Nelson Weiper është pjesë e Gjermanisë U-21 dhe në turneun e Europianit ka dhuruar spektakël. Sulmuesi shqiptar i dha një dorë të madhe ekipit të tij për të shkuar deri në finalen e turneut, atje ku humbën 3-2 ndaj Anglisë.
E gjithë magjia e Weiper filloi pikërisht në datën 18 qershor kundër Anglisë atje ku realizoi një gol në fitoren 1-2 të Gjermanisë. Më pas në ndeshjen e radhës kundër Italisë të fituar nga Gjermania 3-2, ëeiper realizoi një tjetër gol.
Radhën e kishte Franca, teksa në fitoren 3-0 të pancerave, Weiper shkundi sërish rrjetën. Dhe në fund në finalen me Anglinë, këtë herë ishin tre luanët që fituan ndeshjen që i dha kompeticionin, por ëeiper realizoi një tjetër gol të bukur. Sulmuesi tha se do të ishte pjesë e Shqipërisë nëse nuk e ftonte Gjermania A, por në këtë ritëm, nuk do të ishte cudi nëse do të përfundonte në listën e Nagelsman për ndeshjet e shtatorit. /Sport Ekspres/
Tag: realizoi
-

Dy herë Anglisë në pak ditë, por i shkund rrjetën edhe Francës me Italinë! Frika për Nelson Weiper, mund të na e marrë Gjermania
-

Pedri: Jemi me fat që e kemi Yamal, duhet ta mbrojmë dhe të kujdesemi për të
16 Maj 2025
11:48
Telesport
Një nga protagonistët e triumfit të Barcelonës këtë sezon është edhe mesfushori spanjoll Pedri.
Talenti 22-vjecar realizoi 4 gola në 35 ndeshje të luajtura në La Liga, duke qenë vendimtar. Ai shprehu gjithashtu lumturinë e tij për fitoren në kampionat.
“Një nga titujt më të vështirë të sezonit. Jam shumë i lumtur me atë që kemi bërë në këto muaj dhe me mënyrën se si luajti skuadra”, u shpreh Pedri.
Ai vlerësoi shumë shokun e tij të skuadrës Lamine Yamal, jo vetëm për golin që realizoi dje në ndeshjen e fundit ndaj Espanyl, por edhe për atë që sulmuesi i ri ka bërë përgjatë gjithë sezonit.
“Goli i Lamine Yamal? Ai stërvitet shumë. Jemi me fat që e kemi, ndaj duhet të kujdesemi për të, ta mbrojmë dhe ta lëmë të lirë të shijojë gjithçka që po bën“, tha Pedri. -

Bajrami në krizë tek Rejnxhërs, kthehet Muçi, Shaqiri drejt titullit, Sahiti kthen Hamburgun në Bundesligë
Adriatik BALLA
Sulmuesi Ernest Muçi e ka kaluar dëmtimin dhe pas afro një muaji kthehet në fushë, ndaj mund të jetë edhe në planet e trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Serbisë më 7 qershor në Tiranë. Ndërkohë, fundjava që lamë pas ishte e frytshme për disa lojtarë shqiptarë në Europë, sidomos ata të Kosovës që patën edhe performancë cilësore e statistika pozitive.
Bajrami në krizë tek Rejnxhërsi skocez
Nedim Bajrami kishte javë që nuk preferohej për dy ndeshje radhazi titullar. Trajneri i Rejnxhërs, Berri Ferguson, e aktivizoi sot ndaj Aberden, pasi kishte bërë të njëjtën gjë me Sëlltik. Tekniku i Rejnxhërs ka çuditur më pas me vendimin e tij. Me fillimin e pjesës së dytë, Bajrami mbeti në dhomat e zhveshjes. Skuadra e tij fitoi në fund 4-0. Mesfushori i Kombëtares u afrua te Rejnxhërs në verën e kaluar. Këto të fundit derdhën rreth 3.5 milionë euro në arkën e Sasuolos. 26-vjeçari nuk ka kaluar një periudhë të mirë nga janari. Kjo pasi në mjaft pak ndeshje është aktivizuar nga minuta e parë.
Sahiti ngjit Hamburgun në Bundesligë
Sulmuesi i Kosovës, Emir Sahiti, me Hamburgun e kanë siguruar inkuadrimin në Bundesligë. Hamburgu të shtunën mbrëma fitoi 6:1 ndaj Ulmit në ndeshjen që i takoi javës së 33-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman. Hamburgu me këtë fitore edhe zyrtarisht e ka siguruar inkuadrimin, pas shtatë edicionesh në Bundesliga 2. Një xhiro para fundit, Hamburgu është lider me 59 pikë. Një pikë më pak e ka Kolni në vendin e dytë. Elversbergu ka 55 pikë në vendin e tretë. 55 pikë i ka edhe Paderborni në vendin e katërt. Dy skuadrat e para në fund të edicionit kalojnë në Bundesligë, derisa e treta luan në plejaut. Sahiti e regjistroi një asistim në fitoren e thellë të Hamburgut. Ai asistoi te goli për 2:1 që e realizoi Ransford Konigsdorfer në minutën e 42-të. Sahiti luajti vetëm në pjesën e parë. 26-vjeçari Sahiti në 22 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime.
Shaqiri shumë pranë titullit me Bazelin në Zvicër
Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti kanë shkëlqyer sërish në fitoren e Bazelit. Bazeli është shumë afër që ta sigurojë titullin e kampionit në Superligën e Zvicrës pas fitores 5:2 ndaj Luganos. Ndeshja e plejfoit ndërmjet Luganos dhe Bazelit u zhvillua të shtunën mbrëma. Në Superligën e Zvicrës kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund. Bazeli e mban pozitën e parë me 67 pikë. Bazeli mund të shpallet kampion të dielën nëse Servete barazon me Jang Bojs. Uran Bislimi i kaloi në epërsi vendësit në minutën e tretë. Ajeti i barazoi shifrat në minutën e pestë. Ajeti në minutën e 42-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja. Shaqiri më pas i realizoi tre golat e tjerë për Bazelin. Fillimisht në minutën e 48-të e realizoi golin e epërsisë për 2:1. Tre minuta më pas, Shaqiri shënoi për 3:1 dhe për 4:1 realizoi në minutën e 58-të. Golin e pestë për mysafirët e realizoi Leo Leroy në minutën e 61-të. Anto Grgic e shënoi golin e dytë për Luganon në minutën e 69-të. Shaqiri luajti deri në minutën e 90-të. Te Lugano ndeshjen e kompletuan Albian Hajdari dhe Bislimi kurse Shkëlqim Vladi u paraqit nga minuta e 79-të. Shaqiri është duke kaluar formë shumë të mirë. Në 35 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me 20 gola dhe 21 asistime. -

VIDEO/ Këngëtari Meti Berbatovci i plotëson ëndrrën në muzikë një personi të veçantë
Showbiz E Hënë, 28 Prill 2025 17:54
Ai sa herë vjen me një projekt bën mjaft zhurmë, ashtu siç komentohet shumë për mesazhet e tij kur është i ftuar në një program televiziv. E kemi fjalën për këngëtarin Meti Berbatovci, ku kureshtja jonë se cila ishte ajo gruaja e fortë që do ta sillte në projektin e tij më të ri tashmë u shfaq, e nëse kemi pritur ndonjë emër të njohur nga estrada ( gjë qē edhe mund ta bënte patjetër) por jo ai i realizoi një dëshirë Nafije Xhemajli.
Ne mësojmë se për ta pasur në videoklip me dëshirën e saj Metit i ështē dashur që të trokasë e të marrë leje në shumë instuticione në Zvicër, ku edhe jeton kjo grua shumë speciale.Shihet se lumturia është mjaft e madhe edhe e Nafijes, por edhe e vetë artistit që ja realizoi ëndrrën asaj. Një klip i thjeshtë, por me plot ngjyra dhe një këngë mjaft e bukur e ritmike që mban titullin ” Luj Nafije”. Mësojmë se teksti dhe muzika është realizuar nga vetë Meti, e sapo është publikuar.
-

Kombëtarja U-15 luan ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kroacisë
Kombëtarja shqiptare U-15 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Kroacisë U-15 në “Shtëpinë e Futbollit”, e cila u mbyll me fitoren 5-1 të miqve.
Golin e vetëm për Shqipërinë e realizoi Mattia Xhemali.
Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Redon Pervetica, Rian Neza, Albion Muji, Roan Dema, Angelo Como, Gentjan Sharka, Klevis Basha, Haxhi Rrena (C), Erjon Vajushi dhe Mattia Xhemali.
Minutat e para të sfidës ishin të qeta, por me kalimin e kohës të dyja skuadrat nisën të krijonin raste të rrezikshme. Kroacia gjeti dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë, por Shqipëria reagoi në fundin e këtij fraksioni, kur Xhemali shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit, duke ngushtuar rezultatin në 1-2.
Në pjesën e dytë, Kroacia realizoi edhe golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, me Marin Neki? që u tregua i saktë, ndërsa në të 75-ën Antonio Bilandži? realizoi golin e katërt.
Deri në fundin e ndeshjes, Kroacia shënoi sërish dhe takimi u mbyll me rezultatin 1-5 në favor të miqve.
