Ligjvënësi demokrat, Gjin Gjoni shprehet se vjedhjet që ka bërë numri dy i qeverisë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shkojnë në qindra milionë euro.
I ftuar në një emision televiziv, Gjoni tha se thirrja e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, (SPAK) ka shënuar një zhvillim të ri në skenën politike dhe të drejtësisë.‘Fakti që asaj i është kërkuar të shoqërohet nga një avokat, sinjalizon se ajo nuk po thirret thjesht si person në dijeni, por si një individ i implikuar, duke e vendosur hetimin në një fazë të re dhe më serioze’, theksoi Gjoni.
Sipas deputetit demokrat, kjo lëvizje e SPAK është pjesë e një strategjie më të gjerë, e përshkruar si teknika e “futjes së miut në çark avash-avash”. Kjo strategji, e vërejtur edhe në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj, konsiston në fillimin e një hetimi me akuza më të lehta, për të ndërtuar gradualisht një dosje më të fortë, duke shtuar akuza të reja gjatë rrugës.
Paralelisht, beteja ligjore e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e tij nga detyra, nxjerr në pah një qasje selektive ndaj ligjit. Diskutimi, u shpreh Gjoni, vë në dukje se si interpretimi “bardh e zi” i ligjit, që justifikon shkarkimin për mosparaqitje në punë, nuk u aplikua në të njëjtën mënyrë në rastin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kjo diferencë në qasje interpretohet si një tregues i “vullnetit të pushtetit” që ndikon në vendimmarrje. Analisti shprehet me tone tejet kritike ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si “më jo profesionale dhe të varur politikisht”, duke argumentuar se ndërprerja e parakohshme e mandateve të anëtarëve të saj është bërë me urdhër politik.
Në qendër të vëmendjes mbetet dosja voluminoze e ministres Balluku. Ajo lidhet me disa prej projekteve më të mëdha dhe më të debatuara infrastrukturore, përfshirë rrugën Thumanë-Kashar, tunelin e Arbërit dhe atë të Llogarasë.
Përveç këtyre, përmenden koncesione të shumta dhe akuza të rënda nga opozita për “vjedhjen e energjisë”, e cilësuar si “vjedhja më galopante që ka ndodhur ndonjëherë”. Duke cituar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, theksohet se abuzimet financiare gjatë drejtimit të saj arrijnë në qindra milionë euro, në një ministri me një qarkullim prej rreth 12 miliardë eurosh.
Zhvillimet e fundit shihen si lëvizje që ngushtojnë lakun jo vetëm rreth ministres. Sipas deputetit të PD-së, rënia e mundshme e Belinda Ballukut e afron “kurthin” më pranë majës së pushtetit, duke lënë të kuptohet se shënjestra finale mund të jetë vetë Kryeministri Edi Rama.
Këtu duhet parë, e para që zonja Balluku po thirret thjesht në cilësinë e personit i cili ka rrethana, dijeni për rrethanat e hetimit. Fakti që kërkohet të shkohet me avokat, kërkohet që ajo është e implikuar në një moment të caktuar dhe tani avancimi i hetimeve ka shkuar në një fazë tjetër. Dhe për sa kohë kërkohet prania e avokatit, padyshim që do pyetet dhe çdo deklarim që do japë në këtë fazë e implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë zonjën Balluku. Por në rastin e zotit Veliaj, me të vërtetë u fillua në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe për shkak të rrjedhjes së informacionit. Por SPAK-u në vetvete, sipas edhe pikëpamjes time, ndërton një lloj strategjie që e fut në kuptimin e mirë atë miun nën qark avash-avash. Në ç’kuptim? Për shkak të afateve procedurale të cilët janë shumë të rëndësishme për arsye të të të hetimit. Dhe nis me një akuzë të lehtë në momentin e fillimit, shpresojmë që do jetë kështu ë, se gjithmonë besueshmëria te SPAK-u të paktën te Partia Demokratike është në nivelet më të ulëta të mundshme.
