Tag: reagimi

  • Reagimi pas vjedhjes së votave/ Demokratët mbledhin sot drejtuesit politikë

    Reagimi pas vjedhjes së votave/ Demokratët mbledhin sot drejtuesit politikë

    Në selinë e Partisë Demokratike do të zhvillohet gjatë mesditës një mbledhje me drejtuesit politikë të kësaj force politike në qarqet e vendit

    Takimi do të nisë në orën 14:00 do të zhvillohet pa prezencën e mediave, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga selia blu.

    Ndërkohë pritet që temë e diskutimit të jëtë situata pas grabitjes së zgjdhjeve të 11 majit nga rilindja me patronazhim, paratë e pasita dhe grupet kriminale.

     

  • “SHBA njohu zgjedhjet”/ Zogaj në “Shqipëria Live”: Reagimi nuk është as hapje ndaj mazhorancës, as mbyllje ndaj opozitës! Demaliaj: Mesazh me qëllim uljen e tensioneve

    “SHBA njohu zgjedhjet”/ Zogaj në “Shqipëria Live”: Reagimi nuk është as hapje ndaj mazhorancës, as mbyllje ndaj opozitës! Demaliaj: Mesazh me qëllim uljen e tensioneve

    Reagimi i Shteteve të Bashkuara ishte ‘njohje e zgjedhjeve të 11 majit’, u shprehën analistët Ilir Demaliaj dhe Besian Zagaj në “Shqipëria Live”.

    Ilir Demaliaj: I kanë bërë të gjitha analizat dhe më pas kanë reaguar. Është një reagim që do të ulë tensionet.  Një mesazh diplomatik. Ajo që duhet diskutuar është çfarë do të ndodhë me opozitën në Shqipëri, sepse de facto nuk kemi opozitë. Edhe po të bëhen zgjedhje çdo 3 muaj, opozita do të shkojë poshtë e më poshtë. Berishën e kuptoj, është në lojë për të mbrojtur veten, familjen, po ata të tjerët nuk i kuptoj.
    Besian Zogaj: Këtu po flasim për politikat e një fuqie të madhe. Dhe fuqitë e mëdha kanë agjendën e tyre. Ata kanë parë rezultatet, kanë marrë raportet e tyre, i kanë analizuar dhe kanë dalë në një deklaratë që i njeh zgjedhjet e 11 majit. Nuk trajton as mazhorancën, as opozitën, trajton zgjedhjet. Nuk ka hapje ndaj mazhorancës dhe mbyllje ndaj opozitës. Nuk duhet të hedhim shashka. Kanë thënë që populli ka vendosur, ne i njohim zgjedhjet dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin.

    Top Channel

  • “SHBA njohu zgjedhjet”/ Zogaj: Reagimi nuk është as hapje ndaj PS, as mbyllje ndaj PD

    “SHBA njohu zgjedhjet”/ Zogaj: Reagimi nuk është as hapje ndaj PS, as mbyllje ndaj PD

    Reagimi i Shteteve të Bashkuara ishte ‘njohje e zgjedhjeve të 11 majit’, u shprehën analistët Ilir Demaliaj dhe Besian Zagaj në “Shqipëria Live”.

    Ilir Demaliaj: I kanë bërë të gjitha analizat dhe më pas kanë reaguar. Është një reagim që do të ulë tensionet.  Një mesazh diplomatik. Ajo që duhet diskutuar është çfarë do të ndodhë me opozitën në Shqipëri, sepse de facto nuk kemi opozitë. Edhe po të bëhen zgjedhje çdo 3 muaj, opozita do të shkojë poshtë e më poshtë. Berishën e kuptoj, është në lojë për të mbrojtur veten, familjen, po ata të tjerët nuk i kuptoj.
    Besian Zogaj: Këtu po flasim për politikat e një fuqie të madhe. Dhe fuqitë e mëdha kanë agjendën e tyre. Ata kanë parë rezultatet, kanë marrë raportet e tyre, i kanë analizuar dhe kanë dalë në një deklaratë që i njeh zgjedhjet e 11 majit. Nuk trajton as mazhorancën, as opozitën, trajton zgjedhjet. Nuk ka hapje ndaj mazhorancës dhe mbyllje ndaj opozitës. Nuk duhet të hedhim shashka. Kanë thënë që populli ka vendosur, ne i njohim zgjedhjet dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin.

  • Reagimi i SHBA për zgjedhjet, pedagogu: Ishte i vakët, ja ndryshimi me mesazhin e 2021

    Reagimi i SHBA për zgjedhjet, pedagogu: Ishte i vakët, ja ndryshimi me mesazhin e 2021

    Pedagogu Zylyftar Bregu e cilësoi reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit si të vakët.
    Bregu tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se ai urim nuk i drejtohej as qeverisë dhe as KQZ-së, ndryshe nga mesazhi i vitit 2021.Lexo edhe :Related Posts
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Si ishte reagimi i ambasadës amerikane?
    Bregu: Ka qenë një fjali. Ishte i vakët. Ishte një akt protokollar, i cili nuk i drejtohej qeverisë.
    Borakaj: Pse?
    Bregu: E dinë ata. As KQZ-së nuk i drejtohej, por i drejtohej popullit shqiptar. Bëjmë krahasimin me vitin 2021, mesazhi i Yuri Kim ishte “Falënderojmë kryeministrin Ramën për mandatin e tretë dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin.” Sot ishte ndryshe, ishte shmangur.
    Urimi i ambasadës së SHBA: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë!
    /vizionplus.tv

  • Ambasada amerikane njeh zgjedhjet: Presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë

    Ambasada amerikane njeh zgjedhjet: Presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë

    “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”. Ky është reagimi i parë i ambasadës amerikane në Tiranë, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, që nxori fituese Partinë Socialiste në pushtet me 83 mandate.
    Përmes këtij reagimi, duket se amerikanët njohin procesin zgjedhor në Shqipëri, që është karakterizuar me akuza të forta nga demokratët për pandershmëri dhe në kundërshtim me ligjin.
    Partia Demokratike ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet, që sipas tyre u manipuluan masivisht nga PS në pushtet dhe kryeministri Edi Rama duke përdorur mekanizma të ndryshme. Zyrtarë demokratë nuk e kanë fshehur se shpresonin te një mbështetje nga SHBA-të për të rrëzuar procesin zgjedhor, megjithatë reagimi i kësaj të marte nga ambasada amerikane duket se tregon se administrata Trump i ka dhënë dritën jeshile përbërjes së parlamentit të ri.
    Problematikat e shumta në zgjedhje u evidentuan edhe në raportin paraprak të ODHIR. Disa nga shqetësimet më të mprehta lidhen me blerjen e votave, ndikimin e krimit, presionin ndaj administratës, apo abuzimin e PS me burimet shtetërore dhe aktivitetet institucionale gjatë fushatës, përfshirë politika specifike si falja e gjobave dhe lehtësirat sociale të zbatuara afër zgjedhjeve.

  • Ahmeti sulmon Sarandanews pas sekuestrimit të autobuzit me emigratë të paligjshëm: Jemi me ligjin dhe me Saliun

    Ahmeti sulmon Sarandanews pas sekuestrimit të autobuzit me emigratë të paligjshëm: Jemi me ligjin dhe me Saliun

    Pas lajmit se një nga autobusët e kompanisë “Ahmeti Travel” është sekuestruar nga autoritetet greke për transport të emigrantëve të paligjshëm, ka ardhur edhe reagimi i zjarrtë i vetë Shpëtim Ahmetit – drejtuesi i kompanisë.
    Ahmeti, në një postim që duket se është shkruar më shumë me nerva se me fjalor, hedh poshtë çdo akuzë dhe në të njëjtën kohë sulmon portalin SarandaNews, që kishte raportuar lajmin. “O portal lum madhe,” nis zoti Ahmeti në një stil që do ta kishin zili edhe poetët e lashtësisë.
    Ai deklaron me krenari se është “në krah të Sali Berishës” dhe jo të “hajduatave trafikantëve”. Sipas tij, lajmi është i rremë, ndoshta edhe me qëllim për të ulur imazhin e kompanisë apo të partisë së tij (me sa duket, janë njësoj të rëndësishme).
    “Pasagjer me pasaporta në dorë nuk quhet klandestin, por pasagjer i ligjëruar e deklaruar,” sqaron Ahmeti. Ai thekson se “trafikimi bëhet nga një shtet në shtetin tjetër”, por nuk sqaron pse atëherë ndodhi sekuestrimi.
    Reagimi epik mbyllet me një thirrje patetike: “Mos u lumturoni me mashtrime, se nuk na ulni dot dinjitetin ton.”
    REAGIMI
    O portal lum madhe, une jame Shpetim Ahmeti dhe kam krenari qe jam ne krah te Sali Berishes , e nuk jam be krahun e hajduatave trafikantëve ,e ke lajm te rreme ose e jep qëllimisht se ndoshta do ulesh imazhin e firmes apo partis time. Per cdo qytetar te ndershem miq e dashamires te Ahmeti Travel ju garantoj se kemi qen jemi dhe dote jemi ne krahun e ligjit ,te jini krenar sepse Ahmeti Travel eshte partneri tuaj i besushem moralisht e ligjerisht , e verteta eshte si drita e diellit ,asnje klandestin nuk eshte kapur ne autobuzat e kompanisë ton .Trafikimi klandestinëve behet nga nje shtet ne shtetin tjeter ,pasagjer me pasaporta ne dore,me bilet te prer ne shtetin greke ,me list udhetimi e numer pasaporte nuk quhet klandestin por pasagjer i ligjëruar e deklaruar. Prandaj mos gezoni e mos u lumturoni me mashtrime se nuk na ulni dote dinjitetin ton

  • “Iku kur po notonte në pasionin e tij…”, politikanë e gazetarë reagojnë për vdekjen e papritur të Lames

    “Iku kur po notonte në pasionin e tij…”, politikanë e gazetarë reagojnë për vdekjen e papritur të Lames

