Tag: realitet

  • Lando Norris: Ëndrra më e madhe u bë realitet, faleminderit për gjithçka

    Lando Norris: Ëndrra më e madhe u bë realitet, faleminderit për gjithçka

    7 Dhjetor 2025

    15:44

    Telesport

    Lando Norris u shpall kampion bote në Formula 1 për vitin 2025. Pas garës ai foli për mediat, duke qenë i emocionuar. Në lot në sy ai komentoi këtë triumf të madh.
    “Faleminderit djema, o Zot. Më keni bërë ëndrrat realitet, shumë faleminderit“, tha Norris direkt nga makina, teksa bënte xhiron e kthimit në bokse.
    Më tej, ai shtoi: “Ju dua djema. Faleminderit për gjithçka, e meritoni. Ju dua mami, ju dua babi. Faleminderit për gjithçka. Nuk po qaj! Jam i lumtur“.
    “Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë. Ka qenë një nder për mua të dueloj me Piastri e Verstappen për titull. I përgëzoj të dy. Ia dolëm mbanë”, tha Norris.
     

  • Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Projekti po shkon drejt përfundimit, dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet

    Presidenti Duka inspekton punimet në stadiumin e Vorës: Projekti po shkon drejt përfundimit, dikur dukej ëndërr, sot po bëhet realitet

    Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e Vorës, ku po ndërtohet tribuna e re qendrore dhe po kryhen ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore.
    Gjatë vizitës, Presidenti Duka u shpreh i kënaqur me ritmet e punimeve dhe theksoi rëndësinë e këtij investimi të përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Vorë.

    “Ky projekt, që në fillim dukej që ishte një projekt shumë i mirë. Është një projekt që nuk ka filluar sot, por ka filluar me kohë, që me fushën që kemi investuar bashkë me Bashkinë e Vorës, me dy tribunat e tjera. Por realisht, tribuna e sotme dhe me të gjithë ambientet që duhen për një stadium të tillë, është me të vërtetë fantastike. Dua ta falënderoj kryetarin për bashkëpunimin dhe gjithashtu edhe klubin dhe Presidentin e Vorës. Realisht ka qenë iniciator dhe na ka shtyrë ne më shumë për t’u bashkuar në këtë investim dhe projekt. Ajo që i thashë Kryetarit është që realisht duket si një ëndërr një stadium i tillë në Vorë. Dikur mbase nuk është menduar, por sot është realitet dhe nuk është vetëm ky. Ne kemi bërë edhe një projekt tjetër të një fushe. Kemi realizuar një fushë stërvitje në Vorë. Do kemi dhe projekte të tjera për t’i shërbyer sa më shumë. Sot Vora është realitet ndryshe. Është një realitet me më shumë banorë dhe më shumë fëmijë, që ne duhet t’u krijojmë kushte sa më të mira për t’u edukuar dhe për të luajtur futboll. Jam shumë i lumtur që sot e shoh drejt përfundimit dhe uroj që të paktën në fillimin e vitit 2026 të shohim ndeshje të futbollit “Abissnet Superiore” këtu në stadium”, – u shpreh Presidenti Duka.
    Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera, falënderoi Presidentin Duka dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen e vazhdueshme.
    “President, shumë faleminderit. Gjej rastin t’ju shpreh mirënjohjen për të gjithë mbështetjen që keni dhënë. Jo vetëm në realizimin e parë të fushës stërvitore në Ahmetaq, por edhe në projektin e parë të stadiumit. Por kjo që është sot këtu nuk është më, siç e thatë edhe ju, ëndërr. U duk si e vështirë në fillim, por është një realitet që dita-ditës po merr formë dhe mezi presim që vetë klubi dhe të gjithë qytetarët të zhvillojmë ndeshjen e parë hapëse këtu në stadiumin e ri. Shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin që kemi bërë deri tani“, – tha Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera.
    Punimet në stadiumin e Vorës po vijojnë me ritme të larta. Investimi parashikon ndërtimin e tribunës së re qendrore, rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes, ambienteve për stafet teknike dhe hapësirave të tjera funksionale, duke garantuar standarde bashkëkohore dhe kushte moderne për zhvillimin e futbollit.

  • “BE, realitet i prekshëm për shqiptarët”/ Marta Kos në Tiranë: Shfrytëzoni dy vitet e mbetura për të përgatitur…

    “BE, realitet i prekshëm për shqiptarët”/ Marta Kos në Tiranë: Shfrytëzoni dy vitet e mbetura për të përgatitur…

    Bashkimi Europian është tashmë një realitet i prekshëm për shqiptarët.

    Kështu deklaroi komisionerja për Zgjerim Marta Kos, e cila mori pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga në BE” që u mbajt në Tiranë.
    “Në duam që BE të jetë që sot një realitet i prekshëm për qytetarët tuaj. Shqiptarët, malazezët dhe maqedonasit përfitojnë nga kosto më të ulëta falë sistemit SEPA.
    Në qershor do të kemi skadimin e reformave të papërmbushura dhe rrezikohen 300 mln fonde. Kemi mungesë ecurie në integrimin ekonomik rajonal. Mungesa e ecurisë rrezikon aksesin në tregun e BE-së. Reformat për të cilat kemi rënë dakord nuk janë të lehta, por përshpejtojnë negociatat.
    Sa më shumë i afrohemi zgjerimit, aq më shumë investitorë do ketë. Le të shfrytëzojmë këto dy vite të mbetura për të përgatitur terrenin për anëtarësimin në BE. Është gjithnjë kënaqësi që vijmë në Tiranë, do kthehem sërish për të zbuluar disa pjesë të mrekullueshëm të Shqipërisë”-u shpreh Marta Kos.

    Top Channel

  • “Rruga jonë drejt BE, për liritë dhe mundësitë”/ Rama: Identiteti digjital në Shqipëri, realitet nga viti i ardhshëm

    “Rruga jonë drejt BE, për liritë dhe mundësitë”/ Rama: Identiteti digjital në Shqipëri, realitet nga viti i ardhshëm

    Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij hapës në samitin “Growth Plan, Our Pathway to EU”, ku theksoi se plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht një itinerar drejt Brukselit, por një udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive të tregut evropian, të cilit, siç tha ai, qytetarët e rajonit i përkasin historikisht. 
    Rama u ndal te dështimet e së kaluarës për bashkëpunim rajonal, duke theksuar se rajoni ka humbur shumë mundësi teksa ka mbetur peng i konflikteve të vjetra:“Më mirë vonë se kurrë, mund të thotë dikush, pas gjithë atyre shanseve të humbura kur trenat e bashkëpunimit u nisën dhe ne mbetëm në platformë. Duhet të shkojmë drejt të ardhmes, jo të mbetemi te mosmarrëveshjet e së kaluarës.” 
    Ai theksoi se Evropa është ndërtuar përmes veprimit dhe jo pritjes, dhe se ky samit shënon pikërisht momentin për të ecur përpara:  “Nuk jemi këtu për të shtyrë punët, por për të ndërtuar së bashku atë që kërkohet të bëjmë sot.” 
    Rama theksoi gjithashtu se qytetarët shpesh nuk e ndiejnë drejtpërdrejt procesin e integrimit, por përfitojnë përmes uljes së kostove, lirisë së lëvizjes dhe shërbimeve më të shpejta. Një shembull konkret, sipas tij, është heqja e tarifave të roaming-ut me Bashkimin Evropian: 
    “Vitin e ardhshëm tarifat e roaming-ut me BE do të hiqen. Ky është një tjetër kufi artificial që bie mes nesh dhe Evropës.” 
    Në fokus ishte edhe transformimi digjital i rajonit. Kryeministri njoftoi se Ballkani është në prag të një epoke të re me identitetin digjital të unifikuar, ndërsa për Shqipërinë ky hap do të bëhet realitet shumë shpejt: “Revolucioni digjital dhe identiteti digjital në Ballkan do të pasqyrojnë standardet evropiane. Jam krenar t’ju them se nga viti i ri identiteti digjital në Shqipëri bëhet realitet.” 
     

  • Realitet/ Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale falë projektit të FSHF-së, “Uniforma ime”

    Realitet/ Fëmijët e Luginës së Preshevës pajisen me bazë materiale falë projektit të FSHF-së, “Uniforma ime”

    Një premtim që u kthye shpejt në realitet. Pas miratimit të vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së në mbledhjen e fundit, për të përfshirë fëmijët e Luginës së Preshevës në projektet “Uniforma ime” dhe “Topi Yt”, një delegacion shqiptar udhëtoi drejt kësaj treve për të bërë realitet ëndrrën e dhjetëra fëmijëve shqiptarë dhe për të vijuar mbështetjen e tyre.

    Delegacioni shqiptar i përbërë nga Anila Basha, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Andi Zëre, Drejtor i Futbollit Bazë në FSHF, dhe Migjen Basha, ish-futbollist i Kombëtares, ishte i pranishëm në këtë aktivitet emocionues së bashku me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, përfaqësues të tjerë të futbollit në Preshevë, si edhe prindër e dhjëtera vogelushë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë.

    Në total, 213 fëmijë të moshave U-9 dhe U-11 u regjistruan në sistemin Comet, platforma zyrtare ku regjistrohen të gjithë futbollistët shqiptarë. Po aq sete uniformash mbërritën në Preshevë dhe u dhuruan falas nga FSHF. Këto uniforma janë pjesë e një nisme më të gjerë, që këtë sezon, për të tretin radhazi do t’u mundësojë bazë materiale falas rreth 20 mijë fëmijëve futbollistë, nga mosha U-7 deri në U-19 në të gjithë Shqipërinë. Po ashtu, u dhuruan topa falas edhe për 15 ekipe fëmijësh në këtë zonë, në kuadër të projektit “Topi Yt”./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • Miratimi i ligjit për “Barazinë Gjinore” në Kuvend, deputetja e PS-së: Reforma të thella ligjore…

    Miratimi i ligjit për “Barazinë Gjinore” në Kuvend, deputetja e PS-së: Reforma të thella ligjore…

    Deputetes së Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka sqaruar ditën e sotme miratimin e ligjit për “Barazinë Gjinore” nga Kuvendi, si qëndron e vërteta.

    “Ligji për Barazinë Gjinore i miratuar dje nga Parlamenti Shqiptar, synon të transformojë në realitet parimin kushtetues të barazisë mes grave dhe burrave në çdo fushë të jetës.
    Për shkak të gjuhës së urrejtjes dje në Parlament, është e rëndësishme të adresojmë debatet pa thelb që ky ligj ka shkaktuar, të cilat i i kemi dëgjuar në komisone dhe i dëgjuam edhe dje në seancën plenare dhe ishte e qartë se shumë kolegë kishin më shumë kohë për rrjetet sociale sesa për leximin e projektligjit.
    Janë shprehur shqetësime për terminologjinë e përdorur, duke pretenduar se ligji “kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive”.
    Në realitet, ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor. Ai nuk krijon kurrsesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.
    Nëse dikush do të donte të prezantonte gjini të reja në shoqërinë shqiptare do të duheshin reforma të thella ligjore, duke nisur nga ndërhyrjet në Ligjin “Për Gjendjen Civile” apo duke miratuar një kuadër specifik ligjor për njohjen e identiteteve të reja gjinore.
    Është pretenduar se ligji “kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive”.
    Le të jemi të qartë: narrativa që “po legalizohen 70 gjini në Shqipëri” është një gënjeshtër e qëllimshme, e përsëritur aq shumë sa disa filluan ta besonin. Në realitet, ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor.
    Ai nuk krijon kurrësesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.Koncepti i “përkatësisë së shumëfishtë” që referohet në ligj nënkupton diskriminimin e shtuar që mund të përjetohet për shkak të moshës, origjinës etnike, vendbanimit rural, aftësive të kufizuara apo statusit socio-ekonomik.
    Ky koncept, nuk lidhet me konceptin “perkatesi e shumëfishtë gjinore” siç është pretenduar gabimisht.Mjafton një kërkim në tekstin e projektligjit dhe do kuptohet se togfjalëshi “Përkatësia e shumëfishtë gjinore” nuk ekziston.
    “Përkatësia e shumëfishtë” është koncept ligjor që do të thotë se një person mund të përjetojë diskriminim bazuar në më shumë se një shkak.
    Për shembull, si grua dhe rome dhe si grua me aftësi të kufizuara, si baba i vetëm dhe emigrant, ose si vajzë e re nga zonat rurale. Në realitetin shqiptar, këto ndërthurje janë të zakonshme dhe të dukshme dhe këto realitete nuk mund të injorohen nga ligji kryesor kombëtar që pretendon të adresojë efektivisht barazinë gjinore. Pa njohjen e konceptit të përkatësisë së shumëfishtë, këto raste komplekse bëhen juridikisht të padukshme.
    Kemi degjuar gjatë kësaj periudhe se projektligji detyron përdorimin e “gjuhës gjithëpërfshirëse gjinore”, duke zëvendësuar termat “nënë” dhe “baba” me shprehje neutrale si “prind 1” dhe “prind 2”. As unë dhe as kolegët e mi të Partisë Socialiste nuk do votonin kurre per nje ligj qe nuk do na jepte mundesine qe femijet mos na therrasin nënë dhe baba dhe termat prindi 1 dhe prindi 2 në ligj janë vetëm një gënjeshtër e shpikur nga ata që nuk e kanë lexuar projektligjin, por besojnë çdo gjë që lexojnë në rrjetet sociale.
    Koncepti “Gjini” i marrë nga Konventa e Stambollit, e nenshkruar dhe ratifikuar nga ky Parlament kur opozita e sotme ishte ne pushtet, nuk flet per shume gjini.
    Me lejoni ta citoj sic eshte ne projektligj meqe shumica e narratives eshte ngritur nga njerez qe s’e kane lexuar fare projektligjin, por vetem besojne narrativen e rrjeteve sociale se duan te na shkaterrojne familjen.
    Gjini nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat;
    Në projektligj nuk përdoret termi “gjuhë gjithëpërfshirëse gjinore”, por flitet për gjuhë me ndjeshmëri gjinore, e cila nuk përfaqëson asgjë më tepër sesa korrektësi gramatikore në terma, qe koleget e mia në vendimarrje mos te nenshkruajne me termin Minister, por te nenshkruajne me termin Ministre. Mos te perdorim termin drejtor, por drejtore kur drejtuesja e institucionit eshte nje grua, e keshtu me rradhe.
    Jane permendur disa here nga kolege te opozites ne komisione shembuj nga disa vende europiane. Është e vërtetë që 2-3 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kanë miratuar apo propozuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “dy sekse biologjike”.
    Por, këto nuk janë shembuj për t’u ndjekur nga një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, pasi janë shkelje të parimeve themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian.
    Ashtu sic eshte e vertete se Komisioni Evropian ka hapur procedura shkeljeje ndaj disa prej këtyre shteteve dhe ka paralajmëruar sanksione financiare sipas nenit 260 të Traktatit për Funksionimin e BE-së.
    Nëse shtetet refuzojnë të korrigjojnë shkeljet, ato rrezikojnë gjoba ditore, pezullim të fondeve të BE-së, apo përjashtim nga programet e bashkëpunimit.
    Pra, nuk kemi të bëjmë me “shembuj të mirë” que duhen ndjekur, por me shkelje që po diskutohen në gjykatat evropiane si cenim i parimeve themelore të së drejtës evropiane.Realiteti që Injorohet
    Ndërkohë që disa shpikën probleme imagjinare, le të flasim për problemet reale që ky ligj adresson:
    Çdo ditë në Shqipëri 7 gra raportojnë dhunë në familje. Vetëm në 6 muajt e parë të 2025-ës, janë regjistruar 1,260 denoncime—një alarm social që duket se disa kolegë preferojnë ta injorojnë në emër të “familjes tradicionale”.​
    Gratë në Shqipëri paguhen 4.5% deri në 17.4% më pak se burrat për të njëjtën punë. Për çdo 100 lekë që fiton një burrë, një grua fiton vetëm 82.6 lekë sipas disa studimeve.​
    31% e grave dhe vajzave nuk kërkojnë punë sepse janë të dedikuara detyrave shtëpiake, krahasuar me vetëm 2% të burrave.
    Kjo është “familja tradicionale” që disa duan ta mbrojnë—ku gruaja mbetet në shtëpi, e pa paguar dhe e pa mundësi.
    Në përfundim, ky projektligj nuk është një eksperiment social, por përmbushje e detyrimeve kushtetuese dhe ndërkombëtare. Ai nuk kërcënon familjen, por e përforcon atë duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë anëtarët e saj.
    Nuk krijon privilegje, por korrigjon padrejtësi historike. Nuk imponon ideologji të huaja, por zbaton vlera universale të të drejtave të njeriut që Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar.
    Nuk ecën përpara shoqëria shqiptare kur në emër të familjes, do që ta kthesh gruan në rolin e saj tradicional që të mos shkoj në punë, por të kujdeset për familjen.
    Shoqëria ecën përpara kur burrë e grua janë partnerë, e paguhen njësoj për të njëjtën punë, e trajtohen me dinjitet pa u ndarë në qytetarë të dorës së parë dhe qytetarë të dorës së dytë.
    Dhe të gjithë ata që vazhdojnë të shpërndajnë dezinformim dhe të nxisin urrejtje, le ta dinë: historia nuk do t’i mbajë mend si mbrojtës të familjes, por si pengues të progresit.
    Ndërkohë që ne do të vazhdojmë përpara, duke ndërtuar një Shqipëri ku çdo qytetar—burrë apo grua—ka të njëjtat mundësi, të njëjtat të drejta, dhe të njëjtin respekt.
    Kjo është Shqipëria që ne po ndërtojmë. Dhe kjo është Shqipëria që do të hyjë në Bashkimin Evropian—jo me diskriminim dhe pabarazi, por me drejtësi dhe dinjitet për të gjithë“, tha Luarasi.

    Top Channel

  • Uldedaj reagon pas shpalljes kampion bote: Ëndrra u bë realitet, titulli për të gjithë shqiptarët

    Uldedaj reagon pas shpalljes kampion bote: Ëndrra u bë realitet, titulli për të gjithë shqiptarët

    Jurgen Uldedaj, që mbrëmjen e së shtunës u shpall kampion bote në kategorinë IBO, në peshën “cruiserweight” (pesha deri 90kg), ka reaguar në rrjetet sociale pas këtij triumfi. Në një postim në “Facebook” ai ka shprehur emocionet e tij pas triumfit ndaj kamerunasit Rolly Lambert.
    “Jam kampion i botës, ëndrra ime u bë realitet. Kjo është dita që kam ëndërruar në gjithë jetën time. Pas shumë vitesh sakrifice, mundi e besimi në Zot, u shpalla kampion I botës në IBO, në peshën cruiser”, thotë Uldedaj.
    Më tej, boksieri lezhjan shtoi: “Ky titull nuk ështyë vetëm i imi, është për të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën dhe për cdo djalë e vajzë që ka një ëndërr”.
    “Asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh. Faleminderit ekipi tim, familjes time, trajnerëve dhe cdo personi që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi. Sot shkruam histori për Shqipërinë”, deklaroi Jurgen Uldedaj.
    Uldedaj fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve në përballjen e zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës. Titulli i kësaj kategorie ishte vakant.

  • Gjekmarkaj ironi me Xhafajn: Kryetar që kontrollon kryetarin! Po i ikni të vërtetës duke krijuar realitet fals

    Gjekmarkaj ironi me Xhafajn: Kryetar që kontrollon kryetarin! Po i ikni të vërtetës duke krijuar realitet fals

    Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar kryetarin e komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafajn duke e cilësuar si një ‘kryetar’ i zgjedhur për të kontrolluar kryetarin e Kuvendit.
    Komisioni i përhershëm, i cili drejtohet nga Xhafaj po shihet si një komision që po merr rol mbikëqyrës për veprimet e komisioneve apo organeve të brendshme në raport me zbatimin e ligjeve dhe rekomandimeve. Gjekmarkaj gjithashtu ka kërkuar që në Kuvend të flitet për raportin e DASH.
    “Pavarësisht se vini nga zgjedhjet farse, Kuvendi e ka zgjedh një kryetar dhe nuk është e nevojshme te zgjedhim një kryetar tjetër për të kontrolluar kryetarin. Nuk doja te flisja por Balla si letrat ka krijuar një të vërtetë të tij, duke folur për arritje. Ne fakt  dje doli një raport i DASh. Kuvendi duhet te krijoje hapësirë te flitet për ato çështje themelore qe janë ngrit me atë raport. Krim, korrupsion, një realitet i nxire. Por ju po i ikni te vërtetës duke krijuar realitet fals. I iket edhe përgjegjësisë për të fol për qeverinë tuaj pasi ju i trembeni transparencës”, tha Gjekmarkaj.

  • Raporti i DASH, Këlliçi: Urgjencë kombëtare mbetet largimi një orë e më parë i qeverisë

    Raporti i DASH, Këlliçi: Urgjencë kombëtare mbetet largimi një orë e më parë i qeverisë

    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit të raportit të DASH “Investment Climate 2025”, duke e quajtur një skaner realist kundër propagandës dhe mashtrimeve qeveritare.
    Këlliçi thekson se, raporti i fundit i DASH pasqyron një realitet të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar në vazhdimësi, një realitet ku pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojnë investimet e huaja direkte dhe ngadalësojnë ritmin e përafrimit të Shqipërisë me vendet europiane.
    Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka deklaruar se është një urgjencë kombëtare largimi një orë e më parë i një qeverie, e cila mandat pas mandati, tregon paaftësinë dhe bashkëfajësinë në pengimin e kësaj lirie ekonomike, pasi një qytetar shqiptar i lirë, i pavarur dhe me mirëqënie, nuk do të ishte i kontrollueshëm nga makineria antiligjore e patronazhimit dhe neodiktaturës.
    Reagimi i plotë
    Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) “Investment Climate 2025”, është një skaner realist kundër propagandës dhe mashtrimeve qeveritare!
    Raporti i fundit i DASH pasqyron një realitet të cilin Partia Demokratike e ka denoncuar në vazhdimësi, një realitet ku pengesat korruptive qeveritare ngulfatin rritjen dhe zhvillimin ekonomik, pengojnë investimet e huaja direkte dhe ngadalësojnë ritmin e përafrimit të Shqipërisë me vendet europiane.
    Në raport specifikohet niveli i ulët i ekonomisë, ku PBB-ja arrin në vetëm një të katërtën e mesatares së BE-së.
    Përtej propagandës së 10 milionë turistëve dhe “përpjekjeve të mëdha për të mbyllur kapitujt”, ky është realiteti faktik i përditshmërisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët fatkeqësisht mbeten me varfërinë më të lartë në rajon dhe shumë larg sigurisë ekonomike europiane apo zhvillimit teknologjik.
    Reformat strukturore për të zvogëluar këtë hendek me vendet e zhvilluara nuk gjejnë në qeverinë shqiptare as aftësinë, as vizionin dhe as vullnetin për t’u ndërmarrë.
    Një ekonomi shqiptare konkurruese do duhej të kishte një klimë të mirë biznesi, një hapje drejt teknologjive të reja dhe mundësive industriale të kohës, një diversifikim të burimeve dhe shfrytëzim të burimeve natyrore, për të mundësuar që çdo i ri të ketë mundësinë të ndërtojë të ardhmen me të ardhura dinjitoze në shtëpinë e tij.
    Përkundrazi, problemet kronike me korrupsionin galopant, si në nivel qëndror, po ashtu edhe në nivel lokal dhe të shtrirë në mënyrë kapilare, pengojnë iniciativën e lirë dhe besimin tek ekonomia.
    Vizioni qeveritar është dëshmuar në vazhdimësi i njëjti, injektim i flukseve të stërmëdha të parasë së pistë, braktisje totale e sektorit industrial dhe fermerëve, pengesa burokratike dhe zhvatëse ndaj sipërmarrjeve të vogla e të mesme, dhurim i tokave të bregdetit tek klientët personalë të kryeministrit apo “investitorët strategjikë” me CV të pasur kriminale vendase dhe ndërkombëtare!
    Raporti tregon se si korrupsioni është pengesë konkrete në ekonominë shqiptare, e jo vetëm temë e diskursit publik opozitar.
    Korrupsioni në sektorin publik, sistemin gjyqësor dhe prokurimet publike, konkurrenca e padrejtë dhe e shtrembëruar, ekonomia e madhe informale, pastrimi i parave, pengesat në të drejtën pronësore, zbatimi i dobët i kontratave, janë të gjitha përgjegjësi direkte e një qeverisje të mbrapshtë dhe të dështuar 12 vjeçare, e cila riciklon fytyrat, por jo qasjen destruktive kundrejt shtetformimit.
    Në raport po ashtu specifikohet se prania e madhe e të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni, shtrembërojnë konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objekt shantazhesh nga administrata publike, media dhe grupe kriminale.
    Raportet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë ose pengojnë investimet në Shqipëri.
    E drejta pronësorë, sipas raportit, vijon të jetë një sfidë në Shqipëri, ku është vështirë të sigurohet titulli i qartë i pronës dhe kompensimi për tokat e konfiskuara nga sistemi komunist vazhdon të jetë joefikas dhe i pamjaftueshëm!
    Garantimi i të drejtës pronësore do duhej të ishte baza e çdo politike qeveritare që synon një zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të investimeve të huaja direkte, të besimit të investitorëve tek Shqipëria.
    Përkundrazi, prona është trajtuar si plaçkë elektorale, nga zyrtarë të babëzitur me orientim qeveritar, për të deformuar vullnetin elektoral të votuesve dhe pamundësuar pasurimin e shqiptarëve në pronën e tyre të pavarur nga qeveria.
    Partia Demokratike beson tek sipërmarrja e lirë, tek rritja ekonomike e bazuar në lirinë e biznesit për qytetarët shqiptarë dhe investitorët e huaj, pa vargonjtë korruptivë dhe gjobaxhinj të një administrate të kalbur.
    Por PD njëkohësisht rithekson urgjencën kombëtare të largimit një orë e më parë të një qeverie, e cila mandat pas mandati, tregon paaftësinë dhe bashkëfajësinë në pengimin e kësaj lirie ekonomike, pasi një qytetar shqiptar i lirë, i pavarur dhe me mirëqënie, nuk do të ishte i kontrollueshëm nga makineria antiligjore e patronazhimit dhe neodiktaturës.
     