Ka pra, sepse çfarë psikologjie po ndiqet. Dhe në rastin konkret, sot zoti Veliaj ka dhe dy-tre akuza të tjera të cilat i janë shtuar gjatë rrugës. Nuk është vetëm problemi i pasurisë. Janë shtuar elementë të tjera të cilët kanë dalë. Nuk është thirrur akoma për çështjen e inceneratorëve, e cila është çështja më e rëndësishme dhe me të drejtë edhe Romiri e tha që ka një programim sikur është me dirigjim politik, deri në momentin aktual. Por, në pikëpamjen e ndryshimit midis Belindës dhe zotit Veliaj, në rastin konkret përpara Gjykatës Kushtetuese, duhet thënë që zoti Veliaj është thjesht në lidhje me momentin e procesit të rregullt ligjor. Dhe shkarkimi i tij, qoftë nga vendimi i Këshillit Bashkiak, por edhe vendimmarrja e cila ka ardhur si pasojë e Këshillit Bashkiak nga kryeministri, duhet patjetër që të shkojë në frymën e asaj që juve thatë, si në rastin e kryetarit të Bashkisë së Vau Dejës.
Më fal. Tani, problemi është i thjeshtë. Fakti që zoti Veliaj shkon në Gjykatën Kushtetuese nuk do të thotë që nuk është në masë sigurimi nga një gjykatë, se janë gjykata komplete të ndame. Aty bëhet procesi vetëm për efekt të procedimit ose për shkak të shkarkimit. Kurse pjesa tjetër është proces i cili është i ndarë nga Gjykata e Speciale dhe… Pra këto janë praktikisht dy ankimimet që ka bërë zoti Veliaj. Janë komplet të ndryshëm. Gjykata Kushtetuese mund të vendosë që shkarkimi është bërë në kundërshtim, sepse mosparaqitja e tij në punë nuk është për shkaqe të pajustifikuara, se masa e sigurimit është një masë e cila ai s’e ka kërkuar, s’e ka dëshiruar dhe është për shkak të kufizimeve që ka dhënë shteti për shkak të masës. Po pra, kjo, kjo është ta lexosh bardh e zi nenin, pra thotë s’ke shkuar në punë, shkarkohesh apo jo? Kjo është. Por bardh e zi nuk e lexuam për zotin Berisha për masën e sigurisë. Se mund ta lexonim bardh e zi atë.
Për zotin Berisha është flagrante tani. Po bardh e zi thoshte që nuk duhet, nuk duhet të merret masa e sigurimit. Absolutisht. Ndryshe. Që s’ka nevojë të jetë bardh e zi, të jetë në kontekst. E pra, po mirë pra, kjo është pra vullneti se ne shkojmë pak edhe më larg. Gjykata Kushtetuese, në qoftë se do pikëpamjen time, është gjykata më jo profesionale deri në momentin aktual, për një arsye dhe e varur politikisht. Sepse me mekanizmin e ndërprerjes së mandateve të zonjës Sonila Bejtja dhe me ndërprerjen e mandateve të vetë anëtarëve të cilët janë në detyrë, tregon që urdhri politik ka qenë që tre personave të cilët duhet t’ju mbarojë mandati brenda para zgjedhjeve të 2029-ës. Në mënyrë që Gjykata Kushtetuese mos ketë riparimin. Dhe edhe zotit Toska, edhe zonjës Papajorgji, nuk i kushton asnjë gjë një vit më përpara dhe një vit, sepse ne e kemi parë që zoti Toska sa mbaroi mandatin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, shkoi automatikisht në në Gjykatën Kushtetuese. Se këta nuk janë vendimmarrje të organeve të pavarur të drejtësisë. Jo, këto gatuhen në paradhomat e kryeministrisë, në zyrat e Agaçit apo në zyrat e Partisë Socialiste. Dihet. Tani, në lidhje me këtë të zonjës Çapja. Sot unë, besoj mos jetë e vërtetë që një nga këto gazetarët tha që Rama ka telefonuar prokurorin me telefonin e Ulsi Manjës. Duhet ta akuzoj. Është diçka për shkak, sepse…rënia e Belinda Ballukut, përfundimisht çon, ngushtohet kurthi. Çarku po shkon, afrohet.
Kam përshtypjen, por ama në rastin e zonjës Balluku, me të drejtë edhe Romiri e përmendi, zonja Balluku ka rrugën në Kashar, Thumanë-Kashar. Ke tunelin e Arbërit, ke tunelin e Llogarasë, ke të gjithë Tigrin 1, Tigrin 3, ke koncesionet e pafundme që ka dhënë, domethënë në rastin konkret… Dhe ajo që me të drejtë… Vjedhja e energjisë, e përmendi dhe zoti Berisha. Vjedhja e energjisë është vjedhja më galopante që ka ndodhur ndonjëherë. Aty dhe me të drejtë zoti Arben Ahmetaj në intervistën që dha që vjedhjet dhe abuzimet që ka bërë kjo, i kalojnë qindra milionë euro në në rreth lëvrimit që ka pasur ministria në dorë. Në një periudhë kohore në drejtimin e kësaj janë diku te 12 miliardë euro.
Tag: rastin
-

Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur
Begaj, nuk është për tu hequr, por për tu përqeshur
Duke u përfshirë në kulisa meskine, falë dhe këshilltarëve të vet që e kanë kuptuar se ai përtyp çfarëdo tagjie që ti japësh, Bajram Begaj bën thjeshtë rolin e shërbëtorit të shërbëtorit. Në rastin e Erion Veliajt u përdor vetëm për një datë, në rastin e Sonila Bejtes thjeshtë si vegël në rivalitet brrylash mes gjyqtarësh
Ndonëse historia e republikës sonë nuk ka asnjë precedent të shkarkimit të një presidenti, opozita më e vogël në numra që ka ekzistuar ndonjëherë ka nisur sot një procedurë për ta bërë këtë kundër Bajram Begajt, me pretendimin për shkelje të kushtetutës. Le ta themi që në fillim: ky hap nuk ka asnjë shanc për të pasur sukses. PD nuk i ka as votat, as garancinë e institucioneve të pavarura për ti’a dalë mbanë. Por paradoksi i fillimit të një nisme për të cilën e ke të sigurtë dështimin, ka gjithësesi një shpjegim. Më tepër sesa për ta spastruar ajo duket sikur tenton për ta diskredituar, kryetarin më kukull që shteti shqiptar ka pasur gjatë ketyre dekadave. Kjo vërehet qartë në dokumentin që kanë paraqitur deputetët e opozitës.
Duke hequr mënjëanë disa pika që nxjerin në dritë një president banal, si ato për dekrtetimin e Diellës apo ato për konfikt interesi financiar, mjafton të ndalemi tek dy çështje që kanë të bëjnë me aktualitetin e ditëve të fundit. Bajram Begaj shkeli hapur kushtetutën duke shpallur një datë zgjedhjesh të parakohshme për Tiranën, ndonëse ligji themeltar i shtetit e kishte të shkruar, e zeza mbi të bardhë, se kur i prekuri, në këtë rast Erion Veliaj, bën ankimim, procesi ngrin automatikisht (e plotë tek linku poshtë).
Në fakt, kështu ndodhi dhe dekreti i tij u hodh në koshin e plehrave. Përunjësia e tij, për tu zhgërryer para pushtetit të Edi Ramës, jo për faktin nëse duheshnin shpallur apo jo zgjedhje, por thjeshtë për ti realizuar ato fiks kur donte kryeministri, la mbi imazhin e tij një njollë të pashleyeshme. Bajram Begaj u shndërrua vetë në një interpretues të ligjit, predikoi se çështja i përkiste gjykatës administrative duke e shpërfillur kështu atë kushtetuese.
Por interesantja nuk qëndron në këtë pikë. Ajo gjendet në argumentin e dytë që kanë evidentuar deputetët opozitarë. Nëse për rastin Veliaj, kreu i shtetit e injoroi Gjykatën Kushtetuese, kur erdhi puna për të kërkuar ndërprerjen e mandatit të një anëtare të saj, ai vendosi ti drejtohet asaj, i pa mbështetur në asnjë ligj. Ai prodhoi një dokument ku kërkohej interpretimi për të larguar nga gjykata Sonila Bejten, gjë që do të shqyrtohet këtë të enjte. Ndonëse alibia e gjetur, gjoja për interpretuar mekanizmin e ripërteritjes së kësaj gjykate edhe nga Komisioni Venecias është quajtur të pakuptimtë edhe nga Raport Progresi i Bashkimit Evropian është parë si shqetësim për pasigurinë ligjore ku i ka futur gjykatësit kushtetues, dëmi tashmë është bërë dhe procesi ka filluar (e plotë tek linku poshtë)Të dyja këto ngjarje që janë në krye të listës me shkelje të hartuar nga opozita, nuk i bashkon vetëm lehtësia me të cilën Bajram Begaj e shmang Gjykatën Kushtetuese atëherë kur ligji e detyron ti referohet asaj dhe e vë atë në punë atëherë kur si’a kërkon asksush, pa përfillur një dekret të paraardhësit të tij. Me shumë se raporti që ka presidenti me ligjin këto dy episode flasin për karakterin e tij prej lakeu tipik. Në rastin e parë, ai nuk kishte në dorë faktin për ti bërë apo për të mos i bërë zgjedhjet nw Tiranë. Ato do zhvilloheshin gjithësesi. Atij iu këkua të shkelte mbi veten dhe kushtetutën thjeshtë për një datë. Për asgjë më tepër se plotësimin e një teke klaendari. Edhe në rastin e ndërprerjes së mandatit të një gjykatësi kushtetues, roli i tij s’ka ndonjë peshë kushediseçfarë. Kjo gjykatë në të gjitha vendimet e saj të mëdha i ka shërbyer qeverisë. Loja për të mos pasur nëpër këmbë ndokënd që voton kundër është thjeshtë një lëvizje meskine e njerëzve që duan të rrisin peshën dhe të ruajnë influencat e tyre brenda një sistemi që në fund i shërben Edi Ramës. Pra, duke u përfshirë në këto kulisa, falë dhe këshilltarëve të vet që e kanë kuptuar se ai përtyp çfarëdo tagjie që ti japësh, Bajram Begaj bëri thjeshtë rolin e shërbëtorit të shërbëtorit. Në rastin e Erion Veliajt u përdor vetëm për një datë, në rastin e Sonila Bejtes thjeshtë si vegël në rivalitet brrylash mes gjyqtarësh.
Po, po, kaq meskin dhe banal e nxjerin kreun e shtetit këto episode. Si një njeri që kur të ikë, historia do ta kujtojë më shumë për batutat me sheqerin dhe rolin e lypsarit para Erdoganit, sesa si garant të unitetit të kombit dhe kushtetutës. Prandaj dhe procedura që ka nisur opozita e ka një vlerë, sepse qoftë edhe duke mos qenë në gjendje ta shkarkojë, ajo ka në dorë ta qesharakëzojë.
©Lapsi.al -

“SPAK të veprojë për Irena Gjokën”, propozimi i ish-prokurorit: Si duhet të ndahet kjo punë njëherë e mirë
Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se SPAK-u duhet ta zgjidhë një herë e mirë rastin e gjyqtares Irena Gjoka.
“Për mua, rasti i Irena Gjokës është një rast i turpshëm. Tani, diskutohet një vendim penal që është dënuar në Janinë. SPAK duhet ta zgjidhë këtë çështje. Është dënuar apo nuk është dënuar? Vjen me vendim avokati dhe thotë “ja ku e ke”. Në Janinë njerëzit po shkojnë për kafe. Kjo çështje duhet ndarë. Sepse kur ne hetojmë një vendim nëse është apo jo me vite, nuk ka kuptim. Nuk është një çështje komplekse. Kjo çështje zgjidhet. Në rast se Irena Gjoka është e dënuar, ka gënjyer me formularin, ka dënim, domethënë i bie që të ndiqet penalisht, ajo e humb statusin e magjistratit dhe i bie që ka gënjyer kur ka filluar punë. Në rast se ke gënjyer dhe dënohesh, vendimet janë të pavlefshme, sepse neni 128, paragrafi i parë i kodit të procedurës penale thotë se vendimet janë absolutisht të pavlefshme kur kanë dalë nga një gjykatë jo e krijuar me ligj, sepse duhet të respektohet ligji. Tani, kjo çështje duhet ndarë, pa e paragjykuar. Unë nuk e paragjykoj. Pra, e ka paraqitur avokati Gjokutaj dhe thotë është ky vendim. Por, edhe të hetosh një vendim tre vjet…”, tha Karanxha.
“Mua më shqetëson koha. Të ndahet ky muhabet”
Klevis Balliu theksoi: “Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer një përgjigje kërkesës së Partisë Demokratike në lidhje me dokumentin, nëse ky dokument i cili është publikuar është autentik apo jo. Dhe Prokuroria e Përgjithshme ka kthyer përgjigje duke thënë që ky është një dokument autentik. Pra, kjo zonjë ka qenë e dënuar dhe është marrë ky dokument në rrugë ligjore dhe prokuroria nuk ka asnjë dyshim që kjo zonjë ka qenë e dënua”.
“Duhet të ishte edhe konflikt interesi për Irena Gjokën. Ajo është po e njëjta gjyqtare qoftë në rastin e Sali Berishës, qoftë në rastin e Ilir Metës e qoftë në rastin e Fatmir Mediut. Pra, në këtë kontekst është një rastësi e çuditshme që gjyqtarja e cila ka një dosje në hetim që pritet të dalë dhe që i shtyhet pafundësisht, i bie gjithmonë të hetojë opozitën. Dhe këtu janë pikëpyetjet që ngre opozita, se kjo vazhdon të ushtrojë detyrën. Po si e ushtron? Ajo është me dosje. Pra, ajo është e shantazhueshme në rastin më të mirë”, shtoi Balliu. -

“Hetimet janë kryer në Shqipëri”, Dumani për rastin “McGonigal”: Presim përgjigje nga autoritetet e huaja
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar mbi punën e institucionit që drejton në Komisionin e Ligjeve, ku është pyetur nga deputeti i PD, Ivi Kaso në lidhje me rastin ‘McGonigal’.
Dumani u shpreh se, siç ka deklaruar publikisht edhe më herët, rasti është në fazën e hetimit paraprak dhe se janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar.Megjithatë, ai theksoi se është e nevojshme edhe ndihma juridike nga autoritetet gjyqësore të huaja në lidhje me rastin.
Dumani zbuloi se SPAK mbetet në pritje të përgjigjes nga autoritetet e huaja gjyqësore, të cilave prokuroria e posaçme u është drejtuar me kërkesë për ndihmë juridike. -

Serbët habiten para fillimit të ndeshjes me Shqipërinë: Këto janë pamje të çuditshme, në rastin më të mirë…
Vetëm pak orë kanë mbetur nga fillimi i ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. Megjithatë para këtij takimi, atmosfera në Serbi është në kufijtë e së pabesueshmes. Përpara stadiumit nuk ka ende asnjë tifoz të mbledhur dhe duket si të jetë një përballje miqësore dhe jo me rëndësi të lartë, pa hyrë në aspektin historik dhe faktit që përballë tyre do të jetë Shqipëria.
