Tag: raundit

  • Kupa mbush ‘kupën’ me gola, ecin skuadrat favorite

    Kupa mbush ‘kupën’ me gola, ecin skuadrat favorite

    U zhvilluan sot 6 ndeshje të raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Te të gjitha takimet fituan skuadrat pritëse ndërsa fitoret e tyre i shoqëruan me gola të shumtë.Dje kaluan Laçi dhe Flamurtari.

    Rezultate sot:

    Vora-Sopoti 2-1

    Besa-Kukësi 3-1

    Burreli-Kastrioti 5-2

    Pogradeci-Korabi 4-3

    Skënderbeu-Iliria 4-2

    Apolonia-Lushnja 3-2.

    Sakaq janë njohur çiftet e raundit të tretë në të cilin startojnë dhe 8 ekipet e Superiores.

    Turi i tretë:

    Tirana-Skënderbeu

    Teuta – Vora

    Dinamo – Besa

    Vllaznia – Pogradeci

    Bylis – Laçi

    AF Elbasani – Flamurtari

    Partizani – Burreli

    Egnatia – Apolonia

    Vazhdo leximin

  • I vetmi kandidat që përmbysi rezultatin e raundit të parë

    I vetmi kandidat që përmbysi rezultatin e raundit të parë

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Halil Thaçi, është i vetmi që ka arritur të përmbysë rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve.
    Në raundin e parë, Thaçi kishte dalë i dyti, me 44.37 për qind ose 5,626 vota. Ai kishte një diferencë prej mbi 2 për qind nga kundërshtari Xhafer Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili kishte 46.20 për qind ose 5,859 vota.
    Nga 18 komunat që shkuan në balotazh, vetëm Halil Thaçi ka arritur të bëjë përmbysje rezultati, duke dalë nga i dyti i pari.
    Kandidati i LVV-së ka arritur që në këtë raund të marrë 6,441 vota ose 51.09 për qind, ndërsa Gashi i LDK-së, që kishte dalë i pari në raundin e parë më 12 tetor, në balotazh mori 6,167 vota ose 48.91 për qind.
    Kështu, Thaçi do të jetë kryetar i Obiliqit për katër vitet e ardhshme, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej shtatë komuna në këto zgjedhje.

  • Bryzh ndal Barcelonën, Ajaks ka humbur nga “harta”, surprizat nisën herët

    Bryzh ndal Barcelonën, Ajaks ka humbur nga “harta”, surprizat nisën herët

    U luajtën në 18:45 dhe në orën 21:00 ndeshje të tjera të raundit të 4-ët të Ligës së Kampionëve. Në dy takimet e para u shënuan dy surpriza pasi Vijareal u mund në Qipro nga Pafos ndërsa kampionët e Botës për Klube, Çelsi, barazoi 2-2 në udhëtim me Karabak.

    Në orën 21:00 Bryzh për pak bën dramën e madhe ndaj Barcelonës duke i shënuar një gol në limite por që anulohet Final 3-3. Fiton me vështirësi Inter ndaj modestëve të Kairat Almai 2-1 ndërsa Osimhen shënon tre golat e Galaltasarajit në Holandë ndaj Ajaks (0-3).

    Spektakolar Siti me Fill Foden (dy gola) Haland dhe Sherki për 4-1 përballë Dortmundit. Suksesi i Atalantës në transfertën e marsejës një tjetër rezultat i dobishëm për skuadrën e Gjimshitit.

    Rezultatet sot me 9 takime të raundit të katërt Champions League:

    18:45

    Pafos- Vijareal 1-0

    Karabak- Çelsi 2-2

    21:00

    Ajaks- Gallatasaraji 0-3

    Klub Bryzh- Barcelona 3-3

    Inter- Kairat Almati 2-1

    Mançester Siti- Dortmund 4-1

    Njukasëll- Bilbao 2-0

    Marsejë- Atalanta 0-1

    Benfika- Leverkusen 0-1 /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Inter gati për kreun, Siti pret Dortmund, Barça viziton Bryzhin

    Inter gati për kreun, Siti pret Dortmund, Barça viziton Bryzhin

    Ndeshje të tjera të raundit të 4-ët të Ligës së Kampionëve. Do të jenë po aq sa dje teksa sot 9-të duele me pritshmëri të lartë sportive.

    Inter figuron e vetmja skuadër sot e cila ka mundësi të kapë dy skuadrat e kreut (me pikë të plota 12) Bajern dhe Arsenal pasi në orën 21:00 pret modestët e Kairat. Duel i shkallës së lart të vështirësisë te takimet Njukasëll- Bilbao, Marsejë- Atalanta.

    Programi për sot me 9 takime të raundit të katërt Champions League

    18:45

    Pafos- Vijareal

    Karabak- Çelsi

    21:00

    Ajaks- Gallatasaraji

    Klub Bryzh- Barcelona

    Inter- Kairat Almati

    Mançester Siti- Dortmund

    Njukasëll- Bilbao

    Marsejë- Atalanta

    Benfika- Leverkusen /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • E Para/ Ndeshjet e javës së 7-të në kohë reale

    E Para/ Ndeshjet e javës së 7-të në kohë reale

    Ndeshjet e raundit të 7-të të Kategorisë së Parë. Dy skuadrat kryesuese Skëndërbeu e Laçi luajnë jashtë përkatësisht me Luftëtarin e Kukësin e Bledar Devollit të rikthyer në timon (e ka drejtuar Kukësin në 2024). Aty ku askush nuk di të thotë se si mund të shkojnë.

    Kanë nisur me gol disa takime… (përditësimi në kohë reale)

    Kategoria e Parë, java e 7-të:

    Live golat:

    Apolonia-Burreli 0-1

    AF Luftëtari- Skënderbeu 0-0

    Kukësi- Laçi 0-0

    Besa- Pogradeci 0-1

    Korabi- Lushnja 1-0

    Kastrioti- Iliria 1-0/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Derbi hap ndeshjet e raundit të 6-të, derbi edhe në …pankinë

    Derbi hap ndeshjet e raundit të 6-të, derbi edhe në …pankinë

    Jave 6-të Abissnet Superiore ofron derbin kryeqytetas Partizani- Tirana. Dy të mëdhatë e kryeqytetit në momentin më negativ të përballjeve mes tyre teksa si kurrë më parë si të kuqtë ashtu dhe bardheblutë janë në zonën e fundit të rëndtijes.

    Megjtithatë duket se ka edhe një ‘derbi’ mes trajnerëve respektivë. Milinkoviç vjen pas tri humbjeve radhazi e po ashtu Bordin me dy të tilla radhazi dhe një barazim me Flamurtarin.

    Kjo ndeshje e 179-ta në radhë, zhvillohet në Air Albania” me filim orën 19:00 dhe do t’i paraprijë një jave të nxehtë përpara se skuadrat të ndalin ‘vrullin’ për afro dy javë (Kombëtarja në aksion).

    Vazhdo leximin

  • Universitetet nisin aplikimet për raundin e dytë, kuota të lira në shumë programe të kërkuara

    Universitetet nisin aplikimet për raundin e dytë, kuota të lira në shumë programe të kërkuara

    Pas mbylljes së raundit të parë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë, maturantët nga kjo e shtunë kanë nisur aplikimet për raundin e dytë, për t’i hapur rrugën më pas procesit të regjistrimit më 29 shtator.
    Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, sqaron se programet e studimit me konkurs kanë ezauruar të gjitha kuotat që në raundin e parë, por ende ka shumë vende të lira në programet e kërkuara këto vitet e fundit.
    “Gjatë raundit të parë ecin kryesisht ato programe që kanë konkurs, si Mjekësia e Përgjithshme, Arkitektura, Urbanistika. Ato u ezauruan brenda tri ditëve të para. Gjithashtu edhe akademitë e sigurisë dhe mbrojtjes, që kanë konkurset e tyre, u ezauruan brenda fazës së parë. U reflektua gjithashtu ajo që ndodhi gjatë procesit të aplikimit, ku dy grupimet kryesore, të inxhinierive dhe teknologjisë nga njëra anë, dhe shkencat që lidhen me shëndetin dhe Infermieria nga ana tjetër, patën numrin me të lartë të aplikimeve, që lëviznin te 30 për qind. Në procesin e regjistrimit u reflektua e njëjta gjë me një përqindje më të ulët të procesit të regjistrimit, sepse ka akoma kuota të lira në këto dy grupime,” shprehet z. Xhelaj.
    Drejtori i RRASH-it sqaron se interesi për programet dyvjeçare në këtë raund të parë nuk ka qenë i madh, por pritet një rritje e kërkesës gjatë raundit të dytë.
    “Diçka më pak janë regjistrimet në programet dyvjeçare krahasuar me aplikimet, ku ne lëvizim te 10 për qind. Tani jemi jo më shumë se 7 e pak për qind. Grupimi i maturantëve që kanë ngelur, plus ata maturantë që kanë ardhur nga vjeshta, kanë akoma mundësinë për t’u regjistruar. Një pjesë e mirë e tyre do të regjistrohen në programet dyvjeçare, se vetë mesatarja që kanë nuk ua lejon të aplikojnë për Bachelor,” thotë z. Xhelaj.
    Raundi i dytë përmbyllet në 10-ditëshin e parë të muajit tetor. Ai do të pasohet edhe nga një raund i fundit, i cili do të përfshijë brenda auditorëve edhe maturantët e pavendosur, të cilët në fund do t’u duhet të zgjedhin degën për të cilën do të studiojnë.

