Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ndërhyjen e amerikanëve në SPAK. Bushati tha se është më mirë që SPAK-un ta kapë Edi Rama sesa amerikanët.
“Ky prokurori që u bë trim pas takimit me amerikanin (Prençi), është njëri që mban 5 vjet inceneratorin. Pra këta zbatojnë ligjin apo kur i shtrëngon nga poshtë ndonjë amerikan? Një njeri që është kaq trim me Ballukun dhe kaq frikacak me inceneratorin? Këtu kushdo të zgjidhet, ata që dinë të të shtrënjgojnë ku duhet, të shtrëngojnë dhe lirojnë, por kjo nuk është drejtësi.
SPAK-un më mirë ta kapë Rama dhe një ditë ta rregullojmë vetë, sesa me deus ex machina që të zvarritemi 30 vjet me modele të gatshme.
Ky mandate i SPAK ka qenë dështim kolosal që ka rritur zgjedhjen dhe ka shkatërruar demokracinë”, tha ndër të tjera Bushati.
Tag: reagon
-

Analisti reagon “prerazi”: Më mirë të na e kapë SPAK-un Edi Rama, sesa amerikanët…
-

”Kafe mes tyre, jo problem”, reagon Alimehmeti pas komentit të Bardhit: Ata kanë larguar njerëzit
Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me disa prej figurave të selisë blu, përfshirë dhe Ilir Alimehmeti këtë të enjte, në atë që po cilësohet si ndryshimi për PD. Në emisionin “Opinion”, ai tha se nuk do që të komentojë gjëra që nuk janë serioze. Për të një takim për kafe mes demokratësh nuk ka asgjë shqetësuese për PD.
Nuk ka vonuar shumë dhe Alimehmeti ka dhënë një koment. ”Të them të drejtën dhe unë statuseve në FB nuk komentoj, po të donte të na thërriste Këshilli Kombëtar do shkoja, pra mundësia për të fol nuk ka qenë.
Lënia pa diskutuar e demokratëve sjellin situata si këto, që kemi një qeveri të kalbur që nuk hidhet dot në tokë, dhe një opozitë që nuk sjell dot njerëz. Pse arritëm në mbledhjen e kësaj tryeze? Kjo pyetje u duhet bërë atyre. Ata nuk e kanë bërë dhe i kanë larguar njerëzit, ne thjeshtë vazhdojmë punën, të kuptojmë ku jemi dhe ku janë problematikat”, tha ai. -

Marta Kos reagon ndaj Sali Berishës: Çdo sulm ndaj ambasadorit është i papranueshëm
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar përmes një postimi publik pas sulmëve të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.
Në reagimin e saj, Kos thekson:“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë private e ambasadorit… Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.”
Deklarata e Komisioneres vjen në kuadër të vlerësimit të rëndësisë së respektimit të standardeve të BE-së dhe parimeve të barazisë dhe mosdiskriminimit në procesin e integrimit europian.
-

‘Derra’, Reagon ashpër motra e të miturës që u vra në Itali
Gjykata e të Miturve në Bolonja dënoi me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autor i vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën më 25 tetor 2024, pasi u hodh nga ballkoni i shtëpisë së saj në Piacenza.
Pas vendimit, motra e viktimës shpërtheu në dhimbje dhe zemërim, duke reaguar ashpër në rrjetet sociale.
“Vetëm 17 vite. Një jetë e tërë u shkatërrua. Ky m*t do të dalë nga burgu 30 vjeç dhe ka mundësinë të nisi një jetë të re. Motrën time nuk mund të ma rikthejë askush. Në djall ai dhe lloji i tij. Derra”, shkruan motra e Aurorës. -

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Do kandidoj për kryebashkiak kurdo që të mbahen zgjedhjet!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona




