Tag: rasteve

  • Xherdan Shaqiri, lojtari i tetë në botë për krijimin e rasteve për gol! Podiumi: Barça-Real

    Xherdan Shaqiri, lojtari i tetë në botë për krijimin e rasteve për gol! Podiumi: Barça-Real

    16 Tetor 2025

    15:13

    Telesport

    Sipas një analize të fundit nga Observatori i Futbollit, Xherdan Shaqiri është një nga dhjetë futbollistët më të mirë në botë për krijimin e rasteve për gol.
    Kriteri që mat aftësinë e lojtarëve për të krijuar raste të pastra goli është pika e fortë e lojtarit me origjinë shqiptare, ish-kampion Europe me Bayern.
    Shaqiri ka grumbulluar 91.5 pikë, duke u pozicionuar në vendin e tetë në renditje. Pra, bëhet fjalë për umrin e pasimeve që çojnë në goditje drejt portës, vlerën e pritshme të golit të asaj goditjeje, si dhe rastet kur pas pasimit, maksimumi një mbrojtës kundërshtar ndodhet më afër portës se topi.
    I pari në listë është Lamine Yamal, ndjekur nga Arda Guler, Raphinha, Salah dhe De Bruyne. Lista më pas vijon me Bernardo Silva dhe Cole Palmer.

  • Tetori Rozë thirrje për kontrolle të vazhdueshme, kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri

    Tetori Rozë thirrje për kontrolle të vazhdueshme, kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri

    Kanceri i gjirit mbetet sëmundja më e përhapur tek gratë në mbarë botën, duke u renditur i dyti për nga numri i rasteve të reja.
    Edhe Shqipëria po përballet me një rritje të ndjeshme të këtij fenomeni, me 805 raste të reja të regjistruara vetëm gjatë vitit 2024.
    Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, më shumë se 75% e rasteve diagnostikohen tek gratë mbi moshën 50 vjeç, ndërsa mosha mediane në momentin e diagnozës është 57 vjeç.
    Në raste të rralla, sëmundja është evidentuar edhe tek meshkujt, me 10 raste të raportuara vitin e kaluar.
    Drejtoresha e ISHP-së, Dorina Toçi, thekson se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, një zhvillim pozitiv është ulja e vdekshmërisë. “Ajo që shihet nga rastet e zbuluara është se kemi një ulje të vdekshmërisë në popullatë për këtë sëmundje, pasi edhe zbulimi i rasteve po bëhet më shpejt,” tha Toçi. Specialistët e shëndetit publik apelojnë për kontrolle të rregullta dhe ndërgjegjësim të shtuar, duke theksuar se diagnostikimi i hershëm mbetet arma më e fortë në luftën kundër kancerit të gjirit.

  • Shtimet e rasteve/ Çdo ditë 10-15 fëmijë me viroza shtrohen në pediatri me infeksione, mjekët bëjnë apel: Kujdes

    Shtimet e rasteve/ Çdo ditë 10-15 fëmijë me viroza shtrohen në pediatri me infeksione, mjekët bëjnë apel: Kujdes

    Ditët e fundit, në Berat janë shtuar rastet e fëmijëve të prekur nga virozat, por edhe e moshave më të rritura me çrregullime gastro-intestinale. Shkak luhatja e temperaturave.
    Në Berat, çdo ditë 10 deri në 15 fëmijë shtrohen në repartin e pediatrisë me dhimbje barku, të vjella dhe diarre. Ditët e fundit është vënë re një numër i shtuar i rasteve edhe me çrregullime gastro-intenstinale dhe intoksikacione, thotë shefi i këtij shërbimi, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku.
    “Ditët e fundit janë paraqitur raste me çrregullime gastro-intenstinale dhe ndryshe nga vitet e tjera, mund të themi se numri i rasteve të infeksioneve të aparatit gastro-intensinal ka pasur këtë vit rritje. Këto raste virale janë shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike, të nivelit të lartë të lagështirës në ajër dhe temperaturave të larta. Në Repartin e Infektivit ka pasur 2-3 raste çdo ditë me komplikacione”, ka thënë mjeku pediatër Vladimir Kumaraku.
    Moshat më të prekura nga kjo situatë viroze mbeten fëmijët nga 0-3 vjeç.
    “Ecuria e fëmijëve të sëmurë ka qenë e mirë dhe pa komplikacione të rënda. Moshat më të prekura janë moshat nga 0-3 vjeç, kurse rastet me intoksikacione kanë prekur moshat më të larta”.
    Këto raste virale janë shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike, të nivelit të lartë të lagështirës në ajër dhe temperaturave të larta gjatë muajit gusht. Mjeku pediatër këshillon prindërit të kenë kujdes me mënyrën e të ushqyerit.
    Tek fëmijët e prekur nga viroza të mos shtohen ushqime të reja dhe të përdoret i njëjti ujë kudo që janë.

  • “Po qarkullon një nëntip i ri”, shefi i Urgjencës bën paralajmërimin: Gripi i këtij viti do të jetë më agresiv

    “Po qarkullon një nëntip i ri”, shefi i Urgjencës bën paralajmërimin: Gripi i këtij viti do të jetë më agresiv

    Gjatë verës, për shkak të lëvizjeve turistike dhe temperaturave të larta, është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve me infeksione virale, si të aparatit tretës ashtu edhe të rrugëve të frymëmarrjes.
    Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një intervistë theksoi se ekipet mjekësore janë të angazhuara deri më 30 shtator për përballimin e rasteve të shumta.
    “Jemi të angazhuar me ekipet e urgjencës deri më 30 shtator. Sigurisht që janë sëmundjet e stinës ato që janë më të frekuentueshme. Mos të harrojmë këtë vit edhe zjarret që na kanë impenjuar shumë me ekipet tona. Virozat janë prezente gjatë gjithë kohës dhe viruset janë të njëjtat, nuk është se ndryshojnë. Si simptoma, nëse fillojmë nga më e lehta deri te më e rënda, janë të njëjtat, por nëse bëjmë një klasifikim, i ndajmë në viruse të rrugëve të sipërme respiratore, viruse të rrugëve të frymëmarrjes dhe të mushkërive, viruse të aparatit tretës, toksina dhe baktere. Këto janë shkaktarët e gjendjeve të tilla dhe nga statistikat deri në datën 24, ishin 61-62 mijë vizita të kryera, nga të cilat në vend të parë ishin gastroenteritet me rreth 15% të shkaktuara nga viruset dhe respiratoret me rreth 10%”, tha ai.
    Shefi i urgjencës theksoi se me afrimin e stinës së vjeshtës, pritet një tjetër valë sëmundjesh sezonale, përfshirë gripin e tipit A dhe B, i cili këtë vit mund të jetë më agresiv për shkak të një nëntipi të ri të virusit, tashmë i pranishëm në shumë vende të botës, ku ka shkaktuar shtim të rasteve të infektuara dhe të shtruara në spitale. Në këtë kuadër, Brataj apeloi për kujdes të shtuar, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët janë më të pambrojturit ndaj komplikacioneve që sjell gripi.
    Brataj tha gjithashtu se masat mbrojtëse si higjiena personale, ajrosja e ambienteve të mbyllura dhe shmangia e kontakteve të ngushta në ambiente me risk janë të domosdoshme. Por mbi të gjitha, ai theksoi rëndësinë e vaksinimit kundër gripit, si mënyra më efektive për të parandaluar përhapjen dhe për të mbrojtur shëndetin publik.
    “Tani presim gripin të tipit A dhe B. Mund ta parandalojmë përmes higjienës, ajrimit të ambienteve dhe sidomos vaksinës së gripit. Fëmijët janë më të ekspozuarit dhe të moshuarit, prandaj duhet që të bëjnë vaksinën, sepse janë më të pambrojtur. Është më i dëmshëm te fëmijët, sepse shkakton dëmtime të bronkeve. Nëse kalojmë te bakteret, të cilat kanë qenë më të pranishme këtë verë, sidomos me diarre, të vjella dhe dehidratim. Gripi parashikohet që të fillojë nga fundi i tetorit. Duhet të kemi parasysh që ky grip këtë vit do të jetë pak më shumë agresiv se sa herën e kaluar, sepse ka një nëntip të ri, i cili po demonstron në gjysmën e botës një shtim të numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Çdolloj moshe mund ta bëjë vaksinën për të qenë të mbrojtur”, përfundoi ai.

