Tag: raste

  • “Po preken edhe moshat e reja”/ Mjekët ngrenë alarmin: Rriten rastet me kancer gjiri, shifra rekord brenda një dite

    “Po preken edhe moshat e reja”/ Mjekët ngrenë alarmin: Rriten rastet me kancer gjiri, shifra rekord brenda një dite

    28 raste të reja janë zbuluar këtë vit me kancerin e gjirit në Shkodër, dy raste më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Shifrat u bënë të ditura nga mjekja onkologe pranë spitalit rajonal. Ajo tregon se në total trajtohen 63 paciente me kancerin e gjirit në Shkodër.
    Sipas bluzave të bardha, fatkeqësisht, kanceri tashmë po prek edhe moshat e reja. Kjo ka sjellë edhe ndryshimin e protokolleve të kontrolleve.
    Pavarësisht rasteve në rritje, në dy javët e para të këtij muaji, që konsiderohet si ‘Tetori Rozë’, nuk ka një numër të lartë të ekzaminimeve. Zbulimi në kohë i sëmundjes ndikon në trajtimin dhe shërimin e saj, thonë mjekët.

  • Në Kosovë rritet numri i martesave, bien divorcet dhe lindjet

    Në Kosovë rritet numri i martesave, bien divorcet dhe lindjet

    Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të martesave gjatë muajit gusht dhe një rënie të dukshme të divorceve. Po ashtu edhe numri i lindjeve ka shënuar rënie. Numri i martesave në Kosovë është rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa ai i divorceve ka pësuar rënie të dukshme.Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gusht janë regjistruar 1,972 kurorëzime, që paraqet një rritje prej 59.5 për qind krahasuar me muajin korrik, kur ishin regjistruar 1,236 martesa.Ndërkohë, numri i shkurorëzimeve ka rënë për 45.2 për qind. Në gusht janë regjistruar 97 raste divorce, për dallim nga 177 raste sa ishin në korrik.Të dhënat e publikuara tregojnë edhe lëvizje në numrin e lindjeve dhe vdekjeve.Në gusht janë regjistruar 2,516 lindje, që është një rënie prej 6.4 për qind krahasuar me muajin paraprak. Nga këto lindje, 1,284 ishin meshkuj dhe 1,232 femra.Në anën tjetër, numri i vdekjeve është rritur. Gjatë gushtit janë regjistruar 914 raste të vdekjeve, një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me korrikun, kur ishin regjistruar 876 raste. Prej tyre, 515 ishin meshkuj dhe 399 femra.Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore për vitin 2024, Kosova renditet e para në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë, me një rënie prej -9.7 për qind.Ky rezultat e vendos Kosovën në krye të listës së vendeve me rënien më të madhe demografike në nivel global — një shifër që ekspertët e cilësojnë si alarmante për të ardhmen e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.Ndërkohë që popullsia botërore ka shënuar një rritje mesatare prej 1 për qind, Kosova po përballet me trendin e kundërt, kryesisht për shkak të emigrimit masiv drejt vendeve evropiane, në kërkim të mundësive më të mira jetese dhe punësimi.Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të frenuar largimin e qytetarëve dhe për të nxitur rritjen e popullsisë përmes subvencioneve dhe politikave stimuluese, të dhënat tregojnë se vendi po përballet me një krizë demografike të thellë.Gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Paralajmërimi i WHO, alkooli shkaktari kryesor i kancerit

    Paralajmërimi i WHO, alkooli shkaktari kryesor i kancerit

    Alkooli është një nga shkaktarët kryesorë të kancerit në Evropë, duke shkaktuar mijëra raste të reja dhe vdekje çdo vit.

    Sipas një raporti të ri të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2020, alkooli shkaktoi mbi 111,000 raste të reja të kancerit vetëm në Bashkimin Evropian dhe rreth 741,000 raste globalisht, me burrat që përbëjnë pothuajse 70% të rasteve.

    Alkooli rrit rrezikun e të paktën shtatë llojeve kanceri, përfshirë ato të gojës, faringut, laringut, ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë dhe gjirit të grave.

    Ai vepron përmes ndryshimeve hormonale, dëmtimeve të ADN-së dhe metabolitit acetaldehide. Edhe konsumimi “i moderuar” (më pak se dy pije në ditë) shkaktoi mbi 100,000 raste të reja kanceri globalisht.

    Raporti nënvizon se politika të forta shtetërore, si rritja e taksave, çmimet minimale, kufizimi i shitjeve dhe marketingut të alkoolit, si dhe ngritja e moshës ligjore për konsum, mund të ulin konsumimin e alkoolit dhe rrezikun e kancerit.

