Tag: rastin

  • Bashkia e Tiranës humb gjyqin/ Detyrohet të dëmshpërblejë qytetarin me 13 mln lekë për diskriminimin e Veliajt

    Bashkia e Tiranës humb gjyqin/ Detyrohet të dëmshpërblejë qytetarin me 13 mln lekë për diskriminimin e Veliajt

    Pas më shumë se tre vitesh ecejakesh në proceset gjyqësore, Organizata “Drejtësi Sociale” ka njoftuar se ka fituar procesin gjyqësor me bashkinë e Tiranës.

    “Prej më shumë se 3 vitesh, kemi ndjekur rastin e Ali Ruçit, punonjës në sektorin e pastrimit të zgarave në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, pranë Bashkisë Tiranë.

    Ai u hoq nga puna me pretekstin e shkeljes së rregullave, por të gjithë kolegët e tij të mazhorancës vijuan punën, duke treguar qartë se ky është një diskriminim nga ana e institucionit.

    Fillimisht e dërguam rastin te Komisioneri për Diskriminim, ku me të drejtë u konstatua se kemi të bëjmë me diskriminim për shkak të etnisë. Më pas, ne rastin e dërguam në Gjykatën Administrative.

    Sot, Gjykata Administrative pranoi kërkesën tonë dhe e detyroi Bashkinë Tiranë të dëmshpërblejë me 13 milionë lekë të vjetra qytetarin Ali Ruçi”, njofton përfaqësuesi i ‘Drejtësi Sociale’, nëpërmjet një video në Facebook.

  • Filetot e pulës me salmonelë/ Palnikaj: Nuk e dimë sa mish u konsumua! AKU kërkon heqjen e lincencës për kompaninë

    Filetot e pulës me salmonelë/ Palnikaj: Nuk e dimë sa mish u konsumua! AKU kërkon heqjen e lincencës për kompaninë

    Dritan Palnikaj

    TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Dritan Palnikaj ka folur për skandalin me mishin e pulës me salmonelë që u shit në vendin tonë. Në tregjet e vendit ka përfunduar 13 tonë fileto pule me salmonelë që u importua nga kompania AMG FOOD e Mond Goxhës, me administrator vëllain e tij, Arben Goxha, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Palnikaj është shprehur se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kërkuar heqjen e licencës për kompaninë që importoi mish me salmonelë nga Brazili.
    Zyrtari tha për “Report TV” se AKU e ka referuar rastin menjëherë në Prokurorinë e Tiranës, pasi mori mostrat. Sipas tij, pas kësaj AKU ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet për të gjurmuar produktet e ndara në 12 qarqe të vendit.
    “Roli i AKU është të mbikëqyrë procedurën dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. Në rastin konkret, roli i AKU ka qenë proaktiv. Do të thotë që ka ndërmarrë një sërë hapash të njëpasnjëshme që me marrjen e mostrave, ka vijuar me kontrollet dhe inspektimet, gjurmueshmërinë në 12 qarqe. Ka pasur bashkëveprim me Hetimin Tatimor dhe Policia e Shtetit. Ka nisur një auditimi për punonjësit dhe ka referuar subjektin që ka pasur këtë produkt. AKU ka bërë referimin në prokurori dhe ka vendosur bllokimin për pjesën e sasisë së gjetur. Kompania është privat, por detyrimet për ti përmbushur ndaj publikut i ka publike, prandaj është në Prokurori. Detyrimet për të zbatuar ligjin, i ka me institucionet dhe ne shkeljet i kemi referuar në Prokurori. Edhe në rastin konkret është kërkuar nga AKU pezullimi i licencës”, tha Palnikaj.
    Palnikaj, njëherazi edhe Drejtues i Task-Forcës për Sigurinë Ushqimore, shtoi se nuk ka informacion se sa mish i kontaminuar është konsumuar.
    “Nuk e kam këtë informacion, do duhet një kohë e caktuar të dalë. Uroj të mos i hajë askush ato. Lufta me bakteret, viruset dhe sëmundjet e influencës haviare është e përbotshme. Nga ISUF na thuhet se në rastet kur konstatohet influencë mikrobakteriale, minimumi është 9-12 ditë. Është diçka që ka të bëjë me një influencë të caktuar, për të cilën produktet parashikojnë maksimumi 12 ditë. Reagimi i AKU ka qenë i menjëhershëm. AKU ka filluar vetë një proces adutimi, ka vijuar me pezullimin me heqjen e licencës për kompaninë dhe referimin në Prokurori”, u shpreh ai.
    Më tej, ai shtoi se në momentin kur ka dalë analiza se filetot e pulës janë të kontaminuara, inspektorët e AKU kanë shkuar në kompani për të bllokuar sasinë e mishit me salmonelë.
    “Nëse ne e trajtojmë në mënyrë krahasuese, kjo duhet bërë me një metodologji analize. Ne kemi bashkëpunime shumë të mira me sistemin e rastit. Këto produkte vijnë edhe me kontejner, çojnë edhe të ngrira, gjurmohen nga një rrjet i tërë ku Shqipëria është pjesë. Në momentin që ka dalë analiza, inspektorët e AKU kanë qenë në kompani dhe kanë kryer një bllokim. Këto pikëpyetje ne jemi duke bërë një hetim nga ana e AKU dhe ky hetim po bëhet edhe nga Prokuroria e Tiranës. Do doja që mediat ta trajtojmë çështjen me një kujdes të veçantë, AKU ka bërë njoftimin para se të dalë në media. Kemi ndjekur protokolle standarde, në bazë të tyre kemi këtë rezultat. Ne kemi edhe audit sot që po bëhet mbi AKU dhe referimin në Prokurorinë e Tiranës dhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit”, vijoi Palnikaj.
    27 ton mish pule me salmonelë u importuan këtë muaj nga Brazili në vendin tonë. Mishi me salmonelë është futur në vendin tonë nga Brazili dhe është shpërndarë në treg nga kompania “diMal”. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me “Salmonella Typhimurium”, por që në këtë kohë, mishi ishte shitur.
    Gjithsej, nga 27 ton, janë shitur 13.5 mijë kilogramë; shumica në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër marketet e gjithë vendit. Në lidhje me rastin në kërkim është shpallur Arben Goxha, administratori i kompanisë, ndërsa në hetim është i vëllai, Mond Goxha, pronar i ‘dimal’ dhe 3 inspektorët e AKU-së, Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari./ZËRI

  • AKU bllokoi fileton e pulës nga Brazili, Denaj: S’bëhet politikë me ushqimin, e kemi çuar rastin para institucioneve

    AKU bllokoi fileton e pulës nga Brazili, Denaj: S’bëhet politikë me ushqimin, e kemi çuar rastin para institucioneve

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore
    Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj, ka reaguar lidhur me rastin e një ngarkese me fileto pule, të cilat janë konstatuar të jenë me salmonelë dhe që janë futur në tregun shqiptar e konsumuar nga qytetarët.

    Sipas Denajt, e cila ka folur për Euronews Albania, rasti është delikat dhe me të nuk mund të bëhet politikë. Teksa ka garantuar se çështja është çuar para institucioneve përkatëse, duke u marrë të gjitha masat.
    Sipas ministres, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve dhe është angazhuar për të garantuar sigurinë ushqimore.“Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet”, përmendi Denaj lidhur me rastin.
    Ajo shtoi se rasti i takon institucioneve si krimi ekonomik, apo Policia e Shtetit, të cilat duhet të japin edhe gjykimin përkatës.
    “Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun”, përmbylli Denaj.Autoritetet ligjzbatuese kanë shpallur të shtunën e 29 marsit në kërkim administratorin e një kompanie private, e cila importoi mish pule me bakterin e salmonelës.Pasi një sasi e konsiderueshme u nxorr në treg, Policia ka proceduar penalisht dhe tre inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    Sakaq, autoritetet kanë proceduar edhe vëllain e administratorit, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.
    “Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç”.
    Shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, konfirmojnë autoritetet.
    Ndërsa, shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU-së me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
    /k.s//a.f/ ATSH

  • Vdes një 50 vjeçar në Veternik, ra nga lartësia e një objekti ku po punonte

    Vdes një 50 vjeçar në Veternik, ra nga lartësia e një objekti ku po punonte

    Një burrë rreth 50 vjeçar ka vdekur sot në Prishtinë. Viktima është shtetas i huaj, i cili ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik.
    Si pasojë e lëndimeve edhe ka ndërruar jetë.
    Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila shtoi se Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.
    “Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë e lëndimeve, personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes . Policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin“.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Dyshohet se viktima mbrëmë në Prishtinë s’kishte të bënte me rastin, dalin pamjet e para nga lokali ku u sulmua

    Dyshohet se viktima mbrëmë në Prishtinë s’kishte të bënte me rastin, dalin pamjet e para nga lokali ku u sulmua

    Janë publikuar pamje nga lokali ku mbrëmë dy persona të armatosur e të maskuar, pas të shtënave me armë zjarri, lanë të vdekur një person dhe plagosën një tjetër.
    Sipas raportimeve të fundit, 62-vjeçari që s’i bëri ballë plagëve, Naser Gashi, ishte kalimtar rasti.
    Mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se i njëjti erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.
    Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, nga ku janë dhënë detaje të reja.
    ‘‘Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion’’, është thënë nga Policia.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Kapen 1200 kilogramë duhan të papërunuar, po futej nga Shqipëria në Kosovë

    Kapen 1200 kilogramë duhan të papërunuar, po futej nga Shqipëria në Kosovë

    Policia e Kosovës, në rajonin e Prizrenit, ka ndaluar një kombi me targa vendore i cili po lëvizte në drejtimin nga kufiri Shqipëri – Kosovë.
    Gjatë kontrollimit të personit dhe kombit janë gjetur të ngarkuara në rreth 1200 kg duhan të papërpunuar. Lidhur me rastin drejtuesi i mjetit së bashku me automjetin janë sjellë në SPMK Dragash për procedura të mëtejme.
    Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti iniciohet si ‘kontrabandë me mallra dhe shmangie nga obligimet doganore’.
    Automjeti dhe malli janë konfiskuar, ndërsa personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR