Tag: reagon

  • “Lamtumirë kryetar”/ Rama reagon zemërthyer pas ndarja nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

    “Lamtumirë kryetar”/ Rama reagon zemërthyer pas ndarja nga jeta ish-kryeministri Fatos Nano

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nanos. Nano ishte shtruar në një spital privat prej 8 tetorit, ndërsa kishte pësuar arrest kardiocirkulator.
    Fatos Nano, 73 vjeç, u tërhoq nga politika në vitin 2005, pas një karriere të gjatë dhe të shquar si kryeministër i Shqipërisë. Ai ishte themelues i PS-së.
     

  • Ilnisa Agolli reagon ashpër pas pseudonimit që i vuri Meritoni

    Ilnisa Agolli reagon ashpër pas pseudonimit që i vuri Meritoni

    Duket se paqja mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit është ende larg. Pas një deklarate thumbuese nga ana e Meritonit, ku ai e quajti ish-partneren e tij “Ilnisa e showbiz-it”, duke shmangur përdorimin e mbiemrit të saj dhe duke nënkuptuar se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë serioze, Ilnisa ka zgjedhur të reagojë. Jo me intervista, por në stilin e saj të zakonshëm: përmes rrjeteve sociale.
    Në një postim në Instagram, shoqëruar me një foto të saj, ajo ka shkruar: “My attitude is bigger than your ego” : “Qëndrimi im është më i madh se egoja jote”. Një mesazh i qartë dhe aspak i koduar, që ndjekësit e saj e kanë lexuar si një “shuplakë” publike për Meritonin.
    Romanca e dyshes lindi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” dhe ishte një nga lidhjet më të komentuar të edicionit. Por pas daljes nga formati, gjërat morën një kthesë të ftohtë. Ndarja e tyre është shoqëruar me deklarata indirekte, thumbime dhe heshtje domethënëse në media.
    Reagimi i fundit i Ilnisës sugjeron se ajo nuk është e gatshme të lejojë që të minimizohet kontributi apo ndjenjat e saj në këtë histori. A do të ketë një përgjigje tjetër nga Meritoni? Mbetet për t’u parë.

  • Haradinaj reagon për protestën: Tirana UÇK. Liri për çlirimtarët

    Haradinaj reagon për protestën: Tirana UÇK. Liri për çlirimtarët

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë pas përfundimit të protestës mbarëkombëtare “Liria ka emër”, e cila u mbajt sot (17 tetor 2025) në Sheshin “Skënderbej” të Tiranës.
    Përmes një postimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, ish-komandanti i UÇK-së përshëndeti mobilizimin masiv dhe bëri thirrje për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
    “Tirana UÇK. Liri për Çlirimtarët!”, shkruan Haradinaj.

  • Protesta në mbështetje të UÇK-së në Tiranë, reagon Rama

    Protesta në mbështetje të UÇK-së në Tiranë, reagon Rama

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me protestën që po mbahen në sheshin Skënderbej, në mbështetje të ish krerëve të UCK që po gjykohen në Hagë.
    Rama ka publikuar një video nga pjesëmarrja e shqiptarëve në protestë, ndërsa në sfond dëgjohen thirrjen UÇK, UÇK.
    Zemra mal shkruan Rama bashkëngjitur videos, ku janë vendosur flamujt e Shqipërisë e Kosovës

  • Putin reagon për marrëveshjen ndaj Gazës: Mbështesim përpjekjet e Trump…

    Putin reagon për marrëveshjen ndaj Gazës: Mbështesim përpjekjet e Trump…

    Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për marrëveshjen e propozuar për armëpushim në Gaza, duke shpresuar se bisedimet do të çojnë në rezultate pozitive.
    Gjatë fjalës së tij të mbajtur në një samit në Taxhikistan, Putin tha se Rusia dëshiron të shohë marrëveshjen të zbatohet me sukses dhe është e gatshme të mbështesë çdo përpjekje për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit.
    “Ne shpresojmë vërtet që këto nisma të presidentit të Shteteve të Bashkuara do të zbatohen në praktikë”, tha presidenti rus.
    Më herët sot, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska mbështet fazën e parë të marrëveshjes për Gazën midis Izraelit dhe Hamasit.

  • Vr’asja e gjyqtarit/ Rama reagon për krimin që tronditi vendin: Ashpërsim i Kodit Penal për armëmbajtjen pa leje

    Vr’asja e gjyqtarit/ Rama reagon për krimin që tronditi vendin: Ashpërsim i Kodit Penal për armëmbajtjen pa leje

    Reagon kryeministri Edi Rama në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot vendin, ku një i ri vrau në sallën e gjyqit gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi dy qytetarë. 
    REAGIMI
    Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe  Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit. Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit! Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore.