Tag: reciproke

  • Kosovë-Serbi, njohje reciproke e jo shkëmbim territoresh/ Senatorët: Amendament Kongresit të SHBA

    Kosovë-Serbi, njohje reciproke e jo shkëmbim territoresh/ Senatorët: Amendament Kongresit të SHBA

    Senatorët amerikanë, republikani Thom Tillis dhe demokratja Jeanne Shaheen, i paraqitën Kongresit amerikan një amendament përmes të cilit kërkohet njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa refuzohet kategorikisht politika që mbështet shkëmbimin e territoreve dhe ndryshimin e kufijve mes dy vendeve.
    “Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke”, nënvizohet në amendamentin në fjalë.
    Teksti mban datën 6 shtator, pra përpara se SHBA të pezullonte Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën, por u bë publik tani. Ai i bën po ashtu thirrje qeverisë amerikane që të vendosë dialogë strategjik me të dyja vendet pasi ato të kenë shfaqur angazhimin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
    Amendamenti është pjesë e një projektligji, i cili parashikon buxhetin për vitin fiskal 2026 për ushtrinë amerikane, ndërtimet ushtarake dhe aktivitetet mbrojtëse të Departamentit të Energjisë.
    Nisma, që aktualisht është në pritje të shqyrtimit, përfshin edhe çështje që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe pozicionin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
    Që në hyrje të amendamenti, dy senatorët thonë se vendet e Ballkanit Perëndimor përbëjnë një rajon pluralist dhe multietnik në zemër të Europës, i cili është vendimtar për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien e këtij kontinenti.

  • Konfirmohet marrëveshja SHBA-BE, tarifa 15% për barnat dhe makinat

    Konfirmohet marrëveshja SHBA-BE, tarifa 15% për barnat dhe makinat

    Janë dashur pothuajse katër javë për të arritur marrëveshjen, por tashmë Uashingtoni dhe Brukseli kanë dalë me një deklaratë të përbashkët që vulos marrëveshjen mbi tarifat doganore mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

    Dokumenti është fryt i takimit në Skoci mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
    Pas shpalljes së marrëveshjes për vendosjen e tarifave prej 15%, më 27 korrik, u krijua shumë paqartësi rreth sektorëve dhe produkteve të përfshira apo të përjashtuara, llogaritjeve të tarifave totale dhe angazhimeve reciproke. Vëmendje e veçantë iu kushtua sektorëve farmaceutikë dhe të gjysmëpërçuesve.

    Nga takimi i sotëm në Bruksel i Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të BE-së (CoRePer) doli dokumenti që përcakton pikat kryesore të marrëveshjes, e cila më pas do të formalizohet në një tekst juridikisht të detyrueshëm.
    Angazhimet e BE-së: Investime, blerje çipash, energjie dhe pajisje ushtarake
    Siç shkruan “La Repubblica”, në draftin e deklaratës së përbashkët konfirmohet tarifa standarde 15% për mallrat evropiane të eksportuara në SHBA, që do të zbatohet gjithashtu në sektorët: farmaceutikë dhe automobilistikë.
    Ndër angazhimet kryesore të Brukselit janë:
    -Heqja e tarifave evropiane për të gjitha mallrat industriale amerikane;
    -Konfirmimi i blerjeve të gazit të lëngshëm natyror (LNG), naftës dhe produkteve të energjisë bërthamore, me një vlerë totale prej 750 miliardë dollarësh deri në vitin 2028;
    -Kompanitë evropiane planifikojnë të investojnë rreth 600 miliardë dollarë në sektorë strategjikë në SHBA deri në vitin 2028;
    -BE-ja do të blejë të paktën 40 miliardë dollarë në çipa të inteligjencës artificiale nga kompani amerikane për qendrat e veta të llogaritjes;
    -Rritje të blerjeve të pajisjeve ushtarake dhe të mbrojtjes nga SHBA-të.
    Gjithashtu, BE-ja do të ofrojë qasje preferenciale për një gamë të gjerë produktesh detare dhe bujqësore nga SHBA-të, duke përfshirë produktet si:
    -Arra, mish derri dhe bizoni (Ka i egër i Amerikës Veriore),
    -Vaj luledielli,
    -Produkte të qumështit,
    -Fruta dhe perime të freskëta ose të përpunuara.
    Angazhimet e SHBA-ve: Farmaceutikë dhe makina me tarifë 15%
    Edhe Shtëpia e Bardhë ka njoftuar marrëveshjen mbi deklaratën e përbashkët. Sipas saj:
    Nga 1 shtatori, SHBA-të do të aplikojnë vetëm tarifën për:
    -Medikamentet bazë,
    -Pararendës kimikë,
    -Aeroplanë dhe pjesë të tyre,
    -Lëndë të para natyrore që nuk gjenden në SHBA (si për shembull tapeti nga Evropa).
    Për më tepër, SHBA-të kanë garantuar se rezultatet e hetimeve tregtare sipas Seksionit 232, që përfshijnë produktet farmaceutike, gjysmëpërçuesit, drutë e prerë, nuk do të çojnë në tarifa më të larta se 15% për BE-në në këto sektorë.
    Tarifat prej 15% do të zbatohen gjithashtu për makinat dhe pjesët e tyre të prodhuara në Evropë, nëse pranohen dhe njihen standardet teknike reciproke SHBA-BE.
    Gjithashtu, SHBA-të angazhohen të rrisin eksportin e teknologjisë drejt Evropës, me kusht që BE të rrisë standardet e saj të sigurisë.
    Në dokument përfshihen gjithashtu angazhime reciproke për:
    -Heqjen e barrierave jotarifore, si rregulloret e brendshme, normat, standardet e sigurisë dhe shëndetit;
    -Negociata për një marrëveshje njohjeje reciproke në fushën e sigurisë kibernetike;
    -Fuqizimin e mbrojtjes së të drejtave të punës të njohura ndërkombëtarisht.

  • Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Një numër organizatash shqiptaro-amerikane i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mbështetë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
    Letra e firmosur nga organizata Shqiptarët për Amerikën (AFA) së bashku me Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqata Kosova Michigan, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Dukagjini dhe Shoqata Kastrati, vlerësoi përpjekjet fillestare të presidentit amerikan për t’i ulur palët në tryezë në vitin 2020.
    “Për popujt e Kosovës dhe Shqipërisë ju jeni paqebërësi i shekullit,” nis letra e organizatave shqiptare në Amerikë.
    Megjithatë ato theksuan se Serbia ka neglizhuar zbatimin e disa prej pikave kritike të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe “vazhdon të forcojë aleancat me kundërshtarët e Amerikës, si Rusia, Kina dhe Irani, duke cenuar kështu përpjekjet për bashkëpunim rajonal të ngushtë dhe duke kërcënuar interesat amerikane”.
    “Sot ju jeni në pozicionin unik për të siguruar që procesi i normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë të mbërrijë konkluzionin e duhur: njohjen reciproke brenda kufijve ekzistues.
    Me respekt ju kërkojmë të:

    Riafirmoni publikisht mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke Kosovë–Serbisi themeli i paqes afatgjatë;
    Inkurajoni të dyja vendet që të finalizojnë njohjen dhe të zotohen për bashkëpunim bazuar në parimin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve;
    Mbështetni mekanizmat rigorozë të zbatimit në mënyrë të plotë dhe brenda afateve,” thuhet në letër.

    Për nismëtarët e kësaj kërkese, njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte vetëm një formalitet diplomatik, por rruga më efektive për t’i dhënë fund statukuosë aktuale, që i mban vazhdimisht të destabilizuar dy fqinjët e Shqipërisë.
    “Pavarësia e Kosovës është një fitore e pastër amerikane. Populli i Kosovës duroi dekada nën shtypjen sistematike, që kulmuan me gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i [Sllobodan] Millosheviqit… Shteti i Kosovës është produkt i drejtësisë historike dhe i nevojë humanitare,” nënvizojnë organizatat shqiptaro-amerikane në letrën drejtuar presidentit Trump.

  • Organizatat shqiptaro-amerikane i dërgojnë letër Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Organizatat shqiptaro-amerikane i dërgojnë letër Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Një numër organizatash shqiptaro-amerikane i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mbështetë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
    Letra e firmosur nga organizata Shqiptarët për Amerikën (AFA) së bashku me Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqata Kosova Michigan, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Dukagjini dhe Shoqata Kastrati, vlerësoi përpjekjet fillestare të presidentit amerikan për t’i ulur palët në tryezë në vitin 2020.

    “Për popujt e Kosovës dhe Shqipërisë ju jeni paqebërësi i shekullit,” nis letra e organizatave shqiptare në Amerikë. Ato theksuan se Serbia ka neglizhuar zbatimin e disa prej pikave kritike të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe “vazhdon të forcojë aleancat me kundërshtarët e Amerikës, si Rusia, Kina dhe Irani, duke cenuar kështu përpjekjet për bashkëpunim rajonal të ngushtë dhe duke kërcënuar interesat amerikane”.