  • Regjistrimi në Universitete, sot faza e dytë e raundit të parë, zgjat vetëm 48 orë

    Regjistrimi në Universitete, sot faza e dytë e raundit të parë, zgjat vetëm 48 orë

    Sot ka nisur faza e dytë e regjistrimeve për vitin akademik 2025-2026 për maturantët fitues në universitetet publike dhe private.
    Faza II e raundit të parë të regjistrimeve do të zgjasë vetëm 48 orë njëjtë si ajo e para që ishte më 29-30 gusht.
    Pra çdo maturant i shpallur fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, përndryshe vendi i tij i kalon automatikisht një kandidati në pritje.
    Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë çregjistrimi për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.
    Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar degët e preferuara për këtë vit janë Teknologjia dhe Inxhineria, ndjekur më pas nga mjekësia.
    Ndërkohë, programet e mësuesisë vijojnë të mbeten më pak të preferuarat, me një përqindje që nuk kalon 7.5, duke ruajtur të njëjtat ritme si vitet e mëparshme. Degët profesionale, po ashtu kanë shënuar rritje.
    Mbi 20.000 maturantë aplikuan për studime në universitetet publike dhe private. Konkretisht 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë.

  • Regjistrimi në Universitete/ Sot faza e dytë e raundit të parë, zgjat vetëm 48 orë

    Regjistrimi në Universitete/ Sot faza e dytë e raundit të parë, zgjat vetëm 48 orë

    Sot ka nisur faza e dytë e regjistrimeve për vitin akademik 2025-2026 për maturantët fitues në universitetet publike dhe private. Faza II e raundit të parë të regjistrimeve do të zgjasë vetëm 48 orë ashtu si ajo e para që ishte më 29-30 gusht.
    Pra çdo maturant i shpallur fitues ka dy ditë kohë për t’u regjistruar, përndryshe vendi i tij i kalon automatikisht një kandidati në pritje.
    Pas përfundimit të fazave, do të ketë edhe një periudhë çregjistrimi për ata që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë për raundin e dytë.
    Sipas Rrjetit Akademik Shqiptar degët e preferuara për këtë vit janë Teknologjia dhe Inxhineria, ndjekur më pas nga mjekësia.
    Ndërkohë, programet e mësuesisë vijojnë të mbeten më pak të preferuarat, me një përqindje që nuk kalon 7.5, duke ruajtur të njëjtat ritme si vitet e mëparshme. Degët profesionale, po ashtu kanë shënuar rritje.

  • FSHF organizon me sukses ndeshjet e raundit të parë të grupit 4 të UEFA Women’s Champions League

    FSHF organizon me sukses ndeshjet e raundit të parë të grupit 4 të UEFA Women’s Champions League

    Federata e Futbollit organizoi me sukses mini-turneun e raundit të parë të grupit 4 të UEFA Women’s Champions League, që u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” nga data 30 korrik deri më 2 gusht 2025.
    Në këtë turne u zhvilluan një ndeshje gjysmëfinale dhe finalja, që u luajt mbrëmjen e kaluar, duke përcaktuar ekipin që kualifikohet për në raundin tjetër të këtij kompeticioni. Sfida finale mes ABB Fomget SK dhe FC Kiryat Gat u mbyll me fitoren e 1-3 të ABB Fomget.
    FSHF përmbushi me sukses të gjitha detyrimet organizative të përcaktuara nga UEFA për këtë fazë të turneut, duke garantuar standarde të larta në organizim për ekipet pjesëmarrëse.