Tag: realiteti

  • “Morali që do të relativizojë numrat është masturbim”, Manjani: Sot PS ka 83 mandate, opozita drejt shuarjes

    “Morali që do të relativizojë numrat është masturbim”, Manjani: Sot PS ka 83 mandate, opozita drejt shuarjes

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend përmes shifrave parlamentare.
    “Numrat janë matësit më të ftohtë të një realiteti. Pa asnjë dyshim kështu është. Morali që përpiqet të relativizojë numrat është masturbim, krejt i pakuptimtë,” shkruan Manjani.
    Ai sjell në vëmendje faktin se Partia Socialiste zotëron aktualisht 83 mandate në Kuvend, duke theksuar se kjo i jep asaj thuajse 3/5-at e Parlamentit, ndërkohë që shton se injorimi i numrave është katastrofë e pashmangshme.
    “Shifra është treguesi i një realiteti. Dhe realiteti politik që tregojnë shifrat parlamentare nuk është aspak relativ, por krejt i pastër. Kemi një PS dominuese dhe një opozitë drejt shuarjes,” vijon më tej ai.
    “Numrat janë matësit më të ftohtë të një realiteti.Pa asnjë dyshim kështu është.Morali që përpiqet të relativizojë numrat është masturbim. Krejt i pakuptimtë.Dmth PS ka sot 83 mandate në parlament. Pra, veç me numrat e vetë pa të tjerët, ka thuajse 3/5-at e Parlamentit. Ska asnjë moral tjetër që e relativizon këtë gjendje faktike.Shifra është treguesi i një realiteti. Dhe realiteti politik që tregojnë shifrat parlamentare nuk është aspak relativ por krejt i pastër. Kemi një PS dominuese dhe një opozitë drejt shuarjes.Jo po “arsyeja”, jo po “morali”, jo po “argumenti” apo “fytyra”, jo po “na vodhi”, jo po “na bleu”, hiç janë të gjitha. Të thyejnë turinjë numrat dhe pikë.Numrat duhen kuptuar. Ato flasin ftohtësisht dhe saktësisht.Ç’ekuilibër total politik tregojnë numrat, të cilat nuk mund të relativizohet për moral. Relativizimi shërben vetëm për të fshehur situatën politike në vend e cila është katastrofë.Lexojini, kuptojini dhe pranojini numrat politikë ashtu siç janë. Është e vetmja mënyrë për të ndryshuar diçka. Injorimi është katastrofë e pashmangshme.” shkruan Manjani.

  • ‘Droga dixhitale’ po dëmton të rinjtë, sociologia: Vajzat adoleshente më të prekura

    Lundrimi në botën virtuale po ndikon ndjeshëm në jetën e adoleshentëve.

    Psikologët theksojnë se izolimi nga realiteti dhe qëndrimi për orë të tëra në rrjetet sociale po dëmtojnë shëndetin mendor të tyre.

    Vajzat adoleshente rezultojnë të jenë më të prekshme nga ky realitet i ri, duke përjetuar pasoja më të theksuara.

    Me shqetësim, specialistët vërejnë se djemtë shpesh nuk kërkojnë ndihmë psikologjike, edhe kur përballen me vështirësi të lidhura me shëndetin mendor.

    Kjo i bën ata më të ekspozuar ndaj përkeqësimit të gjendjes emocionale.

    Përballë këtij realiteti, studiuesit kërkojnë që të merren masa parandaluese. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik kanë hartuar strategji për të kufizuar përdorimin e platformave sociale, jo vetëm tek adoleshentët, por edhe tek të rriturit.

    Ata rekomandojnë aktivitetet në natyrë si një formë “detox” për mendjen, duke theksuar se kontakti me realitetin dhe distancimi nga ekrani mund të kenë efekte pozitive në mirëqenien psikologjike.

  • Ekspozita me liqenin, shfaqen edhe kostumet popullore shqiptare në Pogradec

    Ekspozita me liqenin, shfaqen edhe kostumet popullore shqiptare në Pogradec

    Peizazhe plot ekspresivitet, elementë të kostumografisë dhe kompozime të kujdesshme përbëjnë ekspozitën më të fundit të piktorit Agron Polovina, e hapur në qytetin e Pogradecit.

