Tag: referencës

  • Zbardhen zonat më të shtrenjta në rrethe, kryeson Durrësi, nga Porti i Jahteve deri në Lalëz

    Zbardhen zonat më të shtrenjta në rrethe, kryeson Durrësi, nga Porti i Jahteve deri në Lalëz

    Çmimet e reja të referencës më të larta të propozuara për rrethet në projektvendimin e fundit të qeverisë janë për zonat bregdetare, përkatësisht për Durrësin dhe ishullin e Sazanit në vlerën e 200 mijë lekëve për metër katror apo për Gjirin e Lalëzit në vlerën e 160 mijë lekëve.Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan Bregdeti i Durrësit me referenca më të larta se Vlora e SarandaNë Durrës zona kadastrale nr.13 për të cilën është propozuar çmimi më i lartë prej 200 mijë lekë (2 mijë euro) për metër katror, mësohet i përket zonës pranë portit të Durrësit, ku po ndërtohen ndërtesat rezidenciale të projektit “Durrës Yacht Marina”.Në këtë zonë çmimet maksimale të shitjes së apartamenteve kanë arritur 3 mijë euro për metër katror. Krahasuar me çmimet fillestare të shitjes rritja është 51%. Në ankandin e parë të zhvilluar në muajin Qershor 2023 çmimet e apartamenteve për godinat e para nisën nga 1,650 deri 1,750 euro për metër katror. Për këtë projekt rezultojnë se çmimet e shitjeve për ndërtesat në projektin e “Durrës Yacht Marina” kanë shënuar rritje progresive, në vlera prej 150, 200 deri 500 euro për metër katror.Në Durrës Yacht Marina çmimet e apartamenteve arrijnë 3,000 euro/m², brenda 3 muajve shtrenjtohen deri në 11%Çmimet e referencës për zonën kadastrale nr.13 të Durrësit dhe Sazanit barazohen me çmimet e zonës kadastrale nr. 2/1 në Tiranë, që në terren i përkasin zonave pranë Piramidës dhe stadiumit “Air Albania”.Me ndryshimet e vendimit të metodologjisë që hynë në fuqi në muajin korrik 2023 çmimet e referencës në këtë zonë të kryeqytetit arritën 202,4 mijë lekë për metër katror nga 187 mijë lekë që ishin më parë. Rritja 8%. Ndërsa zona e më e shtrenjtë në Tiranë vijon të mbetet zona kadastrale nr. 5/1 që i përket ish Bllokut me çmim reference 228 mijë lekë për metër katror. Rritje ishte 20% krahasuar me vendimin e 2018-s.Çmime të shtrenjta reference në rrethe rezulton se janë propozuar edhe për zonën kadastrale nr.6, që mësohet se i përket Gjirit të Lalëzit. Çmimi i propozuar është në vlerën e 140 mijë lekëve për metër katror. Krahasuar me çmimin e mëparshëm të referencës së Durrësit rritja është 107,4%. Ndërsa për zonën kadastrale nr.1 që përket Shkëmbit të Kavajës është propozuar çmimi i referencës në vlerën e 124 mijë lekë për metër katror. Rritja krahasuar me çmimin e mëparshëm 83,7%.Pas zonave bregdetare të Durrësit rritja më e lartë e çmimeve të referencës të shitblerjes së apartamenteve është propozuar për ishullin e Sazanit në vlerën e 200 mijë lekëve. Rritja 223% krahasuar me çmimin e referencës së mëparshme të Vlorës.Zona nr. 1 në Himarë gjithashtu është propozuar me çmim të lartë prej 140 mijë lekë për metër katror. Krahasuar me çmimet e 2019-s rritja për Himarën është 78.6%.Në Vlorë, duke përjashtuar Sazanin, çmimi më i lartë i referencës është deri në 98 mijë lekë.Me propozimet e reja Saranda do të ndahet në 5 zona kadastrale. Në 2 prej tyre pikërisht zonat nr. 1 dhe nr. 3 propozohen çmime reference 100 mijë lekë. Krahasuar me çmimin e mëparshëm rritja është 78,6%.Zona nr.1 e bashkisë së Selenicës do të ketë çmime 98 mijë lekë për metër katror, duke u renditur në zonat me rritjen më të lartë prej 58,6%.Konispoli është një tjetër bashki me rritjen më të lartë të çmimeve të referencës. Nga 28 mijë në 57 mijë lekë për metër katror propozohet çmimi i ri nga Ministria e Financave. Rritja 103,6%.Pas Konispolit propozohet që edhe bashkia e Sarandës të këtë çmime të lartë reference.Në Kavajë zona nr.1 do të ketë rritje më të lartë prej 47%.Në Radhimë të Vlorës propozohet rritje reference 45,6% nga 61,800 që ishte më parë në 90 mijë lekë për metër katror.Në Juglindje të Shqipërisë çmimet më të larta të referencës do të jenë në zonën kadastrale nr.1 të Korçës nga 48,5 mijë lekë që ishte çmimi i vetëm i Korçës për zonën e re propozohet 70 mijë lekë për metër katror. Rritja 44,3%. Qyteti i Korçës propozohet të ndahet në 4 zona kadastrale.Qyteti i Pogradecit gjithashtu do të ndahet në 2 zona kadastrale me rritje çmimi 20% vetëm në zonën nr.1 nga 49,9 mijë lekë çmimi i referencës propozohet në 60 mijë lekë. Ndërsa zona nr.2 në Pogradec ka pësuar rritjen më të ulët në rang vendi prej 0,2%.Bashki të tjera për të cilat propozohet rritje e lehtë e çmimeve të referencës është ajo e Bulqizës me 0,5%. Çmimi i ri propozohet 42 mijë lekë. Orikumi me rritje 1,7%. Zona 12 në Durrës prej 0,7%. Zona 5 në Shkodër 1.7%. Bashkia e Milotit 5,7%. Vlerat e reja i përafrohen tregut Në relacionin e projektligjit Ministria e Financave argumenton se ndarja e zonave për caktimin e çmimeve mesatare referuese është bazuar mbi këto faktorë: nga të dhënat kadastrale mbi shitblerjet; struktura dhe hierarkizimi i sistemit urban me një fokus të veçantë mbi zonat me kategori përdorimi banimin, bazuar mbi përcaktimet e planeve të përgjithshme vendore; ndërlidhja e hierarkisë hapësinore dhe çmimeve të tregut për të përcaktuar një logjikë ndarëse, që mund të parashikojë tendencat e ardhshme të tregut imobiliar.“Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në zbatim të detyrave për evidentimin e çmimeve mesatare të ndara sipas zonave, realizoi grumbullimin e të gjitha kontratave të shitblerjeve për periudhën 2022-2024. Të dhënat specifike, të mbledhura për çdo kontratë, përfshijnë: zonën, numrin e pasurisë, sipërfaqen në metra katrorë, vlerën e kontratës dhe datën e kontratës.Analiza u kufizua vetëm tek të dhënat për llojin e pasurisë “apartament” dhe “ndërtesë”, referuar objektit të Urdhrit. Këto të dhëna u organizuan sipas bashkive, të cilat u ndanë bazuar në zonat përkatëse. Gjithashtu, u bë konvertimi i vlerave monetare në lekë, duke përdorur kursin mesatar të këmbimit për monedhat e huaja (euro, dollarë, franga, paund, etj.) gjatë periudhës së shqyrtuar. Çmimi për metër katror u llogarit për çdo kontratë.Në çdo zonë, të dhënat u ndanë më tej sipas blloqeve, që janë njësitë më të vogla me të dhëna digjitale të disponueshme nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Mbi këto blloqe, u përllogarit çmimi mesatar për metër katror për çdo bllok. Nga analiza u përjashtuan vlerat, të cilat nuk kanë logjikë ekonomike dhe ato më të ulëta se çmimi referencë.Përpunimi i të dhënave përfshiu edhe analizën e informacioneve hartografike kadastrale, duke përdorur hartat digjitale të regjistrimit fillestar të zonave, që përfshijnë bashkitë dhe zonën bregdetare të specifikuar në Urdhër. Hartat u gjeneralizuan deri në nivelin e blloqeve dhe më pas u lidhën me të dhënat alfanumerike, bazuar në numrin e bllokut.Rezultatet, në formën e të dhënave hartografike dhe alfanumerike, u paraqitën në formatin e files “shape” dhe “.kmz”, ku për çdo bllok që përmbante transaksione ishin të paraqitura numri i transaksioneve dhe çmimi mesatar për metër katror.Përcaktimi i ndarjeve zonale është bazuar mbi një logjikë hapësinore që merr parasysh disa karakteristika të qyteteve për të bërë diferencimin e çmimeve. Këto përfshijnë:– Afërsinë me zonën qendrore të qytetit – duke supozuar që zhvillimi ekonomik, kërkesa dhe si rrjedhojë dhe çmimet e banesave janë përgjithësisht më të larta në zonat qendrore të qyteteve.– Afërsinë me polet e zhvillimit strategjik të qytetit – projektet dhe investimet strategjike përbëjnë një motor ekonomik që parashikohet të rrisë zhvillimin dhe si rrjedhojë çmimet e banesave në këto zona. Këto projekte që planifikohen për t’u zhvilluar janë marrë në konsideratë për ndarjen e zonave dhe përcaktimin e çmimeve.– Afërsinë me rrugët kryesore të aksesit ndaj qytetit (arteriet) – afërsia me akset qendrore të transportit është një nga faktorët për çmimet më të larta në tregun imobiliar për shkak të rritjes së aksesit fizik.– Afërsinë me zonat historike të qytetit – zonat historike kanë vecoritë e tyre arkitekturore dhe urbanistike dhe si të tilla, mendohet që çmimi referencë i banesave të pasqyrojë këto veçori.– Për bashkitë bregdetare, afërsia me zonën bregdetare – duke qënë se ka një fokus më të madh mbi zhvillimin e bregdetit nëpërmjet strukturave akomoduese dhe potencialit të turizmit, banesat në fashat bregdetare konsiderohen më atraktive dhe si rrjedhojë vërehet një ndryshim te çmimi”, shpjegohet në relacionin që shoqëron projektligjin. / D.AzoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

