Kris Jenner nuk ka problem të pranojë se ka bërë ndërhyrje estetike. Në një episod të ri të serialit The Kardashians, 70-vjeçarja po kalon kohë në Paris me vajzën e saj, Kim Kardashian, dhe të dyja diskutojnë për procedurat e tyre kozmetike.
Kris shprehet me shaka se “nëse ka diçka reale në fytyrën time, është hunda.” Ajo ka zbuluar se ka bërë një lifting fytyre tek Dr. Steven Levine para ditëlindjes së saj të 70-të. Kim, 45 vjeç, nga ana tjetër thotë se dhëmbët e saj janë të vërtetë, duke iu referuar trendit të implantëve, ndërsa Kris i kërkon me shaka të “bëjë pak shpinën,” duke aluduar tek spekulimet mbi operacionet e pasme të Kim.
Pamja e rinovuar e Krisit tërhoqi vëmendje kur ajo u shfaq në Paris për një festë të veçantë. PEOPLE konfirmoi se Kris kishte kryer ndërhyrje estetike tek Dr. Steven Levine në Nju Jork. Në një intervistë për Vogue Arabia, Kris tregoi se ka bërë një lifting fytyre rreth 15 vjet më parë dhe se kjo ndërhyrje ishte për ta ndjerë veten më e mirë. “Të mos jesh i kujdesshëm me veten nuk do të thotë se duhet të dorëzohesh ndaj plakjes,” tha ajo.
Kris gjithashtu tha se vendosi të ndajë detaje për procedurën e saj për të frymëzuar njerëzit që nuk ndihen mirë me veten. Në ditën e kirurgjisë, vajza Kylie e shoqëroi personalisht, ndërsa Kim ishte në FaceTime gjatë gjithë kohës.
Tag: reale
-

Kris Jenner: Hunda ime është e vetmja gjë reale në fytyrë
-

Nis takimi/ Dinamo- Elbasani (Live)
Dinamo Siti- AF Elbasani 0-0 (në kohë reale)
Ka startuar këto çaste supersfida e ditës së sotme (java e 12-të), në “Air Albainia Stadium”. Drejton garën ndërkombëtari Florian Lata nga Durrësi. Te Dinamo ka 3-4 mungesa me peshë ndërsa te verdheblutë i vetmi figuron Bruno Lulaj (kartonë).
Formacionet zyrtare:
Dinamo Siti: Teqja, Ferreira, Aliji, Neziri, Maliqi, Beqja, Qefalija, Nani, Bregu, B. Berisha, L. Vila. Tr: Ilir Daja
AF Elbasani: Janaçek, Olberkis, Azemoviç, Lila, Musta, Manellari, Qose, Ibrahim, Loukili, Diallo, Tsague. Tr: Ivan Gvozdenoviç
Vazhdo leximin
-

Premtimi për rritjen e pensioneve është tallje, Blushi: Dyfishimi është zgjidhja e vetme
“Rama po tallet me pensionistët, u ofron “petulla me ujë”. Kështu deklaroi në një dalje për mediat Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi.
“PL propozon dyfishim të pensioneve si zgjidhje reale”, tha ai.
Deklarata e plotë:
Premtimi i Qeverisë për gjoja rritjen e pensioneve vitin e ardhshëm nuk është gjë tjetër veçse oferta e “petullave me ujë”, tallja dhe poshtërimi i radhës që Edi Rama u bën pensionistëve të të gjitha kategorive.
Nuk ka fyerje më të madhe për pensionistët se sa t’u ofrosh si zgjidhje rritjen me 60 lekë në ditë të pensionit në qytet dhe me 20 lekë në ditë të pensionit në fshat, kur ndërkohë harxhon 90 mijë euro në ditë për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston dhe 95 mijë euro në ditë për dy “tigrat” e Bangladeshit që nuk prodhojnë energji.
Pa harruar se 75% të fondit prej 100 milion euro për pensionistët, Edi Rama dhe Belinda Balluku e vodhën me një të rënë të lapsit në aferën e Tunelit të Llogarasë, me “bakshishin” 50 milion euro dhe me dy urat që nuk i ndërtuan kurrë, por që në letra u faturuan 25 milion euro.
E vërteta është se në buxhetin antisocial të miratuar mbrëmë në Kuvend fondi për politika të reja pensionesh parashikohet me një rritje me vetëm 0,8% kur ndërkohë niveli i inflacionit i parashikuar është 3%.
Ndërsa i indekson si të ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm me nivelin e inflacionit në 3 %, Qeveria për vitin e ardhshëm nuk do të indeksojë pensionet me po atë vlerë duke nxitur varfërimin e mëtejshëm të pensionistëve që me rritjen e pritshme të çmimeve do ta kenë edhe më të vështirë jetesën e tyre të mundimshme vitin e ardhshëm.
Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale, rreth 180 euro, do vijojë të jetë disa herë më e vogël krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit.
Vitin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut pensioni do të jetë mesatarisht 1.8 herë më e lartë se në Shqipëri ose 335 Euro, në Kosovën me buxhetin dy herë më të vogël se ne, pensionet do jenë dy herë më të larta se ne ose në masën 350 Euro) dhe në Malin e Zi 2.5 herë më e lartë ose 460 Euro.
Kriminale në raport me pensionistët është fakti se para se t’i mashtrojë me premtimin për rritje pensionesh, Edi Rama do duhej së pari t’u kthejë pensionistëve atë që u takon me të drejtë dhe që ua ka mohuar për 12 vite: çdo pensionisti në qytet 1164 euro në vit dhe çdo pensionisti në fshat 482 euro në vit.
Këto janë paratë që ua ka borxh për shkak të mosindeksimit të plotë të pensioneve në raport me inflacionin real të produkteve ushqimore dhe mungesën e rritjes së merituar nga zhvillimi ekonomik i vendit.
Në vend që këto para të shkonin te pensionistët, janë derdhur për t’u vjedhur në projekte e afera korrupsioni, si te Tuneli i Llogarasë, që e detyroi së fundmi Kryeministrin t’i kthejë sytë nga pensionistët të cilët meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe jo të ushqehen me “petulla me ujë” dhe me lugën bosh të propagandës së Qeverisë.
Dyfishimi i pensioneve është e vetmja zgjidhje reale dhe e prekshme për pensionistët.
Partia e Lirisë, që këtë kategori e ka prioritet kryesor, propozon:
Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.
Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.
Rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse.
Oferta e Partisë së Lirisë është e vetmja zgjidhje konkrete, reale, e prekshme dhe e ndjeshme që u jep dinjitet dhe mbështetje reale pensionistëve. -

Blushi: Rama po tallet me pensionistët, u ofron ‘petulla me ujë’. PL propozon dyfishim të pensioneve si zgjidhje reale

Oferta e Partisë së Lirisë është e vetmja zgjidhje konkrete, reale, e prekshme dhe e ndjeshme që u jep dinjitet dhe mbështetje reale pensionistëve.
-

Takimi me zyrtarin e DASH, Bardhi: Shqipëria ka nevojë reale për luftë kundër krimit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar foto nga takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mark Fleming.
Në një reagim në Facebook ai shkruan se SHBA mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane, ndërsa thekson se vendi ka nevojë për një luftë reale kundër krimit të organizuar.
“Kënaqësi takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Mark Fleming. Lufta ndaj krimit të organizuar duhet të jetë prioritet i çdo vendi anëtar të NATO-s. Shqipëria ka nevojë për luftë reale ndaj krimit të organizuar, dhe për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme, e pa lidhur me krimin e organizuar, si dhe një drejtësi të pavarur dhe me integritet. SHBA ka qenë dhe mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”, shkruan ai.
Top Channel
-

Edi Rama:” Ngjarjet në Rinas do të zbardhen live me kamerat e IA”
Kronikë E Shtunë, 15 Nëntor 2025 11:45
Pak ditë më parë, Rinasi u trondit nga një atentat ku humbi jetën Gilmando Dani, ndërsa sot ndërron jetë edhe shoqëruesi i tij, Muçi Shaljani.
Gjatë një takimi me qytetarët e Njësisë 3 në Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ngjarja mund të ishte zbardhur në kohë reale nëse do të kishte funksionuar sistemi i kamerave me Inteligjencë Artificiale, i cili pritet të instalohet së shpejti në rrugët dhe lagjet kryesore të vendit.“Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare është një hap i madh për sigurinë, pastërtinë dhe qetësinë e qytetarëve, sidomos prindërve lidhur me fëmijët në shkolla. Projekti po zbatohet me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara dhe ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Kur bën një shkelje, sistemi qendror identifikon personin në kohë reale,” tha Rama.
Kryeministri shtoi se burokracia ka vonuar pak nisjen e sistemit:
“8 muaj na mori për të përfunduar dokumentacionin e nevojshëm për instalimin. Nëse ky sistem do të ishte aktiv, ngjarja e Rinasit do të zbardhej menjëherë. Por puna nuk është vetëm te zbardhja e ngjarjes, por te parandalimi dhe rritja e sigurisë,” theksoi Rama.
Ky sistem synon të forcojë sigurinë publike, të ndihmojë në identifikimin e shkeljeve dhe krimeve dhe të japë sinjale në kohë reale për autoritetet përgjegjëse.