Tag: reagimi

  • Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT pas arrestimit të disa punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra!

    Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT pas arrestimit të disa punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra!

    Menjëherë ka ardhur reagimi nga IMT pas arrestimit të disa punonjësve nga SPAK pasditen e sotme.

    Në një reagimi në rrjetet sociale, IMT thotë se ‘katër punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që shkelën ligjin janë shkarkuar nga detyra’, ndërsa dënon ngjarjen e sotme.
    Reagimi i plotë:
    Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.
    Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.
    IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.

    Top Channel

  • Reagimi i parë i rusëve pas takimit Trump–Putin

    Reagimi i parë i rusëve pas takimit Trump–Putin

    Delegacioni rus në Alaska duket se ka dalë i kënaqur pas takimit me Donald Trump.

    Në një video të shkurtër të ndarë në Telegram, Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrey Belousov, pyetet nga agjencia shtetërore e lajmeve Tass se si ndihet pas takimit Trump–Putin.
    “Shkëlqyeshëm,” thotë ai, duke buzëqeshur.

    Top Channel

  • Reagimi i Ministrit të Jashtëm/ Berisha: Fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale

    Reagimi i Ministrit të Jashtëm/ Berisha: Fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale

    “Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025. Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?
    Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë. Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale.
    Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar. Unë dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë, reagimin e tij. Sikundër deklaroj edhe përpjekjet e Altin Troplinit për të përdorur ligjin kundër opozitës. Keni parasysh sot se deputeti Asllan Dogjani është në ndjekje absolutisht pa asnjë shkak ligjor. Tani përpiqen, po merren me një problem të zgjedhjeve të vitit 2023 me aktivistin e PD, Shkëlqim Hoxha sepse disa paskan paguar disa bileta për të ardhur dhe votuar në Rrogozhinë. Pra, gjithçka bëhet për të mbuluar farsën,” tha Berisha.

  • Letra skandaloze/ Berisha: Reagimi i narko-ministrit të Jashtëm fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale

    Letra skandaloze/ Berisha: Reagimi i narko-ministrit të Jashtëm fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se reagimi i ministrit të Jashtëm fakton përfshirjen e qeverisë në farsën zgjedhore të 11 majit.

    Sipas Berishës, letra që ky ministër i ka dërguar misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas raportit të tyre, është dëshmi e qartë e bashkimit të shtetit me partinë.

    Ai e akuzoi ministrin dhe prokurorin e përgjithshëm se janë “avokatë të krimit elektoral”.

    Berisha dënoi gjithashtu ndjekjen ligjore të disa përfaqësuesve dhe aktivistëve të PD, duke e cilësuar këtë si përpjekje për të mbuluar manipulimet.

    FJALA E BERISHËS:

    Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një ushtar i Edi Ramës, është një avokat i farsës elektorale të 11 majit 2025.

    Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?
    Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë.
    Pra, letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale.
    Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar.
    Unë dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë, reagimin e tij.
    Sikundër deklaroj edhe përpjekjet e Altin Troplinit për të përdorur ligjin kundër opozitës.
    Keni parasysh sot se deputeti Asllan Dogjani është në ndjekje absolutisht pa asnjë shkak ligjor.
    Tani përpiqen, po merren me një problem të zgjedhjeve të vitit 2023 me aktivistin e PD, Shkëlqim Hoxha sepse disa paskan paguar disa bileta për të ardhur dhe votuar në Rrogozhinë.
    Pra, gjithçka bëhet për të mbuluar farsën.

  • Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet

    Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet

    Një detaj nga performanca e Egli Takos ka bërë që vëmendja të zhvendoset nga muzika te polemikat. Teksa në sfond dëgjohej kënga tradicionale dhe e dashur për publikun shqiptar “Mora fjalë”, Egli u shfaq në skenë me një veshje që nuk u prit mirë nga disa ndjekës, përfshirë edhe këngëtaren e njohur Albina Kelmendi.
    Albina reagoi publikisht duke e konsideruar zgjedhjen e veshjes si të papërshtatshme, duke thene;
    ‘Me falni qe po e bej share. Uroj qe kjo te jete nje montazh i keq’
    Reagimi i saj ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Disa i dhanë të drejtë Albinës, duke e konsideruar veshjen e Egli Takos si mungesë respekti ndaj këngës dhe traditës shqiptare.

  • Trump i jep Rusisë 50 ditë afat për të firmosur marrëveshjen e paqes, vjen reagimi i parë nga Moska

    Trump i jep Rusisë 50 ditë afat për të firmosur marrëveshjen e paqes, vjen reagimi i parë nga Moska

    Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një tjetër afat për presidentin rus Vladimir Putin, duke paralajmëruar se nëse brenda 50 ditësh nuk arrihet një marrëveshje, do të vendosen tarifa dytësore 100% ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë.
    Ky ultimatum i ri vjen pas disa afateve të mëparshme të dështuara dhe synon të rrisë presionin diplomatik mbi Moskën.

    Reagimi nga Rusia nuk ka vonuar. Nënkryetari i dhomës së lartë të parlamentit rus, Konstantin Kosachev, e ka minimizuar deklaratën e Trump, duke thënë: “Nëse kjo është e gjitha që Trump kishte për të thënë sot për Ukrainën, atëherë deri tani është bërë shumë zhurmë për asgjë”.
    Sipas tij, brenda 50 ditësh shumë gjëra mund të ndryshojnë në fushën e betejës dhe në qëndrimet e fuqive perëndimore. Ai shtoi se “gjëja më e rëndësishme është që kjo të mos ndikojë në humorin tonë”, duke iu referuar qëndrueshmërisë së Rusisë përballë presioneve.
     

  • ‘Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK’/ Meta për Kryemadhin: U kërkova 3 fëmijëve…

    ‘Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK’/ Meta për Kryemadhin: U kërkova 3 fëmijëve…

    Pas deklaratave të Monika Kreymadhit, ka ardhur reagimi i kreut të PL, Ilir Meta.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale nga qelia, Meta shprehet  se u ka kërkuar fëmijëve të tij që nëna e tyre të mos ja përmendë më emrin. Meta gjithashtu shtoi se ‘kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut’.
    Reagimi i plotë:
    Në respekt dhe përkujdesje të tre fëmijëve të mi u kisha thënë pas zgjedhjeve, që nëna e tyre të mos e përmendte më emrin tim në publik se nuk doja të merresha më me të.
    Por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK-ut.
    Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta banakre të reja, që sipas tyre ishin të përdorur edhe nga Ilir Meta, apo edhe ai ishte në dijeni.
    Ilir Meta dhe Tedi Blushi iu janë përgjigjur këtyre shpifjeve monstruese që filluan me rrëmbimin tim monstruoz, me hetimin monstruoz dhe me izolimin tejet monstruoz, që nuk ka lidhje me asnjë fakt dhe provë penale për Ilir Metën.
    Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes” dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.
    Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.
    Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh.
     

  • U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit

    U arrestua ish bashkëshorti i saj, ky është reagimi i Arbana Osmanit

    Autoritetet shqiptare kanë nisur një mega-operacion sot, duke arrestuar figura kyçe në skemat e evazionit fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum”.
    Ndër 14 urdhërarreste të lëshuara, 10 prej të cilave janë ekzekutuar, mes të arrestuarve është edhe Ardit Kero – ish-bashkëshorti i moderatorës së njohur Arbana Osmani –i dyshuar për pastrim parash dhe evazion fiscal.
    Edhe pse Arbana Osmani nuk ka bërë ende një reagim zyrtar përmes deklaratash apo postimesh publike lidhur me arrestimin e ish-bashkëshortit të saj, mosndarja e një qëndrimi është vetë një formë reagimi. E vetmja gjë që ka ndarë në llogarinë e saj është një video në Instastory — publikuar që dje — ku nuk përmend aspak ngjarjen në fjalë.

    Për qëllimet e publikut, heshtja e saj mund të interpretohet si një reagim i qartë: Arbana preferon të mos përzihet publikisht në një çështje që prek ish-bashkëshortin. Edhe pse videoja është postuar dje, ajo nuk adreson direkt temat reale që janë në qendër të lajmit sot, duke e lënë vend spekulimeve dhe duke treguar se ajo po ruan distancën në mënyrë të qëllimshme.