Tag: reagimi

  • ZGJEDHJET 2025/ PS thellon rezultatin në të gjithë vendin, vjen reagimi i parë nga Edi Rama

    ZGJEDHJET 2025/ PS thellon rezultatin në të gjithë vendin, vjen reagimi i parë nga Edi Rama

    Kryeministri Edi Rama ka bërë reagimin e tij të parë 10 orë pas mbylljes së votimeve në Shqiëpri për zgjedhjet parlamentare.
    Reagimi i kryeminsitrit Rama ka ardhur në orën 05:30 të datës 12 maj, në një kohë që janë numëruar më shumë afro 1 mijë kuti votimi në të gjithë vendin nga 5225 në total.
    Rama ka postuar një foto të shkrepur nga selia e PS ku sapo ka zbardhur dita, ndërsa shkruan:

    Çfarë agimi ky sot 🖐️
    Një mënyrë për të tregaur se të gjtiha pritshmëritë e tij për një fitore të PS janë në rrugën e duhur.
    NDIQNI REZULTATIN LIVE

  • Reagoi keq ndaj Olta Xhaçkës? Erion Braçe: Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?!

    Reagoi keq ndaj Olta Xhaçkës? Erion Braçe: Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?!

    Reagimi i çuditshëm i deputetit Erion Braçe gjatë mbylljes së fushatën elektorale të PS, teksa Olta Xhaçka mbante fjalimin e saj, në disa media u komentua si bezdisje e tij ndaj koleges socialiste.
    Sot, përmes një reagimi në rrjetin social Instagram, Braçe sqaroi se qëndrimi i tij nuk kishte të bënte me Xhaçkën apo me atë që po thoshte ajo, por ishte një shenjë bezdie ndaj kamerave që, sipas tij, i kishin shkuar pranë fytyrës.
    “Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?!
    Zgjodha veç këta dy televizione lajmi sepse mbajne edhe emrat A2 CNN dhe EURONEËS;
    Pra një standard tjetër dhe “lajmi” që prodhojnë është ky dhe kaq i shemtuar;
    Nuk kishte asgje ne reagimin tim te lidhur me fjalen e koleges Olta Xhacka;
    Me erdhi kamera para fytyres dhe i kam reaguar totalisht kameras e kameramanit pas saj:
    Nuk e doja e as e dua ate vemendje!!
    Dhe po kaq thjeshte prodhohet nje gje kaq e shemtuar e qe realisht nuk ka lidhje me te verteten e qe te ben te ndihesh vertet keq!”

  • Tundja e kokës kundër Olta Xhaçkës ? Reagon Braçe: Më erdhi kamera para fytyrës…

    Tundja e kokës kundër Olta Xhaçkës ? Reagon Braçe: Më erdhi kamera para fytyrës…

    Gjatë mitingut përmbyllës elektoral të PS-së mbrëmjen e djeshme te Parku Olimpik në Tiranë, është bërë viral në rrjete sociale reagimi i deputetit Erion Braçe, gjatë fjalimit të deputetes Olta Xhaçka.
    Teksa ajo fliste, kamera kapi deputetin teksa tundte kokën.
    Ndërkohë Braçe ka reaguar sot përmes një postimi në rrjete sociale për këtë ngjarje.
    Sipas tij, shkaku i atij reagimi nuk kishte të bënte me Xhaçkën apo me atë që po thoshte ajo, por ishte një shenjë bezdie ndaj kamerave që, sipas tij, i kishin shkuar pranë fytyrës
    Ai thekson se përmes këtyre lajmeve po prodhohet një gjë e shëmtuar, e cila nuk ka lidhje me të vërtetën.
    Reagimi i plotë i Erion Braçes:
    “Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?! Zgjodha veç këta dy televizione lajmi, sepse mbajnë edhe emrat A2 CNN dhe EURONEWS
    Pra një standard tjetër dhe “lajmi” që prodhojnë është ky dhe kaq i shëmtuar;
    Nuk kishte asgjë në reagimin tim të lidhur me fjalën e koleges Olta Xhacka;
    Me erdhi kamera para fytyrës dhe i kam reaguar totalisht kameras e kameramanit pas saj:
    Nuk e doja e as e dua atë vëmendje!!
    Dhe po kaq thjeshtë prodhohet një gjë kaq e shëmtuar, e që realisht nuk ka lidhje me të vërtetën e që të bën të ndihesh vërtetë keq!”
     

