Interit nuk i ka mjaftuar fitorja e sotme kundër Komos. Titulli kampion ka shkuar në duart e lojtarëve të Napolit. Megjithatë, zëvendës trajneri Farris nuk sheh vend për zhgënjim. Ai ka deklaruar përpara mediave se këtë javë zikaltrit do të jetojnë një ëndërr, atë të Ligës së Kampionëve. Farrisi ka theksuar se objektivi i tyre është që ëndrrën ta kthejnë në realitet, duke shprehur dëshirën e fortë për të fituar trofeun më të lakmuar për klube në Europë.
“Duam ta bëjmë realitet këtë ëndërr. PSG-ja është një kundërshtar shumë i fortë, por ne jemi përballur me kundërshtarë të tjerë shumë të fortë. Por ëndrra është ta ngrejmë trofeun. Si do ta parandalojmë infektimin e finales nga zhgënjimi? E kemi kaluar njëherë këtë. E dimë tashmë se çfarë do të thotë kjo javë. Jemi përballur me Sitin, Arsenalin, Leverkusenin, Bajernin, Barcelonën. I kemi sfiduar të gjitë klubet më të mira europiane. Nuk ka vend për zhgënjim, nga tani e tutje shkojmë për ta jetuar këtë ëndërr. Duam ta ngrejmë kupën”, ka deklaruar Masimiliano Farrisi./Sport Ekspres/
Tag: realitet
-

“Nuk ka vend për zhgënjim, kemi një ëndërr për të bërë realitet”, zv. trajneri i Interit: Duam Champions-in, kemi sfiduar më të mirët e Europës
-

Macron në Tiranë: Franca është krah jush, do të vijojmë me bashkëpunimet!
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Macron, në fjalën e tij tha se Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë.
Presidenti francez nënvizoi se perspektiva e 2027 është një realitet, teksa shtoi se vendi i Shqipërisë në BE, është i rëndësishëm.Macron u shpreh se Shqipëria ka bërë avancime të mëdha.
Macron: Faleminderit për pritjen tuaj. Është një lumturi e madhe të jem prapë këtu, në Shqipëri. Bashkëpunimi universitar po bëhet realitet. Në fushën ekonomike projekti prioritar menaxhimi i ujit, turizmi, bujqësia. Kjo për të thënë se deklaratat e mëparshme u bënë realitet. Kemi avancuar në temat e mbrojtjes, do vijojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Radarët e mbikëqyrjes, kemi vijuar bashkëpunim dhe për më shumë aktorë francezë, prania jonë është në të gjitha rajonin.
Franca do jetë krah jush për kapacitet financimi. Përtej kësaj marrëdhënie dy palëshe, duam të shkojmë më tej. Vendi i Shqipërisë në BE, është i rëndësishëm, Shqipëria ka bërë avancime të mëdha, kam besim te ajo që do bëni, jam i lumtur për mandatin Z.Rama. Udha e Shqipërisë drejt BE është shumë e qartë. Franca do jetë krah jush për t ju shoqëruar në këto reforma. Ju do mbani axhendën tuaj dhe ne tonën. Perspektiva e 2027 është një realitet.
/vizionplus.tv -

“Vendi i Shqipërisë është në BE”, Macron nga Tirana: Perspektiva e 2027-ës është një realitet
Krah kryeministrit Rama në Tiranë, Presidenti Emanuel Macron shprehu mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë.
Macron vlerësoi se vendi i Shqipërisë në BE është I rëndësishëm, ndërsa theksoi se perspektiva e 2027 është një realitet. “Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer” tha ai.
“Bashkëpunimi universitar po bëhet realitet. Në fushën ekonomike projekti prioritar menaxhimi I ujit, turizmi , bujqësia. Kjo për të thënë se deklaratat e mëparshme u bënë realitet. Kemi avancuar në temat e mbrojtjes.do vijojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Radarët e mbikëqyrjes, kemi vijuar bashkëpunim dhe për më shumë aktorë francezë, prania jonë është në të gjitha rajonin. Franca do jetë krah jush për kapacitet financimi Më shumë se 300 milionë investime janë bërë tashmë, edhe për Korcën djepi historik I frankofonisë. Përtej kësaj marrëdhënie dy palëshe, duam të shkojmë më tej. Vendi i Shqipërisë në BE, është I rëndësishëm Shqipëria ka bërë avancime të mëdha, kam besim te ajo që do bëni, jam I lumtur për mandatin. Udha e Shqipërisë drejt BE është shumë e qartë. Është një udhë shumë sensibël, Franca do jetë krah jush për t ju shoqëruar në këto reforma. Ju do mbani axhendën tuaj dhe ne tonën. Perspektiva e 2027 është një realitet. Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer” u shpreh Macron. -