  • Përhapja e gripit të ri nga Australia/ Brataj paralajmëron rritje të rasteve në vend: Duke nisur nga…

    Përhapja e gripit të ri nga Australia/ Brataj paralajmëron rritje të rasteve në vend: Duke nisur nga…

    Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka ndarë disa të reja lidhur me situatën e pritshme të rasteve të gripit në vend.
    Në një video të postuar në internet, Brataj shpjegon se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër të shtuar të rasteve me grip, kjo për shkak të një gripi të ri që vjen nga Australia dhe do të rrisë qarkullimin gjatë periudhës vjeshtë-dimër.
    “Një mesazh të shkurtër, por shumë të rëndësishëm çfarë na pret vjeshtë-dimrin e ardhshëm. Zakonisht ne bazohemi gjithmonë në hemisferën e jugut, në të cilën në këtë moment është periudha e dimrit dhe numri i lartë i infektimeve nga gripi është në shifra shumë të larta në krahasim me vitin e kaluar.
    Pikë referimi për këtë në këtë moment është Australia, ku numri i rasteve të reja është mbi 70 për qind. Numri i shtrimeve në spital, është mbi 50 për qind në këtë moment. Përdorimi i urgjencës paraspitalore dhe i ambulancave në moment është pothuajse i dyfishuar.
    Çfarë pritet të vijë në Shqipëri dhe në Europë në vjeshtë dimër. Pritet të qarkullojë si zakonisht, si çdo vit, virusi qarkullon tani në hemisferën e jugut, pra në Australi dhe në këtë moment aty po qarkullojnë 2 nëntipe të gripit.
    Gripi i tipit AH1N1 dhe gripi i tipit BI nënllojit B viktoria. Fashat më në rrezik janë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht moshës së tyre.
    Çfarë duhet të bëjmë? Si çdo vit bëhet vaksinimi me vaksinën e gripit, e cila parandalon në mënyrë shumë të madhe infektimin.
    Duke parë këto shifra të hemisferës së jugut, pritet që në Shqipëri dhe në Europë intensiteti këtë vit i gripit të jetë shumë më i lartë sesa ai i vitit të kaluar.
    Prandaj vaksinimi është i domosdoshëm”,-shprehet Brataj.

  • Rritet numri i virozave në spitalin rajonal të Peshkopisë, mjekët apel qytetarëve: Mos neglizhoni simptomat

    Rritet numri i virozave në spitalin rajonal të Peshkopisë, mjekët apel qytetarëve: Mos neglizhoni simptomat

    Numri i rasteve me viroza është rritur ndjeshëm në Spitalin Rajonal të Dibrës, veçanërisht gjatë periudhës së pushimeve verore, kur shumë emigrantë kthehen për të kaluar kohë me familjet e tyre. Mjekët theksojnë se fluksi i shtuar i pacientëve është kryesisht shkaktuar nga infeksionet gastroenterite, të cilat prekin më shpesh fëmijët dhe të moshuarit.
    Sipas statistikave të spitalit, çdo ditë paraqiten mesatarisht 130 pacientë, prej të cilëve rreth 30 janë fëmijë dhe 100 të rritur. Mjekët shpjegojnë se simptomat kryesore janë temperatura e lartë, të vjellat dhe diarreja. Një pjesë e madhe e rasteve menaxhohen në urgjencë, ndërsa disa pacientë kanë nevojë për shtrim të gjatë në spital. Spitali Rajonal i Dibrës thekson se ka në dispozicion të gjitha medikamentet e nevojshme për trajtimin e këtyre rasteve.
    Mjeket e spitalit u bën thirrje banorëve të zonës që të mos neglizhojnë simptomat e para dhe të kontaktojnë menjëherë mjekun e familjes për të marrë ndihmën e parë. Është thelbësore që të tregohet kujdes i shtuar gjatë temperaturave të larta, duke u siguruar që të konsumohen sa më shumë lëngje për të shmangur dehidrimin.
     
