Supozohej se do të ishte një fillim i ri për një qeveri të re ndryshimesh.
Por fillimi nuk ishte ashtu. Ishte më shumë një dështim sesa një sukses.
Friedrich Merz dështoi në raundin e parë, ndërsa kancelar u zgjodh në raundin e dytë tëvotimit më 6 maj në Bundestag.
Në raundin e parë nuk i mori votat e të gjithë deputetëve të koalicionit të tij CDU/CSU dhe SPD. As në raundin e dytë nuk votuan të gjithë nga këto parti, por megjithatë fitoi shumicën e domosdoshme. Sidoqoftë, kancelarët gjermanë gjithmonë janë zgjedhur në votimin e parë. Zgjedhja në raundin e dytë e dobëson Merzin që në fillim.
Nuk ka entuziazëm, as ndonjë rritje të madhe besimi se ky është një fillim i madh i një qeverie të suksesshme. Kështu e sheh shumica e qytetarëve, sipas një sondazhi aktual të opinionit publik të kryer nga Deutschlandtrend i ARD.
Instituti Infratest dimap pyeti gjithsej 1325 qytetarë në moshë madhore me të drejtë vote për mendimin e tyre më 5 dhe 6 maj.
Merz ende nuk ka dëshmuar aftësitë e tijFriedrich Merzu bë kancelari i dhjetë i Republikës Federale të Gjermanisë. Por shumë veta pyesin veten nëse ai është vërtet zgjedhje e mirë. Plot 59 për qind e qytetarëve besojnë se nuk është. Vetëm një e treta e të anketuarve kanë një mendim pozitiv për të.
Të anketuarit nuk kanë një mendim të veçantë as për disa ministra. Ministri i ri i Brendshëm, Alexander Dobrindt (CSU), pati rezultate të dobëta, sepse 42 për qind e shohin atë si një zgjedhje të keqe, ndërsa 35 për qind mendojnë se ai është një zgjedhje e mirë.
I vetmi ministër që merr mbështetje të madhe ështëBoris Pistorius. Plot 73 për qind e të anketuarve besojnë se socialdemokrati dhe ish-ministri i Mbrojtjes është njeriu i duhur për këtë pozicion.
Pse Merz pati rezultate kaq të këqija? Ndoshta sepse shumë njerëz ende janë të pakënaqur me të për shkeljen e premtimeve të shumta menjëherë pas zgjedhjeve.
Ai pati pranuar të votojë bashkë me AfD, ndërsa menjëherëpas votimeve ai kërkoi që të ndryshonë rregullat e futjeve në borxhe, gjë që më parë e ka kundërshtuar.
Mungesa e ndryshimeve
Edhe pse mbizotëron atmosfera negative ndaj qeverisë, vlerësimi ndaj partive nuk ka ndryshuar shumë. Në pyetjen e zakonshme se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën e ardhshme, kristiandemokratët (CDU/CSU) do të forcoheshin vetëm pak dhe do të merrnin 27 për qind. SPD mbetet në 16 për qind.
Alternativa për Gjermaninë (AfD) me 23 për qind mbetet forca më e fortë opozitare. Të Gjelbrit dhe të Majtët janë pothuajse të barabartë – 11 dhe 10 për qind. Aleanca e Sahra Wagenknecht (BSW) dhe FDP mbeten nën pragun zgjedhor.
Në fillim të majit, Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (BfV) e klasifikoi partinë AfD si një parti e vërtetuar ekstremiste të djathtë.
Partia ngriti një padi kundër vlerësimit, por Zyra pretendon se ka mbledhur prova për vite me radhë dhe se ka prova të mjaftueshme se qëllimet e AfD janë kundër demokracisë, kundër sundimit të ligjit dhe dinjitetit njerëzor.
(Për momentin Zyra aFederale e ka pezulluar përkohësisht klasifikimin e partisë si “sigurisht ekstremiste e djathtë”, shën.red.)
67 për qind e qytetarëve pajtohen me këtë vlerësim nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. AfD mund të vihet nën mbikëqyrje nga agjencitë e inteligjencës – duke përfshirë monitorimin e komunikimeve dhe lëvizjeve të individëve.
Të gjitha partitë e tjera parlamentare përjashtojnë bashkëpunimin me AfD-në, edhe nëse pak më pak se gjysma e të pyeturve do të pranonin miratimin e ligjeve dhe rregulloreve që do të mbështeste edhe kjo parti populiste.
Por nuk është e pranueshme që ata të marrin pjesë në qeveri, madje as në organet parlamentare, në të cilat, sipas rezultatit të zgjedhjeve, ata mund të kenë anëtarët e tyre.
Megjithatë, shumë qytetarë ndajnë pikëpamjet politike të AfD-së. Midis mbështetësve të partisë, dominon qartë mendimi se temat e saj janë më të rëndësishme sesa etiketimi i partisë si ekstremiste.
Mbështetja për qëndrimin anti-migracion është veçanërisht e përhapur – me këtë politikë pajtohen 45 për qind e qytetarëve në të gjithë vendin.
Ndalimi i AfD-së?
Në Gjermani, pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shumë është: a duhet të ndalohet AfD-ja? Është një procedurë e ndërlikuar ligjore që ka dështuar disa herë në raste të tjera.
Pavarësisht këtij pragu shumë të lartë për ndalimin e një partie politike, hulumtimet tregojnë se 43 për qind e të pyeturve janë në favor të një ndalimi të tillë, ndërsa 47 për qind janë kundër. Shumica e mbështetësve të ndalimit janë midis votuesve të të Gjelbërve, të Majtës dhe SPD-së.
Mjaft me krimet naziste?
8 maji shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore. Jo vetëm në Gjermani, por edhe në të gjithë Evropën. Në këtë përvjetor është shtruar pyetja:
A duhet të “vendosim një vijë” nën krimet naziste?
AfD-ja e ka kërkuar shpesh këtë. Sipas Deutschlandtrend, pothuajse gjysma e mbështetësve të partisë besojnë se “është thënë shumë” për krimet e nazizmit. Vetëm nëntë për qind mendojnë se nuk flitet mjaftueshëm sa duhet për këto krime.
Votuesit e partive të tjera mendonjë ndryshe – vetëm një përqindje e vogël (midis 8 dhe 16 për qind) besojnë se përkujtimet duhet të ndalen. Në prag të përkujtimit të përfundimit të Luftës që filloi Gjermania naziste, ky rezultat është veçanërisht i rëndësishëm./DW
Tag: raundin
-

Gjermani: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?
-

Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Lehtësim i përgjithshëm në parlamentin gjerman pas dështimit të zgjedhjes së kreut të CDU-së, Friedrich Merz, si kancelar në raundin e parë të votimit.
Kryetari i CDU-së, Friedrich Merz, arriti të merrte në raundin e dytë votat e nevojshme dhe është kancelari i dhjetë i Republikës Federale të Gjermanisë.
Merz mori në votimin e fshehtë 325 vota pro, 9 më shumë se shumica e nevojshme prej 316 votash. Grupet parlamentare që përbëjnë koalicionin CDU/CSU dhe SPD kanë së bashku 328 vende në parlament.
Shkurtim i afatit për zhvillimin e raundit të dytë
Bundestagu e rifilloi seancën e tij pasdite me miratimin fillimisht nga deputetët të një kërkese për shkurtimin e afatit për zhvillimin e raundit të dytë të votimit. Mocioni u paraqit bashkërisht nga CDU/CSU, SPD, të Gjelbrit dhe të Majtët.
Kreu i CDU-së Friedrich Merz arriti të merrte në raundin e parë të votimit parlamentar vetëm 310 vota – gjashtë më pak se sa nevojiten.
Pas kësaj presidentja e Bundestagut Julia Klöckner e ndërpreu sipas rrgullores seancën parlamentare.
Pas zgjedhjes nga parlamenti Merz do të marrë emërimin nga presidenti Steinmeier.
Betimi si kancelar
Më pas ai kthehet në Bundestag, për të bërë betimin. Betimi përmban këtë deklaratë: “Betohem se do t’i kushtoj forcën time mirëqenies së popullit gjerman, do të shtoj përfitimet e tij, do të shmang dëmin, do të respektoj dhe mbroj Ligjin Themelor Kushtetues dhe ligjet e federatës, do t’i përmbush me ndërgjegje detyrat e mia dhe do të veproj me drejtësi ndaj të gjithëve. Me ndihmën e Zotit.” Fjalia “me ndihmën e Zotit” nuk është e detyrueshme. Olaf Scholz nuk përfshiu atë kur bëri betimin në vitin 2021.
Pas kësaj ceremonie pason emërimi i ministrave. Merz-i kthehet sërish në Pallatin Bellevue tek presidenti Steinmeier – këtë herë së bashku me kabinetin e tij, për të marrë certifikatat e emërimit nga Presidenti federal./dw -

Friedrich Merz zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit në Bundestag
Friedrich Merz, ka fituar votimin parlamentar për t’u bërë kancelar në përpjekjen e dytë, disa orë pas një humbje të paprecedentë që sinjalizoi pakënaqësi të thellë brenda koalicionit të tij.
Në një seancë të organizuar me nxitim të martën pasdite, 325 ligjvënës votuan për të miratuar Merz, më shumë se 316 që i nevojiteshin për t’u konfirmuar si kancelar i Gjermanisë.
Merz, i cili fitoi zgjedhjet në shkurt dhe krijoi një koalicion qeverisës muajin e kaluar, nuk u konfirmua në raundin e parë gjatë ditës së sotme pasi mori vetëm 310 vota, një pengesë tronditëse që shënoi një kthesë tjetër në një periudhë të vështirë pasigurie për vendin.
Ai tani është gati të bëhet zyrtarisht kancelar pasi u miratua nga Presidenti gjerman. Por mandati i tij do të fillojë në një bazë të paqëndrueshme: Votat e së martës zbuluan ngurrim brenda koalicionit të tij dhe i dhanë partisë kryengritëse të ekstremit të djathtë AfD një mundësi të re për të trazuar Bundestagun.Top Channel
-

Dështon zgjedhja e kancelarit në Gjermani. Bundestagu nuk i jep votat Merz
Friedrich Merz ka dështuar të zgjidhet kancelar i Gjermanisë në raundin e parë të votimit në Bundestag, duke marrë vetëm 310 vota nga 316 që i nevojiteshin për të siguruar shumicën absolute.
Sipas mediave gjermane, ky është një zhvillim i paprecedentë në historinë e Republikës Federale, ndërsa seanca është shtyrë për të lejuar konsultimet mes grupeve parlamentare mbi hapat e mëtejshëm.Për t’u zgjedhur kancelar në raundin e parë, kandidati duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Bundestagut. Nëse kjo nuk ndodh, organizohet një raund i dytë brenda 14 ditësh. Dështimi edhe në këtë raund do të çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Kjo situatë vjen pavarësisht se vetëm një ditë më parë, aleanca konservatore CDU/CSU e udhëhequr nga Merz nënshkroi një marrëveshje koalicioni me Partinë Socialdemokrate (SPD). Dy forcat politike së bashku numërojnë 328 deputetë në parlament, çka teorikisht duhej të siguronte fitoren e Merzit.
Partnerët e koalicionit janë zotuar për një agjendë që përfshin rimëkëmbjen ekonomike dhe rindërtimin e ushtrisë gjermane. Megjithatë, rezultati i sotëm hedh dyshime mbi kohezionin dhe besueshmërinë e marrëveshjes së re qeverisëse. -

Dorëhiqet kryeministri rumun, dështoi në raundin e parë të balotazhit presidencial
Kryeministri rumun Marcel Ciolacu paraqiti dorëheqjen e tij sot pasi kandidati i mbështetur nga koalicioni pro-perëndimor që ai drejtoi dështoi në raundin e parë të balotazhit presidencial.
George Simion, një euroskeptik i cili ka premtuar se do ta vërë Rumaninë në vend të parë, fitoi 40.9% të votave të së dielës dhe pritet të fitojë një balotazh më 18 maj.
Ai do të përballet me kryetarin liberal të Bukureshtit, Nicuşor Dan, i cili mundi me një diferencë të ngushtë kandidatin e Social Demokratëve (PSD).
Ciolacu u tha mbështetësve të partisë se, meqenëse koalicioni nuk kishte arritur të përmbushte objektivin e tij dhe “nuk kishte besueshmëri pas votimit në Rumani, unë do të propozoj që PSD të largohet nga ky koalicion”. -

