Gripi apo rrufa e zgjatur që kaluam këtë verë nuk kanë si shkak ftohjen nga kondicioneri, siç kemi menduar, por infektimin nga Covid-19. Duket e habitshme, por është e vërtetë. Rastet me Covid janë rritur gjatë verës, po ashtu edhe testimet. Përhapja vijon të jetë intensive, ndërsa piku ende nuk është arritur.
Shefja për sëmundjet infektive në ISHP, doktoresha Silva Bino, përmes një postimi të publikuar, deklaron se Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë rastet më të shtuara. Variantet e reja të Covid në qarkullim kanë rritur edhe shtrimet në spitale, veçanërisht tek moshat pediatrike deri në 5 vjeç.
Meqenëse kjo verë ka qenë e mbushur me Covid, ende nuk dihet se si do të jetë dimri. Por një gjë është e sigurt: stina e virozave respiratore sapo ka filluar.
Tag: rastet
-

Një verë plot me Covid/ Qarkullim intensiv në tri qytete, piku…
-

Asani nderon Shqipërinë në miqësoren me Gjibraltarin
Shqipëria ka fituar me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar me Gjibraltarin këtë të enjtë.
Pavarësisht kundërshtarit modest, kuqezinjtë shfaqën shumë pak agresivitet në pjesën e parë, ku rastet për shënim ishin të vakta.
Pavarësisht se Daku-Broja dhe Asani e nisën që nga minuta e parë rastet munguan, loja u zhvillua më shumë në mesfushë dhe ishin të pakta gjuajtjet në drejtim të portës.Në pjesën e dytë braziliani Silvinjo bëri disa ndryshime duke hedhur në fushë Kristian Shpendin, i cili dha shkëndijat që me prekjen e parë të topit.
Ishte merita e Shpendit edhe te goli, pasi ishte pikërisht ai që fitoi 11-metërshin në minutën e 69-të, duke detyruar mbrojtësin kundërshtar të prekte topin me dorë. Ishte Asani ai që mori përsipër goditjen e 11-metërshit, duke u treguar shumë i saktë para porte.
Ndërkohë që në këtë sfidë Silvinjo i dha mundësinë të debutonte nga minita e parë mbrojtësit Maldini Kacurri, si dhe portierit Dajsinani i cili e nisi titullar, për tu zëvendësuar në minutën e 61-të nga Simoni. -

LIVE/ Minutat e para të Gjibraltar-Shqipëri, mungojnë rastet
Gjibraltari 0-0 Shqipëria
Shqipëria po përballet me Gjibraltarin, në ndeshjen e parë miqësore mes dy vendeve. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë vendosur për titullarët. Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka bërë disa ndryshime.Shqipëria: Dajsinani, Aliji, Kumbulla, Kacurri, Hysaj, Pajaziti, Berisha, Bajrami, Broja, Asani, Daku.
Gjibraltari: Banda, Jolley, Torrilla, Lopes, McClafferty, Scanlon, Valarino, Pozo, Richards, Del Rio, De Barr.
Minutë pas minute:
5- Ritëm i ulët, mungojnë rastet. Vendasit mbrohen mirë në “Europa Point”.
1- Nis ndeshja.
(J.S/) -

5 raste me Covid në Gjirokastër
Rastet me COVID-19 po rikthehen edhe në Gjirokastër. Sipas të dhënave të Qendrës Shëndetësore në Manalat, gjatë kësaj jave janë regjistruar rreth pesë raste të reja.
Këtë e bën me dije mjekja e qendrës, Joana Ciko, ndërsa pohon se rastet nuk kanë qenë me simptoma të rënda.
“Gjatë kësaj jave në ambulancën Manalat janë paraqitur pesë pacientë me simptoma të COVID-19. Kanë marrë mjekimin e duhur dhe u është rekomanduar qëndrimi në shtëpi për rreth pesë ditë, për të qenë larg kontaktit me persona të tjerë dhe për të shmangur infektimin e mëtejshëm,” thotë Dr. Ciko.
Ajo apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat bazë të higjienës dhe të shmangin grumbullimet e panevojshme.
“Nëse shikoni se shfaqni simptoma të virusit ose nuk e dini se çfarë gjendjeje mund të jetë ajo, një temperaturë të lehtë, një kollë që ju është shfaqur këto ditë, të kontaktoni me mjekun e familjes ose të paraqiteni pranë një laboratori për të kryer një test kovidi,” këshillon mjekja.
Në qendrat shëndetësore të qytetit të Gjirokastrës vazhdon monitorimi i rasteve, ndërsa për qytetarët apelohet që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat parandaluese, në mënyrë që rikthimi i COVID-19 të mos përshkallëzohet. -

Rikthim i frikshëm i COVID-19 në Gjirokastër, 5 të infektuar në një javë
Rastet me COVID-19 po rikthehen edhe në Gjirokastër.
Sipas të dhënave të Qendrës Shëndetësore në Manalat, gjatë kësaj jave janë regjistruar rreth pesë raste të reja.
Këtë e bën me dije mjekja e qendrës, Joana Ciko, ndërsa pohon se rastet nuk kanë qenë me simptoma të rënda.
“Gjatë kësaj jave në ambulancën Manalat janë paraqitur pesë pacientë me simptoma të COVID-19. Kanë marrë mjekimin e duhur dhe u është rekomanduar qëndrimi në shtëpi për rreth pesë ditë, për të qenë larg kontaktit me persona të tjerë dhe për të shmangur infektimin e mëtejshëm,” thotë Dr. Ciko.Ajo apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat bazë të higjienës dhe të shmangin grumbullimet e panevojshme.
“Nëse shikoni se shfaqni simptoma të virusit ose nuk e dini se çfarë gjendjeje mund të jetë ajo, një temperaturë të lehtë, një kollë që ju është shfaqur këto ditë, të kontaktoni me mjekun e familjes ose të paraqiteni pranë një laboratori për të kryer një test kovidi,” këshillon mjekja.
Në qendrat shëndetësore të qytetit të Gjirokastrës vazhdon monitorimi i rasteve, ndërsa për qytetarët apelohet që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë masat parandaluese, në mënyrë që rikthimi i COVID-19 të mos përshkallëzohet.
-

Ekinokokoza alveolare, rriten rastet në Europë: çfarë është dhe pse është vdekjeprurëse për njeriun
Ekinokokoza është një shirit i vogël parazit, i pajisur si me aparatin gjenital mashkullor ashtu edhe me atë femëror. Ai prek kryesisht dhelprat dhe brejtësit e vegjël të egër, por mund të infektojë edhe qentë dhe macet shtëpiake, sidomos në zonat rurale. Ky parazit është i përhapur vetëm në hemisferën veriore dhe mund të infektojë njeriun në rast kontakti aksidental me vezët e tij.
Ekinokokoza alveolare: si përhapet
Gjatë 25 viteve të fundit, në Europë janë regjistruar rreth 4.200 raste të ekinokokozës alveolare te njerëzit, e cila sillet ngjashëm me një tumor malinj për shkak të përhapjes së parazitit në organet e brendshme, duke nisur nga mëlçia. Infeksioni te njeriu mund të ndodhë përmes ujit ose ushqimit të ndotur, me gëlltitjen e vezëve të parazitit. Italia ka raportuar vetëm 3 raste në vitin 2023, ndërsa sëmundja është shumë më e përhapur në Austri, Gjermani, Francë dhe Zvicër. Ajo është gjithashtu endemike në Ballkan, Turqi, pjesë të Kinës, disa zona të SHBA-së dhe Kanadasë. Sipas një studimi të koordinuar nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali, rastet në Europë janë rritur në periudhën 2021-23, megjithëse ka gjasa që numri real të jetë më i madh.
Pasojat tek njeriu
Studimi thekson se ekinokokoza alveolare po përhapet sidomos në Alpe dhe në vendet Baltike. Edhe pse mortaliteti është i ulët nëse diagnostikohet dhe trajtohet në kohë, shqetësimet lidhen me pasojat afatgjata. Pacientët shpesh kanë nevojë për trajtim gjatë gjithë jetës, ndonjëherë edhe për transplant të mëlçisë, gjë që, përveç barrës shëndetësore, sjell edhe një ndikim të madh psikologjik. Paraziti fillon nga mëlçia dhe më pas mund të pushtojë organet abdominale, kockat, nyjet limfatike, mushkëritë dhe sistemin nervor qendror.
Sëmundja dhe diagnostikimi
Transmetimi ndodh përmes gëlltitjes aksidentale të vezëve të parazitit. Në shumë raste, infeksioni mbetet i fshehur për vite me radhë derisa kistet të prekin organet jetike. Simptomat shpesh ngjajnë me ato të një tumori: kistet rriten duke shkatërruar indet përreth, çka mund të shkaktojë insuficiencë hepatike dhe vdekje. Kur lokalizohen në mëlçi, japin dhimbje abdominale ose masa të dukshme, ndërsa bllokimi i kanalit biliar çon në verdhëz. Ruptura e një kisti në kavitetin peritoneal apo në mushkëri mund të shkaktojë ethe ose urtikarie; në mushkëri mund të japë kollë, dhimbje gjoksi dhe hemorragji.
Për diagnostikim përdoren ekografia, radiografitë e barkut dhe testet serologjike. Trajtimi ndryshon sipas gjendjes: kirurgjia është opsioni më i mirë dhe shpesh kurativ, sidomos në rastet me kiste të komplikuara. Për kistet simptomatike, që nuk janë aktive, mjafton vetëm vëzhgimi, ndërsa në disa raste përdoren edhe trajtime farmakologjike, gjithmonë nën mbikëqyrjen e mjekut.
-

Rriten rastet e virusit çikungunja në Kinë. Çfarë duhet të dini për këtë sëmundje të përhapur nga mushkonjat
Rastet e virusit çikungunja (CHIKV) po shtohen në provincën Guangdong të Kinës, ku janë konfirmuar mbi 8000 raste në javët e fundit. Ky virus transmetohet nga mushkonjat e infektuara aedes aegypti dhe aedes albopictus, dhe shkakton ethe dhe dhimbje të forta në nyje, si dhe simptoma të tjera si dhimbje muskujsh, dhimbje koke, skuqje dhe në raste të rralla probleme neurologjike.
Çikungunja zakonisht është e përhapur në zonat tropikale, por mushkonjat aedes albopictus janë përshtatur edhe në klimë më të ftohtë, duke e përhapur virusin në rajone nëntropikale si Kina jugore. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi u zbulua për herë të parë në Tanzani në vitin 1952 dhe përhapja e tij u rrit në Azi që nga vitet 1970, me një shpërthim të madh në vitin 2004 në Afrikën Lindore dhe pjesë të Azisë.
Në Amerikë, virusi është një problem serioz shëndetësor, sidomos në Brazil me mbi 180,000 raste në 2025. Në SHBA rastet janë shumë të pakta dhe kryesisht të lidhura me udhëtime.
Shpërthimi në Kinë filloi në qershor dhe u përshpejtua gjatë korrikut, duke u përqendruar në qytetin Foshan dhe rrethinat në Guangdong. Autoritetet po marrin masa për të kontrolluar përhapjen, duke përfshirë karantina, inspektime shtëpiake dhe përdorim të mjeteve teknologjike për eliminimin e mushkonjave.
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar paralajmërim nivel 2 për udhëtarët në Kinë dhe rekomandon përdorimin e mbrojtjes kundër mushkonjave, si spërkatës kundër insekteve, veshje me mëngë të gjata dhe qëndrimin në ambiente të ajrosura dhe të mbyllura.
Në SHBA ekzistojnë dy vaksina të miratuara për çikungunjën: IXCHIQ dhe VIMKUNYA, me rekomandime të veçanta për personat mbi 65 vjeç me sëmundje kronike. Nuk ka trajtim antiviral specifik; mjekimi fokusohet në lehtësimin e simptomave me medikamente për ethe dhe dhimbje.
Ndërsa autoritetet kineze punojnë për të ndalur përhapjen, ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se nuk pritet një pandemi si COVID-19, pasi virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por do të jetë i rëndësishëm të ndiqet për shkak të zgjerimit të zonave ku gjenden mushkonjat infektuese. / Discover Magazine – Syri.net
-

