Tag: raundin

  • Iu anulua fitorja në garën presidenciale në Rumani në raundin e parë, kandidati i ekstremit të djathtë akuzohet për grusht shteti

    Iu anulua fitorja në garën presidenciale në Rumani në raundin e parë, kandidati i ekstremit të djathtë akuzohet për grusht shteti

    Ish-kandidati presidencial rumun, anti-europian, Calin Gheorghescu akuzohet për përpjekje për grusht shteti pasi raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të dhjetorit të kaluar u anuluan, teksa politikani konservator përballet me një dënim me burgim nga 10 deri në 20 vjet.

    Horatio Potras, një ish-legjionar i Legjionit të Huaj Francez dhe udhëheqës i milicisë në Republikën Demokratike të Kongos, si dhe 20 individë të tjerë, u akuzuan gjithashtu.
    Çështja bazohet në një bastisje të planifikuar në kryeqytetin rumun, Bukuresht, më 8 dhjetor, e cila u pengua nga policia.
    Prokurorët rumunë po përshkruajnë një komplot që synonte rendin kushtetues të vendit, duke përfshirë Gheorgheescu, Potra, grupin e tyre, si dhe lidhje të dyshuara me shërbimet e inteligjencës së huaja, sipas BBC.
    Potra dhe të tjerë janë akuzuar për nxitjen e grushtit të shtetit, ndërsa Gheorghescu akuzohet për komplot me Potra-n.
    Prokurorët pretendojnë se Gheorghescu u takua me Potran dhe anëtarë të tjerë të ekipit të tij në një fermë kuajsh në dhjetor, menjëherë pasi fitorja e kandidatit presidencial u anulua.
    Gheorghescu fillimisht mohoi se takimi kishte ndodhur, një pretendim që ai e pranoi më vonë pasi fotot u botuan në median rumune. Megjithatë, ai mohon se ata diskutuan planet për të organizuar një kryengritje.
    Në fund të shkurtit, policia bastisi disa vende në Rumani, duke zbuluar një sasi të madhe armësh, ari dhe parash, me të cilat, sipas akuzave, grupi i Potras planifikonte të organizonte një marrje me dhunë të pushtetit.
    Prokurorët thonë se Potra nuk është aktualisht në vend dhe mund të ketë kërkuar azil në Rusi.
    63-vjeçari Gheorghescu shkaktoi një surprizë me vendin e tij të parë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Rumanisë nëntorin e kaluar.
    Ky rezultat u anulua nga Gjykata Kushtetuese disa ditë para se të zhvillohej raundi i dytë, mes akuzave për ndërhyrje ruse.
    Shërbimet e inteligjencës rumune supozojnë se prania dhe popullariteti i tij në mediat sociale u rritën nga një operacion masiv ndikimi, i kryer nga jashtë, që synonte të ndikonte në rezultatin e votimit.
    Në një konferencë për shtyp, prokurori i përgjithshëm i Rumanisë i quajti zgjedhjet e anuluara të vitit 2024 “rezultat i një lufte hibride të orkestruar nga Rusia”.
    Ai pretendoi se sulmet kibernetike në aeroporte dhe institucione publike përkuan me një fushatë dezinformimi online të kryer përmes fermave të trolleve, robotëve dhe përmbajtjes së gjeneruar me inteligjencë artificiale.
    Sipas studiuesve, më shumë se 2,000 faqe në Facebook u përdorën për të amplifikuar mesazhet në favor të Gheorghescut, ndërsa rrjetet TikTok me mbi 20,000 llogari të automatizuara rritën fushatën e tij në ditët para votimit.
    Pasi Gheorgheescut iu ndalua regjistrimi si kandidat, aleati i tij Gheorghe Simion, udhëheqës i partisë së krahut të djathtë AUR, e zëvendësoi atë në zgjedhjet e balotazhit të majit.
    Simion fitoi në raundin e parë, por në fund u mund nga Nicucor Dan, kryetari liberal dhe pro-europian i Bukureshtit, në raundin e dytë.
    Gheorghescu ende nuk ka komentuar mbi akuzat, megjithëse këtë muaj ai akuzoi autoritetet rumune për qeverisje me “mashtrim, intrigë dhe përçarje”.
    Presidenti Dan tha se raporti i prokurorëve ishte “dëshmi” se Rusia ishte përfshirë në “dezinformim sistematik” në Rumani dhe ishte përpjekur të ndikonte në zgjedhjet e vitit 2024.
    Data për gjyqin e Gheorghescu-t nuk është caktuar ende, por ai mund të fillojë në fillim të vitit 2026.

    Top Channel

  • UEFA Women’s Europa Cup/ Vllaznia & Partizani luajnë të mërkurën ndeshjet vendimtare të raundit të parë kualifikues

    UEFA Women’s Europa Cup/ Vllaznia & Partizani luajnë të mërkurën ndeshjet vendimtare të raundit të parë kualifikues

    Vllaznia dhe Partizani i vajzave do të luajnë të mërkurën ndeshjet e dyta të raundit të parë kualifikues, ku do të vendoset gjithçka për kualifikimin në raundin tjetër.
    Vllaznia është vetëm një hap larg kalimit në raundin e dytë, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Kolos Kovalivka. Edhe takimi i kthimit do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00, ku vajzat shkodrane janë shumë pranë suksesit.

    Për Partizanin sfida është shumë më e vështirë pas humbjes 5-0 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”. Ndeshja e dytë Spartak Subotica – Partizani do të zhvillohet në “Gradski Subotica”, në orën 18:00.
    FSHF u uron shumë suksese të dyja skuadrave shqiptare në këto ndeshje vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • UEFA Women’s Europa Cup: Vllaznia dhe Partizani luajnë ndeshjet e kthimit. Shkodranet shumë pranë raundit të dytë

    UEFA Women’s Europa Cup: Vllaznia dhe Partizani luajnë ndeshjet e kthimit. Shkodranet shumë pranë raundit të dytë

    16 Shtator 2025

    18:58

    Telesport

    Vllaznia dhe Partizani i vajzave do të luajnë të mërkurën ndeshjet e dyta të raundit të parë kualifikues, ku do të vendoset gjithçka për kualifikimin në raundin tjetër.
    Vllaznia është vetëm një hap larg kalimit në raundin e dytë, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Kolos Kovalivka. Edhe takimi i kthimit do të luhet në “Loro Boriçi” në orën 18:00, ku vajzat shkodrane janë shumë pranë suksesit.
    Për Partizanin sfida është shumë më e vështirë pas humbjes 5-0 në ndeshjen e parë në “Niko Dovana”. Ndeshja e dytë Spartak Subotica – Partizani do të zhvillohet në “Gradski Subotica”, në orën 18:00.
    FSHF u uron shumë suksese të dyja skuadrave shqiptare në këto ndeshje vendimtare për kualifikimin në raundin e dytë të UEFA Women’s Europa Cup.

  • Sinner “pret biletën” për në raundin e 4-t të US Open, kualifikohen edhe Swiatek e Gauff

    Sinner “pret biletën” për në raundin e 4-t të US Open, kualifikohen edhe Swiatek e Gauff

    Janë mbyllur sot takimet e raundit të tretë në grand slam të US Open, turne që zhvillohet në Nju Jork. Numri 1 në botë për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj kanadezit Denis Shapovalov (5-7, 6-4, 6-3, 6-3).
    Një tjetër Italian që avancon më tej është Lorenzo Musetti, ndërkohë që edhe numri 3 në botë, gjermani Alexander Zverev, siguron një biletë për në raundin e katërt. Kualifikohen edhe Andrey Rublev e Alex de Minaur.
    Te femrat, numri 2 në botë, polakja Iga Swiatek, fitoi 2-0 (7-6, 6-4) ndaj ruses Alina Kalinskaya. Në raundin e katërt shkon edhe tenistja amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, fituese në vitin 2023.
    Fitore të vështirë korri tenistja japoneze Naomi Osaka, ndërkohë që në raundin e katërt kanë avancuar edhe ajo amerikane Anika Anisimova, M.Kostyuk e Ukrainës, K.Muchova e Cekise dhe Haddaa Maia e Brazilit.

  • Sinner kualifikohet në raundin e tretë të US Open, fitore edhe për Swiatek, Gauff e Osaka

    Sinner kualifikohet në raundin e tretë të US Open, fitore edhe për Swiatek, Gauff e Osaka

    29 Gusht 2025

    9:01

    Telesport

    Tenisti italian Jannik Sinner, kampion në fuqi i grand slam të US Open, ka avancuar në raundin e tretë. Numri 1 në botë për meshkuj mundi sot 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) A.Popyrin.
    Një biletë për më tej siguron edhe gjermani Alexander Zverev, numri 3 në botë, që mundi po 3-0 J.Fearnely. Më tej kualifikohen edhe italiani L.Musetti, amerikani Tommy Paul, rusi Andrey Rublev, ndërkohë që u eliminua greku Stefanos Tsitsipas.
    Te femrat, fitore me vuajtje për polaken Iga Swiatek, numrin 2 në botë. Ajo mundi 2-1 (6-1, 4-6, 6-4) S.Lamens. Kualifikohen më tej tenistja amerikane Coco Gauff dhe ajo japoneze Naomi Osaka.

  • Fitojnë Alcaraz, Djokovic e Sabalenka, tenistët “big” sigurojnë kualifikimin në raundin e tretë të US Open

    Fitojnë Alcaraz, Djokovic e Sabalenka, tenistët “big” sigurojnë kualifikimin në raundin e tretë të US Open

    28 Gusht 2025

    8:51

    Telesport

    Ka nisur sot në Nju Jork raundi i dytë i grand slam të US Open në tenis. Spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botëm, fitoi 3-0 (6-1, 6-0, 6-3) ndaj italianit M.Belluci.
    Në raundin e tretë avancon edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 amerikanin Z.Svajda. Një biletë për më tej sigurojnë tenistët amerikanë Taylor Fritz, Francis Tiafoe dhe Ben Shelton.
    Te femrat, numri 1 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, fitoi 2-0 (7-6, 6-2) ndaj ruses P.Kudermetova. Më tej avancon edhe Jessica Pegula e Amerikës, britanikja Emma Raducanu dhe italiania Jasmine Paolini.
    Në raundin e tretë kualifikohen edhe Emma Navarro e Amerikës, Mirra Andreeva e Rusisë, bjellorusja tjetër Victoria Azarenka dhe kazakja Elena Rybakina, tenistë këto që ndodhen në “top-15”.

  • Tenis/ Nuk ka surpriza në US Open, Alcaraz triumfon lehtësisht ndaj amerikanit Opelka

    Tenis/ Nuk ka surpriza në US Open, Alcaraz triumfon lehtësisht ndaj amerikanit Opelka

    Nuk ka surpriza as në raundin e 1/64 të US Open. Në Grand Slam amerikan spanjolli Carlos Alcaraz triumfoi 3 me 0 me sete ndaj amerikanit Opelka, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim kualifikimin për në fazën tjetër.
    Nr.2 i botës arriti suksesin e radhës në US Open, pasi mposhti Opelkan në një sfidë që zgjati pak më shumë se sa dy orë: 6-4, 7-5, 6-4. Sfidanti i Alcaraz në raundin e 1/32 do të jetë italiani Belluci.

    Kalojnë pa probleme ndërkohë raundin edhe Ruud e Rune. Ndërkohë Cobolli arriti të mposhtë bashkombasin e tij Passaro, në një sfidë të gjithën italiane në 5 sete (7-5, 4-6, 6-4, 3-6, 6-3)., në një përballje spetakolare që zgjati 3 h e 42 minuta..Mbrëmjen e sotme ndërkohë do të jetë radha e numrit 1 të botës italianit, Jannick Sinner, që do të sfidojë çekun Kopriva.

  • Dinamo e Dajës pak shanse nga bastet përballë Jagiellonias, por “nëndetësja” ka planet e saj

    Dinamo e Dajës pak shanse nga bastet përballë Jagiellonias, por “nëndetësja” ka planet e saj

    Adriatik BALLA
    Liga e Konferencës do të kthehet sërish në mesjavë me duelet e para për raundin e “play-off”-it, ku në garë është dhe Dinamo jonë, fituese e Kupës së Shqipërisë. Dinamo ka kaluar tre raunde deri tani, nga të cilat raundin e parë nuk e preku fare sepse në varësi të formulës së UEFA-s e nisi direkt nga raundi i dytë. Thënë ndryshe, dinamovitët janë shumë pranë fazës së grupeve të Ligës së Konferencës he do të bëjnë përpjekjet e veta maksimale për të qenë në grupe. Kundërshtari, Jagiellonia e Polonisë, nuk është i lehtë si ekip, por jo dhe aq i frikshëm, ndaj skuadra e Ilir Dajës do të përpiqet që në fillim të marrë rezultat pozitiv në transfertë për të mundësuar kalimin në raundin tjetër me një rezultat maksimal në shtëpi.
    Situata dhe parashikimi i kompjuterit
    Dinamo përballet këtë javë me polakët e Jagiellonias në ndeshjet e vlefshme të “play-off” të Ligës së Konferencës. Një përballje padyshim e vështirë, me polakët që shihen si favoritë të dukshëm, ndonëse Dinamo ka treguar se di të bëjë surpriza. Sipas kompjuterit të “Football Meets Data”, që ka simuluar 10 mijë herë të gjitha ndeshjet e “play-off”, Jagiellonia është favorite absolute për kualifikimin e mëtejshëm, me 86% mundësi për të vazhduar në fazën në grupe të turneut. Kjo do të thotë që për Dinamon mbeten vetëm 14% shanse kualifikimi. E megjithatë, kjo nënkupton se blutë kryeqytetas kanë më shumë shanse se sa parashikohej të kishin para ndeshjes së kthimit ndaj Hajduk Split. Superkompjuteri asokohe u jepte bluve vetëm 12% mundësi për të vazhduar më tej, por skedar e Dajës ia doli të linte pas gjigantët e futbollit kroat. Sa i përket përballjes së Dritës me Diferdanzh, kampionët e Kosovës llogariten si favoritë me 74% të mundësive për të vazhduar më tej sipas simulimeve kompjuterike.
    Portieri/ Alen Sherri nis sezonin titullar në Itali me Frozinonen
    Portieri Alen Sherri do e nisë me mision aventurën e re. “Gardiani” i Kombëtares është preferuar titullar nga Frozinone, e cila përballet me Monzën në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë. Sfida do të nisë në orën 18:00 dhe vendos kush kalon në raundin e 1/16-ave. Ish-portieri i Egnatias ndodhet i huazuar te Frozinone. Pas eksperiencës me Kaljarin, u preferua kalimi në Seria B për më tepër minuta. Frozinone gëzon të drejtën e blerjes së kartonit pas përfundimit të këtij sezoni.
    Karamba i Dinamos në “radarët” e Hajdukut
    Sipas mediave sportive, Gasama Karamba është lojtari i cili ndiqet me interes nga klubi kroat, Hajduk i Splitit, prej disa muajsh. Të enjten, ai tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë me lojën e tij në mesfushë pikërisht ndaj Hajdukut. Karamba është kthyer në një element fiks në rreshtimin Ilri Dajës dhe loja e tij e ka bërë një nga futbollistët më të spikatur të mesfushës së bluve. Hajduku raportohet se ka bërë një ofertë të parë konkrete për transferimin e tij, por Karamba nuk ngutet për t’u larguar nga blutë. Ai do të presë një herë përfundimin e ndeshjeve në Ligën e Konferencës, pasi në rast kualifikimi në fazën në grupe, nuk ka ndër mend të largohet nga klubi shqiptar të paktën edhe për këtë sezon.

  • Dillian Whyte turpërohet nga rivali 20-vjeçar në ring, humbet me KO që në raundin e parë

    Dillian Whyte turpërohet nga rivali 20-vjeçar në ring, humbet me KO që në raundin e parë

    17 Gusht 2025

    8:56

    Telesport

    Boksieri 20-vjeçar britanik Moses Itauma po ngjit shpejt shkallët në renditjen botërore në peshën e rëndë. Ai mundi me KO teknik në raundin e parë (2 minuta duel) një legjendë të këtij sporti si Dillian Whyte.
    Një përballje pa histori, vendosur në favor të Ituma (13 fitore e asnjë hum bje në karrierë) që në raundin e parë. Djaloshi i ri britanik vendosi pas litarëve të ringut patriotin e tij dhe e hodhi në tapet.
    Një humbje që 37-vjeçari Whyte (31 fitore e 4 humbje) nuk e priste, të paktën jo kaq shpejt ndaj një djaloshi shumë energjik. Falë këtij suksesi, Ituma mbron titujt WBA International dhe WBO Intercontinental në peshën e rëndë.
    Madje ka gjasa që shumë shpejt të ketë mundësi të duelojë për titujt kampionë bote në këtë Divizion. Promotori Frank Warren e konfirmoi këtë gjë, duke deklaruar se do t’ia jepnin një shans.

  • KUPA E ITALISË | Lecce e Ramadanit dhe Berishës kualifikohen dhe presin Milanin e Allegrit tani! (VIDEO)

    KUPA E ITALISË | Lecce e Ramadanit dhe Berishës kualifikohen dhe presin Milanin e Allegrit tani! (VIDEO)

    16 Gusht 2025

    0:05

    Telesport

    Sezoni i Lecces ku aktivizohen dy futbollistët e kombëtares kuqezi, Ramadani dhe Medon Berisha, mundi Juve Stabian 2-0 dhe avancoi në raundin e parë të Kupës së Italisë.

    Golat e Krstović në pjesën e parë dhe goli i Kabas në kohën shtesë të pjesës së dytë rezultuan vendimtarë. Lecce do të përballet me fituesin e ndeshjes Milan-Bari në raundin tjetër.
    Kaluan gjithashtu edhe Genoa që mundi 3-0 Vincenzan me golat e Carboni, Benassai dhe Stanciu. Doig mjaftoi per Sassuolon qe te kalonte me tej. Kurse Empolit me Reggianan iu deshen penalltite pasi koha e rregullt u mbyll 1-1.
    Programi i ndeshjeve te tjera te raundi 1: