Përballë rrezikut që automatizimi të zëvendësojë rreth 620,000 vende pune, Malajzia po ndërmerr një qasje të bazuar në të dhëna dhe bashkëpunim për të përgatitur fuqinë punëtore për të ardhmen. Por përtej statistikave, qëllimi është të ruhet dinjiteti njerëzor në një epokë transformimesh teknologjike.Për të kuptuar sfidat reale, agjencia TalentCorp realizoi një studim kombëtar mbi ndikimin e IA, dixhitalizimit dhe ekonomisë së gjelbër. Përveç vendeve të rrezikuara, u identifikuan 60 role të reja, 70% e të cilave në fushën e IA dhe teknologjive dixhitale, që po krijojnë mundësi të reja punësimi.Për t’i paraprirë këtij ndryshimi, Malajzia do të investojë 10 miliardë ringgit (rreth 2.4 miliardë dollarë) në vit për arsimin dhe trajnimin profesional, pjesërisht përmes një takse ndaj kompanive private. Është krijuar platforma MyMahir, që ofron të dhëna në kohë reale për tendencat e tregut të punës dhe kërkesat për aftësi, si dhe Këshilli për Aftësitë e së Ardhmes, ku përfshihet industria për të siguruar që trajnimi të përputhet me nevojat reale.Rezultatet e para janë premtuese: punëtorët e trajnuar përmes këtyre programeve kanë fituar 12% më shumë se mesatarja kombëtare. Objektivi afatgjatë është ngritja e “universiteteve të aftësive” të orientuara nga industria dhe të krahasueshme me diplomën klasike.Në planin rajonal, Malajzia do të udhëheqë nismën ASEAN Viti i Aftësive 2025, në bashkëpunim me ILO. Në qershor do të hapet Java Kombëtare e Trajnimit, ku do të ofrohen 65,000 kurse të aksesueshme nga të gjithë qytetarët e ASEAN-it, një hap drejt ambicies për ta bërë këtë rajon më të kualifikuarin në botë.Po ashtu, Malajzia është bashkëkryesuese e nismës globale për barazi midis gjinive në tregun e punës, në bashkëpunim me Forumin Ekonomik Botëror. Kjo përputhet me objektivin e kuadrit ekonomik, që synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës përmes politikave të bazuara në të dhëna.Në fund, Malajzia beson se teknologjia nuk duhet të na largojë nga natyra njerëzore. Pyetja nuk është si do të ndikojë IA, por si do të veprojnë qeveritë për të bërë të mundur, që askush të mos mbetet pas. Bëhet fjalë për më shumë se punë, bëhet fjalë për dinjitet. / WEFKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: reale
-
Euro U21/ Çerekfinalja e parë, Portugali-Holandë…
Me Portugali U21- Holandë U21 startuar në 18:00 (0-0 kohë reale) nisën sot ndeshjet e çerekfinale të Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki.
Në impiatin e Zilinës të dyja skuadrat kërkuan me insistim të shkonin te goli mirpo rrjedha e lojës nuk përfshiu elementin ‘gol’, aq vendimtar në ndeshje futbolli.
Dy episode kryesore në këtë pjesë. Në minutën e 21′ Ruben van Bomel (Hol) u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) ndërsa në të 31′ lojtari kryesor i luzitanve Kuenda humbi një penallti…vijon
Ndërkohë në orën 21:00 çerekfinalja e dytë e ditës së sotme: Spanjë U21-Angli U21. Nesër radha e Danimarkë U21- Francë U21(18:00) dhe Gjermani U21-Itali U21 (21:00)
Vazhdo leximin
-

“S’ka integrim pa zgjedhje të lira”, Tabaku nga Strasburgu: Duam ndryshime reale që prekin jetët e qytetarëve
Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Stabilizim-Asociimit mes Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, por pa një deklaratë të përbashkët mes palës opozitare dhe asaj të mazhorancës socialiste.
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, deklaroi se opozita ngriti në këtë takim shqetësimet serioze që lidhen me procesin zgjedhor, mungesën e sundimit të ligjit, korrupsionin e përhapur dhe abuzimet me tenderat publikë.
“Nuk jemi në Strasburg për të firmosur deklarata sa për sy e faqe, por për të kërkuar ndryshime reale që prekin jetën e qytetarëve,” u shpreh Tabaku pas mbledhjes, shkruan A2 CNN.
Ajo theksoi se shqiptarët kanë nevojë që procesi i integrimit të ndihet në jetën e përditshme dhe jo të mbetet një slogan politik në tavolinat e qeverisë.
“S’ka integrim të vërtetë pa zgjedhje të lira, pa demokraci funksionale dhe pa reforma të thella që luftojnë korrupsionin”, nënvizoi Tabaku, duke shtuar se rruga europiane nuk është një destinacion formal, por një betejë për standarde dhe ndryshim të prekshëm për çdo qytetar shqiptar.
Për opozitën, bashkëpunimi me BE-në duhet të bazohet mbi angazhime të sinqerta dhe reforma të vërteta, jo në fasada dhe retorikë boshe. -

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Europian në Tiranë
Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz, duke siguruar lidhje të pandërprerë për mbi 500 gazetarë dhe media ndërkombëtare, që mbuluan këtë ngjarje të nivelit të lartë. Ndërsa udhëheqësit e Evropës u mblodhën për të adresuar sfidat kritike rajonale, infrastruktura e përparuar 5G e Vodafone siguroi komunikim në kohë reale e me shpejtësi të lartë, duke vënë edhe njëherë në dukje rolin e Vodafone si lider në transformimin digjital të Shqipërisë.
Një Samit me Rëndësi Strategjike i organizuar në kryeqytetin plot jetë të Shqipërisë, Tiranë, bëri së bashku krerët e shteteve, politikëbërësit dhe diplomatët nga e gjithë Evropa për të nxitur bashkëpunimin mbi sigurinë, inovacionin dhe rritjen ekonomike. Eventi vuri edhe njëherë theksin te rëndësia që Tirana po merr në skenën evropiane dita ditës. Një moment ku Vodafone Albania kontribuoi përmes teknologjisë.Interneti 5G i siguruar nga Vodafone ishte suporti kryesor në Mbulimin Global Mediatik. Në këtë event me mijëra pjesëmarrës dhe ku ishte përqendruar gjithë vëmendja e botës, lidhja e besueshme ishte jetike. Rrjeti i fuqishëm dhe i vërtetë 5G i Vodafone Albania mundësoi transmetime të drejtpërdrejta pa ndërprerje, transferime të shpejta të të dhënave dhe komunikim për gjigantët e medias botërore si Reuters, BBC dhe Euronews. Gazetarët u lidhën me rrjetin Vodafone me shpejtësitë gigabit për të transmetuar konferenca shtypi, për të zhvilluar intervista dhe për të raportuar në kohë reale.
“Mbështetja e një eventi të këtyre përmasave është dëshmi e përkushtimit tonë ndaj inovacionit dhe besueshmërisë”, tha Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania, Balazs Revesz. “Ekipi ynë instaloi infrastrukturën e rrjetit 5G në të gjitha vendet e eventit, duke siguruar që çdo delegat dhe gazetar të përjetonte fuqinë e 5G. Kjo është dëshmi e misionit tonë për të garantuar që Shqipëria të jetë e ndërlidhur me Europën në kohë reale”.
Teksa Shqipëria përforcon pozitat në dialogun evropian, Vodafone mbetet e përkushtuar për të avancuar infrastrukturën digjitale të vendit, duke u siguruar që vendi ynë të jetë i gatshëm të organizojë me vetëbesim ngjarje globale të niveleve të larta. -

Polymarket: Tregjet ndërkombëtare parashikojnë mandatin e katërt për Edi Ramën
Teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, një prej treguesve më interesantë ndërkombëtarë për zhvillimet politike është Polymarket, platforma më e njohur e tregjeve të parashikimeve në botë.
Aktualisht, Polymarket i jep Edi Ramës një probabilitet prej 75% për të qenë sërish Kryeministër i vendit pas këtyre zgjedhjeve – një sinjal i qartë i besimit të tregjeve globale tek vazhdimësia dhe stabiliteti që ofron lidershipi aktual.
Çfarë është Polymarket?
Polymarket është një platformë e decentralizuar që funksionon në bazë të teknologjisë blockchain dhe që i lejon përdoruesit të investojnë mbi rezultatet e ngjarjeve reale – nga politika te sporti dhe ekonomia. Çmimet ndryshojnë në kohë reale bazuar në ofertë dhe kërkesë, duke reflektuar perceptimet e tregut mbi zhvillimet më të fundit. Kjo e bën Polymarket një barometër të fuqishëm për pritshmëritë ndërkombëtare.
Fakti që mbi 75% e pjesëmarrësve në këtë platformë besojnë se Edi Rama do të ruajë postin e tij tregon jo vetëm forcën elektorale të Partisë Socialiste, por edhe perceptimin ndërkombëtar të stabilitetit institucional që ajo ka sjellë ndër vite.
Ky trend përputhet edhe me gjetjet e sondazhit të publikuar javët e kaluara nga Top Channel në bashkëpunim me ekspertin amerikan të sondazheve John McLaughlin, i cili sugjeron se Edi Rama dhe Partia Socialiste – mbetet forca politike më e mbështetur në vend, me një avantazh të ndjeshëm ndaj opozitës së fragmentuar. Si të dhënat vendase ashtu edhe tregjet ndërkombëtare duket se konsolidojnë idenë se vazhdimësia në qeverisje është një pritshmëri reale për zgjedhjet e 2025-ës.
Linku i PolymarketTop Channel
-