    Publicisti, politikani i njohur e historiani Artan Lame është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare!
    Lame ndërroi jetë ditën e sotme në një spital në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër.
    Kolegë, miq e të afërm kanë shprehur ngushëllimet për familjen Lame.
    Reagimi i kryeministrit Edi Rama:
    I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët.
    Reagimi i ministrit Taulant Balla:
    Lamtumirë miku dhe shoku im i mirë Artan Lame.
    Mimi Kodheli:
    Lamtumirë Tan Lame. Jam pa fjalë dhe zemërthyer
    Niko Peleshi:
    Një humbje e madhe largimi nga jeta i Artan Lames. Një mik i mirë, një njeri me vlera dhe një kolonjar që e mbajti gjithmonë lart peshën e krenarisë dhe përulësisë së vendlindjes së tij.
    Me ikjen e tij, Shqipëria humbi një intelektual, një shërbëtor të përkushtuar të shtetit dhe një historian të palodhur që e deshi të shkuarën jo thjesht për ta rrëfyer, por për ta kuptuar dhe për ta ndriçuar të ardhmen.
    Artani ishte një mendje e kthjellët dhe një zë i veçantë i së vërtetës. Një misionar i historisë dhe besnik i trashëgimisë sonë kulturore. Humbja e tij prek të gjithë ata që besojnë në idealet e dijes, të shtetit dhe të dashurisë për vendin. 
    Mungesa e tij do të ndihet në çdo tryezë ku diskutohet me mendje e me zemër për të ardhmen e këtij vendi.Une humba një mik të dashur!
    Reagimi i gazetarit Blendi Fevziu:
    Artan Lame, nje qytetar par exellence, nje historian i apasionuar, nje zyrtar model, nje njeri plot energji dhe deshire per jeten iku sot nga kjo bote ne moshen 58 vjecare. Iku kaq i ri, tamam atehere kur ishte duke notuar ne pasionin e tij kryesor, ngritjen e nje muzeu per medaljet dhe flamujt, pjese e koleksionit te tij te rralle e mahnites. 
    Kam kaq shume per te thene per te, por ne kete moment te pare shokues, mund te them vetem kaq. U prehsh ne paqe Artan. Familja humbi njeriu e dashur, ne mikun, por Shqiperia humbi nje nga dashnoret e fundit te historise dhe shkelqimit te saj.
    Reagimi i deputetit Vullnet Sinaj:
    Gjatë detyrës si drejtor i ALUIZNI-t dhe më tej i Kadastrës, Artan Lame trajtoi problemin delikat ose më mirë të them, një nga plagët e vjetra të shoqërisë shqiptare, çështjen e pronës.
    Me qetësinë dhe dashamirësinë e tij u investua për të zgjidhur mjaft probleme të trashëguara, pa pretenduar se mund t’u jepte rrugë të gjithave.
    Unë mbaj mend nga ai, dëshirën për t’ia dalë, vullnetin për reforma dhe fjalën e mirë në çdo komunikim.
    Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve për humbjen e parakohshme të të dashurit të tyre.

  • Po përballet me kancerin, vjen reagimi i parë nga ish-presidenti Joe Biden

    Po përballet me kancerin, vjen reagimi i parë nga ish-presidenti Joe Biden

    “Kanceri na prek të gjithëve”, shkroi ish-presidenti Joe Biden në një reagim publik, pasi zyra e tij njoftoi një ditë më parë sëmundjen me të cilën po përballet.

    Ai shtoi se ai dhe gruaja, ish-zonja e parë Jill Biden, “kanë mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera. Faleminderit që na ngritët lart me dashuri dhe mbështetje”.

    Top Channel

  • PS fitoi bindshëm në Fier, vjen reagimi i parë nga Bardhi: Ishim përballë një bande

    PS fitoi bindshëm në Fier, vjen reagimi i parë nga Bardhi: Ishim përballë një bande

    Gazment Bardhi

    TIRANË- Deri më tani kishte zgjedhur heshtjen, por tashmë ka ardhur reagimi i parë nga drejtuesi politik i PD për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi. Në një postim në rrjetet sociale, demokrati ka bërë komentin e parë për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit. Humbjen, Bardhi ia atribuoi asaj që ai e quajti “bandë ministrash”. Socialistët i akuzoi se përdorën shtetin dhe krimin për të marrë vota. Po ashtu, kishte dhe një falenderim për demokratët dhe të gjithë të përfshirët në procesin e zgjedhjeve. 
    REAGIMI I PLOTË I BARDHIT: 
    Një falenderim zemre
    Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!
    Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur! Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!
    /ZËRI

  • PS në avantazh të thellë ndaj PD, vjen reagimi i Ramës: Vëllai im Hashim Thaçi, telefonatë tejet prekëse dhe…

    PS në avantazh të thellë ndaj PD, vjen reagimi i Ramës: Vëllai im Hashim Thaçi, telefonatë tejet prekëse dhe…

    Teksa Partia Socialiste është në avantazh të thellë ndaj rivalëve të saj politikë, ka ardhur edhe reagimi i parë i Edi Ramës.
    Përmes rrjetit social Facebook, ai ka publikuar foton e më sipërme teksa zbardh telefonatën me Hashim Thaçhin.
    “Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë” – shkruan Edi Rama.