    Pronat, qeveria përcakton çmimet e referencës në 11 qarqe

    Nga 1 janari i vitit 2026, çdo qytetar do të ketë mundësinë të kryejë rivlerësimin e banesës së tij në bazë të çmimeve të reja të referencës, të publikuara tashmë për konsultim publik.
    Sipas draftit të hedhur për konsultim nga qeveria propozues, kërkesa për rivlerësim mund të paraqitet pranë Agjencisë së Kadastrës, duke përfituar nga një normë e reduktuar tatimore prej 5%.
    Çmimet e reja të referencës, të propozuara nga Financat, bazohen në analizat e transaksioneve të shitblerjes gjatë periudhës 2022–2024 dhe prekin 11 qarqe të vendit, përfshirë Durrësin, Fierin, Korçën dhe Vlorën. Ndarja e qyteteve në zona dhe përcaktimi i çmimeve është bërë sipas afërsisë me qendrat urbane, rrugët kryesore dhe zonat historike.
    Vihet re një rritje e çmimeve të referencës në zonat turistike si Durrës dhe Vlorë. Në Durrës, çmimet variojnë sipas zonës nga 45 mijë deri në 200 mijë lekë për metër katror.

    Çmimi maksimal përfshin pikërisht zonën e Portit të këtij qyteti bregdetar, ndërsa në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, çmimi shkon në 140 mijë lekë për metër katror.

    Në Vlorë, çmimin më të lartë e ka zona 1 në qytet me 140 mijë lekë, ndërsa ky çmim në Sazan llogaritet në 200 mijë lekë për metër katror. Ndërsa çmimi në Himarë në 5 zonat kadastrale varion nga 45 mijë deri në 140 mijë lekë për metër katror.
    E vetmja bashki ku çmimet referuese nuk kanë ndryshuar është Bashkia Tiranë. Për kryeqytetin, do të vijojë të përdoret e njëjta skemë vlerësimi si më parë.
    Ministria e Financave e argumenton këtë nismë me rritjen me mbi 23% të çmimeve të banesave vetëm në gjysmën e dytë të vitit 2024. Me një kosto të ulët dhe procedura të qarta, projektligji synon të ndihmojë qytetarët të reflektojnë vlerën reale të pronave të tyre. Për qeverinë, ky reformim pritet të sjellë rritje në të ardhurat vendore dhe të përmirësojë drejtësinë në sistemin e taksimit të pasurive të paluajtshme.
    Përvoja e mëparshme ka treguar një interes të lartë nga qytetarët për procesin e rivlerësimit, që solli mbi 254 mijë aplikime dhe të ardhura në buxhet mbi 23 miliardë lekë vetëm në tre fushatat e fundit.
    Tv Klan

  • Çmimet e reja të referencës, “Zona 13” në Durrës dhe Sazani më të shtrenjtët në Shqipëri

    Çmimet e reja të referencës, “Zona 13” në Durrës dhe Sazani më të shtrenjtët në Shqipëri

    Me çmimet e reja të referencës, ‘Zona 13’ në Durrës dhe ishulli i Sazanit në Vlorë do të jenë zonat më të shtrenjta në Shqipëri.
    Çmimi referencë për apartamente në këto zona do të jetë 200 mijë lekë (2 mijë euro), duke i bërë ato me përjashtim të Tiranës, zonat më të shtrenjtat në rang vendi.
    Me referencat e reja një metër katror në zonën më të frekuentuar të bregdetit të Durrësit që është ‘Zona 13’ e njohur si lagjia e Plazhit, pritet të kushtojë 2 mijë euro dhe kjo përbën një rritje 323% në raport me referencën aktuale prej 472 euro/metri.
    Sakaq për Sazanin rritja rezulton 223% në raport me referencën aktuale. Nga shtatori i këtij viti në ishullin e Sazanit pritet të nisë ndërtimi i vilave dhe resortit luksoz me vlerë 1.4 miliardë euro, i kompanisë Affinity Partners të Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

  • Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan

    Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan

    Ashtu si dy vite më parë në muajin korrik 2023 kur qeveria miratoi rritjen e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës deri në 76%, nga Ministria e Financave janë propozuar çmimet e reja të referencës për të gjitha rrethet në rang vendi deri në 3-fishim të tyre në Durrës.Në projektligjin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”, propozohet ndryshimet e çmimeve të referencës për të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashtuar 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe njësitë administrative, çmimet e të cilave ndryshuan në muajin korrik 2023.Projektligji është publikuar në konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe parashikohet të nisë zbatimin nga 1 janari 2026.Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit në vlerën e 200,000 lekëve për metër katror për zonën kadastrale nr.13 nga 67,500 që ishte më parë çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës. Kjo zonë është në Protin e Drrësit, ku po ndërtohet projekti i Marinës së Jahteve.Durrës Marina arkëtoi 22 milionë euro në vitin 2023 nga shitja e apartamenteve “në ajër”Referuar tabelave të publikuara në projektligj dhe referuar çmimeve të referencës të miratuara në 2019, në Durrës çmimet e referencës janë deri trefishuar.Për Durrësin dhe shumë qytete kryesore të Shqipërisë, Ministria e Financave ka propozuar për disa ndarje zonash kadastrale me çmime të ndryshme, nga një çmim të vetëm që kishin më parë të gjitha rrethet. Diferenca bëhej vetëm me kryeqytetin, i cili është i ndarë në 32 zona kadastrale. Çmimi më i lirë në Durrës është propozuar për zonën kadastrale 8 në vlerën 45 mijë lekë për metër katror.Ndërsa në zonën 6 është propozuar çmim 140 mijë lekë për metër katror, për zonën 1 çmimi i propozuar është 124 mijë për metër katror dhe zona 10 kadastrale do të jetë me referencë 100 mijë lekë.Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamëz. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që variojnë nga 45 mijë, 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me 2019.Ndërsa krahasuar me çmimin e zonës së re përfshihet më vetë për herë të parë siç është ishulli i Sazanit (ku për Vlorën çmimi i propozuar në Sazan është më i larti), rritja rezulton 223%. Në Sazan pritet të ndërtohet projekti prej1.4 miliard euro, nga kompania Affinity Partners e sipërmarrësit Jared Kushner, dhëndri i Presidentit Trump.Projekti i Sazanit merr statusin Investitor Strategjik, resorti 1.4 mld euro, shteti pjesëmarrësNdërsa çmimi i propozuar për Rradhimën është 90 mijë lekë për metër katror me rritje 45,6% nga çmimi i mëparshëm që ka pasur Vlora. Në Orikum çmimi i ri propozohet 61 mijë lekë për metër katror me rritje 2%.Saranda propozohet të ndahet në 5 zona kadastrale nga një të vetëm që kishte më parë. Çmimet e reja variojnë nga 65 mijë deri në 100 mijë lekë për metër katror nga 60 mijë që ishte më parë. Rritje rreth 79%.Në Fier, rritja e çmimeve varion nga 8 në 22%.Në Elbasan referenca janë shtrenjtuar nga 5 deri në 20%.Në Korçë, Zona 1 ka shtrenjtimin më të lartë me 44.3%, duke arritur në 70 mijë lekë, nga 48,500 lekë që ishte më parë referenca për gjithë Korçën.Në Shkodër, Zona 6 është rritur me gati 30% në 70 mijë lekë për metër katror.Për hatën e zonave kliko në link: https://albania-satellit.maps.arcgis.com/apps/dashboards/0c30f657437240d1820039d914a88e85Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për plazh Durrës e Sazan

    Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për plazh Durrës e Sazan

    Ashtu si dy vite më parë në muajin korrik 2023 kur qeveria miratoi rritjen e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës deri në 76%, nga Ministria e Financave janë propozuar çmimet e reja të referencës për të gjitha rrethet në rang vendi deri në 3-fishim të tyre në Durrës.Në projektligjin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”, propozohet ndryshimet e çmimeve të referencës për të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashtuar 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe njësitë administrative, çmimet e të cilave ndryshuan në muajin korrik 2023.Projektligji është publikuar në konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe parashikohet të nisë zbatimin nga 1 janari 2026.Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit në vlerën e 200,000 lekëve për metër katror për zonën kadastrale nr.13 nga 67,500 që ishte më parë çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës.Referuar tabelave të publikuara në projektligj dhe referuar çmimeve të referencës të miratuara në 2019, në Durrës çmimet e referencës janë deri trefishuar.Për Durrësin dhe shumë qytete kryesore të Shqipërisë, Ministria e Financave ka propozuar për disa ndarje zonash kadastrale me çmime të ndryshme, nga një çmim të vetëm që kishin më parë të gjitha rrethet. Diferenca bëhej vetëm me kryeqytetin, i cili është i ndarë në 32 zona kadastrale. Çmimi më i lirë në Durrës është propozuar për zonën kadastrale 8 në vlerën 45 mijë lekë për metër katror.Ndërsa në zonën 6 është propozuar çmim 140 mijë lekë për metër katror, për zonën 1 çmimi i propozuar është 124 mijë për metër katror dhe zona 10 kadastrale do të jetë me referencë 100 mijë lekë.Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamëz. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që variojnë nga 45 mijë, 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me 2019.Ndërsa krahasuar me çmimin e zonës së re përfshihet më vetë për herë të parë siç është ishulli i Sazanit (ku për Vlorën çmimi i propozuar në Sazan është më i larti), rritja rezulton 223%.Ndërsa çmimi i propozuar për Rradhimën është 90 mijë lekë për metër katror me rritje 45,6% nga çmimi i mëparshëm që ka pasur Vlora. Në Orikum çmimi i ri propozohet 61 mijë lekë për metër katror me rritje 2%.Saranda propozohet të ndahet në 5 zona kadastrale nga një të vetëm që kishte më parë. Çmimet e reja variojnë nga 65 mijë deri në 100 mijë lekë për metër katror nga 60 mijë që ishte më parë. Rritje rreth 79%.Në Fier, rritja e çmimeve varion nga 8 në 22%.Në Elbasan referenca janë shtrenjtuar nga 5 deri në 20%.Në Korçë, Zona 1 ka shtrenjtimin më të lartë me 44.3%, duke arritur në 70 mijë lekë, nga 48,500 lekë që ishte më parë referenca për gjithë Korçën.Në Shkodër, Zona 6 është rritur me gati 30% në 70 mijë lekë për metër katror.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Çmimet e reja të referencës, eksperti: Do shtrenjtohen ndërtimet, të rishikohet tatimi mbi pronën

    Çmimet e reja të referencës, eksperti: Do shtrenjtohen ndërtimet, të rishikohet tatimi mbi pronën

    Qeveria shqiptare është duke përgatitur çmimet e reja të referencës për banesat të cilat pritet të rrisin kostot për ndërtuesit dhe si rrjedhojë edhe për blerësit fundor. Sipas kreut të Shoqatës së Pasurive të Paluajtshme Reinaldo Pipiria, çmimet e reja do të kenë disa efekte negative.

    Një çmim më i rritur i referencës do të ketë një taksë më të lartë por ndërtuesit do ti paguajnë të gjitha këto që do të thotë se do të kenë më shumë nevojë për para, përpara se të zhvilloj lejen e ndërtimit. Edhe për procesin e rishitjes e detyron mbajtësin e pronës të paguaj një taksë më të madhe”, u shpreh Pipiria.

    Emergjente sipas Pipirias është rishikimi jo vetëm i çmimeve të pronave, nga toka tek ndërtesat, por dhe i sistemit të tatimit mbi këto transaksione.

    Pa u bërë një studim për vlerën e pronës nuk mund të nxjerrësh çmimet e reja të referencës, pa pasur këto çmime të reja nuk mund të fillosh taksimin për shtëpinë e parë, të dytë dhe të tretë. Mendoj që është momenti i duhur për të bërë një reformim të të gjithë sistemit të çmimeve të referencës shoqëruar dhe me një taksim të pronës”, tha ai.

    Drejtori i shoqatës shprehet kundër edhe për ngritjen e taksës lidhur me banesën e dytë e cila sipas tij rrit kostot e mbajtjes së një shtëpie në zonat turistike dhe demotivon shtresën e mesme për rritjen e standardit të jetesës.

  • Gati çmimet e reja të referencës, Rama: Taksë më e lartë për shtëpinë ë dytë, mbyllim legalizimet

    Gati çmimet e reja të referencës, Rama: Taksë më e lartë për shtëpinë ë dytë, mbyllim legalizimet

    Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Durrësi se shumë shpejt do të dalin çmimet e referencës për banesat.

    Rama: Do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do kenë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës.
    Kreu i qeverisë  u ndal te legalizimet ku vendosi edhe një afat kohor për përfundimin e  tyre.

    Rama: Legalizimet duhet të mbyllen, do t’i mbyllim brenda mandatit të katërt duhet të marrim përfundimisht legalizimet, s’ka më proces. Pronë që kthehet në pallat. Duhet të shmangim gjelat në prokurori dhe gjykata që bëjnë lojërat më të çuditshmet, nga IMT, IKMT, policia bashkiake që e ka këtë shtesën me leje po është vetë pa leje. Goditje për të mëdhenjtë, kufizim për të vegjlit. Atyre në fshat për një avlli u shfaqet polici në derë, kurse për ata që fitojnë miliona s’ka polici, gjykatë jo. Kjo do të vijojë siç ka filluar.
    Rama kërkoi edhe bashkëpunim me universitetet për burimet njerëzore nëpër institucione./vizionplus.tv

  • “Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

    “Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

    Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim në qytetin e Durrësit, me kryetarët e bashkive.
    Gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se në javët në vijim do të publikohen shumë shpejt çmimet e referencës së banesave.
    Më tej, kryeministri bëri të ditur se taksa për shtëpitë e dyta do të jetë më e madhe, se sa për shtëpitë e para.
    “Kam një gjë për të shtuar dhe ministri mbase mund të më plotësojë.
    Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Çmimet e reja të referencës do të kenë dhe një element tjetër të ri që taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se sa për shtëpinë e parë.
    Sidomos bashkitë e bregdetit do të kenë një të ardhur domethënëse të shtuar nga ky proces. Sepse shume njerëz në bregdet kanë shtëpi të dyta.
    Por duke patur parasysh se çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë do të ketë të ardhura shumë më tepër, sepse është baza kryesore ne të gjitha bashkitë e botës”, tha Rama.

