Tag: rastin

  • Tre milionë euro dëm buxhetit të shtetit/ Sot nis procesi gjyqësor për rastin e rezervave shtetërore në Kosovë

    Tre milionë euro dëm buxhetit të shtetit/ Sot nis procesi gjyqësor për rastin e rezervave shtetërore në Kosovë

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën është caktuar që të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e rezervave shtetërore, ku në cilësinë e të akuzuarës është edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
    Aktakuza ndaj Hajdarit u ngrit më 11 nëntor nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
    Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas Prokurorisë, dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
    Aktakuza pretendon se buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të të akuzuarve.
    Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë. Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.
    Ndërsa i akuzuari i katërt, R.M., dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen po ashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.
    Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për rastin e rezervave shtetërore.
    Rezervat shtetërore
    Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime evropiane.
    Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 2023 u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
    Atëbotë, Hajdari deklaroi se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
    Ajo e akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore. Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
    Për rastin e rezervave shtetërore, Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./REL

  • “Hiqe, shkarkoje, vëre…lojëra”/ Kepi: Shteti shqiptar garant për korrupsionin, rasti i Ballukut dhe Veliajt tregon…

    “Hiqe, shkarkoje, vëre…lojëra”/ Kepi: Shteti shqiptar garant për korrupsionin, rasti i Ballukut dhe Veliajt tregon…

    E ftuar në një emision televiziv, gazetarja Alba Kepi komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet ndaj disa figurave të njohura të politikës dhe qeverisjes shqiptare, duke bërë krahasime me praktikat e institucioneve europiane.
    Kepi deklaroi se, sipas saj, Erion Veliaj duhej të ishte “vënë para përgjegjësisë”, ndërsa bashkia e Tiranës “duhej të ishte shkarkuar totalisht”, për shkak të asaj që ajo e quajti “influenca e krimit të organizuar”.
    Ajo shtoi se Veliaj ka ndërtuar karrierën politike “te fasada”, duke përmendur praktika të tilla si ndriçimet, dekorimet dhe aktivitetet publike.
    Gazetarja solli vëmendjen te çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën po zhvillohen hetime në GJKKO.
    “Si është e mundur që numri dy i shtetit shqiptar të jetë nën hetim dhe të mos ketë një tërmet politik?”, u shpreh Kepi, duke shtuar se administrimi i fondeve të mëdha publike kërkon transparencë dhe përgjegjësi të menjëhershme institucionale.
    Sipas Kepit, shqetësimi kryesor mbetet fakti që “një person i akuzuar për vjedhje mund të menaxhojë 77 miliardë lekë në vitin 2026”.
    Alba Kepi:
    Po si në rastin e Becchetit, si në rastin e Erjon Veliajt, si në rastin e Belinda Ballukut dhe të gjithë personazheve të qeverisjes socialiste që janë o në arrati, o në në burg, o në kërkim, ne kemi një problem thelbësor. Në çdo vend normal, shteti është garant për qytetarët, në Shqipëri shteti është garant për korrupsionin, është garant për vjedhjen, është garant për për hajdutët. Si në rastin e Veliajt, si në rastin e Ballukut, si në rastin e Becchetit, unë shoh një shtet arbitrar.
    Në rastin e Ballukut, gjëja e parë që duhet të bënte shteti, duhet të merrte në mbrojtje interesat publike, interesat e e qytetarëve, nuk e bëri. Apo atë çfarë ndodhi ë javën e shkuar Federika Mogherinit. Brenda pak orëve, para se të arrinin trupat apo forcat apo hetuesit e Prokurorisë Europiane dhe belge në banesën e Federika Mogherinit e Stefano Follinos e e Çeketit, që janë tre personazhe të vënë nën masë ndalimi, Komisioni Europian i shkarkoi nga nga pozita e imunitetit të diplomatit.
    Ky është hapi i parë që bëhet që ti të provosh që ti je një shtet serioz dhe ti bën një politikë serioze. Me lojëra, hiqe, shkarkoje, vëre, këto janë vetëm dëm qytetar, kohë e humbur për qytetarin. Askush nuk ka kohë të bëhet pjesë e këtij dekori loje. Pra, në një shtet normal, brenda pak orësh, para se forcat e policisë të hyjnë në banesën e personave të vënë në hetim, u shkarkuan nga imuniteti, shkarkohet nga funksioni politik, shkarkohet nga funksioni institucional dhe i jepet dorë e lirë drejtësisë të bëhet drejtësi dhe të mbrohet qytetari.
    Në rastin e Erjon Veliajt, ai duhet të ishte vënë para përgjegjësisë, pa gjithë kontunin që ndodhi dhe sot Bashkia e Tiranës duhet të ishte shkarkuar totalisht për një bashki e vënë nën influencën e krimit të organizuar, që vjedh shtetin, vjedh shqiptarët, vjedh Tiranën, shkatërron Tiranën. E njëjta gjë me Belinda Ballukun. GJKKO-ja nuk është një gjykatë e zakonshme, GJKKO-ja është gjykatë e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
    Si nuk ka një koshjencë për të kuptuar rolin që ka dhe emrin e institucionit. Pra, të gjitha këto tregojnë se nuk kemi shtet serioz.
    Këtu është në nivelin e absurditetit, e abstraktizmit, të mendosh që flasim për, iku, shkoi, erdhi, bëri, mblidhemi, ikim, firmosim. Pastaj akoma merremi me dritat e Erjon Veliajt. Vesi del me shpirtin. Erjon Veliaj e ka nisur karrierën e tij politike me fasadën dhe me fasadën do të vijojë të bëjë. Sepse fasada e tij është zbukurimi, dritat, pema, mbledhja, supa, shpërndarja, ndihmat, njerëzit në krah. Asgjë nuk më çudit nga kjo. Akoma jemi duke folur për këtë?
    Flasim për atë çfarë po ndodh. Çfarë po ndodh me Belinda Ballukun? Unë nuk e kuptoj si nuk ka aty një një tërmet politik në atë vend. Numri dy i shtetit shqiptar ne vijojmë të flasim për dritat. O, ka vjedhur. Kjo, ky person i akuzuar për vjedhje do të marrë 77 miliardë lekë në 2026-ën. Ju socialistët që e keni votuar, jeni të qetë? Që një person merr 77 miliardë lekë dhe të menaxhojë infrastrukturën, zhvillimin kombëtar të vendit, menaxhojë sistemin e ujësjellësit?

  • VIDEO/ Kepi: Shteti shqiptar garant për korrupsionin, rasti i Ballukut dhe Veliajt tregon mungesë serioziteti

    VIDEO/ Kepi: Shteti shqiptar garant për korrupsionin, rasti i Ballukut dhe Veliajt tregon mungesë serioziteti

    E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qarri, gazetarja Alba Kepi komentoi zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet ndaj disa figurave të njohura të politikës dhe qeverisjes shqiptare, duke bërë krahasime me praktikat e institucioneve europiane.

    Kepi u shpreh se në vend mungon reagimi i menjëhershëm institucional, duke përmendur rastet e Francesco Becchettit, Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut. Ajo deklaroi se “në Shqipëri shteti është garant për korrupsionin”, ndërsa në vendet e BE-së procedurat e shkarkimit nga funksionet dhe heqja e imunitetit ndodhin brenda pak orësh, para veprimeve të organeve hetimore.

    Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Komisionin Europian, Kepi solli si shembull rastin e Federica Mogherinit dhe bashkëpunëtorëve të saj, për të cilët u pezullua imuniteti diplomatik brenda disa orësh. Sipas Kepit, një qasje e tillë tregon standardin e një shteti serioz.

