Tag: raundin

  • Ndeshja/ Shqipëria U17 pëson disfatë të thellë nga moshatarët e Kroacisë

    Ndeshja/ Shqipëria U17 pëson disfatë të thellë nga moshatarët e Kroacisë

    Kombëtarja U-17 luajti sot ndeshjen e dytë në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 ndaj Kroacisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Trate Nedelishe” u mbyll me fitoren e Kroacisë 3-0. Kroacia mori avantazhin në minutën e 10-të me Luka Bartoloviç. Në minutën e 26-të Matej Miliçiç dyfishoi rezultatin, ndërsa Juraj Frigan shënoi të tretin në të 35-ën. Fraksioni i dytë nisi me tre ndryshime për Shqipërinë.
    Nga loja dolën Frensi Mali, Daniele Lulaj dhe Armend Muslika, ndërsa u aktivizuan Simon Uldedaj, Ermal Ymeri dhe Elson Himallari. Gjatë pjesës së dytë skuadra u përpoq të reagonte, duke krijuar disa mundësi për shënim, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Takimi u mbyll me shifrat 3-0 për Kroacinë. Përballja e fundit për U-17 në raundin e parë kualifikues do të jetë ndaj Kazakistanit më 17 nëntor në orën 11:30.

  • Zgjedhjet lokale në Kosovë, LDK fiton balotazhin, Kurti humb 2 komunat e medha

    Zgjedhjet lokale në Kosovë, LDK fiton balotazhin, Kurti humb 2 komunat e medha

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje rezultuan partitë me rezultatet më të mira në zgjedhjet lokale të këtij viti të cilat u përmbyllën me raundin e dytë këtë të dielë, atë të balotazhit. Ai sheh si subjektin më të suksesshëm, Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila fitoi në 5 komuna: Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash dhe Viti. Duke i shtuar 2 komunat e fituara në raundin e parë, atë të 12 Tetorit, Lidhja Demokratike e Kosovës e mbyll këtë proces elektoral me 7 komuna të fituara në tërësi. Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë 4 komuna në raundin e dytë të balotazhit. Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Gjilani votuan për kandidatët e partisë së Albin Kurtit.
    Duke shtuar komunat e fituara në raundin e parë të Tetorit, Vetëvendosje i mbyll zgjedhjet lokale të këtij viti me 7 komuna të fituara. Rezultati është një përmirësim I atij të vitit 2021, kur ky subjekt fitoi 4 të tilla, por LVV nuk arriti të fitojë dy komuunat e mëdha, atë të Prishtinës dhe Prizrenin që konsideroheshin dy garat më të forta. Me 4 komuna e mbylli raundin e balotazhit edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Partia e Ramush Haradinajt, fitoi në raundin e dytë, Klinën, Gjakovën, Rahovecin dhe Suharekën. Zgjedhjet lokale të këtij viti për AAK mbyllen me 5 komuna të fituara. Partia Demokratike e Kosovës fitoi në raundin e balotazhit 3 komuna. Kandidatët e kësaj partie rezultuan më të votuarit në Vushtrri, Prizren dhe Kaccanik. Në total Partia Demokratike e Kosovës fitoi në këto zgjedhje lokale 6 komuna. Në raundin e balotazhit, Lista Serbe fitoi Kllokotin ndërsa partia turke KDTP komunën e Mamushës.

  • Zgjedhjet në Kosovë/ Kush është kandidati i vetëm, që përmbysi rezultatin në raundin e dytë

    Zgjedhjet në Kosovë/ Kush është kandidati i vetëm, që përmbysi rezultatin në raundin e dytë

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi do të jetë kryetar i Obiliqit për katër vitet e ardhshme pas zgjedhjeve të 9 nëntorit. Thaçi është i vetmi kandidat që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë ka arritur të përmbysë rezultatin e raundit të parë.
    Thaçi në raundin e parë u rendit i dyti me 44.37 për qind ose 5,626 vota. Xhafer Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte i pari me 46.20 për qind, përkatësisht 5,859 vota.
    Nga 18 komunat që shkuan në balotazh, vetëm Thaçi ka arritur të bëjë përmbysje rezultati. Në zgjedhjet që u mbajtën të dielën, më 9 nëntor Thaçi mori 6,441 vota ose 51.09 për qind. Gashi mori 6,167 vota ose 48.91 për qind.

