Në tryezën e forumit “Mbrojtja e drejtësisë dhe lufta ndaj korrupsionit”, kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, tha se në ditën që drejtësia shqiptare vuri para ligjit “të paprekshmit” e korruptuar, kanë nisur sulmet ndaj prokurorëve e gjyqtarëve që rikthyen besimin e shqiptarëve tek drejtësia dhe barazia para ligjit.
Sipas Shehajt, është historike që njerëzit me pushtet po dalin para drejtësisë, por sulmi i paprecedentë që po i bëhet drejtësisë, duhet të ndezë reagim popullor.
“Arsyeja pse jemi mbledhur kështu është se ndërkohë që shoqëria shqiptare sheh dritë në fund të tunelit, shohim një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë dhe një reagim të partive opozitare që nuk ka ndezur tek qytetarët një reagim. Dhe pyesim veten cfarë po ndodh, duan që ti vjedhin?”, u shpreh Shehaj.
Sipas tij, megjithëse po diskutohet se një bashkim i opozitës do të sillte rrëzimin e qeverisë, Shehaj tha se shoqëria do ta ndiqte politikën nëse do të kishin besim tek ajo.
“Nuk besoj se mjafton bashkimi i opozitës, duhet një bashkim përtej partive politike. Unë mendoj se njerëzit do dalin në shesh në mbrojtje të drejtësisë, ditën që do të kenë besim te politika. Duhet të kesh besueshmëri s’mjafton të jesh opozitar. Nuk duhet t’I bëjmë gjyqin atyre që nuk dalin në shesh”, u shpreh kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.
Agron Shehaj: Drejtësia ka filluar të sulmohet nga ata. Për herë të parë njerëz me pushtet po dalin para drejtësisë, është historike.
Këta mendonin se ishin të paprekshëm. Unë pata dyshime nëse do funksiononte reforma në drejtësi, që do të vinte dita që të paprekshmit do dilnin para drejtësisë. Kjo ndodhi. Kam bindjen se ky është një ndryshim i madh. Arsyeja pse jemi mbledhur kështu është se ndërkohë që shoqëria shqiptare sheh dritë në fund të tunelit, shohim një sulm të paprecedent ndaj drejtësisë dhe një reagim të partive opozitare që nuk ka ndezur tek qytetarët një reagim. Dhe pyesim veten cfarë po ndodh, duan që ti vjedhin?
Unë mendoj se nuk është kjo, ne shohim mbështetje të jashtëzakonshme të shoqërisë për drejtësinë por jo për alternativat politike. Nuk besoj se mjafton bashkimi i opozitës, duhet një bashkim përtej partive politike. Unë mendoj se njerëzit do dalin në shesh në mbrojtje të drejtësisë, ditën që do të kenë besim te politika. Duhet të kesh besueshmëri s’mjafton të jesh opozitar. Nuk duhet t’I bëjmë gjyqin atyre që nuk dalin në shesh.
Tag: reagim
-

Agron Shehaj: Drejtësia po sulmohet nga ata që e dinin veten të paprekshëm
-

Adriatik Lapaj nuk lëviz nga trotuari: Rama të hapë krahun
Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka nisur përpara kryeministrisë një protestë 24 orë pa ndalim, por jo si kryetar partie, por si një qytetar i thjeshtë.
Lapaj tha se kjo protestë erdhi si pasojë e moreagimit të qytetarëve ditën e djeshme në “Ditën e Rinisë”. Në një kohë, thotë Lapaj, që shoqëria dhe rinia është drejt një dëmtimi të pakthyeshëm.Jam mirë dhe jam për rrugë të gjatë këtu në shesh dhe sigurisht unë vij nga protestat, e njoh mirë protestën dhe besoj se do e menaxhoj në mënyrën e duhur për të pasur sa më shumë jetëgjatësi. Dje në 10 të darkës, pasi pashë që nuk kishte reagim për 8 dhjetorin përballë një gjendje që është dramatike për rininë tonë dhe që është jo frymëzuese, përkundrazi. Jemi në kufijtë e një dëmtimi të pakthyeshëm të rinisë tonë, vendosa të dal dhe të protestoj.Nuk asgjë për të festuar këtë fundit në një vend ku qeveria i është turrur GJK për ta imponuar dhe shoqërisë për të detyruar të gjithë që të mbajë në funksione Ballukun. Një qasje ndryshe kjo që ka bërë Rama me të tjerët. Kjo të bën qartë të mendosh që nuk është një kryeministër i lirë, që nuk vendos vetë dhe për këtë duhet të hapi krahun”, tha Lapaj.
Lapaj tha se kjo protestë është nevojë e shoqërisë për të kuptuar që ka reagim ndaj padrejtësive. Ndër të tjera ai tha se qeveria e Ramës ka vjedhur nga taksat e qytetarëve dhe se këto para janë përdorur për të deformuar vullnetin politik të vendit dhe për të mbajtur veten në pushtet.“Jemi në kushtet ku shoqëria kërkon impuls që ka një reagim ndaj një mbipushteti të një njeriu që si kanceri në tru ka vrarë çdo qelizë të lirë të këtij vendi. Ky pushtet çdo gjë e ka vendosur në funksion të mbajtjes së vetes në drejtimin e vendit, këta e vjedhin republikën me një mesazh 53 milionë euro, më një të rënë të lapsit 100 milionë euro dhe i përdorur këto para për të deformuar vullnetin politik të vendit. Unë e nisa vetëm për të parë mundësinë sesi qytetarët reagojnë. Protestës time do ti bashkohen dhe 9 të tjerë sot dhe do ta vazhdojmë pa ndalim. Uroj që çdo qytetar të mund të ndjejë nevojën të ballafaqohet”, tha Lapaj.Qëllimi i kësaj proteste është largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe gjithashtu largimi i Belinda Ballukut.
-

Aktivisti Mirsad Basha shpërthen ndaj Benet Becit: Aksion propagande me 800 veta, kërko falje publike
Në një reagim në rrjetet sociale, aktivisti Mirsad Basha ka denoncuar publikisht kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, pasi një postim i këtij të fundit u cilësua si fyes dhe provokues ndaj punës së aktivistëve dhe qindra qytetarëve që prej vitesh kontribuojnë në terren për mjedisin dhe komunitetin.
Basha thekson se “aksioni” i shpallur nga Beci me 800 persona nuk ishte gjë tjetër veçse një inskenim propagandistik i stafit të kryebashkiakut, ku në terren u nxorën punonjës bashkie, drejtues institucionesh dhe madje edhe nxënës, vetëm për të krijuar foton e radhës ndërkohë që zona, sipas tij, ishte pastruar më parë nga punëtorët dhe nuk kishte asgjë për t’u pastruar realisht. Ai akuzon Bashkinë për hipokrizi, përpjekje për të treguar “forcë mbledhjeje njerëzish” dhe reagim personal ndaj videos virale që nxori në pah katastrofën mjedisore në Velipojë, e cila u pastrua pikërisht vetëm pasi u bë publike.
Sipas aktivistit, sjellja e kryetarit dhe stafit të tij është tregues i inatit personal dhe mungesës së sinqeritetit në shërbim të qytetit, duke kërkuar madje edhe falje publike për fyerjen ndaj tij dhe atyre që e mbështesin. Ai thekson se pavarësisht presioneve apo “shkopinjve nën rrota”, angazhimi i tij dhe i aktivistëve të tjerë për Shkodrën nuk do të ndalet.
Reagimi i Plotë:
Një reagim për kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci, i cili para pak ditësh postoi diçka në rrjetet e tij sociale, dhe që për mua dhe mbështetësit e mij ishte shumë fyese dhe shkaktoi reagim. Sepse ne jemi njerëz të punës konkrete në terren, dhe prej vitesh kemi dhënë maksimumin për këtë qytet që e duam shumë.
Gjithsesi, “aksionin” e videos me 800 veta nuk e organizuan të rinjtë, sepse po të ishin të rinjtë, ajo zonë do të ishte pasqyruar me një aksion të vërtetë pune dhe vitaliteti, e jo video duke ecur në rrugë e duke rënë. Ajo video (që as nuk duhet quajtur aksion, sepse nga pamjet duket qartë që nuk kishte asgjë për të pastruar, pasi zona ishte në pastrim e sipër nga punëtorët) u organizua vetëm nga stafi personal i kryetarit, duke nxjerrë në terren punonjës bashkie, drejtorë të Prefekturës dhe Zyrës Arsimore me nxënës, vetëm për të treguar që “ne mbledhim njerëz”. Kot, sepse aty as kishte çfarë të pastruar, aty isha edhe unë.
Vërtet i lumshin duart çdo punonjësi e nxënësi që dolën aty në terren në erë e shi, që kishin vullnet të mirë për qytetin tonë!
Bashkia nuk ka nevojë më të bëjë organizime hipokrite dhe t’i tregojë kujt që “ne dimë të organizojmë aksion”, sepse për të bërë diçka të tillë duhet zemër dhe vullnet të mirë, jo inate personale. Po ashtu, nuk ka pse të dëshmojë që “mbledh njerëz”, sepse jo 800, por edhe 8.000 veta ka mundësi të mbledhë me kapacitetet njerëzore dhe logjistike që ka. Kjo punë kërkon vetëm zemër dhe vullnet të mirë, e jo inate personale.Videoja që hodha një javë më parë, ajo katastrofë mjedisore që u bë virale në media kombëtare dhe ndërkombëtare, kishte si qëllim ndërgjegjësimin qytetar për atë që ne vetë i kemi shkaktuar Natyrës ndër vite. Nuk kishte faj as bashkia dhe as stafi aktual për atë katastrofë, por kaq zemër e vullnet të mirë kanë për këtë qytet, sa e morën kaq personale atë video apo organizimin që desha të bëja për pastrim në atë zonë.
Dje u bashkova edhe unë aksionit të organizuar nga bashkia, sepse unë, ndryshe nga stafi personal i kryetarit të bashkisë, nuk bëj punë me foto, por jam në terren çdo ditë, dhe për këtë edhe kryetari i bashkisë më ka dashur afër këto vite.
Në ditën e parë të pastrimit në Velipojë, Benet Beci shkruajti në rrjetin social: “Duhet thënë hapur që Velipoja nuk pastrohet me foto në rrjete sociale, por me aksione konkrete.” Por këtë herë, ata vetë pastruan pikërisht nga fotoja që u bë virale, dhe nuk kanë pse të drejtohen tek unë për atë gjë, kur unë prej vitesh jam në terren duke shërbyer Natyrës dhe qytetit tim. Turp të kenë!Më ka ardhur shumë keq prej Benet Becit dhe stafit të tij për atë shkrim, sepse unë kam organizuar qindra aksione mjedisore këto 10 vite për qytetin dhe çdo aksion mjedisor prej 2 vitesh për Bashkinë, dhe nuk kishte arsye të na etiketojë ashtu “me foto e pa foto”. Me këtë veprim treguan ligësi dhe pasqyruan qartë se sa e duan vërtet këtë qytet e njerëzit që kanë pas afër dhe mbështesin. Turp t’i vijë kujtdo që e ka shkruar atë shkrim, kushdo qofte, është përgjegjësi e vetë Benet Becit. Unë personalisht pres falje publike, për mua dhe për ata që na mbështesin dhe që patën reagim negativ prej atij postimi.
Gjithsesi, ne jemi aktiv sa të mundemi, sa do që tash e më pas mund të kemi ose jo “shkopinj nën rrota” nga stafi personal i kryetarit, dhe do të shërbejmë këtij qyteti me dashni dhe përkushtim gjithmonë. Të tjerët shkojnë e vijnë, ne prej vitesh bëjmë të njëjtën gjë për Shkodrën.
-

Reagim i shpejtë i institucioneve: Ura në Metoq riparohet pas denoncimit në Saranda Web
Reagim i shpejtë i institucioneve: Ura në Metoq riparohet pas denoncimit në Saranda Web
Pas publikimit në Saranda Web të ankesës së banorëve të Metoqit për dëmtimin e urës dhe rrezikun serioz që paraqiste për kalimtarët, institucionet reaguan menjëherë.
Ditën e sotme ka përfunduar plotësisht riparimi i dëmtimeve në urë, duke e rikthyer atë të sigurt dhe të kalueshme për këmbësorë dhe automjete. Banorët e zonës shprehen se ndërhyrja ishte e domosdoshme, pasi prej ditësh situata rrezikonte aksidente.
Saranda Web do të vijojë të ndjekë nga afër problematikat e komunitetit dhe të vendos përballë përgjegjësisë institucionet sa herë që qytetarët ngrenë shqetësime që prekin sigurinë dhe jetën e përditshme.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Minatorët e Spaçit prej 17 ditësh në protestë, ende asnjë reagim nga kompania
Protesta e minatorëve të Spaçit ne Mirditë ka hyrë në ditën e 17-të, por kompania turke “Tete Albania” ende nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj kërkesave të tyre.
Pavarësisht kësaj, minatorët janë të vendosur të mos tërhiqen dhe të vazhdojnë grevën deri në marrjen e një përgjigjeje, duke paralajmëruar përshkallëzim të mundshëm të protestës nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Punonjësit e nëntokës të minierës së bakrit në Spaç kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave të tyre. -

“Të mbahen protesta”/ Mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: Duhet reagim i fortë nga opozita
Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, Ervin Salianji para gazetarëve deklaroi se në mbledhjen e parë të parlamentit, opozita duhet të këtë një reagim të fortë.
Sipas tij opozita duhet të ngrihet në protesta.
“Pas mosnjohjes së zgjedhje, që është dakordësi e opinionit publik opozitar, PD duhet ta shoqërojë me akte të forta revolte. Të organizojmë protesta të forta dhe revolta që ditën e parë të konstituimit të Kuvendit”, tha Salianji. -

Salianji propozon protestë në seancën e parë plenare: Pas mosnjohjes së zgjedhjeve, duhet reagim i fortë
Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, Ervin Salianji para gazetarëve deklaroi se në mbledhjen e parë të parlamentit, opozita duhet të këtë një reagim të fortë.
Sipas tij opozita duhet të ngrihet në protesta.
“Pas mosnjohjes së zgjedhje, që është dakordësi e opinionit publik opozitar, PD duhet ta shoqërojë me akte të forta revolte. Të organizojmë protesta të forta dhe revolta që ditën e parë të konstituimit të Kuvendit”, tha Salianji. -

Studimi: Pirja e pamjaftueshme e ujit shkakton reagim më të fortë ndaj stresit
Një studim ka zbuluar se njerëzit që nuk pinë mjaftueshëm ujë çdo ditë mund të përjetojnë një reagim më të fortë biologjik ndaj stresit, raportoi transmetuesi irlandez RTE.
Studiuesit në Universitetin John Moores të Liverpoolit zbuluan se individët me konsum të ulët të lëngjeve çdo ditë lëshojnë nivele më të larta të kortizolit, hormonit kryesor të stresit në trup, kur i nënshtrohen situatave stresuese.
Studimi, i botuar në “Journal of Applied Physiology”, krahasoi dy grupe me nga 16 të rritur secili.
Një grup pinte zakonisht më pak se 1,5 litra ujë në ditë, ndërsa tjetri përmbushte udhëzimet e Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore prej rreth 2,5 litra për burrat dhe 2 litra për gratë.
Nivelet e hidratimit të pjesëmarrësve u gjurmuan gjatë një jave para se të merrnin pjesë në një test stresi që përfshinte një intervistë surprizë pune dhe një sfidë aritmetike mendore para një paneli.
Mostrat e pështymës të mbledhura para dhe pas testit treguan se nivelet e kortizolit u rritën ndjeshëm tek ata me konsum më të ulët të lëngjeve.
“Njerëzit që kanë një konsum të ulët ditor të lëngjeve, të cilët nuk i përmbushin rekomandimet, ka të ngjarë të jenë të hidratuar dobët”, tha Neil Walsh nga Shkolla e Shkencave të Sportit dhe Ushtrimeve të Universitetit.
“Por ajo që nuk dinim ishte nëse, kur i stresoni këta njerëz në kushte të kontrolluara, ata do të kenë një reagim më të madhe ndaj hormoneve të stresit. Nëse e dini që keni një afat të afërt ose një fjalim për të mbajtur, mbajtja e një shisheje uji afër mund të jetë një zakon i mirë me përfitime të mundshme për shëndetin tuaj afatgjatë”, shtoi Walsh. -

Zelensky: Nëse Putin nuk pranon të ulet me mua në tryezë, do të duhej një reagim i fortë nga SHBA
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se do të donte të shihte një “reagim të fortë” nga SHBA-ja nëse presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ishte i gatshëm të ulej për një takim dypalësh me të.
Zelensky ka përsëritur se Ukraina është gati të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me Putinin.
“Po sikur rusët të mos jenë gati? Evropianët e ngritën çështjen. Nëse rusët nuk janë gati, atëherë do të donim të shihnim një reagim të fortë nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai.
Ukraina edhe më parë ka shprehur shpresën se SHBA-ja do ta ndëshkojë Rusinë me më shumë sanksione nëse nuk tregon një gatishmëri serioze për t’i dhënë fund luftës.
Zelensky ka shtuar se nuk ishte e qartë se çfarë lëshimesh ishte e gatshme të bënte Moska në lidhje me territorin dhe se Budapesti si një vendndodhje e propozuar për bisedime të ardhshme midis dy vendeve ishte “sfiduese”.
