Realin e Madridit e pret një detyrë e vështirë mbrëmjen e së mërkurës. “Los blancos” duhet të përmbysin rezultatin 3-0 për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Madrilenët janë të karikuar për sfidën kundër Arsenalit, teksa po përdorin çdo mënyrë motivimi për lojtarët.
Së fundmi, klubi spanjoll ka shpërndarë një video motivuese në faqen e vetë zyrtare. Reali i Madridit ka bërë një përmbledhje me çastet e përmbysjeve të ndeshjeve në shtëpinë e tyre në Ligën e Kampionëve. Videoja titullohet me titullin: “’Bernabeu’, edhe një herë tjetër”, si dhe në të dëgjohet në sfond edhe një fjalim motivues, si më poshtë:
“Do t’ju tregoj një botë pa kufij dhe limite. Një botë ku gjithçka është e mundur. Nuk e di të ardhmen. Nuk erdha këtu për t’ju thënë se si e gjitha kjo do të përfundojë. Erdha për t’ju thënë se si do të fillojë. Një ditë do të përfundojë, por jo këtë herë”./Sport Ekspres/
VIDEO MOTIVUESE E REALIT TE MADRIDIT
Tag: reali
-

Reali i Madridit karikohet për sfidën me Arsenalin, shpërndan video motivuese me përmbysjet në Champions: Edhe një herë tjetër në “Bernabeu”
-

Reali i Madridit hidhet në sulm për mbrojtës, sezonin e ri priten ndryshime, dje mundi Deportivo Alavesh
Adriatik BALLA
Në Spanjë dy klubet më të mëdha të futbollit, Reali i Madridit dhe Barcelona, kanë probleme me mbrojtjen, ndaj kanë vendosur që të hidhen që tani në sulm duke kërkuar elementët e dëshiruar për sezonin e ri. Në fakt, referuar mediave spanjolle, Reali i Madridit mbetet i vendosur në objektivin e tij për të përforcuar qendrën e mbrojtjes, një repart që ka shkaktuar shqetësime gjatë gjithë sezonit për shkak të dëmtimeve. Megjithëse Karlo Ançeloti ka arritur ta stabilizojë situatën, mungesa e zëvendësuesve ka qenë e dukshme, duke e detyruar klubin të nisë kërkimin për një qendërmbrojtës të besueshëm. Ndër emrat që po shqyrton drejtoria sportive, Uilliam Saliba spikat fuqishëm. Mbrojtësi i Arsenalit, i cili aktualisht vlerësohet rreth 80 mln euro, është një pjesë kyçe e skuadrës londineze dhe ka kontratë deri në vitin 2027. Interesi për Salibën nuk është i ri, por ka marrë më shumë rëndësi në muajt e fundit, veçanërisht për shkak të miqësisë së ngushtë që ai ka me Kilian Mbape, përforcimin mahnitës të skuadrës së bardhë.
Sipas raportimeve nga “DefensaCentral”, sulmuesi i ka shprehur bordit dëshirën e tij për të ndarë dhomën e zhveshjes me mbrojtësin, gjë që mund të lehtësojë negociatat. Pavarësisht kostos së lartë që kërkon transferimi i tij, Real Madrid do të ishte i gatshëm të ndjekë një strategji të ngjashme me atë që përdori me Mbape: ta joshë lojtarin me projektin sportiv dhe ta bindë se e ardhmja e tij është në “Santiago Bernabeu”. Ndërkohë që klubi po mendon për një blerje të madhe në prapavjë, dje madrilenët u hodhën në sulm për fitore dhe fituan. Kështu, Reali i Madridit e ka lënë prapa humbjen që e pësoi nga Arsenali në çerekfinalen e parë të “Championsit”. Reali të dielën pasdite e fitoi ndeshjen e tensionuar ndaj Deportivo Alaveshit me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 31-të të La Ligës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri, Karlo Ançeloti, luajti me një futbollist më pak në fushë nga minuta e 38-të pasi sulmuesi francez, Kilian Mbape, u ndëshkua direkt me karton të kuq. Me karton të kuq u ndëshkua edhe Manu Sançez te Alaveshi në minutën e 70-të. Golin e fitores për klubin mbretëror e realizoi Eduardo Kamavinga në minutën e 34-t. Realit iu anulua edhe një gol i Raul Asencios në minutën e 19-të për shkak të një faulli. Reali ka 66 pikë dhe e zë vendin e dytë. Barcelona është lidere me katër pikë më shumë. Alaveshi renditet në pozitën e 17-të me 30 pikë. Po lufton për mbetje në ligë. -

Me një lojtar më pak, por Reali del me 3 pikë nga transferta ndaj Alaves (video)
13 Prill 2025
18:17
Telesport
Real Madrid ka marrë një fitore të vështirë 0-1 në transfertë ndaj Alaves, por shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Në minutën e 19-të, Raul Asencio dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga goditja ekëndit por goli i tij u anullua nga VAR për faull ndaj kundërshtarit. SHIKOGOLINE ANULLUAR
Në minutën e 33-të, Reali do të gjente sërish golin, këtë herë i rregullt. Eduardo Camavinga zhbllokon rezultatin me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 38-të, Reali mbetet me 10 lojtarë. Kylian Mbappe ndëshkohet direct me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit. SHIKORASTIN
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në minutën e 72-të, vendasit mbeten me 10 lojtarë, pasi Manu Sanchez del me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj Vinicius Junior. Shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund. Reali fiton 0-1 dhe mbetet 4 pikë larg Barcelonës së vendit të parë. -

Me një lojtar më pak, por Reeali del me 3 pikë nga transferta ndaj Alaves (video)
13 Prill 2025
18:17
Telesport
Real Madrid ka marrë një fitore të vështirë 0-1 në transfertë ndaj Alaves, por shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion. Në minutën e 19-të, Raul Asencio dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga goditja ekëndit por goli i tij u anullua nga VAR për faull ndaj kundërshtarit. SHIKOGOLINE ANULLUAR
Në minutën e 33-të, Reali do të gjente sërish golin, këtë herë i rregullt. Eduardo Camavinga zhbllokon rezultatin me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 38-të, Reali mbetet me 10 lojtarë. Kylian Mbappe ndëshkohet direct me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit. SHIKORASTIN
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për madrilenët. Në minutën e 72-të, vendasit mbeten me 10 lojtarë, pasi Manu Sanchez del me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër ndaj Vinicius Junior. Shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund. Reali fiton 0-1 dhe mbetet 4 pikë larg Barcelonës së vendit të parë. -

Reali e mbyll në avantazh pjesën e parë, por me një lojtar më pak! “Skuqet” Mbappe (video)
13 Prill 2025
17:06
Telesport
Alaves po përballet me Real Madridin në kuadër të javës së 31-të në La Liga. Madrilenët vijnë në këtë takim pas humbjes 3-0 në “Emirates” ndaj Arsenalit në mesjavë.
Pikërisht këtë gjë kanë përdorur tifozët vendas për të provokuar lojtarët e Realit në ndeshjen e sotme. Ata janë shfaqur në stadium me fanellën e Arsenalit.
Në minutën e 19-të, Raul Asencio dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga goditja ekëndit por goli i tij u anullua nga VAR për faull ndaj kundërshtarit. SHIKOGOLINE ANULLUAR
Në minutën e 33-të, Reali do të gjente sërish golin, këtë herë i rregullt. Eduardo Camavinga zhbllokon rezultatin me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 38-të, Reali mbetet me 10 lojtarë. Kylian Mbappe ndëshkohet direct me karton të kuq për një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj kundërshtarit. SHIKORASTIN -

