Tag: rasti

  • Pas vrasjes së 15‑vjeçarit në Durrës, babai i Martin Canit: Rasti i tim biri nuk duhej të përsëritej

    Pas vrasjes së 15‑vjeçarit në Durrës, babai i Martin Canit: Rasti i tim biri nuk duhej të përsëritej

    Vdekja e 15‑vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja me thikë gjatë një sherri mes adoleshentëve në Durrës, ka rikthyer në vëmendje dhunën mes të miturve. Ngjarja tronditëse vjen vetëm pak kohë pas një rasti të ngjashëm, ku humbi jetën 14‑vjeçari Martin Cani.
    Në një lidhje për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH, babai i Martin Canit, Engjëll Cani, shprehu dhimbjen e tij dhe kërkoi që drejtësia të vihet në vend për të dy fëmijët.
     “Shpresoj që drejtësia për këta fëmijë të vihet në vend. Edhe ne shpresojmë shumë te drejtësia. Është aty ku thërret kiameti. Fëmijët janë e ardhmja. Kjo është shumë tragjike, jam shumë i tronditur. Është një botë shumë e padrejtë. Unë kam bërë protesta, kemi dhënë mesazhe që të bashkohemi në këtë kauzë. Unë e humba dritën e syve të mi dhe donim që rasti i Martinit të mos përsëritej më. Është shumë për të ardhur keq që nuk sensibilizohemi, sidomos shkolla duhet të jetë shumë vigjilente”, tha ai.
    I tronditur nga ngjarja e fundit, Engjëll Cani tha se shoqëria dhe institucionet nuk kanë mësuar nga tragjedia e djalit të tij.
    Cani ngriti shqetësimin e madh për sigurinë në shkolla, duke thënë se raste të mbajtjes së armëve nga nxënësit nuk janë të izoluara.
    “Nxënësit nëpër shkolla mbajnë armë, nuk është rasti i parë i Martinit, ka shumë raste që nuk lajmërohen, nuk bëhen mediatike. Shkolla duhet të bëjë punë e vet, sepse po të ishte shkolla vigjilente dhe të njoftoheshin prindërit nuk do të ndodhte as ngjarja e Erjonit dhe as e Martinit. Duhet të ketë ura lidhëse mes shkollës-prindërit. Duhet bashkëpunim dhe një shoqëri vigjilente, por shoqëria më duket indiferente”, u shpreh ai.

  • Arrestimi i Federica Mogherini, Oketa: Zhvillim negativ, rasti i parë në nivele kaq të larta!

    Arrestimi i Federica Mogherini, Oketa: Zhvillim negativ, rasti i parë në nivele kaq të larta!

    Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, aktualisht rektore e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini është arrestuar nga autoritetet belge këtë të martë.
    Mogherini dyshohet për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien e një programi trajnimi 9 mujor për diplomatët e ardhshëm evropianë për Kolegjin prestigjioz të Evropës.
    Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian, ngjarjet kanë ndodhur gjatë viteve 2021-2022, dhe veprat penale të dyshuara janë: mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional.

    Ish-zëvendëskryeministri Gazmend Oketa, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se e sheh si një zhvillim negativ në BE, sidomos në raport me çështjet e sigurisë.
    Oketa deklaroi se është rasti i parë i ndodhur në nivele kaq të larta.
    Oketa: Shqetësimi i parë shkoi në raport me çështjet e sigurisë. Është viti i 4-t i konfliktit Rusi-Ukrainë. Evropa ka mbajtur një peshë shumë të madhe dhe vazhdon ta mbajë. Kërkohet një mbështetje sa më e madhe, kur në fillimet e konfliktit ishte më e lartë, ndryshe nga tani. Në këtë vështrim e shoh si zhvillim negativ arrestimin e Mogherinit. Sistemi i drejtësisë atje funksionon ndryshe, pa ndikime politike. Perceptimi i parë është që prokuroria duhet të ketë hetime të forta. Nuk është rasti i parë, 10 vite më parë ka qenë rasti i një kryekomisioneri tjetër, po është rasti i parë në nivele kaq të larta.
    Diplomatët evropianë janë shumë herë më të sofistikuar se presidenti Trump. Unë e perceptoj Unionin, me gjithë uljet e ngritjet, si një union të fuqishëm në aspektin ekonomik dhe të sigurisë. Në terma afatgjatë mendoj se nuk do të ketë efekte arrestimi i Mogherinit.
    /vizionplus.tv

  • “Po përsëritet rasti i dytë pas Ahmetajt”/ Pezullimi i Ballukut, Oketa: Do të ishte krejt normale që të ishte dorëhequr

    “Po përsëritet rasti i dytë pas Ahmetajt”/ Pezullimi i Ballukut, Oketa: Do të ishte krejt normale që të ishte dorëhequr

    Ish-zv.kryeministri Gazmend Oketa tha se akuzat që rëndojnë ndaj Belinda Ballukut janë shumë të rënda. I ftuar në një studio televizive, Oketa deklaroi se po përsëritet rasti i dytë pas Arben Ahmetajt. Ai theksoi se Belinda Balluku duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe duhet të ishte vënë përballë drejtësisë.
    Pjesë nga biseda:
    Gazetari: Si e shihni çështjen në aspektin politik?
    Oketa: Është një strategji mbrojtjeje politike. Duket sikur kemi një mosmarrëveshje pronësie. Është një akuzë shumë e rëndë për një figurë shumë të lartë, dhe një pozicion të lartë na kabinetin qeverisës. Në pozicione të tilla, secili person duhet të ketë një kod etik dhe moral. Gjykoj se do të ishte krejt normale që Balluku të ishte dorëhequr dhe të ishte vënë përballë drejtësisë.
    Goditja që merr qeveria shkon shumë pranë Ramës dhe është rasti i dytë. Kujtojmë edhe rastin Ahmetaj. Rama nuk mund të fshihet më pas shprehjes “të tjerët hanë kumbulla pas meje”. Balluku ka qenë pjesë e administratës dhe drejtuese në Bashkinë e Tiranës. Nëse Rama nuk arrin të njohë për 25 vite bashkëpunuesit e ti…
    Belinda Balluku sipas vendimit të së enjtes të 20 nëntorit është pezulluar si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe si zëvendës kryeministre. Kjo për shkak të dyshimeve se ka kryer dy herë shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, fillimisht me tunelin e Llogarasë e më pas nga hetimet u zbuluan edhe abuzime me lotin 4 të Unazës së Madhe.
    Tenderi për ndërtimin e tunelit ka pasur një fond limit 190 milionë euro, kurse ai e Unazës së Madhe, 20 milionë euro. Sipas SPAK, autoriteti kontraktues ka paracaktuar fituesit dhe ka zgjedhur ofertën më të madhe, dhe rrjedhimisht duke shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.

  • 3 të rinj të vetëvarur brenda një viti. Ç’po ndodh në Gjirokastër?!

    3 të rinj të vetëvarur brenda një viti. Ç’po ndodh në Gjirokastër?!

    21-vjecari Edison Milloshi i raportuar i vetëvarur nga Policia e Shtetit, është rasti i tretë brenda këtij viti në qytetin e Gjirokastrës, i të rinjve që fatkeqësisht zgjodhën t’i japin fund jetës.
    “Më datën 28.11.2025, rreth orës 23:30 në lagjen “Granicë”, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. M., 21 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha policia përmes një njoftimi.
    Më 10 shkurt të vitit 2025, Irsa Muçollari, një 17-vjeçare që frekuentonte gjimnazin “Siri Shapllo”, u gjet e pajetë në banesën e saj. Prokuroria e Gjirokastrës regjistroi procedim penal për veprën “shkaktim-vetëvrasje”.
    Më 20 prill 2025, Vehip Peçi, adoleshent 15-vjeçar, nga fshati Valare, u gjet i vetëvarur. Rasti tronditi komunitetin, ndërkohë që prokuroria në fillim deklaroi se “nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët”.
    Natyrisht që rastet kanë të përbashkët me njëri-tjetrin vetëm aktin e rëndë të vetëflijimit, por rrethanat sociale e familjare janë të ndryshme.
    Çfarë mbetet shqetësuese dhe kërkon një vëmendje të madhe shtetërore e shoqërore, janë kushtet që i shtyjnë të rinjtë drejt vetëvrasjes. 3 raste brenda disa muajve, janë një këmbanë alarmi që duhet dëgjuar nga institucionet dhe shoqëria.
    Shpesh, të rinjtë shtyhen drejt vetëvrasjes nga një kombinim faktorësh si presioni emocional dhe shkollor, bullizimi, problemet familjare, izolimi social, depresioni i padiagnostikuar, përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale që rrit ndjenjën e krahasimit dhe pamjaftueshmërisë, si edhe mungesa e mbështetjes në momente krize.
    Parandalimi kërkon ndërthurjen e disa masave: rritjen e aksesit në shërbime të shëndetit mendor në shkolla e komunitet, programe kundër bullizmit, edukim emocional për nxënësit dhe prindërit, identifikim të hershëm të shenjave të rrezikut, si dhe krijimin e hapësirave ku të rinjtë mund të flasin lirisht për shqetësimet e tyre pa paragjykim.
    Të rriturit, mësues, prindër, institucione, duhet të reagojnë shpejt, me kujdes dhe profesionalizëm sa herë një i ri tregon shenja të vuajtjes emocionale. ©Argjiroja.net 

  • “Uka, ushtarak fillestar në Irak”/ Eksperti: Rasti në Orosh është i izoluar, kishin armatim të vitit 1997 

    “Uka, ushtarak fillestar në Irak”/ Eksperti: Rasti në Orosh është i izoluar, kishin armatim të vitit 1997 

    Eksperti Faik Basha thotë se një nga personat të cilë mbanin armatime në Orosh dhe u përballën me policinë, Hamza Uka ka qenë ushtarak fillestar në Irak. 
    Në emisionin “Real Story” në ABC News, Basha u shpreh se rasti në Orosh është i izoluar dhe se dy terroristët kishin armatim të vitit 1997. 
    “Nuk ka qenë oficer. Ka qenë ushtarak fillestar, nga niveli më i ulët. Ka kryer një mision, nuk është rekrutuar. Për shkak të stërvitjeve, mund të ketë mbledhur informacione të grupeve terroriste, por jo të krijojë kontakte, është jashtëzakonisht e vështirë. Nga ana e shërbimeve tona inteligjente është bërë një punë e jashtëzakonshme. Shqipëria ka pasur një shkëmbim informacioni dhe goditje të këtyre elementëve të lidhura me grupet terroriste. Ky rasti që ne po diskutojmë, është i izoluar. Patjetër që duhet të hetohet. Thuhet se është nga banorët e zonës që ka pasur edhe persona të tjerë. Nëse është e vërtetë, duhet parë edhe ata që e mbështesin. Banesa është e fortifikuar, nuk ka punime ekstra, as tunele. Është thjesht godinë e ndërtuar për shkaqe natyrore. Armatimi ishte i 1997.”, theksoi ai. 

  • U tha se e vranë grabitësit, ngjarja në Greqi merr kthesë dramatike, e moshuara u masakrua nga nusja e djalit

    U tha se e vranë grabitësit, ngjarja në Greqi merr kthesë dramatike, e moshuara u masakrua nga nusja e djalit

    Rasti i vrasjes së 75-vjeçares në Salaminë më 31 tetor ka marrë një kthesë të papritur, pasi autoritetet zbuluan se autorja e krimit nuk ishte një grabitëse e panjohur, por nusja e viktimës.

    Sipas informacioneve, gruaja ka rrëfyer para hetuesve se e vrau vjehrrën me qëllim që t’i vidhte paratë dhe bizhuteritë që ajo mbante në shtëpi. Fillimisht nusja kishte mbuluar fytyrën, kishte thyer një dritare dhe ishte futur brenda banesës, duke përfituar nga fakti se kujdestarja e të moshuarës nuk ndodhej aty në atë moment.

    Sulmi fatal

    Viktima duket se e ka parë autoren teksa hynte brenda, çka ka çuar në një përballje të dhunshme. Nusja e sulmoi 75-vjeçaren fillimisht me një shishe qelqi, duke e goditur në kokë, e më pas e goditi me thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta fatale. Hetuesit u tronditën nga egërsia e sulmit, me viktimën që mbante plagë mbrojtëse në duar dhe një plagë të thellë në fytyrë.

    Motivi dhe gabimet që zbuluan autoret

    Burime policore thonë se nusja kishte borxhe financiare dhe e dinte saktësisht ku mbaheshin paratë dhe bizhuteritë në shtëpinë e vjehrrës. Ajo po ashtu dyshohet se ishte në dijeni të këndeve që kamerat e jashtme nuk mbulonin dhe se kamera e brendshme mund të ishte e çaktivizuar.

    Shuma e zhdukur

    Në shtëpi kishte 8.000–10.000 euro në para të gatshme, disa paund britanikë dhe bizhuteri të vlefshme, të cilat nuk u gjetën gjatë kontrollit policor.

    Përfundimi i hetimeve

    Pas marrjes në pyetje, autoritetet arrestuan nusen, e cila pranoi krimin brutal. Rasti pritet t’i kalojë Prokurorisë për procedurat e mëtejshme.

  • Rasti i tretë këtë vit, ‘zhduken’ në Kanada anëtarët e ekuipazhit të Pakistan Airlines

    Rasti i tretë këtë vit, ‘zhduken’ në Kanada anëtarët e ekuipazhit të Pakistan Airlines

    Pakistan Airlines po regjistron një trend në rritje të “zhdukjeve” të anëtarëve të ekuipazhit të tyre në Kanada.
    Një asistente fluturimi, incidenti i tretë i tillë brenda një viti, nuk hipi në fluturimin Toronto-Lahore të planifikuar për 19 nëntor.
    Sipas PIA-s (Pakistan International Airlines), asistentja e fluturimit nuk u paraqitën në detyrë në fluturimin e kthimit. Kur u kontaktua nga menaxhmenti i linjës ajrore, ajo përmendi shëndetin e dobët si arsye të mungesës.
    Një zëdhënës i PIA-s tha se rasti është nën hetim: “Do të merren masa të departamentit kundër asistentes së fluturimit në rast të zhdukjes së paligjshme”, tha zëdhënësi. Rasti i asistentes të fluturimit i shtohet listës në rritje të anëtarëve të ekuipazhit të PIA-s që kanë përdorur ndalesat në Kanada si një mundësi për t’u arratisur, duke përmendur shpesh presionet ekonomike dhe rrugët e azilit të vendit si motive.
    Zhdukjet e anëtarëve të ekuipazhit të PIA-s në Kanada janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Në tetor 2024, një anëtar i ekuipazhit të kabinës me bazë në Islamabad u zhduk gjatë një ndalese në Toronto.
    Në mars të vitit 2024, një asistente fluturimi 47-vjeçare e PIA-s u zhduk në mënyrë të ngjashme në Kanada.
    Në shkurt të vitit 2024, një anëtar tjetër i ekuipazhit që mbërriti në Toronto nga Islamabadi nuk u paraqit për fluturimin e kthimit.
    PIA raportoi se tetë anëtarë të ekuipazhit u zhdukën në Kanada midis viteve 2022 dhe 2023, një rritje që zyrtarët e lidhën me politikat relativisht liberale të azilit të Kanadasë.
    Deri në fillim të vitit 2024, totali ishte rritur në 10, përfshirë dy asistente të tjera fluturimi, të cilat të dyja u zhdukën në shkurt të vitit 2024.

  • Humb jetë një person nga gripi i shpendëve në Uashington, rasti i parë i variantit të ri H5N5

    Humb jetë një person nga gripi i shpendëve në Uashington, rasti i parë i variantit të ri H5N5

    Një i infektuar me gripin e shpendëve H5N5 në Uashington ka humbur jetën njoftoi sot Departamenti amerikan i Shëndetësisë.

    Ky është rasti i parë i konfirmuar i këtij varianti të gripit te një njeri në botë. Viktima ishte një person i moshuar me probleme shëndetësore ekzistuese dhe ishte shtruar në spital në King County që nga fillimi i nëntorit, njoftoi departamenti.
    “Testimi në Laboratorin e Virologjisë Klinike të Universitetit të Uashingtonit identifikoi virusin si H5N5, i cili është infeksioni i parë i regjistruar te njeriu me këtë variant në botë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmuan rezultatin”, thuhet në deklaratë.
    Autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i përgjithshëm mbetet i ulët dhe se asnjë person tjetër i lidhur me rastin nuk ka rezultuar pozitiv për gripin e shpendëve.
    Zyrtarët po vazhdojnë të monitorojnë këdo që ka qenë në kontakt të ngushtë me pacientin për të përjashtuar përhapjen e mundshme të virusit nga njeriu te njeriu.

    Top Channel

  • Rasti Balluku, Kos: Nuk komentoj vendimet e gjykatave, duhet të ketë siguri juridike

    Rasti Balluku, Kos: Nuk komentoj vendimet e gjykatave, duhet të ketë siguri juridike

    Nuk mund të komentoj çështje konkrete. Sistemi i pavarur gjyqësor është një nga rritjet më të pavarura, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Shqiperia ka pasur ecuri te rendesishme ne rrugen kunder korrupsionit.
    Ajo që ne duam nga ne duam nga çdo vend kandidat është që duam një sistem të drejtësisë ligjor.
    Raste të tilla ndodhin gjithandej, me rendësi është që ne të ndjekim vendimin e gjykatës dhe te kete siguri  ligjore, ne menyre qe te mbrohen te drejtat e te akuzuarve.