Një prej mediave serbe ka bërë këtë raportim pak minuta më parë: “Edhe pse kanë mbetur pak më shumë se katër orë deri në fillimin e ndeshjes, për momentin nuk ka eufori. Sipas gazetarit tonë në vendngjarje, gjithçka është e qetë në rrugët e Leskovcit. Prania e një force të fortë policore është e dukshme. Pamjet e çuditshme në Leskovc, në rastin më të mirë….”
Pra deri tani gjërat po shkojnë sipas planeve të Serbisë. Ndeshja u dërgua në Leskovc pikërisht për një arsye të tillë, për të shmangur presionin e madh dhe ndonjë përplasje të mundshme dhe deri tani nuk ka ende tifozë serbë të grumbulluar. /Sport Ekspres/ -

“Shkarkon zyrtarë pa të drejtë”, Beleri godet Ramën: Kryeministri kap çdo funksion dhe vendos si të dojë ai
Eurodeputeti dhe njëkohësisht ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri duke folur në një emision televiziv, theksoi se Edi Rama është dora mbi gjyqësorin që vendos për çdo çështje në Shqipëri.
Ai vuri në dukje se në rastin e Veliajt u përdor si argument për shkarkimin mungesa 90 ditë në detyrë, ndërkohë që në rastin e tij, nuk u përdor i njëjti argument. Beleri tha se në Shqipëri ka autorkaci, mos ndarje pushtetesh, dhe me një drejtësi të tillë s’mund të integrohesh në BE.
“Është hera e dytë, por jo në të njëjtën mënyrë. Te mua s’u përdor tre muajshi i mungesës në detyrë për të më shkarkuar. Sot e njëjta drejtësi vendos ndryshe, kjo tregon që s’është drejtësia, s’janë ligjet dhe institucionet shtetërore ato që vendosin, por është një njeri, vetëm Edi Rama.
Kemi dy shkarkime të dy kryebashkiakëve të zgjedhur, në rastin tim s’u përdor mungesa ime 90-ditore në detyrë, kurse në rastin e Veliajt u përdor kjo metodë. Kur të gjitha pushtetet i merr një njeri, vendimet e institucioneve s’i merr njeri parasysh, kemi një neo-diktaturë që fatkeqësisht pak shqiptarë e kuptojnë, ose e kuptojnë shumë por s’reagojnë.
Edhe në rastin tim, edhe në rastin Veliaj, demokracia është gjëja e fundit që merret parasysh në Shqipëri. Z.Rama shkarkon nëndrejtorë, kryetar bashkish, ka marrë kompetenca që s’ia jep ligji dhe kushtetuta. Institucionet do vendosin për interesin që ka partia në pushtet. S’besoj që në rastin Veliaj do jetë ndryshe. Nëse mendimi opozitar për gjërat kryesore dhe madhore s’bëhet një, s’do dëgjohet. Unë jam drejtuar në Strasburg për dy çështje, për të cilat janë ezauruar mjetet në legjislacionin shqiptar.
Për mënyrën e veprës dhe sa muaj kam ndenjur në burg, dhe ndalimin për t’u betuar. Është shumë afër për të dalë vendimi dhe presim të dalë vendimi. Sot është një njeri që vendos për të gjitha, jo vetëm për rastin tim dhe Veliajt, por për të gjitha çështjet politike. Në rastin tim s’u përdor 90-ditëshi i mungesës nga detyra. Është një dorë mbi gjyqësorin që vendos, kjo është autokracia dhe mos ndarja e pushteteve. Me këtë drejtësi s’mund të vesh në Europë”. -

Dekreti i Begajt për zgjedhjet në Tiranë/ Reagon ish-këshilltari ligjor i Presidencës: Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë, jo një nëpunës civil
Ish-këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj, thotë se shkarkimi nga detyra i Erion Veliajt nuk mund të trajtohet nga Gjykata Administrative pasi nuk është nëpunës civil, por i zgjedhur vendor si kryebashkiak.
Si e tillë, thotë Bledar Dervishaj, rasti parashikohet nga Kushtetuta.
