Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një intervistë për një emision televiziv, përballë gazetares Nisida Tufa, theksoi se Covid-i nuk ka ikur asnjëherë, ndërsa shtoi se situata nuk është alarmante. Brataj pohoi se kryesisht temperaturat apo virozat e kësaj stine, janë Covid, një variant i Omicronit.
“Covid-i nuk ka ikur asnjëherë! Stratus ose XFG, është variant i Omicron. Edhe te ne, ka pasur raste, deri në 500 në javë. Të gjitha këto, temperaturat, virozat, janë kryesisht të COVID-it. Viruset janë gjithë kohës, dhe janë parazitët më të mëdhenj se jetojnë në qelizat tona. Ka viruse që me të nxehtin aktivizohen dhe me të ftohtin po ashtu. Enterovirozat psh janë ato të verës. Na shkaktojnë që nga bllokimi, kollat, apo diarre. Gripi, Covid-i, ka gjithë vitin, mund të ketë forma të lehta, por kryesisht shfaqen më shumë gjatë motit të ftohtë. Këto viruse shfaqen që me fundin e verës, deri në mars.”, tha ai.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ky variant Covid-i të çon në fatalitet, Brataj tha; “Çdo sëmundje të çon në fatalitet te një person me patologji, me imunitet të ulët. Por personat me shëndet të mirë, nuk kanë probleme. Personat e sëmurë, e kalojnë më vështirë, covid-i të çon deri në rrezik jete.”. Por a ka persona që s’e kanë kaluar Covid-in? Brataj theksoi se shumica e popullatës, nuk shfaq simptoma.
“Fatmirësisht 80% e njerëzve që infektohen nuk shfaqin sëmundje dhe shumica e tyre nuk shfaqin simptoma. Rastet më të shpeshta të urgjencave janë viroza dhe problemet respiratorë. Pati një rritje të rasteve të urgjencave, pasi dhe fluksi i turistëve në vend”, tha ai.
Tag: raste
-

“Deri në 500 raste në javë”, Brataj paralajmëron: COVID rikthehet në Shqipëri me variantin Omicron, prek kryesisht…
-

Capello flet me siguri: Milani me Modric, sfidanti kryesor i Napolit për titullin kampion
23 Shtator 2025
10:08
Alfred Lleshi
Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, vlerëson fillimin e sezonit të kuqezinjve: “Pësojnë shumë pak gola, kanë ekuilibër dhe lejojnë pak raste për t’u goditur. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Allegri ka qenë dhe do të jetë kyç, e ka solidifikuar skuadrën. Tani mungon vetëm sulmuesi goleador”.
Për Gimenez: “Është e pabesueshme. Në Holandë ka shënuar gjithmonë, në Champions, sezonin e kaluar ishte vendimtar. Ka më shumë se 60 gola në dy vite e gjysmë. Për një sulmues është e rëndësishme të krijojë raste, ai ka dy-tri të tilla për ndeshje. Kur të shënojë golin e parë, nuk do të ndalet më”.
Për Modric: “Nuk ka më për të thënë, po tregon se çfarë lojtari është. Për Milanin, ai ishte përgjigja e duhur ndaj De Bruyne. Ritmi i ulët i Serie A e lejon të dallohet, por nuk ia zvogëlon vlerat. Milani është kandidati kryesor për ta sfiduar Napolin në garën e titullit, falë mungesës së ndeshjeve europiane, çka i jep avantazh energjie”. -

“Rama nuk do të ndalet në projektin e tij”/ Shkarkimi i Veliajt, reagon gazetari: Pra urgjenca këtu është…
Gazetari Enton Abilekaj, në një intervistë televizive, ka komentuar luftën e ftohtë mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt dhe shkarkimin e pritshëm të kryebashkiakut në mbledhjen e nesërme të Këshilli Bashkiak.
Abilekaj u shpreh në bisedë me moderatoren Armela Ferko, se duhet bërë një ligj që të zgjidhë këto situata, për shkarkimin e zyrtarëve në pozita administrative.
“Mënyra se si duhet të shkarkohet Veliaj, duhet të parashikohet me ligj, sidomos në raste të tilla. Dikush që është në pozita administruese nuk mund të jetë në burg dhe të administrojë një institucion. Kjo kërkon një ligj, e jo të zgjidhet në mënyrë të paligjshme një rast si ai i Veliajt, meqë është Rama që do patjetër ta heq qafe,’ tha Abilekaj.
Gazetari theksoi se urgjenca nuk është shkarkimi i Veliajt, pasi Edi Rama tashmë e ka marrë Bashkinë e Tiranës, por krijimi i një ligji që parashikon procedurat për raste të tilla që mund të përsëriten.
‘Pra urgjenca këtu është bërja e një ligji për të parashikuar raste të tilla që mund të përsëriten, nuk është urgjenca për të shkarkuar Veliajn, sepse Rama bashkinë e Tiranës e ka marrë,’ shtoi gazetari.
-

200 raste në 24 orë/ Shkollat përhapën më shpejt virozat e stinës, mjeku flet për përballjen me fluksin
Urgjenca e spitalit rajonal të Elbasanit këto ditë po përballet me fluks të vizitave, ku mbizotërojnë kryesisht shqetësimet nga virozat që janë në qarkullim. Shefi i urgjencës shpjegon arsyet e këtij fluksi, si dhe numrat që po përballon ky shërbim brenda 24 orëve.
Sipas kryemjekut të urgjencës, në këtë periudhë nuk mungojnë as rastet me infeksione nga Covid-19.
Shmangia e grumbullimeve, marrja e masave nga vetë personat me virozë që të mos kenë kontakte me persona të tjerë dhe vaksinimi, kryesisht i personave me risk dhe sëmundje bashkëshoqëruese, janë këshillat kryesore të mjekëve për këtë situatë. -

Policia e Durrësit godet 2 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie, në pranga dy shtetas në Golem dhe Sukth
Shkon në 25 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar e proceduar për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
I arrestuari për rastin e parë, tentoi të korruptonte efektivët, për të mos kryer testin e alkoolit, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. I proceduari për rastin tjetër, tentoi t’i korruptonte punonjësit për të mos u ndëshkuar për kalim të gabuar në semafor.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë goditur 2 raste të tjera të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e penaliteteve. Për këto raste, u arrestua shtetasi A. C., 43 vjeç, banues në Golem, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Ai i ka ofruar shërbimeve, 1000 lekë për të mos kryer testin e alkoolit, u procedua penalisht shtetasi J. N., 39 vjeç, banues në Sukth, pasi iu ka ofruar shërbimeve, 2000 lekë, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për kalim të gabuar në semafor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. -

Rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë – gati 1 mijë çifte u ndanë në shtatë muaj
Numri i shkurorëzimeve në Kosovë po shënon rritje të vazhdueshme. Vetëm në periudhën janar-korrik të këtij viti, gjithsej 953 çifte kanë dhënë fund martesës së tyre.Numri i shkurorëzimeve në Kosovë po rritet për çdo ditë. Vetëm për shtatë muaj nga janari deri në korrik të këtij viti 953 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm në muajin janar të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 124 raste të shkurorëzimeve.Ndërkaq gjatë muajit shkurt 141 çifte i dhanë fund martesës së tyre. E në muajin mars janë regjistruar 123 raste të shkurorëzime.Numri i shkurorëzimeve është rritur në prill duke shkuar në 140 raste. Ndërkaq në maj janë 113 çifte të cilët janë ndarë.E numri i shkurorëzimeve është rritur sërish në qershor duke u shënuar 135 raste. Ndërkaq korriku shënon rritje prej 31 për qind krahasuar me muajin qershor, duke shkuar në 177 numri i rasteve të shkurorëzimeve.Shkurorëzimet muaj pas muaji:Janar 2025 – janë regjistruar 124 raste shkurorëzimesh.Shkurt 2025 – u rritën në 141 raste.Mars 2025 – pati një ulje të lehtë, me gjithsej 123 raste.Prill 2025 – numri u rrit sërish, duke arritur në 140 raste.Maj 2025 – u shënuan 113 raste, një ndër muajt me më pak ndarje.Qershor 2025 – trendi u ngrit përsëri, me 135 raste.Korrik 2025 – arriti kulmin me 177 raste, që paraqet një rritje prej 31% krahasuar me qershorin.ASK thekson se vetëm në korrik është regjistruar numri më i lartë i ndarjeve për këtë vit deri më tani.Shkurorëzimet sipas qyteteve në korrik 2025:Prizreni – prin me 22 raste.Ferizaj – 16 raste.Peja dhe Gjilani – nga 14 raste secila.Rahoveci dhe Gjakova – nga 13 raste.“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë, për muajin Korrik janë 177 raste, krahasuar me muajin qershor kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuara për (31 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.Nga statistikat e muajit korrik, Prizreni prin me 22 raste të shkurorëzimeve.“Nga të dhënat e ASK-së për muajin korrik, me numrin më të madh të shkurorëzimeve prin Prizreni me 22 raste, pasuar nga Ferizaj me 16 raste, Peja e Gjilani me 14 raste dhe Rahoveci dhe Gjakova me nga 13 raste”.Përveç ndarjeve, të dhënat tregojnë se gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe shtim të kurorëzimeve. Vetëm në korrik 2025 janë regjistruar gjithsej 1 236 raste të kurorëzimeve (në Kosovë dhe jashtë saj), që paraqet një rritje prej 45% krahasuar me qershorin.“Kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin Korrik janë 1 236 raste, krahasuar me muajin Qershor ka një rritje të numrit të çifteve të kurorëzuara për 45 %”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Dy raste vjedhjeje brenda pak ditësh, Policia arreston dy autorët e dyshuar, njëri prej tyre me precedentë të mëparshëm penalë
Si rezultat i hetimeve, Policia së Cërrikut kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e dy shtetasve të dyshuar për vjedhje pronash, duke goditur kështu dy raste kriminale në qytet.
Në pranga kanë rënë një 35-vjeçar i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe një tjetër 31-vjeçar, i dyshuar për vjedhje të një celulari. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse të ndaluarit janë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në këtë zonë.
Njoftimi:
Cërrik/Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, goditen 2 raste të vjedhjes së pronës.
Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve për dy raste të vjedhjes, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.
✅ Në pranga u vunë shtetasit:– Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje.
35-vjeçari dyshohet se, gjatë një periudhe rreth 2-javore, ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj, në një supermarket, në qytetin e Cërrikut.– K. M., 31 vjeç, banues në Cërrik.
31-vjeçari ,dyshohet se më datë 12.09.2025, i ka vjedhur celularin shtetasit A. H., 62 vjeç.Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për identifikimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të kenë kryer.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme
-

Po ndërtonte 8 objekte pa leje në Tropojë, arrestohet pronari
Policia e Tropojës ka goditur disa raste të ndërtimeve pa leje, duke finalizuar me arrestime dhe me hetime në gjendje të lirë.
Kështu, në fshatin Llugaj të Tropojës, policia arrestoi qytetarin me iniciale R.Gj. Ky i fundit po ndërtonte 8 objekte pa leje në fshatin Llugaj.
“Strukturat e DVP Kukës, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për ndërtimet pa leje, kanë evidentuar dhe goditur 4 raste të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë: arrestuan shtetasin R. Gj., banues në fshatin Llugaj, pasi po ndërtonte 8 objekte, pa leje nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në pamje duken edhe objektet në fjalë, që janë në fazë ndërtimi.
Tetë ndërtesat janë brenda një perimetri të rrethuar, që tashmë do të shemben nga autoritetet kompetente.
Goditja e këtij fenomeni është në vazhdën e aksionit në të gjithë vendin për të vendosur rregull në territor dhe për të liruar hapësirat publike.
Ndërkohë, po në Tropojë, në një tjetër rast, kësaj radhe në zonën e mbrojtur të Bjeshkëve të Sylbicës, u konstatuan objekte të ndërtuara. Në lidhje me këtë rast, janë vënë nën hetim në gjendje të lirë dy persona; A.Zh. dhe B.C.
Gjithashtu, për një tjetër ndërtim pa leje në Bjeshkët e Sylbicës, është shpallur në kërkim një person me iniciale M.N. -

BIRN: Aksioni për hapësirat publike amniston zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e tyre
Thuajse çdo ditë, kryeministri Edi Rama poston video nga aksionet e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për çlirimin e hapësirave publike dhe trotuareve nga tendat e lokaleve me shënime të llojit “S’ka pushim” apo “Ecim pa ndalim”.
Që prej fillimit të korrikut, aksioni i IMT ka konstatuar dhe prishur me mijëra raste të tilla të paligjshme, por vetëm një përqindje e vogël e tyre janë shoqëruar me procese ligjore, ndërkohë që numri i procedimeve për nëpunësit publikë që kanë për detyrë të ruajnë territorin numërohen me gishtat e dorës.
Sipas të dhënave që BIRN siguroi nga Policia e Shtetit, nga 1254 raste të ndërtimit të paligjshëm të konstatuara gjatë periudhës gjashtë mujore 20 shkurt- 20 gusht, vetëm 378 raste i përkasin periudhës së aksionit për çlirimin e hapësirave publike.
Ndërsa për veprën penale të pushtimit të tokës janë konstatuar 324 raste për periudhën 6-mujore, nga të cilat 182 raste i përkasin muajve korrik dhe gusht.
Sipas Policisë së Shtetit, 1305 persona janë proceduar në gjashtë muaj, nga të cilët 36 janë arrestuar dhe 32 janë shpallur në kërkim policor. Rreth 28% e të proceduarve i përkasin peridhës korrik -20 gusht; respektivisht me 377 të proceduar, nga të cilët 21 janë arrestuar dhe 14 janë shpallur në kërkim.
Mbrojtja e territorit garantohet me ligj dhe institucionet përgjegjëse kryesore që kanë si funksion mbrojtjen e pronës publike dhe moslejimin, parandalimin apo konsatimin e ndërtimeve të paligjshme dhe pushtimit të tokës, janë Inspektoriatet e Mbrojtjes së Territorit pranë bashkive.
Megjithatë, të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë se për veprën penale të shpërdorimit të detyrës gjatë kësaj periudhe janë konstatuar vetëm tre raste, me tre persona të arrestuar dhe tre të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Një javë më pare, Policia arrestoi një punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës dhe procedoi dy të tjerë, pasi u akuzuan se kërkuan 100 mijë lekë ryshfet në këmbim të lejimit të mbajtjes së tendave. Ndërkohë, Agjencia e Mbikqyrjes Policore njoftoi më 3 shtator se kishte arrestuar një shtetas për ndërtim të paligjshmën në zonë të mbrojtur në Tropojë dhe se ishte proceduar një punonjës policie dhe një punonjës i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura me dyshimin e shpërdorimit të detyrës.
Juristët vlerësojnë se këto të dhëna tregojnë mungesë serioziteti në zbatimin e ligjit sa i përket anashkalimit të përgjegjësisë së funksionarëve shtetërore me hapësirat publike.
“Zbatimi i ligjit me fushatë dhe në mënyrë selektive është shumë e rrezikshme për dy arsye: mungesën e sigurisë juridike për qytetarin që lejohet të futet në paligjshmëri duke shpërdoruar pasurinë e tij, dhe së dyti edukon zyrtarin të sillet si vasal i shefit të tij, jo i ligjit,” i tha BIRN avokati Eugen Beçi.
“Nëse nuk është fushatë për propagandë, kjo fushata e prishjes së mijëra ndërtimeve pa leje, i bie që të jetë tregues i dështimit total të të gjitha institucioneve që kontrollojnë territorin dhe lista e personave që kanë shpërdoruar detyrën duhet të jetë jo 7 apo 8 zyrtarë, por qindra të tillë,” përfundoi ai./Reporter.al -

Apeli rrëzon kërkesën e Metës për lirim nga qelia! Ish presidenti mbetet në burg
Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim, ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.