Tag: rasteve

  • Në Shqipëri s’ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim nga Janari në Maj

    Në Shqipëri s’ka siguri ushqimore/ Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim nga Janari në Maj

    Sektori shëndetësor shqiptar ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi.

    Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, mbeten një burim serioz shqetësimi. Në total, janë shënuar 466 raste të tilla në janar-maj 2025, me numrin më të lartë në janar, 112 raste dhe një rritje të ndjeshme sërish në maj 115 raste.

    Ky lloj infeksioni përbën shkakun më të zakonshëm të sëmundjeve diarrehike pas gastro-enteriteve dhe shpesh lidhet me standardet e dobëta të higjienës gjatë përpunimit apo ruajtjes së ushqimeve, sidomos në ambientet e përbashkëta të gatimit dhe shërbimit.

    Në të njëjtën kohë, rastet me salmonelë, një tjetër burim i zakonshëm i infeksioneve ushqimore, kanë njohur një rritje të dukshme. Nga vetëm 3 raste në janar, ato arritën në 31 raste në maj, duke e çuar totalin për periudhën në 59 raste në 5- mujorin 2025.

    Kjo rritje graduale përgjatë muajve sinjalizon një përkeqësim të kontrollit mbi produktet ushqimore, veçanërisht në sezonin pranveror kur rritet konsumi i ushqimeve të freskëta dhe shpeshtohen aktivitetet në ambient të hapur.

    Gjatë periudhës janar–maj 2025, në Shqipëri janë raportuar gjithsej 28,268 raste të sëmundjeve diarrehike, sipas të dhënave të mbledhura nga ISHP.

    Pjesën dërrmuese të këtyre rasteve e përbëjnë gastro-enteritet me etiologji të panjohur, të cilat përfaqësojnë mbi 98% të rasteve totale, me 27,716 raste të regjistruara në pesë muajt e parë të vitit.

    Kjo shifër me origjinë të panjohur përbëjnë mbi 98% të të gjitha sëmundjeve diarrehike të raportuara gjatë periudhës janar–maj 2025 tregon se nuk është identifikuar shkaku i saktë i sëmundjes, nëse është bakteriale, virale, parazitare apo toksike. Kjo lë hapësirë për shumë pasiguri si në diagnozë, ashtu edhe në trajtim dhe parandalim.

    Fakti që 98% e rasteve futen në këtë kategori tregon se sistemi i survejancës epidemiologjike është i mangët në testime laboratorike, ose rastet identifikohen dhe klasifikohen vetëm mbi bazën e simptomave klinike të përgjithshme (si diarre dhe të vjella), pa hetim të mëtejshëm.

    Mungesa në përcaktimin e shkakut i bën më vështira ndërhyrjet parandaluese pasi nuk dihet nëse duhet të merren masa për ujin, ushqimin, higjienën personale apo ndonjë burim tjetër specifik./Monitor

  • S’ka siguri për shqiptarët! Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim nga ushqimi

    S’ka siguri për shqiptarët! Si u rritën rastet me salmonelë dhe helmim nga ushqimi

    Sektori shëndetësor shqiptar ende nuk mund të identifikojë shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi.
    Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, mbeten një burim serioz shqetësimi. Në total, janë shënuar 466 raste të tilla në janar-maj 2025, me numrin më të lartë në janar, 112 raste dhe një rritje të ndjeshme sërish në maj 115 raste.
    Ky lloj infeksioni përbën shkakun më të zakonshëm të sëmundjeve diarrehike pas gastro-enteriteve dhe shpesh lidhet me standardet e dobëta të higjienës gjatë përpunimit apo ruajtjes së ushqimeve, sidomos në ambientet e përbashkëta të gatimit dhe shërbimit.
    Në të njëjtën kohë, rastet me salmonelë, një tjetër burim i zakonshëm i infeksioneve ushqimore, kanë njohur një rritje të dukshme. Nga vetëm 3 raste në janar, ato arritën në 31 raste në maj, duke e çuar totalin për periudhën në 59 raste në 5- mujorin 2025.
    Kjo rritje graduale përgjatë muajve sinjalizon një përkeqësim të kontrollit mbi produktet ushqimore, veçanërisht në sezonin pranveror kur rritet konsumi i ushqimeve të freskëta dhe shpeshtohen aktivitetet në ambient të hapur.
    Gjatë periudhës janar–maj 2025, në Shqipëri janë raportuar gjithsej 28,268 raste të sëmundjeve diarrehike, sipas të dhënave të mbledhura nga ISHP.
    Pjesën dërrmuese të këtyre rasteve e përbëjnë gastro-enteritet me etiologji të panjohur, të cilat përfaqësojnë mbi 98% të rasteve totale, me 27,716 raste të regjistruara në pesë muajt e parë të vitit.
    Kjo shifër me origjinë të panjohur përbëjnë mbi 98% të të gjitha sëmundjeve diarrehike të raportuara gjatë periudhës janar–maj 2025 tregon se nuk është identifikuar shkaku i saktë i sëmundjes, nëse është bakteriale, virale, parazitare apo toksike. Kjo lë hapësirë për shumë pasiguri si në diagnozë, ashtu edhe në trajtim dhe parandalim.
    Fakti që 98% e rasteve futen në këtë kategori tregon se sistemi i survejancës epidemiologjike është i mangët në testime laboratorike, ose rastet identifikohen dhe klasifikohen vetëm mbi bazën e simptomave klinike të përgjithshme (si diarre dhe të vjella), pa hetim të mëtejshëm.
    Mungesa në përcaktimin e shkakut i bën më vështira ndërhyrjet parandaluese pasi nuk dihet nëse duhet të merren masa për ujin, ushqimin, higjienën personale apo ndonjë burim tjetër specifik.

    /Monitor.al/

  • Nga janari në maj, si u rriten rastet me salmonele dhe helmim nga ushqimi

    Nga janari në maj, si u rriten rastet me salmonele dhe helmim nga ushqimi

    Sektori shëndetësor shqiptar ende nuk mund të identifikoje shkaqet për rreth 98% të rasteve me çrregullime diarrehike, megjithatë të dhënat zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë se nga janari në maj 2025 ka rritje të rasteve me salmonelë dhe helmim nga ushqimi.Të dhënat tregojnë se helmimet nga ushqimi, të cilësuara si toksiko-infeksione alimentare, mbeten një burim serioz shqetësimi. Në total, janë shënuar 466 raste të tilla në janar-maj 2025, me numrin më të lartë në janar, 112 raste dhe një rritje të ndjeshme sërish në maj 115 raste.Ky lloj infeksioni përbën shkakun më të zakonshëm të sëmundjeve diarrehike pas gastro-enteriteve dhe shpesh lidhet me standardet e dobëta të higjienës gjatë përpunimit apo ruajtjes së ushqimeve, sidomos në ambientet e përbashkëta të gatimit dhe shërbimit.Në të njëjtën kohë, rastet me salmonelë, një tjetër burim i zakonshëm i infeksioneve ushqimore, kanë njohur një rritje të dukshme. Nga vetëm 3 raste në janar, ato arritën në 31 raste në maj, duke e çuar totalin për periudhën në 59 raste në 5- mujorin 2025.Kjo rritje graduale përgjatë muajve sinjalizon një përkeqësim të kontrollit mbi produktet ushqimore, veçanërisht në sezonin pranveror kur rritet konsumi i ushqimeve të freskëta dhe shpeshtohen aktivitetet në ambient të hapur.Gjatë periudhës janar–maj 2025, në Shqipëri janë raportuar gjithsej 28,268 raste të sëmundjeve diarrehike, sipas të dhënave të mbledhura nga ISHP.Pjesën dërrmuese të këtyre rasteve e përbëjnë gastro-enteritet me etiologji të panjohur, të cilat përfaqësojnë mbi 98% të rasteve totale, me 27,716 raste të regjistruara në pesë muajt e parë të vitit.Kjo shifër me origjinë të panjohur përbëjnë mbi 98% të të gjitha sëmundjeve diarrehike të raportuara gjatë periudhës janar–maj 2025 tregon se nuk është identifikuar shkaku i saktë i sëmundjes, nëse është bakteriale, virale, parazitare apo toksike. Kjo lë hapësirë për shumë pasiguri si në diagnozë, ashtu edhe në trajtim dhe parandalim.Fakti që 98% e rasteve futen në këtë kategori tregon se sistemi i survejancës epidemiologjike është i mangët në testime laboratorike, ose rastet identifikohen dhe klasifikohen vetëm mbi bazën e simptomave klinike të përgjithshme (si diarre dhe të vjella), pa hetim të mëtejshëm.Mungesa në përcaktimin e shkakut i bën më vështira ndërhyrjet parandaluese pasi nuk dihet nëse duhet të merren masa për ujin, ushqimin, higjienën personale apo ndonjë burim tjetër specifik./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Duhanpirja po rrit rastet me tumor në mushkëri, mjekët: Më të prekurit, meshkujt!