Kryeministri rumun jep dorëheqjen, dështoi në raundin e parë të balotazhit presidencial
Kryeministri rumun Marcel Ciolacu paraqiti dorëheqjen e tij sot pasi kandidati i mbështetur nga koalicioni pro-perëndimor që ai drejtoi dështoi në raundin e parë të balotazhit presidencial.
Socialistët e qendrës së majtë, të cilëve ai u përket, do të largohen nga koalicioni, ndërsa ministrat e partisë do të qëndrojnë përkohësisht derisa të dalë një shumicë e re pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, tha ai.
Sondazhet parazgjedhore favorizonin George Simion për të fituar raundin e parë. Megjithatë, rezultati i Danit, kryetarit të bashkisë së Bukureshtit, i dërgoi një mesazh të qartë koalicionit qeverisës, i cili mbështeti Antoneskun si kandidatin e partisë kryesore.Top Channel
-

UEFA po shqyrton një revolucion në futboll
Në sezonin inaugurues të Ligës së Kampionëve të reformuar, e cila tani ka 36 në vend të 32 klubeve dhe një sistem lige në vend të fazës së grupeve, gjysmëfinalet janë në program, ndërsa UEFA tashmë po diskuton ndryshimet e mundshme për sezonin e ardhshëm.
Baza për këtë janë opinionet për formatin e ri që UEFA po mbledh aktualisht nga klubet. Në fund, Komiteti i Garave të Klubeve mund të vendosë për korrigjimet më 30 maj në Mynih dhe t’i paraqesë një propozim të duhur Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Penallti në vend të kohës shtesë
Koha shtesë prej 30 minutash në fazën e eliminimit mund të anulohet në rast barazimi dhe fituesi do të përcaktohej menjëherë me penallti. Kjo do të reduktonte tendosjen fizike të lojtarëve.
Avantazhi i fushës së shtëpisë në ndeshjen e dytë
Klubet që përfundojnë në tetë më të mirat pas fazës së ligës dhe kështu kualifikohen drejtpërdrejt në raundin e 16-të duhet të shpërblehen shtesë. Domethënë, në çerekfinale dhe gjysmëfinale, ata do të kishin të drejtë që ndeshjen e kthimit ta luanin në fushën e tyre vendase kundër skuadrave më të ulëta. Deri më tani, ky rregull zbatohej vetëm për raundin e 16-të.
E ashtuquajtura “mbrojtja e vendit” (Country Protection)
Tashmë pas fazës së ligës, klubet nga i njëjti vend mund të luajnë kundër njëri-tjetrit. Kjo ndodhi, për shembull, në play-off kur PSG luajti kundër Brest-it dhe në raundin e 16-të kur u takuan Bayern dhe Leverkusen, si dhe Real e Atlético. Takime të tilla të hershme mes njëri-tjetrit nuk janë tërheqëse as për fansat dhe as për televizionet. Në formatin e vjetër, klubet nga i njëjti vend nuk mund të luanin me njëri-tjetrin përpara çerekfinaleve – dhe një sistem i tillë mund të rifutej. /tesheshi.com/
-

“Ndeshja u mbyll në raundin e 5, si në 11 Maj”/Rama poston mesazhin e kampionit shqiptar në boks: Të falenderoj
Kryesocialisti Edi Rama ka zgjedhur ditën e sotme që për postimin e radhës në rrjetet e tij sociale, ku si çdo ditë jep një mesazh nëpërmjet një imazhi që lidhit me numrin pesë, të sjellë në vëmendje historinë e një sportisti.
Rama ka shpërndarë statusin ku shihet mesazhi i dërguar nga sportisti i ri i boksit Roxhers Muslia. Siç shihet në mesazh Muslia njofton, kryesocialistin Rama se është shpallur kampion bote në federatën më të madhe WBO.
Roxhersi i shkruan midis të tjerash kreut të qeverisë Rama se ‘ndeshja u mbyll në raundin e 5, si në 11 Maj’.
“VOTO 5bashkë me Roxhersin, të cilit është kënaqësia ime t’i uroj nga zemra sukses të mëtejshëm në sportin e vështirë që ka zgjedhur dhe ta falenderoj përzemërsisht për mesazhin e tij shumë simpatik”.

