Tag: rastin

  • Berisha: Rasti Veliaj u akuzua për abuzim me tenderave, Malltezi mori vetëm tokën e tij, të gjyshes së tij

    Berisha: Rasti Veliaj u akuzua për abuzim me tenderave, Malltezi mori vetëm tokën e tij, të gjyshes së tij

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se ka dallime të mëdha midis rastit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Jamarbër Malltezit, i cili u lirua sot nga arresti shtëpiak dhe masa e sigurisë iu zëvendësua me një “garanci prone” në shumën prej 3 milionë lekësh të rinj.
    Berisha tha se në rastin e Veliajt bëhet fjalë për paratë e bashkisë së Tiranës dhe taksat e qytetarëve, ndërsa në rastin e Malltezit bëhet fjalë për tokën që, sipas tij, është e tija.
    “Nuk mund të them që rastet e Malltezit dhe Erion Veliajt janë të njëjta. Në rastin e Veliajt, një zyrtar u akuzua për abuzim me tenderat. Vjehrra dhe nusja e tij janë gjithashtu të akuzuara. Jamarbër Malltezi nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Ai mori vetëm tokën e tij, të gjyshes së tij.
    Nëse në rastin e Veliajt kemi të bëjmë me para të bashkisë, në rastin e Malltezit nuk kemi të bëjmë me para të shtetit. Në rastin e Veliajt u gjetën mijëra euro, gardëroba të shtrenjta, tendera të fituara nga vjehrra e tij, vila të fshehura. Në rastin e Malltezit, akuza ishte se ai mori tokë të shpronësuar nga shteti”, tha Berisha.

  • Berisha: Rasti Veliaj kemi të bëjmë me paratë e tenderave, te rasti Malltezi me pronën e vet

    Berisha: Rasti Veliaj kemi të bëjmë me paratë e tenderave, te rasti Malltezi me pronën e vet

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaron se ka dallime të mëdha midis rastit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Jamarbër Malltezit, i cili u lirua sot nga arresti shtëpiak dhe masa e sigurisë iu zëvendësua me një “garanci prone” në shumën prej 3 milionë lekësh të rinj.

    I ftuar në Syri TV, Berisha tha se në rastin e Veliajt bëhet fjalë për paratë e bashkisë së Tiranës dhe taksat e qytetarëve, ndërsa në rastin e Malltezit bëhet fjalë për tokën që, sipas tij, është e tija.

    “Nuk mund të them që rastet e Malltezit dhe Erion Veliajt janë të njëjta. Në rastin e Veliajt, një zyrtar u akuzua për abuzim me tenderat. Vjehrra dhe nusja e tij janë gjithashtu të akuzuara. Jamarbër Malltezi nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Ai mori vetëm tokën e tij, të gjyshes së tij. Nëse në rastin e Veliajt kemi të bëjmë me para të bashkisë, në rastin e Malltezit nuk kemi të bëjmë me para të shtetit. Në rastin e Veliajt u gjetën mijëra euro, gardëroba të shtrenjta, tendera të fituara nga vjehrra e tij, vila të fshehura. Në rastin e Malltezit, akuza ishte se ai mori tokë të shpronësuar nga shteti”, tha Berisha.

  • “Shtyrja mund të jetë  një strategji”, ish-prokurori zbulon detajet: Gjyqi i Berishës për Partizanin do të jetë i gjatë

    “Shtyrja mund të jetë një strategji”, ish-prokurori zbulon detajet: Gjyqi i Berishës për Partizanin do të jetë i gjatë

    Nisja me shtyrje e procesit më të rëndësishëm ndër vite në Shqipëri, e dosjes së aferës “Partizani” mund të jetë një strategji nga ana e mbrojtjes së Sali Berishës, por ky gjyq do të shkojë gjatë.
    Kështu u shpreh sot në një emision televiziv, ish-prokurori Ervin Karanxha. Ish-magjistrati ndau mendime dhe argumente me zhvillimet më të fundit në fushën e drejtësisë në vend, duke folur edhe për dosjen e Ilir Metës, ku SPAK-ut i del detyrë të provojë nëse ish-presidenti e ka përdorur kartën bankare dhe kjo bëhet nëpërmjet verifikimit të gjurmëve elektronike që janë lënë gjatë blerjeve të ndryshme ndër vite.
    Karanxha komentoi edhe deklaratat e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për gjyqtarët, presionet ndaj të cilave gjenden magjistratët, problematikën e rrjedhjes së dosjeve hetimore dhe të dhënave sensitive si në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj, që e cilësoi të gabuar, por edhe propozimin që reforma në drejtësi të rishikohej pasi ka shfaqur problematika në disa kolona.Qytetarët nuk kanë më akses te drejtësia, paraburgimet janë plot, nuk zbatohen dënimet alternative, stoku i dosjeve është rritur, numri i magjistratëve ka rënë dhe paraburgimet janë të zgjatura dhe pa mbështetje të fortë ligjore, si rasti i Thoma Gëllçit dhe vendimi i Strasburgut për të.
    “Për dosjen ndaj Ilir metës jemi në fazën e hetimit paraprak, hetimet ende nuk kanë përfunduar. Nga sa dëgjova pretendimet e Ilir Metës, ai thotë se nuk ka qenë në dijeni të kartës së përdorur dhe nuk e ka përdorur atë. Karta e kreditit ka të ardhura nëpërmjet të cilës mund të bësh pagesa dhe ajo lë gjurmë, sidomos me fiskalizimin që është bërë në shumë vende të botës. Gjatë hetimit, SPAK do ketë për detyrë të rrëzojë pretendimin e Metës, që thotë se unë s’e kam përdorur këtë kartë, por është përdorur nga ish-gruaja. Tani jemi në momentin që karta është përdorur, por duhet provuar se kush e ka përdorur atë kartë. Pagesa elektronike bëhet nga një person dhe jo 5 persona, sidomos në një familje, por duhet parë veprimi i kryer në vendin ku është bërë pagesa, se nga cili është bërë. Sot ka botë elektronike ku çdo gjë dokumentohet dhe evidentohet. Pra do jetë hetimi që do përcaktojë nëse kjo kartë është përdorur nga zoti Meta dhe duhet të jetë SPAK që të provojë nëse zoti Meta ka pasur dijeni për atë kartë apo ka përfituar”, shpjegoi mes të tjerash ish-prokurori.
    Ish-magjistrati dha një mendim juridik edhe për dosjen e aferës “Partizani”, ku i pandehur në gjyqin që sapo ka nisur, është kreu i PD, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë. Nisja me shtyrje e procesit për Karanxhën mund të jetë edhe një strategji e palës mbrojtëse, por sipas tij ky gjyq do të shkojë gjatë për shkak të natyrës që ka dosja dhe procedura.
    “Mund të jetë edhe strategji edhe nga Berisha. Kur dërgohet shkresa duhet edhe nënshkrimi i marrësit. Në rastin konkret rezulton se Berisha nuk ka pasur dijeni. Për gjyqin e Berishës mendoj se do të jetë një proces i gjatë, sepse jemi në një gjyq të zakonshëm, ka dhe dëshmitarë, nuk është gjyq me marrëveshje apo procedurë të shkurtuar, e që kërkon kohë dhe ngarkesa që kanë SPAK e GJKKO. Ky është mendimi im, do kemi gjyq të gjatë”, tha ai.
    Në lidhje me deklaratën e bërë nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, që tha se gjyqtarët duhet të jenë të guximshëm në vendimet e tyre, ish-prokurori ndau të njëjtin mendim, duke thënë se kjo bëhet edhe për t’u dhënë zemër gjyqtarëve përballë presioneve të ndryshme që kanë, nga politika, krimi apo individët.
    “Gjyqtarët duhet të jenë të guximshëm, nuk duhet të kenë frikë kur shikojnë një dosje pa prova nga prokuroria dhe ku personi është i pafajshëm, që të vendosin pafajësinë e tij. Në këtë kuadër mendoj se u bë edhe deklarata e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Por kërkohet një standard më tej, gjyqtarët të jenë të paanshëm, të jenë të bindur në zbatimin e ligjit dhe ku dosjet duhet të kenë prova të qarta. Por ka dhe presione ndaj drejtësisë, presione ka nga politika, nga grupet kriminale, por edhe nga individë të caktuar, ndaj edhe deklarata e Sadushit u bë për t’i mbështetur gjyqtarët për të marrë vendimet e duhura. Nëse gjyqtari është i bindur duhet të shprehet, edhe kur prokuroria nuk ka prova, t’ia thotë. Ndaj edhe kryetari i GJL i jep zemër gjyqtarëve që të marrin vendimet e duhura”, nënvizoi ai.
    Publikimi i dosjeve hetimore në media ishte një tjetër temë e trajtuar, ku Karanxha u shpreh kundër publikimit të informacioneve sensitive si në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj për blerjen e veshjeve për gra, por edhe shumë çështje të tjera, ku një pjesë e informacioneve jo vetëm janë personale, por edhe pa interes publik.
    “Gjyqësori dhe organet e hetimit penal duhet të marrin masat që këto dosje të mos publikohen, pasi shumë prej tyre dalin në media, shpesh edhe të dhënat personale. Kemi rastin e Veliajt përshembull ku dolën në media edhe të dhëna për blerje të sendeve për femrave. Këto nuk kanë interes për publikun, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këto raste. Nuk duhet të publikohen. Nuk duhet të dalin në media të dhëna kaq sensitive, sepse nuk kanë as interes për publikun”, argumentoi Karanxha.
    Mbushja e qelive me të paraburgosur dhe mungesa e dënimeve alternative apo mbajtja në izolim me kohë të gjatë e personave të dyshuar, janë kthyer në një problematikë për drejtësinë e re, si dhe çështje e kritikuar nga faktori ndërkombëtar së fundmi, sikurse edhe vendime nga Gjykata e Strasburgut, si në rastin e Thoma Gëllçit, ish-kreut të RTSH-së.
    “Gjykatat duhet të shohin edhe dënimet alternative dhe jo vetëm ato me burg apo pafajësi. Për veprat penale të lehta dënihet mund të jenë të lehta, të merren masa që të respektohen edhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut për afatet e paraburgimit, si rasti i Thoma Gëllçit dhe të tjera. Sepse në disa raste qëllimi është jo vetëm dënimi, por edhe rehabilitimi i personit. Sot në Shqipëri ka më shumë të paraburgosur. Duhet të ndryshohet mentaliteti edhe për masat e sigurimit, sepse Shqipëria po merr kritika edhe nga faktori ndërkombëtar. Në Europë është ndryshe, kurse këtu vazhdon me mendësi të vjetër”, tha ish-magjistrati.
    Edhe zvarritja e proceseve gjyqësore, stoku i dosjeve penale apo civile, mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë kthyer në problematika serioze për ish-prokurorin, i cili sugjeroi rishikimin e reformës në drejtësi. Sipas tij, edhe shkrirja e shumë prokurorive e gjykatave në rrethe ishte e gabuar, pasi qytetarët nuk kanë akses te drejtësia, kurse ka raste që prokurorët kanë edhe nga 2 mijë dosje për hetim.
    “Sot kemi gjyqe që nuk mbarojnë në kohë. Gjyqtarët punojnë në kushte shumë të vështira. Si gjykatat e rretheve, por edhe në Prokuroritë. Ka raste kur një prokuror ka në dorë deri në 2 mijë dosje. Por kemi 150 mijë dosje në pritje, kërkon punë intelektuale dhe njohje të mirë të ligjit. Ke shumë njerëz të hequr kot, ndërkohë që në krahun tjetër i ke dosjet me metër kub. Ka edhe të larguar sipas ligjit, por shumë të tjerë janë hequr kot. Një gjyq ka zgjatur deri në 20 vite. Këto duhet të shohi reforma. Shumë kollona kanë rënë, aksesi në drejtësi ka humbur, shumë gjykata janë shkrirë në rrethe. OSBE bëri një seminar në Pogradec ku diskutohej për aksesin në drejtësi, ndërkohë që Gjykata e Pogradecit ka shkuar në Korçë dhe ky është paradoks. Mendoj se duhet të rishikohet reforma në drejtësi, ka disa kollona që kanë rënë. Disa gjykata janë shkrirë në mënyrë të padrejtë.
    Në fund ai e mbylli duke dhënë edhe një mendim për garën që po bëhet për kreun e BKH-së, duke i sugjeruar SPAK-ut një alternativë konkurrimi, që disa prej fazave të testimit të ishin transparente për publikun, si ajo fizike.
    “Për sa i përket konkursit për kreun e BKH-së ka disa faza dhe kritere, në përzgjedhje dhe verifikim, mes tyre edhe testi fizik dhe ai i poligrafit. Por unë do i sugjeroja SPAK që ky konkurs të bëhej në mënyrë të hapur, ku të shiheshin kandidatët pse jo edhe duke vrapuar, pasi nuk është sekret, përveç testit të poligrafit që ka tjetër praktikë”, u shpreh Karanxha.

  • Ish-prokurori Karanxha: Gjyqi i Berishës për ‘Partizanin’ do jetë i gjatë! SPAK të provojë nëse karta u përdor edhe nga Meta

    Ish-prokurori Karanxha: Gjyqi i Berishës për ‘Partizanin’ do jetë i gjatë! SPAK të provojë nëse karta u përdor edhe nga Meta

    Nisja me shtyrje e procesit më të rëndësishëm ndër vite në Shqipëri, e dosjes së aferës “Partizani” mund të jetë një strategji nga ana e mbrojtjes së Sali Berishës, por ky gjyq do të shkojë gjatë.
    Kështu u shpreh sot në “Studio Live” për moderatorin Arbër Hitaj, ish-prokurori Ervin Karanxha. Ish-magjistrati ndau mendime dhe argumente me zhvillimet më të fundit në fushën e drejtësisë në vend, duke folur edhe për dosjen e Ilir Metës, ku SPAK-ut i del detyrë të provojë nëse ish-presidenti e ka përdorur kartën bankare dhe kjo bëhet nëpërmjet verifikimit të gjurmëve elektronike që janë lënë gjatë blerjeve të ndryshme ndër vite.
    Karanxha komentoi edhe deklaratat e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për gjyqtarët, presionet ndaj të cilave gjenden magjistratët, problematikën e rrjedhjes së dosjeve hetimore dhe të dhënave sensitive si në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj, që e cilësoi të gabuar, por edhe propozimin që reforma në drejtësi të rishikohej pasi ka shfaqur problematika në disa kolona.
    Qytetarët nuk kanë më akses te drejtësia, paraburgimet janë plot, nuk zbatohen dënimet alternative, stoku i dosjeve është rritur, numri i magjistratëve ka rënë dhe paraburgimet janë të zgjatura dhe pa mbështetje të fortë ligjore, si rasti i Thoma Gëllçit dhe vendimi i Strasburgut për të.
    “Për dosjen ndaj Ilir metës jemi në fazën e hetimit paraprak, hetimet ende nuk kanë përfunduar. Nga sa dëgjova pretendimet e Ilir Metës, ai thotë se nuk ka qenë në dijeni të kartës së përdorur dhe nuk e ka përdorur atë. Karta e kreditit ka të ardhura nëpërmjet të cilës mund të bësh pagesa dhe ajo lë gjurmë, sidomos me fiskalizimin që është bërë në shumë vende të botës. Gjatë hetimit, SPAK do ketë për detyrë të rrëzojë pretendimin e Metës, që thotë se unë s’e kam përdorur këtë kartë, por është përdorur nga ish-gruaja. Tani jemi në momentin që karta është përdorur, por duhet provuar se kush e ka përdorur atë kartë. Pagesa elektronike bëhet nga një person dhe jo 5 persona, sidomos në një familje, por duhet parë veprimi i kryer në vendin ku është bërë pagesa, se nga cili është bërë. Sot ka botë elektronike ku çdo gjë dokumentohet dhe evidentohet. Pra do jetë hetimi që do përcaktojë nëse kjo kartë është përdorur nga zoti Meta dhe duhet të jetë SPAK që të provojë nëse zoti Meta ka pasur dijeni për atë kartë apo ka përfituar”, shpjegoi mes të tjerash ish-prokurori për Report Tv.
    Ish-magjistrati dha një mendim juridik edhe për dosjen e aferës “Partizani”, ku i pandehur në gjyqin që sapo ka nisur, është kreu i PD, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë. Nisja me shtyrje e procesit për Karanxhën mund të jetë edhe një strategji e palës mbrojtëse, por sipas tij ky gjyq do të shkojë gjatë për shkak të natyrës që ka dosja dhe procedura.
    “Mund të jetë edhe strategji edhe nga Berisha. Kur dërgohet shkresa duhet edhe nënshkrimi i marrësit. Në rastin konkret rezulton se Berisha nuk ka pasur dijeni. Për gjyqin e Berishës mendoj se do të jetë një proces i gjatë, sepse jemi në një gjyq të zakonshëm, ka dhe dëshmitarë, nuk është gjyq me marrëveshje apo procedurë të shkurtuar, e që kërkon kohë dhe ngarkesa që kanë SPAK e GJKKO. Ky është mendimi im, do kemi gjyq të gjatë”, tha ai.
    Në lidhje me deklaratën e bërë nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, që tha se gjyqtarët duhet të jenë të guximshëm në vendimet e tyre, ish-prokurori ndau të njëjtin mendim, duke thënë se kjo bëhet edhe për t’u dhënë zemër gjyqtarëve përballë presioneve të ndryshme që kanë, nga politika, krimi apo individët.
    “Gjyqtarët duhet të jenë të guximshëm, nuk duhet të kenë frikë kur shikojnë një dosje pa prova nga prokuroria dhe ku personi është i pafajshëm, që të vendosin pafajësinë e tij. Në këtë kuadër mendoj se u bë edhe deklarata e kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Por kërkohet një standard më tej, gjyqtarët të jenë të paanshëm, të jenë të bindur në zbatimin e ligjit dhe ku dosjet duhet të kenë prova të qarta. Por ka dhe presione ndaj drejtësisë, presione ka nga politika, nga grupet kriminale, por edhe nga individë të caktuar, ndaj edhe deklarata e Sadushit u bë për t’i mbështetur gjyqtarët për të marrë vendimet e duhura. Nëse gjyqtari është i bindur duhet të shprehet, edhe kur prokuroria nuk ka prova, t’ia thotë. Ndaj edhe kryetari i GJL i jep zemër gjyqtarëve që të marrin vendimet e duhura”, nënvizoi ai.
    Publikimi i dosjeve hetimore në media ishte një tjetër temë e trajtuar, ku Karanxha u shpreh kundër publikimit të informacioneve sensitive si në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj për blerjen e veshjeve për gra, por edhe shumë çështje të tjera, ku një pjesë e informacioneve jo vetëm janë personale, por edhe pa interes publik.
    “Gjyqësori dhe organet e hetimit penal duhet të marrin masat që këto dosje të mos publikohen, pasi shumë prej tyre dalin në media, shpesh edhe të dhënat personale. Kemi rastin e Veliajt përshembull ku dolën në media edhe të dhëna për blerje të sendeve për femrave. Këto nuk kanë interes për publikun, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këto raste. Nuk duhet të publikohen. Nuk duhet të dalin në media të dhëna kaq sensitive, sepse nuk kanë as interes për publikun”, argumentoi Karanxha.
    Mbushja e qelive me të paraburgosur dhe mungesa e dënimeve alternative apo mbajtja në izolim me kohë të gjatë e personave të dyshuar, janë kthyer në një problematikë për drejtësinë e re, si dhe çështje e kritikuar nga faktori ndërkombëtar së fundmi, sikurse edhe vendime nga Gjykata e Strasburgut, si në rastin e Thoma Gëllçit, ish-kreut të RTSH-së.
    “Gjykatat duhet të shohin edhe dënimet alternative dhe jo vetëm ato me burg apo pafajësi. Për veprat penale të lehta dënihet mund të jenë të lehta, të merren masa që të respektohen edhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut për afatet e paraburgimit, si rasti i Thoma Gëllçit dhe të tjera. Sepse në disa raste qëllimi është jo vetëm dënimi, por edhe rehabilitimi i personit. Sot në Shqipëri ka më shumë të paraburgosur. Duhet të ndryshohet mentaliteti edhe për masat e sigurimit, sepse Shqipëria po merr kritika edhe nga faktori ndërkombëtar. Në Europë është ndryshe, kurse këtu vazhdon me mendësi të vjetër”, tha ish-magjistrati për ‘Studio Live’.
    Edhe zvarritja e proceseve gjyqësore, stoku i dosjeve penale apo civile, mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë kthyer në problematika serioze për ish-prokurorin, i cili sugjeroi rishikimin e reformës në drejtësi. Sipas tij, edhe shkrirja e shumë prokurorive e gjykatave në rrethe ishte e gabuar, pasi qytetarët nuk kanë akses te drejtësia, kurse ka raste që prokurorët kanë edhe nga 2 mijë dosje për hetim.
    “Sot kemi gjyqe që nuk mbarojnë në kohë. Gjyqtarët punojnë në kushte shumë të vështira. Si gjykatat e rretheve, por edhe në Prokuroritë. Ka raste kur një prokuror ka në dorë deri në 2 mijë dosje. Por kemi 150 mijë dosje në pritje, kërkon punë intelektuale dhe njohje të mirë të ligjit. Ke shumë njerëz të hequr kot, ndërkohë që në krahun tjetër i ke dosjet me metër kub. Ka edhe të larguar sipas ligjit, por shumë të tjerë janë hequr kot. Një gjyq ka zgjatur deri në 20 vite. Këto duhet të shohi reforma. Shumë kollona kanë rënë, aksesi në drejtësi ka humbur, shumë gjykata janë shkrirë në rrethe. OSBE bëri një seminar në Pogradec ku diskutohej për aksesin në drejtësi, ndërkohë që Gjykata e Pogradecit ka shkuar në Korçë dhe ky është paradoks. Mendoj se duhet të rishikohet reforma në drejtësi, ka disa kollona që kanë rënë. Disa gjykata janë shkrirë në mënyrë të padrejtë.
    Në fund ai e mbylli duke dhënë edhe një mendim për garën që po bëhet për kreun e BKH-së, duke i sugjeruar SPAK-ut një alternativë konkurrimi, që disa prej fazave të testimit të ishin transparente për publikun, si ajo fizike.
    “Për sa i përket konkursit për kreun e BKH-së ka disa faza dhe kritere, në përzgjedhje dhe verifikim, mes tyre edhe testi fizik dhe ai i poligrafit. Por unë do i sugjeroja SPAK që ky konkurs të bëhej në mënyrë të hapur, ku të shiheshin kandidatët pse jo edhe duke vrapuar, pasi nuk është sekret, përveç testit të poligrafit që ka tjetër praktikë”, u shpreh Karanxha.

