Tag: raundin

  • Tjetër arritje historike, Skënderbeu ndal Aston Vilën

    Tjetër arritje historike, Skënderbeu ndal Aston Vilën

    Gjysmëfinale e kualifikueseve të “UEFA Youth League”, korçarët rezultat historik në stadiumin “Skënderbeu”. E kthimit më 5 nëntor në Birmingam.

    Pasi u kurorëzua kampion i Shqipërisë sezonin e kaluar, Skënderbeu U19 hyri në Ligën e të rinjve UEFA të këtij sezoni përmes rrugës së Kampionëve.

    Në raundin e parë, ata u takuan me ekipin andorran Inter Escaldes në ndeshjen e parë në Estadi Nacional, Andorra la Vella, ku Skënderbeu fitoi me shifra hitorikë 0-10.

    Ndeshja e kthimit në fillim të tetorit pa ekipin shqiptar të triumfonte 5-0 në shtëpi për të kompletuar një fitore bindëse me rezultatin e përgjithshëm 15-0 dhe për të siguruar vendin në raundin e dytë.

    Sot në turin e radhës, skuadra korçare u përball në ndeshjen e parë luajtur në Korçë me Aston Vilën e Anglisë. Ky takim pa të kalonin përpara anglezët e Vilës në të 37′ me Uilson teksa në të 33 kishin humbur një penallti. Reagimi luglindorëve ishte i shpejtë pasi në të 41′ Ensar Beqiri barazoi 1-1. Në pjesën e dytë shifrat nuk ndryshuan dhe takimi u mbyll 1-1./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Balotazhi i Shkupit ndez garën politike në Maqedoni, raundi i dytë më 2 nëntor

    Balotazhi i Shkupit ndez garën politike në Maqedoni, raundi i dytë më 2 nëntor

    Në Maqedoninë e Veriut, në 31 komuna, përfshirë edhe Shkupin, kryetarët e komunave do të zgjidhen në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
    Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në zgjedhjet lokale të mbajtura dje, 19 tetor, janë zgjedhur kryetarë në 44 komuna, ndërsa në tre komuna procesi do të përsëritet për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme të votuesve.
    Siç raporton Alsat, situata mbetet e paqartë në Komunën e Gostivarit, ndërsa në Staro Nagoriçan, kandidati i VMRO-DPMNE-së ndodhet në avantazh me 50% të votave, teksa i mungon vetëm një votë për ta konfirmuar fitoren që në raund të parë.
    Sipas të dhënave të KSHZ-së, kryetarë komunash janë zgjedhur që në raundin e parë në: Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbincë, Kisella Vodë, Kratovë, Novac, Novosellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Strumicë, Shtip, Haraçinë, Zhelino, Saraj, Tearcë, Çair, Bogdanci, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë.
    Ndërkaq, raundi i dytë i votimit do të zhvillohet në komunat:
    Aerodrom, Bërvenicë, Vallandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Zërnovc, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogila, Negotin, Probishtip, Rankovcë, Çeshinovë-Oblishevë, Bogovinë, Dibër, Dollnen, Tetovë, Krushevë, Llozovë, Rosoman, Qendër, Çuçer Sandevë, Strugë, Shuto Orizar, Kumanovë dhe Studeniçan.
    Balotazhi në Shkup
    Në Shkup, zgjedhjet lokale do të vazhdojnë me raundin e dytë, ku do të përballen Orce Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE dhe Amar Mecinoviç nga E Majta.
    Në raundin e parë Gjorgjievski mori mbi 91 600 vota, por nuk arriti të kalojë pragun prej 50% të votave të vlefshme për ta siguruar fitoren që në raundin e parë.
    “Rezultati është i qartë dhe i padiskutueshëm. Shkupi votoi për punë, për vizion dhe për projekte konkrete. Kjo fitore dhe avantazh në raundin e parë nuk është fitore personale, por fitore për të ardhmen e Shkupit”, deklaroi Gjorgjievski, kandidati i VMRO-DPMNE-së.
    Ndërkaq, kandidati i së majtës, Amar Mecinoviç, doli i dyti me mbi 30 660 vota ose 13,2%, duke lënë pas kandidaten e LSDM-së, Kaja Shukova.
    “Sot qytetarët e Shkupit treguan guxim dhe vendosmëri për të zgjedhur diçka ndryshe. E Majta shkroi histori, sepse për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut në kryeqytet kemi një kandidat që nuk mbështetet as nga VMRO-DPMNE dhe as nga LSDM”, u shpreh Mecinoviç.
    Në vendin e tretë u rendit Bashkim Bakiu nga koalicioni VLEN, me mbi 27 870 vota ose 12%, ndërsa Kaja Shukova nga LSDM u pozicionua e katërta me mbi 26.720 vota (11,5%). Ajo falënderoi mbështetësit përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se është “krenare për fushatën e ndershme dhe transparente”.
    Në vendin e pestë doli Skënder Rexhepi nga AKI, me mbi 26.070 vota (11,22%). Në total, për kryetar të Shkupit garuan 16 kandidatë.
    Rezultatet për Këshillin e Qytetit të Shkupit ndjekin një tendencë të ngjashme: shumicën do ta përbëjnë VMRO-DPMNE dhe VLEN. Nga gjithsej 45 këshilltarë, VMRO-DPMNE do të ketë 18, ndërsa VLEN 6. Po aq, nga 6 këshilltarë, kanë edhe AKI-ja dhe E Majta, ndërsa LSDM mbeti me 5. Nga një këshilltar kanë Lëvizja Znam dhe Koalicioni për Sukses i Risto Penovit, ndërsa do të ketë edhe dy këshilltarë të pavarur: Marjan Kaleski dhe Jana Bellçeva Andreevska. Vlen të përmendet se janë regjistruar mbi 12 270 fletë votimi të pavlefshme në kryeqytet.
    Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 2 nëntor.

  • Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

    Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

    Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar këtë të dielë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët komunalë në 80 komuna, plus në qytetin e Shkupit.
    Votimi filloi në orën 07:00 dhe qendrat e votimit nisën të mbyllen në orën 19:00. Numërimi nis menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve dhe rezultatet e para dalin më pas.
    Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dalja në zgjedhje deri në orën 18:30 ishte 46.65 për qind.
    Nga rezultatet e para shihet se koalicioni shqiptar VLEN është në avantazh në Çairit të Shkupit dhe Tetovë. Koalicioni VLEN përmes një konference për media tha se presin fitore që në raundin e parë në komunat Çair, Tetovë, Saraj, Bogovinë, Zhelinë dhe Tearcë.

  • Vetëvendosje pëson humbje, fiton vetëm tre komuna në raundin e parë, rriten PDK, LDK e AAK

    Vetëvendosje pëson humbje, fiton vetëm tre komuna në raundin e parë, rriten PDK, LDK e AAK

    Rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve lokale në Kosovë tregojnë se në 38 nga 21 komuna fituesit janë përcaktuar që në raundin e parë.
    17 të tjera shkojnë në balotazh, mes tyre edhe kryeqyteti i vendit, Prishtina, ku pritet të përballen Përparim Rama nga LDK, i cili ka fituar 33.8% të votave, dhe Hajrulla Çeku nga Vetëvendosje, që ka siguruar 33% të votave.
    Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 3 komuna në raundin e parë: Skënderajn, Ferizajn dhe Hanin e Elezit, ndërsa kryeson në 4 të tjera që shkojnë në balotazh: Prizren, Kaçanik, Vushtrri dhe Mitrovicë e Jugut. Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 2 komuna: Istogun dhe Lipjanin, por kryeson në 6 të tjera që shkojnë në balotazh: Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash, Viti dhe Obiliq.

    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, partia në pushtet, ka pësuar një humbje të thellë në këto zgjedhje, duke fituar vetëm 3 komuna në raundin e parë: Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.
    Ndryshe nga viti 2021, këtë herë Vetëvendosje nuk arriti të fitojë asnjë komunë të madhe direkt dhe shkon në balotazh në 12 komuna, por në të gjitha, përveç Gjilanit dhe Fushë Kosovës, renditet forca e dytë.
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt ka fituar vetëm në Deçan, por shkon si kryesuese në 4 nga 5 komuna ku është në balotazh: Gjakovë, Rahovec, Klinë, Suharekë e Junik.
    Lista Serbe ka fituar 9 komuna me shumicë serbe në raundin e parë: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok, Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh. Po ashtu, kryeson në balotazh në Kllokot, e vetmja komunë me shumicë serbe që nuk u fitua direkt./vizionplus.tv

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina dhe Gjilani në balotazh, ja rezultatet e exit-polleve

    Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina dhe Gjilani në balotazh, ja rezultatet e exit-polleve

    Dje, qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur krerët e komunave në 38 qytete të vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në 19:00. Menjëherë pas mbylljes së votimit, dolën edhe rezultatet e para të exit-polleve, të realizuara nga disa institucione të ndryshme. Sipas një matjeje të realizuar nga Klan Kosova në bashkëpunim me institutin PIPOS, gara për Prishtinën përfundoi pa një fitues të qartë në raundin e parë. Sipas të dhënave, kryeqyteti shkon në balotazh mes Përparim Ramës dhe Hajrulla Çekut. Duhet theksuar se, sipas sistemit zgjedhor në Kosovë, një kandidat duhet të fitojë mbi 50% të votave për t’u shpallur fitues në raundin e parë.
    Në të kundërt, zhvillohet një raund i dytë mes dy kandidatëve më të votuar. Në Gjakovë, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini, u projektua si fitues që në raundin e parë, duke lënë pas Ardian Golën e LVV-së. Gjilani po ashtu nuk pati fitues përfundimtar në raundin e parë. Exit-polli i Klan Kosova parashikoi një balotazh mes Alban Hysenit të LVV-së dhe Arbër Ismajlit të LDK-së. Në Mitrovicë, sipas të njëjtit exit-poll, Arian Tahiri i PDK-së u projektua si fitues. Edhe Ferizaj pati një rezultat të qartë. Agim Aliu, kandidati i PDK-së, sipas matjeve të Klan Kosova dhe PIPOS, fitoi që në raundin e parë. Për Prizrenin, rezultati tregoi një garë të fortë.
    Shaqir Totaj i PDK-së doli i pari me 46.14% të votave, por nuk arriti shumicën absolute, duke lënë hapësirë për një raund të dytë. Përveç Klan Kosovës, rezultatet e exit-polleve u publikuan edhe nga RTV Dukagjini në bashkëpunim me UBO Consulting, si dhe nga “Albanian Post” me Institutin “Source”. Të dhënat e tyre rezultuan të përafërta, duke konfirmuar tendencat e raportuara në shumicën e komunave.

  • Popullariteti i Macron bie ndjeshëm në sondazhe pas bllokimit politik në Francë

    Popullariteti i Macron bie ndjeshëm në sondazhe pas bllokimit politik në Francë

    Popullariteti i Emmanuel Macron po bie dhe forcat politike që e mbështesin atë po tkurren në sondazhe, rezultatet e të cilave u publikuan sot nga media franceze.

    Në veçanti, sipas një sondazhi nga kompania Elabe për gazetën LES ÉCHOS, vetëm 14% e francezëve i besojnë presidentit francez se do të merret në mënyrë efektive me problemet e vendit, që do të thotë një rënie prej 3 pikësh në një muaj. Ky është një kolaps mbresëlënës, me 7 pikë të humbura në dy muaj dhe 13 që nga marsi 2025, raporton gazeta, duke vënë në dukje se me një shkallë besimi prej 14%, Emmanuel Macron thyen rekordin për popullaritet të ulët që kishte vendosur muajin e kaluar, duke barazuar rekordin negativ të François Hollande në nëntor 2016.
    Nga ana tjetër, sipas të njëjtit sondazh, kryeministri i dorëhequr, Sébastien Lecorni, po sheh popullaritetin e tij të rritet ndjeshëm. Ndërsa ai renditej i 18-ti midis 30 politikanëve në sondazhin mujor të Elabe para emërimit të tij në zyrën e kryeministrit më 9 shtator, ai aktualisht është në vendin e 7-të midis preferencave të popullit francez për politikanët, me 28% opinione pozitive (+11 pikë). Në vendin e parë është i djathti ekstrem Jordan Bardella (39%), i ndjekur nga ish-kryeministrat gjatë presidencës së Macron Édouard Philippe (35%) dhe Gabriel Attal (33%).
    Gazeta Le Figaro botoi gjithashtu një artikull me titull “Zgjedhjet presidenciale 2027: Alarmi Kombëtar është favoriti i madh sipas një sondazhi të ri, në një kohë kur blloku i qendrës po shembet”. Artikulli pohon se më shumë se një vit e gjysmë para zgjedhjeve presidenciale, partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar (RN), duket të jetë favoritja e madhe në qëllimet e votimit, duke mbledhur midis 34% dhe 35%, ndërsa blloku i qendrës, i cili në thelb mbështet presidentin francez, po shembet dhe është kokë më kokë me të majtën për një vend në raundin e dytë. Në veçanti, sipas një sondazhi nga kompania Toluna Harris Interactive për stacionin televiziv RTL, i përfaqësuar ose nga presidenti i saj Jordan Bardella ose nga presidentja e grupit të saj parlamentar, Marine Le Pen, Tubimi Kombëtar është vazhdimisht i pari në qëllimet e votimit për raundin e parë.
    Dhe kjo, pavarësisht nga kundërshtarët e tij, përkatësisht ish-kryeministrat Gabriel Attal (12% e qëllimeve të votimit) ose Edouard Philippe (midis 15% dhe 16%, ndërsa para verës ishte mbi 20%). Tubimi Kombëtar do të arrinte 35% në rast të kandidaturës së Jordan Bardella, pothuajse 12 pikë më shumë se përqindja e Tubimit Kombëtar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022. Marine Le Pen gjithashtu dominon me 34% (dënimi i saj aktualisht e pengon atë të kandidojë përsëri).
    Në të majtë, Jean-Luc Mélenchon, me Francën e Pabindur, ka 14% të votave, pavarësisht skenarit. Raphael Glicksmann, i lidhur me socialistët, do të kishte gjithashtu 14% nëse kandidati i bllokut të qendrës do të ishte Gabriel Attal dhe 12% kundër Édouard Philippe.
    Së fundmi, në rast të shpërbërjes së Asamblesë Kombëtare, Alarmi Kombëtar do të dilte i pari në votim në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare, sipas një sondazhi të OpinionWay për stacionin televiziv CNEWS. Ashtu si në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, Alarmi Kombëtar do të mbizotëronte në të gjitha skenarët, duke mbledhur midis 33% dhe 34%, edhe nëse do të përballej me një front të bashkuar të të gjitha partive të krahut të majtë, i cili më pas do të arrinte 24%.