     
    Për fat të mirë, spitali nuk ka pasur mungesa të personelit mjekësor. Të gjitha rastet që janë cilësuar si emergjente, dhe që nuk mund të trajtoheshin në Dibër, janë transportuar drejt Tiranës me anë të flotës së autoambulancave ose me helikopter, duke siguruar kështu trajtimin e nevojshëm për çdo pacient.

  • Virozat e stinës, Brataj bën paralajmërimin e fortë: Kulmi pritet të arrijë në…

    Virozat e stinës, Brataj bën paralajmërimin e fortë: Kulmi pritet të arrijë në…

    Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në kanalin e tij në Youtube është shprehur se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër të shtuar të rasteve me grip, në krahasim me vitin e kaluar.
    Në fillim të mesazhit të publikuar ai shprehet se Australia po përjeton një nga sezonet gripale më të rënda të dekadës së fundit, me rritje të konsiderueshme të rasteve (+70%), shtrimeve në spital (+50%) dhe shërbimet e urgjencës janë dyfishuar.
    Po çfarë pritet të ndodh në Shqipëri dhe në Europë?
    Sipas Brataj virusi që po qarkullon në hemiserën jugore A H1N1 dhe B Victoria pritet që në Shqipëri dhe Europë të ketë intensitet më të lartë se ai i vitit të kaluar, prandaj vaksinimi është i rëndësishëm.
    Brataj thekson se personat më të rrezikuar janë të moshuarit, pacientët kronikë, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.
    Teksa nëvizon se të parët që duhet të vaksinohen është ekipi mjekësor, Brataj u bën apel të gjithë qytetarëve të që mos të mbipopullojnë urgjencat sepse mund të marrin infeksione të tjera.

  • Durrësi tejkalon Tiranën për dhunë në familje, 85% e rasteve nga zona rurale e periferike

    Durrësi tejkalon Tiranën për dhunë në familje, 85% e rasteve nga zona rurale e periferike

    Durrësi ka kaluar Tiranën për numrin e rasteve të dhunës në familje gjatë periudhës janar – korrik 2025, duke shënuar 995 raste të regjistruara, përballë 559 rasteve në kryeqytet, sipas të dhënave zyrtare të mbledhura nga gjykatat përkatëse.
    Kur shifrat vendosen në raport me popullsinë, rezulton se norma e dhunës në Durrës është mbi pesë herë më e lartë se në Tiranë.
    “Ky nuk është një fenomen i ri, por i trashëguar dhe për fat të keq mendoj se do vijë të jetë. Sot janë strukturat të tilla që viktimat ndihen disi më të mbështetura, por nuk jemi ende në nivelet ku ato marrin mbështetjen e duhur, por ka përmirësim. Kjo nxit edhe rritjen e rasteve të denoncimeve të dhunës. Po trajtohen me seriozitet maksimal që nuk ka ndodhur më parë. Vendimet e para 10 viteve lidhur me urdhër-mbrojtjet nuk kanë pasur të njëjtin seriozisht që kanë sot”, tha avokatja Eranda Gjonaj.
    Zonat rurale dhe periferike janë më të ekspozuara ndaj dhunës në familje, ku janë shënuar më shumë se 85% e rasteve përkatësisht 480 në Tiranë dhe 852 në Durrës.
    “Në zonat rurale dhuna është më e shprehur dhe në nivele më të rënda dhe për këtë dhe denoncimet janë më të larta. Janë shumë faktorë social dhe mentaliteti i shoqërisë në atë zonë, ku e kanë më të pranueshme dhunën krahasuar me pjesën tjetër”, tha avokatja..
    Ndërkohë drafti i kodit te ri penal ka një ashpërsim sa i përket dhunës në familje.
    “Ashpërsimi i ligjit mendoj se ndihmon. Ka një riformulim të të gjitha koncepteve dhe një ashpërsim ku ndryshimi nuk është te masa e dënimit, por te riformulimi i neneve”, tha ajo.
    Sipas të dhënave pjesa dërrmuese e viktimave janë gra, ku dhunuesi rezulton të jetë kryesisht bashkëshorti.