    Duhanpirja po rrit rastet me tumor në mushkëri, mjekët: Më të prekurit, meshkujt!

    Prevalenca e duhanpirjes në popullatën shqiptare është në rritje, afro 40% e popullatës shqiptare është duhanpirëse. Por për mjekët, ajo që është shqetësuese është fakti se në 85% të rasteve, duhanpirja është shkaku kryesor i sëmundjeve të mushkërive.
    “Po të shikojmë vitet e fundit, edhe në Shqipëri ka një rritje të lehtë të rasteve të reja me kancer, rreth 6700 raste të reja në vit. Nga këto, 800 raste të reja në vit janë të kancerit të mushkërive, ku faktori kryesor i riskut është duhanpirja. 85% e rasteve kanë si faktor kryesor duhanpirjen. Dhe më e theksuar kjo është tek meshkujt. Dhe raportet i kemi pothuajse 1 me 4,” tha Naun Sinani, specialist i ISHP.
    “Duhani ka 7 mijë kimikate të dëmshme dhe nga këto, 70 janë kancerogjene të njohura. Rreth 85% e rasteve me kancer mushkërie kanë si shkaktar duhanpirjen,” tha Arben Tanka, pneumolog, Spitali “Shefqet Ndroqi”.
    Më alarmante për mjekët është prekja nga sëmundjet tumorale edhe të 30-vjeçarëve. Në shumicën e rasteve, sëmundja kapet në fazat e avancuara.
    “Dikur kanceri i mushkërive ishte tek moshat mbi 60 vjeç, ndërsa tani po haset edhe tek 30-vjeçarët. Kanceri i mushkërive kapet në stad të avancuar, të 3 dhe 4,” tha Tanka.
    Të prekurit nga tumori i bronkeve janë pacientë me mbi 15 vite duhanpirje.
    “Kryesisht kanë mbi 15 vite duhanpirje dhe mbi një paketë në ditë. Lënia e duhanit, qoftë për një 5-vjeçar, arrin që të ulë riskun e kancerit të mushkërive apo edhe të rikuperojë dëmtimet që ka bërë me 50% në disa lloj rastesh.”
    Sipas OBSH, nga viti 2020 deri në vitin 2030, tumoret me shkak kryesor duhanin në Shqipëri priten të rriten me 60%.

  • Itali, shkon në 5 numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor, rreth 28 të infektuar

    Itali, shkon në 5 numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor, rreth 28 të infektuar

    Sipas autoriteteve kompetente, 5 persona kanë vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali këtë vit.

