Tag: reagimi

  • VIDEO/ Reagimi që preku botën: Pengu izraelit provon çokollatë pas dy vitesh robërie

    VIDEO/ Reagimi që preku botën: Pengu izraelit provon çokollatë pas dy vitesh robërie

    Pamjet tregojnë momentet e para të lirisë për pengjet izraelite që u liruan nga duart e Hamasit dhe u ribashkuan me familjet e tyre në Izrael.
    Njëri prej tyre është 24-vjeçari Guy Gilboa Dalal, i cili përjetoi tmerrin në duart e militantëve të Hamasit. Dalal ishte i pranishëm në festivalin e muzikës “Nova” në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, kur filloi robërimi i tij pas sulmit brutal të Hamasit.
    Pas lirimit të tij dhe shkëmbimit të pengjeve, ai u kthye në Izrael, ku u prit me lot gëzimi nga të afërmit e tij dhe me një sërë enësh me ushqime të përgatitura në shtëpi, përfshirë edhe ëmbëlsira me çokollatë.

    Guy Gilboa-Dalal after his release- imagine discovering food again…🥹I know he shouldn’t have eaten that much and he probably felt sick after, but at that moment, I think he just didn’t care.He just wanted to feel human again.❤️#hostagesreturn pic.twitter.com/Vu8BXoKiFQ

    — The Voice Of Truth 🙌 (@thevoicetruth1) October 15, 2025

    Reagimi i tij kur provoi çokollatë për herë të parë pas dy vitesh ishte prekës si një fëmijë i vogël që shijon për herë të parë diçka që e do shumë. Ky moment i veçantë u regjistrua në video dhe u bë viral, duke prekur miliona përdorues në internet.
    /vizionplus.tv

  • Vrasja e gjyqtarit/ Bardhi: As mafia në Itali s’guxon të vrasë në sallë gjyqi, Kryeministri i ‘vret’ çdo ditë me fjalë

    Vrasja e gjyqtarit/ Bardhi: As mafia në Itali s’guxon të vrasë në sallë gjyqi, Kryeministri i ‘vret’ çdo ditë me fjalë

    Ngjarja tronditëse e vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, brenda ambienteve të gjykatës, është kthyer në qendër të debatit në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, ku po raportonte Avokati i Popullit.
    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër, duke e cilësuar ngjarjen si shembull të degradimit të sigurisë shtetërore dhe drejtësisë në Shqipëri.

    “As mafia në Itali nuk ka guxuar të vrasë gjyqtarë në sallën e gjyqit. Në Shqipëri kjo ndodh në vitin 2025, dhe reagimi i qeverisë është më skandaloz se vrasja vetë,” – tha Bardhi.

    Ai akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se me deklaratat e tyre po nxisin klimën e vetëgjyqësisë në vend, duke ndikuar drejtpërdrejt në cenimin e autoritetit të drejtësisë.

    “Kryeministri nuk mban përgjegjësi, përkundrazi ‘vret’ gjyqtarët çdo ditë me fjalë, duke i shpallur vendimet e tyre të paligjshme kur nuk i pëlqejnë,” shtoi Bardhi.

    Bardhi ngriti shqetësimin për mungesën e sigurisë në gjykata, duke deklaruar se prej vitit 2020, me vendim të qeverisë, policia është tërhequr nga ruajtja e gjykatave dhe prokurorive.

    “Apeli është bërë si han pa porta. Nuk dihet kush hyn e kush del. Policia nuk është më për të mbrojtur gjyqtarët, por për të sulmuar qytetarët në pronat e tyre,” – tha ai.

    Deputeti opozitar theksoi se për rastin në fjalë, edhe reagimi i Ministrisë së Brendshme ishte i pakuptimtë dhe jashtë çdo logjike ligjore.

    “Qytetari që kreu vrasjen priti policinë dhe u vetëdorëzua, sepse e kishte kryer aktin dhe e dinte që shteti nuk funksionon. Kaq qesharake është bërë Policia e Shtetit!” – u shpreh Bardhi me tone të forta.

    Në përfundim, Bardhi akuzoi Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) për heshtje selektive dhe mungesë reagimi për sulmet e vazhdueshme që, sipas tij, Kryeministri Rama u bën gjyqtarëve të pavarur.

    “KLGJ reagon vetëm kur vriten gjyqtarët, jo kur sulmohen. Siç i vret kryeministri me fjalë, hesht KLGJ. Ky është realiteti i drejtësisë shqiptare sot”, përfundoi Bardhi.

    Ngjarja tragjike dhe reagimet pas saj kanë ngritur alarmin për sigurinë në ambientet gjyqësore dhe për ndikimin politik mbi sistemin e drejtësisë, në një kohë kur vendi pretendon të avancojë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

  • Reagimi epik i Luizit pasi Flor Binaj u shpall kandidat për Bashkinë e Tiranës

    Reagimi epik i Luizit pasi Flor Binaj u shpall kandidat për Bashkinë e Tiranës

    Sot, Sali Berisha njoftoi zyrtarisht kandidaturën e Florjan Binajt për zgjedhjet e parakohshme vendore në Tiranë, duke e shpallur si përfaqësuesin që do të mbështetet nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu i PD-së e vlerësoi Binajn si një artist të angazhuar dhe zë të fortë të qytetarëve në mbrojtje të kauzave publike.
    “Ftoj aleatët dhe opozitarët, qytetarët, të mbështesin këtë kandidaturë si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit”, – u shpreh Berisha, duke theksuar rëndësinë e bashkimit të opozitës përballë sfidës së Tiranës.
    Por ndërkohë që politika ziente, rrjetet sociale shpërthyen në të qeshura falë një reagimi plot humor të këngëtarit dhe fituesit të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli. Në një Instastory që bëri xhiron e rrjetit, Luizi publikoi një video teksa dëgjonte fjalimin e Berishës, duke ndjekur me kureshtje shpalljen e kandidatit.
    Në fund të videos, Luizi shton me stilin e tij karakteristik: “Ua thash se tha emrin tim, për Zotin!”, duke lënë të kuptohej me shaka se për një moment mendoi se kandidati do të ishte ai vetë.

    Reagimi i Luizit u prit me entuziazëm nga ndjekësit, duke gjeneruar komente plot humor dhe shpërndarje të shumta, ku fansat e tij nuk i kursyen batutat.

  • “Torollaqja e televizioneve”/ Reagimi i fortë i Arjan Konomit për Albana Osmanin

    “Torollaqja e televizioneve”/ Reagimi i fortë i Arjan Konomit për Albana Osmanin

    Debati i ashpër mes Xheni Karajt dhe Albana Osmanit në emisionin “Opinion”, mbi përdorimin e termit “burrneshë” dhe krahasimin e tij me identitetin transgjinor, ka ndezur diskutime të shumta në rrjet.
    Pas përplasjes në studio, reagimi më i fortë ka ardhur nga analisti Arjan Konomi, i cili përmes një komenti publik shpërtheu në tone ironike dhe të ashpra ndaj Albana Osmanit.
    “Moj Albana Osmani, sa u ‘gëzova’ që të pashë në ekran sërish, se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po pse të kanë mbajtur si më torollaqen e televizioneve që kanë ekzistuar ndonjëherë. Dhe ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë. Po ti nuk je idiote moj, siç të kemi menduar.”, shkroi Konomi.
    Ai e vijoi reagimin me tone edhe më të forta:“Pika u raftë atyre që të kanë ftuar ty, se je një burrneshë tropoje. Albana shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më kurrë me mendime të tilla.”
    Ky qëndrim i Konomit ka shkaktuar polemika të reja në rrjet, ku komentet janë ndarë mes atyre që e mbështesin për mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit dhe të tjerëve që e shohin si një reagim fyes ndaj Osmanit.

  • Doli i dyti në renditjen e Topit të Artë, vjen reagimi i parë i Yamal pas ceremonisë gala: Plani i Zotit është perfekt, urime për Dembelen

    Doli i dyti në renditjen e Topit të Artë, vjen reagimi i parë i Yamal pas ceremonisë gala: Plani i Zotit është perfekt, urime për Dembelen

    Pas humbjes në garën për “Topin e Artë 2025”, talenti i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka reaguar për herë të parë publikisht në rrjetet sociale.

    Edhe pse favorit për shumë analistë dhe tifozë, 18-vjeçari u rendit i dyti pas Ousmane Dembélé, i cili fitoi çmimin prestigjioz pas një sezoni fantastik me PSG-në.
    Përmes një postimi të shkurtër, Yamal tregoi pjekuri dhe qetësi në këtë moment të rëndësishëm për karrierën e tij: “Plani i Zotit është perfekt, duhet të ngjitesh për të arritur majën.”
    Ai falënderoi jurinë për Kopa Trophy – çmimin që e nderon si futbollistin më të mirë nën 21 vjeç – të cilin e fitoi për të dytin vit radhazi, duke e bërë të parin lojtar që arrin këtë sukses në mënyrë të njëpasnjëshme.
    “I lumtur për Kopa Trophy x2 dhe urime për Dembélé për çmimin dhe sezonin e tij të shkëlqyer”, shkroi më tej Yamal.
    Reagimi i tij vjen mes diskutimeve të shumta në mediat sociale dhe debateve për votimin e këtij viti, ku shumë figura të futbollit dhe tifozë ndjenë se Yamal e meritonte më shumë çmimin, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe përfaqësuesen spanjolle.

    Top Channel

  • Nuk mori ‘Topin e Artë’, vjen reagimi i parë i Lamine Yamal

    Nuk mori ‘Topin e Artë’, vjen reagimi i parë i Lamine Yamal

    Pas humbjes në garën për “Topin e Artë 2025”, talenti i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka reaguar për herë të parë publikisht në rrjetet sociale.
    Edhe pse favorit për shumë analistë dhe tifozë, 18-vjeçari u rendit i dyti pas Ousmane Dembele, i cili fitoi çmimin prestigjioz pas një sezoni fantastik me PSG-në.
    Përmes një postimi të shkurtër, Yamal tregoi pjekuri dhe qetësi në këtë moment të rëndësishëm për karrierën e tij: “Plani i Zotit është perfekt, duhet të ngjitesh për të arritur majën”.
    Ai falënderoi jurinë për “Kopa Trophy”, çmimin që e nderon si futbollistin më të mirë nën 21 vjeç, të cilin e fitoi për të dytin vit radhazi, duke e bërë të parin lojtar që arrin këtë sukses në mënyrë të njëpasnjëshme.
    “I lumtur për Kopa Trophy x2 dhe urime për Dembele për çmimin dhe sezonin e tij të shkëlqyer”, shkroi më tej Yamal.
    Reagimi i tij vjen mes diskutimeve të shumta në mediat sociale dhe debateve për votimin e këtij viti, ku shumë figura të futbollit dhe tifozë ndjenë se Yamal e meritonte më shumë çmimin, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe përfaqësuesen spanjolle.

  • “Koha për protesta”, Bardhi paralajmëron: Autoritarizmi i Ramës po kap majat, PD gati të dalë në rrugë

    “Koha për protesta”, Bardhi paralajmëron: Autoritarizmi i Ramës po kap majat, PD gati të dalë në rrugë

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka deklaruar se Në momentin kur bllokohet çdo mënyrë reagimi, reagimi radikal është e vetmja mënyrë mbetet.
    I ftuar në një emision televiziv, ai ka shtuar se është koha për reagim dhe protesta, gjë që duhet të ndodhë sa herë në këtë vend ndodhin padrejtësi, duke u ndalur në sulmin që u ndërmor ndaj News24 në fillim të muajit gusht.Ai ka deklaruar gjithashtu se pas dyerve të mbyllura në mbledhjen e grupit të PD, u diskutua në lidhje me mënyrën se si duhet të vijojë aksioni opozitar.Kemi pasur shumë diskutime në grupin parlamentar.Ka një pjesë publike të diskutimit të kryetarit të partisë, më pas ka diskutime me dyer të mbyllura mes kolegësh. Mos prisni nga unë të cënoj diskrecionin e mbledhjeve me dyer të mbyllura. Vendimin e publikova unë sapo mbaroi mblehdja. Secili në mbledhje shprehu mendimin e tijNë momentin kur bllokohet çdo mënyrë reagimi, reagimi radikal është e vetmja mënyrë që na mbetet.Në të shkuarën PD ka marrë vendime të forta deri në djegie mandatesh por në afatgjatë doli që ishte gabim. Çdo vendim që duhet marrë do të merret duke llogaritur efektin afatgjatë.Sa i përket protestave, kjo nuk është kompetence e grupit parlamentar.Koha për protestë është çdo ditë.Koha për protestë është edhe kur mbyllet media më e madhe informative në vend. Duhet të reagojmë edhe kur cënohet liria e tjetrit, prona, liria e medias, jo vetëm kur na bëhet ne padrejtësi”, tha ai.

  • Sërish grafite në Bujanoc me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç

    Sërish grafite në Bujanoc me emrin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç

    Grafite me emrin e kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç janë shfaqur serish të martën në qendër të Bujanocit.

    Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, tha se raste të tilla nuk janë të izoluara, por model i përsëritur i “provokimit, nxitjes së urrejtjes dhe glorifikimit të gjenocidit në hapësirat publike ku shqiptarët përbëjnë shumicën”.

    “Ky nuk është më vandalizëm i zakonshëm. Ky është mesazh politik dhe ideologjik. Ky është përçim i frikës, i simbolikës së dominimit dhe i narrativave që mohon bashkëjetesën. Institucionet nuk duhet prapë heshtin”, shkroi Mustafi në Facebook.

    Ai ftoi Policinë që të veprojë si dhe theksoi nevojën që të ketë reagim ndërkombëtar.

    “Ky është proces i qartë i pushtimit të hapësirës publike nga “crne kapulače” në një qytet me shumicë shqiptare. Po zëvendësohet dinjiteti me frikë. Po fshihet kujtesa dhe po imponohet terror simbolik. Reagimi ndërkombëtar është i domosdoshëm. Reagimi qytetar është urgjent. Reagimi institucional është vonuar mjaftueshëm”, tha ai.

    Më shume se 60.000 shqiptarë jetojnë në Serbi dhe përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

  • Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

    Operacioni i SPAK/ IMT pas arrestimit të punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

    Menjëherë ka ardhur reagimi nga IMT pas arrestimit të disa punonjësve nga SPAK pasditen e sotme.
    Në një reagimi në rrjetet sociale, IMT thotë se ‘katër punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që shkelën ligjin janë shkarkuar nga detyra’, ndërsa dënon ngjarjen e sotme.
    Reagimi i plotë:
    Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.
    Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.
    IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.

  • Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT pas arrestimit të disa punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

    Operacioni i SPAK në Tiranë, reagon IMT pas arrestimit të disa punonjësve: Janë shkarkuar nga detyra

    Menjëherë ka ardhur reagimi nga IMT pas arrestimit të disa punonjësve nga SPAK pasditen e sotme.
    Në një reagimi në rrjetet sociale, IMT thotë se ‘katër punonjësit e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që shkelën ligjin janë shkarkuar nga detyra’, ndërsa dënon ngjarjen e sotme.

    Reagimi i plotë:
    Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.
    Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.
    IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.