    Ndërsa ndërgjegjësimi për rreziqet dhe ndryshimi i normave kulturore rreth alkoolit janë thelbësore për parandalimin e sëmundjeve.

  • Alkooli, “vrasësi i heshtur” i Evropës/ Mbi 111 mijë raste të reja kanceri vetëm në një vit

    Alkooli, “vrasësi i heshtur” i Evropës/ Mbi 111 mijë raste të reja kanceri vetëm në një vit

    Alkooli është një shkak kryesor i kancerit në të gjithë Evropën dhe ekspertët thonë se politikat më të forta qeveritare për të frenuar pirjen e alkoolit mund të parandalojnë mijëra raste dhe vdekje nga kanceri çdo vit.
    Vetëm në Bashkimin Evropian, nënrajoni me konsumin më të madh të alkoolit në botë, alkooli shkaktoi më shumë se 111,000 raste të reja të kancerit në vitin 2020, sipas rishikimit të ri shkencor nga agjencia e kërkimit të kancerit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e njohur si Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.
    Në të gjithë botën, ky numër arriti në rreth 741,000 raste, ku burrat përbëjnë kalojnë 70% të kancereve.
    Përtej pasojave shëndetësore, kostoja ekonomike është gjithashtu e konsiderueshme: sipas OBSH-së, vdekjet e parakohshme nga kanceret e lidhura me alkoolin kushtuan 4.58 miliardë euro në vitin 2018.
    “Rajoni Evropian i OBSH-së, dhe veçanërisht vendet e BE-së, po paguajnë një çmim shumë të lartë për alkoolin në kanceret e parandalueshme dhe familjet e shkatërruara, si dhe po u kushtojnë miliarda taksapaguesve”,-tha Dr. Gundo Weiler, i cili drejton përpjekjet për parandalim dhe promovim të shëndetit në zyrën e OBSH-së në Evropë.

  • Goditen në aeroportin e Rinasit 6 raste paligjshmërie/ Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false

    Goditen në aeroportin e Rinasit 6 raste paligjshmërie/ Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false

    Policia kufitare në aeroportin e Rinasit ka goditur 6 raste të paligjshmërie gjatë kontrolleve në dalje të Shqipërisë. 
    Konkretisht, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të parave në kufi dhe 4 raste tentative për të kaluar me dokumente të falsifikuara. 
    Kështu, në total janë sekuestruar 22,805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false. 
    Kontrollet e imtësishme në dalje të Republikës së Shqipërisë, rezultojnë me goditjen e 6 rasteve të paligjshmërive. 
    Procedohen penalisht autorët e tyre. 
    Sekuestrohen 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false. 
    Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false. Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e paligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për: 
    -shtetasin nga RMV-ja, A. J., 33 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar; 
    -shtetasin nga RMV-ja, B. I., 43 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 005 euro që nuk i kishte deklaruar; 
    -shtetasin A. R., 30 vjeç, banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake, të dyshuara false; 
    -shtetasin K. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake, të dyshuara false; 
    -shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi braziliane e dyshuar false; 
    -shtetasen braziliane L. M., 33 vjeçe, e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi italiane e dyshuar false. 
    Kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë. 
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. 
     
     
     
     

  • Skandal në aeroportin e Rinasit, goditen 6 raste paligjshmërie, ja çfarë u sekuestrua

    Skandal në aeroportin e Rinasit, goditen 6 raste paligjshmërie, ja çfarë u sekuestrua

    Pas kontrolleve të imtësishme janë identifikuar gjashtë raste të paligjshmeve. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false.
    Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e paligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
    -shtetasin nga RMV-ja, 33 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar;
    -shtetasin nga RMV-ja, 43 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 005 euro që nuk i kishte deklaruar;
    -shtetasin 30 vjeç, banues në Kamzë, i cili do të udhëtonte drejt Holandës, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi polake, të dyshuara false;
    -shtetasin 20 vjeç, banues në Shkodër, i cili do të udhëtonte drejt Italisë, pasi iu gjetën 1 kartë identiteti dhe 1 pasaportë polake, të dyshuara false;
    -shtetasin 36 vjeç, banues në Fier, i cili do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi braziliane e dyshuar false;
    -shtetasen braziliane 33 vjeçe, e cila do të udhëtonte drejt Gjermanisë, pasi iu gjet 1 leje drejtimi italiane e dyshuar false.
    Kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

    Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe dokumente false në Rinas

    Kontrollet e imtësishme të Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit kanë çuar në zbulimin e 6 rasteve të paligjshmërive në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

    Sipas njoftimit zyrtar, gjatë verifikimeve u zbuluan 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të udhëtuar me dokumente false. Në total, u sekuestruan 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente të falsifikuara.