  • Zgjedhjet në Kosovë, si janë ndarë komunat pas raundit të dytë

    Zgjedhjet në Kosovë, si janë ndarë komunat pas raundit të dytë

    Shtrirja e partive politike nëpër 38 komunat e Kosovës është bërë e qartë pas mbajtjes së balotazhit për kryetarë në 18 komuna, më 9 nëntor.
    Në raundin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 12 tetor, kryetarët i kanë zgjedhur 20 komuna.
    Bazuar në të dhënat preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të 9 nëntorit, rezultatet janë kështu:
    LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe JunikLVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe ObiliqAAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe RahovecPDK: Prizren, Vushtrri dhe KaçanikLISTA SERBE: KllokotPartia turke KDTP: MamushëNë rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
    Në raundin e parë – të 12 tetorit – rezultatet kanë qenë kështu:
    LVV: Kamenicë, Podujevë dhe ShtimePDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i ElezitLDK: Istog dhe LipjanAAK: DeçanLISTA SERBE: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.NISMA: MalishevëNë Drenas ka fituar iniciativa e Ramiz Lladrovcit.
    Bazuar në këto rezultate, del që Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë fituar nga shtatë komuna, Partia Demokratike e Kosovës gjashtë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pesë komuna, ndërsa Lista Serbe 10 sosh.
    Dalja në raundin e parë ishte mbi 40 për qind, ndërsa në raundin e dytë mbi 32 për qind.
    Të dyja proceset janë zhvilluar pa ndonjë incident të madh.

  • Balotazh në Kosovë/ Të dielën votohet në 18 komuna, gara më e fortë për Prishtinën dhe Prizrenin

    Balotazh në Kosovë/ Të dielën votohet në 18 komuna, gara më e fortë për Prishtinën dhe Prizrenin

    Ditën e diel qytetarët e Kosovës votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore. Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë më të drejtë vote zgjedhin kryetarët e 18 komunave, në të cilat kryetari nuk u zgjodh në raundin e parë në 12 tetor.
    Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtria, Juniku dhe Mamushi e Kllokoti, janë komunat që shkojnë sërish në zgjedhje.
    Në raundin e parë Partia Demokratike e Kosovës fitoi 3 komuna (Skënderaj, Ferizaj dhe Hani i Elezit) dhe kryeson në 4 komuna që shkojnë në balotazh: Prizren, Kaçanik, Vushtrri dhe Mitrovicë e Jugut.
    Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 2 komuna (Istog dhe Lipjan) por kryeson në 6 nga 9 komuna të tjera që shkon në balotazh: Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash, Viti dhe Obiliq.
    Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit u përballë me një humbje të thellë në raundin e parë, duke marrë vetëm tre komuna, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.
    Partia e Kurtit nuk fitoi asnjë komunë të madhe më 12 tetor dhe shkon në balotazh në 12 të tjera, ku veç Gjilanit dhe Fushë Kosovës renditet forcë e dyte. Edhe në Prishtinë, kandidati i Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, doli pas Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike në raundin e parë, edhe pse askush nuk mori 50% + të votave.
    Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt fitoi vetëm në Deçan dhe shkon si kryesuese në Gjakovë, Rahovec, Klinë, Suharekë e Junik.
    Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, mori 9 komuna në raundin e parë: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç, Zubin Potok, Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

  • Tenis/ Surprizë nga Parisi, Norrie eleminon Carlos Alcaraz në raundin e dytë

    Tenis/ Surprizë nga Parisi, Norrie eleminon Carlos Alcaraz në raundin e dytë

    Në Paris, vjen surpriza e madhe e turneut: Carlos Alcaraz është eleminuar që në raundin e dytë! Spaniolli, numri dy i botës, u mund nga britaniku Cameron Norrie me rezultatin 4-6, 6-3, 6-4, pas një ndeshjeje plot tension dhe gabime të shumta nga Alcaraz.
    Alcaraz arriti të fitonte setin e parë, ç’ka dha impresionin se do ta kalonte pa problem edhe këtë raund. Por në këtë moment, erdhi edhe kthesa e madhe e ndeshjes. Norrie fitoi besim dhe përfitoi në maksimum nga gabimet e Alcaraz duke i shfrytëzuar dhe rikthyer ndeshjen në favor. Një eleminim i papritur ky për Carlos Alcaraz, që shihej si një prej favoritëve të turnout.