     

  • Organizatat shqiptaro-amerikane i shkruajnë Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Organizatat shqiptaro-amerikane i shkruajnë Trumpit: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

    Një numër organizatash shqiptaro-amerikane i kanë kërkuar presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të mbështetë njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.
    Letra e firmosur nga organizata Shqiptarët për Amerikën (AFA) së bashku me Vatrën, AARC, Jehona e Malësisë, Shoqata Kosova Michigan, Shoqata Malësia e Madhe, Shoqata Dukagjini dhe Shoqata Kastrati, vlerësoi përpjekjet fillestare të presidentit amerikan për t’i ulur palët në tryezë në vitin 2020.
    “Për popujt e Kosovës dhe Shqipërisë ju jeni paqebërësi i shekullit,” nis letra e organizatave shqiptare në Amerikë.
    Megjithatë ato theksuan se Serbia ka neglizhuar zbatimin e disa prej pikave kritike të Marrëveshjes së Uashingtonit dhe “vazhdon të forcojë aleancat me kundërshtarët e Amerikës, si Rusia, Kina dhe Irani, duke cenuar kështu përpjekjet për bashkëpunim rajonal të ngushtë dhe duke kërcënuar interesat amerikane”.
    “Sot ju jeni në pozicionin unik për të siguruar që procesi i normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë të mbërrijë konkluzionin e duhur: njohjen reciproke brenda kufijve ekzistues.
    Me respekt ju kërkojmë të:
    1. Riafirmoni publikisht mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke Kosovë–Serbi si themeli i paqes afatgjatë;
    2. Inkurajoni të dyja vendet që të finalizojnë njohjen dhe të zotohen për bashkëpunim bazuar në parimin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve;
    3. Mbështetni mekanizmat rigorozë të zbatimit në mënyrë të plotë dhe brenda afateve,” thuhet në letër.
    Për nismëtarët e kësaj kërkese, njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte vetëm një formalitet diplomatik, por rruga më efektive për t’i dhënë fund statukuosë aktuale, që i mban vazhdimisht të destabilizuar dy fqinjët e Shqipërisë.
    “Pavarësia e Kosovës është një fitore e pastër amerikane. Populli i Kosovës duroi dekada nën shtypjen sistematike, që kulmuan me gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i [Sllobodan] Millosheviqit… Shteti i Kosovës është produkt i drejtësisë historike dhe i nevojë humanitare,” nënvizojnë organizatat shqiptaro-amerikane në letrën drejtuar presidentit Trump.

  • Shqiptarët e Amerikës, letër për Trump: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, është e vetmja zgjidhje

    Shqiptarët e Amerikës, letër për Trump: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, është e vetmja zgjidhje

    Në letër vihet theksi te roli dhe mbështetja e SHBA-ve dhe se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja e vetme për arritjen e paqës së qëndrueshme.
    Komuniteti shqiptaro-amerikan i ka dërguar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.
    “Shprehim mbështetjen tonë të plotë për thirrjet e fundit dypartiake për zbatimin e menjëhershëm të njohjes reciproke si zgjidhja e vetme për arritjen e paqes së qëndrueshme në këtë pjesë të rëndësishme të Evropës. Ky është një qëllim që ju e keni mbështetur disa herë, përfshirë edhe përmes përpjekjeve tuaja të fundit për të ndaluar armiqësitë e vazhdueshme të Serbisë dhe për të parandaluar një luftë të ripërtërirë në rajon.
    Është gjithashtu një qëllim që përputhet drejtpërdrejt me interesat strategjike të SHBA-së. Refuzimi i vazhdueshëm i Serbisë për t’u përshtatur me politikën e jashtme të Amerikës dhe për të njohur sovranitetin e Kosovës ka inkurajuar përshkallëzime të përsëritura, më së shumti aktet e agresionit nga Serbia në vitet 2023 dhe 2024, si dhe përpjekjet e fundit për përshkallëzime që ju i parandaluat me sukses. Populli i Kosovës duroi dekada të tëra shtypjeje sistemike, që kulmuan me gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i Millosheviqit. Komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga SHBA-të, ndërhyri për të parandaluar zhdukjen e një popullsie të tërë. Shtetësia e Kosovës është produkt i legjitimitetit historik dhe domosdoshmërisë humanitare.
    Kosova qëndron si kombi më pro-amerikan në botë, siç dëshmohet nga fakti që është i vetmi vend evropian që ka arritur një marrëveshje me SHBA-në për shtetasit e vendeve të treta dhe vendi i parë në nivel global që propozon një tarifë zero për mallrat amerikane – vendim që hyri në fuqi javën e kaluar.
    Mbështetja e saj e palëkundur për lidershipin amerikan, vlerat e saj të lirisë dhe partneritetet e saj globale janë të pakrahasueshme. Kosova ka një prani ushtarake jetësore të SHBA-së/NATO-s dhe është rreshtuar vazhdimisht me objektivat e politikës së jashtme të SHBA-së. Në të kundërt, Serbia vazhdon të forcojë aleancat me kundërshtarët e Amerikës, veçanërisht Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke minuar kështu përpjekjet për bashkëpunim rajonal koheziv dhe duke kërcënuar interesat e SHBA-së.
    Fatkeqësisht, Serbia ka shkelur shumicën e komponentëve të saj kritikë dhe ka dështuar ta zbatojë atë. Sot, ju jeni në një pozicion unik për të siguruar që procesi i normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë të arrijë në përfundimin e tij të ligjshëm: njohjen reciproke brenda kufijve ekzistues”.
    Ne ju nxisim me respekt që të:
    Ripohoni publikisht mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke Kosovë-Serbi si themel për paqe të qëndrueshme.
    Inkurajoni të dy vendet të finalizojnë njohjen dhe të angazhohen për bashkëpunim bazuar në parimin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
    Mbështetni mekanizma të fuqishëm zbatimi për të siguruar zbatim të plotë dhe në kohë.
    “Komuniteti shqiptaro-amerikan, ashtu siç kemi mbështetur kthimin tuaj në Shtëpinë e Bardhë, është gati të mbështesë çdo përpjekje që e çon këtë bllokim të gjatë në një zgjidhje përfundimtare. Faleminderit për angazhimin tuaj të vazhdueshëm për paqen nëpërmjet forcës dhe për udhëheqjen tuaj në këtë çështje të rëndësishme”,- thuhet në letrën e dërguar nga Shoqatat shqiptare në Amerikë.

