Pavarësisht rritjes së çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve të propozuara nga Ministria e Financave, qytetarët e bashkive të Fushë-Arrëzit, Bajram Currit, Vaut të Dejës e më tutje e Çorovodës, Kuçovës apo Klosit do të vijojnë të paguajnë më pak detyrim për taksën e ndërtesës së banimit sesa qytetet e tjera.Me më tepër detyrime do të ngarkohen banorët e qyteteve turistike, përshirë Durrësin dhe zonat përreth tij, të Himarës, Radhimës dhe Lungomares në Vlorë, Konispolit dhe të Sarandës. Teksa detyrim më të lartë për zonat urbane pritet të ketë për banorët e qytetit të Korçës, zonës së Kamzës, e ndjekur nga qytete si Fieri dhe Shkodra.“Monitor” zbardh llogaritjet se sa do të rritet detyrimi për taksës e ndërtesës së banimit për 119 zonat kadastrale në 12 qarqet e vendit, pas ndryshimeve të propozuara për rritjen e çmimeve të referencave.Bazuar në metodologjinë e llogaritjes së taksës së ndërtesës, rezulton se në rang vendi, detyrimet për familjarët në rrethe do të rriten në të njëjta nivele me referencat.Pra nga 0,2% që do të jetë rritja më e ulët e detyrimit për familjet në Pogradec, deri në 224% që do të jetë niveli më i lartë i rritjes së detyrimit, për banorët që do të banojnë në ishullin e Sazanit.Deri tani ishulli i Sazanit, nuk ka qenë i banueshëm. Ky i fundit përfshihet për herë të parë si zonë kadastrale në hartën e metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, pas prezantimit për zhvillimin e projektit rezidencial nga kompania Affonity Partners e sipërmarrësit Jared Kushmer, dhëndri i Presidentit Donald Trump.Nga llogaritjet se rezulton se rritja e detyrimeve për taksën e banesës, për familjet në rrethe do të jetë në të njëjtën nivele me rritjen e çmimeve të referencës.Pasi baza e llogaritjes së vlerës së apartamentit janë çmimet e referencës. Ndërsa shkalla e taksës në rang vendi është sa 0,05% e vlerës së apartamentit. Bashkitë kanë drejtë që me vendime të Këshillit Bashkiak, të rrisin apo të ulin shkallën e taksës deri 30%.Edhe për 32 zonat kadastrale të Tiranës detyrimet e familjeve për taksën e ndërtesës u rritën nga 5 deri 76%, në njëjtat nivele që u rritën çmimet e referencës në muajin korrik 2023.Për Tiranën rritja e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës nisi të paguhet prej muajit gusht 2023.Ndërsa për referencat e reja qeveria përcakton në projektvendim se do të nisë zbatimi nga 1 janari 2026. Për rrjedhojë në rrethe edhe efektet për llogaritjen e detyrimit të ri të taksës së ndërtesës do të nisin nga 1 janari 2026.Shembujt sa rriten detyrimet për qytetet Durrës, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Pogradecit etj.Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2 në qytetin e Durrësit, pavarësisht zonës në të cilën vendndodhet ndërtesa, aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 3,038 lekë apo 253 lekë në muaj për taksën e ndërtesës.Për llogaritjen e detyrimit së pari përcaktohet vlera e apartamentit sipas çmimeve referencë të miratuar nga qeveria.Për qytetin e Durrësit çmimi i referencës është 67,500 lekë/m2. Vlera e apartamentit 90 m2 x 67,500 lekë/m2 = 6,075,000. Detyrimi i taksës sa 0,05% e vlerës së apartamentit: 0,05% x 6,075,000 = 3,038 lekë.Por me çmimet e reja të referencës që u propozuan nga qeveria Durrësi do të ndahet në 13 zona kadastrale. Nëse një qytetar i Durrësit banon pranë zonës së Portit, ku është