    Ky rezultat i hap rrugën Jannik Sinner për një objektiv historik: nëse italiani arrin të fitojë turneun, mund të rikthehet si numri 1 i botës në renditjen ATP.

  • Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut/ Përplasje për Tetovën dhe Gostivarin

    Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut/ Përplasje për Tetovën dhe Gostivarin

    Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë edhe katër ditë kohë për të prezantuar kandidatët e tyre për kryetar komunash për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të së dielës, më 2 nëntor.
    Ndërsa dita e heshtjes zgjedhore afrohet, retorika po bëhet më e ashpër. Kandidati i AKi-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi ka ngritur akuza të rënda lidhur me ndërtimet në hapësirën e “Monopolit” në Tetovë, duke i quajtur ato “veprime që ofendojnë kujtesën dhe sakrificën e qytetarëve”.
    Për këtë të fundit ka patur akuza se ka shërbyer si objekt aferash korruptive. Rexhepi ftoi publikisht Bilall Kasamin që të përballet me të në një debat të hapur.
    Nga krahu tjetër, Bilall Kasami, kandidati i VLEN për Tetovën fton qytetarët ta votojnë për të vulosur atë që e kanë quajtur fitore te madhe, drejt një mandati të dytë.
    Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve 44 komuna kanë zgjedhur tashmë kryetarin e tyre, ndërsa në 33 të tjera do të mbahet raundi i dytë.
    Nga betejat më të forta politike mes shqiptarëve, VLEN siguroi në raundin e parë fitoren ne Çair, ndersa edhe Gostivari është një tjetër komunë që shkon në raundin e dytë.

  • Zgjedhjet e 12 tetorit, Kosovë/ KQZ shpall të shtunën rezultatet përfundimtare

    Zgjedhjet e 12 tetorit, Kosovë/ KQZ shpall të shtunën rezultatet përfundimtare

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në orën 18:00 do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
    KQZ sot certifikoi edhe Listën Votuese për raundin e dytë të votimit për këto zgjedhje që mbahet më 9 nëntor.
    Balotazhi do të mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot, njofton Klankosova.
    Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në këto 18 komuna është 1 milion e 346 mijë e 397 votues.

  • Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, 18 komuna në balotazh më 9 nëntor! KQZ miraton listën e votuesve

    Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, 18 komuna në balotazh më 9 nëntor! KQZ miraton listën e votuesve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar listën e votuesve e për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, i cili do të zhvillohet në 18 komuna.
    Komunat ku do të ketë balotazh janë Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.
    Raundi i dytë është caktuar të mbahet më 9 nëntor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, për këtë raund do të shtypen 1.158.015 fletëvotime – rreth 16 % më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë raund.
    “Ky numër përfshin fletëvotimet për: vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, personat me nevoja të veçanta, fletëvotimet rezervë dhe votimin me postë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së, pas mbledhjes së mbajtur.
    Për zgjedhjet e rundit të parë, të zhvilluara më 12 tetor, KQZ-ja kishte certifikuar listën me mbi dy milionë persona të drejtë vote, prej të cilëve 43.993 ishin votues nga jashtë Kosovës.
    Megjithatë, në 20 komuna, kryetarët e rinj dhe përbërja e re në asamble komunale u zgjodh qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.
    Në raundin e dytë, në këto komuna, numri i votuesve është rritur pasi që janë 1.690 qytetarë që kanë mbushur 18 vjeç që nga rundi i parë, në krahasim me 1.147 që kanë vdekur që prej atëherë.
    Në ditën e zgjedhjeve, në raundin e parë, votuan 39.58 për qind e mbi dy milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.
    Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në rundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.
    Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë rund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit./REL

  • Balotazhi në Kosovë në 9 nëntor, në raundin e dytë votohet për të zgjedhur kryetarët e 18 komunave

    Balotazhi në Kosovë në 9 nëntor, në raundin e dytë votohet për të zgjedhur kryetarët e 18 komunave

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar listën e votuesve për raundin e dytë të garës lokale e cili do të zhvillohet në 18 komuna.
    Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në raundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh.
    Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë raund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

    Raundi i i balotazhit do të zhvillohet në 9 nëntor./vizionplus.tv