  • Zbulime të reja nga zhdukja e Madeleine McCann, autoritetet gjejnë ‘rroba dhe kocka’ pranë vendit ku ajo u rrëmbye

    Zbulime të reja nga zhdukja e Madeleine McCann, autoritetet gjejnë ‘rroba dhe kocka’ pranë vendit ku ajo u rrëmbye

    Zbulime të reja po dalin në dritë rreth zhdukjes së Madeleine McCann.

    Hetuesit që po hetojnë rastin gjetën fragmente të vogla rrobash dhe kockash – në zonën pranë vendit ku vajza e vogël u zhduk – dhe i dërguan ato në Gjermani për ekzaminim.
    Kërkimi në zonën pranë vendit ku u zhduk Madeleine, i cili përdorej rregullisht nga pedofili gjerman 38-vjeçar i dënuar Christian Brueckner, fillimisht dukej i pafrytshëm. Megjithatë, që atëherë është zbuluar se janë gjetur fragmente të vogla rrobash dhe kockash, të cilat mund të ndihmojnë në lidhjen e Brueckner – i dyshuari kryesor në këtë krim.
    Një burim i tha Berlin Morning Post: “Me sa duket janë zbuluar disa objekte, të cilat tani po shqyrtohen në detaje nga policia në laborator. Siç raportohet nga mediat, ndër të tjera, u gjetën fragmente rrobash dhe kockash. Hetuesit nuk kanë komentuar zyrtarisht nëse gjetjet mund të kenë ndonjë lidhje me zhdukjen e Madeleine, por ata janë shpresëplotë.”
    Mostrat që po ekzaminohen tani në Gjermani japin shpresë se do të ketë një zhvillim të rëndësishëm në rastin që ka shqetësuar autoritetet që nga viti 2007, kur trevjeçarja u zhduk nga Praia da Luz, Portugali, ndërsa prindërit e saj po hanin në një restorant aty pranë.
    Brueckner po i afrohet fundit të dënimit të tij me burg, pasi u dënua në vitin 2020 për përdhunimin e një turisteje të moshuar amerikane në vitin 2005 në vendpushimin ku Madeleine u pa për herë të fundit. Ai ka qenë i dyshuar në rastin e zhdukjes që nga viti 2020, megjithëse nuk është akuzuar zyrtarisht dhe mohon çdo përfshirje.

    Top Channel

  • I akuzuar bashkë me Berishën, Malltezi bën përpjekjen e radhës, përmend rastin “Gëllçi” si bazë ligjore

    I akuzuar bashkë me Berishën, Malltezi bën përpjekjen e radhës, përmend rastin “Gëllçi” si bazë ligjore

    Jamarber Malltezi ka depozituar kërkesë në Gjykatën e Lartë për revokimin e masës së sigurisë arrest në shtëpi.
    Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha ai si bazë ligjore përmend rastin “Gëllçi”.
    Kujtojmë se në shkurt të këtij viti Gjykata e Strasburgut e cilësoi të paligjshëm arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçi.
    Sipas avokatit të tij, Gjykata e Strasburgut konstatoi se argumentet për arrestimin ishin të pambështetura dhe shumë të përgjithshme.

  • Kërcënohet për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon rastin në Lushnjë

    Kërcënohet për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon rastin në Lushnjë

    Një qytetar në Lushnjë ka kallëzuar në polici se është kërcënuar për votën e tij.
    Sipas informacioneve paraprake, kërcënimi është bërë përmes rrjeteve sociale. Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes apo autorin e mundshëm të kërcënimit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.

  • Vora “problem” tek Komisioni Rregullator i KQZ, “demokratët” të shqetësuar: Pse nuk po vepron drejtësia?

    Vora “problem” tek Komisioni Rregullator i KQZ, “demokratët” të shqetësuar: Pse nuk po vepron drejtësia?

