Tag: raundin

  • 20 200 aplikime në universitete, numri më i madh që pas pandemisë

    20 200 aplikime në universitete, numri më i madh që pas pandemisë

    Raundi i parë i garës për në universitet është mbyllur me të dhëna pozitive; më shumë maturantë kanë aplikuar që prej periudhës post-COVID-19.

    “Është viti më i mirë do thoja krahasuar me kohën pas pandemisë që pati rënie. Kemi lëvizur gjithmonë në shifrat 19 500, por nën 20 000. Kjo është hera e parë që kalojmë në raundin e parë shifrën 20 mijë. Kemi pasur 20 200 maturantë, diku te 500 maturantë më shumë nga viti i kaluar. Presim që nga vjeshta dhe maturantët e viteve të shkuara të kemi edhe 3 000 – 4 000 që do shtohen në raundin e dytë”, shprehet Arjan Xhelaj, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar.

    Në 10 programet e listuara si preferencat e 20 200 maturantëve aplikantë, interesi vazhdon të jetë i ngjashëm ndër vite. Teknologjia, mjekësia dhe financat renditen në 3 fushat më të kërkuara, ku edhe mundësia për vende të lira në raundin e dytë zerohet.

    “Programet me konkurs si mjekësia, arkitektura, urbanistika janë programe që iu ezaurohen kuotat gjatë regjistrimit brenda dy-tri fazave të para. Një trend rritje në shkencat inxhinierike dhe informatike. Shkencat mjekësore janë të dytat, me mjekësinë e përgjithshme, infermieritë, stomatologji; e ndjek ekonomiku dhe pastaj të tjerat kanë qenë stabël, me juridikun në të njëjtat vlera. Sportet dhe artet ndikohen që nuk kanë mesatare dhe përzgjidhen. Sporti sidomos ka ardhur në rritje ndër vite”, shton më tej ai.

    Programet që të çojnë drejt mësuesisë vazhdojnë të jenë më pak të preferuara, megjithëse shifrat e aplikimeve ngrenë shpresat se nuk ka degë me prioritet kombëtar të riskuara për t’u mbyllur.

    “Shkencat e natyrës, sociale apo gjuhët e huaja lëvizin po te 7,5%, te shkencat e natyrës të paktën në aplikime ka qenë një shifër mbi 100 te të gjitha programet. P.sh., kimi farmaceutike, shifër goxha e lartë, me 400 kërkesa”, vazhdon kreu i RASH.

    Surpriza mbeten studimet afatshkurtra që po thithin më shumë aplikime. “Nëse filluam para 4 vitesh me 4-5%, sot programet dyvjeçare janë me mbi 10%”, përfundoi ai.

    Kjo është tendenca paraprake, pasi regjistrimet që nisin në shtator do të tregojnë zgjedhjet përfundimtare të të rinjve.

  • Egnatia kualifikim historik në raundin e tretë të Conference League

    Egnatia kualifikim historik në raundin e tretë të Conference League

    Egnatia ka shkruar një kapitull të ri në historinë e saj, duke u kualifikuar për herë të parë në një raund të tretë. Skuadra nga Rrogozhina, e drejtuar nga Edlir Tetova, ka eliminuar Dinamo Minsk nga Bjellorusia me rezultatin e përgjithshëm 3-0, duke siguruar një vend në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
    Pas fitores 2-0 në takimin e parë të zhvilluar në Bjellorusi, Egnatia konfirmoi epërsinë edhe në ndeshjen e kthimit, ku triumfoi 1-0 në stadiumin e vet. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Selmani, i cili vulosi kualifikimin historik të kampionëve të Shqipërisë.

    Ky sukses është një moment historik për klubin rrogozhinas, që për herë të parë arrin të kalojë një fazë në kompeticionet europiane.

  • Arritje historike! Shkëndija fiton në Champions dhe siguron fazën e grupeve në Europë

    Arritje historike! Shkëndija fiton në Champions dhe siguron fazën e grupeve në Europë

    Shkëndija ka shkruar historinë mbrëmjen e së martës, duke u kualifikuar për herë të parë në raundin e tretë eliminator të Champions League. Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri arriti një fitore të madhe 1-2 në fushën e Steaua Bukuresht, duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
    Ndeshja në “Arena National” nisi me avantazhin e vendasve, që kaluan në epërsi me Tissotin në minutën e 28-të. Por reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm dhe vetëm pesë minuta më vonë, Liridon Latifi barazoi shifrat pas një goditjeje nga këndi.
    Pjesa e parë përfundoi 1-1, ndërsa në të dytën Shkëndija tregoi karakter dhe qetësi. Edhe pse Besart Ibrahimi humbi një rast të artë në minutën e 78-të, fitorja do të vulosej në minutën e 87-të me një gol të bukur të Vane Krstevskit, i ndihmuar nga një devijim dhe dalja e gabuar e portierit rumun.
    Shkëndija tashmë do të përballet me Qarabag në raundin e tretë, ndërsa Steaua bie në Europa League, ku do të luajë ndaj Dritës nga Kosova. Festa vazhdon për kuqezinjtë e Tetovës në Evropë, të cilët kanë të sigurta tashmë grupet e Europa League.

  • Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steaua-n dhe “fluturojnë” për në raundin e tretë (video)

    Shkëndija ia del, kuqezinjtë e Tetovës eliminojnë Steaua-n dhe “fluturojnë” për në raundin e tretë (video)

    Shkëndija shkruan historinë. Kuqezinjtë e Tetovës janë kualifikuar për në raundin e tretë eliminator në Champions League, pasi kanë fituar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Steaua Bukuresht, me rezultatin 1-2. Ndeshja u luajt në “Arena National” në Bukuresht.
    Shkëndija e drejtuar nga Jeton Beqiri e nisi me këtë formacion titullar (4-2-3-1): Gaye- Trumçi, Fetai, Cake, Webster- Alhassan, Ramadani, Latifi, Krasniqi, Tamba- Besart Ibraimi.
    Vendasit kaluan të parët me Tissoti në minutën e 28-të, por reagimi i kuqezinjve erdhi shumë shpejt duke barazuar shifrat pas pesë minutash me Liridon Latifin, i cili shënoi pas një topi të ardhur pas goditjes së këndit. SHIKOGOLINELATIFIT
    Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Shkëndija jo vetëm që rezistoi, por në minutën e 78-të pati një shans fantastik për të shënuar golin e dytë, por Besart Ibrahimi bëri më të vështirën e mundshme vetëm me portierin përballë.
    Goli i fitores së madhe për Shkëndijën do të vinte në minutën e 87-të me Vane Krstevski, i cili shënoi një gol shumë të bukur, i ndihmuar nga devijimi i një lojtari vendas dhe dalje e gabuar e portierit.  Festë e madhe te kuqezinjtë, të cilët fitojnë 1-2 në Bukuresht dhe festojnë me të drejtë kualifikimin historik me rezultatin e përgjithshëm 3-1. SHIKOGOLIN2
    Shkëndija do të përballet me Qarabag në raundin e tretë, të cilët eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 3-0 irlandezët e Shelbourne. Ndërsa Steaua shkon në raundin e tretë në Europa League, ku përballë do ketë një tjetër ekip shqiptar, Dritën.

  • Shkëndija me një këmbë në raundin e tretë, por janë ende dhe 45 minuta lojë (video)

    Shkëndija me një këmbë në raundin e tretë, por janë ende dhe 45 minuta lojë (video)

    30 Korrik 2025

    20:16

    Telesport

    Në “Arena National” në Bukuresht po luhet ndeshja e kthimit për raundin e dytë eliminator në Champions League mes Steaua Bukuresht dhe Shkëndijës. Kuqezinjtë e Tetovës kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 1-0.
    Shkëndija e drejtuar nga Jeton Beqiri luan me skemën 4-2-3-1 Gaye- Trumçi, Fetai, Cake, Webster- Alhassan, Ramadani, Latifi, Krasniqi, Tamba- Besart Ibraimi.
    Vendasit kaluan të parët me Tissoti në minutën e 28-të, por reagimi i kuqezinjve erdhi shumë shpejt duke barazuar shifrat pas pesë minutash me Liridon Latifin, i cili shënoi pas një topi të ardhur pas goditjes së këndit. https:/SHIKOGOLINELATIFIT/76425c30
    Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Me rezultatin aktual, Shkëndija shkon në raundin e tretë ku e pret Qarabag.

  • Drita eleminohet nga Champions-i, rrezik për derbin shqiptar në Europë

    Drita eleminohet nga Champions-i, rrezik për derbin shqiptar në Europë

    Rrugëtimi i Dritës në Ligën e Kampionëve ka përfunduar mbrëmjen e sotme. Skuadra nga Gjilani është mposhtur nga Kopenhageni me rezultatin minimal 0-1. Ndeshja e luajtur në “Fadil Vokrri” u ndikua edhe nga dalja e shpejtë nga loja e Balajt, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 27. Ndërkohë, në krahun tjetër Korneliusi shënoi golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 41-të. Me rezultatin e përgjithshëm 3-0 Kopenhageni ka siguruar kalimin në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
    Ndërkaq, Drita do të luajë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Europës. E gjithë vëmendja e kampiones së Kosovës tashmë do të jetë te Shkëndija. Kuqezinjtë e Tetovës do të luajnë nesër në mbrëmje kundër Steauas së Bukureshtit, të cilën e mposhti në shtëpi me shifrat minimale 1-0. Në rast fitoreje ose barazimi Shkëndija do të kualifikohej në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, por në rast eleminimi do të përballej me Dritën në Ligën e Europës./Sport Ekspres/

  • Maturantët përzgjedhin degët, kanë afat deri në datën 3 gusht për raundin e parë të pranimit në universitete

    Maturantët përzgjedhin degët, kanë afat deri në datën 3 gusht për raundin e parë të pranimit në universitete

    Prej kësaj të marte, maturantët mund të përzgjedhin 10 degët e preferuara përmes platformës U-Albania, një zgjedhje vendimtare për studimet tyre të larta.Në këtë proces, çdo kandidat duhet të vendosë degët duke u bazuar në interesat personale, aftësitë dhe rezultatet e maturës shtetërore.

    Përzgjedhja do të qëndrojë e hapur nga data 29 korrik deri më 3 gusht, për raundin e parë.
    Sistemi është automatik, ndaj maturanti fiton në atë degë ku ka rezultatin më të lartë brenda kuotës dhe eliminohet nga të gjitha preferencat e tjera. Pas përzgjedhjes së degëve, maturantët do të jenë në pritje për shpalljen e rezultateve më 26 gusht.

    Nëse maturanti nuk fiton në asnjë nga degët e përzgjedhura në raundin e parë, ai ka të drejtë të aplikojë sërish në raundet e dyta, me 20 deri më 22 shtator.
    Pas përfundimit të renditjes së preferencave të tyre, ata që duan të rregjistrohen në degët me provim pranues, duhet të kryejnë dhe pagesën për konkursin, sipas afateve që përcaktohen nga fakultetet përkatëse.
    Ndërkohë, të gjitha universitetet kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare informacion të detajuar mbi kriteret e pranimit, kuotat dhe koeficientët.
    /vizionplus.tv

  • Franca dhe vera e ankthit të madh, rrezikon ta njohin e të mos e njohë më veten

    Franca dhe vera e ankthit të madh, rrezikon ta njohin e të mos e njohë më veten

    Ky 14 korrik ishte më i hidhur se kurrë për Francën. Festa kombëtare, në vend që të festohej në klimën e zakonshme të krenarisë në mos të madhështisë, kaloi pa u vënë re, ndërsa vendi është i përçarë nga një përplasje e brendshme dhe i kapluar nga një zbrazëti e paprecedentë, në verën e një ankthi të madh shoqëror.

    Një vit më parë, Emmanuel Macron dukej se e kishte shpëtuar situatën. Në raundin e dytë të zgjedhjeve legjislative ishte krijuar de facto një aleancë qendër-e-majtë që kishte bllokuar rrugën për Rassemblement National të Marine Le Pen dhe Jordan Bardella.

    Një lajm i shkëlqyer për Europën: fitorja e lepenistëve, në fakt, do të shënonte fundin e Bashkimit Evropian, në të cilin Franca është e vetmja fuqi bërthamore dhe e vetmja që ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Duke kryesuar në sondazhe, blloku i Le Pen doli i treti, pas së majtës dhe të djathtës që janë më pak ose më shumë besnike ndaj Macronit. Presidenti nuk arriti të formojë një qeveri që të pasqyrojë shumicën që doli nga zgjedhjet. Dhe siç shpërbëhen shpejt të gjitha blloqet e tjera, edhe partia e Marine nuk ka shumicën në Asamblenë Kombëtare. Nuk mund të formojë një qeveri, por mund të rrëzojë çdo qeveri. E ka bërë këtë me një kryeministër me përvojë të madhe si Michel Barnier. Ka njoftuar se do ta bëjë edhe në vjeshtë, duke fundosur kryeministrin e ri François Bayrou, nëse nuk do të ndryshojë planin e shkurtimeve të shpenzimeve publike, prej 48 miliardë eurosh.

    Shkurtimet, sigurisht, janë të nevojshme. Në një klimë të paqëndrueshmërisë së përgjithshme, Franca është sot i sëmuri i Europës. Më keq se Spanja, ku qeveria mbahet në këmbë me një shumicë të brishtë, më keq se Gjermania që ka krijuar një koalicion për të frenuar rritjen e ekstremit të djathtë, më keq se Mbretëria e Bashkuar, ku Nigel Farage është sot partia e parë. Borxhi publik francez në vlerë absolute e ka kaluar atë italian. Ai është më shumë se dyfishi i kufirit maksimal prej 3% të përcaktuar në Maastricht. Franca ka ngecur në atë grackë që e njohim mirë: borxhi rritet, zhvillimi ndalet, rriten interesat për titujt e borxhit, dhe si rrjedhojë financimi i borxhit bëhet gjithnjë e më i kushtueshëm.

    Shkurtimet përqendrohen pashmangshmërisht në sektorin publik. Dhe bie një tabu: shërbimi civil i nëpunësve, dikur i konsideruar si kosto e nevojshme për shkak të përsosmërisë së tij. Macron ishte presidenti i vetëm i zgjedhur në emër të një ndryshimi që francezët nuk ishin gati ta pranonin.

    Koha kur figura e kreut të Shtetit kishte një aureolë madhështie dhe paprekshmërie ka ikur. Charles De Gaulle kishte ndërtuar rreth vetes një mit të paprekshmërisë, që e stabilizonte si figurën e vetme të shtetit mbi popullin, në zemër të kombit. Kurrë më pas nuk ka ndodhur diçka e ngjashme. Të fundit që i janë afruar asaj presidence absolute, ata e quanin “Dieu”, Zot. Presidenti i fundit me prestigj ka qenë Jacques Chirac, i cili pas një rinie si komunist, ishte ministër i De Gaulle në vitin fatal 1968, dhe dinte të mbante të bashkuar komponentët e shoqërisë, industrialistët dhe sindikalistët, provincën e thellë dhe kryeqytetin, ku kishte qenë kryetar bashkie për tetëmbëdhjetë vjet.

    Pas tij, erdhi “përmbytja”. Nicolas Sarkozy u zgjodh me premtimin e një “rupture” (shkëputjeje), por në realitet askush nuk ishte gati. Të shkurtonte shpenzimet për mirëqenien dhe taksat, tolerancë zero ndaj delinkuentëve dhe emigrantëve të paligjshëm, liberalizim të ekonomisë, në mënyrë që, «ai që punon më shumë të fitojë më shumë». E djathta italiane u dashurua me të me një lehtësi të habitshme, për t’u zhgënjyer më pas, kur ai bashkë me Merkelin vunë në lojë Berlusconin.

    Në realitet, ai nuk ishte në lartësinë e ideve të veta, as nuk kishte staturën politike e morale për t’i realizuar ato. Kriza e importuar nga Amerika bëri pjesën tjetër. Por as sot Sarkozy nuk po përmirësohet: në balotazh mori 48,4%, gati 7 milionë vota më pak. Pasardhësi i tij, François Hollande, pesë vjet më vonë nuk u përpoq as të rikandidonte: nuk do të kishte kaluar as raundin e parë.

    Macron sapo hyri për herë të parë në Elize, hoqi taksën mbi pasurinë (por jo taksën e trashëgimisë, e cila mund të arrijë deri në 45%). Pas fitores së dytë realizoi reformën shumë të kontestuar të pensioneve. Nga e majta konsiderohet si një president i djathtë, dhe nga e djathta si një president i majtë, ose në çdo rast, një globalist. Tani po përpiqet që në politikën e jashtme të gjejë një “ubi consistam” (një pikë qëndrueshmërie), ose të paktën një formë mbijetese.

    Deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale kanë mbetur pak më pak se dy vjet. Disa thonë se do të ishte më mirë të qeverisnin lepenistët, për të imunizuar kombin, me të njëjtën logjikë me të cilën Mitterrand emëroi si kryeministër rivalin e tij të brendshëm politik, Michel Rocard: «francezët e duan, dhe do ta kenë. Kështu do të kuptojnë kush është vërtet». Qeveria Rocard zgjati dy vjet, pastaj ai u tërhoq nga skena.

    Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në vitin 2027 (nëse Macron nuk jep dorëheqjen më herët, gjë që deri më tani e ka përjashtuar) me siguri do të ketë një kandidat nga Rassemblement National. Për momentin, Marine Le Pen nuk është kandidate, për shkak të një vendimi të gjykatës. Në vend të saj mund të jetë Jordan Bardella, gjashtëmbëdhjetë vite më i ri, realisht ende i papërgatitur. Por nëse do të përballej në balotazh me Jean-Luc Mélenchon, do të fitonte. Mbetet për t’u parë nëse ndërkohë do të shfaqet një reformist, si Gabriel Attal, një i moderuar, si Édouard Philippe, apo ndonjë tjetër që të jetë më pak i njohur, por edhe më pak me peshë.

    Por nuk është nga politika që do të vijë ndryshimi. Shoqëria franceze shfaqet e shpërbërë si kurrë më parë. Një shenjë spikat mbi të gjitha: Franca nuk është më përjashtimi europian: edhe atje ka rënë kurba demografike; edhe francezët, si europianët e tjerë, bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, kanë gjithnjë e më pak besim në të ardhmen, më pak entuziazëm për jetën. Edhe rastet e gëzimit, si fitorja e parë e Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, shndërrohen në momente dhune. Suksesi i Lojërave Olimpike të një viti më parë duket shumë larg.

    Në ato ditë, parisienët ikën në fshat, dhe Franca provinciale mori kontrollin e kryeqytetit, duke ndezur një zjarr nacionalist më të dukshëm, më të pastër. Por as ky nuk është realiteti. Dhe statistikat flasin për më shumë se dhjetë milionë francezë nën pragun e varfërisë. Në fshatin me kambanore dhe me një shesh qendror, mbyllet një bistrot dhe hapet një dyqan “blej flori”. Pasuria më shumë nxirret, se sa krijohet. Teksa grupet e luksit bëjnë pazar në marka të lavdishme, kryesisht italiane, të rinjtë më të mirë të Francës largohen nga vendi dhe shkojnë atje ku pagat janë më të larta dhe taksat më të ulëta. Një vend i mrekullueshëm, me një pasuri të pallogaritshme historike dhe kulturore, rrezikon që jo vetëm të mos gjejë në udhëheqës që ta mishërojë, por edhe të mos njohë veten. Të mos dijë më se kush është.

    Aldo Cazzullo

  • “Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër

    “Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër

    Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova u shpreh optimist para ndeshjes ndaj Dinamo Minsk në turin e dytë të Conference League.
    Si ka qenë udhëtimi dhe si është akomoduar grupi në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme europiane? Si është gjendja psikologjike?

    Udhëtimi ka qenë shumë i përshtatshëm, kemi ardhur që ditën e hënë në Hungari. Jemi stërvitur këtu në kushte të mrekullueshme. Theksin e punës e kemi vendosur edhe tek ana psikologjike. Klubi mendoj që do të ishte më mirë akoma të vinim këtu tre ditë përpara ndeshjes.
    A ka rikthime të rëndësishme në skuadër për këtë takim, si paraqitet gjendja fizike e lojtarëve?
    Nga pezullimi prej kartonit të kuq rikthehet Lushkja, por jemi të detyruar të bëjmë pa dy lojtarë të tjerë, Ndreca dhe Leo Melo. Gjendja fizike është e mirë, edhe lojtarët që kanë ardhur më mbrapa po shkojnë drejt normalizimit të formës sportive.
    Çfarë dinamikash prisni nga Dinamo Minsk si kundërshtar dhe cilat janë pikat që keni evidentuar gjatë analizës së tyre?
    Bjellorusët janë një skuadër e fortë fizikisht, sigurisht, dhe në ritëm kampionati kombëtar, por do të mundohemi të bëjmë më të mirën.
    Cili është objektivi i Egnatias për këtë sfidë, vetëm një rezultat pozitiv, apo mendoni edhe për menaxhimin e dy ndeshjeve të turit?
    Ne kemi si objektiv të kalojmë në raundin tjetër duke bërë më të mirën në fushë, të gjithë bashkë.

  • Vllaznia bën surprizën në Conference League, fiton dhe kualifikohet, Partizani eliminohet pas 120 minutash

    Vllaznia bën surprizën në Conference League, fiton dhe kualifikohet, Partizani eliminohet pas 120 minutash

    Adriatik BALLA
    Partizani eliminohet nga Conference League, kurse Vllaznia bëri surprizën e madhe duke e kaluar këtë raund. Të kuqtë edhe pse kishin barazuar ndeshjen e parë me Nome Kalju humbën pas 120 minutash në Tiranë 1-0 dhe u eliminuan.
    Ndeshjet
    Mbrëmë u luajtën ndeshjet e kthimit të turit të parë të fazës paraeliminatore në Ligën e Europës dhe në Ligën e Konferencës të UEFA-s, ku u paraqitën edhe disa skuadra shqiptare nga Shqipëria dhe rajoni. Nga Superiorja jonë, në këtë aktivitet morën pjesë Partizani dhe Vllaznia. Shkodranët ia dolën të kualifikohen, pasi bënë një nga surprizat më të mëdha të mbrëmjes, duke fituar 4-2 në transfertë dhe pavarësisht se kishin humbur ndeshjen e parë 0-1 në “Elbasan Arena” përballë letonezëve, ia dolën të përmbysin gjithçka dhe të shkojnë më tej. Natyrisht, vëmendja kyesore mbrëmë ishte tek Partizani, i cili kishte barazuar në duelin e parë me Nome Kalju të Estonisë në transfertë 1-1, por mbrëmë në Tiranë koha e rregullt u mbyll 0-0. Por Partizani në kohën shtesë pësoi gol në minutat e fundit të fraksionit të parë, gol i shënuar nga Ivanov, dhe skuadra estoneze me këtë gol arriti të fitojë në shtesë 1-0 dhe të sigurojë kalimin në raundin e dytë. Aventura e Partizanit mbyllet kështu pa kaluar asnjë raund.
    Vllaznia shkon në raundin e dytë të Conference League
    Vllaznia u kualifikua në raundin e dytë të UEFA Conference League, pasi triumfoi ndaj BFC Daugavpils në transfertën letoneze me rezultatin 2-4. Kuqeblutë zhvilluan një ndeshje spektakolare dhe fituan me golat e Mensah, Yago, Dodaj dhe Mala. Vllaznia e nisi takimin me këtë formacion titullar: Qarri, Bajrami, Kuros, Gurishta, Jago, Krymi, Qato, Kruja, Dodaj, Mensah, Balaj. Mensah zhbllokoi rezultatin për shkodranët në minutën e 22-të, por vendasit reaguan dhe përmbysën gjithçka për dy minuta me golat e Ulliams dhe Diallo. Në fundin e pjesës së parë, Vllaznia barazoi me Jagon, i cili realizoi një gol shumë të bukur me një goditje spektakolare nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë, kuqeblutë ishin të pandalshëm dhe në minutën e 74-ët përmbysën gjithçka me golin e Kevin Dodajt. Fatin e ndeshjes dhe të kualifikimit e vulosi Esat Mala në minutën e 87-të, duke i dhënë Vllaznisë biletën për raundin e dytë. Në turin e dytë të UEFA Conference League, Vllaznia do të përballet me fituesin e çiftit FC Malisheva (KOS) – Víkingur Reykjavík (ISL), pra do të luajë me skuadrën islandeze.
    Ndeshjet e tjera
    Në ndeshjet e tjera të Ligës së Konferencës të luajtura mbrëmë, u kualifikua edhe skuadra shqiptare e Malit të Zi, Deçiç I Tuzit, I cili humbi mbrëmë ndaj Sileksit të Maqdonisë së Veriut 2-1, por kishte fituar ndeshjen e parë 2-0. Shqiptarët e Malit të Zi do të përballen në raundin e dytë me Rapidin e Vjenës. Në kuadër të Ligës së Europës, mbrëmë Prishtina e Kosovës fitoi ndaj Sherif Tiraspolit të Moldavisë 2-1, por nuk mundi të shkojë në raundin tjetër, pasi kishte humbur rëndë në duelin e parë midis tyre më Moldavi, me rezultatin 4-0. Një tjetër skuadër shqiptare pësoi mbrëmë disfatë dhe u eliminua. Bëhet fjalë për Malishevën, e cila u mund thellë nga Vikinguri i Reikjavikut dhe u eliminua nga aktiviteti.