Tag: reagon

  • Donald Trump reagon ndaj sulmeve ajrore të Indisë në Pakistan: ‘Një turp’

    Donald Trump reagon ndaj sulmeve ajrore të Indisë në Pakistan: ‘Një turp’

    Presidenti i SHBA-së Donald Trump e quajti ‘turp’ rritjen e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit.

    “Është për të ardhur keq, sapo dëgjuam për këtë ndërsa kalonim nëpër dyert e Ovalit” u tha Trump gazetarëve. “Mendoj se njerëzit e dinin se diçka do të ndodhte bazuar pak nga e kaluara.

    Trump tha se: “Ata kanë luftuar për një kohë të gjatë… Shpresoj vetëm që të përfundojë shumë shpejt.”

    Komentet e presidentit erdhën gjatë ceremonisë së betimit të Steve Witkoff, i dërguari special i SHBA-së në Lindjen e Mesme.

     

  • Vesa Luma “thyen heshtjen”, reagon për Big Bastën

    Vesa Luma “thyen heshtjen”, reagon për Big Bastën

    Prej vitesh janë të pandarë në jetë dhe karrierë, ndaj publiku është mësuar t’i shohë gjithmonë bashkë. “Ku është Big Basta është edhe Vesa Luma, dhe ku është Vesa Luma është edhe Big Basta”, është një frazë që i përshkruan prej kohësh.
    Por këtë herë, ky “rregull” u thye me pjesëmarrjen e Big Bastës në reality show-n “Ferma VIP”, ndërsa mungesa e reagimeve nga Vesa Luma në rrjete sociale ngriti pikëpyetje mes ndjekësve, të cilët nisën të aludojnë për probleme mes çiftit.
    Megjithatë, këto zëra duket se janë shuar tashmë. Së fundmi, Vesa ka publikuar një foto nga “Ferma VIP” ku shfaqet bashkëshorti i saj, e shoqëruar me përshkrimin: “Muzikë, dashuri, shoqëri” – një mesazh i qartë dashurie dhe përkrahjeje nga distanca.

    Gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”, Big Basta ka shprehur vazhdimisht ndjenjat për Vesën përmes kamerave, duke treguar se lidhja e tyre mbetet po aq e fortë edhe përtej mureve të fermës.
    /vizionplus.tv
    Screenshot

  • Papa Françesku u nda nga jeta, reagon Presidenti Begaj

    Papa Françesku u nda nga jeta, reagon Presidenti Begaj

    “Shenjtëria e tij, Papa Frençesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë, dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje.Do të ruaj thellë në kujtesën time takimet tona.I bashkohem lutjeve të të gjithë besimtarëve shqiptarë që shpirti i tij të prehet në paqe!”, shkruan Presidenti Bajram Begaj në një mesazh në rrjetet sociale.

  • “Dy realitete në Shqipëri”/ Reagon kryetari i PL-së, Ilir Meta: Qytetari- elita politike, e pamundura dhe luksi…

    “Dy realitete në Shqipëri”/ Reagon kryetari i PL-së, Ilir Meta: Qytetari- elita politike, e pamundura dhe luksi…

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social Facebook duke krahasuar dy realitete në Shqipëri që sipas tij, me 11 maj do të marrin fund. Meta e ka cilësuar si problematike situatën ku qytetarët, që punojnë e mundohen për të paguar qiranë, e kanë të pamundur të arrijnë të blejnë një banesë, ndërkohë që, sipas tij, Kryeministri i vendit shijon luksin, duke konsumuar verë me çmim prej 33 mijë eurosh për shishe.
    Ai ka ftuar qytetarët të votojnë për koalicionin opozitar “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” dhe për të votuar personalisht për të, si kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës, për të sjellë një realitet më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë shqiptarët.

  • Shihet si zëvendësuesi i Ançelotit, reagon agjenti i Klop

    Shihet si zëvendësuesi i Ançelotit, reagon agjenti i Klop

    Real Madrid po mendon të gjejë menjëherë zëvendësuesin e Karlo Ançelotit, i cili në fund të sezonit do të mbyllë marrdhëniet me Los Bancos pas zhgënjimit në Champions league.
    Një nga emrat që flitet më shumë si zëvendësues i Ançelotit në mjedisin madrilen ëhstë ai i Jurgen Klop.
    Ndërkohë që Mark Kosicke ka hedhur poshtë zërat për kalimin e gjermanit në krye të skuadrës së Realit.

    “Jurgeni është shumë i lumur me rolin e tij Red Bull. Ai është totalisht i fukusuar dhe i lumtur aty”, u shpreh agjenti.
    Në këtë mënyrë i hapet rruga transferimit të bujshëm të Ksabi Alonsos. 43-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Leverkusen deri në vitin e ardhshëm.

  • “Lamtumirë yll”/ Kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktores Xhepa

    “Lamtumirë yll”/ Kryeministri Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktores Xhepa

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.