Tag: referencës

  • Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro

    Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro

    Qeveria po planifikon të marrë masa të reja sa i takon projektimit të Infrastrukturës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve konkretisht në zonën e mbetjeve Fier dhe atë Elbasan, dy rajone ku më herët zunë vend projektet e inceneratorëve.Një procedurë prokurimi e çelur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara këtë të hënë me një fond limit 66 milionë lekë apo 660 mijë euro për dy lotet në fjalë parashikon pikërisht këtë plan.Referuar termave të referencës që shoqërojnë këtë procedurë në hyrje të tyre nënvizohen edhe planet sa i takon infrastrukturës.“Ky dokument paraqet një set të detajuar të Termave të Referencës (ToR) për realizimin e projekteve të zgjerimit të landfillit ekzistues rajonal të Zonës së Mbetjeve Fier, ndërtimit të impianteve për mbetje inerte, kapsulimit të landfilleve ekzistuese, krijimit të impianteve për rekuperimin e materialeve (MRF), si dhe ndërtimit të landfilleve për mbetje të riciklueshme shtëpiake, përfshirë në të dhe një Njësi për Mbetjet Industriale dhe të Rrezikshme. Dokumenti është konceptuar për të udhëhequr procesin e projektimit dhe implementimit të këtyre ndërhyrjeve në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe kërkesat e BE-së,” thuhet në dokument. Në fund të tij parashikohet që kostoja e ndërtimit të jetë rreth 7.4 milionë euro.I njëjti parashtrim bëhet edhe në hyrjen e termave të referencës për zonën e Elbasanit, por këtu kostoja është pak më e lartë.“Duke ju referuar VKM nr. 354, datë 11.05.2016, ‘Për miratimin e Manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, në projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim’, llogaritja e fondit limit është bërë si më poshtë vijon: Vlera e ndërtimit në euro pa TVSH 8,012,737.46 euro – kosto e llogaritshme. Vlera e ndërtimit pa TVSH 785,248,271.08 lekë – kosto e llogaritshme e objektit/ve në të cilën përmblidhen vetëm punime civile ndërtimore dhe shërbime, pa përfshirë vlerën e pajisjeve dhe të makinerive. Vlera e ndërtimit me TVSH 942,297,925.296 lekë (kosto e llogaritshme me TVSH),” thuhet në dokument.Projektet janë një llogaritje fillestare dhe ato do të duhet të kalojnë oponencën teknike.Menaxhimi i mbetjeve në vend ka pasur një politikë jo shumë të qartë, teksa pak vite më parë pati një përqendrim me projekte drejt incenerimit. Si landfillet ashtu edhe incenerimi mund të jenë plotësues të njëri-tjetrit, edhe pse plotësisht të ndarë në operim, por synimi është që në incenerim të shkojnë mbetjet që nuk mund të riciklohen, duke ulur volumet në landfille. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pas hyrjes në fuqi në janar të çmimeve të referencës, tokat në bregdet do të kushtojnë më shumë

    Pas hyrjes në fuqi në janar të çmimeve të referencës, tokat në bregdet do të kushtojnë më shumë

    Nga 1 janari 2026 hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për apartamentet dhe njësitë tregtare, ku çmimet do të arrijnë deri në 200,000 lekë për m².
    Ndryshimet pritet të shoqërohen edhe me një rritje të vlerës së taksës së pronës, veçanërisht në zonat më të lakmuara, si ato bregdetare.
    Për pedagogen Merita Toska, kjo reflekton një diferencë që ekziston në kërkesën për prona në territore të ndryshme të vendit.
    “Nëse ne shikojmë Tiranën, Durrësin, Vlorën, ka një kërkesë që duket të jetë e pandalshme, ndërkohë në bashkitë e tjera, sidomos ato periferike, është shumë e ulët,” tha pedagogia.
    Ndryshimet e reja parashikojnë rritjen e numrit të zonave kadastrale nga 65 në 119.
    “Unë këtë do ta shikoja si rritje të saktësisë në vlerësimin e çmimeve të referencës për t’iu përafruar sa më shumë vlerës së tregut”, u shpreh ajo.
    Në kushtet aktuale, ekspertja e sheh të pamundur që taksimi të bëhet duke iu referuar çmimeve të tregut dhe jo atyre të referencës.
    “Kjo do të kërkonte që kadastra fiskale të përditësonte vlerat e pasurive të paluajtshme me një frekuencë të caktuar. Ky është një veprim shumë i vështirë” shprehet ekspertja.
    Gjithashtu, çmimet e banesave po ecin me ritme të përshpejtuara dhe jo të udhëhequra nga parimi i kërkesës dhe ofertës.
    Zbatimin e taksës së pronës, Toska e sheh si një të ardhur të rëndësishme në arkat e qeverisjes vendore, por edhe kjo pritet të shoqërohet me sfida.
    “Ajo që ne kemi problematikë më të madhe në rastin e bashkive është sa arrijmë ne ta mbledhim tek konsumatorët fundorë”, nënvizoi ajo.
    Aktualisht, të ardhurat nga taksa e pronës në 61 bashkitë e vendit përbëjnë vetëm 0.5% të PBB-së, shumë larg objektivave të përcaktuara në strategjinë e decentralizimit, çka tregon për një performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave vendore.

  • Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet, nga 1 janari?

    Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet, nga 1 janari?

    Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona. Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës. Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.
    Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%. Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj.

    Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritja e referencave në masën 196% për këtë zonë. Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë. Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.

    Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.

    Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019. Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.
    Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%. Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme. /Monitor/

  • Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona.
    Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës.
    Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.
    Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%.
    Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj. Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritje e referencave në masën 196% për këtë zonë.
    Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë.
    Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.
    Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.
    Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019.
    Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.
    Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%.
    Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme. /Monitor.al

  • Fillon nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Fillon nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në zbatim çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona.
    Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës.
    Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.
    Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%.
    Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj. Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritje e referencave në masën 196% për këtë zonë.
    Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë.
    Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.
    Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.
    Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019.
    Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.
    Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%.
    Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme.

  • Nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Nga 1 janari, sa do të rritet taksa e ndërtesës për shtëpitë dhe dyqanet për 119 zona në rrethe

    Nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e referencës së apartamenteve në rrethe. Nga 65 zona kadastrale numri i tyre është shtuar gjithsej në 119 zona.Por çmimet e referencës pritet të rrisin detyrimet e qytetarëve në rrethe për taksën e ndërtesës së banesave të banimit dhe për dyqanet, pasi baza e taksueshme e ndërtesës llogaritet me çmimet e referencës.Monitor ka llogaritur ndryshimet e detyrimeve për taksat për 119 zonat e reja kadastrale.Ndryshimet më të larta të çmimeve të referencës propozohen për qarkun e Durrësit, veçanërisht për zonën kadastrale nr.13 që përkon me zonën e portit të Durrësit ku po zhvillohet projekti i Durrës Yahts Marina. Nga 67,500 që është aktualisht çmimi i vetëm i referencës së shitblerjes së apartamenteve në Durrës në këtë zonë është propozuar çmimi prej 200 mijë lekë. Rritja 196%.Një qytetar që disponon një shtëpi banimi me sipërfaqe 60 m2 në këtë zonë aktualisht paguan një detyrim 2,025 lekë në vit apo 168 lekë në muaj nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm. Nga 1 janari detyrimi për taksën e shtëpisë do të arrijë në 6,000 lekë në vit apo 500 lekë në muaj. Detyrimi për taksën rritet automatikisht sa rritje e referencave në masën 196% për këtë zonë.Në të njëjtën nivele do të ndryshojë edhe detyrimi për taksën e ndërtesës për biznesin, pra për ambientin që përdoret për qëllim të aktivitetit tregtar. Nëse një biznes disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 nga 12,150 lekë në vit do të paguajë 36,000 lekë.Rritje e konsiderueshme e referencave krahasuar me 2019 është propozuar edhe për bashkinë Kamzë. Nga 52 mijë lekë për metër katror që ishte çmimi në 2019 është propozuar në 72 mijë lekë për metër katror. Rritje 44%.Për një familje që zotëron një apartament me sipërfaqe 60 m2, në Kamzë nga 1,560 lekë në vit apo 130 lekë në muaj do të bëhet nga 1 janari 2026 detyrimi 2,250 lekë në vit apo 187 lekë në muaj. Rritja 44%. Për biznesin që disponon një dyqan me sipërfaqe 90 m2 në këtë zonë detyrimi vjetor për taksën e ndërtesës është 9,360 lekë në vit. Me rritjen e referencave detyrimi do të arrijë në 13,500 lekë në vit.Bashkia e Vlorës nga 61,800 lekë për metër katror që ishte çmimi i referencës me propozimet e reja zona e Vlorës ndahet në 7 zona kadastrale me çmime që nisin nga 45 mijë deri 140 mijë lekë për metër katror dhe ishulli i Sazanit me çmim reference 200 mijë lekë për metër katror. Rritja e çmimeve në Vlorë arrin deri 58,6% krahasuar me çmimet e miratuara nga 2019.Një familje me një apartament me sipërfaqe 60 m2 në zonën nr. 1 kadastrale në Vlorë detyrimi për taksën e ndërtesës do t’i arrijë në 2,940 lekë në vit apo 245 lekë në muaj nga 154 lekë në muaj që është aktualisht. Për biznesin detyrimi vjetor i taksës së ndërtesës nga 11,124 lekë në vit do të arrijë në 17,640 lekë në vit. Rritja do të jetë rreth 59%.Nga 1 janari 2026 gjithashtu parashikohet të nisë zbatimin ligji për vlerësimin e pasurive të paluajtshme me taksë të reduktuar. Nga 15% që është tatimi është propozuar 5%.Po ashtu nga 1 janari 2026 parashikohej të niste zbatimin edhe taksa e re pasurive të paluajtshme. Por Ministria e Financave është duke hartuar një projektligji tërësisht të ri, që pritet të miratohet vitin e ardhshëm. Zbatimi parashikohet të nisë nga 2028. Periudha 2026-2027 do të përdoret për përgatitjen e të gjitha akteve dhe udhëzimeve të nevojshme. / Dorina Azohttps://monitor.al/malaj-nga-1-janari-2026-hyjne-ne-fuqi-referencat-e-reja-ne-rrethe-dhe-rivleresimi-per-shtepite/https://monitor.al/shtyhet-me-2-vjet-zbatimi-i-takses-se-re-per-pasurite-e-paluajtshme-pritet-te-nise-ne-2028/Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tabelat, sa do ndryshojë detyrimi i taksës së ndërtesës për apartamentet e privatizuara në ‘92

    Tabelat, sa do ndryshojë detyrimi i taksës së ndërtesës për apartamentet e privatizuara në ‘92

    Propozimi për rritjen e çmimeve të referencës në rrethe pritet të ndryshojë edhe detyrimin e taksës së ndërtesës për apartamentet e ndërtuara para viteve ’90, të privatizuara nga qytetarët nëpërmjet shumave simbolike,  nëpërmjet ligjit të miratuar në 92.Për ndërtesat që përdoren për qëllime banimi shkalla e taksës është 0.05%. Ndërsa baza e taksës është vlera e ndërtesës e përllogaritur sipas çmimeve referencë të apartamenteve të përcaktuara në metodologjisë e miratuar me VKM nr.132 datë 7/3/2018.Për ndërtesat për banim të privatizuara sipas metodologjisë, çmim i referencës për metër katror është 70% vetëm në rastin e shitjes së parë. Nëse për pronën janë kryer transaksione të tjera, vlera e apartamentit do të llogaritet me çmimet e plota të referencës.Monitor ka llogaritur se do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për apartamentet e privatizuara me sipërfaqe 70 metër katror, sipas çmimeve të reja të referencës të propozuar në rrethe.Konkretisht për një familje që zotëron një apartament të ndërtuar para viteve ‘90 në qytetin e Korçës me sipërfaqe 70 metra katror është 1,118 lekë në vit apo 93 lekë në muaj. Detyrimi paguhet nëpërmjet faturës së ujit të pijshëm.Me ndryshimet e propozuara qyteti i Korçës do të ndahet në 4 zona kadastrale. Për zonën nr.1 çmimi i propozuar është 70 mijë lekë për metër katror nga 48,5 mijë lekë. Detyrimi për taksën në ndërtesës për këtë familje do të arrijë 1,715 lekë në vit apo 142 lekë në muaj. Detyrimi do të rritet 44.3% në të njëjtën vlerë që rritet referenca.Ndërsa për një familje që zotëron një apartament të ndërtuar para viteve ‘90 në qytetin e Vlorës me sipërfaqe 70 metra katror është 1,514 lekë në vit apo 126 lekë në muaj.Me ndryshimet e propozuara qyteti i Vlorës do të ndahet në 7 zona kadastrale (ku zona 7 do të ishulli i Sazanit, i cili aktualisht nuk është i banueshëm, por pritet që të zhvillohet një projekt). Për zonën nr.1 çmimi i propozuar është 98 mijë lekë për metër katror nga 61,8 mijë lekë që është aktualisht çmimi i referencës për qytetin e Vlorës.Detyrimi për taksën në ndërtesës për këtë familje do të arrijë 2,401 lekë në vit apo 200 lekë në muaj. Detyrimi do të rritet 58.5% në të njëjtën vlerë që rritet referenca.Në rrethe rritja më e lartë e detyrimit për taksën e ndërtesës pritet të jetë në qytetit e Durrësit, ku është propozuar edhe rritja më e lartë e çmimeve të referencës.Aktualisht çmimi i referencës për Durrësin është 67,5 mijë lekë për metër katror. Në zonën nr.13 kadastrale, në zonën e portit ku po zhvillohet projekti i “Durrës Yaht Marina” është propozuar çmim fiskal 200 mijë lekë për metër katror. Nëse një familje që zotëron një apartament të privatizuar në këtë me sipërfaqe 70 metër katror, aktualisht paguan 1,653 lekë në vit taksë ndërtesë apo 137 lekë në muaj, pas miratimit të çmimeve të reja do të paguajë 4900 lekë në vit apo 408 lekë në muaj. Rritja e detyrimit do të jetë 196%.Por sipas ligjit nr. 9632 datë 30/10/2006 i ndryshuar, janë të përjashtuar nga taksa mbi ndërtesat disa kategori, përfshirë banesat sociale në pronësi të bashkive; ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre;  ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetёm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë; ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike etjKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shtëpi me pishinë? Ja sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës, pistat për gara e fusha futbolli

    Shtëpi me pishinë? Ja sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës, pistat për gara e fusha futbolli

    Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.

    Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.

    Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.

    Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.

    Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.

    Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.

    P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.

    Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë.  Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.

    Në Elbasan çmimi i referencës aktualisht është 50,300 lekë. Qyteti i Elbasanit propozohet të ndahet në 3 zona. Në zonën 1 çmimi i ri propozohet 60 mijë lekë për metër katror.

    Një subjekt që zotëron një pishinë të hapur apo një pistë për kuaj në Elbasan me sipërfaqe 250 m2 aktualisht paguan 7540 lekë në vit taksë. pas miratimit të çmimit të ri të referencës detyrimi për taksën do të rritet 1,455 lekë në vit apo 19% më shumë. Detyrimi i ri llogaritet 7,545 lekë në vit.

    Ashtu si dhe për kategoritë e tjera të ndërtesave që taksohen sa 0,2% e vlerës së ndërtesës detyrimi për taksën do të rritet në të njëjtat vlera që është propozuar rritja për çmimet e referencës së apartamenteve./MONITOR

  • Pishina apo fusha sportive, taksa e ndërtesës rritet deri në 50%

    Pishina apo fusha sportive, taksa e ndërtesës rritet deri në 50%

    Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.
    Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.
    Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.
    Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.
    Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.
    Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.
    P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.
    Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë.  Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.
    Në Elbasan çmimi i referencës aktualisht është 50,300 lekë. Qyteti i Elbasanit propozohet të ndahet në 3 zona. Në zonën 1 çmimi i ri propozohet 60 mijë lekë për metër katror.
    Një subjekt që zotëron një pishinë të hapur apo një pistë për kuaj në Elbasan me sipërfaqe 250 m2 aktualisht paguan 7540 lekë në vit taksë. pas miratimit të çmimit të ri të referencës detyrimi për taksën do të rritet 1,455 lekë në vit apo 19% më shumë. Detyrimi i ri llogaritet 7,545 lekë në vit.
    Ashtu si dhe për kategoritë e tjera të ndërtesave që taksohen sa 0,2% e vlerës së ndërtesës detyrimi për taksën do të rritet në të njëjtat vlera që është propozuar rritja për çmimet e referencës së apartamenteve./Marrë nga Monitor

  • Sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli

    Sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli

    Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të gjithë kategorinë e ndërtesave që taksohen sa 0,05% të vlerës në rast se përdoren për qëllime banime dhe për ato që shfrytëzohen për qëllime tregtare. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2% e vlerës së tyre.Për të gjitha kategoritë e ndërtesave llogaritja e bazës së taksueshme, pra të vlerës së ndërtesës që taksohet llogaritet me çmimet e referencës të shitblerjes së apartamenteve.Metodologjia për llogaritjen e taksës së ndërtesës përcakton përdorimin e taksimit në disa kategori ndërtesa, si për ndërtesat që shërbejnë për banim; për parkim të mbuluar ose bodrum; për parkim të hapur; për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari tregtimi dhe shërbime; për veprimtari industrial, prodhim, përpunim dhe magazinim dhe për ndërtesat që shërbejnë për veprimtari bujqësore dhe blegtorale.Monitor ka llogaritur se sa do të jetë detyrimi i ri për taksën e ndërtesës për ambiente të hapura me sipërfaqe 250 metër katror për ndërtime, si: parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie.Sipas metodologjisë së llogaritjes së taksës së ndërtesës çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për ambiente parkim i hapur, pishinë e hapur, ambiente sportive të hapura, të tilla si: fusha futbolli, minifutbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, golfi, pista për gara të ndryshme sportive të atletikës, motorike, garave me kuaj e të tjera të ngjashme me to; porte dhe aeroporte të çdo kategorie, për të gjithë sipërfaqen e shtrirë që ato zënë, është 30 (tridhjetë) % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve, ose sipas njësive administrative për Bashkinë Tiranë. Taksa e ndërtesës për objekte që shfrytëzohen për qëllime tregtare është 0.2%.Detyrimi i taksës = (Çmimet fiskale x 30%) x sipërfaqja e ndërtesës x 0,2 % niveli i taksës.P.sh. në Kavajë aktualisht çmimi fiskal i shitblerjes së apartamenteve është 51 mijë lekë për metër katror. në projektvendim është propozuar që Kavaja të ndahet 6 zona kadastrale me çmime referencë nga 51 mijë lekë deri në 75 mijë lekë për metër katror.Sipas metodologjisë detyrimi aktual për taksën e ndërtesës për një ambient të hapur sportiv me sipërfaqe 250 m2 është 7,650 lekë në vit. Me çmimin e ri fiskal të propozuar taksa vjetore për këto ambiente dhe të ngjashme për to do të jetë në vlerën e 11,250 lekë në vit. Detyrimi pritet të rritet 3,600 lekë apo 47% më shumë.  Rritja e detyrimit pritet në të njëjtat vlera që ndryshojnë referencat.Në Elbasan çmimi i referencës aktualisht është 50,300 lekë. Qyteti i Elbasanit propozohet të ndahet në 3 zona. Në zonën 1 çmimi i ri propozohet 60 mijë lekë për metër katror.Një subjekt që zotëron një pishinë të hapur apo një pistë për kuaj në Elbasan me sipërfaqe 250 m2 aktualisht paguan 7540 lekë në vit taksë. pas miratimit të çmimit të ri të referencës detyrimi për taksën do të rritet 1,455 lekë në vit apo 19% më shumë. Detyrimi i ri llogaritet 7,545 lekë në vit.Ashtu si dhe për kategoritë e tjera të ndërtesave që taksohen sa 0,2% e vlerës së ndërtesës detyrimi për taksën do të rritet në të njëjtat vlera që është propozuar rritja për çmimet e referencës së apartamenteve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.