Një nga barnat më të kontrolluara ligjërisht, Xanax, po shitet pa recetë në disa farmaci në kryeqytet.
Fiksi solli për të disatën herë këtë shqetësim që ndodh në vendin tonë në syrin e të gjithëve. Xanax është emri i tregut për alprazolam, një lloj droge e grupit të njohur si benzodiazepines, ose ‘benzos’, që zakonisht jepen prej mjekëve për të kuruar sindromën e ankthit.
Gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” kanë arritur ta blejnë lehtësisht këtë medikament në tre farmaci të ndryshme në Tiranë, pa recetë, kontroll apo verifikim mjekësor.
Në rastin e parë, farmacistja nuk kërkoi recetë, por vetëm pyeti klientin se çfarë doze dëshironte: 0.25 mg apo 0.5 mg. E njëjta situatë u përsërit edhe në dy farmaci të tjera. Në të tria rastet, diskutimi fokusohej vetëm te çmimi që varionte nga 50 deri në 100 lekë për tabletë dhe jo te domosdoshmëria e një recete mjekësore, siç e parashikon ligji.
Mjekja psikiatre Ariana Rreli, e kontaktuar nga gazetarët, e cilëson këtë situatë alarmante. Ajo shpjegon se marrja e Xanax-it pa përshkrim dhe pa ndjekje mjekësore është shumë e rrezikshme.
“Ky ilaç krijon varësi të fortë, njësoj si drogat. Edhe kur jepet nga mjekët e përgjithshëm, duhet t’u bëhet shumë e qartë pacientëve se përdorimi i tij mund të çojë në varësi fizike dhe psikologjike,” u shpreh mjekja.
Rreli solli edhe një rast tronditës për një farmaciste që kishte krijuar varësi aq të fortë ndaj Xanax-it, sa kishte arritur të konsumonte deri në 37 tableta në ditë.
“Trajtimi për heqjen nga varësia ndaj këtij medikamenti është i gjatë dhe i specializuar,” shton ajo.
Nga ana tjetër, Presidenti i Urdhrit të Farmacistit, z. Dëfrim Goma, konfirmon se shitja e Xanax-it pa recetë është shkelje e rëndë ligjore, e cila ndëshkohet me gjoba që nisin nga 100 mijë lekë.
“Masat i vendos Agjencia Kombëtare e Barnave, ndërsa Urdhri i Farmacistëve, pas identifikimit të shkeljeve, i dërgon rastet në komisionin e disiplinës,” tha Goma.
Tag: recetë
-

Xanax-i shitet lirshëm pa recetë, mjekja: Alarmante! Varësia njësoj si droga
-

Fiks Fare/ Xanax-i shitet lirshëm pa recetë, mjekja: Alarmante! Varësia njësoj si droga
Një nga barnat më të kontrolluara ligjërisht, Xanax, po shitet pa recetë në disa farmaci në kryeqytet.
Fiksi solli për të disatën herë këtë shqetësim që ndodh në vendin tonë në syrin e të gjithëve. Xanax është emri i tregut për alprazolam, një lloj droge e grupit të njohur si benzodiazepines, ose ‘benzos’, që zakonisht jepen prej mjekëve për të kuruar sindromën e ankthit.
Gazetarët e emisionit investigativ “Fiks Fare” kanë arritur ta blejnë lehtësisht këtë medikament në tre farmaci të ndryshme në Tiranë, pa recetë, kontroll apo verifikim mjekësor.
Në rastin e parë, farmacistja nuk kërkoi recetë, por vetëm pyeti klientin se çfarë doze dëshironte: 0.25 mg apo 0.5 mg. E njëjta situatë u përsërit edhe në dy farmaci të tjera. Në të tria rastet, diskutimi fokusohej vetëm te çmimi që varionte nga 50 deri në 100 lekë për tabletë dhe jo te domosdoshmëria e një recete mjekësore, siç e parashikon ligji.
Mjekja psikiatre Ariana Rreli, e kontaktuar nga gazetarët, e cilëson këtë situatë alarmante. Ajo shpjegon se marrja e Xanax-it pa përshkrim dhe pa ndjekje mjekësore është shumë e rrezikshme. “Ky ilaç krijon varësi të fortë, njësoj si drogat. Edhe kur jepet nga mjekët e përgjithshëm, duhet t’u bëhet shumë e qartë pacientëve se përdorimi i tij mund të çojë në varësi fizike dhe psikologjike,” u shpreh mjekja.
Rreli solli edhe një rast tronditës për një farmaciste që kishte krijuar varësi aq të fortë ndaj Xanax-it, sa kishte arritur të konsumonte deri në 37 tableta në ditë. “Trajtimi për heqjen nga varësia ndaj këtij medikamenti është i gjatë dhe i specializuar,” shton ajo.
Nga ana tjetër, Presidenti i Urdhrit të Farmacistit, z. Dëfrim Goma, konfirmon se shitja e Xanax-it pa recetë është shkelje e rëndë ligjore, e cila ndëshkohet me gjoba që nisin nga 100 mijë lekë. “Masat i vendos Agjencia Kombëtare e Barnave, ndërsa Urdhri i Farmacistëve, pas identifikimit të shkeljeve, i dërgon rastet në komisionin e disiplinës,” tha Goma.Top Channel
-

Trahanik – Receta Maqedonase me Jufka dhe Trahana
Trahaniku është një pjatë që në Maqedonë lindore përgatitet duke përdorur trahana dhe jufka.
Kur moti është shumë i ftohtë, kjo recetë është perfekte sepse jo vetëm që të ngop nepsin por të ngroh edhe shpirtin.
Edhe pse jufkat mund të blihen të gatshme, kur përgatiten vetë kanë një shije të pazëvendësueshme.
Megjithatë është në dorën tuaj se si do t’i përdorni në këtë recetë.
Interesante është se kjo recetë mund të përgatitet në 2 versione të ndryshme.
Njëra nga recetat përfshin vetëm jufkat, ujin, kripën dhe vajin.
Ndërsa receta e pasuruar përfshin më tepër përbërës të tillë si: djathi i bardhë, gjiza dhe vezët.
AgroWeb.org ju sugjeron të provoni t’a përgatisni vetë këtë pjatë duke ndjekur recetën si më poshtë.
Përbërësit:
rreth 300 g jufka
150 gr trahana
5 lugë gjelle djathë i bardhë i grimcuar
5 lugë gjelle gjizë
2 vezë
vaj dhe ujë sipas nevojës (mund të përfshihet edhe qumështi)
Përgatitja:
Filloni këtë recetë duke lyer me vaj një tavë dhe më pas duke shtruar në të jufkat.
Pas kësaj shtoni edhe gjysmën sasisë së trahanasë dhe spërkateni me vaj dhe pak kripë.
Shtroni përsëri një shtresë me jufkat e gatshme ose të bëra vetë.
Spërkasini sërish trahana dhe pak vaj e kripë.
Në fund shtroni edhe pjesën tjetër të mbetur të jufkave dhe spërkatni me vaj.
Futeni tavën në furrë dhe lëreni të piqet në 200 gradë C derisa shtresa e sipërme të piqet pak.
Pasi të jetë gati, hiqeni tepsinë nga furra dhe shtoni sipër djathin e bardhë dhe gjizën.
Hidhni ujë rreth 2/3 e lartësisë së tavës dhe shtoni qumësht për të mbuluar tërësisht jufkat.
Kthejeni në tavën sërisht furrë dhe lëreni derisa të piqet dhe të mbarojë lëngu.
Në këtë moment nxirreni nga furra dhe hidhni sipër përzierjen e vezëve dhe djathit.
Kthejeni sërisht në furrë që të piqet dhe lëreni derisa të marrë një ngjyrë të artë fine./AgroWeb.org
-

JD Vance komenton vendosjen e tarifave: Ndryshim i madh, por i domosdoshëm!
Zëvendëspresidenti JD Vance tha se tarifat gjithëpërfshirëse që Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën janë “një ndryshim i madh”, por i domosdoshëm, duke kundërshtuar “ekonominë globaliste” që ka bërë që Shtetet e Bashkuara të kenë “një shumë të madhe borxhi për të blerë gjëra nga vendet e tjera”.“Ne huazojmë para nga fshatarët kinezë për të blerë gjërat që ata fshatarët kinezë prodhojnë. Kjo nuk është një recetë për prosperitet ekonomik. Nuk është një recetë për çmime të ulëta dhe nuk është një recetë për punë të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Vance për “Fox & Friends”.
“Tani për tani, Presidenti Trump po e çon këtë ekonomi në një drejtim tjetër. Ai u përpoq me këtë. Ai e premtoi atë dhe tani ai po e realizon”, vazhdoi Vance.“Po, ky është një ndryshim i madh. Unë nuk do të shmangem prej tij, por ne kishim nevojë për një ndryshim të madh.”
Vance tha se ndërsa administrata po “lufton shumë fort” për uljen e çmimeve, ndryshimi nuk do të ndodhte brenda natës. Ai gjithashtu dukej se sugjeronte se çmimet e larta do të ishin rezultat i inflacionit të trashëguar nga administrata Biden, në vend të këtyre veprimeve të reja të ndërmarra nga Trump në detyrë.
Ndërsa republikanët ndjekin një projektligj tatimor si pjesë e agjendës së Trump, Vance tha se ai nuk do t’i shihte shkurtimet e taksave si një mjet për të “kompensuar” tarifat, por një “ndryshim total” në politikën ekonomike që do të shpërblejë punëtorët dhe kompanitë amerikane.
Duke përmendur prejardhjen e tij se është rritur i varfër në Ohio dhe Kentucky, Vance pranoi se sa amerikanët janë të shqetësuar për koston e jetesës.
“Unë u rrita në një familje që shpesh bënte pagesa të drejtpërdrejta, dhe ne e dimë se shumë amerikanë janë të shqetësuar, kështu që ne po luftojmë shumë për të ulur çmimet”, tha Vance. -

“Ndryshim i madh, por i domosdoshëm”, JD Vance komenton tarifat: Ekonomia globaliste ka sjellë rritjen e borxhit në Amerikë
Zëvendëspresidenti JD Vance tha se tarifat gjithëpërfshirëse që Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën janë “një ndryshim i madh”, por i domosdoshëm, duke kundërshtuar “ekonominë globaliste” që ka bërë që Shtetet e Bashkuara të kenë “një shumë të madhe borxhi për të blerë gjëra nga vendet e tjera”.
“Ne huazojmë para nga fshatarët kinezë për të blerë gjërat që ata fshatarët kinezë prodhojnë. Kjo nuk është një recetë për prosperitet ekonomik. Nuk është një recetë për çmime të ulëta dhe nuk është një recetë për punë të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Vance për “Fox & Friends”.
“Tani për tani, Presidenti Trump po e çon këtë ekonomi në një drejtim tjetër. Ai u përpoq me këtë. Ai e premtoi atë dhe tani ai po e realizon,” vazhdoi Vance.
“Po, ky është një ndryshim i madh. Unë nuk do të shmangem prej tij, por ne kishim nevojë për një ndryshim të madh.”
Vance tha se ndërsa administrata po “lufton shumë fort” për uljen e çmimeve, ndryshimi nuk do të ndodhte brenda natës. Ai gjithashtu dukej se sugjeronte se çmimet e larta do të ishin rezultat i inflacionit të trashëguar nga administrata Biden, në vend të këtyre veprimeve të reja të ndërmarra nga Trump në detyrë.
Ndërsa republikanët ndjekin një projektligj tatimor si pjesë e agjendës së Trump, Vance tha se ai nuk do t’i shihte shkurtimet e taksave si një mjet për të “kompensuar” tarifat, por një “ndryshim total” në politikën ekonomike që do të shpërblejë punëtorët dhe kompanitë amerikane.
Duke përmendur prejardhjen e tij se është rritur i varfër në Ohio dhe Kentucky, Vance pranoi se sa amerikanët janë të shqetësuar për koston e jetesës.
“Unë u rrita në një familje që shpesh bënte pagesa të drejtpërdrejta, dhe ne e dimë se shumë amerikanë janë të shqetësuar, kështu që ne po luftojmë shumë për të ulur çmimet”, tha Vance.Top Channel