  • Reagimi gjatë fjalimit të Xhaçkës, Braçe: Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?!

    Reagimi gjatë fjalimit të Xhaçkës, Braçe: Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?!

    Erion Braçe dhe Olta Xhaçka

    TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas publikimit të videos me reagimin e tij gjatë mbylljes së fushatës elektorale të PS, teksa Olta Xhaçka mbante fjalimin e saj. Braçe përmes një postimit në rrjetet sociale, tha se qëndrimi i tij nuk kishte të bënte me Xhaçkën dhe fjalimin e saj. Më tej, shprehet se reagimi i tij ishte një shenjë bezdie ndaj kamerave qëi kishin shkuar pranë fytyrës.
    “Po pse duhet të jetë kaq e shëmtuar gazetaria?! Zgjodha veç këta dy televizione lajmi sepse mbajne edhe emrat A2 CNN dhe EURONEWS. Pra një standard tjetër dhe “lajmi” që prodhojnë është ky dhe kaq i shemtuar. Nuk kishte asgje ne reagimin tim te lidhur me fjalen e koleges Olta Xhacka. Me erdhi kamera para fytyres dhe i kam reaguar totalisht kameras e kameramanit pas saj.
    Nuk e doja e as e dua ate vemendje!! Dhe po kaq thjeshte prodhohet nje gje kaq e shemtuar e qe realisht nuk ka lidhje me te verteten e qe te ben te ndihesh vertet keq!”, shprehet Braçe./ZËRI

  • Reagimi i “Shqipëria Bëhet”: Policia përdori shpërndarës droge për të goditur kandidatin tonë

    Reagimi i “Shqipëria Bëhet”: Policia përdori shpërndarës droge për të goditur kandidatin tonë

    Reagimi i “Shqipëria Bëhet”: Policia përdori shpërndarës droge për të goditur kandidatin tonë
     
    Pas ngjarjes së ndodhur së fundmi, ku shtetasi Ergys Isufi u shoqërua nga Policia e Shtetit pasi u kap me një dozë kokaine dhe më pas deklaroi në polici se është përdorues i kësaj substance, ka ardhur një reagim i fortë nga forca politike “Shqipëria Bëhet”.
     

     
    Shtabi elektoral i “Shqipëria Bëhet” në një komunikim me Saranda Web, dënon ashpër veprimin e policisë, duke e konsideruar atë një akt të pastër politik që ka për qëllim dëmtimin e imazhit të kandidatit të tyre dhe diskreditimin publik të kësaj force të re politike.
     
     
    Sipas shtabit elektoral, veprimet e policisë janë pjesë e një strategjie të koordinuar mes segmenteve të caktuara të pushtetit dhe strukturave të sigurisë për të ndikuar në garën zgjedhore në favor të forcave tradicionale.
     
    “Është e qartë se Policia e Shtetit, në vend që të fokusohet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikantëve të vërtetë, është shndërruar në një instrument të përdorur nga pushteti për të penguar alternativat e reja që po marrin mbështetje gjithnjë e më të gjerë në publik,” vijon reagimi.
     
    “Shqipëria Bëhet” i bën thirrje institucioneve të pavarura dhe organizatave ndërkombëtare të monitorojnë me vëmendje këto zhvillime, ndërsa u bën apel qytetarëve të mos bien pre e këtyre skenarëve të orkestruar, por të vazhdojnë të mbështesin me bindje një alternativë ndryshe për vendin.
     
    Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Policia e Shtetit nuk ka dhënë një komunikatë zyrtare mbi shoqërimin e Ergys Isufi.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Reagimi i plotë i Bledjon Nallbatit për incidentin e të vëllait

    Reagimi i plotë i Bledjon Nallbatit për incidentin e të vëllait

    Reagimi i plotë i Bledjon Nallbatit:
    Ditën e djeshme rreth orës 21, ka ndodhur incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjeti të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi, mbi këto lloj provokime, megjithatë jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune verbale e fizike, pavarësisht se na përfshiu incidenti pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet si i volet interesit publik të momentit.

    Keni parë video të pjesshme, jo të plotë. S’është e vërtetë që unë apo vëllai i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica në qytet, në rrethrrotullim është hapur një gropë që këta pushtetarë që keq informojnë ngjarjen, nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë ndërsa kamioni ishte mbrapa me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte kemi ndaluar dhe ka dalë vëllai im që ishte shofer e pas tij unë. Kam tentuar shumë herë ta shmang këtë konflikt edhe pse isha në emocionet e asaj përplasje të mundshme të rrezikshme. Edhe shoferi padiskutim ka patur një reagim jo të duhur duke sharë mua e vëllain tim. Emocioni prevalon ndonjëherë mbi arsyen, por jam njeri. Nuk i përkas rracës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje. Këta nuk cënohen në dinjitetin e vet e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çka ndodhur për të qenë të qartë.
    Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja por edhe për konfiktin. Policia në vend ta qartësonte situatën, edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan, deklaruan që ishte konflikt i momentit, keqkuptim, firmosën deklaratat që s’kishin asnjë problem me njëri tjetrin. Policia me urdhër personal të Niko Peleshit, që ka komunikuar me drejtuesit e policisë të qarkut të Korçës. Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë
    Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferuar me dhunë në komisariatin e Korçës e me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar.
    Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale është kur largohesh nga vendi ngjarjes, si mund të largohej mjeti kur ishte një aksident i mundshëm, dhe ne telefonuam policinë.
    Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin.
    Të treja akuzat nuk qëndrojnë.
    Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj e SPAK, dje drejtori i policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve.

  • E fshiu por tepër vonë/ Reagon Olsi Bylyku pasi Jozi goditi Gjestin: Nuk është fajtor..

    E fshiu por tepër vonë/ Reagon Olsi Bylyku pasi Jozi goditi Gjestin: Nuk është fajtor..

    Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin dhe u përjashtua menjëherë nga formati, nuk kanë munguar reagimet e figurave publike. Një ndër to është edhe aktori Olsi Bylyku, i cili dikur ka qenë pjesë e këtij programi.
    Reagimi i tij, edhe pse u fshi pak më pas, sipas “Zone Vip”, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe përmbante kritika të ashpra ndaj menaxhimit të programit nga ana e Top Channel.

    “Phyyy, phyyy, phyyyyyy! Kjo është ajo ‘loja’ që ju ofrohet si ‘lojë’ nga televizioni që ju aq shumë e doni!” – shkroi Bylyku, duke shprehur zhgënjim dhe neveri për atë që ndodhi live para një publiku të gjerë.

    Ai e përshkruan incidentin si një “shpullë mediatike” për publikun, duke theksuar se dhuna nuk është thjesht një devijim i momentit, por pasojë e një klime të ushqyer qëllimisht për të rritur shikueshmërinë.
    Olsi thekson se fajtorët nuk janë konkurrentët, por ata që drejtojnë prapaskenën:
    “Nuk është fajtor asnjë aktor, miq! Është regjizori i kësaj ‘shfaqjeje’.”
    Ky reagim pasqyron qëndrimin kritik që Bylyku ka mbajtur më herët ndaj formatit, të cilin e kishte braktisur duke deklaruar se nuk përputhej me parimet e tij personale dhe profesionale.

    Në fund, ai u bën thirrje shikuesve për reflektim:
    “Hiqni dorë nga mendimi që gjithçka është zbavitje. Çdo gjë është E VËRTETË!”
    Reagimi i plotë:

  • Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit

    Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit

    Showbiz E Premte, 11 Prill 2025 09:14
    Pas takimit të papritur dhe emocional me ish-partneren e tij, këngëtaren Egli Tako, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, aktori dhe artisti Olsi Bylyku, ka zgjedhur të reagojë përmes një mënyre të veçantë, me muzikë.
    Në një video të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”, Olsi shfaqet në një studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja muzikore.