“Nuk më intereson Reali i Madridit”, Hansi Fliku: Tifozët duhet të jenë krenarë për Barcelonën
Barcelona ka mposhtur Leganesin me rezultatin 0-1 dhe është shkëputur në +7 pikë në krye të La Ligës. Hansi Fliku ka deklaruar në konferencën për shtyp pas ndeshjes se ndihet krenar për ekipin e tij që luftoi për 95 minuta. Sipas tij ndeshja e humbur me Atletikon në dhjetor ishte pika e kthesës për Barcelonën.
“Sot skuadra luftoi për 95 minuta dhe kjo ishte e pabesueshme për t’u parë. Jam shumë krenar për këtë. Edhe tifozët duhet të jenë krenarë. Pika e kthesës ishte në ‘Montjuic’ kundër Atletikos së Madridit, sepse pavarësisht humbjes, luajtëm shumë mirë. Pas pushimit pëf Kombetaret, skuadra po performon shumë mirë. Nuk më intereson Reali i Madridit. Jemi të përqendruat te vetja jonë, te rekuperimi. Ia them gjithmonë lojtarëve të mi këtëm fjala ime më e përdorur është ‘rekuperim’”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/ -

“Reali nuk fiton dot këtë herë”, Rio Ferdinandi duket i bindur: I duhen 5 gola për të eleminuar Arsenalin
Reali i Madridit gjendet buzë eleminimit në Ligën e Kampionëve. Humbja 3-0 kundër Arsenalit në ndeshjen e parë kanë ngritur pikëpyetje të mëdha për kualifikimin e “mbretërve” të Europës. Rio Ferdinandi mendon se përmbysja nuk është një opsion i realizueshëm, pavarësisht se Reali i Madridit ka kryer shpesh kthime të rezultateve. Sipas ish-mbrojtësit anglez, “los blancos” e kanë të vështirë të mos pësojnë gol dhe për këtë arsye do t’u nevojiten 5 gola për t’u kualifikuar përballë Arsenalit.
“Nuk besoj se Reali i Madridit mund të fitojë këtë herë, duke ditur që ata nuk mund të mbajnë portën të paprekur. Ata duhet të shënojnë 4 gola për të barazuar ndeshjen dhe për ta dërguar me penallti, ose 5 për të fituar. Nuk mendoj se kjo është e realizueshme”, ka deklaruar Rio Ferdinandi./Sport Ekspres/ -

Reali viziton Londrën, Inter duel i vështirë me Bajern në Mynih
Arsenal- Real Madrid dhe Bajern -Inter janë dy supersfidat e mbrëmjes së sotme për turin çerekfinal në Ligën e Kampionëve.
Në Londër Arsenal i cili ka ‘çeduar’ shpesh për të mbërritur deri këtu, përballet me kampionët në fuqi të Real Madrid (15 trofe).
Situatë më ndryshe te përballja e Mynihut teksa Bajern takohet me Inter. bavarezët por dhe Inter janë parë thuajse çdo edicion të jenë prezent në nivelet e larta të kompeticionit kryesor për klube në Europë.
Champions, çerekfinale vajtje:
21:00
Arsenal- Real Madrid
Bajern -Inter
Vazhdo leximin
-

“Reali i Madridit na eleminoi me ndihmën e arbitrave”, trajneri i Sosiedadit shpërthen në akuza: Po ta shënonim ne atë gola do të na e anulonin
Trajneri i Real Sosiedadit ka lëshuar akuza të forta pas ndeshjes kundër Realit të Madridit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit. Madrilenët i çuan shifrat në 4-4 në minutën e 115 të takimit, duke siguruar kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 5-4. Por Imanol Alguasili ka deklaruar se “los blancos” u kualifikuan me ndihmën e arbitrave. Ai ka theksuar se nëse do të kishte shënuar ekipi i tij një gol si ai i Realit, atëherë do ta kishin anuluar.
“Na kanë eleminuar ashtu si në Ligën e Europës, duke pasur ndihmë. Reali është një klub i madh dhe nuk ka nevojë për ndihmë. E kam shumë të qartë që do ta kishin anuluar golin në qoftë se do të kishte ndodhur në zonën tjetër”, ka deklaruar ndër të tjera Imanol Alguasili./Sport Ekspres/