  • Shqiptarët e Amerikës, letër Trumpit: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, zgjidhja e vetme

    Shqiptarët e Amerikës, letër Trumpit: Njohja reciproke Kosovë-Serbi, zgjidhja e vetme

    Komuniteti shqiptaro-amerikan i ka dërguar një letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

    Në letrën e dërguar në adresë të shefit të Shtëpisë së Bardhë, “Shqiptarët për Amerikën”, u shprehen se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja e vetme për arritjen e paqës së qëndrueshme.

    Më tej në këtë letër thuhet se kjo ide u mbështet fuqishëm nga Trump gjatë mandatit të parë. Gjithashtu, përmendet edhe përpjekja e presidentit të ShBA-së për të parandaluar një luftë në rajon.

    “Shprehim mbështetjen tonë të plotë për thirrjet e fundit dypartiake për zbatimin e menjëhershëm të njohjes reciproke si zgjidhja e vetme për arritjen e paqes së qëndrueshme në këtë pjesë të rëndësishme të Evropës. Ky është një qëllim që ju e keni mbështetur disa herë, përfshirë edhe përmes përpjekjeve tuaja të fundit për të ndaluar armiqësitë e vazhdueshme të Serbisë dhe për të parandaluar një luftë të ripërtërirë në rajon. Është gjithashtu një qëllim që përputhet drejtpërdrejt me interesat strategjike të SHBA-së”, thuhet në letër.

    Komuniteti shqiptaro amerikan, ndër të tjera shpreh shqetësimin për zgjatjen e status-quos, që sipas tyre në thelb është destabilizuese.

    “Refuzimi i vazhdueshëm i Serbisë për t’u përshtatur me politikën e jashtme të Amerikës dhe për të njohur sovranitetin e Kosovës ka inkurajuar përshkallëzime të përsëritura, më së shumti aktet e agresionit nga Serbia në vitet 2023 dhe 2024, si dhe përpjekjet e fundit për përshkallëzime që ju i parandaluat me sukses”.

    Shoqatat shqiptare shprehen mirënjohëse për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

    Ato theksojnë se Pavarësia e Kosovës është një fitore e qartë amerikane.

    “Populli i Kosovës duroi dekada të tëra shtypjeje sistemike, që kulmuan me gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i Millosheviqit. Komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga SHBA-të, ndërhyri për të parandaluar zhdukjen e një popullsie të tërë. Shtetësia e Kosovës është produkt i legjitimitetit historik dhe domosdoshmërisë humanitare”.

    “Kosova qëndron si kombi më pro-amerikan në botë, siç dëshmohet nga fakti që është i vetmi vend evropian që ka arritur një marrëveshje me SHBA-në për shtetasit e vendeve të treta dhe vendi i parë në nivel global që propozon një tarifë zero për mallrat amerikane – vendim që hyri në fuqi javën e kaluar. Mbështetja e saj e palëkundur për lidershipin amerikan, vlerat e saj të lirisë dhe partneritetet e saj globale janë të pakrahasueshme. Kosova ka një prani ushtarake jetësore të SHBA-së/NATO-s dhe është rreshtuar vazhdimisht me objektivat e politikës së jashtme të SHBA-së”.

    Por, aty nuk lihet anash pa u përmendur roli destruktiv i Serbisë dhe rreziqet që mund t’i sjellë ajo.

    “Në të kundërt, Serbia vazhdon të forcojë aleancat me kundërshtarët e Amerikës, veçanërisht Rusinë, Kinën dhe Iranin, duke minuar kështu përpjekjet për bashkëpunim rajonal koheziv dhe duke kërcënuar interesat e SHBA-së”.

    Ndër të tjera, komuniteti shqiptaro-amerikan shpreh mirënjohjen për lidershipin e Trumpit, i cili ishte vendimtar në arritjen e Marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 2020.

    Por, që Serbia ka dështuar ta zbatojë duke e shkelur atë.

    “Fatkeqësisht, Serbia ka shkelur shumicën e komponentëve të saj kritikë dhe ka dështuar ta zbatojë atë. Sot, ju jeni në një pozicion unik për të siguruar që procesi i normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë të arrijë në përfundimin e tij të ligjshëm: njohjen reciproke brenda kufijve ekzistues”.

    Ne ju nxisim me respekt që të:

    Ripohoni publikisht mbështetjen e SHBA-së për njohjen reciproke Kosovë-Serbi si themel për paqe të qëndrueshme. Inkurajoni të dy vendet të finalizojnë njohjen dhe të angazhohen për bashkëpunim bazuar në parimin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
    Mbështetni mekanizma të fuqishëm zbatimi për të siguruar zbatim të plotë dhe në kohë.

    “Komuniteti shqiptaro-amerikan, ashtu siç kemi mbështetur kthimin tuaj në Shtëpinë e Bardhë, është gati të mbështesë çdo përpjekje që e çon këtë bllokim të gjatë në një zgjidhje përfundimtare. Faleminderit për angazhimin tuaj të vazhdueshëm për paqen nëpërmjet forcës dhe për udhëheqjen tuaj në këtë çështje të rëndësishme”, thuhet në letrën e dërguar nga Shoqatat shqiptare në Amerikë, shkruan KlanKosova. 

