritet në muajt e ardhshëm.
Reforma duhet të kalojë në një referendum kombëtar që do të mbahet në pranverën e ardhshme për t’u bërë ligj. Sondazhet e fundit tregojnë se opinioni publik në Itali është i ndarë mbi këtë nismë, e cila ka ndezur debat politik për dekada.
Votimi në Senat u zhvillua në një klimë tensioni mes koalicionit të Melonit dhe gjyqësorit, pas vendimit të Gjykatës së Auditorëve të Shtetit që refuzoi të miratojë planin e qeverisë për ndërtimin e urës që lidh Siçilinë me kontinentin. Meloni akuzoi gjykatën për “lojëra politike”, ndërsa gjyqtarët e hodhën poshtë këtë pretendim.
“Po hedhim një hap të rëndësishëm drejt një sistemi më efikas, më të balancuar dhe më afër qytetarëve”, deklaroi Meloni pas votimit, duke e cilësuar reformën si “një arritje historike”.
Nëse miratohet në referendum, reforma do të ndryshojë rrënjësisht strukturën e sistemit gjyqësor italian, duke ndarë përfundimisht karrierat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Qeveria argumenton se ky hap do të shmangë konfliktet e interesit dhe ndikimin politik në vendimet gjyqësore.Aktualisht, magjistratët hyjnë në sistem përmes një provimi të vetëm dhe mund të kalojnë nga një rol në tjetrin gjatë karrierës. Me sistemin e ri, kandidatët do të duhet të zgjedhin që në fillim nëse duan të bëhen gjyqtarë apo prokurorë, pa mundësi ndërrimi më pas.
Këshilli që merret me emërimet dhe çështjet disiplinore do të ndahet në dy organe të veçanta vetëqeverisëse, anëtarët e të cilëve do të përzgjidhen me short në vend të zgjedhjeve, për të kufizuar ndikimin e grupeve të interesit.
Nga ana tjetër, gjyqtarët dhe opozita e majtë e akuzojnë qeverinë se po përpiqet të marrë kontroll mbi prokurorët dhe hetimet.
Popullariteti i Giorgia Melonit mbetet më i lartë se në fillim të mandatit, çka mund t’i japë avantazh në referendum. Por analistët paralajmërojnë se referendumet në Itali shpesh shndërrohen në votë proteste ndaj qeverisë.
Sistemi i drejtësisë italian mbetet ndër më të ngadalshmit në Evropë. Të dhënat e BE-së tregojnë se zgjidhja e çështjeve civile dhe tregtare kërkon mesatarisht 1,000 ditë, rreth 200 ditë më shumë se mesatarja e vendeve të tjera anëtare.
Megjithatë, normat e përfundimit mbi 100% tregojnë një përmirësim të ndjeshëm në uljen e prapambetjeve.
Reforma të ngjashme janë tentuar edhe më pare, qeveritë e qendrës së majtë janë përqendruar te efikasiteti i gjykatave, ndërsa e djathta, nën ndikimin e ish-kryeministrit të ndjerë Silvio Berlusconi, ka synuar kufizimin e pushtetit të prokurorisë.Top Channel
-

Kuvendi i Republikës Sërpska, dhe Dodik sfidojnë Bosnjën, me referendum
Dodik, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA sikurse dhe Sali Berisha në Shqipëri, është dënuar me një vit burgim, por e ka shlyer me pagesë 18 mijë euro. Përveç kësaj është dënuar edhe me 6 vjet ndalim për të ushtruar funksione publike, kurse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje e Hercegovinës ia mori mandatin e presidentit të RS-së.
Kuvendi i Republikës Sërpska (RS) më 22 gusht do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme, me temë kryesore vendimin e Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës ndaj Millorad Dodikut.
Dodik, (i shpallur ‘non grata’ nga SHBA sikurse dhe Sali Berisha në Shqipëri), është dënuar me një vit burgim, por e ka shlyer dënimin me pagesë prej rreth 18 mijë eurosh. Përveç kësaj, ai është dënuar edhe me gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione publike – vendim që bëri që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bosnje e Hercegovinës t’ia merrte mandatin e presidentit të RS-së.
Pasi deputetët hynë në sallën e Kuvendit të RS-së, shërbimet i informuan se ishte pranuar një thirrje anonime për një bombë të vendosur. Të gjithë u evakuuan nga ndërtesa, për t’u kthyer disa orë më vonë.
Në seancë do të shqyrtohen edhe ndryshimet në Ligjin për Referendum, të cilat po shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar. Sipas propozimit, Kuvendi do të mund të formojë vetë komisione të posaçme për referendum, ndërsa ligji do të hynte në fuqi menjëherë ditën pas miratimit – gjë e pazakontë për procedurat ligjore.