    Në rajonin e Kampanias, pikërisht në Napoli, dje vdiq një burrë 80-vjeçar me sëmundje të rënda. Pak kohë më parë, u njoftua gjithashtu se në fund të javës së kaluar, një burrë 74-vjeçar që vuante nga problemet me veshkat dhe ishte infektuar me virusin, humbi jetën, gjithashtu në një spital të Napolit.
    Javën e kaluar, tre persona të tjerë vdiqën nga ndërlikimet e shkaktuara nga virusi në zonën më të gjerë të Latinës (e cila ndodhet 78 kilometra në jug të Romës) dhe në qytetin e Novarës, pranë Torinos.
    Mjekët italianë theksojnë se në shumicën e rasteve, kushdo që është i infektuar me virusin (i cili transmetohet nga mushkonjat) mbetet asimptomatik ose kapërcen simptomat e ngjashme me gripin brenda pak ditësh, pa pasur nevojë të shtrohet në spital. Megjithatë, tek të moshuarit me sëmundje themelore dhe sistem imunitar të dobësuar, ekziston një shans më i madh për probleme më serioze, duke filluar me ndërlikime serioze në sistemin neurologjik.
    Krahasuar me vitin e kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve deri më tani nuk është rritur. Ajo që ka ndryshuar është regjistrimi i përqindjes më të madhe të rasteve (deri më tani janë 28) në rajonin e Latinës, ku ka fusha të gjera me zona bujqësore dhe, deri një shekull më parë, malaria ishte veçanërisht e përhapur.

    Top Channel

  • Kishin mbjellë kanabis në mes të fushës, dy të arrestuar në Krujë

    Kishin mbjellë kanabis në mes të fushës, dy të arrestuar në Krujë

    Vijon plani operacional policor, anticannabis, i koduar “Koordinata”.

    Arrestohen në flagrancë autorët e 2 rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Krastë dhe Brret.

    Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, që po kryhen me objektiv konstatimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën 2 raste të tjera në këtë fushë. Konkretisht:

    -u arrestua në flagrancë shtetasi Xhemal Ivani, 67 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Krastë, bimë narkotike;
    -u arrestua në flagrancë Ali Kulla, 62 vjeç, pasi kishte kultivuar në fshatin Brret, bimë narkotike.

    Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

    Kontrollet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Farsa elektorale/ Berisha akuza dhe në diasporë: Mbi 15 mijë vota u “mbytën” në Adriatik

    Farsa elektorale/ Berisha akuza dhe në diasporë: Mbi 15 mijë vota u “mbytën” në Adriatik

    Sali Berisha

    TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar me deklaratat për manipulim të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Në deklaratën për shtyp, Berisha u ndal tek votimi në Diasporë, ku sipas tij, shumë nga zarfat nuk u kthyen nga DHL në Shqipëri. Kryedemokrati deklaroi se mbi 15 mijë vota nga Italia nuk u kthyen dhe se shumë zarfa të tjera janë zbuluar me firma të falsifikuara si vizë apo fjongo, ose ka patur raste kur kanë firmosur persona të tjerë dhe jo votuesi.
    Sali Berisha: Kam paraqitur disa ditë me radhë para medieve dhe publikut farsën zgjedhore të diasporës në Greqi.Skenarë të njëjtë me Greqinë janë zhvilluar edhe në zona të tëra të Italisë. Këtu, zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë. Zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë. Por zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak. Çka do të thotë se 15 mijë e 474 vota u mbytën në Adriatik për arsye politike. Nuk mbërrijnë në destinacion. Grupi që po analizon ka shqyrtuar gjithsej 353 fatura që DHL ka paraqitur për dorëzimin e votave tek qytetarët shqiptarë. Nuk është u dorëzuar vota 7 përqind të votuesve, janë përjashtuar. Nuk është marrë firma tek 3 përqind e tyre. Kanë firmosur persona të tjerë në 21 përqind të rasteve. Pra, siç e shihni, në rreth 30 përqind, ai që ka marrë votën, nuk dihet kush është, nuk është i zoti, nuk është personi që i takon. Në vend të firmave, në 3 përqind janë gjetur vetëm vizë. Në 3 përqind është gjetur vetëm fjongoja, se Lubia e ka shumë pasion fjongon. Shenja të tjera në vend ët firmës, 15 përqind. Domethënë në 42 raste është krejtësisht falsitet dorëzimi i fletëve të votimit. Po të shtosh këtu 42, plus 7, 49 që nuk janë dorëzuar fare, në 50 përqind të rasteve, fletët e votimit nuk u janë dorëzuar votuesve, por janë dorëzuar në zyrat e PS. Nuk faktohet marrja nga votuesi në 50 përqind të rasteve.
    Berisha kërkoi nga shqiptarët e diasporës që të ngriheshin kundër këtij manipulimi dhe falsifikimi zgjedhor, kundër qeverisë dhe mazhorancës. Ndër të tjera kreu i PD akuzoi sërish edhe KQZ-në për heshtjen ndaj kërkesave të opozitës për transparencë. 
    Sali Berisha: Nuk i kanë ardhur në KQZ, nuk kanë ardhur në KQZ. KQZ-ja i ka dorëzuar numrin e saktë dhe në rikthim 15 mijë janë zhdukur rrugës. Nuk janë, nuk janë. Por kompania dhe KQZ-ja hezitojnë të bëjnë transparencën e plotë dhe ne po i ndjekim hap pas hapi. Do jetë çështje shumë e madhe. Ne po e ndjekim hap pas hapi. Akoma nuk kemi dërguar, por natyrisht ne do të komunikojmë me selinë qendrore të DHL-së, do ta informojmë me hollësi, do dërgojmë të gjithë dokumentacionin do i çojmë patjetër.
    Berisha u shpreh se të gjithë dokumentacionin do e çojnë në selinë qëndrore të postës DHL./ZËRI