11 maji/ Meta fushatë nga qelia: Shqiptarëve iu duhen 102 vite punë për të blerë banesë
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar qeverinë për krijimin e dy realiteteve të ndara në Shqipëri, një për qytetarët e zakonshëm dhe një tjetër për elitën politike. Meta e ka cilësuar si problematike situatën ku qytetarët, që punojnë e mundohen për të paguar qiranë, e kanë të pamundur të arrijnë të blejnë një banesë, ndërkohë që, sipas tij, Kryeministri i vendit shijon luksin, duke konsumuar verë me çmim prej 33 mijë eurosh për shishe.
Meta ka theksuar se një ndryshim në këtë realitet është i domosdoshëm dhe deklaruar mbështetje për një fushatë që synon të adresojë problemet e strehimit për shqiptarët. Ai ka ftuar qytetarët të votojnë për koalicionin opozitar “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për të votuar personalisht për të, si kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, për të sjellë një realitet më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë shqiptarët.
Postimi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:
Po po, ka dy realitete në Shqipëri.
Qytetarët e thjeshtë punojnë që të paguajnë qiranë e banesave se shtëpi nuk blejnë dot kurrë, ndërsa Kryeministri plaçkitës pi verë 33 mijë euro shishja.
11 Maji u jep fund këtyre dy realiteteve dhe me fitoren e opozitës, strehimi për shqiptarët do të jetë një realitet dhe jo një ëndërr e parealizueshme.
✅ VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
✅ VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë -

Tregtarët ankohen për shpopullimin/ Berisha: Do ta ndryshojmë këtë realitet, do nxisim prodhimin dhe punësimin!
Tregtarët ankohen për shpopullimin/ Berisha: Do ta ndryshojmë këtë realitet, do nxisim prodhimin dhe punësimin!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se do të merren masa për të ndaluar shpopullimin dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik në Krujë dhe më gjerë.
Gjatë takimit me qytetarët dhe tregtarët në Krujë, Berisha ka theksuar nevojën për mbështetje të menjëhershme për bizneset dhe qytetarët, duke propozuar ulje të tarifave të energjisë dhe ujit, si dhe rritje të pagës minimale dhe pensioneve.
Ai premtoi gjithashtu stimuj financiarë për çiftet e reja dhe mbështetje të konsiderueshme për fëmijët, si një mënyrë për të inkurajuar rritjen e popullsisë dhe kthimin e emigrantëve.
“Zoti u dhëntë shëndet njëherë në radhë të parë dhe ishalla fitoni, ishalla riktheheni…
Do fitojmë. Dhe të jesh e sigurt që ne do bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit.
Do ulim energjinë në 6 lekë, e paguani 18 sot.
Do përgjysmojmë tarifën e ujit.
Do e ulim shumë tarifën për hapësirën publike.
Do vendosim pensionin minimal 200 euro.
Do vendosim rrogën minimale 500 euro.
Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse shpopullimi është në maksimum…
Për Krujën, rrugën Krujë-Tiranë. Nxitja e bizneseve që të zgjerojnë dhe të prodhojnë sepse të rinjtë duan punë. Tërheqja e industrive, këtu fasonët mezi jetojnë sot.
Një popull pa të rinj ka marrë fund…
Do bëjmë gjithçka të kthehen ata që na ikën, duke u dhënë të drejtën e investimit 5 vite pa taksa. Do bëjmë gjithçka që çiftet e reja të jenë me tre fëmijë dhe fëmijën e tretë do e paguajë shteti nga lindja deri në 23 vjeç. Për fëmijën e parë dhe të dytë do japim bonuse 60 dhe 70 euro. Pra, e ke shumë të drejtë shqetësimin. Themelore është ajo që thoni ju.
Ne në këtë Krujë presim vetëm majin e deri në shtator dhe pastaj çdo gjë mbyllet. Ky është problemi ynë kryesor…
E shkretoi Shqipërinë ky. E ke të drejtë shumë këtë, por këtë realitet do e ndryshojmë ne. Të garantoj se qëllimi ynë numër një është të ndryshojmë këtë realitet. Sot ne jemi aq sa kemi qenë në vitin 1960. Dhe e dyta, nga viti 2007 deri në vitin 2013, Shqipëria u rrit nga viti në vit, nga viti 2014 e këndej filloi rënia vertikale.
Atëherë, bashkëshorti im ka ikur në vitin 1990 në ambasada kur ishte 17 vjeç. Ne jemi kthyer në vitin 1998 dhe nga viti 1999 kemi këtë biznes. Mund të them se është gjithmonë në ulje…
Sepse ulet fuqia blerëse. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe gjërave bazë dhe mosrritja e rrogave dhe pensioneve ka ulur në mënyrë dramatike fuqinë blerëse të njerëzve. Ky është shkaku dhe largimi i njerëzve nga Shqipëria”, tha Berisha.
-