përcaktuar si zona kadastrale nr.13 dhe propozohet çmimi reference prej 200 mijë lekë/m2 ai do të paguajë për taksën e ndërtesës 9,000 lekë në vit apo 750 lekë në muaj. Pra këtij qytetari detyrimi për taksën do t’i rritet 196% sa rritet edhe referenca.Mbështetur në të njëjtën llogaritje të metodologjisë një qytetar në Vlorë që disponon një apartament me sipërfaqe 90 m2 pavarësisht vendndodhjes sot paguan për taksën e ndërtesës detyrimin me vlerë 2,781 lekë në vit apo 232 lekë në muaj.Në projektvendim Vlora është propozuar të ndahet në 7 zona kadastrale (brenda Vlorës më vetë janë përfshirë Radhima, Orikumi dhe Sazani).Nëse ai disponon një apartament në zonën nr. 1 kadastrale që në terren përkon me zonën e Lungomares do të paguajë detyrimin vjetor për taksën në vlerën e 4,410 lekëve në vit apo 367 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 59%. Për këtë zonë është propozuar çmimi referencë prej 98,000 lekë/m2.Në Sarandë pavarësisht vendndodhjes, një qytetar për një apartament banimi me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,520 lekë apo prej 210 lekë në muaj.Por me referencat e reja Saranda ndahet në 5 zona kadastrale, dhe për një apartament me lokacion afër detit që është zona kadastrale nr.1 dhe propozohet çmimi referencë prej 100 mijë lekë/m2 nga 56 mijë lekë/m2 që është aktualisht, detyrimi për taksën do të jetë 4,500 lekë në vit apo 375 lekë në muaj. Rritja 79%.Për një familje në Elbasan detyrimi për taksën do të rritet nga 5 deri në 19%. Nga 2,264 lekë në vit që paguhet për zonën nr.1 që përkon në terren rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” detyrimi i ri do të jetë 2,700 lekë në vit dhe për zonën nr.3, që përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” detyrimi i ri do të jetë 2,385 lekë në vit.Për familjet që banojnë në zonën nr.2 të Elbasanit, që përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” nuk do të ndryhsojë detyrimi vjetor prej 2,264 lekë për taksën e ndërtesës, pasi nuk ndryshon vlera e çmimit të referencës.Vlera e referencës së mëparshme për qytetin e Elbasanit ishte 50,300 lekë/m2. Propozohen vlera të reja përkatësisht 60 mijë lekë/m2 për zonën nr.1 dhe 53 mijë lekë për zonën nr.3.Banesat e banimit për familjet e qytetit të Pogradecit do të ndahen në dy zona kadastrale. Aktualisht të gjitha familjet në këtë qytet paguajnë 2,246 lekë në vit për taksën e ndërtesës apo 187 lekë në muaj.Por ata banorë që disponojnë p.sh. një apartament me sipërfaqe 90 m2 pranë zonës së 1 Majit apo stadiumit “Gjergji Kyçyku” që është përcaktuar si zonë kadastrale nr. 1 do të paguajnë 2,700 lekë në vit detyrim për taksën apo 225 lekë në muaj. Rritja do të jetë 20%.Për të parë zonat në hartë kliko: https://monitor.al/publikohen-hartat-e-zonave-kadastrale-per-cmimet-e-references-per-61-bashkite/Shembujt sa do të ndryshojë detyrimi për bashkitë Kukës, Fushë Arrëz etj.Familjet në Fushë-Arrëz edhe pas ndryshimeve të propozuara për referencat do të vijojnë të paguajnë detyrimin më të ulët për taksën e ndërtesës në rang vendi.P.sh nëse një banor në këtë zonë disponon një banesë me sipërfaqe 90 m2 aktualisht paguan 338 lekë në vit apo 28 lekë në muaj. Me referencën e re, detyrimi vjetor për taksën do të jetë 473 lekë në vit apo 40 lekë në muaj. Rritja 40%.Një familje në Kukës aktualisht paguan një detyrim vjetor prej 2,430 lekë në vit apo 202 lekë në muaj. Me rritjen e referencës 7% edhe detyrimi për taksën do t’i rritet në të njëjta nivele. Do të paguhet 2,610 lekë në vit apo 217 lekë në muaj.Ashtu si edhe në Tiranë edhe për familjet që jetojnë në rrethe detyrimin për taksën e ndërtesës paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.Për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, por që janë privatizuar nga familjet shqiptare në vitin ’92 sipas legjislacionit të miratuar për privatizimin e banesave, për rastet kur ndaj kësaj pronë nuk është kryer asnjë transaksion shitblerje, detyrimi për taksën llogaritet sa 70% e vlerës së apartamentit. / Dorina AzoTabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e Sazan Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: referencës
-

Ekspertët: Çmimet e reja të referencës, më pranë tregut! Rivlerësimi i pasurisë, mundësi fitimi për qytetarët
Çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme, që shërbejnë si bazë për tatimin dhe procedurat ligjore, po pësojnë ndryshime të ndjeshme. Sipas ekspertëve, në shumë zona, si Durrësi, vlerat e reja janë më afër realitetit të tregut, por rritja e tyre do të shtrenjtojë blerjen e banesave.
“Çmimet e referencës vendosen nga shteti si bazë për tatimin, por shpesh ato janë më të ulëta ose më të larta se çmimi i tregut. Kjo krijon probleme si për shitësin, ashtu edhe për blerësin”, thotë Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut imobiliar.
“Ndryshimi në Durrës ishte i vonuar, por i nevojshëm. Investitorët e huaj kanë rritur kërkesën, duke e bërë të vështirë për qytetarët vendas të blejnë prona në këto zona të lakmuara”, shton Artjon Bajrami, gjithashtu ekspert i tregut imobiliar.
Ekspertët kërkojnë përditësim të vazhdueshëm të çmimeve të referencës dhe zgjerim të zonave të ndërtimit, për të balancuar tregun mes kërkesës së të huajve dhe mundësive të vendasve. Ndërkohë, një tjetër mundësi për qytetarët është rivlerësimi i pasurisë, i cili u lejon pronarëve të deklarojnë një vlerë më të lartë për banesën, duke paguar më pak tatim në rast shitjeje.
“Rivlerësimi është një mundësi reale për ata që kanë blerë një pronë vite më parë. Me tatimin e reduktuar, qytetarët kursejnë ndjeshëm në momentin e shitjes”, thotë eksperti Demirxhiu.
Sipas të dhënave, Durrësi po shndërrohet në një nga tregjet më të shtrenjta të pasurive të paluajtshme në vend. Por ndërsa tregu po shkon drejt formalizimit, ekspertët paralajmërojnë se mbështetja për blerësit vendas është më e nevojshme se kurrë. -

“Rivlerësimi i pasurisë, mundësi fitimi për qytetarët”, ekspertët: Çmimet e reja të referencës, më pranë tregut
Çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme, që shërbejnë si bazë për tatimin dhe procedurat ligjore, po pësojnë ndryshime të ndjeshme. Sipas ekspertëve, në shumë zona, si Durrësi, vlerat e reja janë më afër realitetit të tregut, por rritja e tyre do të shtrenjtojë blerjen e banesave.
“Çmimet e referencës vendosen nga shteti si bazë për tatimin, por shpesh ato janë më të ulëta ose më të larta se çmimi i tregut. Kjo krijon probleme si për shitësin, ashtu edhe për blerësin”, thotë Ervin Demirxhiu, ekspert i tregut imobiliar.“Ndryshimi në Durrës ishte i vonuar, por i nevojshëm. Investitorët e huaj kanë rritur kërkesën, duke e bërë të vështirë për qytetarët vendas të blejnë prona në këto zona të lakmuara”, shton Artjon Bajrami, gjithashtu ekspert i tregut imobiliar.