Nëse ndryshimet miratohen, deputetët pritet të votojnë për mbajtjen e një referendumi, përmes të cilit qytetarët do të shprehnin qëndrimin e tyre ndaj vendimeve të Gjykatës dhe KQZ-së, me të cilat Dodikut iu mor mandati.
Koalicioni qeverisës ka propozuar që referendumi të mbahet më 18 ose 25 tetor, por deri në fillim të seancës nuk ishte sqaruar se si do të formulohet pyetja e referendumit.
Kushtetuta e Bosnjës nuk parashikon që një nivel më i ulët i pushtetit, siç është entiteti, të mund të shpallë referendume për vendime të institucioneve shtetërore, çka e vë në pikëpyetje ligjshmërinë e gjithë procesit.
Në rend të ditës janë gjithashtu “hapat e ardhshëm të institucioneve të RS-së”, si dhe miratimi formal i dorëheqjes së kryeministrit Radovan Vishkoviq. Në këtë mënyrë, entiteti do të mbetej pa president dhe pa kryeministër.
Dodik është dënuar për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, i ngarkuar me zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.
Si president i RS-së, ai kishte nënshkruar ligje që parashihnin moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë në territorin e entitetit. Këto ligje ishin anuluar paraprakisht nga Përfaqësuesi i Lartë, Christian Schmidt.
Mbrojtja e Dodikut ka paraqitur apel në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës, ndërsa KQZ është e obliguar që, sipas ligjit, të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e RS-së brenda 90 ditësh. /REL -

KQZ i hoqi mandatin e Presidentit, Dodik paralajmëron referendum në shtator
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka njoftuar se në këtë entitet të Bosnje e Hercegovinës do të mbahet referendum në fund të shtatorit. Këtë e tha ai më 18 gusht në një konferencë për media në Banja Llukë, në të cilën kryeministri i entitetit, Radovan Vishkoviç, dha dorëheqje.
Shpallja e referendumit erdhi pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Bosnje e Hercegovinës (KQZ) ia hoqi Dodikut mandatin për postin e presidentit të Republikës Sërpska. Dodik kërkon që për këtë çështje të shprehen qytetarët. Vendimi i KQZ-së u mor pak ditë pasi Gjykata e Bosnjës, në fillim të gushtit, e shpalli Dodikun fajtor dhe e dënoi me një vit burgim, si dhe me gjashtë vjet ndalim për ushtrimin e funksioneve publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar.
“Ne kërkojmë respekt dhe liri, e cila do të vijë përmes referendumit. Kjo është porosia jonë – na ktheni te Marrëveshja e Dejtonit. Qëndrimin tonë do ta japim në referendumin që do të mbahet në fund të shtatorit”, tha Dodik.
Ekipi i tij ligjor ka ushtruar ankesë ndaj vendimit të KQZ-së, e cila tashmë është dërguar për shqyrtim në Gjykatën e Bosnjës. Sipas ligjit, më 18 gusht skadon afati treditor brenda të cilit Dhoma e Apelit e kësaj gjykate duhet të marrë vendim. Ky vendim do të jetë përfundimtar dhe do të përcaktojë nëse Dodik mbetet në detyrë apo mandati i tij zyrtarisht përfundon.
Nëse ankesa refuzohet, KQZ duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska, të cilat duhet të mbahen brenda 90 ditësh. Mandati i presidentit të ri do të zgjasë deri në zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për tetorin e vitit të ardhshëm.
Pse referendumi konsiderohet jokushtetues?
Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk përmban dispozita që ndalojnë apo lejojnë qartë referendumet, por asnjë nivel më i ulët i qeverisjes nuk mund të organizojë referendum për çështje që bien nën juridiksionin dhe kompetencat e shtetit të Bosnje e Hercegovinës.
Dodik dhe aleatët e tij politikë në RS thonë se vendimi për heqjen e mandatit është i paligjshëm, duke u mbështetur në Kushtetutën e entitetit, ku thuhet se mandati i presidentit përfundon para kohe vetëm në rast dorëheqjeje ose shkarkimi.
Kërcënime të mëparshme me referendume
Kuvendi i RS-së për herë të parë miratoi vendim për referendum në vitin 2011, duke e caktuar atë për qershor të atij viti. Pyetja ishte: “A i mbështesni ligjet e vendosura nga përfaqësuesi i lartë në Bosnjë, sidomos ligjet për Gjykatën Shtetërore dhe Prokurorinë?”
Por, Dodik hoqi dorë nga referendumi pas një takimi me Catherine Ashton, asokohe përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë.
Në vitin 2016 u mbajt i vetmi referendum nën udhëheqjen e Dodikut – ai për Ditën e Republikës Sërpska. Gjykata Kushtetuese e Bosnjës më parë kishte anuluar vendimin për shpalljen e referendumit dhe më pas shpalli të pavlefshëm edhe rezultatet, duke e cilësuar atë jokushtetues.