Vera shton rastet me infeksione në lëkurë
Rrezet e diellit, temperaturat e larta dhe frekuentimi i plazhit, sjell edhe shtim të rasteve me problemet në lëkurë.
Sipas dermatologëve problemet më të shpeshat janë myku si dhe infeksionet bakteriale tek fëmijët.
“Myku është më i shpeshti që del në pah, më shumë tek pjesa e këmbëve ose në pjesët palosëse të trupit. Infeksionet bakteriale edhe ato janë të mundura në lëkurat që kanë një sistem mbrojtës lehtësisht akoma duke u ndërtuar, kryesisht tek fëmijët i gjejmë më të shpeshtë sëmundjet me ngarkesa bakteriale në lëkurë.
Sëmundjet bakteriale, mykotik edhe disa sëmundje të lëkurës që janë kronike dhe të sëmurët kronikë e që kanë një ndjeshmëri të lartë nga dielli, ne themi që ta evitojnë diellin e fortë kryesisht ato që kanë lupus, dermatozët që kanë ndjeshmëri nga rrezatimi diellor”, u shpreh Blerta Gjoni, dermatologe.
Nuk mungojnë edhe alergjitë nga rrezet e diellit apo djegiet në lëkurë.
“Dermatikët e shpeshta në lëkurë, janë ato kategori njerëzish që pëlqejnë të rrezatohen, kryesisht tek moshat e reja, pasi ato qëndrojnë shumë më tepër në kohën e pikut në ujë. Por, kemi pasur shfaqje të rastëve të herpes simplex edhe tek fëmijët e tek mosha e adoleshencës.
Rastet që janë përkeqësuar më shumë janë ato të akneve, pasi ndonjëherë temperaturat e larta bën të mundur që kur kemi mbiprodhim të tepërt të djersës të çrregullojnë gjëndrat e yndyrnës dhe të përkeqësojë aknet”, shtoi dermatologia.
Mjekët rekomandojnë që të përdoren produkte për mbrojtjen e lëkurës si dhe të evitohet qëndrimi në diell në pikun e të nxehtit, jo vetëm për fëmijët dhe të sëmurët kronikë, por edhe ata që kanë nishane të shumta./tvklan -

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike
Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik.
Por, ka ditë që numri është edhe më i lartë.
Gjithsesi, në 6 muajt e parë të vitit nëse shohim të dhënat e Policisë në kryeqytet ka një rënie të lehtë në krahasim me një vit me parë të rasteve që janë prekur nga mashtrimi kompjuterik: 219 nga janari deri në qershor. Nga 246 autorë të dyshuar, 108 janë ende në kërkim. Vetëm 26 janë arrestuar, ndërkohë që po procedohen në gjendje të lirë 112 persona.
Shifrat e 6 muajve të parë të 2024-ës flasin për 249 procedime, por numri i autorëve është ndjeshëm më i lartë një vit më parë, teksa bëhet fjalë për 381 persona. Rastet më shqetësuese vijojnë të mbeten mashtrimet online.
Rastet më të shpeshta lidhen me mashtrimet online përmes rrjeteve sociale, vjedhje të të dhënave bankare dhe hyrje të paautorizuara në llogari personale. Tre raste të tilla u denoncuan së fundmi në Tiranë. Dy djem dhe një vajzë kallëzuan për krijim të rremë të profilit në rrjetet sociale, ndërhyrje në adresën e email-it, si dhe keqpërdorim të videove personale.
Nuk kanë munguar as rastet kur policia ka identifikuar të rinj që nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike apo hapjeve të një faqeje false në internet u kërkonin personave të ndryshëm të dhënat personale. Më pas, ata u përvetësonin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet të dhënave, duke bërë edhe blerje online. -

Rriten rastet e helmimeve/ Ekspertja e ushqimit: Janë regjistruar rreth 30 mijë raste, situata shqetësuese
Në një intervistë të dhënë për Syri TV me moderimin e Edvin Parrucës, ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani, ka folur në lidhje me shqetësimin për rritjen e rasteve të helmimeve ushqimore dhe infeksioneve nga patogjenët, të cilat janë në rritje gjatë periudhës së temperaturave të larta.
Ajo theksoi se shumë prej këtyre rasteve mbeten të paidentifikuara, duke rritur rrezikun për shëndetin publik të popullatës.
“Janë rritur rastet me salmonelë, sepse temperaturat e larta e favorizojnë këtë lloj bakteri. Këtë muaj do të jetë situatë goxha më e rënduar për faktin se temperaturat e larta favorizojnë shtimin e patogjenëve dhe prekjen nga patogjenë të ndryshëm. Problemi është se 98% e të gjitha rasteve që kishin shfaqur si diarre, të vjella, këto ishin të paidentifikuara.
Ishin si rezultat i një bakterie, ishin virale dhe vinin si rezultat i prekjes nga një parazit apo ishin thjesht toksike. Janë rreth 30 mijë raste, që për popullsinë që ne kemi janë shumë. Nga gati 30 mijë raste, vetëm 552 raste të identifikuara. Ky është shqetësim shumë i madh për të gjithë, sepse ti nuk je në gjendje pa gjetur shkakun. Kjo gjë do të ketë probleme edhe në përcaktimin e diagnozës edhe në trajtimin e pacientit më vonë.” – tha Vuksani.