Tag: rastet

  • ‘Nuk është kryer në kohë vaksinimi për fruthin’, Tomini: 2 raste janë në Tiranë, të prekurit të moshës nga 1-5 vjeç

    ‘Nuk është kryer në kohë vaksinimi për fruthin’, Tomini: 2 raste janë në Tiranë, të prekurit të moshës nga 1-5 vjeç

    Fruthi ka shpërthyer edhe në Shqipëri muajt e fundit, ku ISHP konfirmoi 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars.
    Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini ka folur në një intervistë televizive lidhur me situatën nga fruthi në vendin tonë.
    Tomini tha se rastet e prekura janë ato që nuk është kryer në kohë vaksinimin.
    ‘Gjatë vitit 2024 kemi pasur shpërthime të fruthit, por ka pasur raste të shkëputura dhe që nuk kanë qenë të lidhura epidemiologjikisht me njëri-tjetrin, dhe janë raste që nuk kanë kryer vaksinimin në kohë. Ka prindër që për arsye të neglizhimit nuk e kanë dërguar fëmijën që të kryejë vaksinimin në  moshën 12- vjeç, por e kanë kryer në moshën 15 ose 18. Ky fakt rëndon në shëndetin e fëmijëve dhe jo vetëm të fëmijës dhe të një individi, por edhe të komunitetit. Duhet që të kishte një ndërgjegjësim që në periudhën që kishim dy shpërthime vitin që shkojë’, tha ajo.
    Teksa u pyet lidhur me qytet se ku janë konfirmuar rastet me fruth, Tomini tha se rastet më të shumta janë në Tiranë.
    ‘Rastet janë në Tiranë, kemi pasur dy raste para disa javësh. Kjo histori e shfaqjes së rasteve me fruth ka filluar që nga viti 2017, para Covid ne kemi pasur një mbulesë vaksinale shumë të lartë. Në mbarë botën është kjo politika për rritjen e mbulesës vaksinale’, tha ajo.
    Tomini tha se prindërit buk duhet që të frikësohen nga vaksinimi i fëmijëve të tyre. Ajo tha se ata duhet që të marrin informacion tek pediatri dhe mjeku i familjes.
    ‘Prindërit duhet që të marrin informacionin në burime të sigurta informacioni, të konsultohen me mjekun pediatër që ndjek fëmijën e tyre, po ashtu edhe me mjekun e familjes. Ka prindër që duan që ta shtyjnë disa muaj vaksinimin sepse thotë edhe pak sa të ecë vet dhe pak dhe të rritet. Por vaksinimi bëhet në atë kohë që është e rekomanduar’, tha ajo.
    Teksa u ndal tek mosha për rastet që janë prekur nga fruthi, ajo tha se është nga 1 deri në 5 vjeç.
    ‘Është mosha nga 1 deri në 5 vjeç dhe janë raste kur nuk është bërë vaksinimi i plotë. Doza fillestare nuk jep imunitetin e plotë dhe nuk kryejnë aplikimin e dozës së parë në kohën e duhur. Por, pse duhet që të provojë sëmundjen e fruthit një moshë që është nën 5- vjeç vetëm se pse nuk ka kryer vaksinimin në kohën e duhur’, tha ajo.

  • Yshmer i Myzeqesë – Qumështor me Petë të Pjekura

    Yshmer i Myzeqesë – Qumështor me Petë të Pjekura

    Myzeqeja është e famshme për traditën e saj në kuzhinë. Specialitete të veçanta të përgatitura me produkte të freskëta të zonës janë pjesë e pandashme e menusë tradicionale të saj.

    AgroWeb.org sjell më poshtë recetën e një prej gatimeve më të veçanta të Myzeqesë, atë të Yshmerit, i njohur ndryshe si qumështor me petë të pjekura, një traditë e vjetër, krejt e shijshme.
    Ideal për t’u shërbyer në raste festash e gëzimesh familjare, Yshmeri qendron padyshim në krye në listës së gatimeve të shijshme shqiptare.
    Ai mund të përgatitet në dy mënyra, i ëmbël ose i kripur, e sigurisht në të dyja rastet shija e tij të mahnit njëlloj.
    Në rastet e përgatitjes së Yshmerit të kripur, ai shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, supa të lehta, por edhe me zahiretë e famshme shqiptare siç janë turshitë me perime të ndryshme.
    Në rastet kur Yshmeri përgatitet i ëmbël, ai është një ëmbëlsirë e mrekullueshme për t’u konsumuar në çdo kohë, veçanërisht pas vakteve të drekës apo darkës por edhe në momente të tjera gjatë ditës.
    Në fshatrat e Myzeqesë, Yshmeri piqet në prush me saç, e padyshim që shija e tij në këtë rast bëhet edhe më speciale.
    AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën tradicionale të përgatitjes së këtij gatimi unik krejt lehtë në shtëpi.
    Përgatitja e Yshmerit në Shtëpi
    Përbërësit

    3 gota miell gruri
    4-5 gota qumësht
    3 kokrra vezë
    2-3 filxhan kafeje gjalpë
    Sheqer ose kripë

    Për përgatitjen e petëve
    Brumi përgatitet si për byrek të zakonshëm.
    Petët hapen dhe piqen në furrë.
    3-4 petë lihen të papjekura mënjanë.
    Mund të përdorni edhe petë gatshme.
    Përgatitja e Yshmerit
    AgroWeb.org ju sugjeron që për përgatitjen e Yshmerit të përdorni qumësht dele ose lope fshati.
    Në një tavë të lyer me gjalpë shtrohen si fillim petët e papjekura.
    Pasi spërkaten me gjalpë, vendosen petët e pjekura mirë dhe të thërrmuara.
    Në një tas rrihen vezët, shtohet qumështi, gjalpi dhe sheqeri ose kripa sipas preferencës.
    Në rastet kur preferohet të përgatitet i ëmbël hidhen 2-3 lugë sheqer, ëmbëlsia vendoset sipas preferencës.
    Në rastet kur përgatitet i kripur hidhet një lugë gjelle kripë, jo e mbushur plot. Megjithatë sasia hidhet sipas dëshirës.
    Yshmeri vendoset në furrë dhe piqet sa të jetë gati.
    Kur është i kripur shoqërohet i ngrohtë./AgroWeb.org

  • Studimi: A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

    Studimi: A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

    Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur përdorin inteligjencën artificiale për të ndihmuar në leximin e rezultateve të mamogramit. Inteligjenca artificiale po ndihmon në zbulim të kancerit të gjirit, duke e rritur shkallën e zbulimit në mbi 17 për qind. Kur mjekët përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar mamogramet e mbi 460,000 grave në Gjermani, ata arritën të zbulojnë një rast më shumë kanceri për çdo një mijë gra, krahasuar me rastet kur analizoheshin vetëm nga mjekët. Mjeku Alexander Katalinic ishte autori kryesor i studimit.
    “Shkalla e zbulimit të kancerit të gjirit është më e mirë dhe kjo është një provë shumë e fuqishme. Dhe bazuar në këto prova, ne duhet të fillojmë të përdorim më shumë inteligjencën artificiale në kontrollet për kancerin e gjirit dhe në fund ky duhet të jetë standardi”-thotë ai.Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë leximin e rezultateve nga mjekët deri në një masë. Por çështja është sa larg duam të shkojmë me këtë zhvillim? Kjo nuk është thjesht çështje shkence, por edhe pyetje për shoqërinë. Sa i beson shoqëria inteligjencës artificiale?
    Inteligjenca artificiale gjithashtu ndihmoi në uljen e rezultateve të pasakta. Inteligjenca artificiale megjithatë nuk arriti t’i zbulojë dot disa raste kanceri. Por sipas rezultateve të studimit, dështimi i mjekëve për të zbuluar kancerin e gjirit ishte 10 herë më i lartë se inteligjenca artificiale. Stefan Bunk është bashkëthemeluesi i kompanisë teknologjike për kujdesin shëndetësor “Vara”, me seli në Berlin, që zhvilloi inteligjencën artificiale e cila u përdor në këtë studim.

    “Inteligjenca artificiale, përndryshe nga njerëzit, nuk lodhet, apo jo? Dua të them që inteligjenca artificiale punon në të njëjtën formë si në orën 2 të mëngjesit ashtu edhe në mesditë. Prandaj, është gjithsesi një avantazh dhe është gjithashtu edhe një prej arsyeve pse mendoj se ajo arrin të zbulojë rastet e kancerit që mjekët nuk i zbulojnë”-thotë bashkëthemeluesi i kompanisë “Vara”, Stefan Bunk. Ka shqetësime se përdorimi i inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit mund të sjellë si pasojë zvogëlimin e radiologëve të specializuar.
    “Rastet e ndërlikuara, kur duhet të merren parasysh disa këndvështrime, atëherë ku duhet të flasësh me pacientin janë rastet kur nevojitet ekspertiza dhe kur nevojitet radiologu, prandaj ata duhet të vazhdojnë të trajnohen”-thotë ai. “Inteligjenca artificiale është një mundësi dhe një faktor që duhet të na bëjë më entuziastë për fushën tonë. Radiologët e specializuar do të kenë hapësirën, kohën dhe përqendrimin për t’u fokusuar në raste më të ndërlikuara”-thotë Dr. Wei Tang nga Universiteti i Teksasit. “Kombinimi i mjekëve me inteligjencën artificiale është shumë më i mirë se sa vetëm mendimi i mjekut”-thotë Dr.Katalinic.