Ekspertët kërkojnë përditësim të vazhdueshëm të çmimeve të referencës dhe zgjerim të zonave të ndërtimit, për të balancuar tregun mes kërkesës së të huajve dhe mundësive të vendasve. Ndërkohë, një tjetër mundësi për qytetarët është rivlerësimi i pasurisë, i cili u lejon pronarëve të deklarojnë një vlerë më të lartë për banesën, duke paguar më pak tatim në rast shitjeje.
“Rivlerësimi është një mundësi reale për ata që kanë blerë një pronë vite më parë. Me tatimin e reduktuar, qytetarët kursejnë ndjeshëm në momentin e shitjes”, thotë eksperti Demirxhiu.
Sipas të dhënave, Durrësi po shndërrohet në një nga tregjet më të shtrenjta të pasurive të paluajtshme në vend. Por ndërsa tregu po shkon drejt formalizimit, ekspertët paralajmërojnë se mbështetja për blerësit vendas është më e nevojshme se kurrë. -

Ngritja e çmimit të apartamenteve, rritja e ofertës mund të mbajë nën kontroll tregun
Çmimet e reja te referencës për pasuritë e paluajtshme që pritet të futen në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm, edhe pse ne letra rrisin ndjeshëm vlerën e apartamenteve në zona të caktuara, në realitet duket se pasqyrojnë çmimet reale. Të paktën të këtij mendimi janë edhe agjentët imobiliarë të Durrësit, ku janë të paktën dy zona, që çmimi i referencës është nga më të lartit në të gjithë vendin.
Por përafrimi i çmimeve të pasurive të paluajtshme me atë të tregut ka ngritur edhe një herë problemin e pamundësisë së familjeve shqiptare, veçanërisht ato të reja për të patur një banesë të tyre.
Fakti është që aktualisht në Durrës motori i tregut imobiliar janë të huajt që blejnë apartamente të ndjekur nga shqiptarët me banim jashtë vendit. Ndërsa vendasit që punojnë në Durrësit blejnë shumë pak.
Agjenti imobiliar tregon një nga rrugët që edhe vendasit të kenë mundësi për një banesë të tyre.
Mbi 50 përqind e të huajve që kanë blerë apartamente në Durrës jetojnë vetë, ndërsa pjesa tjetër i përdorin në funksion të turizmit. -

Taksa për pasuritë e paluajtshme në diskutim publik
Qeveria ka publikuar për konsultim publik metodologjinë e re për përcaktimin e taksës për pasuritë e paluajtshme dhe çmimet e reja të referencës në 61 bashki të vendit.
Projektvendimi i Ministrisë së Financave automatikisht do të rrisë detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës, ku çmimet më të larta janë përcaktuar në bashkitë bregdetare, sidomos në Durrës, Sarandë dhe Vlorë.
Metodologjia e miratuar nga qeveria përcakton se vlera e apartamentit që disponon një qytetar llogaritet mbi çmimet e referencës.
Ndërsa detyrimi për taksën e ndërtesës përcaktohet mbi vlerën e apartamentit. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit të taksave për qytetarët do të jetë në përqindje të njëjtë me rritjen e çmimeve të referencës. Shkalla e taksës së ndërtesës për qëllime banimi është 0,05% e vlerës së apartamentit.
Çmimet e referencës në Bashkinë e Durrësit variojnë nga 45 mijë lekë më i liri në 200 mijë lekë/m² më i shtrenjti. Ky çmim prej 2 mijë euro metri katror është në zonën e portit të Durrësit ku po ndërtohet marina e jahteve dhe ka një trefishim të çmimit, pasi më parë ishte 65 mijë lekë/m². Në zonën kadastrale 6, që përfshin gjirin e Lalzit, çmimi i referencës është përcaktuar 140 mijë lekë/m², ndërsa pjesa tjetër varion nga 124 mijë në 100 mijë lekë/m².
