Policia e Shtetit, gjatë muajit shtator 2025
Punë operacionale intensive kundër kultivimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve; armëmbajtjes pa leje, vjedhjes, krimeve mjedisore dhe krimeve ekonomike e kibernetike, në funksion të objektivit madhor: garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Gjatë muajit shtator:
U finalizuan 114 operacione policore, nga të cilat 21 prej tyre në bashkëpunim me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar;
U vunë në pranga 619 shtetas, të dyshuar për vepra penale të ndryshme;
U asgjësuan 44 671 bimë narkotike, si dhe u sekuestruan rreth 178 kg cannabis, rreth 737 gramë kokainë, dhjetëra doza të këtyre lëndëve, si dhe 30 fara cannabisi;
– Policia e Tiranës goditi 2 raste të trafikimit nga Spanja dhe nga Kanadaja, të rreth 7.6 kg cannabis me përqindje të lartë THC-je;
U sekuestruan 34 armë zjarri, të cilat u kapën në tentativë për t’u shitur ose trafikuar, me qëllim kryerjen e krimeve kundër personit; 13 armë gjahu, 26 armë të ftohta, 3 silenciatorë dhe municion luftarak;
– Në këtë kuadër, policitë e Shkodrës dhe Tiranës zbuluan ambiente të vëna në dispozicion të grupeve kriminale, përkatësisht në lagjen “Guerrile” dhe në rrugën “Myslym Keta”. Bazat kriminale ruanin, për llogari të grupeve, armë zjarri dhe lëndë narkotike;
Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konflikteve me armë, me mjete prerëse apo konflikte në familje, në 9 raste;
Si rezultat i hetimeve profesionale, u zbardhën 11 ngjarje kriminale, si: vrasje, tentativë për vrasje, plagosje, djegie automjeti dhe heqje e paligjshme e lirisë;
Strukturat për hetimin e krimeve ekonomike, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, kanë goditur 10 raste të kontrabandës, 2 raste të mashtrimit me shuma të konsiderueshme parash, si dhe 14 raste të falsifikimit të dokumenteve, vizave dhe kartëmonedhave;
– Po nga strukturat për hetimin e krimeve ekonomike e financiare, u zbulua se në një spital privat në kryeqytet kryhej evazion fiskal dhe punësim i kundërligjshëm;
– Gjithashtu, u sekuestruan 13 pasuri të paluajtshme, 5 llogari bankare dhe 1 automjet “Ferrari”, me vlerë 3.6 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga krimet;
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe seksionet e saj në qarqe goditën krijimin e skemave piramidale në hapësirën virtuale, 1 rast të pornografisë me të mitur dhe raste të kanosjes nëpërmjet rrjeteve sociale;
Agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës kontribuan për goditjen e një rrjeti kriminal që iu merrte shtetasve mijëra euro, për t’i çuar ilegalisht në SHBA ose Kanada;
– Policia e Korçës finalizoi gjithashtu një operacion kundër transportimit të kundërligjshëm të emigrantëve;
Më tej, u finalizuan:
– 20 operacione kundër vjedhjes;– 3 operacione kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit;– 1 operacion në favor të sigurisë ushqimore;
U goditën 175 raste të ndërtimeve të paligjshme në të gjithë vendin;
U proceduan penalisht 18 shtetas që penguan me mjetet e tyre lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve të tjera;
Gjatë muajit shtator nisi zbatimi i Paketës për Sigurinë në Shkolla dhe programeve “Siguria e të rinjve”;
Në bazë të eksperiencës së fituar për sa i përket menaxhimit të eventeve ndërkombëtare, dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në një plan masash të detajuar, gjatë muajit shtator u garantua mbarëvajtja e ndeshjes së futbollit “Shqipëri–Letoni”;
Shërbimet e Policisë Rrugore, të pajisura me mjete bashkëkohore, kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset e vendit, me qëllim konstatimin e shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.
Në këtë kuadër:
– janë vënë në pranga 197 drejtues mjetesh, nga të cilët 128 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 69 për drejtim mjeti pa leje drejtimi;– janë pezulluar 329 leje drejtimi, për tejkalim të normave të shpejtësisë, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë;– janë vënë 20 714 masa administrative për shpejtësi mbi normën e lejuar, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit. Në këto raste, drejtuesit e automjeteve kanë paguar dyfishin e gjobës maksimale dhe janë penalizuar me zbritje nga 6 deri në 12 pikë nga leja e drejtimit. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe tentativave për lëvizje të paligjshme.
U dha ndihmë në det, në zonat turistike e malore, 35 shtetasve, kryesisht turistë e vizitorë të huaj, që kishin mbetur të bllokuar, rrezikoheshin nga dallgët apo kishin humbur orientimin për t’u kthyer në destinacion;
21 mjete lundruese u bllokuan pasi drejtuesit e tyre shkelën rregullat për pajisjen me dokumentacion dhe për sigurinë e pushuesve.
Janë evidentuar dhe goditur:– 50 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve;– 14 raste të tentativës për të kaluar kufijtë me dokumente false;– 6 raste të mosdeklarimit të shumave të parave;– 6 raste të trafikimit të lëndëve narkotike;– 6 raste të trafikimit të mjeteve motorike.
Tag: raste
-

Goditje të grupeve kriminale, arrestime dhe operacione anti drogë/ Bilanci i policisë në 1 muaj
-

Tetori Rozë/ 805 gra e 10 burra me kancer gjiri, 224 gra e vajza humbën jetën vitin e kaluar
Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje dhe nuk njeh as moshë e as gjini.
Për vitin 2024 u diagnostikuan 805 raste të reja te gratë me kancer gjiri, por gjithashtu u regjistruan edhe 10 burra.
“Për vitin 2024, bazuar në regjistrin kombëtar të kancerit janë diagnostikuar 805 raste të reja me kancer të gjirit. Është një incidencë që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka ardhur në rritje me 2.1% çdo vit. Nuk kemi rritje të rasteve me kancer të gjirit te moshat e reja, madje kemi një ulje të lehtë të incidencës tek moshat nën 50 vjeç. Janë identifikura 10 raste të burrave të moshës mbi 50 vjeç” tha Drejtorja e re e Institutit të Shëndetit Publik Dorina Toçi.
Shtrimet spitalore janë dyfishuar në 10-vjeçarin e fundit.Për vitin 2024 humbën jetën për shkak te kancerit të gjirit 224 gra.
-

Tetori Rozë thirrje për kontrolle të vazhdueshme, kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri
Kanceri i gjirit mbetet sëmundja më e përhapur tek gratë në mbarë botën, duke u renditur i dyti për nga numri i rasteve të reja.
Edhe Shqipëria po përballet me një rritje të ndjeshme të këtij fenomeni, me 805 raste të reja të regjistruara vetëm gjatë vitit 2024.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, më shumë se 75% e rasteve diagnostikohen tek gratë mbi moshën 50 vjeç, ndërsa mosha mediane në momentin e diagnozës është 57 vjeç.
Në raste të rralla, sëmundja është evidentuar edhe tek meshkujt, me 10 raste të raportuara vitin e kaluar.
Drejtoresha e ISHP-së, Dorina Toçi, thekson se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, një zhvillim pozitiv është ulja e vdekshmërisë. “Ajo që shihet nga rastet e zbuluara është se kemi një ulje të vdekshmërisë në popullatë për këtë sëmundje, pasi edhe zbulimi i rasteve po bëhet më shpejt,” tha Toçi. Specialistët e shëndetit publik apelojnë për kontrolle të rregullta dhe ndërgjegjësim të shtuar, duke theksuar se diagnostikimi i hershëm mbetet arma më e fortë në luftën kundër kancerit të gjirit. -

Ndërtime pa leje dhe prerje të pyjeve, procedohen katër persona në Durrës
Durrës/Kontrolle në terren dhe verifikime të koordinuara me organet kompetente, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit.
Konstatohen 4 raste të ndërtimeve dhe 1 rast i prerjes së pyjeve, në kundërshtim me ligjin.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Shijak dhe Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. O., 38 vjeç, M. L., 38 vjeç, F. T., 54 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, të katërt banues në Shijak, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-L. A., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka prerë dru në fshatin Gosë e Madhe, në kundërshtim me ligjin.
Kontrollet kundër këtyre veprimtarive të paligjshme, vijojnë.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
-

COVID rikthehet në Shqipëri – 500 raste në javë, qytetarët hezitojnë vaksinimin
Në Shqipëri po qarkullon masivisht COVID-19. Në Institutin e Shëndetit Publik raportohen 500 raste çdo javë, por shqiptarët nuk testohen mjaftueshëm.
Shifra e të prekurve është më e madhe, gjë që duket tek mungesat e nxënësve në shkolla dhe qytetarëve në punë.
Kur vjen puna tek vaksinimi, qytetarët tregohen skeptikë, ndikuar edhe nga deklaratat e Trump; ata shkojnë të vaksinohen për grip, por e kundërta ndodh me vaksinën e COVID-it, ku hezitojnë.
Ekspertja e ISHP, Rovena Daja thotë: “Kemi shumë raste COVID që dalin pozitiv për aq teste sa kryhen. Nuk po testohen më. Grip nuk kemi kapur ende.”
Shqipëria ka siguruar 280 mijë doza të vaksinës anti-grip, që përmban shtame kundër virusit A dhe B, dhe po ashtu është siguruar sasi e konsiderueshme e vaksinës anti-COVID për nënvariante të reja të Omicron. Por janë shumë të pakët personat që e aplikojnë, vetëm kur kanë rekomandim nga mjeku.
“Janë vetëm ata që janë me kimioterapi apo me imunitet të rënë dhe që kanë një rekomandim nga mjeku për ta bërë, pasi kanë pasur COVID dhe ka pasur edhe të shtruar në spital”, shton Daja.
Vetëm në javën e parë është aplikuar një e treta e sasisë së vaksinave të gripit, gati 60 mijë doza. Është koha e aplikimit, e cila i duhet trupit për të krijuar imunitet, i cili mbron për një periudhë 6-mujore./TCH -

I riu shqiptar gjendet i varur në tabelën sinjalizuese në rrugët e Brukselit, mediat vendase: Metoda e njëjtë me ato që përdorin bandat meksikane
Trupi i një 29-vjeçari u gjet i varur në një tabelë sinjalizuese të dielën e kaluar në Bruksel.
Viktima është me origjinë shqiptare, konfirmon prokuroria e Brukselit, e cila e konsideron ngjarjen si të dyshimtë dhe ka hapur një hetim.
Në vendngjarje janë angazhuar Policia Federale Gjyqësore, një mjek ligjor dhe një hetues.
Ende është herët për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes, dhe nuk përjashtohet mundësia e vetëvrasjes, por gjithsesi bëhet fjalë për një akt dhune ekstreme.
Trupi u gjet pranë Westland Shopping, jo larg zonës së Peterbos, një vend ky strategjik për trafikun e drogës në Bruksel. Edhe pse nuk ka ndonjë lidhje të konfirmuar midis bandës së Peterbos dhe trupit të gjetur, kjo ngjarje përbën një tjetër fakt të rëndësishëm në një zonë të ndjeshme të kryeqytetit.
Nëse lidhja me trafikun e drogës konfirmohet, kjo ngjarje do të vendosë Brukselin në një situatë të re dhe shqetësuese. Një burim i mirëinformuar për gazetën La Capitale thekson se kjo ngjarje i ngjan metodave të përdorura nga bandat meksikane, të njohur për dhunën e tyre ekstreme dhe për përdorimin brutal të dhunës ndaj rivalëve, tradhtarëve apo atyre që nuk respektojnë rregullat e tyre.
Në një intervistë për gazetën Het Laatste Nieuës, drejtori i Drejtorisë së Policisë Federale në Bruksel, Eric Jacobs, përmend praninë e mafias së Marsejës dhe të famshmes Mocro-Mafisou me origjinë veriafrikane. “Të gjithë përdorin të njëjtat metoda: kërcënime, vrasje,” thotë ai. Pyetja është nëse viktima e së dielës i përkiste kësaj bote mafioz dhe nëse u përdor si një paralajmërim për rivalët e tij. Hetimi i policisë do ta zbulojë këtë.
Në një raport të Drejtorisë së Policisë Federale të Drejtësisë në gusht, shkruhet: “Në botën e nëndheshme ndodhin shumë gjëra, kërcënime, frikësime… po, edhe tortura. Nuk kemi raste aktuale të torturave në hetim, por kemi zbuluar raste të tilla nga deshifrimi i komunikimeve sekrete. Këto janë teknika të mafias.” Gazeta La Capitale ka raportuar disa raste të tilla më parë.Top Channel
-

Dosja ‘Veliaj’/ GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të ish-kryebashkiakut
Sot, në orën 12:00, në GJKKO zhvillohet seanca paraprake për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, dhe të pandehurve të tjerë në çëshjen që SPAK e dërgoi për gjykim më 10 shtator.
Gjyqtarja Etleva Deda do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim, apo ta rikthejë në Prokurorinë e Posaçme për hetime të mëtejshme.
Veliaj do të përballet në gjykatë me pesë akuza të rënda: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre, si dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.
Sipas SPAK, Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, në marrëdhënie me disa kompani që, në këmbim të përfitimeve të parregullta në para dhe pasuri të paluajtshme, kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia e Tiranës.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, përballet me akuza për korrupsion pasiv në 9 raste, gjithashtu në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Ajo akuzohet po ashtu për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave.
Përveç Veliajt dhe Xoxës, në këtë çështje janë marrë të pandehur 28 persona dhe shoqëri, përfshirë ish-deputeten Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Një tjetër i pandehur është Fatjon Baci, gardiani i burgut të Durrësit, i cili akuzohet se i dha telefonin celular Veliajt gjatë transferimit nga qelia në gjykatë, në dy raste të veçanta.
Veliaj ka bërë rekurs edhe në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin nga qelia. Seanca për shqyrtimin e kërkesës është caktuar për 2 tetor, ndërsa relatore e çështjes do jetë gjyqtarja Albana Boksi.
-

Humbja në derbi, Bordin: Tirana bëri ndeshje pozitive, shikojmë përpara
Pas humbjes 1-2 ndaj Dinamos në kampionat, tekniku i Tiranës, Bordin bëri vlerësimin e tij.
“Nuk është se bëmë keq edhe në pjesën e parë. Ata e kishin më shumë topin në zotërim, por kishim disa raste një kundër një në zonë, të cilat mund t’i shfrytëzonim më mirë. Në pjesën e dytë krijuam shumë raste goli, por nuk shënojmë. Për fat të keq ky është momenti.Shqetësime? Fillimisht na duhet që të pësojmë 1-2 gola për të ndryshuar qasjen. Kemi pasur disa rinisje të shpejta duke përfituar nga topat e rikuperuar. Duhet të shmagnim golin e dytë, pasi mund të barazonim me rastin që patëm me penallti. Më vjen keq sepse djemtë bënë një ndeshje të mirë. Sot të paktën meritonim barazimin.
I trishtuar për pikët apo i kënaqur me performancën? Fola me djemtë pak më parë. U thashë se kjo duhet të jetë nisja jonë për qasjen që patëm në fushën e lojës. Është e vështirë situata sepse jemi vend i fundit me një humbje të pa merituar. Duhet të ngremë kokën dhe të punojmë më shumë. Duhet të punojmë në fazën mbrojtëse, pasi golat e pësuar e tregojnë këtë. Gabimet më të pakta kanë qenë në manovrën sulmuese. Kjo ndeshje duhet të jetë shembull për ne.
Kondicioni fizik po përmirësohet ditë pas dite. Vlen më shumë të menduarit, sjellja dhe qasja e lojtarëve. Mentaliteti është shumë i rëndësishëm. Sigurisht që duhet të përmirësohemi fizikisht, por sot kemi treguar që jemi mirë në këtë aspekt. Sot e quaj një ndeshje ndryshe në aspektin mental. Nuk do të kishim humbur nëse do luanim si sot me Egnatian dhe Flamurtarin”, tha Bordin.
© BalkanWeb

