Tag: reagimin

  • Macron: NATO-s të përshpejtojë reagimin ndaj provokimeve ruse

    Macron: NATO-s të përshpejtojë reagimin ndaj provokimeve ruse

    Presidenti francez Emmanuel Macron tha këtë të mërkurë se vendet e NATO-s duhet të “përshpejtojnë” reagimin e tyre ndaj “ provokimeve të reja ” nga Rusia, veçanërisht në hapësirën ajrore të Evropës Lindore.
    “Kjo do të thotë që nëse dikush na provokon përsëri, do të na duhet të reagojmë pak më me forcë”, shpjegoi presidenti francez, duke folur nga Nju Jorku, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së .
    Megjithatë, përballë këtyre provokimeve nga ushtria ruse, “ne nuk do të hapim zjarr”, shtoi ai, duke kundërshtuar homologun e tij amerikan Donald Trump , i cili tha dje se avionët që shkelin hapësirën ajrore të vendeve të NATO-s duhet të rrëzohen.

    Në të njëjtën kohë, megjithatë, Macron përshëndeti “mesazhin shumë të qartë” të Trump mbi Ukrainën, i cili shënon një “zhvillim shumë të rëndësishëm” sepse Kievi “ka nevojë për pajisjet dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”.
    “Është një mesazh shumë i qartë nga presidenti amerikan, kur thotë se Rusia është padyshim më e dobët, më e prekshme nga sa thonë shumë”, shpjegoi Macron, duke shprehur kënaqësinë e tij me “perspektivën e re” me të cilën Shtetet e Bashkuara e shohin Ukrainën.
    “Kjo do t’i lejojë (Ukrainës) të rezistojë edhe më shumë ose edhe të rimarrë territorin”, vlerësoi ai.

  • Acerbi zbulon reagimin e çuditshëm të Interit, pas 5-0 kundër PSG-së: Nuk ishim të inatosur, asgjë…

    Acerbi zbulon reagimin e çuditshëm të Interit, pas 5-0 kundër PSG-së: Nuk ishim të inatosur, asgjë…

    23 Shtator 2025

    10:50

    Alfred Lleshi

    Francesco Acerbi rikthehet te nata e 31 majit, kur Interi humbi 5-0 në finale të Champions League ndaj PSG-së. Në prezantimin e librit të tij “Io, guerriero”, ai tregoi se humbja ishte pasojë e lodhjes mentale, pas një sezoni të vështirë: “PSG ishte shumë i fortë, ndërsa ne të rraskapitur mendërisht. Pas suksesit ndaj Bayernit dhe Barcelonës ndiheshim të detyruar të fitonim. Stresi zgjati deri në fund të kampionatit, duke shpresuar te ndonjë gabim i Napolit”.
    Acerbi zbuloi edhe reagimin e çuditshëm të Interit, pas 5-0 kundër PSG-së, humbjes së hidhur në finalen e Mynihut, ndaj parizienëve: “Pas ndeshjes nuk ishim të zemëruar, asgjë e tillë…”
    Ai komentoi trajnerët: “Chivu është shumë pasionant, dallohet që ka luajtur futboll dhe ka qenë në dhoma zhveshjeje fituese. Trajneri aktual është i përgatitur, bën që grupi të ndihet mirë, ka shumë humanitet. Nuk e prisja, por është viti i tij i parë në Serie A”.

  • Ambasada e SHBA bën reagimin e parë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit

    Ambasada e SHBA bën reagimin e parë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  • ZGJEDHJET 2025/ Rama: Sot votojnë shqiptarët, presim reagimin e tyre

    ZGJEDHJET 2025/ Rama: Sot votojnë shqiptarët, presim reagimin e tyre

    Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama dhe kandidati i PS, Xhemal Qefalia, ka votuar pak çaste më parë në Surrel.
    Pas votimit Rama tha se sot votojnë qytetarët dhe se pritet reagimi i tyre.
    Rama: Ajo që ka mbetur pa u thënë është fjalëa e popullit. Të presim çfarë do të thotë populli.

  • “Në fund, djemtë e mirë…” Pique bën reagimin pikant pas fitores në Kupën e Mbretit

    “Në fund, djemtë e mirë…” Pique bën reagimin pikant pas fitores në Kupën e Mbretit

    27 Prill 2025

    11:08

    Telesport

    Gerard Pique mendon se lojtarët e Barcelonës janë “djemtë e mirë”, kurse ata të Real Madridit “djemtë e këqinj”.
    Pas fitores në kohën shtesë të katalanasve me Real Madridin në finalen e Kupës së Mbretit (3-2), Pique postoi një mesazh në rrjetin social X: “Në fund, djemtë e mirë fitojnë gjithmonë”.
    Kjo deklaratë vjen pas një prej finaleve më problematike dhe të diskutueshme të viteve të fundit. Ka shumë për të folur për mënyrën sesi rrodhi ndeshja, por Pique u mjaftua me reagimin e tij pikant.

  • Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote

    Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote

    Një rrëfim i Andreas në Ferma VIP ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve të reality show-t unik. Fermeri ka ndarë me banorët e tjerë reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.
    “Po punoja në serë kur më lajmëruan që është vajzë. Janë rritur me mentalitetin që italianët i duan vajza. I thash nusen ik te nëna jote. Bëj valixhen gati dhe ik. Debat i madh. Derisa më morën njerëzit e mi thanë mos i bëj kështu”, rrëfen fermeri.
    Por Andrea zbulon se me vajzën e dytë ka qenë krejt e kundërta.

    Kur më lindi e dyta mezi e prita sepse e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë”, rrëfen ai.
    /vizionplus.tv

  • Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thash nuses merr valixhet ik te nëna jote

    Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thash nuses merr valixhet ik te nëna jote

    Një rrëfim i Andreas në Ferma VIP ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve të reality show-t unik. Fermeri ka ndarë me banorët e tjerë reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.
    “Po punoja në serë kur më lajmëruan që është vajzë. Janë rritur me mentalitetin që italianët i duan vajza. I thash nusen ik te nëna jote. Bëj valixhen gati dhe ik. Debat i madh. Derisa më morën njerëzit e mi thanë mos i bëj kështu”, rrëfen fermeri.
    Por Andrea zbulon se me vajzën e dytë ka qenë krejt e kundërta.

    Kur më lindi e dyta mezi e prita sepse e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë”, rrëfen ai.
    /vizionplus.tv