Tregtarët ankohen për shpopullimin/ Berisha: Do e ndryshojmë këtë realitet, do nxisim prodhimin dhe punësimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se do të merren masa për të ndaluar shpopullimin dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik në Krujë dhe më gjerë.
Gjatë takimit me qytetarët dhe tregtarët në Krujë, Berisha ka theksuar nevojën për mbështetje të menjëhershme për bizneset dhe qytetarët, duke propozuar ulje të tarifave të energjisë dhe ujit, si dhe rritje të pagës minimale dhe pensioneve.
Ai premtoi gjithashtu stimuj financiarë për çiftet e reja dhe mbështetje të konsiderueshme për fëmijët, si një mënyrë për të inkurajuar rritjen e popullsisë dhe kthimin e emigrantëve.
Pjesë nga fjala e liderit të PD, Sali Berisha:
Zoti u dhëntë shëndet njëherë në radhë të parë dhe ishalla fitoni, ishalla riktheheni…
Do fitojmë. Dhe të jesh e sigurt që ne do bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit.
Do ulim energjinë në 6 lekë, e paguani 18 sot.
Do përgjysmojmë tarifën e ujit.
Do e ulim shumë tarifën për hapësirën publike.
Do vendosim pensionin minimal 200 euro.
Do vendosim rrogën minimale 500 euro.
Ne si qytetarë të Krujës duam diçka për Krujën personalisht, çfarë do të bëhet sepse shpopullimi është në maksimum…
Për Krujën, rrugën Krujë-Tiranë. Nxitja e bizneseve që të zgjerojnë dhe të prodhojnë sepse të rinjtë duan punë. Tërheqja e industrive, këtu fasonët mezi jetojnë sot.
Një popull pa të rinj ka marrë fund…
Do bëjmë gjithçka të kthehen ata që na ikën, duke u dhënë të drejtën e investimit 5 vite pa taksa. Do bëjmë gjithçka që çiftet e reja të jenë me tre fëmijë dhe fëmijën e tretë do e paguajë shteti nga lindja deri në 23 vjeç. Për fëmijën e parë dhe të dytë do japim bonuse 60 dhe 70 euro. Pra, e ke shumë të drejtë shqetësimin. Themelore është ajo që thoni ju.
Ne në këtë Krujë presim vetëm majin e deri në shtator dhe pastaj çdo gjë mbyllet. Ky është problemi ynë kryesor…
E shkretoi Shqipërinë ky. E ke të drejtë shumë këtë, por këtë realitet do e ndryshojmë ne. Të garantoj se qëllimi ynë numër një është të ndryshojmë këtë realitet. Sot ne jemi aq sa kemi qenë në vitin 1960. Dhe e dyta, nga viti 2007 deri në vitin 2013, Shqipëria u rrit nga viti në vit, nga viti 2014 e këndej filloi rënia vertikale.
Atëherë, bashkëshorti im ka ikur në vitin 1990 në ambasada kur ishte 17 vjeç. Ne jemi kthyer në vitin 1998 dhe nga viti 1999 kemi këtë biznes. Mund të them se është gjithmonë në ulje…
Sepse ulet fuqia blerëse. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe gjërave bazë dhe mosrritja e rrogave dhe pensioneve ka ulur në mënyrë dramatike fuqinë blerëse të njerëzve. Ky është shkaku dhe largimi i njerëzve nga Shqipëria.
-