  • “Do të paguani më shumë taksa për shtëpinë e dytë”, Rama: Brenda pak javësh dalin çmimet e reja të referencës

    “Do të paguani më shumë taksa për shtëpinë e dytë”, Rama: Brenda pak javësh dalin çmimet e reja të referencës

    Kryeministri Edi Rama këtë të premte zhvilloi një mbledhje me të gjithë kryetarët e Bashkive të Vendit. Krah Ramës ishte edhe minsitri i Financave Petrit Malaj i cili bëri me dije se janë drejt finalizimit të çmimeve të reja të transparencës.
    Duke qenë se vlera e pronave është rritur me 26%, ministri shtoi se taksa e tyre ashtu sikurse dhe në vendet e tjera të Europës do të duhet që të ketë të njëjtën rëndësi.
    “Ne jemi drejt finalizmit të çmimeve të reja të referencës. Vlera e pronave është rritur me 26%. Taksa e pronës është një nga taksat kryesore në të gjitha bashkitë e Evropës dhe duhet të ketë të njëjtën rëndësi edhe për bashkitë e vendit tonë. Paralelisht me taksën do të bëjmë edhe prezantimin e rivlerësimit të pronave që do të bëhet me në normë tatimore të reduktuar.
    Krahas vlerës së re të pronave, qytetarët do kenë mundësi të bëjnë dhe rivlerësimin e pronave”, tha Malaj, ndërkohë që gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se brenda pak ditësh do të publikohen edhe çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme, të cilat do të përfshijnë për herë të parë edhe një diferencim të taksës mes shtëpisë së parë dhe të dytës.
    Sipas kryeministrit taksa për shtëpinë e dytë, sidomos për ato në zonat bregdetare, do të jetë më e lartë.
    “Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Çmimet e reja do të kenë dhe një element tjetër. Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se sa për shtëpinë e parë. Bashkitë, sidomos ato të bregdetit do kenë një të ardhur domethënëse nga ky proces.
    Pasi shumë persona në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Nga ana tjetër duke pasur parasysh që çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë kush do ta menaxhojë mirën taksën e pasurisë do të ketë të ardhura të mira, një gjë duhet pasur parasysh.
    Në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël por në disa bashki taksa e tavolinës, ose taksa e tabelës…ka dhe raste ekstravagante të këtyre që merren me miniera iu vënë dhe taksa lokale të çuditshme, por edhe këtu duhet pasur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi e gjitha.
    Ministria e Financave do na japë një udhërëfyes për tu pasur parasysh në kushte kur me futjen e çmimeve të reja të referencës taksa e pronës do të rritet dhe me kushtet kur për herë të parë do fusim konceptin e shtëpisë së dytë. Të gjithë këta që kanë shtëpitë në bregdet do duhet të paguajnë më shumë”, tha Rama.

  • Rama: Do të dalin çmimet e reja të referencës; Taksa për shtëpinë e dytë më e madhe se e para

    Rama: Do të dalin çmimet e reja të referencës; Taksa për shtëpinë e dytë më e madhe se e para

    Brenda pak ditësh do të dalin çmimet e reja të referencës, deklaroi kryeministri Rama, ndërsa shtoi se risi do të jetë që taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se e para.“Punë ditësh ose javësh, do dalin çmimet e reja të referencës. Do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do ketë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta.Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rritën në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do ta menaxhojë taksën e pasurisë mirë do ketë të ardhura shumë më tepër, sepse ajo është baza kryesore në të gjithë bashkitë e botës.Një gjë duhet patur parasysh se në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk na bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël, por në disa bashki taksa e tavolinës psh apo të tjera. ka edhe raste ekstravagante fare i këtyre që merren me miniera apo investime në energji iu vënë taksa lokale të çuditshme por edhe këtu duhet patur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi dhe për këtë besoj se ministria e Financave do të na japë një udhërrëfyes”, u shpreh kryeministri Rama.Ministri i Financave Petrit Malaj deklaroi se paralelisht me taksën do të prezantohet edhe rivlerësimi i pronave.“Ne jemi drejt finalizimit të çmimeve të reja të referencës. Paralelisht vlera e pronave është rritur rreth 26%. Pra është një rritje që do të shtojë edhe vlerën për sa i përkthehet të ardhurave më bashkitë. Taksa e pronës është një nga taksat më të rëndësishme në bashkitë e Europës, duhet të zë të njëjtën peshë edhe në vendin tonë. Paralelisht që me taksën ne do të bëjmë prezantimin e rivlerësimit të pronave, që do të bëhet me një normë tatimore të reduktuar. Kështu që do t’iu japim mundësi të gjithë qytetarëve shqiptarë, që krahas vlerës së re të pronave të tyre të bëjnë dhe rivlerësimin e pronave që kanë aktualisht”, deklaroi ministri.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.