Në Gjykatën e Sarandës nisi këtë të martë, procesi gjyqësor për vdekjen tragjike të 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, gjatë një zhytjeje nënujore më 20 gusht 2022 në ujërat e Sarandës. Në bankën e të akuzuarve duhet të ishte Sajmir Kushova, ish-instruktor zhytjeje, i cili akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” sipas nenit 289 të Kodit Penal.
Por ndryshe nga shumica e proceseve, ky gjyq po zhvillohet në mungesë, pasi 47-vjeçari ndodhet në burg në Norvegji. Në seancën e parë, prokurorja Valbona Maja paraqiti rrethanat e ngjarjes dhe kërkoi administrimin e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë.
Ndërsa mbrojtja, e përfaqësuar nga avokati Rigels Dërvishi, kërkoi të administrohet një shkresë e Repartit RENEA, të pyetet eksperti i aktit të ekspertimit.
Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm babai i viktimës, George Gannon, i cili kërkoi që të thirren si dëshmitarë 10 personat që kanë qenë pjesë e ekspedites nënujore në ditën e tragjedisë.
Procesi ka qenë shumë i ngadaltë, thekson ai ne interviste per Report TV por shpreson që të mbledhë sa më shumë prova e dëshmi për dënimin maksimal të personit përgjegjës.
“Është ende në proces. Dua të them se ende duhet të mbledhim më shumë prova dhe gjithçka po ecën shumë ngadalë sepse as nuk e kuptoj mirë procedurën ketu. Por eventualisht shpresojmë ta fusim këtë njeri në burg për pjesën e mbetur te jetes. Megjithatë, jemi ende në një fazë shumë të hershme të çështjes. Pra, procesi i gjykimit është ende në vijim”, tha ekskluzivisht për Report Tv.
Nga ana tjetër, avokati Rigels Dërvishi deklaroi se sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjor, Rebecca Gannon është gjetur e vetme nën ujë, çka tregon se përgjegjësia bie mbi partnerin e saj të zhytjes, Robert Kerans.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 18 nëntor me kërkesë të George Gannon, i cili nuk ka reshtuar së kërkuari drejtësi për vdekjen e vajzës së vetme. 29-vjecarja kishte ardhur në vendin tonë për një ekspeditë private zhytje që organizohej nga “Saranda Diving Center”, drejtuar nga Saimir Kushova.
Në 2022-shin, 47-vjecari u la nga gjykata me masë sigurie detyrim paraqitje, kundrejt garancisë pasurore prej 1.5 milionë lekësh. Kushova nuk respektoi masën dhe u largua jashtë vendit për tu prangosur në 2023 në Husnes të Norvegjisë.
Së bashku me 5 polumbarë shqiptarë ai u kap duke nxjerrë nga anija “Nordloire” katër çanta me 150 kg kokainë. Gjykata norvegjeze e dënoi Kushovën me 15 vjet burgim per trafik droge. Ndërsa sot vuan dënimin në burgjet norvegjeze, gjykata e Sarandës e gjykon në mungesë për vdekjen e britanikes Rebecca Gannon.
Tag: rebecca
-

E reja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, babai: Autorin ta fusin në burg pjesën e mbetur të jetës!
-

“Të dënohet autori”/ 29-vjeçarja britanike vdiq gjatë zhytjes në Sarandë, babai i saj bën apel: Presim drejtësi
Në Gjykatën e Sarandës nisi këtë të martë, procesi gjyqësor për vdekjen tragjike të 29-vjeçares britanike Rebecca Gannon, gjatë një zhytjeje nënujore më 20 gusht 2022 në ujërat e Sarandës. Në bankën e të akuzuarve duhet të ishte Sajmir Kushova, ish-instruktor zhytjeje, i cili akuzohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” sipas nenit 289 të Kodit Penal.
Por ndryshe nga shumica e proceseve, ky gjyq po zhvillohet në mungesë, pasi 47-vjeçari ndodhet në burg në Norvegji. Në seancën e parë, prokurorja Valbona Maja paraqiti rrethanat e ngjarjes dhe kërkoi administrimin e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë.
Ndërsa mbrojtja, e përfaqësuar nga avokati Rigels Dërvishi, kërkoi të administrohet një shkresë e Repartit RENEA, të pyetet eksperti i aktit të ekspertimit. Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm babai i viktimës, George Gannon, i cili kërkoi që të thirren si dëshmitarë 10 personat që kanë qenë pjesë e ekspedites nënujore në ditën e tragjedisë.
Procesi ka qenë shumë i ngadaltë, thekson ai ne një intervistë por shpreson që të mbledhë sa më shumë prova e dëshmi për dënimin maksimal të personit përgjegjës.
“Është ende në proces. Dua të them se ende duhet të mbledhim më shumë prova dhe gjithçka po ecën shumë ngadalë sepse as nuk e kuptoj mirë procedurën ketu. Por eventualisht shpresojmë ta fusim këtë njeri në burg për pjesën e mbetur te jetes. Megjithatë, jemi ende në një fazë shumë të hershme të çështjes. Pra, procesi i gjykimit është ende në vijim”, tha ai.
Nga ana tjetër, avokati Rigels Dërvishi deklaroi se sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjor, Rebecca Gannon është gjetur e vetme nën ujë, çka tregon se përgjegjësia bie mbi partnerin e saj të zhytjes, Robert Kerans.
Seanca e radhës do të zhvillohet më 18 nëntor me kërkesë të George Gannon, i cili nuk ka reshtuar së kërkuari drejtësi për vdekjen e vajzës së vetme. 29-vjecarja kishte ardhur në vendin tonë për një ekspeditë private zhytje që organizohej nga “Saranda Diving Center”, drejtuar nga Saimir Kushova.
Në 2022-shin, 47-vjecari u la nga gjykata me masë sigurie detyrim paraqitje, kundrejt garancisë pasurore prej 1.5 milionë lekësh. Kushova nuk respektoi masën dhe u largua jashtë vendit për tu prangosur në 2023 në Husnes të Norvegjisë.
Së bashku me 5 polumbarë shqiptarë ai u kap duke nxjerrë nga anija “Nordloire” katër çanta me 150 kg kokainë. Gjykata norvegjeze e dënoi Kushovën me 15 vjet burgim per trafik droge. Ndërsa sot vuan dënimin në burgjet norvegjeze, gjykata e Sarandës e gjykon në mungesë për vdekjen e britanikes Rebecca Gannon. -

Victoria Beckham reagon ndaj akuzave për tradhti të David Beckham
Victoria Beckham ka folur për herë të parë për pretendimet që David Beckham e ka tradhtuar atë me modelen holandeze Rebecca Loos, duke i cilësuar spekulimet si të pabaza dhe duke theksuar forcën e martesës së tyre. Në një intervistë për podkastin “Call Her Daddy”, stilistja britanike u shpreh:
“A e dini që na shkaktuan kaq shumë telashe, dhe ne sapo festuam 26-vjetorin e martesës? Njerëzit thoshin se nuk do t’ia dilnim… Por ne kemi kaluar gjithçka dhe kemi dalë nga stuhia.”
Lidhja e pretenduar nga Rebecca Loos daton në vitin 2004, ku ajo deklaroi se kishte pasur një lidhje katër mujore me David Beckham. Sipas saj, lidhja kishte nisur në një moment kur Victoria ishte jashtë qytetit dhe David e kishte ftuar atë në hotel. Këto akuza kanë shkaktuar polemika të shumta gjatë viteve.
Në vitin 2023, ish-futbollisti i mohoi kategorikisht këto pretendime në dokumentarin Netflix “Beckham”, ku theksoi se i është dashur të përballet me shumë vështirësi duke parë Victorian të vuante për shkak të këtyre thashethemeve.
Pavarësisht mohimeve, Rebecca Loos nuk ka ndryshuar qëndrim. Ajo u shfaq në emisionin australian “60 Minutes Australia” dhe përsëriti se nuk kishte gënjyer apo ekzagjeruar lidhur me marrëdhënien e saj me David Beckham.
Martesa e çiftit Beckham është një nga lidhjet më të njohura dhe të ndjekura në botë, dhe historia e tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave dhe publikut. -

Vetëm 21-vjeçe dhe tani ka 3 fëmijë, gruaja e yllit të Manchester City që befasoi mediat europiane
Ylli i Manchester City, Phil Foden, është një prej emrave më të përfolur në mediat sportive europiane. Por një person shumë i rëndësishëm që mesfushori i Manchester Cityt e ka mbajtur kryesisht larg vëmendjes është partnerja e tij 22-vjeçare, Rebecca Cooke, nëna e tre fëmijëve.
Çifti besohet se është takuar në një festë në Stockport si adoleshentë dhe Cooke lindi fëmijën e saj të tretë në moshën 21 vjeç, gjë që është sigurisht e pazakontë për gruan e një futbollisti. Ndërsa shumë duan të shijojnë shkëlqimin, të jetojnë jetën luksoze dhe të kenë sa më pak përgjegjësi të jetë e mundur, si rritja e tre fëmijëve, ky nuk është rasti i tyre.
Dihet pak për historinë e dashurisë së Phil dhe Rebecca, përveç faktit se ata ndajnë një familje kaq të madhe në një moshë shumë të vogël. Futbollisti ishte vetëm 18 vjeç kur ata patën djalin e tyre të madh, Ronnie, ndërsa në moshën 21-vjeçare, Rebecca lindi edhe fëmijën e tretë. /Sport Ekspres/ -

Vdekja e turistes britanike/ Gjykata e Sarandës kthen për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës
Gjykata e Sarandës ka kthyer për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë që solli si pasojë vdekjen e shtetases angleze Rebecca Gannon.
Rasti i humbjes së jetës së Rebecca Gannon u trajtua në emisionin “Në shënjestër” të gazetares Klodiana Lala, ku u vu në dukje pikërisht tema e hetimeve të dobëta dhe të paplota.
Gjykata ka urdhëruar prokurorinë të plotësojë hetimet për Kushovën, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Saimir Kushova, një zhytës profesionist i cili ndodhet i burgosur në Norvegji për trafik droge por në Sarandë po hetohet për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” pas vdekjes së një 29-vjeçareje angleze gjatë zhytjes me ekspeditën e tij.
Saimir Kushova, prind i tre fëmijëve, drejtonte në Sarandë ekspeditën “Saranda Diving Center”, një ekspeditë private zhytësish, e angazhuar edhe në nisma sociale në qytet, kryesisht për pastrimin e detit.
Në 19 shtator 2022 në Gjirin e Sarandës, ndërroi jetë teksa zhytej me ekspeditën e Kushovës, 29-vjeçarja britanike Rebecca Gannon. Për ngjarjen Saimir Kushova u arrestua por u la i lirë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë. -

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Dëshmia e dhimbshme e babait të Rebekës: Ngjarja po zvarritet deri në harresë
Babai i Rebecca Gannon, George Gannon ka folur për ngjarjen tragjike që i mori jetën vajzës së tij në Sarandë. Ai ka shprehur shqetësimin se çështja është duke u zvarritur në prokurori dhe se drejtësia për vajzën e tij ende nuk është realizuar.
Gannon ka kërkuar që personi përgjegjës për tragjedinë të ekstradohet nga Norvegjia dhe të vuajë dënimin për ngjarjen që ndodhi në Shqipëri.
Në lidhje telefonike, George Gannon ka theksuar se një person i dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Norvegji është i përfshirë në këtë rast dhe se ka dy vjet që po kërkon drejtësi, por nuk ka marrë asnjë informacion konkret.
Ai ka pohuar gjithashtu se kompanitë që ofruan shërbimin turistik nuk kishin respektuar rregullat e sigurisë, duke shtuar se pajisjet që përdori Rebecca, përfshirë bombolën dhe xhaketën e shpëtimit, ishin të prishura dhe të papërshtatshme për përdorim.
“Unë nuk largohem nga Shqipëria pa marrë drejtësi për vajzën time,” tha ai, duke shprehur dhimbjen dhe zemërimin për humbjen e papritur të Rebecca-s.
Babai i Rebecca Gannon: Seanca gjyqësore është shtyrë. Përgjegjësi për humbjen e jetës së vajzës sonë është dënuar me 15 vite burg për trafik droge në Norvegji. Unë dua të ekstradohet nga Norvegjia dhe të shlyejë dënimin në Shqipëri.
Kam dy vite që zvarritem në zyrat e prokurorisë. Nuk kam marrë asnjë shpjegim. Ata na dërguan një dokument prej 30 faqesh. Prokurorët duan që çështja të zvarritet deri në harresë. Nuk iki nga Shqipëria pa marrë drejtësi për vajzën time.
Ajo më përqafoi në Angli, më tha do të shihemi dhe nuk u pamë më. Kompania s’ka pasur rregulla të sigurisë elementare. Bombola që ka përdorur Rebecca ka qenë e vjetër.
Ishte përdorur sepse kishte shumë zhytës atë ditë, pasi një ditë më parë deti ka qenë i trazuar dhe turistët atë ditë kanë qenë shumë. Edhe xhaketa nuk ka funksionuar, kur ajo ka tërhequr litarin e emergjencës./ Balkan Web