  • “Dy botë, një realitet” e artistëve Abaz Hado dhe Kamuran Goranci ndërton një dialog ndërmjet dy universesh krijues

    “Dy botë, një realitet” e artistëve Abaz Hado dhe Kamuran Goranci ndërton një dialog ndërmjet dy universesh krijues

     Nga Julia Vrapi
    “Dy botë, një realitet” një ekspozitë unike me piktura, që ndërton një dialog ndërmjet dy universesh krijues. Punët e dy artistëve të njohur Abaz Hado dhe Kamuran Goranci janë ekspozuar në galerinë “Nikolet Vasia” në qytetin e Durrësit. Hapja e një ekspozite me vepra arti është një ngjarje e bukur për qytetin dhe ajo e dy artistëve të njohur si Abaz Hado dhe Kamuran Goranci këto ditë në galerinë e Durrësit merr një vlerë të madhe. Një ekspozitë me piktura dhe një nivel shumë i lartë i përfaqësimit të dy artistëve. Në hapjen e ekspozitës “Dy botë, një realitet” ishin të pranishëm artdashës, studiues të artit, përfaqësues të institucioneve kulturore, si dhe miq të dy artistëve. Ekspozita që vjen kuruar nga Zeni Ballazhi prezanton për artdashësit një përzgjedhje të veprave të dy artistëve, ndërsa bëhet edhe pjesë e jetës artistike këtë sezon. Kuratori Zeni Ballazhi në tekstin e tij kuratorial shprehet se ekspozita “Dy botë, një realitet” ndërton një dialog ndërmjet dy universesh krijues, të cilët, ndonëse të ndryshëm në gjuhë shprehëse dhe teknikë, sipas tij takohen në të njëjtin horizont estetik: atë të përjetimit të transformuar të realitetit. “Njëra qasje i referohet figuracionit poetik të natyrës, tjetra ngurtëzimit të ngjyrës në abstraksion monokromatik. Në këtë ndërthurje, arti shfaqet jo si pasqyrë e botës, por si mënyrë për ta rishfaqur dhe ripërjetuar atë”, thotë kuratori Ballazhi.
    Punimet e dy artistëve  
    Artisti i njohur Abaz Hado në krijimtarinë e tij ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme, ku nuk kanë munguar edhe ato vetjake. Por këtë herë ai rikthehet me një ekspozitë në Durrës, duke sjellë 11 punime të realizuara vitin e fundit, ku vijon të hulumtojë figurën e pemës si simbol i jetës dhe natyrës. Kuratori Zeni Ballazhi shprehet se Abaz Hado e shndërron natyrën në një kod estetik e simbolik. “Peizazhet e tij nuk mbeten në planin mimetik; ato ngrihen në një hapësirë poetike ku realja dhe imagjinarja ndërthuren. Pemët me trupa të kuq ose blu, dielli dhe hëna të vendosur në qendër të kompozimit, kafshët që lëvizin mes gjelbërimit, të gjitha këto elemente krijojnë një kozmos artistik që tejkalon përditshmërinë dhe e ngarkon atë me dimension mitik. Kontrasti i ngjyrave, intensiteti i tyre dhe ritmi i formave i japin peizazhit një funksion reflektiv, duke e vendosur shikuesin në marrëdhënie poetike me natyrën”, shprehet Ballazhi. Piktori i njohur Kamuran Goranci nga Kosova vjen në këtë ekspozitë në galerinë e qytetit të Durrësit në vijim të aktivitetit të tij në artin pamor, ku këtë herë prezanton dhjetë punime. Një artist, që me veprat e tij ka qenë pjesë e ekspozitave të ndryshme, këtë herë në “Dy botë, një realitet” në galerinë e Durrësit bie në sy ndërthurja e ngjyrave të forta dhe punimi abstrakt. Kuratori Zeni Ballazhi thotë se Kamuran Goranci i zhvesh kompozicionet nga çdo gjurmë figuracioni, duke i reduktuar ato në sipërfaqe ngjyrash dhe teksturash. “Monokromia e tij nuk është thjesht kufizim ngjyrash, por një hapësirë ku ngjyra vetë bëhet përmbajtje. Çdo shtresë, shenjë dhe nuancë bart tensionin e brendshëm të veprës, duke u shndërruar në një gjuhë të pastër emocionale. Në këtë kontekst, arti nuk ka për qëllim përfaqësimin e realitetit të dukshëm, por përjetimin e tij të brendshëm, të transformuar sipas sensibilitetit krijues të artistit”, shprehet kuratori Ballazhi.
    Dialogu mes Hados dhe Gorancit thelbi i ekspozitës
    Në galerinë e Durrësit “Dy botë, një realitet” do të vijojë deri në ditët e para të muajit që vjen, si prej ekspozitave të rëndësishme këtë sezon. Por kuratori shprehet se dialogu mes Hados dhe Gorancit është thelbi i ekspozitës. “Njëra qasje e ngre natyrën në një hapësirë simbolike e mitike; tjetra e zhvesh botën deri në esencën e ngjyrës si energji e pavarur. Dy botë të kundërta, që megjithatë bashkohen në të njëjtën pikë: arti si akt i ri-shfaqjes së botës, qoftë përmes figuracionit poetik, qoftë përmes përjetimit të ngjyrës së vetme. Në këtë ndërthurje krijohet një realitet i ri. Shikuesi vendoset në mes të dy universesh: në njërin anë udhëton drejt natyrës së ëndërruar, në tjetrin zbret në thellësinë e perceptimit estetik. Pikërisht në këtë hapësirë të ndërmjetme ngrihet pyetja themelore e artit, çfarë është ajo që shohim dhe çfarë është ajo që ndiejmë?”, shprehet kuratori Zeni Ballazhi. Ekspozita “Dy botë, një realitet” me punimet e artistëve Abaz Hado dhe Kamuran Goranci është e hapur për publikun në galerinë “Nikolet Vasia” në Durrës deri në 4 tetor. Kjo galeri është një prej institucioneve me rëndësi në qytetin e Durrësit për artin pamor, ku ekspozitat që hapen në mjediset e saj prezantojnë për publikun punime që janë pjesë e krijimtarisë së autorëve të ndryshëm. Në vijim është ekspozita “Dy botë, një realitet” me punët e dy artistëve të njohur Abaz Hado dhe Kamuran Goranci, ku artdashësit mund të gjejnë aty një përzgjedhje të veprave të tyre.