Prokuroria e Bosnjës ngriti padi ndaj katër personave për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por më pas e tërhoqi akuzën.
Ndër të pandehurit ishte edhe Sinisha Karan, sot ministër i Brendshëm i RS-së, asokohe kryetar i Komisionit të Referendumit. Dodik, si nismëtar, nuk u përfshi në aktakuzë./REL -

“Zgjedhjet e tetorit janë një referendum”, Bujar Osmani: Shqiptarët po trajtohen si qytetarë të dorës së dytë
Nënkryetari i BDI në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ishte i ftuar në emisionin Çdo Kënd në A2 CNN, ku foli për zhvillimet e fundit politike në vendin e tij dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në muajin tetor.
Ish-ministri i Jashtëm në RMV, u shpreh se këto zgjedhje po konsiderohen si referendum, pasi prej muajsh tashmë ka një strategji për të përjashtuar shqiptarët.
Osmani rrëfen se dhe kryeministri Mickoski përdor tone të papranueshme edhe ndaj tij duke thënë se si mundet që një shqiptar ka negociuar me Bullgarinë për identitetin e shtetit.
“Unë do të kisha dashur që këto zgjedhje të ishin lokale, por janë kthyer në një referendum, nëse shqiptarët do të nënshtrohen apo do t’i rikthehen parimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Këto parime na kanë përcaktuar si zot në vendin tonë. Ka një strategji përjashtimi shqiptarësh që ata të ndihen si qeraxhinj në shtëpinë e vetë. Kryeministri flet veçanërisht për mua dhe thotë se si mundet një shqiptar të ketë vendosur për identitetin e shtetit, të ketë neogociuar me Bullgarinë sikur unë jam qytetar i rendit të dytë edhe kur jam ministër i Jashtëm, edhe pse t’i je i zgjedhur nga Kuvendi ti nuk ke të drejtë të negociosh në emër të shtetit. Kjo i ka bërë shqiptarët të ndjehen të përjashtuar dhe të nënvlerësuar”, tha Osmani. -

Lavrov kritikon Perëndimin për Kosovën: Vetëvendosje e njëanshme, pa referendum
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kritikuar ashpër vendet perëndimore për rolin që kanë luajtur në ndarjen e Kosovës nga Serbia, duke e cilësuar këtë si një shkelje të parimit të vetëvendosjes dhe një ndërhyrje të padrejtë në punët e brendshme të një shteti sovran.Gjatë fjalimit të tij në “Forumin e së Ardhmes 2050” të mbajtur në Moskë, Lavrov theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë pa referendum dhe pa një proces të vërtetë demokratik, duke e interpretuar si një standard të dyfishtë nga ana e Perëndimit.“Ata i referohen parimit të vetëvendosjes, i cili është i përfshirë në preambulën e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në një situatë ku nuk kishte luftë apo rrezik të menjëhershëm për konflikt të armatosur, ata ndanë Kosovën nga Serbia dhe e justifikuan këtë me të drejtën e vetëvendosjes. Megjithatë, nuk pati referendum dhe askush nuk u pyet për mendimin e tij,” deklaroi Lavrov.Ai e lidhi këtë rast me zhvillimet në Ukrainë, duke e përdorur si argument për të justifikuar ndërhyrjen e Rusisë në rajonet e Donbasit dhe Krimesë. Lavrov akuzoi vendet evropiane, në veçanti Britaninë e Madhe, për mbështetje ndaj, siç u shpreh ai, “sulmeve terroriste” dhe përpjekjeve për zhdukjen e gjuhës ruse në këto rajone.Deklaratat e Lavrovit pasojnë tensionet e vazhdueshme mes Rusisë dhe Perëndimit, ndërsa Kosova vazhdon të jetë një pikë e nxehtë në debatet gjeopolitike të rajonit.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka kritikuar ashpër vendet perëndimore për rolin që kanë luajtur në ndarjen e Kosovës nga Serbia, duke e cilësuar këtë si një shkelje të parimit të vetëvendosjes dhe një ndërhyrje të padrejtë në punët e brendshme të një shteti sovran.Gjatë fjalimit të tij në “Forumin e së Ardhmes 2050” të mbajtur në Moskë, Lavrov theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës u bë pa referendum dhe pa një proces të vërtetë demokratik, duke e interpretuar si një standard të dyfishtë nga ana e Perëndimit.“Ata i referohen parimit të vetëvendosjes, i cili është i përfshirë në preambulën e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në një situatë ku nuk kishte luftë apo rrezik të menjëhershëm për konflikt të armatosur, ata ndanë Kosovën nga Serbia dhe e justifikuan këtë me të drejtën e vetëvendosjes. Megjithatë, nuk pati referendum dhe askush nuk u pyet për mendimin e tij,” deklaroi Lavrov.Ai e lidhi këtë rast me zhvillimet në Ukrainë, duke e përdorur si argument për të justifikuar ndërhyrjen e Rusisë në rajonet e Donbasit dhe Krimesë. Lavrov akuzoi vendet evropiane, në veçanti Britaninë e Madhe, për mbështetje ndaj, siç u shpreh ai, “sulmeve terroriste” dhe përpjekjeve për zhdukjen e gjuhës ruse në këto rajone.Deklaratat e Lavrovit pasojnë tensionet e vazhdueshme mes Rusisë dhe Perëndimit, ndërsa Kosova vazhdon të jetë një pikë e nxehtë në debatet gjeopolitike të rajonit.