Berisha: Bëjmë realitet ëndrrat! Lacivita: Qytetarët të votojnë për ekonominë e të ardhmen e tyre
Kryetari i PD Sali Berisha, së bashku me strategun e fushatës elektorale Chris LaCivita, bisedoi me të rinjtë e PD për rolin e tyre në këtë betejë zgjedhore.
“Shqipërisë sot i duhen misionarë. Në situatën në të cilën ajo ndodhet, atë e shpëtojnë vetëm misionarët. Kështu që, ju siguroj se programi i PD dhe aleatëve do të jetë një program që synon të bëjë realitet ëndrrat tuaja”, tha Berisha.
Chris LaCivita përsëriti se ai nuk është përfaqësues i qeverisë amerikane, por ka ardhur në Tiranë si një person privat. Por ai theksoi se ka ngjashmëri mes fushatës së presidentit Trump vitin e kaluar dhe situatës në Shqipëri.“Unë nuk flas në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Sigurisht që kam shumë miq atje, sepse punoj shumë ngushtë me fushatën. Por mendoj se mjafton të themi që ekziston një kuptim i qartë i situatës politike dhe korrupsionit që ekziston këtu. Siç e përmenda edhe mbrëmë, shumë nga gjërat që administrata Biden ka tentuar të bëjë gjatë katër viteve të fundit për të futur Donald Trump në burg, duke përfshirë edhe bastisjen e shtëpisë së tij, janë gjëra që nuk kishin ndodhur më parë. Dhe ngjashmëritë mes asaj që po përpiqen t’u bëjnë konservatorëve këtu, dhe asaj që ata bënë në Shtetet e Bashkuara, janë jashtëzakonisht të ngjashme. Dhe kjo ndodh sepse ata nuk janë në gjendje të mbrojnë bilancin e tyre. Nuk janë në gjendje të mbrojnë gjendjen e ekonomisë.”, tha LaCivita.
Strategu i fushatës së PD theksoi se ekonomia është çështja për të cilën vendoset më 11 maj.
“E gjithë kjo fushatë ka të bëjë me çështjen më të rëndësishme: ekonominë dhe të ardhmen. Dhe ju djem, e keni plotësisht në dorë ta ndryshoni të ardhmen dhe drejtimin e këtij vendi. Por nuk mund ta bëni këtë nëse nuk ngriheni. Ka një shprehje të vjetër në Amerikë: ‘Bota drejtohet nga ata që ngrihen.’”
Nga ana tjetër, Berisha shfrytëzoi takimin me të rinjtë për t’i kujtuar rivalit politik Rama çështjen McGonigal. -

