Tag: raundi

  • Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut/ Përplasje për Tetovën dhe Gostivarin

    Të dielën raundi i dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut/ Përplasje për Tetovën dhe Gostivarin

    Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë edhe katër ditë kohë për të prezantuar kandidatët e tyre për kryetar komunash për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të së dielës, më 2 nëntor.
    Ndërsa dita e heshtjes zgjedhore afrohet, retorika po bëhet më e ashpër. Kandidati i AKi-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi ka ngritur akuza të rënda lidhur me ndërtimet në hapësirën e “Monopolit” në Tetovë, duke i quajtur ato “veprime që ofendojnë kujtesën dhe sakrificën e qytetarëve”.
    Për këtë të fundit ka patur akuza se ka shërbyer si objekt aferash korruptive. Rexhepi ftoi publikisht Bilall Kasamin që të përballet me të në një debat të hapur.
    Nga krahu tjetër, Bilall Kasami, kandidati i VLEN për Tetovën fton qytetarët ta votojnë për të vulosur atë që e kanë quajtur fitore te madhe, drejt një mandati të dytë.
    Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve 44 komuna kanë zgjedhur tashmë kryetarin e tyre, ndërsa në 33 të tjera do të mbahet raundi i dytë.
    Nga betejat më të forta politike mes shqiptarëve, VLEN siguroi në raundin e parë fitoren ne Çair, ndersa edhe Gostivari është një tjetër komunë që shkon në raundin e dytë.

  • Champions League/ Real-Juventus si finale, raundi i tretë mbyllet me duele interesante

    Champions League/ Real-Juventus si finale, raundi i tretë mbyllet me duele interesante

    Raundi i tretë i Champions League, mbyllet me nëntë duele tejet interesante, të cilat do të luhen këtë të mërkurë të 22 tetorit. 
    Padyshim vëmendja më e madhe do të jetë te Real Madrid-Juventus, që quhet si një finale e parakohshme. 
    Madrilenët vijnë pas dy sukseseve, ndërsa Juvja pas barazimit me Dortmund në raundin e dytë. Ndeshja luhet në “Santiago Bernabeu” dhe Reali shihet si favorit, por fusha do të thotë fjalën e fundit. 
    Bayern Munich pret në shtëpi Club Brugge. Gjermanët pritet të mos e kenë të vështirë, por belgët kanë treguar se shpesh mund të bëjnë surpriza. 
    Duel interesant është edhe ai mes Monacos dhe Tottenham në Francë. Liverpool ka një transfertë delikate, ndaj gjermanëve të Eintracht Frankfurt. 
    Anglezët kërkojnë të reagojnë, pas katër humbjeve radhazi, mes kampionatit dhe Champions League. 
     
     

  • Raundi i tretë/ Arsenal e Siti përballë skuadrave spanjolle, PSG viziton Leverkusen

    Raundi i tretë/ Arsenal e Siti përballë skuadrave spanjolle, PSG viziton Leverkusen

    Champions League/ Tetë të parat sigurojnë biletat për turin tjetër, 16 të tjerat play off ndërsa 12 të fundit eleminohen menjëherë

    Nis sot raundi i tretë i Champions League në formatin ligë. Tetmbëdhjetë skuadra do të zbresin sot në fushë për të luajtur sipas kalendarit të paracaktuar në short.

    Në 18:45 Bracelona përballet me Olimpiakos ndërsa po në këtë orë takimi Kairat Almati-Pafos. Mbrëmja në orën 21:00 sjell dhe 7 takime të tjera. Të gjitha këto ndeshje kanë nivel të lartë dualiteti me skuadra si Siti, PSG e Napoli që lujnë jashtë dhe do ta kenë mjaft të vështirë respektivisht me Vijareal, Leverkusen e PSV.

    Programi për sot:

    18:45

    Barcelona- Olimpiakos

    Kairat-Pafos

    21:00

    Arsenal-Atletiko Madrid

    Leverkusen-PSG

    Kopenhagë- Dortmund

    Njukasëll- Benfika

    PSV- Napoli

    RU Saint Zhilozë-Inter

    Vijareal- Mançester Siti/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Mbyllet raundi i dytë i regjistrimit, ja kur është shansi i fundit për maturantët

    Mbyllet raundi i dytë i regjistrimit, ja kur është shansi i fundit për maturantët

    20 mijë e 252 maturantë janë rregjistruar në universitetet e vendit, duke shënuar mbylljen e raundit të dytë të regjistrimeve. Menjeherë pas mbylljes se këtij raundi maturantët kanë në dispozicion datat 9 dhe 10 tetor për të kryer procesin e çrregjistrimit.
    Krahasuar me një vit më parë, numri i maturantëve që kanë vijuar studimet e larta është rritur vetëm me 52 studentë më shumë.
    Degët tradicionale të preferuara vijojnë të mbeten të njëjtat: Mjekësia, Arkitektura dhe Teknologjia e Informacionit, ndërsa pas tyre renditen Drejtësia dhe fushat e ekonomisë.
    Në krahun tjetër, degë si Fizika, Kimia apo gjuhët e huaja vazhdojnë të jenë më pak të kërkuarat, duke ruajtur të njëjtën panoramë me vitet e kaluara.
    Të dhënat e INSTAT tregojnë se arsimi i lartë në vend po përballet me një rënie të numrit të studentëve. Për vitin akademik 2024–2025, në auditore janë numëruar 122,613 studentë, nga 123,797 në vitin akademik 2020–2021. Numri më I ulët u evidentua në vitin 2023-2024 me vetëm 120,063 studentë.
    Raundi i tretë i regjistrimeve pritet të zhvillohet në datat13 deri më 24 tetor, ku maturantët do të kenë mundësinë të kryejnë regjistrimin drejtpërdrejt në sekretaritë e universiteteve përkatëse. Ndërkohë, për maturantët e viteve të kaluara, data 14 tetor do të jetë një mundësi e fundit hapet për herë të fundit formulari A1Z.

  • Arsimi në alarm/ Universitetet boshatisen, mbyllet raundi i dytë i regjistrimeve

    Arsimi në alarm/ Universitetet boshatisen, mbyllet raundi i dytë i regjistrimeve

    Maturantët që ende nuk kanë siguruar një vend në universitet kanë afat deri në orën 16:00 të kësaj të mërkure për të përfunduar regjistrimin në raundin e dytë.
    Deri më tani janë rreth 19,700 maturantë të regjistruar, shifër më e ulët se një vit më parë, kur numri total arriti në 20 mije 200 studentë.
    Ndërkohë raundi i tretë nis më 9 tetor, me pagesën e tarifës, ndërsa procesi i regjistrimeve do të zhvillohet nga 13 deri më 24 tetor.
    Kandidatët mund të paraqiten drejtpërdrejt në sekretaritë e universiteteve.
     
     

  • Dy vite nga sulmi i 7 tetorit/ Sinjale paqeje shihen në horizont, Hamasi pozitiv për një armëpushim të mundshëm

    Dy vite nga sulmi i 7 tetorit/ Sinjale paqeje shihen në horizont, Hamasi pozitiv për një armëpushim të mundshëm

    Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 732-të, teksa sot shënohen dy vjet nga sulmet e 7 tetorit.

    Izraelitët kanë përkujtuar përvjetorin në Festivalin e Nova, në shkretëtirën e Negevit, aty ku në vitin 2023 u vranë 1,250 persona dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.
    Familjet e viktimave u mblodhën në vendin e masakrës, ku mbajtën një minutë heshtje në nderim të të humburve. Atmosfera e dhimbjes dhe kujtimit është shoqëruar me thirrje për drejtësi dhe përfundimin e dhunës që vazhdon prej më shumë se dy vitesh.
    Ndërkohë, në Egjipt ka përfunduar raundi i parë i negociatave midis Hamasit dhe Izraelit, që synojnë një armëpushim të mundshëm në Rripin e Gazës. Burime pranë delegacionit të Hamasit kanë deklaruar se bisedimet janë zhvilluar në mënyrë “pozitive”, duke rritur shpresat për përparim në planin e paqes.
    Sipas mediave egjiptiane, raundi i dytë i negociatave pritet të nisë sot në Sharm el-Sheikh, ku tashmë ka mbërritur edhe delegacioni izraelit. Ndërmjetësimi i Egjiptit dhe vendeve të tjera të rajonit shihet si kyç për arritjen e një marrëveshjeje që mund të ndalë luftimet dhe të hapë rrugën për zgjidhje diplomatike të konfliktit.

    Top Channel

  • Bisedimet për armëpushim me Izraelin, Hamasi: Raundi i parë i negociatave zyrtare do të fillojë sonte

    Bisedimet për armëpushim me Izraelin, Hamasi: Raundi i parë i negociatave zyrtare do të fillojë sonte

    Nisin sonte në mbrëmje bisedimet zyrtare për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt.

    Burime nga Hamasi konfirmuan për CNN se raundi i parë i negociatave do të zhvillohet këtë mbrëmje në Sharm el-Sheikh. Paraprakisht, ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit u takuan në Kajro me Khalil al-Hayya, udhëheqësin e delegacionit të Hamasit, për të zgjidhur pikat e fundit të mosmarrëveshjeve.
    Nga pala izraelite janë të pranishëm përfaqësues të nivelit të lartë, megjithëse kryenegociatori Ron Dermer nuk ndodhet fizikisht në bisedime, por pritet t’u bashkohet më vonë gjatë javës.
    Negociatat zhvillohen në një klimë të ndjeshme, pasi palët kanë mosdakordësi për çarmatimin e Hamasit, rolin e tij në administrimin e ardhshëm të Gazës dhe garancitë për largimin e sigurt të drejtuesve të lartë.
    Bisedimet janë pjesë e përpjekjes për të vënë në zbatim planin 20-pikësh të armëpushimit të propozuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

    Top Channel

  • Regjistrimet në universitete, nis raundi i dytë: Vetëm 48 orë afat, interes i shtuar për degët e teknologjisë

    Regjistrimet në universitete, nis raundi i dytë: Vetëm 48 orë afat, interes i shtuar për degët e teknologjisë

    Ka nisur këtë të hënë raundi i dytë i regjistrimeve në universitete. Maturantët kanë vetëm 48 orë kohë për të dorëzuar dokumentet. Këtë vit raportohet se rritje të aplikimeve ka pasur edhe te Shkencat e Natyrës
    Nga e hëna dhe deri të mërkurën maturantët që aplikuan për në universitet do të kenë mundësi të ndryshojnë degë, ose të regjistrohen për herë të parë pas zbritjes së vizës nga raundi i parë.
    Dokumentet do ti paraqesin në sekretari të fakultetit.
    Ndryshe nga një vit më parë  në  fakultetin e  Shkencave të Natyrës sipas dekanes Eglantina Kalluçi, interesi ka qenë më I lartë sidomos në disa programe kyçe.
    Kalluci thotë se zhvillimet globale, dixhitalizimi dhe kërkesat e tregut po orientojnë gjithnjë e më shumë maturantët drejt degëve që lidhen me teknologjinë dhe informatikën.
    Ndërkohë, universitetet kanë publikuar listat me kuotat e mbetura maturantët nuk duhet të harrojnë që afati I regjistrimit është 48 orë.

  • Raundi i parë i Ligës së Kampioneve, vijnë surprizat e para

    Raundi i parë i Ligës së Kampioneve, vijnë surprizat e para

    Pas dy takimeve të orës 18:45, në 21:00 u luajtën 4 takimet e tjera të raundit të parë të Champions ’36’. Real fitoi 2-1 me marsejën tifozët e të cilit “dogjën” Madridin para takimit.

    Vendosi Mbape më dy gola të shnuar nga pika e bardhë e penalltisë. ndërkohë golin për framcezët e shënoi i biri i legjendës Xhorxh Ueah (Topi i Artë 1995) Timoti Ueah. I pari gol me fanellën e Marsejës së De Zerbit.

    Juve shpëton nderin ndaj Dortmundit. Ishte duke humbur 2-4 në fund 4-4. Befason Karabak, mposht Benfikën në Lisbonë 2-4

    Më poshtë rezultatet teknike

    18:45

    PSG- Union Zhilozë 1-3

    Bilbao- Arsenal 0-2

    21:00

    Juventus- Dortmund 4-4

    Benfika- Karabak 2-3

    Totenhem- Vijareal 1-0

    Real Madrid- Marsejë 2-1/Sportiim.al

    Vazhdo leximin

  • Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve në universitete, i dyti më 29 shtator!

    Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve në universitete, i dyti më 29 shtator!

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Ka përfunduar raundi i parë i regjistrimit në universitete. Rreth 80% e maturantëve që kanë rezultuar fitues në raundin e parë të regjistrimeve në universitetet publike kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Raundi i parë përfundoi me datë 11 shtator, por megjithatë, maturantët që nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e tyre do të kenë mundësi prej 48 orësh për çregjistrim. Sakaq, ata mund të kryejnë çregjistrimin duke u paraqitur në fakultet deri më datë 13 shtator. 
    Një maturant kishte një kohë prej dy ditësh për t’u regjistruar në një degë që ai ishte shpallur fitues. Në rast se maturanti nuk paraqitej në fakultet për regjistrim, ai s’kualifikohej dhe vendi i tij u kalonte kandidatëve të tjerë që ishin në pritje të listës. 
    Përzgjedhja e 10 preferencave me të cilat maturanti do të konkurrojë në raundin e dytë, do të zhvillohet më 20 deri 22 shtator. Maturantët nuk do të kenë nevojë të kryejnë pagesa të reja, pasi do të përdoret i njëjti kod aplikimi.
    Ndërkohë, raundi i dytë i regjistrimeve nis nga 29 shtator dhe do të zgjasë deri me datë 8 tetor. Edhe atëherë maturantët do të kenë një periudhë prej 48 orësh për çregjistrim./ZËRI