  • Vota e Diasporës në Itali, Berisha:Në 50% të rasteve,fletët s’u dorëzuan te votuesit

    Vota e Diasporës në Itali, Berisha:Në 50% të rasteve,fletët s’u dorëzuan te votuesit

    Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi një tjetër parregullsi  të kryer gjatë procesit zgjedhur, që sipas pretendimeve të tij, ka cenuar votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.
    “Kam paraqitur disa ditë me radhë para mediave dhe publikut farsën zgjedhore të diasporës në Greqi. Skenarë të njëjtë me Greqinë janë zhvilluar edhe në zona të tëra të Italisë. Këtu, zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë. Zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë. Por zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak. Çka do të thotë se 15 mijë e 474 vota u mbytën në Adriatik për arsye politike. Nuk mbërrijnë në destinacion”, tha Berisha.
    “Grupi që po analizon ka shqyrtuar gjithsej 353 fatura që DHL ka paraqitur për dorëzimin e votave tek qytetarët shqiptarë. Nuk është u dorëzuar vota 7 për qind të votuesve, janë përjashtuar. Nuk është marrë firma tek 3 për qind e tyre. Kanë firmosur persona të tjerë në 21 për qind të rasteve. Pra, siç e shihni, në rreth 30 për qind, ai që ka marrë votën, nuk dihet kush është, nuk është i zoti, nuk është personi që i takon”.

  • Votat e Italisë, Berisha: Në 50% të rasteve, fletët nuk u dorëzuan tek votuesit! Mbi 15 mijë vota u ‘mbytën’ në Adriatik

    Votat e Italisë, Berisha: Në 50% të rasteve, fletët nuk u dorëzuan tek votuesit! Mbi 15 mijë vota u ‘mbytën’ në Adriatik

    Kryetari i Partisë Demokratike denoncoi një tjetër shkelje të kryer gjatë procesit zgjedhur, që sipas tij, ka cenuar votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.
    “Kam paraqitur disa ditë me radhë para mediave dhe publikut farsën zgjedhore të diasporës në Greqi. Skenarë të njëjtë me Greqinë janë zhvilluar edhe në zona të tëra të Italisë. Këtu, zgjedhës të miratuar në Itali kanë qenë 91 mijë. Zarfe të dërguar në Itali janë 91 mijë. Por zarfe të mbërritur në KQZ nga Italia janë 75 mijë apo 15 mijë më pak. Çka do të thotë se 15 mijë e 474 vota u mbytën në Adriatik për arsye politike. Nuk mbërrijnë në destinacion”, tha Berisha, raporton A2 CNN.