11 Maji/ Bytyçi: Shqipëria po dëshmon se ka një opozitë reale, alternativë e besueshme
Analisti, Enver Bytyçi në një intervistë në Ora News u shpreh se Shqipëria po dëshmon se ka një opozitë të qëndrueshme dhe reale.
Bytyçi: Është një fushatë e cila karakterizohet nga disa risi do e quaja.
Risia kryesore ka të bëjë me faktin se tashmë Shqipëria dëshmoi se ka një opozitë të qëndrueshme.
Një opozitë reale e cila është alternativë e besueshme.Është alternativë e besueshme jo vetëm për faktin se premtimet e saj janë të jashtëzakonshme dhe dobiprurëse për interesat e qytetarëve e të vendit por edhe për faktin se kjo opozitë dhe lideri i saj Berisha kanë dëshmuar në të kaluarën së paku në qeverisjen e tyre të viteve 2005-2009 se jo vetëm bëjnë premtime por dinë ti mbajnë ato.
Kështu që besueshmëria ndaj opozitës është në shkallën më të lartë se sa çdo herë tjetër.
-

Finalja e Kupës/ Egnatia- Dinamo në kohë reale
Finale Kupës së Shqipërisë:
Egnatia- Dinamo 0-0 (kohë reale)
Pas pak, në 18:00, ndeshja finale e Kupës së Shqipërisë, edicioni i 73-të në “Elbasan Arena”. Përballë Egnatia-Dinamo Siti. Arbitër: Eldorjan Hamiti
Formacionet startuese:
Egnatia: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ujka, Lushkja, Guindo. Tr: Edlir Tetova
Dinamo Siti: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Qefalija, Karamba, Tiago, Zabërgja, Vila, Mandela. Tr: Ilir Daja
Vazhdo leximin
-

Berisha: U garantoj se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute! Do falen të gjitha gjobat, kamatat dhe çdo gjë tjetër
Në fjalën e tij në Kukës, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u premtoi banorëve se, furnizimi me ujë i banorëve do të jetë një nga përparësitë absolute të qeverisë së re.
Gjithashtu ai u shpre, se do të falen gjobat dhe kamatat.
‘U garantoj se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute e jona, sikundër infrastruktura në të gjithë qarkun e Kukësit, nga Kalaja e Dodës gjer në kufi me Dukagjinin.
Energjia elektrike do ulet për biznesin ne 6 lekë, për konsumatorin në 7 lekë.
Do falen të gjitha gjobat, kamatat dhe çdo gjë tjetër.
Miqtë e mi, ky është programi i Shqipërisë Madhështore’, deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha në takimin e zhvilluar në Kukës.
Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
Miqtë e mi, Kukësi, Hasi dhe Tropoja janë treva të rezervave minerale ndër më të mëdhatë, të mineraleve të shumëllojta më të çmuara dhe u siguroj se ato do shndërrohen në mirësi për banorët e këtyre trevave.
Në këtë qark do të nxisim para së gjithash pemëtarinë.
Projekti ynë me arrorë do të shumëfishohet, por çdo fermer duhet ta ketë të qartë se ne do subvencionojmë çdo fidan të mbjellë, çdo njësi prodhimi, çdo kokë bagëti.
Nuk ka më kushte se duhet të jenë 10 lopë apo 5 lopë. Edhe një në qoftë, do subvencionohet.
Shqipëria Madhështore pra është Made in Albania.
Prodhimi shqiptar do jetë krenaria jonë.
Do bëjmë gjithçka që në çdo skaj të këtij vendi të prodhohet nga pasuritë që ka, mbitokësore dhe nëntokësore.
Shqipëria është vend që noton në ujëra. Qytetarët e saj nuk kanë ujë.
U garantoj se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute e jona, sikundër infrastruktura në të gjithë qarkun e Kukësit, nga Kalaja e Dodës gjer në kufi me Dukagjinin.
Energjia elektrike do ulet për biznesin ne 6 lekë, për konsumatorin në 7 lekë.
Do falen të gjitha gjobat, kamatat dhe çdo gjë tjetër.
Miqtë e mi, ky është programi i Shqipërisë Madhështore.
U siguroj se dy apo tre herë më shumë se ç’prodhojmë digat, do prodhojmë me çati energjinë elektrike, kur të vendosim në të gjitha çatitë e shqiptarëve panelet fotovoltaike, të cilat pas tre vitesh do prodhojnë energji falas për familjarët.
Po vij nga Puka, studime shumë serioze kanë faktuar se nga Shëmria në Vaun e Dejës mund të prodhohen me turbina ere 3200 megavat. Mund të prodhohet energji pra tre herë sa digat. Ne do e bëjmë Shqipërinë superfuqi të vërtetë energjetike, ku përfituesit e vërtetë do jeni ju, qytetarët shqiptarë.
Ndaj miqtë e mi, këto tre javë që na ndajnë nga dita e madhe, ta njohim veten tonë, ta shpallim veten tonë misionarë.
Të trokasim në çdo derë, të takojmë çdo mik, të telefonojmë çdo të njohur, të bëjmë gjithçka për t’i paraqitur këtë projekt, i cili është një mundësi për çdo shqiptar.
Një mundësi reale për pensionistët për një jetë më të mirë.
Një mundësi reale për të rinjtë për shkollim, punësim, strehim, për të ndërtuar ëndrrën e tyre në Shqipëri.
Një mundësi reale për familjet shqiptare për të mos u detyruar për të larguar fëmijët e tyre jashtë.
Një mundësi reale për biznesin për të pasur të ardhura më sumë dhe zgjeruar atë.
Një mundësi reale për rrogëtarët.
Dhe u them unë këtyre rrogëtarëve të administratës, mos e dëmtoni veten, mos u bëni patronazhistë, por qëndroni njerëz dinjitozë sepse ju në 100 ditët e para të gjithëve u rriten rrogat 13 përqind me vendosjen e taksës 10 përqind.
Një mundësi reale për fermerët, për bizneset, mundësi për çdo shqiptar.
Ndaj dhe të bëjmë natën ditë, të djersimë, të lodhemi.
Kësaj here jo si politikanë, jo si kandidatë, por si misionarë që të gjithë.
Misionarë të shpëtimit të Shqipërisë.
Misionarë të këtij projekti që e bën Shqipërinë Madhështore.
Që e bën Kukësin, Hasin, Tropojën madhështore.
Nderim të madh banorëve të këtij qarku.
Rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore.
Të gjithë jemi njisha.
Jemi njisha.
Fitimtarë!
Fitimtarë!
-

Berisha: Fitoren e kemi në dorën tonë! Programi jonë nuk është partiak, është për çdo shqiptar
Berisha: Fitoren e kemi në dorën tonë! Programi jonë nuk është partiak, është për çdo shqiptar
Lideri i opozitës, Sali Berisha siguroi qytetarët se më 11 maj PD-ASHM e kanë në dorë fitoren kundër narkoregjimit të Edi Ramës.
‘Fitoren e kemi në dorën tonë! Programi jonë nuk është partiak, është për çdo shqiptar’, theksoi Berisha në fund të fjalës së tij me fermerët në Elbasan.
Berisha: Miqtë e mi, fitoren e kemi në dorën tonë. Kudo, unë gjej një klimë dhe optimizëm të mrekullueshëm, por kjo kërkon ama, që ne të shkojmë me këtë program tek çdo komshi, i njohur, banor, qytetar, fermer, të ulemi me programin tonë, t’ja sqarojmë.
Nuk është për ne ky, nuk është vetëm për demokratët. Ky është për çdo shqiptar. Ky program, me programin e uljes së taksave për bizneset, është mundësi reale për çdo qytetar shqiptar, është mundësi reale për ata që janë në nevojë të kenë nje jetë më të mirë. Është një mundësi reale për fermerin që të prodhojë më shumë dhe të shsë më shumë.
Është një mundësi reale për biznesin e vogël, të fitojë më shumë dhe të zgjerojë biznesin e tij.
Po kështu, për biznesin e madh. Është një mundësi reale për të rinjtë, të cilët do të jenë në epiqendër të vëmendjes sonë për shkollimin pa meastare, me bursa 200 euro për secilin, mundësi për punësimin e tyre, të veçanta, bonuse. Shteti do paguajë sigurime shoqërore për të rinjtë vitin e parë.
Do bëjmë gjithçka t’i ndihmojmë me kredi, me grante, në mënyrë që të mund të blejnë apartamentin, të ndërtojnë në Shqipëri folenë e tyre dhe të realizojnë ëndrrat në Shqipëri.
Pra, ky është një program për çdo shqiptar, nuk është një program partiak dhe unë ju kërkoj ju, të gjithëve, kandidatëve tanë, tek çdo shqiptar do shkoni si misionarë, jo si politikan, jo si partiak. Do shkoni të paraqisni një program, një projekt që është i dobishëm,ë shtë një mundësi reale për secilin prej nesh.
Faleminderit!
-

Superiore/ Java e 35-të në kohë reale
Abissnet Superiore me javën e parafundit. E gjitha në oën 15:30. ‘Sportiim.al’ do përditësojë në kohë reale rezultatet teknike.
———————————————————————-
Bylis- Partizani 0-0
Egnatia-Skënderbeu 0-0
Laçi- Dinamo 0-0
Tirana- Teuta 0-0
AF Elbasani- Vllaznia 0-0
Vazhdo leximin