“Programi i PD bën realitet ëndrrat tuaja”/ Berisha me të rinjtë e FRPD: Shqipërisë sot i duhen misionarë
Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha gjatë takimit me të rinjtë e FRP, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesi i fushatës Chris LaCivita, doli për programin e PD.
“Së pari, ju përshëndes dhe ju falënderoj shumë për ndihmesën shumë të madhe që ju po jepni në këtë fushatë. Siç kam theksuar, e theksoj, kjo fushatë e ka jetike që të ketë si fytyrë të vetën fytyrën tuaj.
Ju, do të ishit dhe do të jeni imazhi më i bukur, më njerëzor, më i besueshëm i fushatës elektorale.
Ndaj dhe, ju ftoj të mendoni me kreativitet, me entuziazëm, për të gjithë fushatë, e cila kërkon që ne tek qytetarët të mos shkojmë si politikanë, por të shkojmë si misionarë. Dhe nuk ka misionarë më bindës se sa të rinjtë.
Shqipërisë sot i duhen misionarë. Në situatën në të cilën ajo ndodhet, atë e shpëtojnë vetëm misionarët. Kështu që, ju siguroj se programi i PD dhe aleatëve do të jetë një program që synon të bëjë realitet ëndrrat tuaja.
Ëndrra ‘Shqipëria Madhështore’, projektin më të shkëlqyer e ka në emrin tuaj, në ëndrrat tuaja të ditës (e ka ëndrra dite, ka ëndrra nate), të ditës janë ato për të cilat ne punojmë. Ndaj dhe, një program për të rinjtë, i cili nënkupton shkollim cilësor dhe të drejë shkollimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Nënkupton, një përpjekje të shoqërisë për suksesin e të rinjve shqiptarë në jetë, punësimin e tyre, krijimin e familjes, mbështetja e madhe për suksesin e biznesit.
Pra, të gjitha këto janë elementë thelbësorë se, Shqipëria nuk mund të jetë kurrë Shqipëri madhështore pa rininë e saj madhështore, pa ëndrrën të bërë realitet të të rinjve të saj”-u shpreh Berisha.Top Channel
-

Mazniku kërkon voton për PS: Të bëjmë realitet vizionin për Elbasanin dhe Shqipërinë 2030, pjesë e BE
Drejtuesi politik i PS në qarkun Elbasan, ministri Arbjan Mazniku ka zhvilluar takimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore. Ai kërkon votën për PS, kjo për të bërë siç thotë, realitet vizionin për Shqipërinë në[ BE brenda 2030. ”Me qytetarët e Rajonit 6 të Elbasanit dhe Evis Kushi e Florenc Spaho, për të bërë realitet vizionin tonë për Elbasanin dhe Shqipërinë 2030, pjesë e Bashkimit Europian, që do të arrihet vetëm me votën tonë në numrin për Edi Ramën dhe Partnë Socialiste”,-shkruan Mazniku.
-

Jose Mourinho gati të bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe, portugezi është kandidati kryesor për të drejtuar pesë herë kampionët e botës
4 Prill 2025
17:17
Telesport
Jose Mourinho mund të largohet nga Fenerbahce shumë më shpejt nga sa pritej për të bërë realitet një nga ëndrrat e tij më të mëdha. Portugezi gjithmonë e ka shprehur publikisht dëshirën për të drejtuar një ekip kombëtar dhe duket se ka ardhur moment ta bëj realitet këtë gjë.
Mediat braziliane raportojnë se “Special One’ është një nga kandidatët e fortë në listën e gjatë të Federatës braziliane, e cila prej ditësh po shqyrton të gjitha opsionet e mundshme për të zgjedhur trajnerin e ri të “Selecaos”.
Dëshira e parë dhe e madhe Ednaldo Rodrigues, presidentit të Federatës braziliane, ka qenë Carlo Ancelotti, por trajneri italian duket se do të vazhdojë në krye të Real Madrid der në vitin 2026, kohë kur i mbaron kontrata.
Aktualisht, Mourinho po përflitet shumë si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Brazilit. Mundësia për të udhëhequr një ekip të tillë si Brazili përfaqëson një sfidë të re në karrierën e suksesshme të portugezit në nivel klubesh. Edhe pse aventura e tij në Turqi nuk ka mbaruar ende, mundësia për të drejtuar një ekip me pesë Kupa Bote është shans që të vjen njëherë në jetë.
Gjithsesi, drejtuesit e Federatës braziliane po shqyrtojnë dhe emra të tjerë dhe shumë shpejt pritet të mësohet zyrtarisht emri i trajnerit të ri të Brazilit.