  • Rriten rastet e helmimeve/ Ekspertja e ushqimit: Janë regjistruar rreth 30 mijë raste, situata shqetësuese

    Rriten rastet e helmimeve/ Ekspertja e ushqimit: Janë regjistruar rreth 30 mijë raste, situata shqetësuese

    Në një intervistë të dhënë për Syri TV me moderimin e Edvin Parrucës, ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani, ka folur në lidhje me shqetësimin për rritjen e rasteve të helmimeve ushqimore dhe infeksioneve nga patogjenët, të cilat janë në rritje gjatë periudhës së temperaturave të larta.

    Ajo theksoi se shumë prej këtyre rasteve mbeten të paidentifikuara, duke rritur rrezikun për shëndetin publik të popullatës.

    “Janë rritur rastet me salmonelë, sepse temperaturat e larta e favorizojnë këtë lloj bakteri. Këtë muaj do të jetë situatë goxha më e rënduar për faktin se temperaturat e larta favorizojnë shtimin e patogjenëve dhe prekjen nga patogjenë të ndryshëm. Problemi është se 98% e të gjitha rasteve që kishin shfaqur si diarre, të vjella, këto ishin të paidentifikuara.

    Ishin si rezultat i një bakterie, ishin virale dhe vinin si rezultat i prekjes nga një parazit apo ishin thjesht toksike. Janë rreth 30 mijë raste, që për popullsinë që ne kemi janë shumë. Nga gati 30 mijë raste, vetëm 552 raste të identifikuara. Ky është shqetësim shumë i madh për të gjithë, sepse ti nuk je në gjendje pa gjetur shkakun. Kjo gjë do të ketë probleme edhe në përcaktimin e diagnozës edhe në trajtimin e pacientit më vonë.” – tha Vuksani.

  • Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

    Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për një rritje të ndjeshme të rasteve me sindromën Guillain-Barré në Rripin e Gazës, një sëmundje e rrallë neurologjike që mund të çojë në paralizë të muskujve dhe, në raste të rënda, në arrest kardiak.
    Sipas OBSH-së, rritja e rasteve lidhet me kequshqyerjen, zhvendosjet masive të popullsisë, mungesën e ujit të pijshëm dhe kolapsin e shërbimeve shëndetësore në territorin palestinez, të goditur rëndë nga lufta që prej tetorit 2023.
    Deri më 31 korrik, autoritetet shëndetësore në Gaza kanë raportuar 64 raste me sindromën Guillain-Barré, mes tyre 27 fëmijë nën moshën 15 vjeç, ndërsa para luftës regjistroheshin vetëm rreth pesë raste në vit. Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar tre viktima nga kjo sëmundje, dy prej të cilëve ishin fëmijë nën 15 vjeç.
    Sindroma nuk është ngjitëse, por zakonisht shfaqet pas një infeksioni dhe mund të shkaktojë dobësi të menjëhershme muskulare, deri në paralizë. Nëse trajtohet në kohë, shumica e pacientëve mund të shërohen brenda disa javësh. Megjithatë, komplikime si paraliza e muskujve të frymëmarrjes, sepsa apo embolia pulmonare mund të jenë fatale.
    Aktualisht, në Gaza mungon ilaçi kryesor për trajtimin e kësaj sëmundjeje, imunoglobulinat intravenoze, duke rritur rrezikun për jetën e pacientëve. OBSH kërkon ndihmë urgjente ndërkombëtare për të siguruar furnizime jetike mjekësore në territor.