Tag: raste

  • Koncensioni për hemodializën! Braçe në KLSH: Spitali Amerikan ka marrë pagesën pa kryer shërbime, të kryhet auditim

    Koncensioni për hemodializën! Braçe në KLSH: Spitali Amerikan ka marrë pagesën pa kryer shërbime, të kryhet auditim

    Erion Braçe

    TIRANË-Gjatë raportit vjetor të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat (KLSH-së) për vitin 2024, deputetët i kanë kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit që të kryejë një auditim dhjetëvjeçar për tre koncesionet kryesore në shëndetësi, kontrollin bazë, hemodializën dhe sterilizimin. 
    Kontrata e koncesionit të hemodializës ofrohet nga Spitali Amerikan i biznesmenit, Klodian Allajbeu dhe për të deputeti socialist Erion Braçe deklaroi se ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera, konkretisht për 9241 raste nën projeksion dhe 1557 raste mbi projeksion, në vlerën 103.5 milionë lekë. 
    “Në raport thuhet se kontrata koncesionare për hemodializën ka rezultuar me pagesa për shërbime të pakryera, konkretisht për 9241 raste nën projeksion dhe 1557 raste mbi projeksion, në vlerën 103.5 milionë lekë. E njëjta sjellje përsëritet çdo vit. Duhet një auditim i plotë për 10 vitet e këtyre kontratave, nga dita e parë deri në fund, që Ministria e Shëndetësisë të vendosë nëse do t’i zgjasë apo t’i mbyllë”, deklaroi Braçe.
    Kontrata për shërbimin e hemodializës, e cila ofrohet nga Spitali Amerikan i biznesmenit Klodian Allajbeu, është një nga më të kontestuarat. Shkeljet në këtë kontratë u konfirmuan edhe nga kreu i KLSH-së, Arben Shehu, i cili kërkoi që qeveria të analizojë mundësinë e rikuperimit të dëmeve financiare.
    “Në kontratat koncesionare janë konstatuar shkelje të kritereve të financimit, mangësi në monitorim dhe në vlerësimin e efekteve buxhetore. Në disa raste janë bërë pagesa për shërbime që nuk janë kryer ose janë kryer në vëllime më të ulëta se projeksionet. Shteti duhet të analizojë këto raste dhe të rikuperojë dëmin brenda afateve ligjore,” u shpreh Shehu.
    Këto koncensione marrin miliona euro çdo vit nga buxheti i shtetit dhe kontratat me spitalet janë drejt përfundimit të afateve./ZËRI

  • A e dini pse shqiptarët në shumë raste vishnin teshat mbrapsht? Ja cilat janë domethëniet!

    A e dini pse shqiptarët në shumë raste vishnin teshat mbrapsht? Ja cilat janë domethëniet!

    Bestytni shqiptare

    Nëse dikush mbante një veshje të kthyer së prapthi, donte të tregonte se po përjetonte një ndjenjë të thellë hidhërimi, apo një gëzim të papërshkrueshëm.

    Për shembull, në Mirditën e para shumë kohëve, veshja e gunës mbrapsht simbolizonte zinë e personit që e mbante dhe kishte të bënte me humbjen e një pjesëtari të familjes apo një personi të afërm, në mohë të re.

    Këtë zbrazëti të madhe shpirtërore për familjen dhe fisin, mirditorët e shprehin përmes kësaj mënyre të veshuri.

    Por, jo rrallëherë, nëpër rrugët e këtyre krahinave hasje edhe burra të qeshur në fytyrë që veshjet e bukura i mbanin së prapthi.

    Në zonën e Kelmendit p.sh nëse një burrë vishte gunën së prapthi, donte të tregonte se ai kishte marrë përsipër rolin e shkuesit, për të kërkuar dorën e një vajze për të birin, apo ndonjë të afërm të tij ose mik.

    Në këtë rast, një veshje e tillë mbahej për të shkuar punët “për së mbari”.

    Kjo ishte një bestytni shumë e njohur në shoqërinë tradicionale shqiptare. Në raste gëzimi, si: lindja, fejesa, martesa etj., duhej veshur diçka së prapthi.

    Duke bërë këtë verpim, personi në fjalë apo familjarët e tij, i prisnin rrugën mbrapshtësive që mund të kishin në jetë, në marrëdhëniet në çift, ato famijare etj.

    ObserverKult

    lexo edhe:

    “Po shkundën plakat”, kjo është historia e kësaj legjende te shqiptarët

  • ‘Epidemia e gripit australian’/ Rritet alarmi për AH3N2, autoritetet nisin masat parandaluese

    ‘Epidemia e gripit australian’/ Rritet alarmi për AH3N2, autoritetet nisin masat parandaluese

    Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), ditën e djeshme u raportua se Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratore, ndërsa ‘gripi australian’ ka filluar të bëhet shqetësim për autoritetet shëndetësore.

    LEXO EDHE: Shqipëria preket nga gripi australian? Raportohen 12 mijë raste në javë

    Gripi australian është një lloj i gripit sezonal i shkaktuar nga virusi AH3N2, një nga variantet e gripit A. Ky virus është përhapur gjerësisht në Australi dhe tani po shfaqet edhe në Evropë, përfshirë Shqipërinë.

    Simptomat kryesore të gripit australian përfshijnë:

    Temperaturë e lartë që zgjat disa ditë.

    Kollë e thatë ose me sekrecione.

    Dhimbje muskulore dhe lodhje e përgjithshme.

    Dhimbje koke.

    Dhimbje në fyt dhe ngërçe muskulore.

    Në disa raste, mund të shfaqet bronkit ose otit.

    Masat mbrojtëse dhe trajtimi:

    Vaksinimi: Vaksina kundër gripit është ende e rekomanduar për të parandaluar komplikacionet, pasi ajo mbulon shtamet AH1N1 dhe AH3N2.

    Trajtimi simptomatik: Përfshin përdorimin e medikamenteve për uljen e temperaturës dhe lehtësimin e simptomave.

    Kujdesi i përgjithshëm: Pushim i mjaftueshëm, konsum i lëngjeve dhe mbajtja e higjienës personale.

    Kujdesi për grupet e rrezikuara:

    Fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit dhe individët me sëmundje kronike janë më të rrezikuar për komplikime nga gripi australian. Prandaj, vaksinimi dhe kujdesi i shtuar janë të domosdoshëm për këto grupe.

    Përhapja në Shqipëri:

    Në Shqipëri, janë raportuar rreth 12,000 raste në javë me simptoma të ngjashme me gripin, megjithatë ende nuk janë konfirmuar raste pozitive për gripin australian. Autoritetet shëndetësore po monitorojnë situatën dhe rekomandojnë vaksinimin si masë parandaluese.

    Këshilla për qytetarët:

    Nëse shfaqni simptoma të gripit, konsultohuni me mjekun tuaj.

    Mbani higjienën personale dhe shmangni kontaktet me individë të tjerë nëse jeni të sëmurë.

    Vaksinohuni kundër gripit nëse jeni në grupet e rrezikuara.

    Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe ndiqni këshillat e autoriteteve shëndetësore.

  • Po përhapet me shpejtësi/ Shqipëria preket nga gripi australian, 12 mijë raste në javë, ja simptomat

    Po përhapet me shpejtësi/ Shqipëria preket nga gripi australian, 12 mijë raste në javë, ja simptomat

    Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratore, ndërsa gripi australian ka filluar të bëhet shqetësim për autoritetet shëndetësore. Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), deri tani raportohen rreth 12 mijë raste në javë, edhe pse nuk janë konfirmuar ende raste me grip.
    Specialisti i ISHP, Artan Simaku, sqaron se “kemi 12 mijë raste në javë, por nuk kemi kapur grip“. Megjithatë, pacientët paraqiten në qendrat shëndetësore me simptoma të ngjashme me gripin, si temperaturë e lartë, kollë, bronkit dhe shpesh otit.
    Autoritetet paralajmërojnë se gripi australian mund të vijë më shpejt këtë vit, siç po ndodh edhe në vendet fqinje si Italia, dhe theksojnë se në Evropë po qarkullojnë shtamet AH1N1 dhe AH3N2.“Ne kemi vaksinë me shtame të këtyre viruseve, prandaj vaksinimi është ende i rekomanduar për të parandaluar komplikacione”, shton Simaku.
    Përveç gripit, COVID-i dhe virozat e tjera respiratore po rëndojnë situatën tek më të vegjlit, sidomos fëmijët nën 5 vjeç, duke bërë të domosdoshëm kujdesin e shtuar dhe vaksinimin në kohë.

  • Shqipëria preket nga gripi australian? Raportohen 12 mijë raste në javë

    Shqipëria preket nga gripi australian? Raportohen 12 mijë raste në javë

    Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratore, ndërsa ‘gripi australian’ ka filluar të bëhet shqetësim për autoritetet shëndetësore.

    Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), deri tani raportohen rreth 12 mijë raste në javë, edhe pse nuk janë konfirmuar ende raste me grip.

    Specialisti i ISHP, Artan Simaku, sqaron se “kemi 12 mijë raste në javë, por nuk kemi kapur grip“. Megjithatë, pacientët paraqiten në qendrat shëndetësore me simptoma të ngjashme me gripin, si temperaturë e lartë, kollë, bronkit dhe shpesh otit.

    Autoritetet paralajmërojnë se ‘gripi australian’ mund të vijë më shpejt këtë vit, siç po ndodh edhe në vendet fqinje si Italia, dhe theksojnë se në Evropë po qarkullojnë shtamet AH1N1 dhe AH3N2.

    “Ne kemi vaksinë me shtame të këtyre viruseve, prandaj vaksinimi është ende i rekomanduar për të parandaluar komplikacione”, shton Simaku.

    Përveç gripit, COVID-i dhe virozat e tjera respiratore po rëndojnë situatën tek më të vegjlit, sidomos fëmijët nën 5 vjeç, duke bërë të domosdoshëm kujdesin e shtuar dhe vaksinimin në kohë.

  • Vala e re e virusit me 12 mijë raste në javë, autoritetet i druhen gripit australian që ka prekur Europën

    Vala e re e virusit me 12 mijë raste në javë, autoritetet i druhen gripit australian që ka prekur Europën

    Gripi këtë vit pritet të vijë më shpejt. Te paktën për këtë janë të alarmuar autoritet shëndetësore në vendin fqinje, Itali, të cilët thonë se e gjithë Europa mund të preket nga vala e gripit australian, ku predominon virusi AH3N2.

    Instituti i Shëndetit Publik deklaron se ka rritje të numrit të infeksioneve respiratore të raportuara, me gati 12 mijë në javë, por ende nuk janë izoluar raste me grip.

    “Kemi 12 mijë raste në javë, por nuk kemi kapur grip“, është shprehur specialisti i ISHP, Artan Simaku.

    Nëpër qendrat shëndetësore ka fluks pacientësh me klinikë të njëjtë me gripin, si temperaturë të lartë që zgjat, kollë, bronkit dhe shpesh me otit të shkaktuar nga virusi. Shpesh nuk testohemi ose nuk shkojmë tek mjeku, duke mos u përfshirë në shifrat e raportuara. Por për të mos e kaluar rëndë gripin, mjekët këshillojnë vaksinimin ndaj tij ende sa nuk është izoluar.

    “Në Evropë ka raste. Është duke qarkulluar AH1N1 dhe AH3N2. Ne kemi vaksinë me shtame të këtyre viruseve“, tha Simaku.

    Përveçse nga gripi, COVID-i apo viroza të tjera, virusi respirator sinsicial rëndon më tej situatën tek më të vegjlit, sidomos nën 5 vjeç.

  • Vala e re e infeksioneve: 12 mijë raste në javë,autoritetet na informojne

    Vala e re e infeksioneve: 12 mijë raste në javë,autoritetet na informojne

    Autoritetet shëndetësore europiane paralajmërojnë për një valë të hershme të gripit këtë sezon,  me shqetësime të veçanta për përhapjen e virusit AH3N2,  i njohur si “gripi australian”. Italia ka ngritur alarmin për ndikimin e mundshëm në të gjithë kontinentin,  përfshirë edhe Shqipërinë.
    Në vendin tonë,  Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) raporton një rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratore,  me rreth 12 mijë raste në javë. Megjithatë,  deri më tani nuk janë izoluar raste të konfirmuara me grip.

    “Kemi 12 mijë raste në javë, por nuk kemi kapur grip”,  deklaroi specialisti i ISHP-së,  Artan Simaku. Ai theksoi se në qendrat shëndetësore ka fluks pacientësh me simptoma të ngjashme me gripin,  si temperaturë e lartë,  kollë,  bronkit dhe shpesh otit viral. Mungesa e testimit dhe hezitimi për të kërkuar ndihmë mjekësore mund të ndikojnë në mosreflektimin e rasteve reale në statistika.

    Simaku nënvizoi se në Europë po qarkullojnë viruset AH1N1 dhe AH3N2,  dhe se vaksina e gripit që ofrohet në Shqipëri përmban shtame të këtyre viruseve. Ai apeloi për vaksinim sa më herët,  për të shmangur komplikacionet e mundshme.

    Situata është veçanërisht e ndjeshme tek fëmijët nën 5 vjeç,  ku përveç gripit dhe virozave të zakonshme, v irusi respirator sinsicial po rëndon më tej gjendjen shëndetësore.

  • Shkencëtarët: Të ndalohet menjëherë konsumi i proshutës, po shkakton kancer

    Shkencëtarët: Të ndalohet menjëherë konsumi i proshutës, po shkakton kancer

    Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të proshutës në supermarkete, pasi sipas tyre lidhen me mbi 50 mijë raste kanceri në zorrë.
    Një grup shkencëtarësh britanikë po kërkon ndalimin e përdorimit të nitriteve në prodhimin e proshutës dhe “bacon”, pasi këto kimikate janë lidhur me mbi 50,000 raste të kancerit të zorrës së trashë në Mbretërinë e Bashkuar.
    Sipas një analize të bazuar në të dhëna nga “Cancer Research UK dhe British Journal of Cancer”, rreth 5,400 raste të reja të kancerit çdo vit shkaktohen nga konsumimi i mishrave të përpunuar. Trajtimi i çdo pacienti i kushton sistemit shëndetësor rreth 59,000 paund, duke e çuar faturën totale të shëndetësisë në mbi 3 miliardë paund gjatë dekadës së fundit.
    Nitritet përdoren për të ruajtur ngjyrën rozë dhe jetëgjatësinë e mishrave, por krijojnë substanca kancerogjene të quajtura nitrosamina. Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikoi produktet e tilla si “kancerogjene të grupit 1”, në të njëjtin nivel rreziku me duhanin dhe azbestin.
    Profesor Chris Elliott nga Instituti për Sigurinë Ushqimore paralajmëron se qeveria britanike “nuk ka bërë pothuajse asgjë” për të ulur ekspozimin e qytetarëve ndaj këtyre substancave. Ai dhe kolegët e tij i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shëndetësisë, duke kërkuar ndalimin e nitriteve, paralajmërime të qarta në paketim dhe një plan afatgjatë për t’i zëvendësuar me alternativa të sigurta.
    Aktualisht, mbi 90% e proshutës të shitur në Britani përmban nitrite, ndërsa variantet “pa kimikate” përbëjnë vetëm 10% të tregut.

  • Raport shokues: 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali

    Raport shokues: 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali

    Gati 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një raporti të publikuar të premten nga grupi më i madh i viktimave të abuzimit në Kishë, Rete l’Abuso.
    Kjo shifër jozyrtare ka ripërtërirë presionin mbi peshkopët italianë për t’u përballur me një krizë që prej vitesh ka tronditur besimin më të madh të krishterë në botë.
    Numri bazohet në rrëfimet e viktimave, të dhëna gjyqësore dhe raste të raportuara nga mediat, bëri të ditur themeluesi i shoqatës, Francesco Zanardi. Rete l’Abuso nuk specifikoi periudhën e saktë kur kanë ndodhur rastet e dyshuara të abuzimit.
    Konferenca e Peshkopëve Italianë (CEI), e cila u kritikua javën e kaluar nga Komisioni i Vatikanit për Mbrojtjen e Fëmijëve, nuk pranoi të komentojë mbi gjetjet, tha një zëdhënës i saj.
    Shumica e akuzave lidhen me priftërinj
    Kisha Katolike është përballur për dekada me skandale që përfshijnë priftërinj pedofilë dhe mbulimin e krimeve të tyre, por autoritetet kishtare në Itali kanë qenë më pak transparente në trajtimin e kësaj çështjeje.
    Papa Leo, i zgjedhur së fundmi, u takua për herë të parë këtë javë me të mbijetuar të abuzimit seksual nga kleri, duke u bërë thirrje peshkopëve të rinj që të mos fshehin akuzat për sjellje të pahijshme. Paraardhësi i tij, Papa Françesku, e kishte bërë adresimin e këtij problemi një përparësi të papatit të tij 12-vjeçar, megjithëse me rezultate të përziera.
    Në një raport kritik të publikuar më 16 tetor, Komisioni i Vatikanit për Mbrojtjen e Fëmijëve zbuloi se vetëm 81 nga 226 dioqezat italiane kishin kthyer përgjigje ndaj një pyetësori që lidhej me praktikat e tyre të mbrojtjes së fëmijëve.
    1,250 raste të dyshuara abuzimi, mbi 4,600 viktima
    Sipas Rete l’Abuso, janë dokumentuar 1,250 raste të dyshuara abuzimi, disa prej të cilëve me viktima të shumta. Nga këto, 1,106 dyshohet se janë kryer nga priftërinj, ndërsa rastet e tjera përfshijnë murgesha, mësues të fesë, vullnetarë laikë, edukatorë dhe anëtarë të skautëve.
    Raporti i organizatës përfshin raste që lidhen me 4,625 viktima, të cilat shoqata i përshkruan si “të mbijetuar”, përfshirë 4,395 që janë abuzuar nga priftërinj.
    Sipas raportit, 4,451 prej viktimave kanë qenë nën moshën 18 vjeç, ndërsa 4,108 kanë qenë meshkuj. Po ashtu, ndër viktima përfshihen pesë murgesha, 156 të rritur të cenueshëm dhe 11 persona me aftësi të kufizuara.
    Nga 1,106 priftërinj të dyshuar si abuzues, vetëm 76 janë përballur me gjyqe kishtare, 17 janë pezulluar përkohësisht, 7 janë transferuar në famulli të tjera dhe 18 janë larguar përfundimisht nga priftëria.Pesë prej tyre kanë ndërruar jetë për shkak të vetëvrasjes, shton raporti.

  • Shkencëtarët ngrenë alarmin: Të ndalohet menjëherë konsumi i proshutës, po shkakton kancer

    Shkencëtarët ngrenë alarmin: Të ndalohet menjëherë konsumi i proshutës, po shkakton kancer

    Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të proshutës në supermarkete, pasi sipas tyre lidhen me mbi 50 mijë raste kanceri në zorrë
    Një grup shkencëtarësh britanikë po kërkon ndalimin e përdorimit të nitriteve në prodhimin e proshutës dhe “bacon”, pasi këto kimikate janë lidhur me mbi 50,000 raste të kancerit të zorrës së trashë në Mbretërinë e Bashkuar.
    Sipas një analize të bazuar në të dhëna nga “Cancer Research UK dhe British Journal of Cancer”, rreth 5,400 raste të reja të kancerit çdo vit shkaktohen nga konsumimi i mishrave të përpunuar. Trajtimi i çdo pacienti i kushton sistemit shëndetësor rreth 59,000 paund, duke e çuar faturën totale të shëndetësisë në mbi 3 miliardë paund gjatë dekadës së fundit.
    Nitritet përdoren për të ruajtur ngjyrën rozë dhe jetëgjatësinë e mishrave, por krijojnë substanca kancerogjene të quajtura nitrosamina. Organizata Botërore e Shëndetësisë i klasifikoi produktet e tilla si “kancerogjene të grupit 1”, në të njëjtin nivel rreziku me duhanin dhe azbestin, shkruan A2 CNN.
    Profesor Chris Elliott nga Instituti për Sigurinë Ushqimore paralajmëron se qeveria britanike “nuk ka bërë pothuajse asgjë” për të ulur ekspozimin e qytetarëve ndaj këtyre substancave. Ai dhe kolegët e tij i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shëndetësisë, duke kërkuar ndalimin e nitriteve, paralajmërime të qarta në paketim dhe një plan afatgjatë për t’i zëvendësuar me alternativa të sigurta.
    Aktualisht, mbi 90% e proshutës të shitur në Britani përmban nitrite, ndërsa variantet “pa kimikate” përbëjnë vetëm 10% të tregut.