  • Regjimi i ri tarifor i Donald Trump thellon luftën tregtare globale

    Regjimi i ri tarifor i Donald Trump thellon luftën tregtare globale

    Tarifat e fundit “reciproke” të presidentit amerikan goditën shumë vende që kishin arritur marrëveshje me UashingtoninTarifat globale të Donald Trump hynë në fuqi në orën 12:01 të mëngjesit në Uashington të enjten, duke i çuar detyrimet amerikane të importit në nivelin e tyre më të lartë në një shekull, ndërsa presidenti amerikan nisi një epokë të re të rivalitetit tregtar.Përshkallëzimi erdhi pavarësisht lobimit nga kryeqytetet e huaja për t’i shpëtuar taksave që drejtonin axhendën ekonomike të Trump, ndërsa pritej të përfundonte afati shtatë-ditor nga njoftimi i presidentit javën e kaluar për versionin e fundit të regjimit tarifor.Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter fluturoi për në shtëpi nga Uashingtoni të mërkurën, pasi dështoi në një përpjekje të fundit për të shmangur disa nga detyrimet më të ashpra të Trump. Tajvani, një eksportues i rëndësishëm i patateve të skuqura, gjithashtu dështoi të ulte normën e tij të tarifave.Kushtet e reja të Trump pasuan muaj kërcënimesh dhe përfshijnë të ashtuquajturat taksa reciproke për pothuajse të gjitha vendet e huaja, ndërsa presidenti veproi për të riformësuar një sistem tregtar ndërkombëtar të zhvilluar gjatë shumë dekadave.Tarifat reciproke do të rrisin taksat edhe për ekonomitë me marrëveshje të reja tregtare të SHBA-së, përfshirë BE-në dhe Japoninë. Për Kinën, eksportuesi më i madh në botë  armëpushimi i luftës tregtare me Uashingtonin përfundon më 12 gusht.Ndërsa Meksika ka rënë dakord gjithashtu për një pauzë në çdo tarifë të re për 90 ditë, taksat e reja të larta ndaj Kanadasë, partneri tjetër i SHBA-së në një grup tregtar të Amerikës së Veriut, tashmë kanë hyrë në fuqi.Trump ka thënë gjithashtu se së shpejti do të njoftojë tarifa të tjera për produktet farmaceutike, elektronikën e konsumit dhe sektorë të tjerë, të cilët janë të përjashtuar nga tarifat reciproke.Të mërkurën, ai tregoi se do të godiste importet e çipave me një tarifë 100 për qind, megjithëse nuk tha se kur, dhe gjithashtu mbajti nën vëzhgim mundësinë e përjashtimeve për kompanitë që investuan në SHBA.Regjimi reciprok hyn në fuqi vetëm disa orë pasi SHBA rritu tarifat e ardhshme ndaj Indisë për ta ndëshkuar atë për blerjen e naftës ruse, duke treguar se Trump mbetet i gatshëm të përdorë luftën e tij tregtare për të ndjekur qëllime gjeopolitike.Edhe pse tarifat e fundit reciproke të Trump janë kryesisht më të ulëta se ato që ai njoftoi në “ditën e çlirimit” më 2 prill, ato e ngrenë tarifën efektive të SHBA-së në nivelin më të lartë në dekada.Përpjekja e fundit e Zvicrës për t’i shpëtuar tarifave të Trump e lë kombin alpin, një eksportues i produkteve farmaceutike, metaleve të çmuara dhe orëve, me një tarifë 39 për qind, një nga më të lartat midis vendeve të zhvilluara.Keller-Sutter u takua me sekretarin e shtetit të SHBA-së Marco Rubio gjatë udhëtimit të saj në Uashington këtë javë, por jo me përfaqësuesin e tregtisë së SHBA-së Jamieson Greer ose sekretarin e tregtisë Howard Lutnick, të cilët të dy kanë udhëhequr bisedimet tregtare të SHBA-së.Zvicra fillimisht priste të siguronte një tarifë minimale 10 për qind nga SHBA-ja, në përputhje me nivelin më të ulët që u ofrohet vendeve të tjera. Një zyrtar amerikan tha se negociatorët e Trump nuk kishin rënë dakord për këtë.Partnerët tregtarë të SHBA-së tani po përgatiten për zbatimin e regjimit të ri, ndërsa nuk janë të sigurt nëse presidenti është i hapur për të negociuar marrëveshje për të zbutur taksat.Trump ka përshëndetur tarifat e tij për “marrjen e triliona dollarëve” për Amerikën dhe është mburrur se marrëveshjet e tij tregtare po e bëjnë SHBA-në “përsëri një vend të pasur”.Pantheon Macroeconomics, një grup i pavarur kërkimor, këtë javë tha se SHBA-të kishin mbledhur rreth 30 miliardë dollarë në taksa doganore dhe akcize në korrik, nga rreth 8 miliardë dollarë në muaj mesatarisht në vitin 2024.Disa mallra do të vazhdojnë të lejohen të hyjnë në SHBA pa shkaktuar një normë më të lartë tarife.Sipas një njoftimi të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të publikuar më parë këtë javë, mallrat e zhdoganuara në doganat e SHBA-së nga ora 12:01 e mëngjesit të së enjtes do t’i nënshtrohen tarifave më të larta.Megjithatë, njoftimi thotë se mallrat që janë tashmë në rrugë për në SHBA para orës 12:01 dhe që mbërrijnë deri më 5 tetor nuk do t’i nënshtrohen tarifave të reja.Lynn Fischer Fox, avokate te Arnold & Porter dhe ish-zyrtare tregtare amerikane, tha se rregullat nënkuptojnë që mallrat që mbërrijnë me aeroplan, kamion ose tren më 7 gusht ose më pas, do t’i nënshtrohen detyrimeve më të larta.Ato mund të përfshijnë transportin ajror të mallrave që nisen nga Zvicra më 7 gusht dhe mbërrijnë në SHBA në të njëjtën ditë, tha ajo.Avokatët thanë se mallrat që transportohen nga vende më të largëta, si Azia, mund të jenë në gjendje të paguajnë tarifa më të ulëta deri më 5 tetor, me kusht që të jenë në fazën e fundit të udhëtimit të tyre para 7 gushtit. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale: Shqipëria e Kosova njohje reciproke!

    Transferimi ndërkombëtar i të dhënave personale: Shqipëria e Kosova njohje reciproke!

    Në kuadër të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar vendimin nr. 1 datë 30.4.2025 “Për përcaktimin e shteteve që sigurojnë një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave personale”.

    Në vendimin e Komisionerit përcaktohet lista e shteteve të sigurta për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që zbatojnë Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR), shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane, të cilat në bazë të Marrëveshjes së EEA3 zbatojnë po ashtu GDPR, palët e Konventës 108 të Këshillit të Evropës, etj.
    Gjithashtu, në këtë akt është reflektuar edhe njohja reciproke mes Shqipërisë dhe Kosovës për të drejtën për transferimin e të dhënave personale si shtete me nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave. Kjo është realizuar me vendimin nr. 7, datë 29.4.2025, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe vendimin nr. 21 të Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi së Kosovës.