Qendra urbane e Vlorës është ndarë në 4 zona kadastrale, ku çmimet variojnë nga 65 mijë në 98 mijë lekë/m². Ndërkohë që për herë të parë edhe ishullit të Sazanit i është përcaktuar çmim reference prej 200 mijë lekë/m². Në Sazan pritet të ndërtohet projekti prej 1.4 miliardë eurosh i Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump.
Në Bashkinë Himarë çmimet variojnë nga 45 mijë në 140 mijë lekë/m². Çmimet më të larta janë në zonën detare të Dhërmiut, Jalës dhe Palasës, të cilat janë 100 mijë–140 mijë lekë/m².Ndërkohë, në zonën e Radhimës çmimi i referencës është 90 mijë lekë/metër katror.
Çmimet e referencës në Sarandë, në krahasim me çmimet që ishin më parë, janë rritur me 80%. Saranda aktualisht ndahet në 5 zona kadastrale me çmime që variojnë nga 65 mijë në 100 mijë lekë/m², çmimet më të larta në zonën qendrore të Sarandës dhe në Ksamil.
Edhe Korça ka rritje të çmimeve të referencës me rreth 45%. Çmimi më i lartë është 70 mijë lekë për metër katror.Po ashtu, edhe Shkodra ka një rritje të çmimeve të referencës me 30%, dhe veç zonës urbane edhe zona e Velipojës ka arritur një çmim reference prej 75 mijë lekë/m². Për qarkun Lezhë, çmimet variojnë nga 33 mijë në 70 mijë lekë për m², ku më të lartat janë çmimet në Shëngjin dhe në Tale.
Rritja e çmimeve fiskale do të sjellë rritje të pagesës vjetore të taksës së ndërtesës, si për apartamentet e banimit, ashtu edhe për bizneset. Kjo rritje për banorët e Bashkisë së Tiranës u bë në vitin 2023, të cilët u përballën me një rritje prej 75%.
Klan News -

Konsultimi i projektvendimit, sa do të rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe pas referencave të reja
Rritja e çmimeve të referencës për 61 bashkitë në vend, të publikuara së fundmi për konsultim te projektvendimi i Ministrisë së Financave, pritet automatikisht të rrisë detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës. Çmimet e referencës të vendosura nga qeveria, përdoren jo vetëm për shitblerjen e pasurive të paluajtshme, por edhe për llogaritjen e vlerës së pronës që disponojnë banorët.
Metodologjia e miratuar nga qeveria përcakton se vlera e apartamentit që disponon një qytetar llogaritet mbi çmimet e referencës. Ndërsa detyrimi për taksën e ndërtesës përcaktohet mbi vlerën e apartamentit. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit të taksave për qytetarët do të jetë në % të njëjtë me rritjen e çmimeve të referencës.
Sa rritet detyrimi për taksën e ndërtesës në rrethe
Rritja e çmimeve fiskale do të sjellë rritje të pagesës vjetore të taksës së ndërtesës si për apartamentet e banimit ashtu edhe për bizneset. Për shtëpitë niveli i taksës së ndërtesës si për apartamente edhe për njësi tregëtare llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit.
Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregtar) sipas çmimeve të referencës. Për shtëpitë e banimit shkalla e taksës së ndërtesës për qëllime banimi, pra për apartamentet është 0,05% e vlerës, por është në diskrecionin e Këshillit Bashkiak që mbi shkallën kombëtare të miratojë nivel + 30% më të lartë apo -30% më të ulët.
P.sh marrim shembull qytetin e Vlorës, duke e llogaritur detyrimin për taksën e ndërtesës së apartamenteve mbi shkallën kombëtare prej 0,05%.
Në Vlorë çmimi aktual i referencës 61,800 lekë për metër katror. Vlera e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2 llogaritet 61,800 lekë/m2 x 90 m2 = 5,562,000 lekë vlera e shtëpisë
Detyrimi për taksën e ndërtesës 0,05 % x 5,562,000 lekë = 2,781 lekë detyrimi vjetor.