    Në 38 punime, artisti vendos në qendër pamjet piktoreske dhe detajet e qytetit liqenor, kostumet popullore shqiptare, si dhe fragmente nga realiteti i përditshëm, duke i shndërruar në mesazhe të fuqishme që arrijnë te publiku në një formë të veçantë.
    Sipas artistit, Pogradeci, kostumografia popullore shqiptare dhe realiteti kanë qenë gjithmonë burime frymëzimi për krijimtarinë e tij. Këtë herë, ai i ka përmbledhur në tre cikle artistike, të cilat i prezanton për publikun në këtë ekspozitë.
    Me stilin e tij të dallueshëm, që bashkon impresionizmin me frymën postbizantine Polovina krijon një realitet të ri artistik ekspresiv, të pasur me ngjyra të gjalla dhe kontraste të theksuara duke e kthyer çdo pikturë në një përjetim unik vizual.

    Top Channel

  • Inteligjenca artificiale po i bën punonjësit më të vlefshëm, jo të panevojshëm

    Inteligjenca artificiale po i bën punonjësit më të vlefshëm, jo të panevojshëm

    Pavarësisht frikës së përhapur se inteligjenca artificiale do të automatizojë punët dhe do të ulë pagat, ajo në fakt po i bën njerëzit “më të vlefshëm, jo më pak”, tregon një studim i ri nga kompania ndërkombëtare e shërbimeve profesionale PwC.“Ajo që i shqetëson njerëzit në këtë mjedis është shpejtësia me të cilën zhvillohet teknologjia,” tha Joe Atkinson, Shefi Global për IA në PwC. “E vërteta është që ritmi i këtij inovacioni është jashtëzakonisht i shpejtë – më i shpejti që kemi parë ndonjëherë në historinë e zhvillimit teknologjik.”“Sipas raportit, IA në fakt po krijon vende pune,” shton Atkinson.Në fakt, si vendet e punës ashtu edhe pagat janë në rritje pothuajse në çdo profesion të ekspozuar ndaj IA – pra, në punët ku teknologjia mund të aplikohet – përfshirë edhe ato që janë më lehtësisht të automatizueshme, si shërbimi ndaj klientit apo programimi kompjuterik, sipas raportit “AI Jobs Barometer 2025”.“Pra, sfida, sipas nesh, nuk është nëse do të ketë punë apo jo – por sa të përgatitur janë punonjësit për t’i marrë ato,” shton Stubbings.Raporti, që analizoi mbi 800 milionë njoftime pune dhe mijëra raporte financiare të kompanive në gjashtë kontinente, sfidon gjashtë mite të zakonshme mbi ndikimin e IA:1. ProduktivitetiMiti: IA nuk ka pasur ende ndikim domethënës në produktivitet.Realiteti: Që nga viti 2022, rritja e produktivitetit në industritë më të përshtatshme për të përvetësuar IA është katërfishuar, ndërkohë që ka rënë pak në ato më pak të ekspozuara (si fizioterapia). Për shembull, industria e publikimeve softuerike shënoi trefish rritje në të ardhurat për punonjës.2. PagatMiti: AI do të ndikojë negativisht te pagat dhe fuqia negocuese e punëtorëve.Realiteti: Punonjësit me aftësi në AI fitojnë mesatarisht 56% më shumë se ata pa këto aftësi në të njëjtat profesione – një rritje nga 25% që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu, pagat po rriten dyfish më shpejt në industritë më të ekspozuara ndaj IA.3. Numri i vendeve të punësMiti: IA do të ulë numrin e vendeve të punës.Realiteti: Edhe pse rritja e punësimit është më e lartë në profesione më pak të ekspozuara (65% nga 2019 deri në 2024), ajo mbetet e fortë edhe në profesione të ekspozuara ndaj IA (38%).4. PabaraziaMiti: IA do të përkeqësojë pabarazitë në mundësi dhe paga.Realiteti: Punët që mund të përmirësohen ose automatizohen nga IA po përjetojnë rritje si në paga, ashtu edhe në punësim. Kërkesat për diploma universitare po bien më shpejt në këto profesione, duke hapur mundësi për miliona punonjës.5. AftësitëMiti: AI do t’i bëjë punët më pak të kualifikuara.Realiteti: Në fakt, IA mund t’i pasurojë këto punë duke liruar punonjësit nga detyrat e mërzitshme dhe duke i orientuar drejt vendimmarrjes dhe aftësive më të ndërlikuara. Për shembull, nga operator të të dhënave, punonjësit mund të kalojnë në role me më shumë vlerë si analistë të të dhënave.6. AutomatizimiMiti: AI do të ulë vlerën e punëve të automatizueshme.Realiteti: Jo vetëm që pagat në këto profesione janë në rritje, por IA po i transformon ato në punë më komplekse dhe kreative – duke i bërë njerëzit më të vlefshëm.A mund të jetë e dobishme një rritje më “e butë” e vendeve të punës?Studimi sugjeron edhe një këndvështrim tjetër: në një botë ku shumë vende përballen me rënie të popullsisë në moshë pune, një rritje më e ngadaltë e vendeve të punës të ekspozuara ndaj IA mund të jetë e favorshme.Shtimi i produktivitetit përmes IA mund të krijojë një “efekt shumëzues” për fuqinë ekzistuese punëtore dhe të plotësojë boshllëqet që kompanitë nuk do të mund t’i mbushnin ndryshe. Po ashtu, ndihmon edhe në rritjen e bizneseve. / CNBC, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Dita e Librit! Realiteti i ri përballë zhvillimeve teknologjike, studiuesit shpjegojnë sfidat