-

Dështon referendumi për shtetësinë në Itali
Një referendum për lehtësimin e rregullave për marrjen e shtetësisë dhe forcimin e ligjeve të punës në Itali ka dështuar për shkak të daljes së ulët në votime.
Ky dështim është një fitore për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, qeveria e së cilës i kishte bërë thirrje njerëzve që ta bojkotonin referendumin.
Mbi 50 për qind e votuesve kërkohej të merrnin pjesë në votim, në mënyrë që referendumi dyditor të konsiderohej valid, por pasi u mbyllën votimet të hënën, rezultoi se vetëm mbi 30 për qind e votuesve kishin votuar në këtë referendum.
Propozimi për referendum, i mbështetur nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, synonte të shkurtonte kohën që kërkohet për marrjen e shtetësisë.
-

Përpjekje për të lehtësuar marrjen e shtetësisë, dështon referendumi në Itali
Një referendum për lehtësimin e rregullave për marrjen e shtetësisë dhe forcimin e ligjeve të punës në Itali ka dështuar për shkak të daljes së ulët në votime.
Ky dështim është një fitore për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, qeveria e së cilës i kishte bërë thirrje njerëzve që ta bojkotonin referendumin.
Mbi 50 për qind e votuesve kërkohej të merrnin pjesë në votim, në mënyrë që referendumi dyditor të konsiderohej valid, por pasi u mbyllën votimet të hënën, rezultoi se vetëm mbi 30 për qind e votuesve kishin votuar në këtë referendum.
Propozimi për referendum, i mbështetur nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, synonte të shkurtonte kohën që kërkohet për marrjen e shtetësisë.
Një banor në moshë madhore që nuk është nga Bashkimi Evropian, dhe që nuk ka lidhje martesore apo gjaku me Italinë, aktualisht duhet të jetojë në këtë shtet për 10 vjet para se të mund të aplikojë për shtetësi – një proces që më pas mund të zgjasë edhe disa vite të tjera.
Një fitore në këtë referendum do ta kishte shkurtuar këtë afat në pesë vjet, duke e vënë Italinë në një linjë me Gjermaninë dhe Francën.
Por, kryeministrja Meloni, partia e së cilës, Vëllezërit e Italisë, me prirje të djathtë ekstreme, ka prioritet luftimin e emigracionit të parregullt, edhe pse qeveria e saj ka rritur numrin e vizave të punës për emigrantë, kishte thënë se ishte “absolutisht kundër” kësaj ideje.
Shumë anëtarë të koalicionit të saj të djathtë i bënë thirrje qytetarëve të mos votojnë, në mënyrë që të mos arrihej pragu i nevojshëm për vlefshmërinë e votimit.
Fleta e votimit përfshinte një pyetje për shtetësinë. Katër të tjera kishin të bënin me rritjen e mbrojtjes për punëtorët e pushuar nga puna, ata që gjenden në situata të pasigurta apo të përfshirë në aksidente në vendin e punës.
Sekretari i përgjithshëm i sindikatës CGIL, Maurizio Landini, e dënoi pjesëmarrjen e ulët në votim dhe tha se ishte një tregues i një “krize të qartë demokratike” në Itali.
Nën udhëheqjen e re, Partia Demokratike – që gjendet prapa Vëllezërve të Italisë, sipas sondazheve – kishte kërkuar mbështetjen për referendumin nga klasa punëtore e shoqërisë.
Giovanbattista Fazzolari, krahu i djathtë i Melonit, tha se opozita “kishte dashur ta kthente këtë referendum në një referendum kundër qeverisë së Melonit”.
Edhe nëse do të kishte kaluar, reforma nuk do të prekte ligjin për migrim, që shumë e konsiderojnë të padrejtë, i cili thotë se fëmijët e lindur në Itali nga prindër nga vende të huaja nuk mund të bëjnë kërkesë për shtetësi derisa të mbushin 18 vjet./ RELTop Channel