    Komisioni Rregullator

    TIRANË- Mbledhja e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e thirrur për të shqyrtuar projektvendimin “Për shtyrjen e orarit të votimit për 55 qendra votimi në qarkun Vlorë”, ka dështuar pas largimit të anëtarëve të opozitës. Që në nisje të mbledhjes, disa prej anëtarëve të Komisionit kanë kërkuar fjalën duke mos i kursyer kritikat lidhur me rastin e Vorës. Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj nuk kanë denjuar që të kritojnë Komisonin Qendror të Zgjedhjeve për mosmarrjen e masave për të siguruar procesin. Po ashtu, e kanë kritikuar edhe për faktin se nuk i kishte bërë thirrje Policisë së Shtetit që të ishte prezente në të gjitha Qendrat e Votimit. Për shkak të tensioneve dhe parregullsive me “bagde- t”, Vora ka mbetur pa vëzhgues. Sa i përket çështjes së shtyrjes së orarit të votimit për 5 Qendra Votimi në Vlorë, kërkesë e Arens Çelës, nuk u mor asnjë vendim. Pasi bënë denoncimin e tyre lidhur me Vorën, anëtarët e zgjedhur nga radhët e opozitës u larguan nga salla, duke e bërë të pamundur vijimin e mbledhjes. Pas tyre, mbledhjen e braktisi edhe juristi i Partisë Demokratike, Franci Nuri.
    Ndërkohë, anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca vijuan të qëndronin në sallë, por pa kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Në këto kushte, u sqarua se pa kuorum nuk mund të procedohej më tej.
    PJESË NGA DISKUTIMET: 
    Muharrem Çakaj: Dua ta nis diskutimin me ngjarjen e rëndë të Vorës. Për mua është e patolerueshme që ngjarje të tilla të ndodhin edhe me bekimin e KQZ. Unë kam pasur kërkesa për t’u pajisur me karta vëzhguesi. Zonja Allushi më krijoi mua një sërë pengesash për t’u pajisur me kartë vëzhguesi. Ngjarja e Vorës flet vetë. Në gjykimin tim kjo është papërgjegjshmëri nga zoti Celibashi. Disa muaj para zgjedhjeve ne kemi pasur një analizë zgjedhore dhe kemi pasur në fokus krimin zgjedhor dhe pretendimi në këtë diskutim, i kam bërë pyetje përfaqësuesit të SPAK për krimet zgjedhore dhe më ka thënë që është proces dinamik duke shtuar se “po nuk e kape në flagrancë, është është e vështirë më pas”. Nuk e kuptoj. Uroj mos të ndodhi krimi zgjedhor në vendet e numërimit të votave. Helga Vukaj: I bashkohem kolegut për atë ndodhi në Vorë. Dëshmon për apatinë dhe mbylljen e syve të KQZ-së. Falenderoj mediat për pamjet filmike dhe provat e faktet e siguruara. U dëshmua se ky proces është jo i lirë, i ndikuar, i kriminalizuar. Badge në rastin e Vorës flasin vetë. Nuk merren përsipër as nga kryekomisioneri. Efektin dhe dëmin këto persona e dhanë në rastin e Vorës. Shqetësuese është thirrja e KQZ për Policinë e Shtetit. Dritan Çaka: Jemi në fund të një procesi zgjedhor, gati 1.5 orë nga fundi. Do të doja që përmes kësaj salle ti bëja thirrje subjekteve politike që në këto orë të fundit të respektojnë sa më shumë Kodin Zgjedhor dhe çdo ligj tjetër që normon jo vetëm procesin zgjedhor, por edhe veprimtarinë e përditshme. Franc Nuri: Bashkohem me shqetësimet që u ngriten në rastin e Vorës. Kam qenë vetë prezent në disa zona në Tiranë. I bëj thirrje Policisë së Shtetit që të jetë prezente në këto raste dhe në këto ambiente. I bëj thirrje organeve kompetente që të marrin përgjegjësitë e tyre. Po ashtu, u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të ushtrojnë të drejtën e votës. Elena Xhina: Presim për një deklaratë për rastin e Vorës. Kjo çështje është në dorën e Komisionerit. Askush nuk e thërret Policinë, ashtu siç nuk e thërret në rastin e Nokës. Sa i përket këndvështrimit tim, zgjedhjet kanë shkuar mirë. 
    Pas tensioneve të mesditës, në Vorë momentalisht nuk ka asnjë vëzhgues në gjashtë qendrat e votimit në “KZAZ 27”. Sipas kryetarit të KZAZ ka mbërritur një shkresë ku subjektet politike janë ankuar për ndërhyrje të vëzhguesve dhe se kanë pasur ndikim te qytetarët. Sipas PD-së, në KZAZ ishin futur persona të lidhur me grupet kriminale, me të cilët u përplasën deputetët Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Për këtë të fundit ka nisur një hetim në gjendje të lirë./ZËRI

  • Kandidatja e PD hyn në Qendrën e Votimit në Ruzhdie të Fierit, PS denoncon rastin në KQZ

    Kandidatja e PD hyn në Qendrën e Votimit në Ruzhdie të Fierit, PS denoncon rastin në KQZ

    Komisionerët e PS denoncojnë në KQZ me foto dhe video hyrjen në një qendër Votimi në shkollën “Sadush Dervishi” në njësinë administrative Ruzhdie të kandidates PD, Aleanca Madhështore Samena Malena.

    Sipas komisionerëve të PS kandidatja voton në Kasnicë por ka hyrë në ambientet e shkollës “Sadush Dervishi” në Ruzhdie ku zhvillohet procesi i votimit.
    Ky veprim është në kundërshtim me ligjin dhe fillimisht është njoftuar edhe KZAZ të cilët kanë ndjekur rastin në këtë shkollë.

    Top Channel

  • Shqipëria ka rastin që nuk guxon ta humbë

    Shqipëria ka rastin që nuk guxon ta humbë

    Për gjashtë muaj Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së ka hapur 16 kapituj dhe deri në fund të vitit mund t’i hapë të gjithë 35 sa janë në procesin negociator. Pra ka bërë një hap gjigant. Kjo falë rastit që i është dhënë nga BE-ja edhe për shkak të rrethanave pozitive të krijuara për procesin e zgjerimit. Për herë të parë në 25 vitet e fundit anëtarësimi në BE duket vërtet real. Por Shqipëria duhet ta shfrytëzojë këtë rast. Kur shikon spotet zgjedhore të PS-së dhe PD-së, të kap frika se Shqipëria do t’ia prishë vetes punët, sepse armiqësia e brendshme i tejkalon edhe interesat e shtetit
    Nga Agustin Palokaj
    Thënia se dikush “asnjëherë nuk e humb rastin për të humbur rastin” (Never miss the chance to miss a chance) askujt nuk mund t’i përshtatet më mirë sesa Shqipërisë në rastin e rrugëtimit të saj drejt integrimit në BE. Në kohën kur vendet e ish-Jugosllavisë ishin në luftë apo duke u përballur me pasojat e luftës, Shqipëria pati rastin të ecë para tyre në procesin e integrimeve euroatlantike. Dhe po, deri në vitin 2000 ishte para Kroacisë si në raportet me BE-në, ashtu edhe me NATO-n. Por politika e konflikteve të brendshme, skandalet e Piramidave dhe manipulimet e pafund të zgjedhjeve, e lanë Shqipërinë të ngecë prapa. Përballja me “armikun”, e ai armik shiheshin kundërshtarët politikë, ishte prioritet më i madh sesa avancimi i vendit drejt BE-së dhe NATO-s, dhe duke e parë se vendi nuk po lëvizte drejt BE-së, shumë shtetas të Shqipërisë vendosen të mos presin shtetin e tyre, por vetë të shkojnë në BE. Herë si emigrantë ilegalë me gomone përmes detit, herë duke u paraqitur si kosovarë, herë me leje pune, më shumë se një milion njerëz u larguan nga Shqipëria. Për kokë banori Shqipëria duhet të ketë numrin më të madh të bashkëkombësve të tyre në Evropën Perëndimore sot.
    Shpesh Shqipëria në rrugëtimin evropian ka qenë edhe viktimë e rrethanave të tjera. Si për shembull kur zgjerimi nisi të shihet si rrezik dhe si diçka që nuk është i dëshirueshëm në BE. Ndodhte që kur Shqipëria ishte e gatshme dhe i përmbushte kushtet, nuk lëvizte. Nganjëherë duhej pritur ndonjë shtet fqinj, si për shembull Maqedoninë e Veriut për të bërë hapa së bashku. Por ndodhte edhe e kundërta, kur në BE ishin të gatshëm të lëvizin me Shqipërinë, por Shqipëria bënte gabime, shpesh të lidhura me procesin zgjedhor dhe me mungesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Tash është një moment pozitiv, apo “momentum” siç i thonë me fjalorin e BE-së, për procesin e zgjerimit të BE-së. Në këtë “momentum”  është përshtatur jashtëzakonisht mirë Shqipëria. Krahas Malit të Zi, është i vetmi vend që realisht ka gjasa që deri në fund të këtij dhjetëvjeçari të bëhet anëtar i BE-së. Prandaj, edhe pse Shqipëria për nga numri i kapitujve të hapur është larg Serbisë, por përmendet si “front runner”, si “prijëse” në procesin e zgjerimit të BE-së. Dallimi mes Shqipërisë dhe Serbisë është shumë, shumë i madh në aspektin politik. Shqipëria nuk ka dyshime rreth orientimit të saj, dhe sinqerisht dëshiron të jetë në BE. E kjo nuk mund të thuhet për Serbinë. Shqipëria nuk ka aspirata territoriale ndaj fqinjëve e Serbia ka. Për më tepër, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm në rajon ku mund të bashkohen të gjithë. Prandaj gjithnjë e më shumë po i besohen Shqipërisë ngjarjet e mëdha politike siç do të jetë tash edhe Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane, samiti më i madh në histori që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri ku do të mblidhen më shumë se 40 krerë shtetesh dhe institucionesh evropiane.
    Procesi i zgjerimit është kombinim i vullnetit politik dhe përmbushjes së kritereve teknike e formale. Për Shqipërinë, kësaj radhe janë përputhur të dyja, që nuk ndodh shpesh. Pa vullnet politik nuk mund të lëvizë as kur i përmbush kushtet, ndërsa pa i përmbushur kushtet nuk ndihmon shumë as vullneti politik. Prandaj është rast i cili nuk duhet të humbë. Në të kundërtën, nuk do të kthehet shpejt.
    Për gjashtë muaj, Shqipëria në rrugëtimin drejt BE-së ka hapur 16 kapituj dhe deri në fund të vitit mund t’i hapë të gjithë 35 sa janë në procesin negociator. Pra ka bërë një hap gjigant. Kjo falë rastit që i është dhënë nga BE-ja edhe për shkak të rrethanave pozitive të krijuara për procesin e zgjerimit. Për herë të parë në 25 vitet e fundit, anëtarësimi në BE duket vërtet real. Por Shqipëria duhet ta shfrytëzojë këtë rast. Kur shikon spotet zgjedhore të PS-së dhe PD-së të kap frika se Shqipëria do t’ia prishë vetes punët, sepse armiqësia e brendshme i tejkalon edhe interesat e shtetit.
    Në spotet e PD-së, Shqipëria e sotme paraqitet si “narko shtet”. Lideri i opozitës me terme të tilla iu referua shtetit të tij edhe në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP). Sali Berisha vazhdoi atë sjelljen tipike të opozitës së Shqipërisë që, nëse nuk është ai në pushtet, atëherë shteti është “kriminel” apo “narko shtet”. Kur dëgjojnë Berishën, kundërshtarët e Shqipërisë s’kanë nevojë të flasin.
    PS-ja në spotin e saj skandaloz tallet me moshën e Sali Berishës, diçka që në BE është e ndaluar edhe me ligj. Numëron ngjarjet tragjike për të cilat fajin e ka PD-ja, nga Piramidat e deri te Gërdeci. Por harron PS-ja se Shqipëria sukseset më të mëdha në historinë e integrimeve euroatlantike i bëri me Sali Berishën në krye. U anëtarësua në NATO, mori liberalizimin e vizave dhe aplikoi për anëtarësim në BE. Këto janë fakte historike që në një mënyrë edhe dëshmojnë se proceset e tilla i tejkalojnë mandatet e ndonjë qeverie.
    Me fjalorin “Bufi i Knetës” dhe “Narko shteti”, PS-ja e PD-ja do t’i bëjnë dëm shtetit. Edi Rama, përderisa po e shfrytëzon me sukses rastin që BE-ja i ka dhënë Shqipërisë, ka dhënë një kontribut të madh në krijimin e një klime konflikti permanent të brendshëm në Shqipëri me fjalorin e tij për kundërshtarët politikë. Që të dy, Rama dhe Berisha, kanë përgjegjësi për polarizimin që është krijuar në shoqërinë shqiptare, që shkon përtej garës legjitime politike.
    Sali Berisha do t’i humbë zgjedhjet më 11 maj. Ai ka mundur të mbetej në histori si lider historik, që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, nisi rrugën drejt BE-së dhe gjatë mandatit të tij, shqiptarëve iu hoqën vizat dhe prej atëherë në mënyrë të civilizuar udhëtojnë drejt Evropës, pa pasur nevojë të ndjekin rrugët ilegale. Por ai insiston që të mbetet në krye të PD-së, formalisht apo de facto, që kur kjo parti u themelua. Në këtë mënyrë nuk ka lejuar reformën në PD. Një PD e tillë i përshtatet Edi Ramës dhe PS-së, e cila do t’i fitojë zgjedhjet. Do të ishte befasi e madhe sikur të mos jetë kështu.
    Por për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së do të jetë e rëndësishme ajo që do të ndodhë pas 11 majit. A do të ketë mashtrime zgjedhore, apo vetëm aty këtu ndonjë parregullsi që nuk ndikon në rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve? A do të pranohet rezultati? Më së paku që ka nevojë Shqipëria është për përsëritjen e së kaluarës kur, sapo të shpallen rezultatet e para, humbësit dalin dhe thonë “u vodh vota e popullit”. Çfarë do të mendojnë 40 liderë evropianë kur të mblidhen në Tiranë në mesin e majit për të diskutuar për të ardhmen e kontinentit nëse nëpër rrugët e atij qyteti do të ketë protesta për “vjedhjet zgjedhore”? Të shpresojmë se mbrëmja e 11 majit do të shënojë lindjen e një Shqipërie të re, një vendi ku fituesit do t’i urohet suksesi në zgjedhje dhe ata që humbin do të shprehin mbështetjen për rrugëtimin e vendit drejt BE-së. Sepse suksesi në anëtarësim në BE vjen vetëm kur të ketë vërtet një konsensus të brendshëm politik dhe shoqëror për atë qëllim.
    Kroacia është shembulli më i mirë për këtë. Opozita e Kroacisë asnjëherë nuk i ka bartur në tryezën evropiane dallimet që kanë pasur me qeverinë brenda shtetit, por ka insistuar që BE-ja pa kushte t’ia hapte dyert. Berisha bëri të kundërtën në takimin e EPP-së. Por për fat të mirë kjo nuk bën dëm, sepse EPP-ja mbështet vetëm parimisht anëtarët e saj, e PD-ja është anëtare, dhe nuk hyn në dëmtimin e shteteve kandidate vetëm për interesa të një partie të caktuar politike. Dhe po, Kroacia është edhe shembull se si edhe politikanët me merita historike për vendin – ish-kryeministri Ivo Sanader – mund të përfundojnë në burg nëse gjenden dëshmi se kanë shkelur ligjin dhe janë përfshirë në afera korruptive. Gjatë rrugëtimit të Kroacisë drejt BE-së janë ndërruar gjashtë qeveri, dhe secila ka pasur merita për momentet e caktuara në këtë proces. Prandaj edhe në Shqipëri duhet ta kuptojnë se shteti e jo partitë politike anëtarësohen në BE dhe suksesi e përfitimet do të jenë të përbashkëta.
    Është ndoshta paradoks, por Shqipëria sot duket shumë më mirë nëse shikohet nga Brukseli e jo nga brenda. Dhe duket shumë më mirë sesa që do të fitohej përshtypja kur ndjek fushatën zgjedhore apo shikon TV kanalet e Shqipërisë. Ky moment pozitiv është një rast që nuk guxon të humbë dhe nuk do të duhej të rrezikohej me procesin zgjedhor.