    Dita e Librit! Realiteti i ri përballë zhvillimeve teknologjike, studiuesit shpjegojnë sfidat

    Në Ditën Botërore të Librit, e shpallur që prej vitit 1995 nga UNESCO, nderohet libri instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes dhe ruajtjes së njohurive.

    Kjo ditë është një reflektim për qasjen tonë ndaj kësaj shpikjeje që duket se ka hyrë në një realitet të ri përballjes zhvillimeve teknologjike e digjitalizmit. E përballë këtyre ndryshimeve, cili është raporti i lexuesve me librin?
    “Lexohet në mënyra të ndryshme, në mediume të ndryshme, me teknologji të ndryshme por edhe me shije dhe kërkesa të ndryshme“-shprehet Prof. dr. Persida Asllani, përgjegjësja e departamentit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë
    “Flasim për realitete të tjera të shkrimit digjital, i cili hyn në një marrëdhënie të re me lexuesin. Sot kemi libra që hyjnë në një bashkëveprim me lexuesin, përmes Twitter apo Facebook“-shton Asllani.
    Përballë këtij realiteti të ri, duhet të përqafojmë këto forma të reja të komunikimit, teknologjisë e inteligjencës artificiale, thekson Prof. dr. Persida Asllani.
    “Suhet të bashkëveprojnë të gjithë së bashku për t’u përgatitur, për t’i bërë më të prekshme… t’i bëjmë pjesë të realitetin tonë dhe të ecim me këtë ritëm“-shprehet ajo.
    Në aktivitetin e mbajtur në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë këtë 23 prill, akademiku Artan Fuga u ndal dhe te e sfidat e qasjeve studimore e kërkimore ndërdisiplinore si një nga tiparet e dijes dhe shkencës bashkëkohore
    “A nuk mund të vihen disa lëndë të përbashkëta që studentët tanë të kenë urat e kalimit? Ndërdisiplinariteti është së pari një trung i përbashkët, që ne na mungon. Ka vend të krijohet departamente ndërdisiplinare, sikurse edhe institute“-thotë akademiku Fuga.
    Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit është një ftesë veçanërisht për të rinjtë që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, pasi sikurse thonë studiuesit, pas çdo libri që lexojmë, diçka brenda nesh ndryshon.

    Top Channel