    “Me lojëra të tipit hiqe, shkarkoje, vëre, vetëm i bëhet dëm qytetarit,” tha ajo, duke shtuar se organet e drejtësisë duhet të kenë dorë të lirë për të vepruar.

    Kepi deklaroi se, sipas saj, Erion Veliaj duhej të ishte “vënë para përgjegjësisë”, ndërsa bashkia e Tiranës “duhej të ishte shkarkuar totalisht”, për shkak të asaj që ajo e quajti “influenca e krimit të organizuar”.

    Ajo shtoi se Veliaj ka ndërtuar karrierën politike “te fasada”, duke përmendur praktika të tilla si ndriçimet, dekorimet dhe aktivitetet publike.

    Gazetarja solli vëmendjen te çështja e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën po zhvillohen hetime në GJKKO.

    “Si është e mundur që numri dy i shtetit shqiptar të jetë nën hetim dhe të mos ketë një tërmet politik?”, u shpreh Kepi, duke shtuar se administrimi i fondeve të mëdha publike kërkon transparencë dhe përgjegjësi të menjëhershme institucionale.

    Sipas Kepit, shqetësimi kryesor mbetet fakti që “një person i akuzuar për vjedhje mund të menaxhojë 77 miliardë lekë në vitin 2026”.

    KEPI:

    Po si në rastin e Becchetit, si në rastin e Erjon Veliajt, si në rastin e Belinda Ballukut dhe të gjithë personazheve të qeverisjes socialiste që janë o në arrati, o në në burg, o në kërkim, ne kemi një problem thelbësor. Në çdo vend normal, shteti është garant për qytetarët, në Shqipëri shteti është garant për korrupsionin, është garant për vjedhjen, është garant për për hajdutët. Si në rastin e Veliajt, si në rastin e Ballukut, si në rastin e Becchetit, unë shoh një shtet arbitrar.

    Në rastin e Ballukut, gjëja e parë që duhet të bënte shteti, duhet të merrte në mbrojtje interesat publike, interesat e e qytetarëve, nuk e bëri. Apo atë çfarë ndodhi ë javën e shkuar Federika Mogherinit. Brenda pak orëve, para se të arrinin trupat apo forcat apo hetuesit e Prokurorisë Europiane dhe belge në banesën e Federika Mogherinit e Stefano Follinos e e Çeketit, që janë tre personazhe të vënë nën masë ndalimi, Komisioni Europian i shkarkoi nga nga pozita e imunitetit të diplomatit.

    Ky është hapi i parë që bëhet që ti të provosh që ti je një shtet serioz dhe  ti bën një politikë serioze. Me lojëra, hiqe, shkarkoje, vëre, këto janë vetëm dëm qytetar, kohë e humbur për qytetarin. Askush nuk ka kohë të bëhet pjesë e këtij dekori loje. Pra, në një shtet normal, brenda pak orësh, para se forcat e policisë të hyjnë në banesën e personave të vënë në hetim, u shkarkuan nga imuniteti, shkarkohet nga funksioni politik, shkarkohet nga funksioni institucional dhe i jepet dorë e lirë drejtësisë të bëhet drejtësi dhe të mbrohet qytetari.

    Në rastin e Erjon Veliajt, ai duhet të ishte vënë para përgjegjësisë, pa gjithë kontunin që ndodhi dhe sot Bashkia e Tiranës duhet të ishte shkarkuar totalisht për një bashki e vënë nën influencën e krimit të organizuar, që vjedh shtetin, vjedh shqiptarët, vjedh Tiranën, shkatërron Tiranën. E njëjta gjë me Belinda Ballukun. GJKKO-ja nuk është një gjykatë e zakonshme, GJKKO-ja është gjykatë e posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Si nuk ka një koshjencë për të kuptuar rolin që ka dhe emrin e institucionit. Pra, të gjitha këto tregojnë se nuk kemi shtet serioz.

    Këtu është në nivelin e absurditetit, e abstraktizmit, të mendosh që flasim për, iku, shkoi, erdhi, bëri, mblidhemi, ikim, firmosim. Pastaj akoma merremi me dritat e Erjon Veliajt. Vesi del me shpirtin. Erjon Veliaj e ka nisur karrierën e tij politike me fasadën dhe me fasadën do të vijojë të bëjë. Sepse fasada e tij është zbukurimi, dritat, pema, mbledhja, supa, shpërndarja, ndihmat, njerëzit në krah. Asgjë nuk më çudit nga kjo. Akoma jemi duke folur për këtë?

    Flasim për atë çfarë po ndodh. Çfarë po ndodh me Belinda Ballukun? Unë nuk e kuptoj si nuk ka aty një një tërmet politik në atë vend. Numri dy i shtetit shqiptar ne vijojmë të flasim për dritat. O, ka vjedhur. Kjo, ky person i akuzuar për vjedhje do të marrë 77 miliardë lekë në 2026-ën. Ju socialistët që e keni votuar, jeni të qetë? Që një person merr 77 miliardë lekë dhe të menaxhojë infrastrukturën, zhvillimin kombëtar të vendit, menaxhojë sistemin e ujësjellësit?
     

  • “Kryeministër nuk ka qenë kurrë”, Vasili ‘shpërthen’: Rama përdhos ligjin, shtetin dhe drejtësinë shqiptare

    “Kryeministër nuk ka qenë kurrë”, Vasili ‘shpërthen’: Rama përdhos ligjin, shtetin dhe drejtësinë shqiptare

    Rama, ashtu si Baldassarre Cossa pirati që u bë Papë shekuj më parë dhe u shpall vonë nga kisha antipapë, po ashtu dhe ky Rama vetëm kryeministër nuk u bë dhe nuk do bëhet dot kurrë.
    Sepse kryeministër të bëjnë veprimet, respekti absolut ndaj shtetit ligjor, barazisë përpara ligjit, ndaj institucioneve, administrimi korrekt dhe jo grabitja e taksave të shqiptarëve dhe Rama asnjë prej këtyre kushteve absolute nuk i përmbush dot as dje, as sot dhe as mot.
    Sot Rama po flet se ka merak për respektin ndaj institucioneve dhe ndaj i qenka drejtuar Gjykatës Kushtetuese gjoja për interpretim.
    Rama pra i është drejtuar po asaj Gjykate, vendimin e të cilës as që e zbatoi, as e begenisi, por e shkeli me dhunë në rastin e mandatit të Xhaçkës.
    Po pse e ka këtë kurajo për t’ju drejtuar asaj Gjykate?
    Sepse e di që është një Gjykatë e kapur dhe pa asnjë dinjitet as ligjor e shtetëror e jo më moral.
    Pazarxhinjtë e Gjykatës Kushtetuese, para 2 vitesh kur 35 deputetë ju drejtuan me kërkesën: nëse cënohen kompetencat e Kuvendit apo jo në rastin Berisha, u shprehën me 8 vota kundër dhe vetëm një pro të gjykatëses Sonila Bejtja, se vetëm individi mund ti drejtohet GJK dhe jo 1/5 e deputetëve, ndonëse ka Nen të Kushtetutës, që detyron GJK të shqyrtojë çdo çështje sa herë ka një kërkesë me 1/5 e deputetëve.
    Dy vite më pas të njëjtët të tetë pazarxhinjtë, që kishin votuar kundër për Berishën në GJK, votuan pro dhe morën në shqyrtim kërkesën e Ramës që ta shqyrtojnë nëse ka konflikt kompetencash apo jo.
    Veç kaq mjafton për të deklaruar se anëtarët e GJK janë një tufë derdimenësh nën dirigjimin e Ramës.
    Nese do të kishin pasur minimumin e dinjitetit dhe respektit për Kushtetutën dhe veten e tyre, Gjykata Kushtetuese ishte e detyruar që brenda dy minutave kërkesën e Ramës duhej ta kishte refuzuar e zbrapsur, bazuar në vendimin dhe standartin kushtetues, që vendosën po vetë në rastin e kërkesës së 35 deputeteve për Berishën.
    Mjerisht Shqipëria sot është pa Gjykatë Kushtetuese, por thjesht me një tufë pazarxhinj mizerabël, që duhet tja kenë zili edhe Gjykatave të zakonshme të shkallës së parë, që kanë shumë me dinjitet se këta demek kushtetuesit e Shqipërisë.

  • Komedi mafioze, Rama e refuzoi Kushtetuesen për Xhaçkën, tani u kujtua për të?

    Komedi mafioze, Rama e refuzoi Kushtetuesen për Xhaçkën, tani u kujtua për të?

    Nga Petrit Vasili

    Rama, ashtu si Baldassarre Cossa pirati që u bë Papë shekuj më parë dhe u shpall vonë nga kisha antipapë, po ashtu dhe ky Rama vetëm kryeministër nuk u bë dhe nuk do bëhet dot kurrë.

    Sepse kryeministër të bëjnë veprimet, respekti absolut ndaj shtetit ligjor, barazisë përpara ligjit, ndaj institucioneve, administrimi korrekt dhe jo grabitja e taksave të shqiptarëve dhe Rama asnjë prej këtyre kushteve absolute nuk i përmbush dot as dje, as sot dhe as mot.

    Sot Rama po flet se ka merak për respektin ndaj institucioneve dhe ndaj i qenka drejtuar Gjykatës Kushtetuese gjoja për interpretim.

    Rama pra i është drejtuar po asaj Gjykate, vendimin e të cilës as që e zbatoi, as e begenisi, por e shkeli me dhunë në rastin e mandatit të Xhaçkës.

    Po pse e ka këtë kurajo për t’ju drejtuar asaj Gjykate?

    Sepse e di që është një Gjykatë e kapur dhe pa asnjë dinjitet as ligjor e shtetëror e jo më moral.

    Pazarxhinjtë e Gjykatës Kushtetuese, para 2 vitesh kur 35 deputetë ju drejtuan me kërkesën: nëse cënohen kompetencat e Kuvendit apo jo në rastin Berisha, u shprehën me 8 vota kundër dhe vetëm një pro të gjykatëses Sonila Bejtja, se vetëm individi mund ti drejtohet GJK dhe jo 1/5 e deputetëve, ndonëse ka Nen të Kushtetutës, që detyron GJK të shqyrtojë çdo çështje sa herë ka një kërkesë me 1/5 e deputetëve.

    Dy vite më pas të njëjtët të tetë pazarxhinjtë, që kishin votuar kundër për Berishën në GJK, votuan pro dhe morën në shqyrtim kërkesën e Ramës që ta shqyrtojnë nëse ka konflikt kompetencash apo jo.

    Veç kaq mjafton për të deklaruar se anëtarët e GJK janë një tufë derdimenësh nën dirigjimin e Ramës.

    Nese do të kishin pasur minimumin e dinjitetit dhe respektit për Kushtetutën dhe veten e tyre, Gjykata Kushtetuese ishte e detyruar që brenda dy minutave kërkesën e Ramës duhej ta kishte refuzuar e zbrapsur, bazuar në vendimin dhe standartin kushtetues, që vendosën po vetë në rastin e kërkesës së 35 deputeteve për Berishën.

    Mjerisht Shqipëria sot është pa Gjykatë Kushtetuese, por thjesht me një tufë pazarxhinj mizerabël, që duhet tja kenë zili edhe Gjykatave të zakonshme të shkallës së parë, që kanë shumë me dinjitet se këta demek kushtetuesit e Shqipërisë.

  • ”Politika nuk e dominon dot më drejtësinë”, Çipa: Fenomeni i pandëshkueshmërisë ka përfunduar

    ”Politika nuk e dominon dot më drejtësinë”, Çipa: Fenomeni i pandëshkueshmërisë ka përfunduar

    Analisti Aleksandër Çipa komenton veprimtarinë e sistemit të drejtësisë në raport me politikën. Për të politika së fundmi është bërë më e rafinuar për t’u mbrojtur nga goditjet e drejtësisë dhe konkretisht SPAK-ut.
    “Mendoj që sistemi i drejtësisë duhet që të vepronte pa krijuar evazivitete juridike dhe interpretime palësh. Në rastin konkret nëse një prokuror apo një gjykatë e dinte se do të ngrihej pretendimi nga pala e shumicës në vend për të padrejtën që ka gjykata për të pezulluar zëvendëskryeministren në detyrë, nuk duhet ta bënte këtë dhe ndoshta duhej të ndiqte një rrugë tjetër, e cila nuk do të haste këtë rezistencë dhe këtë interpretim politik jo vetëm nga shumica por edhe nga zëra të tjerë të shoqërisë civile.
    Në rastin e përvojës dhe kulturës politike në vendin tonë, ne e dimë fort mirë që politikanët dhe hierarkia e lartë politike e përdor politikën si një koracë mbrojtëse, ndoshta në rastet e fundit në mënyrën më të rafinuar sepse më herët kemi pasur edhe precedentë shumë herë më evidentë dhe flagrantë”, tha Çipa.

  • Edi Rama në panik nga arrestimi i Belinda Ballukut, ja si përgënjeshtron Venecia dhe Strasburgu pretendimet…

    Edi Rama në panik nga arrestimi i Belinda Ballukut, ja si përgënjeshtron Venecia dhe Strasburgu pretendimet…

    Retorika e Edi Ramës është një klithmë e një kryeministri të “zënë me presh në duar”, ku vartësja kryesore e tij ka bërë një vargmal korruptiv që implikon atë dhe qeverisjen e tij. Kryeministri shqiptar në mënyrë të djallëzuar ngatërron konceptin kompetencë  të ekzekutivit në raport me gjykatat. Nëpërmjet lojërave të fjalëve dhe referencave mbi Komisionin e Venecias dhe Gjykatat ndërkombëtare, kryeministri rreket të nxjerrë vendimin e SPAK si një masë ekstraligjore dhe ndërhyrje në kompetencat e kryeministrit. Në rastin konkret, kryeministri kërkon të ngatërrojë kompetencat kushtetuese të qeverisë dhe imunitetin e deputetëve me përgjegjësinë ligjore të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë. Përgjegjësia ligjore që fillon nga qytetari i thjeshtë dhe mbaron në majën e hierarkisë shtetërore, si deputetë, ministra, kryeministra apo dhe president.
    Nëse dikush shkel ligjin dhe gjykata ndërhyn kjo nuk është ndërhyrje në kompetenca por zbatim i ligjit ku nuk përjashtohet në rastin konkret as zonja Balluku. Këtë parim e ka shprehur qartë dhe Strasburgu i cili e thotë qartë se: “Parimi i kontrollit dhe ekuilibrit nënkupton që asnjë pushtet s’mund të jetë mbi ligjin. Në këtë frymë, nëse një anëtar i qeverisë dyshohet për vepër penale, detyra e drejtësisë është të veprojë konform ligjit, edhe nëse efekti kolateral është se zyrtari s’mund të vazhdojë përkohësisht detyrën. Kjo nuk konsiderohet uzurpim, por ushtrim normal i funksionit të gjyqësorit për të ndëshkuar korrupsionin edhe në nivele të larta”. Ndërkohë që Komisioni i Venecias e qartëson më së miri kur ndërhyrjet në rastin e abuzimeve me postin. Në opinioni e saj KV thotë: “Pezullimi i një zyrtari ekzekutiv të lartë (ministër apo kryebashkiak i zgjedhur) përbën masë ekstreme që duhet evituar në kohë normale, përveç rasteve kur vetë legjislacioni e parashikon qartësisht dhe me garanci kundër abuzimit. ndërsa drejtësia penale nuk duhet të përdoret për të ripërkufizuar vullnetin e zgjedhësve ose për të ndryshuar me forcë balancat politike.”  Në rastin konkret është e qartë që GJKKO ka vepruar konform ligjeve shqiptare dhe konkretisht Neni 240 i KPP e përfshin pezullimin nga detyra në listën e masave ndaluese, ndërsa neni 242 sanksionon se gjykata mund të pezullojë të pandehurin nga detyra publike që ai mban, plotësisht ose pjesërisht, kur kjo është e nevojshme për procedimin penal.
    Qëndrimi i Ramës
    Edi Rama  në podcastin e tij dhe në dalje të tjera ka  cilësuar  vendimin e GJKKO-së për pezullimin e znj. Balluku si “një absurditet të rrezikshëm”, madje si “akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e pushtetit ekzekutiv”. Ai përdori edhe terma politikë si “grusht shteti institucional” për të përshkruar veprimet e prokurorisë dhe gjykatës, duke aluduar se ato po përcaktojnë në mënyrë ekstra-demokratike përbërjen e qeverisë. Rama artikuloi idenë se “në asnjë vend europian nuk ka ndodhur që gjyqësori të pezullojë ministra”, ndaj ky precedent sipas tij e vë Shqipërinë në një pozitë unike dhe të keqe. Ai shprehu shqetësimin për paralizën e mundshme institucionale: p.sh. ngriti pyetjen se ç’do ndodhë nëse kryeministri sëmuret dhe s’ka zëvendës sepse i është “ngrirë” zv/kryeministrja, apo kush do e zëvendësojë ministren e pezulluar në detyrat e saj të përditshme,duke lënë të kuptohet se vendimi i gjykatës rrezikon funksionimin normal të qeverisë. Në thelb, Rama u përpoq ta paraqesë çështjen si një përplasje parimore mes qeverisë së dalë nga vota dhe një “precedenti” që i jep pushtet të tepruar gjyqësorit, me rrezik për ndarjen e pushteteve dhe vullnetin demokratik. Është e qartë që kryeministri shqiptar i gjendur në një pozicion të vështirë pas marrje së pandehur të Ballukut, në vend të shkarkimit të menjëhershëm të saj kërkon ta mbrojë në mënyrë të çuditshme duke treguar se edhe ai vetë është bashkëpunëtor në abuzimet e krahut të tij të djathtë. Ai nëpërmjet padisë në GJK kërkon të bllokojë urdhrin për pezullimin e Ballukut dhe procesin penal ndaj saj, duke e paraqitur masën  e SPAK ndaj saj si shkelje kompetencash të kryeministrit. Kryeministri shqiptar, i cili do të jetë edhe ai vetë i pandehur si pjesë e dosjes së korrupsionit Balluku kërkon me çdo kusht të shpëtojë ç’të mundet për të mos të lejuar që hetimi të shkojë drejt tij.
    Por ç’thotë Strasburgu për raste të ngjashme:
    Në përmbledhje, praktika e GJEDNJ-së nënvizon dy pika thelbësore: Moslejimin e “kapjes” së procesit penal për lojëra politike – pra gjykatat s’duhet të shfrytëzohen për të hequr qafe kundërshtarë ose për të ndikuar ekuilibrat e pushtetit. Kërkesën për proporcionalitet dhe respekt për vullnetin e zgjedhësve, çdo masë që prek përfaqësuesit e zgjedhur (qoftë deputetë, kryebashkiakë, a zyrtarë të lartë që burojnë nga vota) duhet të shqyrtohet me kujdes ekstrem nëse është vërtet e nevojshme në një shoqëri demokratike.  Për shkak se rasti konkret (pezullimi i një ministri) është sui generis, Strasburgu ende s’ka dhënë një verdikt specifik. Por, nga njëra anë, mund të pritet që Gjykata të mbrojë parimin e ndarjes së pushteteve dhe rolin e parlamenteve në përgjegjësimin e qeverive; nga ana tjetër, po ajo Gjykatë do të pranonte masa kufizuese ndaj individëve në pushtet nëse këto masa janë në përputhje me ligjin, të arsyetuara mirë dhe jo të motivuara politikisht.
    Korniza ligjore shqiptare: a mund të pezullohet një ministër?
    Kushtetuta dhe emërimi/shkarkimi i ministrave: Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ministrat emërohen dhe shkarkohen me dekret të Presidentit, me propozim të Kryeministrit, dhe mandati i tyre konfirmohet nga Kuvendi (në rastin e formimit të qeverisë ose ndryshimeve në përbërje). Nuk parashikohet asnjë rol i drejtpërdrejtë i gjyqësorit në këtë proces – pra ligji themeltar nuk njeh konceptin e “pezullimit të përkohshëm” të një ministri nga detyra prej një gjykate. Në kushtetutë përcaktohet që qeveria i nënshtrohet kontrollit parlamentar dhe votëbesimit, kurse përgjegjësia për të larguar një ministër i takon kryeministrit (që mund ta propozojë shkarkimin) dhe Presidentit (që e formalizon atë me dekret). Masa “pezullim nga detyra” në procesin penal: Megjithatë, legjislacioni penal shqiptar parashikon masa sigurie personale për personat nën hetim, përtej arrestit apo ndalimit. Konkretisht, Kodi i Procedurës Penale (KPP) njeh masën e “pezullimit nga ushtrimi i një detyre a shërbimi publik” si një masë sigurimi e karakterit ndalues ndaj të pandehurit. Neni 240 i KPP e përfshin pezullimin nga detyra në listën e masave ndaluese, ndërsa neni 242 sanksionon se gjykata mund të pezullojë të pandehurin nga detyra publike që ai mban, plotësisht ose pjesërisht, kur kjo është e nevojshme për procedimin penal. Kjo dispozitë ka për qëllim parandalimin e dëmtimit të hetimeve – p.sh. kur një zyrtar dyshohet për korrupsion, pezullimi i tij nga detyra mund të jetë i nevojshëm për të mos i lejuar akses në zyrë, në dokumente ose për të mos ndikuar te dëshmitarët. Kushti kryesor është që akuza penale të jetë e tillë që parashikon dënim me burg (pra vepër e rëndë), dhe gjykata duhet të vlerësojë proporcionalitetin e masës me rrezikun dhe provat.

    Përjashtimi për zyrtarët e zgjedhur
    Një element shumë i rëndësishëm i nenit 242 KPP është se kjo masë NUK zbatohet për personat e zgjedhur sipas ligjit elektoral. Kjo do të thotë, sipas interpretimit ligjor të juristëve, që deputetët e Kuvendit dhe të zgjedhurit vendorë (kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave) nuk mund të pezullohen nga detyra me vendim gjykate gjatë një procesi penal. Ligjvënësi ka dashur kështu të mbrojë drejtpërdrejt mandatet e dhëna nga vota e qytetarëve, duke lënë jashtë mundësisë së pezullimit gjyqësor ato pozicione që burojnë nga zgjedhjet. Për shembull, një kryebashkiak i zgjedhur apo një deputet nuk mund t’i humbasë përkohësisht funksionet nga një masë sigurie; autoriteti i tyre mund të kufizohet vetëm nëse ata arrestohen (atëherë faktikisht nuk e ushtrojnë dot funksionin), ose nëse procedura politike parashikon pezullim (si p.sh. heqja e imunitetit në rastin e deputetëve, apo shkarkimi nga këshilli bashkiak në rastin e kryebashkiakëve për shkelje ligjore).
    Rasti “Balluku” dhe vakumi ligjor
    Belinda Balluku, përveçse zëvendëskryeministre dhe ministre, ishte njëkohësisht edhe deputete e Kuvendit (e zgjedhur nga lista shumemërore e PS). Vendimi i Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) më 20 nëntor 2025 e pezulloi atë nga ushtrimi i funksioneve të saj si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pa prekur formalisht statusin e saj si deputete. Kjo do të thotë se zonja Balluku vazhdoi të jetë ligjërisht ministre (dhe deputete), por iu ndalua ushtrimi i detyrave ekzekutive deri në një vendim të dytë. Në fakt, vendimi gjyqësor detyronte që ajo të mos ushtrojë kompetencat e saj ministrore, ndërsa titujt e detyrave që mban (zv/kryeministre e ministre) i hiqen vetëm me shkarkim nga kryeministri ose me dorëheqje[36]. Kjo krijoi një situatë unike ku, formalisht, personi mbante ende pozitën në kabinet, por nuk mund ta ushtronte atë. Qeveria, nga ana e saj, i hoqi të drejtën e firmës (nënshkrimit zyrtar) ministres së pezulluar dhe delegoi detyrat e saj te zëvendësministrat, por vendi i zv/kryeministrit mbeti vakant në pritje të zgjidhjes ligjore.
    A kishte të drejtë ligjore GJKKO?
    Shumë juristë argumentuan se GJKKO veproi brenda kuadrit ligjor ekzistues dhe nuk e tejkaloi kompetencën e vet. Ligjërisht, Balluku u pezullua si funksionare publike e dyshuar për korrupsion, një masë e parashikuar shprehimisht në nenet 233 e 242 të Kodit të Procedurës Penale, të cilat janë pjesë e reformës ligjore anti-korrupsion. De facto, gjykata nuk “shkarkoi” një ministre (ashtu siç vetëm kryeministri e presidenti mund ta bëjnë), por vendosi një masë sigurie personale ndaj një të pandehuri, e cila pati efekt anësor edhe paralizimin e përkohshëm të ushtrimit të detyrës publike nga ai person. Kjo dallesë është theksuar nga ekspertët: gjykata nuk i uzurpoi kryeministrit kompetencën e emërimit apo shkarkimit – ajo nuk emëroi asnjë në vend të Ballukut dhe as nuk e pushoi përgjithmonë nga detyra – por thjesht pezulloi një individ nga funksionet e tij deri sa të sigurohet procesi penal. Kjo, sipas tyre, nuk cenon ekzekutivin si pushtet, që vazhdon të funksionojë (kryeministri mund të riorganizojë kabinetin provizorisht, të delegojë kompetenca, ose edhe të propozojë zëvendësime), por vetëm kufizon përkohësisht të drejtat e individit të akuzuar për të ushtruar atë funksion.
    Argumenti i imunitetit dhe konflikti i kompetencave
    Nga ana tjetër, Rama në ankimimin e depozituar në Gjykatën Kushtetuese ngriti tre shtylla kryesore: (1) Pezullimi cënon kompetencën e tij ekskluzive për emërimin dhe shkarkimin e anëtarëve të qeverisë; (2) cenon parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve; (3) shkel garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave. Këto pretendime u analizuan gjerësisht nga juristët: Së pari, a ia mori gjykata kompetencën kryeministrit? Shumica e ekspertëve thonë jo, sepse në asnjë ligj nuk parashikohet që kryeministri ka të drejtë “të pezullojë” ministrat – ai ose i emëron, ose i shkarkon me dekret[46]. GJKKO nuk kreu as njërën as tjetrën; pezullimi nuk është i njëjti akt me shkarkimin. Në fakt, edhe pas vendimit, kryeministri ruante të drejtën ta shkarkonte Ballukun ose ta zëvendësonte atë nëse vlerësonte, por ai zgjodhi të mos e bëjë këtë, duke pritur betejën kushtetuese. Së dyti, mbi ndarjen e pushteteve, opozitarët vunë në dukje se Kushtetuta jonë parashikon jo vetëm ndarje por edhe balancim mes pushteteve (“checks and balances”). Gjyqësori ka rolin e vet kontrollues edhe ndaj ekzekutivit, sidomos kur bëhet fjalë për zbatim të ligjit dhe ndjekje penale. Parimi i kontrollit dhe ekuilibrit nënkupton që asnjë pushtet s’mund të jetë mbi ligjin. Në këtë frymë, nëse një anëtar i qeverisë dyshohet për vepër penale, detyra e drejtësisë është të veprojë konform ligjit, edhe nëse efekti kolateral është se zyrtari s’mund të vazhdojë përkohësisht detyrën. Kjo nuk konsiderohet uzurpim, por ushtrim normal i funksionit të gjyqësorit për të ndëshkuar korrupsionin edhe në nivele të larta.
    Për çështjen e imunitetit
    Vlen të sqarohet se, pas ndryshimeve kushtetuese të vitit 2012 dhe reformës në drejtësi të 2016, imuniteti parlamentar në Shqipëri është kufizuar ndjeshëm. Deputetët (dhe ministrat që janë deputetë) nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale; imuniteti i tyre kryesor është se arrestimi apo kontrolli personal/banesor kërkon miratim nga Kuvendi. Në rastin Balluku, prokuroria nuk kërkoi arrestimin e saj (çka do të duhej të kalonte nga Kuvendi), por vetëm masën e pezullimit dhe një ndalim daljeje jashtë shtetit. Ministrat që nuk janë deputetë nuk kanë fare imunitet të veçantë në ligjin shqiptar. Balluku ishte deputete, por masa e pezullimit nuk prek mandatin e saj si deputete, ndaj Kuvendi nuk u përfshi. Pretendimi se “një ministër gëzon imunitet të ngjashëm me deputetin dhe s’ka si pezullohet” u kundërshtua nga juristët: imuniteti parlamentar nuk përfshin mbrojtje nga pezullimi i një funksioni publik. Në fakt, edhe vetë deputetët mund t’i nënshtrohen masave shtrënguese (p.sh. “detyrim paraqitje” apo “arrest shtëpie”) pa u quajtur kjo konflikt kompetencash – një precedent i tillë ekziston tashmë.
    Precedenti Berisha
    Kështu, p.sh., kur SPAK-u vendosi masë sigurie “detyrim paraqitje” ndaj deputetit Sali Berisha (si i pandehur në një hetim korrupsioni) në vitin 2023, Kuvendi e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese duke pretenduar se po cenohej liria e mandatit të deputetit. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë ankesë, duke vendosur me shumicë votash se masa e sigurimit ndaj një deputeti “nuk përbënte konflikt kompetencash mes Kuvendit dhe Gjykatës së Posaçme”. Madje Kushtetuesja as nuk hyri për shqyrtim në themel, duke argumentuar se ankimi duhej bërë nga vetë individi me ndjekjen e gjykatave të zakonshme. Ky vendim krijoi një precedent të rëndësishëm: nëse një deputet (i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli) mund t’i nënshtrohet një mase kufizuese gjyqësore gjatë hetimit, atëherë s’ka bazë kushtetuese të pretendohet një standard më i lartë mbrojtjeje për një ministër apo edhe kryeministrin (të cilët në rastin më të mirë janë të zgjedhur indirekt). Në bazë të gjithë sa më sipër, ligji shqiptar e njeh parimisht mundësinë që një gjykatë të pezullojë një zyrtar të lartë nën hetim, me kusht që ai mos jetë “i zgjedhur direkt nga populli” për atë detyrë. Çështja Balluku shfaqi një “zonë gri”: ajo vetë ishte e zgjedhur (deputete), por funksioni specifik nga i cili u pezullua ishte ai ministror, që vjen nga emërimi. Kësisoj, GJKKO argumentoi se ndalimi i nenit 242 (për mospezullimin e të zgjedhurve) nuk e mbulon rastin e saj, sepse ajo nuk ishte kryetar bashkie as deputete e pezulluar nga mandati parlamentar, por një anëtare e qeverisë e pezulluar nga funksionet ekzekutive.  Vendimi i GJKKO-së lidhet me ushtrimin e detyrave të saj si zv/kryeministër dhe ministër, detyra që burojnë nga emërimi i Kryeministrit, jo nga vota e qytetarëve. Me fjalë të tjera, nga pikëpamja strikte ligjore, gjykata nuk pezulloi një mandat të fituar me votë, por një detyrë të deleguar nga Kryeministri, çka nuk bie ndesh me tekstin e nenit 242 KPP.
    Shembuj nga vendet e BE
    Edhe në vendet e BE gjejmë raste të njëjta me Ballukun. Edhe pse ekziston baza ligjore, kryesisht në këto shtete një ministër i akuzuar për korrupsion zakonisht jep dorëheqjen vetë ose shkarkohet menjëherë nga kryeministri. Kështu, ne rrallë shohim përballjen e drejtpërdrejtë të gjyqësorit me anëtarë aktivë të qeverisë – përgjegjësia politike vepron para asaj penale. Standardi europian (të cilit i referohet edhe Komisioni i Venecias) është që zyrtarët e lartë të përfshirë në afera korruptive largohen vetë nga posti dhe përballen me drejtësinë si qytetarë të zakonshëm.
    Rumani
    Elena Udrea, ministre e Turizmit në vitin 2015. Gjykata e pezulloi nga detyra për shkak të hetimeve për korrupsion.
    Kroaci
    Ivan Vrdoljak, ministër i Ekonomisë në vitet 2014–2017. Hetimet çuan në masa të përkohshme të miratuara nga gjykatat duke e pezulluar nga detyra.
    Belgjikë
    Willy Claes, ministër i Jashtëm, në vitin 1995. Gjykata belge vendosi masa paraprake gjatë hetimeve të aferës Agusta. Claes u pezullua de facto nga detyra para se të jepte dorëheqjen.”
    Estoni
    Një rast i njohur është ai i kryetarit të Bashkisë së Talinit, Edgar Savisaar. Në vitin 2015, Savisaar u vu nën hetim për korrupsion dhe një gjykatë e pezulloi atë nga detyra e kryebashkiakut gjatë procesit penal. Vendimi u mbështet në arsyetimin se duhej parandaluar mundësia që ai të influenconte zyrtarët bashkiakë (dëshmitarë potencialë) ose të zhdukte prova. Gjykatat estoneze e rishikuan çështjen në disa nivele, por në fund Gjykata e Lartë e Estonisë e la në fuqi pezullimin, duke mos pranuar rekursin e Savisaar-it.  Sipas ligjit estonez, personi i pezulluar mund t’i kërkojë gjykatës rishikim pas çdo 4 muaj, për të parë nëse vazhdojnë arsyet e pezullimit. Ky rast tregon se edhe në një shtet anëtar të BE-së, gjykata mund të ndërhyjë për të larguar përkohësisht një zyrtar të lartë lokal kur ekziston rreziku i prishjes së hetimeve. Duhet theksuar se në rastin Savisaar (një kryebashkiak i zgjedhur), masa u mor me justifikimin e mbrojtjes së interesit publik dhe u konsiderua e përkohshme dhe e rishikueshme, jo një shkarkim përfundimtar.
    Spanjë
    Legjislacioni spanjoll parashikon një dispozitë të veçantë (neni 384bis i Kodit Penal Procedural) sipas së cilës, nëse një zyrtar i zgjedhur akuzohet për vepra shumë të rënda si rebelim apo terrorizëm dhe ndodhet në paraburgim, pezullohet automatikisht nga funksionet e tij publike. Kjo u vu në zbatim gjatë çështjes së liderëve katalanas në 2017–2018: disa anëtarë të qeverisë rajonale të Katalonjës, të cilët ishin njëkohësisht deputetë rajonalë, u pezulluan nga mandatet e tyre pasi u arrestuan nën akuzat për rebelim lidhur me referendumin e pavarësisë. Vendimi për pezullimin automatik bazohej në ligj dhe u konfirmua si kushtetues nga Tribunal Constitucional i Spanjës në 2019. Ky është një rast ekstrem (lidhur me krime kundër shtetit), por gjithsesi dëshmon se në sistemin juridik spanjoll ekziston koncepti i largimit nga posti i një zyrtari të zgjedhur si pasojë e një mase sigurie penale.
    Itali
    Në Itali praktika standarde është që një ministër apo deputet i përfshirë në hetim dorëhiqet nën presionin politik. Gjithsesi, Kodi Penal italian ka të parashikuar masat ndaluese ndërshkuese si “ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të detyrave publike” për zyrtarët publikë që akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion etj., nëse gjykata vlerëson se vazhdimi i ushtrimit të funksionit mund të dëmtojë hetimin. Këto masa (të ngjashme me pezullimin tonë) janë aplikuar më shpesh për kryebashkiakë, këshilltarë ose zyrtarë të administratës. Për shembull, në rastet e procedimeve antimafia në Itali, gjykatat ose prefekturat kanë pezulluar kryetarë bashkie ose këshilltarë lokalë kur dyshohej se po pengonin drejtësinë ose ishin vetë të implikuar. Ndërsa për anëtarët e kabinetit qendror, përmendim rastin e Nunzia De Girolama, ministre e Bujqësisë. Në vitin 2014 gjykata mori masa paraprake administrative që e bënë jofunksionale nga detyra.
    Francë, Gjermani, Britani
    Në Francë ministrat apo edhe kryebashkiakët e akuzuar për afera korrupsioni mund të vendosen nën “kontroll gjyqësor” (një masë që mund t’u kufizojë p.sh. kontaktet apo daljet jashtë shtetit), por detyrën zakonisht e lënë vetë menjëherë “për të mos dëmtuar imazhin e qeverisë”. Në Gjermani, kultura politike e bën të pamendueshme që një ministër të vazhdojë detyrën nën hije hetimi – dorëheqja vjen e menjëhershme. Në Britani të Madhe, koncepti i “responsibilitetit kolektiv dhe individual të ministrave” dikton që në momentin kur një ministër humbet besimin (qoftë dhe për dyshime joligjore), ai duhet të largohet; një shembull ishte dorëheqja e ministrit të Energjisë Chris Huhne në 2012 sapo u akuzua zyrtarisht për shmangie të drejtësisë (një vepër penale). Këto praktika kanë bërë që gjykatat të mos kenë as nevojë të shqyrtojnë pezullime forcërisht – politika vetë “vetëpastron” radhët e veta kur nis procesi penal. Përmendim këtu dhe rastin e Charles Pasqua në Francë, ish-ministër i Brendshëm. Gjatë hetimeve të drejtësisë iu vendosën masa që e bënë të pamundur ushtrimin e plotë të detyrës së tij.

  • Imami ngre alarmin: Brenda Unazës së Tiranës ka xhami problematike

    Imami ngre alarmin: Brenda Unazës së Tiranës ka xhami problematike

    Kronikë E Shtunë, 29 Nëntor 2025 21:22
    Për rastin e Oroshit, ku u arrestuan Julian Cumraku dhe Erzen Uka pasi kërcënuan forcat e RENEA-s se do të qëllonin me armë, imami Ylli Gurra ngriti alarmin se ka disa xhami në vendin tonë, që janë kthyer në filiza të ekstremistëve. Sipas Gurrës një ndër këto xhami problematike ndodhet brenda Unazës së Tiranës dhe ai akuzoi Komunitetin Mysliman se nuk bëri mjaftueshëm për të rikthyer rendin brenda këtij objekti kulti, duke emëruar nja hoxhë apo imam.
    Duke shpjeguar rastin e Xhamisë së Mëzezit ku në 2014 mësyn forcat e sigurisë dhe të SHISH pas dyshimeve për esktremizëm, Gurra nënvizoi se objekte kulti ku predikohen devijime nga islami dhe ngjizet fryma radikaliste shfrytëzohen sipas tij nga disa individë për të përfituar fonde në emër të besimit islam.

    “Duhet të bëhet një ndarje e pjesës që quhet besim, pra besimi në vetëve islam në rastin konkret dhe besimtarëve myslimanë, me pjesën të cilët janë manipuluar, vazhdojnë të manipulohen dhe keqpërdoren. Marr parasysh ata që përfunduan në Siri të keqpërdorur dhe manipuluar, të cilët bëhen pjesë e kësaj ideologjie, në dallim nga qindra-mijëra myslimanë të Shqipërisë.

    Ajo që të krijon shumë pikëpyetje është keqpërdorimi i xhamisë në Kryeviz. Që për fatin e keq edhe pse sot jemi në 2025 kemi akoma disa objekte kulti për të cilat duhet të ishte ndërhyrë me pakta para 10 viteve, Janë në Shqipëri, tashmë janë dhjetëra jo aq shumë sa ishin në vitet 2014-2015. Disa dhjetëra xhami që kanë qenë filizat apo problematika e kësaj linje, apo fryme ideologjie ekstreme që përfundoi me vajtjen e 140 qytetarëve shqiptarë në Siri. Akoma ka për fatin e keq.

    Nuk po iki as më larg as më shumë, është brenda unazës në Tiranë, brenda unazës së kryeqyteti të Shqipërisë, një. Për të mos thënë pastaj në Pogradec, apo ja dhe rasti konkret në Pukë, apo në Kryeviz, meqenëse u bë publike dhe u vutë në dijeni se në cilën zonë janë. Janë pra tashmë të reduktuara në dhjetëra por janë. Po, po janë në Tiranë. Prapë të jem i vërtet, duke marrë edhe fajet që i takojnë rrogëtarëve të Komunitetit, se kështu do ta them, askush nuk është aty për hir të Zotit, në sensin sa human po dhe fetar: ‘Përse akoma nuk janë bërë ndërkohë që në Tiranë ka qenë unaza që ju përmenda dhe Mëzezi’”, tha imami Ylli Gurra në A2 CNN.

  • Skandalet e Ballukut, çfarë na tregojnë rastet e Tahirit, Kokës e Veliajt?!

    Skandalet e Ballukut, çfarë na tregojnë rastet e Tahirit, Kokës e Veliajt?!

    NGA GENC POLLO1-E kënaqura znj. Kos.
    Me të drejtë deklarata e znj. Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin e Bashkimit Europian se “zgjedhjet (parlamenare të 11 majit ) ishin të lira e të ndershme por ne mirëpresim sugjerime për përmirësimin e tyre” shkaktoi habi e irritim dhe u dënua nga opozita. Të hënën fatmirësisht zëdhënësi i Komisionit Europian e korrigjoi Komisioneren duke ju referuar progres-raportit mbi Shqipërinë: në këtë tekst përmenden pothuaj të tëra shkeljet e vërejtura në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë; të tilla që asnjë mëndje, qoftë edhe gjysëm e shëndoshë, nuk mund t’i asocionte me konceptin “free and fair”.
    Një tjetër deklaratë e znj. Kos, sa problematike aq edhe dëftuese, tërhoqi më pak vëmendje: e pyetur për rastin Balluku Komisionerja i tha A2 CNN se raste korrupsioni ka edhe në Europë por e rëndësishme është se si reagon gjyqësori dhe politikanët. “Dhe unë jam e kënaqur të dëgjoja sot se qeveria do të zbatojë vendimet e gjyqësorit (will follow the decisions from the judiciary)”. Znj. Kos e dha këtë intervistë mbas konferencës së shtypit me KM Rama ku ky i fundit shprehu pakënaqsinë e mosdakordësinë e tij për vendimin e GjKKO që pezulloi ministren Balluku, por dhe njoftoi se do i kërkonte Gjykatës Kushtetuese anullimin e këtij vendimi që ishte tashmë efektiv. Kushdo që njeh kontekstin dhe që supozon se edhe znj. Kos e njeh kontekstin do të konkludonte se Komisionerja:
    a- ishte e kënaqur që një ministër qëndron në post tre javë mbasi është e marrë e pandehur dhe mbasi kanë dalë në shesh pasazhe tronditëse nga dosja penale;
    b- ishte e kënaqur që ministri nuk jep dorëheqjen as kur Gjykata e pezullon nga posti për disa shkaqe përfshi recidivizmin e mundshëm me tenderat(!).
    c- ishte e kënaqur që kryeministri nuk e shkarkoi ministrin as para tre javësh (marrje e pandehur) e as para tre ditësh (pezullim nga posti) por përkundrazi e kthen veten në avokat personal të të pandehurës dhe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me arsyetimin interesant e dëftues se pezullimi, ndër të tjera, pengonte integrimin e Shqipërisë në BE.
    Me dashamirësi mund të thonim se deklarata e Marta Kosit mund të ishte një formulim spontan i pazhdërvjellët; po ashtu mund të shtonim pa sarkazëm se respektimi nga Rama i pezullimit të ministres nga gjykata është progres krahasuar me injorimin dy vjet më herët të Gjykatës Kushtetuese në rastin Xhaçka. Por dashamirësia kufizohet kur zyrtarë të tjerë të Komisionit Europian, jo vetëm nuk e korrigjojnë “lapsusin” e Komisioneres, por e thellojnë atë. Kështu Ambasadori i BE në Shqipëri në një intervistë me Top Channel një javë para vizitës së znj. Kos i pyetur për rastin Balluku reagoi duke përmëndur vetëm parimin e “prezumimit të pafajsisë”. Edhe për të, si për shefen e tij, parimi i përgjegjësië shtetërore, i llogaridhënies së pushtetit, i qeverisjes së mirë dhe i besimit të publikut nuk vlenin të përmëndeshin në rastin e ministres Balluku e KM Rama. As nuk e panë me vend të shprehnin konkretisht përkrahje për magjistratët e kësaj dosjeje, të cilët ndryshe nga ata të dosjes Veliaj, nuk janë përballur vetëm me logore verbale, por me kërcënime fizike personale e familjare.
    Znj. Kos e ambasadori mund të ishin përgjigjur me frazat standarte të progres-raporteve si “Luftimi i korrupsionit është një kusht madhor për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE” ose “Shqipëria duhet të bëjë më shumë parandalim të korrupsionit dhe jo vetëm ndjekje penale”. Mund të kishin thënë edhe se nuk komentojnë rastet individuale e ta linin me kaq. Por ata fatkeqësisht dhanë përshtypjen se ishin në krah të Ballukut dhe të Ramës që mbron Ballukun. Një sjellje e tillë përforcon perceptimin se për një kategori burokratësh të Brukselit vlerat si ligjshmëria e demokracia janë variabla në ekuacionet e oportunizmit.
    2-Si u kthye në Serbi kënaqësia në pakënaqësi
    “I bëjmë thirrje ofiqarëve më të lartë të Bashkimit Europian që të mos bëjnë deklaratave të pabaza që lavdërojnë procesin e reformave në Serbi”.
    Kush mendon se perceptimi i mësipërm për burokratët e Brukselit është ekzagjerim kafeneje i shqiptarëve të painformuar, duhet të dijë se fjalia më lart nuk është e opozitarëve serbë apo kritikëve vendas të regjimit të Vuçiçit. Kjo fjali çel pikën 27 të rezolutës mbi Serbinë të Parlamentit Europian të miratuar pothuaj me konsensus (vetëm 16% kundra) para një muaji (në 22.10.2025).
    Në fakt kundërshtarët e Vuçiçit prej vitesh binin dakord se qasja ndaj Serbisë nga ana e Komisionit Europian dhe e ndonjë shteti anëtar ishte zhveshur nga vlerat europiane si demokracia e shteti ligjor; por ata debatonin për shkaqet e mundshme të kësaj qasjeje: nevoja e Brukselit për një rast suksesi? Nevoja për stabilitet? Blerjet e armatimeve franceze, Oferta e Gjermanisë për litium apo dërgimi i municionit në Ukrainë?
    Kjo qasje arriti kulmin me vizitën në Beograd të znj. von der Leyen, Presidentes së Komisionit Europian, në tetor 2024 ku ajo në prani të mikpritësit Vuçiç lavdëroi me pathos reformat e qeverisë që e bënin vendin një “kandidat ndër më të avancuarit për në BE”.
    Një vit më vonë qëndrimi i BE ndaj Serbisë ka ndryshuar rrënjësisht: mbas kritikave të hershme të Parlamentit Europian tanimë edhe Komisioni e disa shtete anëtare flasin me pathos për regres demokratik. Në Serbi vazhdon debati rreth motiveve të kësaj kthese: disa shohin mbushjen e kupës nga orientimi gjeopolitik jo europian i Vuçiçit, të tjerë shohin protestat masive e të vazhdueshme të studentëve. Ajo që konstatohet me siguri ishte se lavdërimet shumëvjeçare të ofiqarëve europianë për Vuçiçin sot janë hedhur në kosh.
    A do të kenë të njëjtin fat edhe lavdërimet e ngjashme për Edi Ramën dhe nëse po kur? Përgjigja e saktë ndaj kësaj pyetje nuk është e kollajshme edhe pse asgjë nuk përjashtohet. Ajo që mëson “kthesa ndaj Serbisë” është se llafet e bukura, sidomos kur janë në kontrast me realitetin, shkrihen si akulli në diell.
    3-Më mirë në bulevardin e ftohtë e me shi se derr i kënaqur në shtëpi
    Mbrojtja që Rama po i bën Ballukut është vërtet pa precedent. Deri tashti Rama është kujdesur që të akuzuarit, nga Tahiri, Koka, Çyrbja tek Beqja, të jepnin dorëheqjen nga posti (ministër ose deputet)
    Kurse Ballukun nga 30 tetori nuk e shkarkon (dot) ose nuk e detyron (dot) të dorëhiqet (çka detyron gjykatën të pezullojë ministren). Në vijim Rama po e mbron Ballukun duke paditur Gjykatën e Posçme në Gjykatën Kushtetuese duke shkelur mbi qendrimin e tij të mëparshëm se zyrtarët socialistë të pandehur duhet të marrin privatisht një avokat. Cilido mund të konkludojë se Rama për herë të parë po tregohet i pafuqishëm, madje i kapur e i shantazhuar. Për heshtjen fatkeqe të bagëtisë parlamentare të Partisë Socialiste nuk ja vlen të flitet.
    Por konkluzioni më i rëndësishëm është se kjo që po ndodh është një fyerje pa precedent për shoqërinë e për publikun. Dhe më të dobishme se analizimet smart me lloj lloj shpjegimesh objektive e fantaziste janë reagimet që e refuzojnë “normalitetin e ri” të Ballukut ende në post apo të Ballukut me avokat Ramën. Opozita në Kuvend lipset të kërkojë mocion me debat për rastin Balluku; dhe t’a rikërkojë atë sapo miniballukët parlamentarë të votojnë kundra.
    Ashtu si dhe për Veliajn le të mbahet tubim proteste periodik para Kryeministrisë. Dhe nuk ka rëndësi se pse opozita e madhe mbledh 400 vetë dhe ajo e vogël vetëm 14 vetë. Rëndësi ka që provohet se ka ende qytetarë me dinjitet.
    *President i Paneuropës Shqipëri
    29 nëntor 2025

  • Ceremonia e flamurit në Tiranë, festime edhe në qytete të tjera me rastin e 28 nëntorit

    Ceremonia e flamurit në Tiranë, festime edhe në qytete të tjera me rastin e 28 nëntorit

    Shqipëria është veshur me atmosferën e festave kombëtare, teksa qytetarët kanë marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga Bashkitë.
    Në kryeqytet, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit me rastin e 28 Nëntorit.
    “Është një kujtesë, mbi çfarë kemi qenë, kush jemi dhe kush duam të jemi. Shqiptarët në çdo brez kanë ditur të ngrihen për lirinë, për dinjitetin dhe për të ardhmen. Prandaj, sot ndërsa ndërtojmë Shqipërinë moderne, evropiane, të hapur, 28 nëntori nuk është një përkujtim por është një premtim se rrugëtimi vijon dhe do e çojmë përpara me të njëjtën kurajo që kemi ndriçuar historinë tonë”, tha kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë Anuena Ristani.

    Kryeqyteti feston 28-29 Nëntorin me një kalendar të gjerë aktivitetesh duke i shndërruar në një qendër të madhe festive. Për dy ditë në radhë qytetarët janë me akses falas në institucionet kulturore dhe në aktivitetet e tjera publike.
    Në Shkodër disa qytetarë kanë zgjedhur t’ju bashkohen festime në një mënyrë krejt të veçantë duke parakaluar me kuaj e të veshur me kostume tradicionale.
    Edhe ne Elbasan është përkujtuar 113 vjetori i pavarësisë. Qytetare edhe drejtues te pushtetit lokal bënë homazhe në nderim të patriotëve.
    Në Lezhë festimet nisën me ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë Obeliskut të Pavarësisë.
    Edhe në Korçë është përkujtuar Shpallja e Pavarësisë. Në ceremoninë zyrtare, banda e qytetit ekzekutoi Himnin e Flamurit.
    Me rastin e kësaj dite, Mitropolia e Korçës mbajti dhoksologjinë e bekimit të flamurit, sipas traditës së Fan Nolit. Në meshën e posaçme, Mitropoliti Anastas bekoi flamurin dhe gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për fenë dhe atdheun. Festime dhe aktivitete u mbajtën edhe në qytete tjera të vendit./vizionplus.tv