Mediat spanjolle kane raportuar kohët e fundt për pakënaqësinë e Rodrygos në Real Madrid, duke sugjeruar se ai po mendon largimin nga klubi për shkak të rolit të kufizuar në skuadër. Megjithatë, duket se situata ka marrë një kthesë pozitive pas ndërhyrjes së trajnerit të ri, Xabi Alonso.
Rodrygo ka qenë një nga lojtarët kyç të Realit në vitet e fundit, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në trofetë e fituar, përfshirë gola vendimtarë në ndeshje të mëdha. Por me mbërritjen e Kylian Mbappé në Madrid, minutat e brazilianit kanë filluar të reduktohen ndjeshëm. Kjo ka ngjallur spekulime për një largim të mundshem, pasi ai ndihej i nënvlerësuar dhe me status të pasigurt në skuadër.
Pak ditë më parë, Rodrygo publikoi në rrjetet sociale një foto nga stërvitja me mbishkrimin “Feliz” (i lumtur) dhe disa emoji pozitive, duke dhënë një mesazh të qartë se ai ndihet mirë te Reali, ndonëse zërat për largim nuk kishin pushuar.
Sipas të përditshmes AS, pika vendimtare për të ardhmen e tij ishte një bisedë personale me Xabi Alonson.
Trajneri i ri i Real Madridit e ka siguruar Rodrygon se ai është pjesë e planeve të tij, edhe pse nuk i ka premtuar një vend fiks në formacion. Alonso i ka kërkuar brazilianit të luftojë për vendin e tij si çdo lojtar tjetër, duke i ofruar një mundësi të ndershme për të treguar veten. Rodrygo ka vendosur të qëndrojë dhe të vazhdojë të luftojë për fanellën e bardhë.
Real Madridi po kalon një fazë transformimi të thellë pas një sezoni pa trofe. Me mbërritjen e Xabi Alonsos në vend të Carlo Ancelottit, tani trajner i Brazilit, klubi ka zyrtarizuar edhe transferimet e Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen. Por nuk ka mungesë thashethemesh për largime të mundshme, veçanërisht atë të Rodrygos.
Talenti brazilian, i cili mbërriti në Madrid në vitin 2019, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Premier League, përfshirë Arsenalin, Chelsean dhe Manchester Cityn. Ndërsa shtypi spanjoll po raporton një takim të afërt midis Rodrygos dhe Alonsos për të diskutuar të ardhmen e tij, The Athletic në Angli shkruan se lojtari mund të jetë një nga prioritetet për Mikel Arteta-n, trajnerin e “Topçinjve”.
Pavarësisht një sezoni zhgënjyes me 14 gola dhe 10 asiste në 51 ndeshje, Rodrygo vazhdon të vlerësohet shumë, me një çmim tregu prej 90 milionë eurosh. Me Vinicius dhe Kylian Mbappé që udhëheqin sulmin e Realit, e ardhmja e Rodrygos gjithesesi mund te jete Realit por merkaton e dime si funksionon…