    Top Channel

  • Skënderbeu U19 në raundin e dytë të Uefa Youth League, Presidenti Duka “duartroket”: Sukses i merituar

    Skënderbeu U19 në raundin e dytë të Uefa Youth League, Presidenti Duka “duartroket”: Sukses i merituar

    Skënderbeu U-19 ia doli që të kalojë në raundin e dytë të UEFA Youth League, pas eleminoi Inter Escaldes. Këtë sukses e ka duartrokitur edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, i cili bëri një postim në rrjetet sociale.
    Postimi:
    👏👏 Urime ekipit të Skënderbeu U-19 për kalimin e merituar në raundin e dytë të UEFA Youth League. Dy fitoret e bukura dhe me goleada ndaj bashkëmoshatarëve të Inter D’Escaldes treguan forcën dhe talentin tuaj. 🙌🏻
    Ju pret një sfidë e vështirë kundër Aston Villa-s, por jemi me ju dhe do ju mbështesim gjithmonë.
     
     
    Suksese! 🇦🇱⚽️

  • Universitetet, mbi 10 mijë kuota bosh pas raundit të parë! Rriten kërkesat për programet 2-vjeçare

    Universitetet, mbi 10 mijë kuota bosh pas raundit të parë! Rriten kërkesat për programet 2-vjeçare

    Nxënësit me mesatare nën 8.5, përfshirë edhe ata me rezultate më të ulëta apo që kanë ngelur në vjeshtë, po zgjedhin studimet dyvjeçare. Kreu i rrjetit akademik shqiptar, Arjan Xhelaj, thotë se në raundin e parë u regjistruan në universitete 16 mijë studentë, duke lënë mbi 10 mijë kuota bosh.

    “Raundi i parë u mbyll me 16 mijë maturantë të regjistruar. Këtij numri mund t’i shtohen edhe mbi 6,300 të cilët kanë kaluar në raundin e dytë. Ka akoma kuota të cilat lidhen me fushën ekonomike dhe që kanë kërkesë të lartë, drejtësia ka programe, degët që të çojnë në mësuesi patën një ecuri të mirë. Në raundin e dytë patëm një aplikim të lartë tek nivelet dyvjeçare, që arrin në 19% të totalit të aplikimeve. Duke qenë se studentët ekselentë ezauruan kuotat më të kërkuara, një pjesë e mirë e këtyre që vijnë edhe nga vjeshta zgjedhin programet dyvjeçare.”

    Jashtë universitetit nuk mbetet asnjë student, pasi këtë vit kuotat për në shkollë të lartë ishin afër 27 mijë, aq sa nxënës përfunduan maturën. Xhelaj thotë se numri i lartë i kuotave lidhet edhe me kapacitetet pritëse të universiteteve për studentë të huaj.