” Këtu nuk jemi perpara rastit të shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, dhe po diskutohet nëse është Gjykata Administrative apo Gjykata Civile ajo që do trajtojë rastin. Jemi përpara një rasti të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Sipas meje çdo institucion që ka trajtuar rastin deri më tani, e ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cënuar të drejta e liri themelore”, shprehet Dervishaj.
Ky reagim i Dervishajt vjen si përgjigje ndaj dekretit të Presidentit Bajram Begaj, i cili dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, duke anashkaluar faktin që Erion Veliaj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij, që sipas Kushtetutës parashikohet pezullimi i çdo vendimi tjetër. Por Begaj, në dekretin e tij për datën e zgjedhjeve të parakohshme, argumentoi se Erion Veliaj u shkarkua me motivacionin e mosparaqitjes në detyrë, rast që sipas tij, trajtohet nga Gjykata Administrative dhe jo Kushtetuese.
Reagimi i Bledar Dervishajt:
Të nderuar miq dhe gazetar,
I mirëkuptoj dhe i respektoj plotësisht kërkesat tuaja për një mendim, koment apo opinion publik apo privat lidhur me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në të 6 Bashkitë, përfshirë dhe zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë Tiranë.
Para së gjithash ju falenderoj për respektin dhe besimin profesional që keni ndaj meje.
Lidhur me këtë çështje qe mesa duket do të jetë temë edhe për disa ditë, mendoj se së pari është në detyrimin e atyre që marrin vendime që të miratojnë lejimin e stafit të tyre për të sqaruar publikisht vendimarrjet institucionale.
Personalisht, përsa kam ushtruar detyrën e Këshilltarit Ligjor në Presidencë, deri në 24 korrik 2022, kam mbrojtur e sqaruar në publik të gjithë aktet dhe dekretet e rëndësishme të Kreut të Shtetit, si në Kuvend, në studio televizive kudo ku jam ftuar, Gj.Kushtetuese, apo dhe në Komisionin e Venecias sëbashku me kolegë të tjerë të nderuar, pa ju shamngur asnjë pyetje me rëndësi për interesin publik dhe qytetar.
Në rastin konkret, ata që duhet të flasin të parët dhe të shprehin qëndrimin e tyre, janë ish funksionari që është prekur nga këto vendime të deritanishme dhe/apo përfaqësuesit e tij ligjor, subjektet politike që do vlerësojnë marrjen ose jo pjesë në garën politike tashmë të dekretuar, dhe çdo institucion tjetër kushtetues apo subjekt tjetër që legjitimohet ti drejtohet Gjykates Kushtetuese.
Këtu nuk jemi perpara rastit të shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, dhe po diskutohet nëse është Gjykata Administrative apo Gjykata Civile ajo që do trajtojë rastin.
Jemi përpara një rasti të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Sipas meje çdo institucion që ka trajtuar rastin deri më tani, e ka konsumuar një shkelje me karakter kushtetues, duke cënuar të drejta e liri themelore.
Nëse kjo çështje hyn apo jo në juridiksion kushtetues këtë duhet ta thotë vetëm Gjykata Kushtetuese, në rast se, një ankim i kësaj natyre rezulton i administruar nga subjekti i prekur brenda afatit.
Ky është mendimi im modest mbi këtë rast!
Ju përshëndes me dashamirësi dhe respekt
-

Lapaj kërcënon Shabanin: Në rastin më të mirë, ai meriton të internohet
Adriatik Lapaj ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa është pyetur nëse do të mbështesë Endri Shabanin, i cili ka shprehur dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Lapaj ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi, duke e konsideruar Shabanin si “tradhtar” dhe duke theksuar se në histori, tradhtarët janë dënuar me internim.
“Referuar historisë tonë, tradhtarët në rastin më të mirë çohen në ekzil. Në politikë nuk promovohet tradhtia, është fenomen i shëmtuar që i bën dëm shoqërisë. Tradhtia e dëmton në thelb shoqërinë,” – u shpreh Lapaj.