    Në përfundim të hetimeve paraprake, materialet u referuan në Prokurori, ndërsa autorët po procedohen penalisht në gjendje të lirë.

    Të proceduarit janë: A. J., 33 vjeç, shtetas nga Maqedonia e Veriut, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë me 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas të padeklaruara dhe B. I., 43 vjeç, gjithashtu nga Maqedonia e Veriut, që tentoi të udhëtonte drejt Norvegjisë me 11 005 euro të padeklaruara.

  • ISHP: 5 mijë gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri

    ISHP: 5 mijë gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri

    Kanceri i gjirit përbën rreth 11% të të gjitha rasteve të reja me kancer çdo vit, duke zënë vendin e parë për risk individual tek gratë shqiptare. Këto të dhëna të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se, pamja epidemiologjike e kancerit të gjirit në Shqipëri paraqet ngjashmëri me prirjet globale.
    Aktualisht, në vend jetojnë rreth 5,000 gra me kancer gjiri, ndërsa vetëm në vitin 2024 janë diagnostikuar 805 raste të reja tek femrat dhe 14 raste tek meshkujt. Krahasuar me vitin 2015, incidenca e kësaj sëmundjeje është rritur me 23%, ose mesatarisht me 2.1% çdo vit.

    Rreziku i diagnostikimit rritet dukshëm me moshën, duke arritur kulmin në grupmoshën 50–70 vjeç. Analizat tregojnë se rritja e përgjithshme e incidencës shpjegohet kryesisht nga rastet mbi 50 vjeç, të cilat janë shtuar me 3.6% në vit, ndërsa tek moshat nën 50 vjeç është vërejtur një ulje mesatare prej 1.9%.

    Mosha mediane në momentin e diagnozës është rritur nga 55 vjeç në vitin 2015 në pothuaj 59 vjeç në 2024, duke reflektuar efektin e plakjes së popullsisë dhe afrimin me profilin demografik të vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë, numri i mamografive të kryera në vend është rritur ndjeshëm, raporti tregon se, nga rreth 5,000 në vitin 2014 në mbi 25,000 gjatë viteve 2022–2024, çka ka sjellë edhe rritje të mbulimit me depistim në rreth 25% të popullatës target.

    Depistimi i grave për kancer gjiri kryhet falas përmes sistemit publik shëndetësor. Kontakti i parë zakonisht ndodh përmes mjekut të familjes apo infermierit të qendrës shëndetësore, të cilët informojnë gratë për rrezikun, kryejnë ekzaminimin klinik dhe i udhëzojnë për mamografi. Gratë e grupmoshës 50–60 vjeç, si edhe ato në rrezik të shtuar, ftohen për mamografi çdo dy vjet, nëse nuk kanë shenja klinike.
    Sipas të dhënave të ISHP, vetëm përmes mamografive të lëvizshme identifikohen çdo vit mbi 10 raste të dyshuara për kancer gjiri, ndërsa rreth 50 raste diagnostikohen në mënyrë të hershme falë depistimit. Këto të dhëna nënvizojnë rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një faktor kyç që rrit ndjeshëm mundësitë e shërimit. Monitor

  • ISHP: Kancer i gjirit në Shqipëri, 5,000 gra në luftë me sëmundjen, rritje 23% në 10 vite

    ISHP: Kancer i gjirit në Shqipëri, 5,000 gra në luftë me sëmundjen, rritje 23% në 10 vite

    Kanceri i gjirit përbën rreth 11% të të gjitha rasteve të reja me kancer çdo vit, duke zënë vendin e parë për risk individual tek gratë shqiptare.
    Këto të dhëna të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se, pamja epidemiologjike e kancerit të gjirit në Shqipëri paraqet ngjashmëri me prirjet globale.
    Aktualisht, në vend jetojnë rreth 5,000 gra me kancer gjiri, ndërsa vetëm në vitin 2024 janë diagnostikuar 805 raste të reja tek femrat dhe 14 raste tek meshkujt. Krahasuar me vitin 2015, incidenca e kësaj sëmundjeje është rritur me 23%, ose mesatarisht me 2.1% çdo vit.
    Rreziku i diagnostikimit rritet dukshëm me moshën, duke arritur kulmin në grupmoshën 50–70 vjeç. Analizat tregojnë se rritja e përgjithshme e incidencës shpjegohet kryesisht nga rastet mbi 50 vjeç, të cilat janë shtuar me 3.6% në vit, ndërsa tek moshat nën 50 vjeç është vërejtur një ulje mesatare prej 1.9%.
    Mosha mediane në momentin e diagnozës është rritur nga 55 vjeç në vitin 2015 në pothuaj 59 vjeç në 2024, duke reflektuar efektin e plakjes së popullsisë dhe afrimin me profilin demografik të vendeve të Bashkimit Evropian.
    Ndërkohë, numri i mamografive të kryera në vend është rritur ndjeshëm, raporti tregon se, nga rreth 5,000 në vitin 2014 në mbi 25,000 gjatë viteve 2022–2024, çka ka sjellë edhe rritje të mbulimit me depistim në rreth 25% të popullatës target.
    Depistimi i grave për kancer gjiri kryhet falas përmes sistemit publik shëndetësor. Kontakti i parë zakonisht ndodh përmes mjekut të familjes apo infermierit të qendrës shëndetësore, të cilët informojnë gratë për rrezikun, kryejnë ekzaminimin klinik dhe i udhëzojnë për mamografi. Gratë e grupmoshës 50–60 vjeç, si edhe ato në rrezik të shtuar, ftohen për mamografi çdo dy vjet, nëse nuk kanë shenja klinike.
    Sipas të dhënave të ISHP, vetëm përmes mamografive të lëvizshme identifikohen çdo vit mbi 10 raste të dyshuara për kancer gjiri, ndërsa rreth 50 raste diagnostikohen në mënyrë të hershme falë depistimit.
    Këto të dhëna nënvizojnë rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një faktor kyç që rrit ndjeshëm mundësitë e shërimit./ Monitor

  • ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

    ISHP: 5,000 gra jetojnë me kancer gjiri në Shqipëri; Rastet rriten me 23% në një dekadë

    Kanceri i gjirit përbën rreth 11% të të gjitha rasteve të reja me kancer çdo vit, duke zënë vendin e parë për risk individual tek gratë shqiptare.Këto të dhëna të bëra publike nga Instituti i Shëndetit Publik theksojnë se, pamja epidemiologjike e kancerit të gjirit në Shqipëri paraqet ngjashmëri me prirjet globale.Aktualisht, në vend jetojnë rreth 5,000 gra me kancer gjiri, ndërsa vetëm në vitin 2024 janë diagnostikuar 805 raste të reja tek femrat dhe 14 raste tek meshkujt. Krahasuar me vitin 2015, incidenca e kësaj sëmundjeje është rritur me 23%, ose mesatarisht me 2.1% çdo vit.Rreziku i diagnostikimit rritet dukshëm me moshën, duke arritur kulmin në grupmoshën 50–70 vjeç. Analizat tregojnë se rritja e përgjithshme e incidencës shpjegohet kryesisht nga rastet mbi 50 vjeç, të cilat janë shtuar me 3.6% në vit, ndërsa tek moshat nën 50 vjeç është vërejtur një ulje mesatare prej 1.9%.Mosha mediane në momentin e diagnozës është rritur nga 55 vjeç në vitin 2015 në pothuaj 59 vjeç në 2024, duke reflektuar efektin e plakjes së popullsisë dhe afrimin me profilin demografik të vendeve të Bashkimit Evropian.Ndërkohë, numri i mamografive të kryera në vend është rritur ndjeshëm, raporti tregon se, nga rreth 5,000 në vitin 2014 në mbi 25,000 gjatë viteve 2022–2024, çka ka sjellë edhe rritje të mbulimit me depistim në rreth 25% të popullatës target.Depistimi i grave për kancer gjiri kryhet falas përmes sistemit publik shëndetësor. Kontakti i parë zakonisht ndodh përmes mjekut të familjes apo infermierit të qendrës shëndetësore, të cilët informojnë gratë për rrezikun, kryejnë ekzaminimin klinik dhe i udhëzojnë për mamografi. Gratë e grupmoshës 50–60 vjeç, si edhe ato në rrezik të shtuar, ftohen për mamografi çdo dy vjet, nëse nuk kanë shenja klinike.Sipas të dhënave të ISHP, vetëm përmes mamografive të lëvizshme identifikohen çdo vit mbi 10 raste të dyshuara për kancer gjiri, ndërsa rreth 50 raste diagnostikohen në mënyrë të hershme falë depistimit.Këto të dhëna nënvizojnë rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, një faktor kyç që rrit ndjeshëm mundësitë e shërimit./ D.Hyka Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.