    “Gjithmonë ka kuota të lira të cilat ngelen. Ka kapacitete në universitetet shqiptare dhe ndërkombëtarizimi është interes për studentët e huaj.”

    Ekselentët ezauruan degët më të kërkuara të universiteteve, si mjekësia dhe inxhinieria, që në ditët para regjistrimeve. Ndërsa ata me mesatare nën 8.5 shpëtuan edhe degët e rrezikuara tek gjuhët e huaja, shkencat ekzakte dhe ato të universitetit bujqësor.

  • Universitetet nisin aplikimet për raundin e dytë, kuota të lira në shumë programe të kërkuara

    Universitetet nisin aplikimet për raundin e dytë, kuota të lira në shumë programe të kërkuara

    Pas mbylljes së raundit të parë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë, maturantët nga kjo e shtunë kanë nisur aplikimet për raundin e dytë, për t’i hapur rrugën më pas procesit të regjistrimit më 29 shtator.
    Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, sqaron se programet e studimit me konkurs kanë ezauruar të gjitha kuotat që në raundin e parë, por ende ka shumë vende të lira në programet e kërkuara këto vitet e fundit.
    “Gjatë raundit të parë ecin kryesisht ato programe që kanë konkurs, si Mjekësia e Përgjithshme, Arkitektura, Urbanistika. Ato u ezauruan brenda tri ditëve të para. Gjithashtu edhe akademitë e sigurisë dhe mbrojtjes, që kanë konkurset e tyre, u ezauruan brenda fazës së parë. U reflektua gjithashtu ajo që ndodhi gjatë procesit të aplikimit, ku dy grupimet kryesore, të inxhinierive dhe teknologjisë nga njëra anë, dhe shkencat që lidhen me shëndetin dhe Infermieria nga ana tjetër, patën numrin me të lartë të aplikimeve, që lëviznin te 30 për qind. Në procesin e regjistrimit u reflektua e njëjta gjë me një përqindje më të ulët të procesit të regjistrimit, sepse ka akoma kuota të lira në këto dy grupime,” shprehet z. Xhelaj.
    Drejtori i RRASH-it sqaron se interesi për programet dyvjeçare në këtë raund të parë nuk ka qenë i madh, por pritet një rritje e kërkesës gjatë raundit të dytë.
    “Diçka më pak janë regjistrimet në programet dyvjeçare krahasuar me aplikimet, ku ne lëvizim te 10 për qind. Tani jemi jo më shumë se 7 e pak për qind. Grupimi i maturantëve që kanë ngelur, plus ata maturantë që kanë ardhur nga vjeshta, kanë akoma mundësinë për t’u regjistruar. Një pjesë e mirë e tyre do të regjistrohen në programet dyvjeçare, se vetë mesatarja që kanë nuk ua lejon të aplikojnë për Bachelor,” thotë z. Xhelaj.
    Raundi i dytë përmbyllet në 10-ditëshin e parë të muajit tetor. Ai do të pasohet edhe nga një raund i fundit, i cili do të përfshijë brenda auditorëve edhe maturantët e pavendosur, të cilët në fund do t’u duhet të zgjedhin degën për të cilën do të studiojnë.

  • UEFA Youth League/ Skënderbeu fiton 10-0 në transfertë

    UEFA Youth League/ Skënderbeu fiton 10-0 në transfertë

    Skënderbeu arriti një fitore të madhe në raundin e parë të “Domestic Champions Path” në UEFA Youth League, duke mposhtur në transfertë Inter Escaldes U19 me rezultatin e thellë 10-0.
    Kampionët e Shqipërisë për grupmoshën U-19 dominuan takimin dhe dhuruan spektakël në “Estadi Nacional” të Andorrës. Falë këtij triumfi, korçarët janë vetëm një hap larg kalimit në raundin e dytë, ku do të përballen me gjigandët anglez të Aston Villa FC.
    Trajneri Edmir Osmanllari e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dervishi (GK), Laze, Nasto, Ziad, Grazhdani, Islami, Begaj, Lamallari, Beqiri, Korçari, Shkëmbi.
    Fidel Korçari shënoi 4 gola, duke qenë lojtari më i dalluar i ndeshjes. Taryck Tahid realizoi 3 gola, ndërsa Ensar Beqiri shënoi 2. Xhitjon Begaj realizoi një gol dhe ndeshja u mbyll me fitoren e thellë 10-0.
    Sfida e kthimit Skënderbeu U19 – Inter Escaldes U19 do të luhet më 1 tetor në stadiumin “Skënderbeu”, në Korçë.