Tag: rastin

  • 5 Maji, Rama: Të paharrueshëm, Dëshmorët e Atdheut

    5 Maji, Rama: Të paharrueshëm, Dëshmorët e Atdheut

    Politikë E Hënë, 5 Maj 2025 11:43

    Me rastin e Ditës së Dëshmorëve, Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim simbolik në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë një fotografi të monumentit “Nëna Shqipëri”.
    “Të paharrueshëm, Dëshmorët e Atdheut”, shkuan Rama.

  • Akuzat për pengim të drejtësisë, Thaçi shpallet i pafajshëm

    Akuzat për pengim të drejtësisë, Thaçi shpallet i pafajshëm

    Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm për akuzën e rë të “nxitjes”, e cila iu shtua në aktakuzë pas një vendimi të Apelit në rastin e tij kundër administrimit të drejtësisë. Deklaratën e tij, Thaçi e ka dorëzuar me shkrim përmes mbrojtjes më 24 prill 2025. Në këtë rast, ai është i akuzuar së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin.
    “Në përputhje me Rregullën 92 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, deklarata me shkrim e z. Thaçi për mospranim të fajësisë për secilën pikë dhe akuzë në Aktakuzën e Rikonfirmuar të ndryshuar, përfshirë edhe formën shtesë të nxitjes për Pikat 1 deri në 3, është e bashkangjitur me këto parashtresa”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes së Thaçit. Më 14 prill 2025, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka ndryshuar vendimin e saj të mëparshëm për aktakuzën, kështu duke konfirmuar formën e përgjegjësisë penale për Thaçin që bie në bazë të nenit 32 (3) të KPRK-së që ka të bëjë për shtytje në kryerjen e veprës penale të “Pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare”, në bazë të nenit 401 (3) dhe (5) të KPK-së.
    Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka aprovuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit për konfirmimin e aktakuzës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, ku është shtuar një formë e përgjegjësisë penale ndaj Thaçit në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Nga katër pika të ankesës së ZPS-së, u pranua vetëm ajo që kishte të bënte me përgjegjësinë e Thaçit për nxitjen e Kilajt, Smakajt dhe Fazliut për të kryer veprën penale të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

  • Rama uron Hashim Thaçin me rastin e datëlindjes: Edhe 100 komandant

    Rama uron Hashim Thaçin me rastin e datëlindjes: Edhe 100 komandant

    Ish-Presidenti i Kosovës sot mbushi 57 vjeç. Nuk mund të mungonte urimi i kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë është mjaftuar me vetëm një fjali: Edhe 100 komandat! Rama e shoqëron këtë urim me një foto të Thaçit me veshje ushtarake.

  • Shehaj: Opozita e vërtetë në këto katër vite kam qenë  unë, jo ata që bënë pazare me pushtetin (VIDEO)

    Shehaj: Opozita e vërtetë në këto katër vite kam qenë unë, jo ata që bënë pazare me pushtetin (VIDEO)

    Kreu i Partisë Mundësia ka shpërndarë ditën e sotme një video në rrjetin e tij Facebook. Në mbishkrimin e videos, Shehaj shkruan se ‘opozita e vërtetë në këto katër vite ka qenë vetëm ai’.
    Në videon e publikuar Shehaj tregon 10 denoncimet e njohura që ai ka bërë gjatë mandatit të tij si deputet.
    Nga skandali i Onkologjikut deri tek mbetjet toksike, në video shihen rastet kur Shehaj publikon rastet.
    “Bujar Balla 39-vjeç, në datën 1 Shator humbi jetën për mungesë medikamentësh. Paratë e ilaçeve i keni të gjitha në xhepat tuaj”, shprehet në video Shehaj mbi rastin e Onkologjikut.
    Nga ana tjetër në video shihet dhe denoncimi për rastin e mbetjeve toksike.
    “Prokuroria e Durrësit dyshon që në ata kontenierë ndodhen 800 ton mbetje toksike që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve dhe ju duhet ta kishin sekuestruar. Ministri i Brendshëm duhet të japi llogari. Përse nuk zbaton urdhërin e prokurorisë.”-ka thënë Shehaj për rastin e mbetjeve toksike”, shkruan ai.

  • Fillon shqyrtimi fillestar për rastin tragjik të foshnjës në lavatriçe

    Fillon shqyrtimi fillestar për rastin tragjik të foshnjës në lavatriçe

    Sot, më 16 prill 2025, në Gjykatën Themelore të Pejës po mbahet shqyrtimi fillestar për rastin e njohur si “Foshnja në lavatriçe”, një ngjarje që tronditi opinionin publik në dhjetor 2022.
    Rasti lidhet me vdekjen tragjike të një foshnjeje në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e cila dyshohet se u fut në lavatriçe bashkë me çarçafë, pas lindjes pa shenja jete.
    Hetimet e mëparshme kanë zbuluar se nëna e foshnjës mësoi për ngjarjen nga media, ndërsa familjarët u përballën me refuzimin e spitalit për të dorëzuar trupin e pajetë, çka çoi në zbulimin e incidentit.
    Prokuroria dhe Inspektorati Shëndetësor kanë ndërmarrë veprime për të hetuar përgjegjësitë e mundshme të stafit mjekësor.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Flet gjyshi i foshnjës: Spitali i Pejës tentoi ta fshehë rastin – fetusi doli copa-copa në qese!

    Flet gjyshi i foshnjës: Spitali i Pejës tentoi ta fshehë rastin – fetusi doli copa-copa në qese!

    Babai i gruas që kishte lindur foshnjën, i cili njëkohësisht është edhe punëtor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës – ka folur sot për herë të parë publikisht për rastin që tronditi opinionin në dhjetor të vitit 2022.
    Ai tha se stafi spitalor tentoi ta fshihte ngjarjen, ndërkohë që familja nuk dinte asgjë për fatin e trupit të foshnjës së vdekur.
    “Kur kemi shkuar për ta marrë trupin e foshnjës, kemi pritur një orë e gjysmë pa asnjë përgjigje. Askush s’na tregoi ku ishte kufoma. Vetëm pas shumë insistimesh, më thanë: ‘Mos u maltreto, hajde merre në ora 12 për varrim’.
    E kam thirrur sigurimin, por njëri prej tyre doli si i nervozuar dhe u largua. Në ato momente fillova të dyshoj seriozisht,” deklaroi ai pas përfundumit të seancës.
    “Kur na e kanë sjellë trupin, ishte copa-copa në një qese. Kemi mbetur të shtangur. Nuk kam parë kurrë një lëshim kaq të rëndë.”, shtoi ai. Saranda Keqekolli, avokatja e familjes së foshnjës së ndjerë, deklaroi se sot është pranuar aktakuza, por sipas saj, ajo nuk reflekton seriozitetin dhe peshën e ngjarjes.
    “Me aktakuzën nuk jemi të kënaqur. Rasti është neglizhuar shumë. Kjo ngjarje nuk ka tronditur vetëm familjen, por edhe opinionin publik. Foshnja ka përfunduar në lavatriçe sepse dikush nuk e ka kryer punën siç duhet.
    ”Keqekolli theksoi se të pandehurit nuk i kanë mohuar veprimet, përkundrazi, kanë pranuar se e kanë mbështjellë fetusin me çarçafë, gjë që ka çuar në tragjedinë e ndodhur.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • “PD është një parti që nuk rron dot pa vjedhur vota”/ Analisti Çupi analizon rastin e blerjes së votës me sfond…

    “PD është një parti që nuk rron dot pa vjedhur vota”/ Analisti Çupi analizon rastin e blerjes së votës me sfond…

    Ngjarja e parë me sfond kriminal në fushatën zgjedhore. Një mbështetës i Partisë Demokratike u ndalua në Lushnje, pasi ofroi para për të marrë kartën e identitetit të një personi me qëllim blerjen e votës. Analisti Frrok Çupi komentoi rastin në fjalë duke e cilësuar vjedhjen e votës një krim të rëndë. Çupi në një intervistë televizive u shpreh se pavarësisht të gjithave PD nuk mund ta ndryshojë rezultatin.
    “Kur vjedhja e votës ndodh që në fillim të fushatës është një ogur i keq. Partitë që kanë në plan të shtojnë votat duke i vjedhur, do bëhen gjithnjë e më agresive, dhe kjo është një rrezik tani. PD është një parti që nuk rron dot pa vjedhur vota. Asnjëherë nuk ka pasur shumicë edhe kur ka qenë në formën më të mirë të saj, teknologjinë e vetme që ka përdorur është vjedhje. Pas vjedhjes së votës nga PD në ’96 që deformoi rezultatin, pas asaj përjetuam luftën e ashpër, mes veriut dhe jugut dhe luftën civile. Qe një tragjedi që nuk u mbyll kurrë edhe pse forcat ndërkombëtare arritën të ruanin qetësinë në vend. Por sa më shumë modern të jetë një shtet, instrumentet primitivë e kriminalë bëhen më agresivë. Me njohjet që kam jam i sigurt se PD tani po zhvishet edhe nga elementë normale. Sa kohë të ketë PD dhe Berishë, do kemi sulme, vjedhje votash demokracia e votës në Shqipëri e rrezikuar”, u shpreh Çupi.

  • Mishi i pulës me salmonelë, flet sërish ministrja Denaj: U gjendëm përpara disa vështirësive

    Mishi i pulës me salmonelë, flet sërish ministrja Denaj: U gjendëm përpara disa vështirësive

    Anila Denaj

    TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka folur sërish për skandalin e mishit të pulës me salmonelë. Në një intervistë të dhënë për “Rudina”, emisionin e pasdites, ministrja është kujdesur që të evidentojë se tregtimi i mishit të kontaminuar nuk ndodh vetëm në Shqipëri por në Europë. Por për sasinë që ka hyrë në vendin tonë, Denaj tha se nuk do të flasë shumë pasi është detyrë e organeve të tjera që duhet të merren me gjurmueshmërinë. Po ashtu, ka folur edhe për disa vështirësi, por nuk ka dhënë detaje. 
    “Në rastin konkret, baza e riskut që vlerësohet në drejtorinë e AKU-së, bëri që me marrjen e një mostre dhe një analize, të evidentojë te një ngarkesë dhe në mënyrë të menjëhershme u realizua gjurmueshmëria, por u gjendëm përpara disa vështirësive dhe për këtë arsye e referuam rastin në prokurori. Unë do të doja të flisnin organet të cilat e kanë këtë proces në gjurmueshmëri dhe këtu janë më shumë sesa një, më shumë sesa Ministria e Bujqësisë, por njëkohësisht të garantojë që pjesa e gjurmueshmërisë është edhe për të tërhequr gjithë produktin nga tregu dhe për të mos lejuar konsumin e tij,”-tha ndër të tjera në fjalën e saj ministrja.
    Sipas saj, masa e parë e realizuar ishte gjurmueshmëria e produktit, duke shtuar se raste të tilla i vendosin institucionet para përgjegjësisë për të ndryshuar organizimin e brendshëm dhe përmirësuar sistemet e gjurmueshmërisë dhe kontrollit.
    PJESË NGA PRONONCIMI:
    Sigurisht ushqimi është i rëndësishëm të jetë i sigurt dhe të gjithë institucionet e garantojnë këtë siguri. Ministria që unë përfaqësoj dhe institucionet kanë në tagrin e tij juridik dhe përgjatë gjithë viteve janë përpjekur për ta siguruar këtë të plotë. Salmonela dhe shumë sëmundje të tjera të cilat vijnë nga bimët dhe nga kafshët, në vitet e fundit, në Evropë dhe në gjithë botën janë rritur. Unë dua të them vetëm një shifër që vetëm vitin e shkuar në Evropë, rastet e salmonelës ishin 77 mijë, krahasuar me një vit më parë, 65 mijë, pra është një situatë që ndeshet kudo dhe të gjithë marrin masa. Masa që është realizuar në mbrojtje të të gjithë sistemit është raportimi i gjithë institucioneve të Evropës në një sistem ku ne menjëherë marrim informacion.
    Në rastin konkret, baza e riskut që vlerësohet në drejtorinë e AKU-së, bëri që me marrjen e një mostre dhe një analize, të evidentojë te një ngarkesë dhe në mënyrë të menjëhershme u realizua gjurmueshmëria, por u gjendëm përpara disa vështirësive dhe për këtë arsye e referuam rastin në prokurori. Në asnjë mënyrë nuk reshtim të japim informacion sepse informacioni duhet të jetë për publikun një instrument qetësie dhe sigurie, por në raport me sasitë të cilat spekulohen në media, unë do të doja të flisnin organet të cilat e kanë këtë proces në gjurmueshmëri dhe këtu janë më shumë sesa një, më shumë sesa Ministria e Bujqësisë, por njëkohësisht të garantojë që pjesa e gjurmueshmërisë është edhe për të tërhequr gjithë produktin nga tregu dhe për të mos lejuar konsumin e tij.
    Masat parandaluese përtej të tjerave, janë edhe në përdorimin e ushqimit të sigurt në konsum ku lexohet etiketa, ku vleftësohet blerja e produktit të sigurt në markete, por raste të tilla të ngjashme na vënë përpara përgjegjësisë për të ndryshuar disa organizime të brendshme dhe unë dua të theksoj që një nga organizimet e brendshme është një rritje e ndërgjegjësimit të inspektoriatit në rastin konkret të AKU-së, por jo vetëm, në reagim të menjëhershëm që në momentin e parë dhe riorganizimi i inspektoriateve që është në frymë të një ligji të ri të aprovuar në shtator të vitit të kaluar në parlamentin e Shqipërisë, besoj që të gjitha sistemet e gjurmueshmërisë dhe kontrollit do t’i përmirësojmë në vijim. Ka debate pafund për këtë çështje, besoj që kërkon më shumë kohë për ta shpjeguar, AKU dhe shumë institucione të inspektoriatit, tani që do të bashkohen, krijojnë punën e tyre në bazë të sistemeve, kontrollit dhe gjurmueshmërisë, rrisin në mënyrë të padiskutueshme dhe përafrojnë më shumë këto metodika me ato të Bashkimit Europian.
    Muajt e fundit, AKU ka qenë një “vatër skandalesh” sa i përket sigurisë ushqimore. Disa ngarkesa eksporti janë kapur në kufi të vendeve të Bashkimit Europian dhe janë kthyer pas në vendin tonë për shkak se kishin nivele të larta pesticidesh. Por pasi janë kthyer nuk janë asgjesuar, por janë hedhur në treg për konsumatorin vendas. Së fundmi, probleme ka pasur edhe me ngarkesën e madhe të mishit me salmonelë që erdhi nga Brazili dhe u shit në të gjithë vendin. Përpos lëvizjeve disa ditë më parë, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj lajmëroi shkrirjen totale të AKU-së./ZËRI

  • E dhimbshme, ky është punëtori shëndetësor që u gjend pa shenja jete në Suharekë

    E dhimbshme, ky është punëtori shëndetësor që u gjend pa shenja jete në Suharekë

    Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:50 në Suharekë, ku dyshohet se një person ka bërë vetërasje.
    Bëhet fjalë për 42-vjeçarin, Shqiptar Mala nga fshati Mushtisht i cili ishte punëtorë i QKMF-së.
    Rastin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet I varur në banesën e tij.
    “Me datë 06.04.2025 rreth orës 19:50 policia është njoftuar nga urgjenca e Suharekës se kanë pranuar një trup të pa jetë .
    Policia me të arritur kanë marr informatën se behej fjal për Sh. M. ( 1983) , mashkull, I cili banon ne rrugën “Avdyl Ramaj” në Suharekë. Sipas dyshimeve të para viktima nga familjaret është gjet I varur në banesën e tij në Suharekë”, ka thënë Bytyqi.
    Policët hetues janë në vend ngjarje dhe po merren me rastin.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Ancelotti për rastin “Dani Olmo”: Nuk e shtrembëron garën, por s’është pyetje për mua

    Ancelotti për rastin “Dani Olmo”: Nuk e shtrembëron garën, por s’është pyetje për mua

    Rasti i Dani Olmo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Spanjë. Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes mes Real Madrid dhe Valencia, Carlo Ancelotti ka ndërhyrë duke u përpjekur të ulë tonet mbi atë që po ndodh te Barcelona:“Nuk është një pyetje për mua, nuk dua të komentoj mbi këtë çështje. A e shtrembëron Dani Olmo garën? Jo, nuk mendoj kështu”.
    Pyetja iu drejtua trajnerit italian, duke qenë se merenguesit do të përballen me azulgranat në finalen e Kupës së Mbretit: “Tifozët gjithmonë shprehin mendimin e tyre. Barcelona po luan shumë mirë. Kur luan një finale duhet të respektosh çdo kundërshtar, ne kemi shumë respekt për katalanasit”.
    Pra, asnjë koment konkret nga Ancelotti mbi rastin Dani Olmo. Në orët e fundit, Këshilli i Lartë i Sportit (CSD) është shprehur në favor të Barcelonës mbi mosmarrëveshjen për licencat që përfshijnë ish-lojtarin e Dinamo Zagrebit dhe Pau Víctor, duke vendosur se Komisioni RFEF-Liga nuk kishte kompetencë për të vlerësuar vlefshmërinë e kontrollit ekonomik të zbatuar nga La Liga.
    Vendimi, i përfshirë në një dokument zyrtar prej 34 faqesh, e forcon pozicionin e klubit blaugrana, i cili do të mund t’i mbajë në skuadër të dy lojtarët. Megjithatë, nuk përjashtohet që disa klube të protestojnë zyrtarisht për atë që po ndodh në këtë fundsezoni të nxehtë të La Liga-s.