    Njohja reciproke mes Shqipërisë dhe Kosovës për transferimin ndërkombëtar të të dhënave personale sjell një sërë lehtësirash të rëndësishme për kontrolluesit e të dy shteteve. Në këtë kuadër, mundësohet shkëmbim më i shpejtë i të dhënave si dhe rritet efikasiteti në bashkëpunimin ndërkombëtar. Kjo njohje reciproke mbështet zhvillimin e mëtejshëm të tregut dhe shërbimeve digjitale në rajon, duke mundësuar gjithashtu një nivel më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale dhe të të drejtave të individëve. /PCWorld Albanian

  • Truku i fundit i Trump mund t’i bëjë tarifat më të këndshme

    Truku i fundit i Trump mund t’i bëjë tarifat më të këndshme

    Ambiciet tarifore të Presidentit Donald Trump kanë sjellë shitje të vështira. Ata i kanë vënë investitorët në një gjendje të vështirë, duke i futur tregjet financiare në spirale.

    Në vend që të tërhiqet dhe të ndryshojë kursin tërësisht vetëm një javë përpara “Ditës së Çlirimit” të premtuar nga Trump më 2 prill, ai po përdor një strategji të njohur marketingu: Përgatitni amerikanët për më të keqen dhe jepni diçka që nuk është aq e vështirë për t’u gëlltitur.
    Të hënën, Trump bëri pikërisht këtë. “Në pjesën më të madhe, 2 prilli do të jetë një ditë e madhe”, tha Trump, duke iu referuar ditës që ai ka premtuar tarifa gjithëpërfshirëse kundër të gjithë partnerëve tregtarë të Amerikës. Është një ndryshim delikat nga këmbëngulja se do të jetë dita e madhe që përfshin jo vetëm tarifat reciproke dollar-për-dollar, por edhe tarifat në të gjithë sektorin.
    “Patjetër që duhet të ketë një komponent marketingu për këtë, pasi logjika pas rritjes së tarifave nuk është e qartë,” tha për CNN Colin Grabow, drejtor i asociuar në Qendrën Herbert A. Stiefel për Studimet e Politikave Tregtare të Institutit Cato. “Dyshimi im është se administrata Trump po përpiqet të balancojë qëllimet e saj për tarifa më të larta, duke mos i shqetësuar tregjet shumë keq.”
    Ndryshimi i bisedës
    Të hënën, Trump e ndryshoi bisedën nga frika për efektet ekonomike të tarifave në lehtësim që dukej se po vononte disa nga ato taksa.
    Tarifat e automjeteve, tha ai, do të shpallen “shumë shpejt”. Tarifat farmaceutike: “Në një moment tjetër” Dhe për tarifat e mëdha dhe të guximshme reciproke, Trump pranoi: “Unë mund t’u jap pushime shumë vendeve”.
    “Ne mund të jemi edhe më të mirë se kaq”, shtoi Trump.
    Ndërsa Don Draper, drejtuesi i reklamave imagjinare në “Mad Men”, i tha një klienti të shqetësuar për opinionin publik: “Nëse nuk ju pëlqen ajo që thuhet, ndryshoni bisedën.”
    Kjo nuk është hera e parë që Trump ndryshon bisedën duke paraqitur një qasje më të lehtë tarifore në krahasim me premtimet e mëparshme që ai ka bërë.
    Për shembull, disa ditë pasi Trump u rizgjodh, ai tha: “Më 20 janar, si një nga shumë urdhërat e mi të parë Ekzekutiv, unë do të nënshkruaj të gjitha dokumentet e nevojshme për të vënë Meksikës dhe Kanadasë një tarifë prej 25% për të gjitha produktet që vijnë në Shtetet e Bashkuara dhe kufijtë e saj qesharak të hapur.” Megjithatë, kjo nuk ndodhi, duke shkaktuar rritje të aksioneve pasi investitorët morën një psherëtimë të madhe lehtësimi.
    Më pas, data për ato tarifa u shty jo një herë, por dy herë. Vonesa e dytë erdhi pasi ato u miratuan shkurtimisht dhe më pas u vonuan – por vetëm pjesërisht. Kjo do të thoshte se mallrat nga të dy vendet tani janë subjekt i tarifave 25% nëse nuk përputhen me kushtet e traktatit të tregtisë së lirë USMCA që Trump nënshkroi gjatë mandatit të tij të parë. Kjo grimë e imët ka kaluar kryesisht pa u vënë re.
    Për Kinën, Trump kërcënoi gjatë fushatës se do të vendoste tarifa deri në 60% për të gjitha mallrat kineze që vijnë në SHBA. Siç qëndron, ka një tarifë 20% për importet kineze dhe një tarifë shtesë prej 25% për çelikun dhe aluminin prej andej.
    Meksika, Kina dhe Kanadaja janë tre partnerët kryesorë tregtarë të Amerikës, duke zënë 41% të vlerës totale të mallrave që SHBA importoi vitin e kaluar, sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë. Kjo është arsyeja pse ekonomistët dhe bizneset janë shqetësuar për një luftë tregtare të plotë midis tre vendeve që mund të bëjë që mallrat thelbësore të bëhen dukshëm më të shtrenjta për t’u prodhuar. Deri më tani, kjo është shmangur në masë të madhe.
    Me fjalë të tjera, Trump kërcënoi dhimbje maksimale dhe e ktheu atë aq sa për të qetësuar nervat. Tarifat janë ende në fuqi – ato janë thjesht një pilulë që tani është pak më e lehtë për t’u gëlltitur.
    Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa për të gjithë lëndën drusore që importon Shtetet e Bashkuara më 2 prill. Megjithatë, në fillim të kësaj jave ai tha se ato mund të vijnë “me vone”.
    Tarifa më e lehtë
    Nuk është rastësi që Trump po qëndron më i vendosur në tarifat reciproke sesa tarifat specifike të sektorit ose të vendit që ai ka vendosur më parë. Edhe pse ai ka hapur derën për më shumë fleksibilitet, ka shumë pak gjasa që ai të shtyjë “Ditën e Çlirimit”.
    Me tarifat reciproke, që përputhen me taksat e importit të vendeve dollar për dollar, ai ka ndoshta hapin më të lehtë për të bërë për tarifat reciproke. Për të përdorur fjalën e Trumpit: Nëse ata na akuzojnë, ne i ngarkojmë ata.
    Këto janë të lehta për t’u kuptuar për shumicën e amerikanëve – një çështje e drejtësisë që shumë njerëz mund ta marrin prapa në krahasim me tarifat ndëshkuese të përgjithshme për vendet ose produktet.
    “Ne jemi grabitur nga çdo vend në botë”, tha Trump të hënën në një takim të kabinetit.
    “Përcaktimi i rritjes së tarifave si një korrigjues ndaj praktikave abuzive nga partnerët tregtarë të SHBA – në thelb duke u dhënë atyre një shije të mjekësisë së tyre – duket shumë më e lehtë për t’u justifikuar sesa tarifat sektoriale me vetëm lidhje të mjegullt me ​​justifikimin e tyre të propozuar”, tha Grabow. Për më tepër, “tarifat reciproke mund të përshtaten si një mjet për të arritur një ulje të përgjithshme të barrierave tregtare, ndërsa tarifat e propozuara sektoriale nuk munden,” tha ai.
    Në të vërtetë, India, e cila ka tarifa më të larta për importet e SHBA-së në krahasim me atë që SHBA tatojnë eksportet e saj, po përgatitet të ulë normat e tarifave përpara 2 prillit, raportoi Reuters të martën.
    Shitja e një 10 dhe shpërndarja e një 6
    Trump zhvilloi një model të shitjes së një skenari 10/10 të rastit më të keq për tarifat dhe ndikimin që ato mund të kenë në ekonomi. Por tarifat 6/10 që ai tenton të përfundojë nuk janë asgjë për t’u hequr, thjesht sepse nuk janë aq të këqija sa mund të kishin qenë.
    Për shembull, tarifat 20% për mallrat kineze po krijojnë ende shumë dhimbje koke për bizneset që marrin mallra nga atje dhe së shpejti mund të përkthehen në çmime më të larta që paguajnë konsumatorët.
    Megjithatë, konsumatorët nuk po akordojnë tarifat. Të martën, Bordi i Konferencës raportoi se besimi i konsumatorëve ra në nivelin më të ulët që nga janari 2021 këtë muaj. Grupi tha se shqetësimet rreth tarifave ishin në qendër të vëmendjes për konsumatorët, duke ndihmuar në uljen e niveleve.
    Por pavarësisht se sa të këqija janë të dhënat ekonomike, Trump nuk do të frenojë tarifat.
    “Si një ‘njeri tarifor’ i vetë-përshkruar që është dukur prej kohësh i dashuruar me detyrimet e importit, ne duhet të supozojmë se dëshira e Trump për tarifa më të larta është e sinqertë dhe më shumë se thjesht një dredhi negociuese,” tha Grabow.
    Thënë kështu, Trump mund të duhet ende të punojë për t’i shitur ato pak më mirë.

    Top Channel