Tag: rastin

  • Balluku/ Berisha, Meta, Ahmetaj e Veliaj, edhe Juda meriton gjykim të ndershëm!

    Balluku/ Berisha, Meta, Ahmetaj e Veliaj, edhe Juda meriton gjykim të ndershëm!

    Nga Lorenc Vangjeli

    Belatë e Rames kanë portrete të ndryshme. Bela është e rradhës. Rama, mbasi pa të rrëzoheshin njëri pas tjetrit Berishën e Metën në ingranazhet e drejtësisë, mbasi përballë i mbeti vetëm një opozitë me vaj qyqeje mbi çati, mbasi pa sesi drejtësia po i merrte ish-miqtë që i lëshonte më shumë prej hirit vetjak se pahirit të të tjerëve, sot është në mes të skenës, ende pa përgjigjen përfundimtare për pyetjen drithëruese që e bëjnë të gjithë: Çfarë do të bëjë me Belinda Ballukun?

    Fillimisht ishte një spirale hetimesh që përfshiu një numër të frikshëm të bashkëpunëtorëve më të rëndësishëm në varësi të zëvendëskryeministres së tij. Pastaj u bë fakt real sekreti publik që qarkullonte prej muajsh në Tiranë se mbi të kishte nisur një hetim kompleks penal. Pastaj zonja Balluku u morr e pandehur. Më tej akoma, Rama pa si shpërtheu histeria e zakonshme publike, kur copëza të dosjeve filluan të publikohen. Dhe si për të vërtetuar edhe një herë se e keqja nuk ka fund, belaja i kulmoi me masat ndaluese në dëm të zonjës Balluku. Më e rënda e të cilës natyrisht, ishte pezullimi nga detyra. Fiks ajo masë që prekte në mënyrë të drejtpërdrejtë vetë Edi Ramën. Fiks momenti kur vetë kryeministri duhej të kryente një akt politik e moral në raport me të. Fiks ndaj njeriut që ai vetë e quante “shtriga ime e mirë”, siç e quajnë njëlloj, por për arsye të ndryshme Ahmetaj e Veliaj.

    Shtrigë apo ëngjëll i keqkuptuar, ndaj zonjës së hekurt të qeverisë ka shpërthyer stuhia perfekte. Personazhi që deri fare pak javë më parë nuk i përmendej emri përveçse kur donte vetë dhe si të donte vetë, që në PS e shihnin me frikë e adhurim, kurse në PD e godisnin me sezone dhe në mënyrë selektive; personazhi që, në mos miratimin e plotë, kishte heshtjen e thellë të shumicës dërmuese të medias, sot është në qendër të një cunami të shumëfishtë, politik, juridik dhe moral. Miqtë në rolin e vartësve nuk guxojnë t’i zgjasin dorën sepse nuk janë të sigurt sesi do të shkojë historia, aleatët fluidë e të padibishëm në të majtë dhe të djathtë po kontrollojnë dhe njëherë mesazhet e shkëmbyera me të ndër vite, disa prej biznesmenëve më të mëdhenj në Shqipëri po kontabilizojnë me urgjencë kujtesën e punëve publike që kanë kryer, kurse shumica dërmuese e medias është në llogoret e zakonshme, ku interesi dhe jo bindja, tregojnë aksin ku shtrëngohet qyta dhe ku drejtohet tyta.

    Zonja Balluku është e ndërgjegjshme se, siç thoshte dikur një gazetar i njohur në Tiranë, nderi është me afat skadence, ndaj ka pak shanse të mbështetet në kthimin pas “të ndereve” që ka bërë. Ajo e di se mirënjohja, siç thotë një tjetër gazetar, është një bimë që nuk rritet në Shqipëri dhe që në rastin më të mirë është thjesht e përkohshme. Për këtë arsye, në ndeshje me stuhinë mbi kokë, ajo e di se duhet të llogarisë vetëm veten dhe jo miqtë e rremë dhe armiqtë e sinqertë të saj.

    E vetmja e panjohur në këtë ekuacion të ndërlikuar është vullneti i kryeministrit për të vepruar nga njëra anë dhe armët e panjohura me fraksione që ka SPAK-u në dispozicion e ndoshta edhe faktorë të tjerë jolokalë të përfshirë në këtë histori. Gërshetimi i arsyetimit politik, juridik, moral e madje edhe gjeopolitik është një xhungël e vërtetë për momentin, në të cilin sapo është hedhur fare pak dritë, në një lojë ku nuk njihen të gjithë aktorët dhe nuk kanë dalë në dritë të gjithë faktorët e interesuar.

    Për të kuptuar rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve, lipset të pranohet çfarë në Tiranë refuzohet me një lehtësi të padurueshme: parimi i prezumimit të pafajësisë. Edhe pse e pandehur e me akuza të rënda mbi shpinë, edhe pse pretendohet se më e keqja është ende udhës drejt saj në formë dosjesh me fraksione, edhe pse shoqëria e traumatizuar shqiptare është përfshirë ethshëm në gjyqin popullor të rradhës, zonja Belinda Balluku është e pafajshme deri në momentin që gjykata do të vendoste ndryshe me vendim të formës së prerë. Madje ka edhe më shumë.

    Edhe vetë Juda, po të jetonte në Evropën e sotme moderne, do të meritonte një proces të drejtë, të ndershëm dhe të rregullt gjyqësor.

    Në rastet pararendëse për dy ish-presidentë e kryeministra, Berishën e Metën, për paraardhësin e saj në detyrë Ahmetaj apo kryetarin e bashkisë Veliaj, në një mënyrë apo një tjetër, proceset janë helmuar nga burime të ndryshme. Ata edhe janë paraquajtur e trajtuar si fajtorë, edhe janë pjesë e proceseve të deformuar nga pikëpamja proceduriale. Kush më shumë e kush më pak, kush prej humorit të politikës e kush prej defekteve të sistemit të drejtësisë, kush edhe për arsye të tjera, kjo aradhë të fortish politikë, është në fatkeqësi penale e personale.
    Rasti i zonjës Balluku në këtë prolog të hekurt të historisë ndryshe të saj, nuk bën ende ndryshim. Edhe në rastin e saj, sistemi po funksionon, pavarësisht risive, pushtetit të traditës, tensionit, moralit të rishkruar, boshllëqeve ligjore e kundërthënieve logjike në ligje, paqartësive apo dhe defekteve të mundshme. Parimi magjik i demokracisë për balancën dhe kontrollin e pushteteve është në tension të plotë dhe gati për t’u kolauduar.

    Ka gjasa jo të pakta që gjykata të bëjë një hap pas në masat e mara ndaj zonjës Balluku. Vendimi i pezullimit nga posti i saj, komplikohet nga këmisha kushtetuese që i jep imunitetin e deputetit që e fiton duke qenë anëtare e qeverisë. Dhe anasjelltas, ministri ka imunitetin e deputetit. Kodi i Procedurës Penale e njeh pezullimin e ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik, por “…Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral.”. Kapërcimi i këtij momenti, që është rasti i zonjës Balluku, mund të quhet faull në prologun e ndeshjes. Duke pasur të drejtë të kontrollojë pushtetet e tjera, pushteti i sistemit të drejtësisë pushon së ekzistuari kur ndërhyn në vullnetin e popullit të shprehur me votë. Ai nuk mund të shtrihet dhe të kushtëzojë vullnetin e kryeministrit për të ndërtuar kabinetin qeveritar me mandat të shumicës së parlamentit dhe konfirmuar me dekret të presidentit. E thënë thjesht, gjykata nuk ka tagër të pushojë/pezullojë nga puna zonjën Balluku në këtë çast. Punësimi i saj është derivat i vullnetit politik të kryeministrit. Për koincidencë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e zotit Veliaj që kërkon proporcionalitet në masat e sigurisë ndaj të zgjedhurve, është një arsyetim që duhet të rilexohet edhe njëherë për të kuptuar më mirë se çfarë po ngjet kësaj here.

    Edhe kryeministri, ndryshe nga sa i thonë servilët e mirë dhe këshilltarët e këqinj, nuk mund të trokasë në këtë fazë të ndeshjes në gjykatën Kushtetuese për interpretim. Gjykata Kushtetuese nuk mund të ndërhyjë në mes të një procesi penal. Me shumë gjasa, ajo do ta refuzojë kërkesën e kryeministrit. E vetmja rrugë për të zgjidhur ngërçin vjen nga vetë funksionimi i sistemit. Brenda pesë ditësh, do të thotë deri të hënën e ardhshme, zonja Balluku duhet të kundërshtojë masat e marra ndaj saj në gjykatë dhe përballë të njëjtit gjykatës. Ai mund të rikonfirmojë të njëjtat masa shtrënguese e ndaluese ose t’i zbusë ato, por jo t’i forcojë më tej. Në rastin e parë, po brenda pesë ditësh, zonja Balluku ka të drejtë të ankimohet në apel dhe nëse edhe aty rezultati është i njëjti, do të duhet të trokasë në Gjykatën e Lartë. Dhe vetëm mbasi Gjykata e Lartë të jetë shprehur, mund të shkohet në Gjykatën Kushtetuese. Në rastin e Veliajt, Gjykata Kushtetuese dha një leksion të shumëfishtë dhe goditi në të njëjtën kohë edhe kryeministrin, edhe presidentin, edhe SPAK-un duke thënë në finale: kushtetuetshmërinë e ligjit e përcaktoj vetëm unë! Duke u dëshmuar si garantiste për shtetin e së drejtës, ndarjen e pushteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut. E sidomos, duke rivizatuar kufinjtë mes pushteteve në Shqipëri dhe duke kërkuar zbatimin e kujdesshëm të ligjit penal, në ruajtjen e proporcionalitetit në masat e sigurisë.

    Nga ana tjetër në këtë provë force e garë për kohën, SPAK-u mbetet enigma e madhe. Në rastin e prapakthesës së gjykatës, ndoshta reagimi i prokurorisë speciale mund të vijë jo vetëm me fraksione të reja akuzash, por edhe me lënien pas të brutalitetit të sopatës me përdorimin e bisturië me dosje të një natyre tjetër. Duke shkuar në kuvend me masa të tjera në ngarkim të zonjës së hekurt.

    Rasti i zonjës Belinda Balluku është një rast që nuk mund të shpjegohet vetëm me arsyetim ligjor a politik, moral apo të traditës. Vetëm letërsia mund ta bëjë një gjë të tillë duke shpjeguar ëndrrën më grishëse në Ballkan: Kush është poshtë mezi pret të rrëzohet ai që është lart; ëndrrën me pritjen që tek rrënimi i tjetrit, të projektohet suksesi vetjal. Në PS kjo është edhe ëndërr, edhe makth. Ndaj është kaq e rëndësishme për një shoqëri që vetëm dy breza më parë gjuajti Perëndinë me gurë duke i thyer e ndyrë tempujt në tokë, që të mësohet me procesin e rregullt, të drejtë e të ndershëm ligjor. Kjo e drejtë është e vlefshme për këdo. Edhe për vetë Judën, bushtrën që tradhëtoi Birin e Perëndisë në tokë.

  • Pezullohet Balluku/ Gjokutaj godet Ramën: Manovër djallëzore për të shmangur Ballukun dhe për të shpëtuar veten

    Pezullohet Balluku/ Gjokutaj godet Ramën: Manovër djallëzore për të shmangur Ballukun dhe për të shpëtuar veten

    Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka reaguar pas deklarimit të Ramës për vendimin e GJKKO për Belinda Ballukun.
    “Në fakt edhe vetë Rama e ka të qartë se vendimi i GjKKO është sipas Ligjit, Kushtetutës dhe Procedurës Penale që normon rastin!”. “Por dërgimi në GjK është manovra djallëzore e Ramës për ta shmangur Ballukun dhe për të ruajtur veten nga përplasja me të nëse e shkarkon!”, shkruan Gjokuataj në një postim në faqen e tij në facebook.
    Mesazhi:
    Sot KM Rama foli në lidhje me vendimin e GjKKO sa i përket pezullimit të Zëvendëses së tij!
    As më shumë e as më pak KM tha se nuk do ta shkarkojë Zëvendësen e tij por do ta çonte rastin në GjK pasi ai çmon se vendimi i GjKKO është antikushtetues!
    Në fakt edhe vetë Rama e ka të qartë se vendimi i GjKKO është sipas Ligjit, Kushtetutës dhe Procedurës Penale që normon rastin! Por dërgimi në GjK është manovra djallëzore e Ramës për ta shmangur Ballukun dhe për të ruajtur veten nga përplasja me të nëse e shkarkon!
    Por e ka edhe 1 provim për ta kaluar! Sepse dispozita e nenit 134 të Kushtetutës së Shqipërisë në pikat “b” dhe “c” legjitimon për vënien në lëvizje të GjK vetë KM Rama ose 1/5 e deputetëve të Kuvendit! Por për fat të keq të KM Rama dhe për ironi të fatit të tij jurisprudenca e GjK në lidhje me pikën “c” te nenit 134 të Kushtetutës është ezauruar me rastin Berisha ku nuk janë legjitimuar 1/5 e deputetëve në lidhje me një kërkesë të tillë!
    Dhe fati i KM qaset me prognozë të limituar pasi detyrimin e tij ligjor për shkarkimin e Zëvendëses do tja kaloje GjK për të mos u përplasur nga frika prej saj por njëkohesisht duke i ferkuar krahët e duke i thënë:
    Unë timen e bëra nuk të shkarkova dhe rastin ta çova në GjK! Tani ti e di vetë sesi manovron me GjK për tu kthyer aty ku ishe!
    Pra jo vetëm nuk kemi “grusht shteti” por qartazi jemi përpara një “grushti kushtetues” të Qeverisë ndaj Drejtësisë!

  • “Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave”, TCH zbulon dosjen: Pse u mor masa për pezullimin e zv.kryeministres

    “Balluku mund të ndërhyjë në prishjen e provave”, TCH zbulon dosjen: Pse u mor masa për pezullimin e zv.kryeministres

    GJKKO ka vendosur pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat.

    Top Channel ka zbuluar dosjen e Gjykatës ku në më shumë se 175 paragrafë argumentohet masa ndaj zv.kryeministres.
    “Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy herë dhe në bashkëpunim”, thuhet në vendimin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.
    Pjesë nga vendimi
     

    Në lidhje me ekzistencën e shkaqeve të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës (neni 228/3/a i K.Pr.Penale). Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës në funksion të hetimit të kësaj çështjeje, pasi për shkak të detyrës që ushtron e pandehura Belinda Balluku, (aktualisht me funksionet e larta shtetërore, Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës), por dhe të pandehurit e tjerë Gentian Gjyla, (aktualisht me detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar), Erald Elezi, (me detyrën e Administratorit të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare SHA), ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë dhe të ndikojnë në prishjen ose asgjësimin e provave, në krijimin e rrethanave që vështirësojnë mbledhjen e provave. Kjo nisur nga fakti që organi procedues po verifikon çdo dokumentacion të administruar nga Institucionet.

     

    Në lidhje me ekzistencën e rrezikut të largimit të të pandehurve (neni 228/3/b i K.Pr.Penale).

    Gjykata vlerëson se, në rastin konkret ekziston rreziku i largimit të të pandehurve të sipërcituar, nisur nga sanksioni dhe marzhi i lartë që parashikon ligji për veprën penale që ata dyshohen, konkretisht nga një deri në pesë vjet burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 258 i K.Penal, duke marrë parasysh rrethanën se të pandehurit dyshohen për këtë vepër penale të kryer dy herë dhe në bashkëpunim.
     

    Në lidhje me rrezikun që për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet (neni 228/3/c i K.Pr.Penale).

    Gjykata vlerëson se, në rastin konkret për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurve të sipërcituar, duke qenë në ushtrim e funksioneve respektive të tyre për shkak të detyrës, ekziston rreziku që ata të kryejnë krime të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohet, kjo lidhur me rrethanat e veprimeve të kundërligjshme të të pandehurve në disa procedura prokurimi, si dhe nisur nga fakti se të pandehurit menaxhojnë në vazhdim fondet publike për investimet publike të tjera të parashikuara për Institucionet Qendrore që ata drejtojnë.
     

    Me plotësimin e kushteve dhe kritereve si më sipër, Gjykata vlerëson se caktimi i masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues/ndalues ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi është i domosdoshëm në plotësim të nevojave të sigurimit që kërkon hetimi i këtij procedimi penal.

     

    Në lidhje me përcaktimin e llojit të masës së sigurimit për secilin prej të pandehurve, Gjykata i referohet parashikimeve të K.Pr.Penale, në nenin 229 të tij, i cili në pikën 1 dhe 2 përcakton se:

    “1. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.

    Çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Mbahan parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parashikuara nga Kodi Penal”.

     

    Këto kritere i japin Gjykatës një diskrecion të gjerë e të mjaftueshëm për të vendosur proporcionalitetin, përshtatshmërinë specifike të llojit të masës së sigurimit të caktuar me vetë nevojat e sigurimit për rastin konkret. Nëse nuk ka shkaqe që e përjashtojnë autorin nga përgjegjësia penale, këto kritere imponojnë detyrimin e gjykatës për të bazuar vendimin, nga njëra anë, në dyshime të arsyeshme bazuar në prova mbi kryerjen e veprës penale prej tij, dhe nga ana tjetër, në prova që përmbajnë aq elemente të mjaftueshme, objektive e subjektive, mbi rrethanat e çështjes.

    Top Channel

  • Rama mes Veliajt dhe Ballukut, një i vdekur që zvarritet!

    Rama mes Veliajt dhe Ballukut, një i vdekur që zvarritet!

    Rama mes Veliajt dhe Ballukut, një i vdekur që zvarritet!
    Nga Petrit VASILI
    Tani nuk ka me per askend asnje dileme se Rama eshte krejt i pafuqishem, totalisht i dorezuar dhe nje peng i vertete mes Ballukut dhe Veliajt.
    Edhe qytetari me indiferent kujton me se miri se si ne rastin e Ahmetaj, Rama u tregua agresiv i madh aq sa tha shyqyr qe nuk ishte ai vete SPAK se do ta kishte shume keq Ahmetaj.
    Po ashtu ne rastin e ministrit Koka apo ne raste deputetesh, qe u ndoqen penalisht Rama ka mbajtur qendrim shume te ftohte dhe ka artikuluar tezen qe nuk nderhyjme tek drejtesia.
    Ndersa ne rastin Veliaj e anatemoi shume fort drejtesine dhe tha bile, qe ka dale nga shinat e kushtetutes bile coi njerez qe protestuan perpara spak bile edhe penguan edhe prokuroret qe te dilnin nga ndertesa.
    Ndersa ne rastin Balluku jo vetem qe nuk pati standartin Ahmetaj, por daljet publike me Zv.kryeministren, qe po ndiqet penalisht tregojne se Balluku e ka plotesisht ne xhep dhe do ta poshteroje e do ta beje qesharak Ramen deri ne fund.
    Tashme Shqiperia nuk ka kryeminister, por thjesht nje person shume te dobet, te kompromentuar, plotesisht, te shantazhueshem nga vartesit e vet dhe te trembur deri ne palce se mos ata vendosin te flasin per te dhe aferat me të, qe jane vertet te shumta dhe te renda.
    Ky eshte momenti i vdekjes politike te nje kryeministri si Rama sepse ka humbur mundesine, aftesine dhe te drejten tu imponohet vartesve te tij, qe ne themel perben edhe ate qe quhet ne politike autoritet kryeministror.
    Rama eshte pra qartazi peng i interesave te errta dhe nje kompromentimi shume te thelle, qe tashme kuptohet me se miri se ka pasur si instrumenta veprimi kryesore Ballukun dhe Veliajn.
    Perfundimisht mes Veliajt dhe Ballukut, Rama eshte thjesht nje i vdekur, qe zvarritet.
    Rama mes Veliajt dhe Ballukut një i vdekur, që zvarritet!
    Tani nuk ka me per askend asnje dileme se Rama eshte krejt i pafuqishem, totalisht i dorezuar dhe nje peng i vertete mes Ballukut dhe Veliajt.
    Edhe qytetari me indiferent kujton me se miri se si ne rastin e Ahmetaj, Rama u tregua agresiv i madh aq sa tha shyqyr qe nuk ishte ai vete SPAK se do ta kishte shume keq Ahmetaj.
    Po ashtu ne rastin e ministrit Koka apo ne raste deputetesh, qe u ndoqen penalisht Rama ka mbajtur qendrim shume te ftohte dhe ka artikuluar tezen qe nuk nderhyjme tek drejtesia.
    Ndersa ne rastin Veliaj e anatemoi shume fort drejtesine dhe tha bile, qe ka dale nga shinat e kushtetutes bile coi njerez qe protestuan perpara spak bile edhe penguan edhe prokuroret qe te dilnin nga ndertesa.
    Ndersa ne rastin Balluku jo vetem qe nuk pati standartin Ahmetaj, por daljet publike me Zv.kryeministren, qe po ndiqet penalisht tregojne se Balluku e ka plotesisht ne xhep dhe do ta poshteroje e do ta beje qesharak Ramen deri ne fund.
    Tashme Shqiperia nuk ka kryeminister, por thjesht nje person shume te dobet, te kompromentuar, plotesisht, te shantazhueshem nga vartesit e vet dhe te trembur deri ne palce se mos ata vendosin te flasin per te dhe aferat me të, qe jane vertet te shumta dhe te renda.
    Ky eshte momenti i vdekjes politike te nje kryeministri si Rama sepse ka humbur mundesine, aftesine dhe te drejten tu imponohet vartesve te tij, qe ne themel perben edhe ate qe quhet ne politike autoritet kryeministror.
    Rama eshte pra qartazi peng i interesave te errta dhe nje kompromentimi shume te thelle, qe tashme kuptohet me se miri se ka pasur si instrumenta veprimi kryesore Ballukun dhe Veliajn.
    Perfundimisht mes Veliajt dhe Ballukut, Rama eshte thjesht nje i vdekur, qe zvarritet.

  • Shkullaku: SPAK veproi me kodin e m@fi@s në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime

    Shkullaku: SPAK veproi me kodin e m@fi@s në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime

    Shkullaku: SPAK veproi me kodin e m@fi@s në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime
    Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka komentuar hetimet ndaj ministres Belinda Balluku, duke theksuar se, sipas tij, veprimet e SPAK-ut në këtë rast kanë qenë të pazakonta dhe me një kod të veçantë heshtjeje, të cilin ai e quan ‘kod i mafias’.
    Duke komentuar deklaratat e kolegëve, Armand Shkullaku u shpreh se, ‘Berat Buzhala beson gjithmonë te drejtësia, si te ajo ndërkombëtare, ashtu edhe ajo lokale. Sidomos te ajo ndërkombëtare ka shumë besim. Çështja është që, këtu nuk është çështje besimi për mua. Ne duhet të gjykojmë, nga përvoja që kemi, aktet si është vepruar. Pra, ti shtrove një pyetje, që a kemi me standart të dyfishtë? Unë them që po, kemi.’
    Ai solli shembuj për të ilustruar këtë diferencë standardesh.
    Pra, vepra penale e Ilir Metës, po marr shembull që mos të marr Veliaj dhe Berishën, meqë ka sensitivitet. Po themi Ilir Metës, është një vepër penale e kryer, e supozuar e kryer para 15 vjetësh. Të hiqet zvarrë, çohet në qeli, e të tjerë e të tjerë, vazhdojnë hetimet deri sot. Po marr dhe një tjetër që s’ka lidhje fare. Ja, marr për Malltezin. Pronari i tokës, po edhe në qoftë se ka abuzuar me tokën e vet, me pronën e vet, merret para afërsisht 1000 njerëzve në aeroportin e Rinasit, përkrahësh, përplaset në makinë, futet në burg e të tjerë e të tjerë. Pra, që këtu kemi një standart.’
    Gazetari theksoi se diferenca tjetër lidhet me transparencën e informacionit për dosjet.
    ‘Pa u arrestuar këta, ne e kemi ditur përpara çfarë kanë pasur dosjet e tyre. Pra, çfarë ka ke Erion Veliaj, çfarë ka ke Berisha, çfarë ka ke Meta, jo çështja kjo, jo çështja ajo.’
    Sipas tij, rasti i Belinda Ballukut është unik, sepse SPAK ndryshoi standardet në hetime dhe vendosi kodin e mafias, duke heshtur, ndryshe nga dosjet e tjera.
    ‘Për herë të parë, në rastin e Ballukut, u veprua me kodin e mafias. Domethënë që është heshtja. Pra, në rastin e Berishës, ishin mediat kundër Berishës, po edhe mediat e tjera neutrale nxirrnin pjesë nga dosja. Ja se për çfarë po akuzohet Sali Berisha, ja për çfarë akuzohet Ilir Meta, ja për çfarë akuzohet Erion Veliaj. Dhe ato që e mbronin Velinë, po marrim, dhe ato që flasin për luftë brenda llojit, edhe ato që e sulmonin, kishin pjesën e tyre.’
    Ai shtoi se kjo situatë duhet të studiohet në fushën e gazetarisë.
    ‘Rasti i Belinda Ballukut, mbas disa viteve të jemi të bindur do hyjë në antologjinë e gazetarisë shqiptare, duhet të bëhet në shkolla, në fakultetin e gazetarisë, që ka media që bëjnë shkrime që Berisha akuzon Ballukun, Berisha keqpërdor Ballukun, PD-ja varet te Balluku dhe ndërkohë nuk ka nxjerrë asnjë fjalë për dosjen e Ballukut. Pra, ky është… Ky është kodi i heshtjes për mua. Që në këtë rast është i rëndë dhe pse është i rëndë? Dhe këtu tashti unë mora faktet që janë, si të thuash, që vënë SPAK-un para përgjegjësisë.’
    Shkullaku theksoi gjithashtu rëndësinë e hetimit për procedurat e tenderëve.
    ‘Por ka dhe një element që, në qoftë se jemi njerëz objektivë, duhet të themi që mos vallë kjo po ndodh sepse i janë afruar më shumë se ç’duhet Ramës? Pika pyetje. Unë prapë jam i bindur, po do më thonë që ti je kundër Ramës, bindja jote nuk diskutohet që Rama as s’preket e të tjerë e të tjerë, por po bëj, po përpiqem të bëj objektivin. Për herë të parë duhet njohur që ky Dritan Premçi apo një prokuror i SPAK-ut, po merr… jo, kërcënimi është diçka tjetër, po merr në… se dhe për këtë gënjeu Dumani dje në TVSH. Dritan Premçi po heton një zyrtar të lartë në detyrë, shumë të lartë, për procedurat e një afere korruptive. Pra, deri më sot ne nuk kemi pasur hetim për procedurash.’
    ‘Kuptohet, kur thotë, se ti the K, se duhet të pas më shumë respekt për kënd, ai thotë ku, tre pika. Se po the K, keqkuptohet. Po. Mesazhet e atij ku, ose kur, tre pika. Se K-ja është gjë tjetër, kupton? Prandaj dhe duhet të merresh.’, tha ndër të tjera gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.

  • Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

    Tentativa për vrasjen e një zyrtari të BE-së në Kosovë, Prokuroria nis hetimet

    Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po heton rastin e therjes me mjete të mprehta të një zyrtari të Zyrës së Bashkimit Evropian, teksa nga kjo zyrë e bllokut evropian u shprehën “të tronditur” për rastin që ndodhi në Gjakovë më 4 nëntor.
    “Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, tha për Radion Evropa e Lirë, Arbnora Luta, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në Prokurorinë Speciale.
    Nga Prokuroria Speciale thanë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, “në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”.
    Zëdhënësi i zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, tha për Radion Evropa e Lirë se janë “të tronditur nga lajmi dhe i urojmë pjesëtarit të stafit shërim të shpejtë”.
    “Është duke u zhvilluar një hetim nga autoritetet për të zbardhur faktet. Prandaj, për shkak se hetimi po vazhdon, aktualisht nuk jemi në gjendje të ofrojmë detaje të tjera për këtë rast”, tha Gaon.
    Detaje të hollësishme për rastin, që është klasifikuar si “vrasje në tentativë”, nuk është dhënë as nga Policia e Kosovës.
    Në raportin 24-orësh të saj thuhet se ky shtetas i huaj në orët e mbrëmjes së 4 nëntorit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Ai, sipas Policisë ka pësuar dy plagë dhe me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
    Ndërkaq, media lokale Sinjali, duke u thirrur në burime, ka raportuar gjatë ditës se zyrtari i BE-së është therur në gjoks dhe qafë. Kjo media e ka identifikuar atë si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç./REL

  • Tentativa për vrasjen e zyrtarit të BE-së, Prokuroria Speciale nis hetimet

    Tentativa për vrasjen e zyrtarit të BE-së, Prokuroria Speciale nis hetimet

    Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po heton rastin e therjes me mjete të mprehta të një zyrtari të Zyrës së Bashkimit Evropian, teksa nga kjo zyrë e bllokut evropian u shprehën “të tronditur” për rastin që ndodhi në Gjakovë më 4 nëntor.
    “Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, tha për Radion Evropa e Lirë, Arbnora Luta, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në Prokurorinë Speciale.
    Nga Prokuroria Speciale thanë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, “në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”.
    Zëdhënësi i zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, tha për Radion Evropa e Lirë se janë “të tronditur nga lajmi dhe i urojmë pjesëtarit të stafit shërim të shpejtë”.
    “Është duke u zhvilluar një hetim nga autoritetet për të zbardhur faktet. Prandaj, për shkak se hetimi po vazhdon, aktualisht nuk jemi në gjendje të ofrojmë detaje të tjera për këtë rast”, tha Gaon.
    Detaje të hollësishme për rastin, që është klasifikuar si “vrasje në tentativë”, nuk është dhënë as nga Policia e Kosovës.
    Në raportin 24-orësh të saj thuhet se ky shtetas i huaj në orët e mbrëmjes së 4 nëntorit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Ai, sipas Policisë ka pësuar dy plagë dhe me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
    Ndërkaq, media lokale Sinjali, duke u thirrur në burime, ka raportuar gjatë ditës se zyrtari i BE-së është therur në gjoks dhe qafë. Kjo media e ka identifikuar atë si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç..rel

  • Kosova heton tentim-vrasjen e një zyrtari të BE-së

    Kosova heton tentim-vrasjen e një zyrtari të BE-së

    Prokuroria Speciale e Kosovës tha se po heton rastin e therjes me mjete të mprehta të një zyrtari të Zyrës së Bashkimit Evropian, teksa nga kjo zyrë e bllokut evropian u shprehën “të tronditur” për rastin që ndodhi në Gjakovë më 4 nëntor.
    “Në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria Speciale është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të gjendjes faktike”, tha për Radion Evropa e Lirë, Arbnora Luta, zyrtare e lartë për komunikim me publikun në Prokurorinë Speciale.
    Nga Prokuroria Speciale thanë se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor, “në këtë fazë nuk mund të ndajmë më shumë informacione”.

    Zëdhënësi i zyrës së BE-së në Kosovë, Nikola Gaon, tha për Radion Evropa e Lirë se janë “të tronditur nga lajmi dhe i urojmë pjesëtarit të stafit shërim të shpejtë”.
    “Është duke u zhvilluar një hetim nga autoritetet për të zbardhur faktet. Prandaj, për shkak se hetimi po vazhdon, aktualisht nuk jemi në gjendje të ofrojmë detaje të tjera për këtë rast”, tha Gaon.
    Detaje të hollësishme për rastin, që është klasifikuar si “vrasje në tentativë”, nuk është dhënë as nga Policia e Kosovës.
    Në raportin 24-orësh të saj thuhet se ky shtetas i huaj në orët e mbrëmjes së 4 nëntorit ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Ai, sipas Policisë ka pësuar dy plagë dhe me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
    Ndërkaq, media lokale Sinjali, duke u thirrur në burime, ka raportuar gjatë ditës se zyrtari i BE-së është therur në gjoks dhe qafë. Kjo media e ka identifikuar atë si Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49 vjeç./REL

  • Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

    Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

    Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë
    Nga Andi Bushati
    Të dyja këto ngjarje, si ajo për të hequr qafe Lalin me anë të zgjedhjeve të parakohëshme, si edhe tjetra për të shpëtuar Belën ka zgjedha e SPAK, mund të kenë ndryshuar planet e Ramës, mund ti kenë prishur atij humorin, por në asnjë çast nuk kanë cënuar aspak prej pushtetit të tij
    Dy ngjarje të ditëve të fundit, ku në të dyja përfshihen personazhet më të larta të qeverisjes së Edi Ramës në vitet e fundit, kanë ringritur edhe njëherë pikpyetjen nëse sistemi i drejtësisë ka arritur ti shpëtojë zgjedhës së kryeministrit.
    Fjala është për përballjen e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, ku ai kundërshtoi shkarkimin si kryebashkiak dhe për marrjen të pandehur të Belinda Ballukut nga SPAK. Ajo që, në pamje të parë, konstatojnë të gjithë është fakti se të dyja këto episode kanë ndodhur jashtë dëshirës dhe vullnetit të Edi Ramës.
    Nga njëra anë ai u angazhua personalisht për largimin e Veliajt nga zyra, shpalli zgjedhjet e parakohëshme në qytet, caktoi datën dhe pasardhësen që do të konkuronte në to. Pra, duke vendosur që i gjithë ky proces të bëjë prapakthehu duket sikur kushtetuesja ka marrë vendim kundër direktivës së dhënë nga kryeministri; sikur ajo ka sfiduar gjithpushtetshmërinë e tij dhe përdorimin e turpshëm që ai i bëri një zari si Bajram Begaj. Konkluzioni më i thjeshtë që mund të nxirrjej është se Rama ka dalë i humbur.
    E njëjta gjë mund të thuhej edhe për rastin Balluku. Kjo jo vetëm për faktin se shefi nuk donte të humbiste në këtë moment numrin 2 të qeverisë, të cilës i kishte deleguar të gjitha kompetencat e punëve të përditshme. As sepse Ballukun e kishte caktuar si prijëse të fushatës elektorale në Tiranë. Por mbi të gjitha, se ndryshe nga më parë, duke vendosur ta marë të pandehur atë, prokuroria e posaçme ka lënë të kuptohet sikur po shkon në thelbin e një çështjeje, ku është direkt i implikuar Edi Rama.
    Këto dy episode, pra anullimi i zgjedhjeve të prakohshme për Tiranën dhe kullotja e SPAK-ut, pa leje, në livadhet e ndaluara të qeverisë i kanë dhënë hov të gjithë idhtarëve të drejtësisë së re, ti tundin si shembuj të sukseseve dhe pavarësisë së saj. Ata po nxitojnë të thërasin fitore.
    Pse, ju duket e vogël që Gjykata Kushtetuese ti thyejë hundët gjithë mekanizmit (PS, Këshill Bashkiak, Kryeministri, Presidencë, Ogerta Manastrliu), pyesin ata? A mund të ndodhë kjo në një vend ku sistemi është i kapur? Ata shkojnë edhe më tej. Po nëse SPAK-u s’do kishte liri veprimi, a do mundte ti’a rrëmbente Ramës, Belindën? A do guxonte të bënte atë për të cilën është akuzuar deri tani, se e ka të pamundur, hetimin e procedurave? Po edhe nëse do donte të godiste zv/kryeministren, a do shkonte drejtpërdrejt tek 190 milonë eurot e tunelit të Llogarasë, gjë që se ka bërë as me inceneratorët, as me koncesionet në shëndetësi?
    Në fakt, panorama nuk është kaq rozë sa e përshkruan kjo luzmë optimistësh të pandreqshëm. Në rastin më të mirë është ende shumë shpejt për të bërtitur: “fitore”. Për ta kuptuar këtë ia vlen ti kalosh të dyja ngjarjet e mësipërme në filigran, përtej përshtypjes së rreme që krijon impakti i parë me to.
    Le ta nisim me rastin Veliaj. Po është e vërtetë që Edi Rama dëshëronte ti lante njëherë e mirë hesapet me të duke e nxjerrë përfundimisht nga zyra për të ulur në vend të tij Ogertën. Por pyetja që shtrohet është kjo: Sa të domosdoshme dhe të panegociueshme e kishte këtë?
    Këtu nuk po i hyjmë teorive konspirative që po gëlojnë mes kundërshtarëve të tij, se ai ishte friksuar për rezultatin e Tiranës, se Manastirliu nuk po ngjiste, se opozita po rritej. Pra se në fund qe vetë Rama që e urdhëroi kushtetuesen që ta anullonte garën e Tiranës. Ndonëse një version i tillë nuk është i palogjikshëm, atë po e lëmë menjanë, pasi nuk disponojmë fakte për ta mbështetur.
    Prandaj rikthehemi tek dilema: sa punë i prishte Ramës nëse zgjedhjet anulloheshin? A nuk vijon të ketë ai kontroll të plotë mbi bashkinë? A nuk e ka zhveshur tashmë ai Veliajn nga çdo kompentencë, deri në pikën që nuk vendos dot më në punë as një punonjëse gjelbërimi? A nuk e detyroi ai të griste nga burgu urdhërin për delegimin e kompetencave tek Sara Goxhaj dhe ta linte drejtimin në duart e atyre që donte shefi? Pra ndonëse Rama mund të ketë dashur të mbyllë kapitullin e Lalit dhe të hapë atë të Ogertës, kjo që ndodhi, në thelb, atij nuk i prish as një punë. Kaq i rëndë është vendimi i kushtetueses kundër tij.
    Të njëjtin mirazh të rremë ka reflektuar edhe vendimi për të marrë Belën të pandehur. Ndonëse, në dukje, ndryshe nga rastet e tjera, ajo nuk po hetohet për “kumbllat dhe dardhat e ngrëna pas shpine”, por për një aferë që e ka kryer në bashkëpunim me shefin, ngjarjet e deritanishme dëshmojnë për një kujdes të tepruar në trajtimin e saj.
    Në raste të ngjashme, madje për akuza jo kaq të rënda, edhe për Berishën edhe për Ahmetajn, edhe për Metën apo Veliajn, SPAK-u ka zgjedhur masat e kufizimit të lirive. Balluku është ende e lirë, mban në duart e saj pashaportën për udhëtime, madje vijon të shkojë në zyrë, ndonëse është dëshmuar me fakte, si nxjerrja e lejes së punimeve për tunelin, tri vjet pasi ai kishte mbaruar dhe pasi denoncimet ishin bërë, se ajo ka mundësi të manipulojë provat.
    Ajo që të bën përshtypje është: pse ky standart i dyfishtë? I njëjti standart vërehet edhe në trajtimin që Ballukut po i bëjnë prokurorët. Boll të shihet komunikata e thatë dhe korrekte e SPAK për penalizimin e saj, shumë me e qetë sesa ato ku përgojoheshin të pandehurit e tjerë. Boll të krahasohet mbajtja e saj në godinë vetëm 15 minuta, ndërkohë që prokurorët, në rastin Veliaj, arritën të prodhojnë tituj bombastikë lajmesh se ai u pyet për plot shtatë orë. Ky trajtim i veçantë si dhe heqja dorë nga metoda e ndjekur deri tani nga SPAK “denigroje moralisht para se ta marrësh të pandehur”, dëshmojnë se fati i Belindës nuk është vendosur. Për të ende po negociohet.
    Por më kryesorja, mbi të gjitha, edhe sikur personalisht asaj nesër ti rezervohet fati më i keq i mundshëm, a kemi ne deri më tani ndonjë sinjal se kjo histori do shkojë deri lart, tek njeriu që realisht ka marrë vendim, për tunelin e Llogarasë? A rrezikohet realisht Rama nga drejtësia, kur të gjithë tashmë janë të bindur se është pikërisht ai që qëndron pas skandaleve më të mëdha në këtë vend? Deri më tash për këtë nuk kemi asnjë indicie.
    Kështu që deri më tani, të dyja këto ngjarje, si ajo për të mos hequr dot qafe Lalin me anë të zgjedhjeve të parakohëshme, si edhe tjetra për të shpëtuar Belën nga zgjedha e SPAK, mund të kenë ndryshuar planet e Ramës, mund ti kenë prishur atij humorin, ndoshta mund ta kenë yshtur ti bjerë me pëllëmbë tavolinës, por në asnjë çast, nuk kanë cënuar aspak prej pushtetit të tij. Ai e ka në kontroll të plotë bashkinë dhe do ta ketë po ashtu dhe qeverinë edhe në rastin me fatkeq të largimit të zv/kryeministres.
    Në një sistem autokratik, nuk ndodh asnjë traumë nëse bie një ingranazh i ndryshueshëm por makineria vijon të punojë njësoj. Ai quhet i tillë, pikërisht se autokrati mbetet i paprekshëm. Prandaj është krejtësisht absurde dhe ilogjike të shpjegosh ngazëllimin e atyre që shpallën fitore për aktet që kushtetuesja dhe SPAK-u ndërmorrën “kundër” Ramës.Lapsi.al

  • Deklaratë e fortë nga eurodeputeti rumun për rastin e gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë thotë ai…

    Deklaratë e fortë nga eurodeputeti rumun për rastin e gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë thotë ai…

    Europarlamentari rumun, Christian Terhes, ka deklaruar sot gjatë takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit në Tiranë, se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja nuk mund të shihet vetëm si një akt kriminal që duhet ndëshkuar, por edhe për të cilin duhen gjetur shkaqet.
    Ai vuri në dukje se vonesat në dhënien e drejtësisë e bëjnë të pritshme që njerëzit të marrin vetë në dorë drejtësinë dhe nuk është e rastit tha ai, që një pjesë e njerëzve mbështetën vrasësin në rastin e vrasjes së Astrit Kalasë.
    Eurodeputeti tha po ashtu se reforma në drejtësi ngjan e mirë në letër, se SPAK po bën diçka, por se drejtësia në Shqipëri, është larg funksionimit.