Çmimi i ri i referencës për zonën nr.1 në Vlorë propozohet 98,000 lekë/m2. Vlera e apartamentit llogaritet 98,000 lekë/ m2 x 90 = 8,820,000 lekë.
Detyrimi për taksën 0,05% x 8,820,000 = 4,410 lekë detyrimi vjetor.
Rritja nga ndryshimi i referencave 4,410- 2,781 = 1,629 lekë në vit apo 58.6% sa rritja e çmimit të referencës. /Monitor -

Sa do rritet taksa e ndërtesës për qytetarët në rrethe pas referencave të reja
Rritja e çmimeve të referencës për 61 bashkitë në vend, të publikuara së fundmi për konsultim te projektvendimi i Ministrisë së Financave, pritet automatikisht të rrisë detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës.Çmimet e referencës të vendosura nga qeveria, përdoren jo vetëm për shitblerjen e pasurive të paluajtshme, por edhe për llogaritjen e vlerës së pronës që disponojnë banorët.Metodologjia e miratuar nga qeveria përcakton se vlera e apartamentit që disponon një qytetar llogaritet mbi çmimet e referencës.Ndërsa detyrimi për taksën e ndërtesës përcaktohet mbi vlerën e apartamentit. Si rrjedhojë, rritja e detyrimit të taksave për qytetarët do të jetë në % të njëjtë me rritjen e çmimeve të referencës.Sa rritet detyrimi për taksën e ndërtesës në rretheRritja e çmimeve fiskale do të sjellë rritje të pagesës vjetore të taksës së ndërtesës si për apartamentet e banimit ashtu edhe për bizneset.Për shtëpitë niveli i taksës së ndërtesës si për apartamente edhe për njësi tregëtare llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit.Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregtar) sipas çmimeve të referencës.Për shtëpitë e banimit shkalla e taksës së ndërtesës për qëllime banimi, pra për apartamentet është 0,05% e vlerës, por është në diskrecionin e Këshillit Bashkiak që mbi shkallën kombëtare të miratojë nivel + 30% më të lartë apo -30% më të ulët.P.sh marrim shembull qytetin e Vlorës, duke e llogaritur detyrimin për taksën e ndërtesës së apartamenteve mbi shkallën kombëtare prej 0,05%.Në Vlorë çmimi aktual i referencës 61,800 lekë për metër katror. Vlera e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2 llogaritet 61,800 lekë/m2 x 90 m2 = 5,562,000 lekë vlera e shtëpisëDetyrimi për taksën e ndërtesës 0,05 % x 5,562,000 lekë = 2,781 lekë detyrimi vjetor. Çmimi i ri i referencës për zonën nr.1 në Vlorë propozohet 98,000 lekë/m2. Vlera e apartamentit llogaritet 98,000 lekë/ m2 x 90 = 8,820,000 lekë.Detyrimi për taksën 0,05% x 8,820,000 = 4,410 lekë detyrimi vjetor. Rritja nga ndryshimi i referencave 4,410- 2,781 = 1,629 lekë në vit apo 58.6% sa rritja e çmimit të referencës. / D.Azo https://monitor.al/tabela-cmimet-e-reja-te-references-deri-ne-2-mije-euro-m2-trefishim-per-durres-vollga-e-sazan/https://monitor.al/rritja-e-references-se-ndertesave-u-kushton-bizneseve-e-banoreve-ne-tirane-15-mln-euro-shtese-ne-vit/ Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Pallatet e vjetra do ngelen pa shitur!”
Pas publikimit të çmimeve të reja të referencës, ndërtimet e vjetra rrezikojnë të mbeten jashtë tregut.
“Gjithmonë ato që janë më të prekurat, apo që do të dëmtohen më shumë janë ndërtimet e vjetra, ndërtime që kanë vite në treg do të penalizohen ose mund të mbeten edhe të pashitura” shprehet agjenti imobiliar Ervin Demirxhiu pas publikimit të çmimeve të reja të referencës.
Çmimet e referencës për apartamentet po përgatisin qytetarët për një valë të re rritjeje në vitet e ardhshme. Por nga ana tjetër, ato sjellin një penalitet të drejtpërdrejtë për pallatet e vjetra. Tirana, zona e plazhit në Durrës dhe Ishulli i Sazanit janë ndër pikat ku pritet të ndihen më së shumti efektet e reja të çmimeve.
“Normalisht do të ndikojnë negativisht sepse do të jetë një barrë për qytetarin, dhe kjo do të vihet re më shumë tek pronat që janë nën nivelin e çmimeve të referencës,”- u shpreh ai.
Rritjen më të madhe të çmimeve të referencës e kanë marrë sigurisht zonat ku po ndërtohet Porti i ri i Durrësit nga miliarderi Mohamed Alabbar me çmime që arrijnë deri në 2000 euro/m², si dhe Ishulli i Sazanit, ku pritet të ndërtohen resortet luksoze nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.
“Për bregdetin ishte e pritshme që do të kishim një rritje të madhe sepse ka vite që në bregdet nuk janë rishikuar çmimet e referencës dhe çmimet e tregut janë shumë të larta,”- deklaroi Demirxhiu.
Edhe zonat e tjera bregdetare si Shkëmbi i Kavajës, Golemi, Lezha dhe Saranda, kanë përjetuar rritje të ndjeshme të çmimeve të referencës, duke zhvendosur vëmendjen e investitorëve drejt bregdetit. -

Publikohen hartat e zonave kadastrale për çmimet e referencës për 61 bashkitë
Publikohen hartat e zonave kadastrale të çmimeve të referencës për shitblerjen e apartamenteve për 61 bashkitë në rang vendi.Për herë të parë harta e çmimeve të referencës së apartamenteve sjell ndarjen e zonave urbane të qyteteve kryesore të vendit në disa zona kadastrale me çmime të ndryshme për shitblerjen, ndryshe nga metodologjia e miratuar në 2018, ku rrethet kishin vetëm një çmim referencë.Diferencën e bënte vetëm kryeqyteti i cili ndahej në 32 zona kadastrale me çmime të ndryshme reference.Për çmimet e referencës shiko tabelën në fund në link:Tabela, çmimet e reja të referencës deri në 2 mijë euro/m2; trefishim për Durrës (Vollga) e SazanNdryshimet e metodologjisë të publikuara për konsultim në projektvendimin e Ministrisë së Financave rrisin në mënyrë të ndjeshme çmimet në zonat bregdetare.Në Durrës çmimi i referencës trefishohet referuar me çmimin aktual.Çmimi maksimal për Durrësin propozohet 200 mijë lekë për metër katror në zonën ku po ndërtohet projekti i marinës së jahteve.Edhe për ishullin e Sazanit propozohet çmimi prej 200 mijë lekë për metër katror.Ndër çmimet më të larta në rang vendi, pas zonës së ish Bllokut dhe Piramidës dhe stadiumit Air Albania në Tiranë. Ndërsa për zonat bregdetare të Sarandës Vlorës propozohen çmime të ulëta sesa Durrësi.Zbardhen zonat më të shtrenjta në rrethe, kryeson Durrësi, nga Porti i Jahteve deri në LalëzÇmimet për disa nga zonat e reja kadastrale që shtohen në rrethe: Qendra urbane Elbasan Zona nr.1 rruga “Rinia”, rruga “Janaq Kinica”, “Zaranika” çmimi 60 mijë lekë/m2Zona nr.2 përfshin rrugët “Vasil Llapushi”, “Thoma Kalefi”, “Nos Josifi” deri te “Shkumbini” çmimi 50,300 lekë /m2Zona nr.3 përfshin rrugën “Abdulla Bej Tirana” çmimi 50,300 lekë/m2Qendra Urbane Fier Zona nr.1 përfshin rrugën “Loni Papuçiu” çmimi 62,000 lekë/m2Zona nr.2 përfshin rrugët “Gori Sota”, “Çerçem Çela” çmimi 57,162 lekë/m2Zona nr.3 përfshin rrugët “Skënderbeu”, “Bishanaka” çmimi 57,162 lekë/m2Qendra Urbane LushnjëZona nr.1 përfshin rrugët “Vath Koreshi”, “Misto Mane”, “Roza Haxhiu”, Bulevardi Kongresi i Lushnjës çmimi 47,000 lekë/m2Zona nr.2 përfshin rrugën Lusnjë Ballagat çmimi 45,571 lekë/m2Zona nr.3 përfshin rrugët “lazgush Poradeci”, “Koli Bozo”, Vath Koreshi”, “Adem Haxhiu” çmim 49,000 lekë/m2Qendra Urbane PogradecZona nr.1 përfshin nga stadiumi “Gjergji Kyçyku”, rrugën e Vilave, rrugën e Drilonit çmimi 60,000 lekë/m2Zona nr.2 përfshin zonën urbane mbi vijën liqenore çmimi 50,000 lekë/m2Qendra LezhëZona nr.1 rrugët “Riviera” dhe “Fran Ivanaj” çmimi 70,000 lekë/m2Zona.2 zona e Tales çmimi 70,000/m2Zona nr.3 rrugët “Shtraus” dhe “Manaticë” çmimi 63,000 lekë/m2Zona nr.4 rruga “Varosh” çmimi 56,000 lekë/m2Zona nr.5 rruga “Çamëria” çmimi 60,000 lekë/m2Qendra Urbane Shkodër Zona nr.1 çmimi i referencës 70,000 lekë/m2Zona nr.2 përfshin “Loro Boriçin” çmimi 65,000 lekë/m2Zona nr.3 përfshin rrugën “Tepe” çmimi 61,000 lekë/m2 Të gjitha qarqet: RENJK_850_Hartat-finale-t_-_mimeve-referuese-p_r-12-Qarqet-e-Republik_s-s_-Shqip_ris__compressed-(1)-41-81 (1)RENJK_850_Hartat-finale-t_-_mimeve-referuese-p_r-12-Qarqet-e-Republik_s-s_-Shqip_ris__compressed-(1)-1-40 (1) Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Drafti i Qeverisë, zbulohet vlera e pronave në të gjitha qarqet e vendit. Sa është çmimi i referencës në 24 zonat e Tiranës
Nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pronat e tyre, duke i përafruar me çmimet reale të tregut.
Është kjo data e propozuar nga ministria e financave dhe e hedhur për konsultim publik. Rivlerësimi këtë herë do të jetë me një tatim prej 5%, nga 15% që është aktualisht dhe 3% që ishte në fushatën e fundit të realizuar në vitin 2022.
“Ky projektligj do të ketë gjithashtu ndikim pozitiv në të ardhurat e buxhetit të shtetit, përmes rritjes së të ardhurave nga tatimi mbi rivlerësimin, i cili propozohet të jetë në normën 5%, pa pasur nevojë për ndryshime të normave tatimore ekzistuese. Kjo e bën atë një instrument efikas dhe të qëndrueshëm për politikën fiskale”.
Kjo nismë e re, e cila vjen në një periudhë kur çmimet e pronave janë rritur ndjeshëm, synon të rrisë transparencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit, pa rritur normat tatimore ekzistuese.
“Projektligji parashikon të drejtën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi, duke përfshirë edhe pasuritë e legalizuara në përputhje me legjislacionin në fuqi.”
Nëse ky rivlerësim do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri, ndërsa buxheti i shtetit përfitoi 14 miliardë lekë.
Gjithashtu, ministria ka publikuar edhe çmimet e reja të referencës për çdo qark të Shqipërisë.Top Channel