    Kjo lëvizje është parë nga shumë ndjekës, si një përgjigje simbolike ndaj emocioneve dhe diskutimeve që solli takimi i tij me Eglin në reality show-in e ndjekur nga mijëra shqiptarë.
    Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë mesazhi i shkruar nga vetë Olsi përkrah videos:
    “Ju falënderoj si fillim për çdo mesazh miq, shok e koleg… Kurse ju që e keni mendu se bëj deal, ju kam rujt SC”.
    Me këtë deklaratë të shkurtër, por me tone të qarta dhe thumbuese, ai duket se i është drejtuar një audience më të gjerë, ndoshta edhe skeptikëve apo kritikëve të tij.
    Reagimi i Olsit vjen vetëm pak ditë pas transmetimit të momentit të shumëpritur me Eglin, i cili riktheu në qendër të vëmendjes historinë e tyre të përfolur dhe raportin që ka mbetur mes tyre.
    Nëse muzika që po përgatit do të ketë lidhje me këto ndodhi, mbetet për t’u parë.

  • U fol për ndarje, por ky ishte reagimi i Bastës kur u vendos kënga e Vesës

    U fol për ndarje, por ky ishte reagimi i Bastës kur u vendos kënga e Vesës

    Gjatë hyrjes së tij në formatin e “Ferma VIP”, pas përshëndetjes që bëri për të birin, rrjeti mori “flakë” ku u përfol për një ndarje të mundshme mes tij dhe këngëtares së mirënjohur Vesa Luma.

    Pas gjithë aludimeve në rrjet, në fermë është vendosur kënga e Vesës dhe në asnjë moment Big Basta nuk është parë i distancuar por së bashku me një pjesë të mirë të fermerëve kanë shijuar këngën e mrekullueshme të partneres së tij.
    Mirëpo ajo çka u vu re ishte se Basta nuk kishte një përshëndetje për Vesën por sërish i dërgoi puthje të birit. Se çfarë po ndodh në të vërtetë, do të jetë koha ajo që do ta zbulojë.

  • Kuvendi i Shqipërisë publikon postimin “Voto PS”, reagimi: Nuk jemi përfshirë në fushatë!

    Kuvendi i Shqipërisë publikon postimin “Voto PS”, reagimi: Nuk jemi përfshirë në fushatë!

    Foto ilustruese

    TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë postoi një mesazh elektoral, i cili u fshi menjëherë. Në faqen zyrtare në Facebook të Kuvendit të Shqipërisë, u publikua një foto me numrin 5, që në fletën e votimit do ta mbajë Partia Socialiste. Krahas fotos u bë një ftesë për të votuar socialistët. Por postimi u fshi menjëherë dhe u pasua me një sqarim nga Kuvendi. Në reagimin zyrtar, Kuvendi mohon të ketë shkelur ligjin duke u bërë pjesë e fushatës elektorale. Sipas tyre nuk ka ndodhur asnjë lapsus, por mohuan se një postim i tillë nuk ka ndodhur.
    POSTIMI PËR PS: 
    VOTO 5 nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama

    REAGIMI I KUVENDIT:
    Kuvendi i Shqipërisë është një institucion demokratik pluralist gjithëpërfshirës, përfaqësues i vullnetit të popullit dhe i të gjitha forcave politike. Sqarojmë opinionin publik se shërbimet e Kuvendit, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, bazohen në parimet e profesionalizmit dhe paanshmërisë. Kuvendi i Shqipërisë garanton opinionin publik se administrata dhe shërbimet, faqja dhe rrjetet sociale të tij nuk janë përfshirë dhe nuk do të përfshihen në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Zyra e Shtypit e Kuvendit./ZËRI

    640 0 sg343 1743605653

    capturejpg