Nga 1316 pozicione pune të monitoruara si pjesë e procesit të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit civil rezultoi se 38% e tyre ishin zënë në kundërshtim me ligjin.
Raporti vjetor i këtij institucioni hedh dritë mbi disa prej zhvillimeve kryesore në administratë sa i takon punësimit, largimit apo lëvizjes në karrierë të punonjësve.
Konkretisht Komisioneri monitoroi 15 bashki gjatë vitit 2024 ku të paktën 118 e vendeve të punës rezultuan të lira dhe 744 ishin zënë në përputhje me procedurat që përcakton ligji çka përbejnë respektivisht 9 për qind dhe 57 për qind të tyre.
“Në këto institucione janë kontrolluar 338 raste të punonjësve që janë emëruar në shërbimin civil sipas procedurave përkatëse të parashikuara në ligj dhe rezulton se 239 prej tyre, janë në nivelin ekzekutiv, 98 raste në nivelin e ulët dhe të mesëm drejtues dhe 1 rast në nivelin e lartë drejtues. Sipas statistikave të evidentuara më sipër, është konstatuar se në 22 raste është aplikuar procedura e lëvizjes paralele dhe në 89 raste është aplikuar procedura e ngritjes në detyrë, nga të cilat në 47 raste me kandidatë nga sistemi i shërbimit civil dhe në 42 raste me kandidatë të tjerë, që nuk janë pjesë e sistemit.
Vihet re se lista e pritjes, e krijuar pas përfundimit të procedurës së pranimit në shërbimin civil në nivelin ekzekutiv, me konkurrentët që kanë marrë nivelin e nevojshëm të pikëve, por që nuk mund të emërohen pasi nuk ka pozicion pune, është aplikuar vetëm në 6 raste’ thuhet në raportin e Komisionerit.
I njëjti raport vlerëson se sa i takon rekrutimit janë vënë re mangësi në dokumentacionin që duhet të dorëzojë kandidati gjatë aplikimit për të marrë pjesë në konkurrim. Po kështu mangësi në dokumentacionin që provon realizimin e fazave të konkurrimit apo në dokumentacionin që materializon veprimtarinë e organeve që realizojnë procesin e rekrutimit.
Komsioneri vlerëson se janë konstatuar gjithashtu probleme gjatë ndërtimit dhe funksionimit të organeve kolegjiale që kryejnë procesin e konkurrimit, si Komitetet e pranimit, ose Komisionet e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë./ Monitor
Tag: raste
-

Punësimet në Bashki, Komisioneri: 38% e rasteve të monitoruara janë zënë në kundërshtim me ligjin
-

Punësimet në Bashki, Komisioneri: 38% e rasteve të monitoruara të zëna në kundërshtim me ligjin
Nga 1316 pozicione pune të monitoruara si pjesë e procesit të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit civil rezultoi se 38% e tyre ishin zënë në kundërshtim me ligjin.Raporti vjetor i këtij institucioni hedh dritë mbi disa prej zhvillimeve kryesore në administratë sa i takon punësimit, largimit apo lëvizjes në karrierë të punonjësve.Konkretisht Komisioneri monitoroi 15 bashki gjatë vitit 2024 ku të paktën 118 e vendeve të punës rezultuan të lira dhe 744 ishin zënë në përputhje me procedurat që përcakton ligji çka përbejnë respektivisht 9 për qind dhe 57 për qind të tyre.“Në këto institucione janë kontrolluar 338 raste të punonjësve që janë emëruar në shërbimin civil sipas procedurave përkatëse të parashikuara në ligj dhe rezulton se 239 prej tyre, janë në nivelin ekzekutiv, 98 raste në nivelin e ulët dhe të mesëm drejtues dhe 1 rast në nivelin e lartë drejtues. Sipas statistikave të evidentuara më sipër, është konstatuar se në 22 raste është aplikuar procedura e lëvizjes paralele dhe në 89 raste është aplikuar procedura e ngritjes në detyrë, nga të cilat në 47 raste me kandidatë nga sistemi i shërbimit civil dhe në 42 raste me kandidatë të tjerë, që nuk janë pjesë e sistemit.Vihet re se lista e pritjes, e krijuar pas përfundimit të procedurës së pranimit në shërbimin civil në nivelin ekzekutiv, me konkurrentët që kanë marrë nivelin e nevojshëm të pikëve, por që nuk mund të emërohen pasi nuk ka pozicion pune, është aplikuar vetëm në 6 raste’ thuhet në raportin e Komisionerit.I njëjti raport vlerëson se sa i takon rekrutimit janë vënë re mangësi në dokumentacionin që duhet të dorëzojë kandidati gjatë aplikimit për të marrë pjesë në konkurrim. Po kështu mangësi në dokumentacionin që provon realizimin e fazave të konkurrimit apo në dokumentacionin që materializon veprimtarinë e organeve që realizojnë procesin e rekrutimit.Komsioneri vlerëson se janë konstatuar gjithashtu probleme gjatë ndërtimit dhe funksionimit të organeve kolegjiale që kryejnë procesin e konkurrimit, si Komitetet e pranimit, ose Komisionet e lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë./ N.MahoKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Konfirmohen 12 raste me fruth në 3 muaj në vendin tonë, shumica e fëmijëve të pavaksinuar! Fieri ‘rekord’
Shpërthimet e fruthit në disa vende të Europës kanë ngritur alarmin për autoritetet shëndetësore, ndërsa raste janë regjistruar edhe në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars, 3 muajt e parë të vitit 2025. Të dhënat tregojnë se shumica e të prekurve janë nën moshën katër vjeç dhe 75% e tyre nuk kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Nga rastet e raportuara, 10 janë fëmijë nën 4 vjeç, një rast është 9-vjeçar dhe një tjetër 14-vjeçar. Nëntë prej tyre nuk kanë qenë të vaksinuar fare, ndërsa tre të tjerë kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës. Gjatë hetimit epidemiologjik, është vënë re një shpërthim i rasteve në një kopsht në Fier, qark që numëron 8 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi, ndërsa 1 rast është regjistruar në Vaun e Dejës, 1 në Lezhë dhe 2 në Tiranë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, mjekët paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së fruthit, një sëmundje me shkallë të lartë transmetueshmërie.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Për të frenuar përhapjen e fruthit, autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje çerdheve, kopshteve dhe shkollave që të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa u kërkojnë prindërve të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të para, si temperaturë të lartë, skuqje të syve, rrjedhje hundësh, ndërsa pas 2-3 ditësh shfaqen njollat e kuqe karakteristike në lëkurë.
Vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj kësaj sëmundjeje, duke u kryer me dy doza në moshën 1 dhe 5 vjeç. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mbulimi vaksinal në Shqipëri aktualisht është rreth 92%, por Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një mbulim prej të paktën 95% për të parandaluar shpërthimet epidemike.
Simptomat kryesore të fruthitReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Temperaturë e lartë
Skuqje e syve
Rrjedhje hundësh dhe kollë e thatë
Njolla të bardha në gojë (njohura si njollat e Koplikut)
Skuqje dhe njolla të kuqe në lëkurë, që fillojnë nga fytyra dhe përhapen në trup
-

‘Skema të organizuara korrupsioni në administratë’, Hoxhaj: Balluku përdor paratë e ‘5B’ për fushatën në Fier
Gazetari Julian Hoxhaj ka denoncuar disa raste të korrupsionit në administratën shtetërore, duke i cilësuar si pjesë të një skeme të organizuar që përfshin emra të njohur të politikës si Vis Berberi, Belinda Balluku dhe Erion Veliaj.
Sipas tij, skema “5B” e Ballukut dhe “5D” e Veliajt kanë përdorur fondet publike për të financuar fushatat elektorale të Partisë Socialiste. Hoxhaj theksoi se secili institucion i përfshirë ka administruar tendera të paktën 30 milionë euro, duke çuar totalin në mbi 150 milionë euro. Ai përmendi rastin e Durrësit dhe Fierit, ku drejtues të institucioneve kanë përdorur fonde shtetërore për të mbështetur kandidatë të PS-së.
Hoxhaj ngriti shqetësimin se këto veprime po dëmtojnë demokracinë dhe ekonominë e vendit, ndërsa SPAK ende nuk ka ndërmarrë veprime për këto raste. Ai theksoi se ky model korrupsioni është i përhapur në të gjitha institucionet dhe ka pasoja të rënda për qeverisjen e vendit.
Fjala e plotë:
Gjatë kohës që po diskutohej, unë bëra një përmbledhje të shkurtër dhe e nisëm nga ARSH, me Vis Berberin, i cili ndodhet pas hekurave. Pas kësaj, kemi vijuar me OSHEE dhe Beldian Dalipaj, dhe më pas me aferat e tjera që lidhen me “tigrat” e famshëm të Ballukut, ujësjellësat dhe institucione të tjera, përfshirë aviacionin civil me zotin Maksim Ethemaj. Janë pesë raste që formojnë “5B” e famshme të Belinda Ballukut, dhe këto raste kalojnë atë të “5D” të Erion Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës.
Nëse Bashkia e Tiranës kishte një buxhet total prej 300 milionë eurosh dhe kishte pesë drejtorë të rëndësishëm, të cilët ishin pjesë e shtabit elektoral të Veliajt, dhe ata kishin marrë rreth 30 milionë euro tendera dhe leje ndërtimi, në rastet e zonjës Balluku, secili institucion ka pasur të paktën 30 milionë euro tendera. Nëse i mbledhësh këto, shuma totale kalon më shumë se 150 milionë euro. Pavarësisht kësaj, ka dhe afera të tjera si tuneli i Llogarasë, që është një rast më vete.
Rasti i Durrësit, i zotit Kovaci dhe CEO-së Klosi, i cili është kandidat për deputet në Bashkinë Fier, është një shembull tipik që tregon se skema “5B” dhe “5D” nuk janë skema të individëve të veçantë si Balluku apo Veliaj, por janë skema që kanë filluar nga Rama. Kjo ka qenë një skemë e përdorur gjerësisht në të gjitha institucionet dhe është një filozofi qeverisëse që ka pasoja serioze, duke filluar nga grabitja e parave të buxhetit të shtetit dhe duke arritur deri në shkatërrimin e demokracisë.
Paratë që janë marrë nga këto skema, para që janë të taksapaguesve shqiptarë, janë përdorur për fushatat elektorale, kryesisht nga “5D” në Bashkinë e Tiranës dhe nga viti 2021, të paktën nga “5B”. Alarmi që ngrihet sot është se këta drejtues institucionesh, të cilët janë njerëz të afërt dhe të besuar të Ballukut, po përdorin këto para për fushatën në Fier.
Rasti është aq i rëndë sa edhe mediat pranë qeverisë, ku kryeredaktore është Belinda Balluku, e kanë denoncuar si një rast të tillë. Ka përmbytur Durrësin, duke shkaktuar dëme të mëdha për qytetarët, dhe ata nuk janë dëmshpërblyer. Pavarësisht kësaj, deri më tani SPAK nuk ka reaguar publikisht dhe nuk ka asnjë informacion në lidhje me lëvizje për këtë rast. Të paktën dy prokurorë të SPAK janë të qarkut Fier dhe mund të jenë të përfshirë në mbulimin e fushatës, pa ditur nëse do t’i shërbejnë interesit publik apo fushatës së Partisë Socialiste. -

Konfirmohen 12 raste me fruth në 3 muaj në vendin tonë, shumica e fëmijëve të pavaksinuar
Shpërthimet e fruthit në disa vende të Europës kanë ngritur alarmin për autoritetet shëndetësore, ndërsa raste janë regjistruar edhe në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik konfirmon 12 raste të fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje infektive në periudhën janar-mars, 3 muajt e parë të vitit 2025. Të dhënat tregojnë se shumica e të prekurve janë nën moshën katër vjeç dhe 75% e tyre nuk kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Nga rastet e raportuara, 10 janë fëmijë nën 4 vjeç, një rast është 9-vjeçar dhe një tjetër 14-vjeçar. Nëntë prej tyre nuk kanë qenë të vaksinuar fare, ndërsa tre të tjerë kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës. Gjatë hetimit epidemiologjik, është vënë re një shpërthim i rasteve në një kopsht në Fier, qark që numëron 8 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi, ndërsa 1 rast është regjistruar në Vaun e Dejës, 1 në Lezhë dhe 2 në Tiranë.Pavarësisht se të gjithë fëmijët e prekur janë trajtuar në spital dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, mjekët paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së fruthit, një sëmundje me shkallë të lartë transmetueshmërie.
Për të frenuar përhapjen e fruthit, autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje çerdheve, kopshteve dhe shkollave që të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa u kërkojnë prindërve të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të para, si temperaturë të lartë, skuqje të syve, rrjedhje hundësh, ndërsa pas 2-3 ditësh shfaqen njollat e kuqe karakteristike në lëkurë.
Vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurt ndaj kësaj sëmundjeje, duke u kryer me dy doza në moshën 1 dhe 5 vjeç. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mbulimi vaksinal në Shqipëri aktualisht është rreth 92%, por Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një mbulim prej të paktën 95% për të parandaluar shpërthimet epidemike.
Simptomat kryesore të fruthitTemperaturë e lartëSkuqje e syveRrjedhje hundësh dhe kollë e thatëNjolla të bardha në gojë (njohura si njollat e Koplikut)Skuqje dhe njolla të kuqe në lëkurë, që fillojnë nga fytyra dhe përhapen në trup -

“Kur nuk beson ortakun, ja çfarë na kërkojnë bizneset…”
Flet Shkënda Lila, detektive private Në vitet e fundit, roli i detektivit privat në Shqipëri është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm, veçanërisht për bizneset që duan të mbrojnë interesat e tyre.Nga investigimi i rasteve të keqmenaxhimit dhe mashtrimit deri te monitorimi i besueshmërisë së ortakëve dhe punonjësve, kërkesa për këto shërbime është në rritje. Por si funksionon realisht puna e një detektivi privat?Cilat janë sfidat me të cilat përballet? Dhe sa e zhvilluar është kjo industri në Shqipëri? Shkënda Lila, një detektive private me përvojë në treg, na ndihmon të kuptojmë më shumë mbi këtë çështje… Si ka ndryshuar roli i detektivit privat në Shqipëri në vitet e fundit?Roli i detektivit privat ka avancuar ndjeshëm vitet e fundit. Në një kohë kur bizneset dhe individët përballen me sfida më komplekse, kërkesa për detektivë privatë është rritur.Çdo ditë e më shumë, njerëzit kërkojnë shërbimet tona për të zbuluar dhe për të verifikuar informacione të rëndësishme, qoftë për dyshime të thjeshta apo për raste më të ndërlikuara që lidhen me mashtrime financiare, besueshmërinë e partnerëve të biznesit apo edhe çështje personale. A ka një rritje në tendencën e kompanive për të punësuar detektivë për të monitoruar punonjësit?Po, sidomos në kompanitë e mëdha që operojnë me ortakëri.Këto biznese duan të kenë një pasqyrë të qartë mbi ortakët e tyre dhe mbi mënyrën se si ata veprojnë brenda dhe jashtë kompanisë.Përveç kësaj, ka edhe një interes të madh për të monitoruar nëpunësit dhe drejtuesit e niveleve të ndryshme, për të kuptuar nëse janë besnikë ndaj kompanisë apo nëse mund të jenë duke vepruar kundër interesave të saj. Cilët janë arsyet kryesore që kompanitë vendosin të marrin detektivë? (Mungesat, dyshime për keqmenaxhim, spiunazh industrial, etj.)Arsyet janë të shumta, por kryesoret lidhen me besueshmërinë e punonjësve dhe menaxhimin e informacionit të ndjeshëm. Kompanitë duan të jenë të sigurta që punonjësit e tyre nuk po nxjerrin sekrete të brendshme apo informacione konfidenciale te palët e treta.Ka raste kur dyshohet për keqmenaxhim, mashtrime financiare apo edhe për spiunazh industrial, ku një punonjës mund të ndajë informacione me konkurrentët. Si e balanconi punën tuaj me privatësinë e individit dhe kufijtë ligjorë?Konfidencialiteti mes klientit dhe zyrës sonë është përparësi absolute. Ne veprojmë gjithmonë brenda kufijve të ligjit dhe sigurohemi që çdo investigim të kryhet me standardet më të larta etike dhe profesionale.Çdo informacion i marrë trajtohet me kujdes maksimal dhe ndahet vetëm me klientin që ka kërkuar shërbimin tonë. A janë të informuar punonjësit për mundësinë e monitorimit nga kompanitë?Jo, absolutisht jo. Kur kryejmë një investigim, asnjë person tjetër përveç klientit që na ka kontraktuar nuk është në dijeni të punës që ne bëjmë.Gjithçka kryhet në fshehtësi të plotë dhe në mënyrë profesionale, pa shkaktuar dyshime apo pa ekspozuar burimin e hetimit. Mund të ndani një rast interesant kur një kompani ka përdorur shërbimet tuaja?Kam pasur një rast me një kompani të madhe në Shqipëri, e cila kishte ortak italian. Italiani më kontraktoi për të kryer një investigim kundër drejtoreshës së kompanisë, pasi dyshonte se ajo ishte e lidhur me ortakun shqiptar.Dyshimi i tij lidhej me tradhti ekonomike ndaj kompanisë dhe ai donte të dinte gjithçka rreth saj, përfshirë pasuritë e krijuara gjatë periudhës kur ajo ishte punësuar.Ky investigim zgjati shumë në fakt, pasi na u desh të merrnim informacione nga disa institucione përkatëse për të arritur në një përfundim të saktë.Madje, analizuan edhe lëvizjet e saj jashtë Shqipërisë (pushimet dhe çdo gjë tjetër).Përveç faktit që ajo ishte e lidhur me ortakun shqiptar, rezultoi se të gjitha dyshimet e klientit ishin të vërteta.Në fakt, ky nuk është rasti i vetëm, ka shumë raste të tilla në kompani të mëdha, dhe jo vetëm. Ndaj, u bëj thirrje të gjithë bizneseve që kanë ortakëri të jenë të kujdesshëm dhe të sigurohen për çdo bashkëpunim që bëjnë. Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballeni në punën tuaj?E gjithë puna që kryejmë ka sfida dhe vështirësi të mëdha, asgjë nuk është aq e lehtë sa duket nga jashtë.Detektivi privat është një profesion me përgjegjësi të lartë, që kërkon durim, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të analizuar situata komplekse.Ka raste kur përballemi me mungesë informacioni, me njerëz që përpiqen të fshehin gjurmët e tyre ose me kufizime ligjore që duhet t’i respektojmë në çdo hap.Përveç kësaj, jo çdo investigim përfundon me sukses të plotë, pasi ndonjëherë mund të mos arrihet rezultati i dëshiruar.Megjithatë, edhe në raste të tilla, çdo hetim na ndihmon të përmirësojmë metodat tona dhe të jemi më të saktë në punën e ardhshme. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.