  • Tërnava me apel për ndalimin e vrasjeve në Kosovë

    Tërnava me apel për ndalimin e vrasjeve në Kosovë

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur shqetësimin e tij për rastet e fundit të vrasjeve që ndodhën në vend, duke bërë apel që të ndalen rastet e tilla.
    Në njoftimin e BIK-ut thuhet se Tërnava u shprehu ngushëllime familjarëve të të vrarëve, “duke lutur Zotin që këto të jenë rastet e fundit të vrasjeve në vendin tonë”.
    Ndër tjera, BIK-u bën të ditur se sot kanë mbajtur mbledhjen e rregullt, ku është shqyrtuar raporti i punës së kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për periudhën 1 janar 2024 – 31 dhjetor 2024, më pas u shqyrtua edhe raporti i Komisionit financiar të kuvendit të BIK-ut, si dhe u shqyrtua raporti i pasqyrës për të hyrat dhe të dalat e kryesisë (llogaria përfundimtare) për vitin 2024.
    Pas diskutimeve të përgjithshme nga anëtarët e kuvendit të BIK-ut, këto raporte u miratuan me votat e anëtarëve të kuvendit.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Shtohen rastet me tuberkuloz në Shkodër, mjekja: Shqetësues fakti që të prekur janë edhe moshat e reja

    Shtohen rastet me tuberkuloz në Shkodër, mjekja: Shqetësues fakti që të prekur janë edhe moshat e reja

    Rastet e personave të prekur me tuberkuloz në Shkodër kanë njohur një rritje vitet e fundit, kryesisht pas pandemisë Covid 19. Mjekia pneumologe Genta Smaja në ditën botërore të tuberkulozit thotë se janë rreth 15-20 raste të reja në vit, një shifër që cilësohet e lartë. Shqetësues mbetet fakti që të prekur janë edhe moshat e reja.
    “Ajo që nevojitet për të prekurit nga tuberkulozi në rastet kur paraqiten simptomat është që të diagnostikohen sa më shpejt në mënyrë që sëmundja të mos përparojë për të shkaktuar gjendje të rëndë shëndetësore.Për tuberkulozin ka ende një stigëm se mund të sjell pasoja fatale tek personat e prekur por kjo nuk qëndron sepse është një sëmundje e shërueshme’, tha pneumologia Smaja.
    Dita botërore e tuberkulozit që është çdo 24 mars synon ndërgjegjësimin ndaj kësaj sëmundje duke qenë se shifrat e të prekurve vitet e fundit kanë njohur rritje duke përfshirë edhe Shqipërinë me mbi 250 të infektuar dhe afro 11 milion në botë.

  • 15-20 pacientë me tuberkuloz në vit në Shkodër, rriten rastet pas pandemisë së Covid

    15-20 pacientë me tuberkuloz në vit në Shkodër, rriten rastet pas pandemisë së Covid

    Në Shkodër rastet e pacientëve të diagnostikuar me tuberkuloz, vit pas viti po shënojnë rritje. Mjekja pneumuloge tregon për A2 CNN rastet e diagnostikuara me tuberkuloz si dhe grup-moshat e prekura, ku nuk mungojnë as të rinjtë.

    “Në Shkodër situata vitet e fundit, pas Covid vihet re 15-20 raste të reja të diagnostikuara në vit për shkak të përdorimit të kortikoterapisë. Pamë rritje të pacientëve të moshave të reja që na vijnë në fazën fillestare. Me prekje pulmonare. Ka pacientë me mosha të avancuara me forma më të rënda të tuberkulozit. Janë të shpeshta rastet te të rinjtë”, u shpreh për A2 CNN Genta Smaja mjeke pneumologe.

    Ndonëse në popullatë vijon të ekzistojë ende një stigmë, sikur sëmundja sjell pasoja të rënda, mjekja pneumologe sqaron se tuberkulozi është plotësisht i trajtueshëm, mjafton të kapet në kohë.

    “Tuberkulozi është i shërueshëm, por ka rëndësi të ndiqet në mënyrë të rregullt dhe të afërt me pneumologun dhe të trajtohet sipas skemave të përcaktuara ndërkombëtarisht. Është stigmë, por është e trajtueshme dhe e shërueshme”, tha për A2 CNN mjekja Smaja.

    Sipas të dhënave,në rang kombëtar në Shqipëri gjatë një viti diagnostikohen rreth 250 persona me turbekuloz, ndërsa në rang botëror kjo shifër shkon deri në 11 milionë raste në një vit.