Ndërkohë, ndryshe nga qëndrimi për Shabanin, Adriatik Lapaj është shprehur i hapur për bashkëpunim me Pano Sokon, me të cilin thotë se ka pasur një eksperiencë pozitive gjatë fushatave të mëparshme.
“Jam i hapur për bashkëpunim me zotin Soko. Bashkë kemi bërë një fushatë model dhe nuk kam qasje tjetër,” – tha më tej ai. -

“S’ka zgjedhje pa vendim përfundimtar”, paralajmërimi i fortë i Beqirit për rastin Veliaj: Kushtetuesja mund të..
Avokati i njohur Idajet Beqiri ka shpjeguar rastin e ngërçit që mund të krijohet me rastin e shkarkimit të Erion Veliaj nga kryetar bashkie i Tiranës.
Duke folur në e një emision televiziv, Beqiri tha se Gjykata Kushtetuese ka disa atribute dhe mund të shprehet kundër shkarkimit të Erion Veliajt.
Sipas Beqirit, në këtë rast mund të krijohet ngërç dhe për pasojë mund të mos ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
“Data e zgjedhjeve do të caktohet. Gjykata Kushtetuese ka disa atribute. Në rast se Gjykatës Kushtetuese, Erion Veliaj do t’i kërkojë që krahas pavlefshmërisë së aktit të Këshillit Bashkiak, krahas pavlefshmërisë së vendimit të Këshillit të Ministrave, do t’i kërkojë edhe pavlefshmërinë e dekretit të presidentit dhe do të thotë; Prit më dëgjo një herë mua, kam të drejtën e ankimit. Ma jep Kushtetuta që brenda 15 ditëve ta kundërshtojë vendimin e Këshillit të Ministrave dhe ti nuk ma dhe këtë gjë, dhe Gjykata Kushtetuese e pezullon edhe dekretin, dhe thotë; Jo ky dekret nuk do të zbatohet dhe s’do ketë zgjedhje në këtë datë derisa të jap vendimin përfundimtar dhe e pezullon. Këtu krijohet ngërç dhe nuk do të ketë zgjedhje”, u shpreh Beqiri. -

Raportoi për policët që abuzuan me të miturën, kërcënohet gazetarja në Gjirokastër
Gazetarja Jonida Qirko ka depozituar një denoncim pas marrjes së një sërë mesazhesh kërcënuese të lidhura me raportimet e saj mbi rastin e abuzimit seksual ndaj një të mituri në Këlcyrë, i cili është trajtuar gjerësisht në media dhe aktualisht po hetohet nga prokuroria lokale.
Mesazhet anonime kërkonin në mënyrë të drejtpërdrejtë që ajo të ndalonte raportimin mbi çështjen dhe përmbanin kërcënime të qarta ndaj saj. Ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar zyrtarisht, Qirko ka shprehur shqetësimin se persona të lidhur me dy ish-punonjës policie që ndodhen nën hetim mund të jenë të përfshirë.
Për kërcënimet ndaj saj ka reaguar edhe Shoqata Europiane e Gazetarëve
Shoqata Europiane e Gazetarëve dënon me forcë kërcënimin e hapur ndaj gazetares së MCN TV në rajonin e Gjirokastrës, znj. Jonida Qirko, e cila është intimiduar publikisht në rrjetet sociale pas investigimit të saj mbi një skandal seksual ku të përfshirë rezultojnë edhe efektivë të policisë.
Ky akt përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit, duke synuar të heshtë gazetarin në kryerjen e misionit të tij profesional e publik. Çdo përpjekje për të frikësuar gazetarët është një kërcënim serioz për demokracinë, transparencën dhe drejtësinë.
Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së Gjirokastrës dhe Policisë së Shtetit që të ndërhyjnë menjëherë, të hetojnë rastin dhe të vendosin para ligjit autorët e kërcënimit.
